{"id":4658,"date":"2010-11-07T09:31:29","date_gmt":"2010-11-07T08:31:29","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4658"},"modified":"2010-11-07T09:31:29","modified_gmt":"2010-11-07T08:31:29","slug":"nje-jete-ne-sherbim-te-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4659\" title=\"Frrok Kristaj\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/frrok_kristaj.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"202\" \/><br \/>\n<strong><em>N\u00eb 15-vjetorin e vdekjes s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs <\/em><\/strong><\/p>\n<p>Anton \u00c7etta, apo si\u00e7 njihej edhe me nofk\u00ebn Kryeplaku i Kosov\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur populli shqiptar ballafaqohej me eg\u00ebrsin\u00eb dhe barbarin\u00eb serbe, q\u00eb i kishte p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e hasm\u00ebruar armiku sllav, n\u00eb propozim t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb rinjsh nga Peja, kishte arritur q\u00eb t&#8217;i prij\u00eb karvanit t\u00eb pajtimtar\u00ebve q\u00eb t\u00eb falin mbi 1000 gjaqe, afro 600 plagosje dhe m\u00eb se 700 ngat\u00ebrresa t\u00eb r\u00ebnda<\/p>\n<p><strong>Frrok KRISTAJ<\/strong><\/p>\n<p>Studiuesi q\u00eb dha kontributin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb gojore shqiptare ishte Anton \u00c7etta. R\u00ebnd\u00ebsia dhe vlera e materialeve t\u00eb mbledhura e t\u00eb botuara nga Anton \u00c7etta nuk shprehet vet\u00ebm n\u00eb sasin\u00eb e tyre, por, para s\u00eb gjithash, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb e tyre. Ai i mblodhi dhe i publikoi (me botime t\u00eb ve\u00e7anta e n\u00ebp\u00ebr revista shkencore) ato krijime q\u00eb kishin nj\u00eb kuptim\u00ebsi t\u00eb qen\u00ebsishme p\u00ebr bot\u00ebn shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe p\u00ebr bot\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4660\" title=\"Anton \u00c7etta\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/anton_cetta.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"265\" \/><\/p>\n<p>Ato krijime ng\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb vet\u00eb aso kuptimesh e aso vlerash q\u00eb mund ta pasurojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb artistikisht shpirtin e shqiptarit. Me nj\u00eb fjal\u00eb, ai voli materialet folklorike t\u00eb k\u00ebsaj let\u00ebrsie t\u00eb pavdekshme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn rreh zemra e popullit, pasqyrohen aspiratat e mendimet komb\u00ebtare e uneversale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Anton (nga i ati Laz\u00ebr dhe e \u00ebma Agata) \u00c7etta u lind n\u00eb Gjakov\u00eb n\u00eb vitin 1920. Ishte vet\u00ebm n\u00ebnt\u00eb muajsh kur u shp\u00ebrngul\u00ebn prind\u00ebrit e tij n\u00eb Tiran\u00eb. Atje ata jetuan tre vjet. Meqen\u00ebse i ati i Antonit &#8211; Laz\u00ebri i takonte Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Fan S. Nolit, regjimi i mbretit Zog e kishte burgosur. Pas lirimt nga burgu, Laz\u00ebri me bashkshorten Agata dhe djalin Anton kthehen n\u00eb Prizren. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet muze Anton \u00c7etta kreu tri klas\u00eb fillore te m\u00ebsuesi zymjan Laz\u00ebr Lumezi, q\u00eb at\u00ebbot\u00eb ishte intelektual i njohur. Pastaj, i ati i Antonit me familjen e vet migruan n\u00eb Franc\u00eb. K\u00ebt\u00eb migrim e b\u00ebri nga frika se pushteti mbret\u00ebror e kishte n\u00eb shenjest\u00ebr p\u00ebr ta riburgosur. N\u00eb Franc\u00eb q\u00ebndroi deri n\u00eb vitin 1928, ku u kthye n\u00eb Tiran\u00eb e ku q\u00ebndroi deri n\u00eb vitin 1941. Gjat\u00eb asaj kohe Antoni i kreu edhe klasat e mbetura t\u00eb fillores, pastaj ndoqi m\u00ebsimet n\u00eb Liceun e Kor\u00e7\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb atij iu akordua nj\u00eb burs\u00eb me t\u00eb cilin ai e vazhdoi shkollimin n\u00eb Liceun klasik n\u00eb Milano t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Me t\u00eb kthyer nga Italia gjen pun\u00eb n\u00eb Post-telegrafin\u00eb e Tiran\u00ebs prej nga kalon n\u00eb detyr\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb Post\u00ebs n\u00eb Prizren. N\u00eb vitin shkollor 1945-1946 Anton \u00c7etta punoi n\u00eb Gjimnazin e Prizrenit. Gjat\u00eb atij viti udh\u00ebhoqi korin e shkoll\u00ebs, por nj\u00ebher\u00ebsh ishte edhe nd\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e para t\u00eb rregullt t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kulturore-artistike \u201cAgimi\u201d t\u00eb Prizrenit e m\u00eb von\u00eb edhe kryetar i saj.<br \/>\nN\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1946 u regjistrua n\u00eb Fakultetin Filologjik (dega e gjuh\u00ebs fr\u00ebnge) t\u00eb Universitetit t\u00eb Beogradit (n\u00eb Serbi). Studimet i krue n\u00eb vitin 1950 ku edhe u em\u00ebrua asistent n\u00eb Seminarin e Gjuh\u00ebs dhe Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe, q\u00eb funksiononte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fakultetit Filologjik t\u00eb Uneversitetit t\u00eb Beogradit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb punoi plot dhjet\u00eb vjet. Dy-tre vjet m\u00eb von\u00eb (1952-1953) s\u00eb bashku me shefin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Seminarit Shqiptar Vojislav Dan\u00e7etoviq dhe me Kadri Halimin, etnograf, p\u00ebrgatiti (n\u00eb tri v\u00ebllime) k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohura popullore t\u00eb mbledhura n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Dukagjin. Meqen\u00ebse n\u00eb ato v\u00ebllime kishte botuar edhe k\u00ebng\u00eb popullore p\u00ebr Spiro Kapedanin e Ram\u00eb Bllac\u00ebn, pushteti serb iu k\u00ebrc\u00ebnua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktis\u00eb Beogradin dhe t\u00eb kthehet n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 1961, koh\u