{"id":4662,"date":"2012-08-25T07:52:44","date_gmt":"2012-08-25T06:52:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4662"},"modified":"2012-08-25T07:52:44","modified_gmt":"2012-08-25T06:52:44","slug":"zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/","title":{"rendered":"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Zogu me familje\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_familja.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Dorian Ko\u00e7i<\/strong>, 24.08.2012<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 13 gusht 1933, agjencit\u00eb telegrafike t\u00eb Ballkanit p\u00ebrcoll\u00ebn lajmin se n\u00eb Selanik ishte q\u00eblluar p\u00ebr vdekje ish- kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe politikani kosovar, Hasan Prishtina. Lajmi, ashtu si pritej, shkaktoi p\u00ebshtjellim n\u00eb gjith\u00eb kancelarit\u00eb e Ballkanit, por reagimi m\u00eb i madh natyrisht ishte nga opinioni publik shqiptar k\u00ebndej e andej kufirit. Vrasja e patriotit Hasan bej Prishtin\u00ebs n\u00eb Selanik t\u00eb Greqis\u00eb nga nj\u00eb emigrant pothuajse i panjohur, Ibrahim \u00c7elo, jo vet\u00ebm q\u00eb tronditi gjith\u00eb opinionin mbar\u00ebshqiptar, por dhe hodhi hije t\u00eb forta dyshimi mbi autor\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb apo urdh\u00ebruesin e k\u00ebsaj vrasjeje, vet\u00eb Nalt\u00ebmadh\u00ebnin\u00eb e tij, Ahmet Zogu.<\/p>\n<p>Ky dyshim vinte jo sepse autori Ibrahim \u00c7elo deklaroi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb organet e policis\u00eb greke, por sepse m\u00ebnyra dhe ekzekutimi i vrasjes ishte pothuajse i nj\u00ebjt\u00eb si vrasja e Gurakuqit. Atentatori, ashtu si dhe n\u00eb rastin e Gurakuqit, ishte nj\u00eb i njohur i vjet\u00ebr i viktim\u00ebs dhe t\u00eb dy martir\u00ebt e liris\u00eb shqiptare kan\u00eb r\u00ebn\u00eb viktima t\u00eb pabesis\u00eb s\u00eb vras\u00ebsve. Gazeta greke \u201cT\u00eb reja nga Maqedonia\u201d p\u00ebrshkruan momentet e vrasjes s\u00eb patriotit Hasan Prishtina si m\u00eb posht\u00eb: Vrasja u krye n\u00eb or\u00ebn 2 mbas dite m\u00eb dat\u00eb 13 gusht 1933. N\u00eb rrug\u00ebn \u00c7imisqi u pa nj\u00eb zot\u00ebri i moshuar, i mbajtur mir\u00eb dhe me tipare simpatike, t\u00eb ecte p\u00ebrkrah e t\u00eb fjaloste me nj\u00eb person t\u00eb veshur mir\u00eb, i gjall\u00eb, sa e tradhtonte dhe toni i z\u00ebrit. Arrit\u00ebn n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebs \u00c7imisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin p\u00ebr tek bakallhane \u201cIVI\u201d dhe n\u00eb larg\u00ebsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo.<\/p>\n<p>Njeriu me pamje t\u00eb zymt\u00eb nxorri rrufesh\u00ebm revolverin e markes \u201cSMITH\u201d dhe shtiu kundrejt bashk\u00ebbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, q\u00eb ra n\u00eb trotuar. Kalimtar\u00ebt e mbledhur nga t\u00eb dy t\u00eb sht\u00ebnat, pan\u00eb vras\u00ebsin t\u00eb turret me mizori t\u00eb parr\u00ebfyer mbi viktim\u00ebn dhe t\u2019i zbraz\u00eb edhe tre plumba t\u00eb tjer\u00eb, dy n\u00eb kraharor dhe t\u00eb tret\u00ebn n\u00eb kok\u00eb, si e sht\u00ebn\u00eb vdekjeprur\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sigurt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e aktit t\u00eb vrasjes. Si kuptohet dhe nga p\u00ebrshkrimi i gazet\u00ebs, ajo duket q\u00eb ishte nj\u00eb vrasje e porositur, pasi vras\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb makabre nuk ndalet as kur viktima ishte i r\u00ebn\u00eb p\u00ebrdhe por e q\u00ebllon p\u00ebr t\u2019u siguruar n\u00eb kok\u00eb. Mir\u00ebpo ajo q\u00eb i p\u00ebrforcon m\u00eb shum\u00eb bindjet se Hasan Prishtina ka r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e ambicieve t\u00eb Mbretit Zog p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar pozitat e tij sunduese jan\u00eb rrethanat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe koha kur u realizua vrasja.<\/p>\n<p>Hasan Prishtina, nj\u00eb nga krijuesit e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb kryengritjes s\u00eb viseve shqiptare n\u00eb vitin 1913 kund\u00ebr pushtimit t\u00eb tyre nga ushtria serbe, restauruesit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb 1920 dhe kryeministrit t\u00eb nj\u00eb qeverie shqiptare n\u00eb 1922, ishte nj\u00eb nga p\u00ebrkrah\u00ebsit m\u00eb t\u00eb flakt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb problemin kosovar dhe realizimit t\u00eb nj\u00eb politike m\u00eb aktive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar bashkimin komb\u00ebtar. Mir\u00ebpo k\u00ebto d\u00ebshira dhe plane t\u00eb tij binin ndesh me d\u00ebshirat dhe synimet e nj\u00eb grupi m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl deputet\u00ebsh dhe politikan\u00ebsh, q\u00eb kryesisht vinin nga radha e ish- n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb Perandoris\u00eb Otomane, ku ndjenja nacionale nuk kish z\u00ebn\u00eb vend nj\u00eblloj si te grupi i nacionalist\u00ebve ku Prishtina ishte nj\u00eb nga themeluesit e k\u00ebsaj rryme, q\u00eb n\u00eb vitin 1910.<\/p>\n<p>Mes k\u00ebtij grupi politikan\u00ebsh me vizion t\u00eb ngusht\u00eb komb\u00ebtar dhe t\u00eb interesuar vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar pushtetin e vet lokal q\u00eb e shikonin t\u00eb ushtruar vet\u00ebm brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shquante Ahmet bej Zogolli, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i nj\u00eb familje lokale fisnike shqiptare, q\u00eb nuk kish shk\u00eblqyer shum\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn perandorake si familjet e tjera t\u00eb m\u00ebdha shqiptare si Vlorajt, Vrionasit, Bushatllinjt\u00eb, Libohovajt etj. Ahmet Zogolli, i zgjedhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 1922, do t\u00eb deklaronte nga tribuna e Parlamentit shqiptar se \u201cshteti shqiptar \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl dhe politika jon\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb, e sinqert\u00eb dhe pa iluzione t\u00eb cilat mund t\u00eb na d\u00ebmtojn\u00eb shum\u00eb\u201d (me fjal\u00ebn iluzione n\u00ebnkupto p\u00ebrkrahjen e kauz\u00ebs p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb territoreve shqiptare t\u00eb mbetura jasht\u00eb kufijve.)<\/p>\n<p>Problemi i p\u00ebrkrahjes s\u00eb popullsive shqiptare t\u00eb l\u00ebna jasht\u00eb kufijve apo l\u00ebnies s\u00eb tyre n\u00eb fatin e vet ishte nj\u00eb problem q\u00eb ndante shum\u00eb politikan\u00eb kosovar\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kadri Hoxha etj., nga pjes\u00eb e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb konsolidonin n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb pushtetin e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb dhe p\u00ebrmes aleancave me fqinj\u00ebt. Kjo mosp\u00ebrputhje e madhe p\u00ebr iden\u00eb komb\u00ebtare dhe m\u00ebnyr\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb kufijve t\u00eb shtetit shqiptar i kish detyruar q\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitin 1918, politikan\u00ebt kosovar\u00eb t\u00eb themelonin \u201cKomitetin p\u00ebr Mbrojtjen e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb komitet, p\u00ebrve\u00e7se politikan\u00ebve kosovar\u00eb merrnin pjes\u00eb dhe shum\u00eb patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, kryesisht politikan\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, q\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb mesme dhe intelektuale kishin nj\u00eb vizion m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ides\u00eb komb\u00ebtare. Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre u larguan jasht\u00eb atdheut pas rikthimit t\u00eb Zogut m\u00eb dhjetor 1924 dhe p\u00ebrb\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb emigracionin aktiv antizogist dhe alternativ\u00ebn tjet\u00ebr qeveris\u00ebse n\u00eb rast t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb organizuar n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme politike sipas bindjeve t\u00eb tyre, ata nuk p\u00ebrb\u00ebnin ndonj\u00eb rrezik t\u00eb madh p\u00ebr Zogun, por n\u00eb momentet kur p\u00ebr shkak t\u00eb koniunkturave politike n\u00eb Ballkan ata fitonin p\u00ebrkrahjen e ndonj\u00eb fuqie t\u00eb madhe, ktheheshin n\u00eb nj\u00eb rrezik potencial p\u00ebr regjimin zogist.<\/p>\n<p>Kjo ishte dhe nj\u00eb nga arsyet q\u00eb Zogu, her\u00eb pas here, mundohej t\u00eb godiste politikisht cilindo nga k\u00ebto grupe emigracioni, p\u00ebr t\u00eb siguruar pozitat e veta n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhin e duhur Italis\u00eb, si t\u00eb vetmes fuqi t\u00eb madhe q\u00eb i ishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri se ai ishte i vetmi partner q\u00eb duhej t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb. Mir\u00ebpo gj\u00ebrat filluan t\u00eb ndryshojn\u00eb aty rreth viteve 1931-1932, kur u kuptua se shteti shqiptar nuk kishte aft\u00ebsit\u00eb e duhura financiare p\u00ebr t\u00eb paguar kredit\u00eb e marra nga italian\u00ebt, q\u00eb me n\u00ebnshkrimin e paktit t\u00eb vitit 1926. N\u00eb k\u00ebto kushte, italian\u00ebt filluan t\u00eb b\u00ebnin presion ndaj Zogut, duke i avancuar k\u00ebrkesat rreth prezenc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb shtyrjes s\u00eb kthimit t\u00eb interesave t\u00eb kredis\u00eb, ata k\u00ebrkuan q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb vendoseshin oficer\u00eb italian\u00eb, dhe t\u2019i jepesh mbret\u00ebris\u00eb italiane monopoli i sheqerit, telegrafit dhe elektrikut. Si mund t\u00eb kuptohet leht\u00eb nga k\u00ebto k\u00ebrkesa, politika italiane k\u00ebrkonte q\u00eb t\u00eb vinte n\u00ebn nj\u00eb diktat akoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe t\u00eb shtronte rrug\u00ebn p\u00ebr pushtimin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto k\u00ebrkesa q\u00eb \u00e7onin n\u00eb pak\u00ebsimin e sovranitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, natyrsh\u00ebm e shtyn\u00eb Mbretin Zog q\u00eb t\u2019iu kund\u00ebrvihet dhe t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb hartonte nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb re t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Vitet 1931-1935, sipas prof. Paskal Milos, jan\u00eb vitet kur Zogu p\u00ebrpiqet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb pavarur t\u00eb jashtme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb tenton afrimin politik dhe me fuqi t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha dhe me shtetet e tjera n\u00eb Ballkan. Si zakonisht, n\u00eb raste t\u00eb tilla kthesash politike, trokitet te miqt\u00eb e vjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb rastin e Zogut, ishte mbret\u00ebria serbo-kroate-sllovene. N\u00eb k\u00ebto koh\u00eb po b\u00ebheshin p\u00ebrgatitje p\u00ebr Paktin Ballkanik dhe Zogu d\u00ebshironte t\u2019i bashk\u00ebngjitej k\u00ebsaj iniciative. N\u00eb themel t\u00eb k\u00ebtij pakti ishte rregullimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike dhe shuarja e kontradiktave p\u00ebr kufijt\u00eb midis shteteve ballkanike, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt shkonte n\u00eb kund\u00ebrshtim me politik\u00ebn italiane q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb mbante ndezur vatra konflikti, p\u00ebr ta pasur m\u00eb t\u00eb leht\u00eb nd\u00ebrhyrjen n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata sponsorizonin dhe p\u00ebrkrahnin \u00e7do l\u00ebvizje q\u00eb nga ta konsiderohej si irredentiste, por n\u00eb thelb ishin l\u00ebvizje-protesta ndaj padrejt\u00ebsive q\u00eb u ishin b\u00ebr\u00eb popullsive n\u00eb Ballkan, p\u00ebr t\u00eb krijuar Serbin\u00eb e Madhe, Greqin\u00eb e Madhe dhe Bullgarin\u00eb e Madhe. Mes k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve q\u00eb nga viti 1925, t\u00eb patriot\u00ebve kroat\u00eb, slloven\u00eb dhe maqedonas, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullsive q\u00eb vuanin nga shovinizmi serb, diplomacia italiane ishte n\u00eb kontakt dhe me eksponent\u00eb t\u00eb Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Kosov\u00ebs dhe Hasan Prishtin\u00ebn, si nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebtij komiteti.<\/p>\n<p>Hasan Prishtina kishte zgjedhur p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Selanik, si nj\u00eb qytet ku ai kish mbaruar studimet e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, por dhe sepse ishte af\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs nga ku mund t\u00eb vazhdonte t\u00eb influenconte n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit. Duke qen\u00eb se ai vinte nga nj\u00eb familje e pasur, kishte bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb nj\u00eb nga lagjet e pasura t\u00eb Selanikut dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij e p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb sponsorizuar t\u00eb rinj kosovar\u00eb q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb shkolloheshin. N\u00eb fakt, n\u00eb momentet e vrasjes s\u00eb tij, ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb nuk paraqiste ndonj\u00eb rrezik t\u00eb madh p\u00ebr Zogun q\u00eb e kish konsoliduar pushtetin e tij tashm\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, por si mb\u00ebshtet\u00ebs i ides\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte rrezik p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb jugosllave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto vite, n\u00eb bisedimet q\u00eb Zogu filloi me jugosllav\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fituar mb\u00ebshtetje diplomatike ndaj Italis\u00eb, u fol dhe p\u00ebr nj\u00eb kredi jugosllave q\u00eb do t\u2019i l\u00ebvrohej p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb m\u00eb i varur financiarisht nga italian\u00ebt. Zogu, si nj\u00eb feudal tipik intrigant, edhe pse e dinte se l\u00ebvizja e vitit 1932 kund\u00ebr tij kish qen\u00eb e organizuar nga legata jugosllave n\u00eb Vlor\u00eb, nuk e kishte p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me ta, me kusht q\u00eb t\u2019i shtynte dit\u00ebt e mbret\u00ebrimit t\u00eb tij, q\u00eb nga lakmia q\u00eb kish pasur p\u00ebr para dhe pushtet e kish d\u00ebnuar me vdekje me paktet e Tiran\u00ebs, t\u00eb n\u00ebnshkruar me italian\u00ebt n\u00eb mesin e viteve \u201820. Koha dhe m\u00ebnyra sesi u procedua t\u00eb shtyn t\u00eb mendosh se vrasja dhe eliminimi fizik i patriotit Hasan Prishtina i dat\u00ebs 13 gusht 1933 ka qen\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes dhe besnik\u00ebris\u00eb q\u00eb Zogu po u tregonte jugosllav\u00ebve p\u00ebr ta pasur dhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb aderimin n\u00eb Paktin Ballkanik.<\/p>\n<p>Pakti Ballkanik po nd\u00ebrtohej me insistimin diplomatik t\u00eb Franc\u00ebs, e cila kishte si shtet t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur t\u00eb saj n\u00eb Ballkan, mbret\u00ebrin\u00eb jugosllave dhe Zogu e kuptonte se p\u00ebr t\u00eb fituar simpatin\u00eb e fuqive t\u00eb tjera europiane, rruga i kalonte nga Beogradi. Si nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i vjet\u00ebr i tyre Zogu i njihte mir\u00eb d\u00ebshirat dhe kushtet e afrimit me ta, ndaj dhe Zogizmi si rrym\u00eb mendimi q\u00eb mbizot\u00ebroi n\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht nj\u00eb shashke propagandistike t\u00eb vitit 1928, kur Zogu u shpall mbret i shqiptar\u00ebve dhe ky p\u00ebrcaktim solli nj\u00eb not\u00eb proteste nga ana e Beogradit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi insistoi q\u00eb kombi shqiptar shtrihej vet\u00ebm brenda mbret\u00ebris\u00eb shqiptare dhe nuk shkaktoi ndonj\u00eb rrezik diplomatik p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb jugosllave.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ish-kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe burri i shtetit shqiptar Hasan Prishtina u zgjodh p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kurban i nj\u00eb kombinacioni politik t\u00eb d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb fillim, pasi loja q\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb luante Zogu nuk mund t\u00eb kishte sukses, pas n\u00ebnshtrimit total prej gati 8 vjet\u00ebsh q\u00eb ai kish b\u00ebr\u00eb ndaj Italis\u00eb fashiste. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky kombinacion politik nuk u shkonte p\u00ebr shtat shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pasi \u00e7imentonte ndryshimet territoriale q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb me pa t\u00eb drejt\u00eb mbi kurrizin e popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb rajon dhe e varroste p\u00ebr s\u00eb gjalli \u00ebndrr\u00ebn e bashkimit t\u00eb tyre komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimet e v\u00ebrteta t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs kuptohen t\u00ebrthorazi dhe nga deponimet e vras\u00ebsit Ibrahim \u00c7elo n\u00eb policin\u00eb greke, ku sipas gazet\u00ebs \u201cT\u00eb reja nga Maqedonia\u201d, ai deklaroi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Nd\u00ebrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut t\u00eb tij ishte komit dhe bashk\u00ebpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vrisnin mbretin e Shqip\u00ebris\u00eb Ahmet Zogun. Planet, thot\u00eb antetatori, m\u2019i tregoi Hasan Prishtina p\u00ebrpara pes\u00ebmb\u00ebdhjet dit\u00ebve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe m\u00eb b\u00ebnte presion q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha un\u00eb kryetar i band\u00ebs komite dhe t\u00eb shkoja n\u00eb Tiran\u00eb ku t\u00eb vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vras\u00ebsi, m\u00eb premtoi shp\u00ebrblim mujor dhe nj\u00eb shp\u00ebrblim dhurat\u00eb mbas aktit t\u00eb vrasjes, por un\u00eb i kund\u00ebrshtova k\u00ebto propozime t\u00eb tij, sepse jam pro regjimit t\u00eb mbretit Ahmet Zogu dhe nuk d\u00ebshiroja t\u00eb b\u00ebhem veg\u00ebl e Hasan Prishtin\u00ebs, t\u00eb cilin n\u00eb Shqip\u00ebri e quajn\u00eb tradh\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pra si mund t\u00eb kuptohet leht\u00eb, Hasan Prishtina prishte gjumin e monarkis\u00eb jugosllave, prandaj u p\u00ebrzgjodh p\u00ebr t\u2019u vrar\u00eb n\u00eb afrimin politik t\u00eb radh\u00ebs t\u00eb Zogut me serb\u00ebt, por si zakonisht p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr besueshm\u00ebri aktit u deklarua se ai planifikonte dhe vrasjen e mbretit Zog, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb tregtari frutash q\u00eb banonte n\u00eb Nic\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs! Ironi m\u00eb t\u00eb madhe nuk mund t\u00eb kishte dhe regjimi zogist, sado q\u00eb mundohej t\u00eb justifikohej se s\u2019kishte gisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb opinionin publik ishte e qart\u00eb se po sh\u00ebnonte vrasjen politike t\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Festimet e 100-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb shmangin nderimet dhe homazhet q\u00eb meriton figura e Hasan Prishtin\u00ebs si hartuesi i planit t\u00eb kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb prej 14 pikash n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1912 p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, ish-kryeminist\u00ebr dhe burr\u00eb shteti shqiptar, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, k\u00ebto homazhe dhe nderime nuk mund t\u2019i b\u00ebhen nj\u00eb figure t\u00eb err\u00ebt si Ahmed Zogolli, pasi historiografia akoma vazhdon t\u00eb jet\u00eb e ngarkuar emocionalisht dhe nuk e ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundimisht fjal\u00ebn e vet. Deri at\u00ebher\u00eb, shteti shqiptar mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb monument t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u2019i kthehet prona nga shteti grek pasardh\u00ebsve t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs, pasi k\u00ebshtu t\u00eb pakt\u00ebn i kthejm\u00eb nj\u00eb borxh moral sado t\u00eb vog\u00ebl, k\u00ebtij burri t\u00eb madh shteti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dorian Ko\u00e7i, 24.08.2012 M\u00eb dat\u00ebn 13 gusht 1933, agjencit\u00eb telegrafike t\u00eb Ballkanit p\u00ebrcoll\u00ebn lajmin se n\u00eb Selanik ishte q\u00eblluar p\u00ebr vdekje ish- kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe politikani kosovar, Hasan Prishtina. Lajmi, ashtu si pritej, shkaktoi p\u00ebshtjellim n\u00eb gjith\u00eb kancelarit\u00eb e Ballkanit, por reagimi m\u00eb i madh natyrisht ishte nga opinioni publik shqiptar k\u00ebndej e andej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4662","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dorian Ko\u00e7i, 24.08.2012 M\u00eb dat\u00ebn 13 gusht 1933, agjencit\u00eb telegrafike t\u00eb Ballkanit p\u00ebrcoll\u00ebn lajmin se n\u00eb Selanik ishte q\u00eblluar p\u00ebr vdekje ish- kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe politikani kosovar, Hasan Prishtina. Lajmi, ashtu si pritej, shkaktoi p\u00ebshtjellim n\u00eb gjith\u00eb kancelarit\u00eb e Ballkanit, por reagimi m\u00eb i madh natyrisht ishte nga opinioni publik shqiptar k\u00ebndej e andej [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-25T06:52:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_familja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs\",\"datePublished\":\"2012-08-25T06:52:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/\"},\"wordCount\":2575,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/zogu_familja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/\",\"name\":\"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/zogu_familja.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-25T06:52:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/zogu_familja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/zogu_familja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Dorian Ko\u00e7i, 24.08.2012 M\u00eb dat\u00ebn 13 gusht 1933, agjencit\u00eb telegrafike t\u00eb Ballkanit p\u00ebrcoll\u00ebn lajmin se n\u00eb Selanik ishte q\u00eblluar p\u00ebr vdekje ish- kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb dhe politikani kosovar, Hasan Prishtina. Lajmi, ashtu si pritej, shkaktoi p\u00ebshtjellim n\u00eb gjith\u00eb kancelarit\u00eb e Ballkanit, por reagimi m\u00eb i madh natyrisht ishte nga opinioni publik shqiptar k\u00ebndej e andej [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-25T06:52:44+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_familja.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs","datePublished":"2012-08-25T06:52:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/"},"wordCount":2575,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_familja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/","name":"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_familja.jpg","datePublished":"2012-08-25T06:52:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_familja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/zogu_familja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zogu-serbet-dhe-prapaskenat-politike-te-vrasjes-se-hasan-prishtines\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zogu, serb\u00ebt dhe prapaskenat politike t\u00eb vrasjes s\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4662","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4662"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4662\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4662"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4662"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4662"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}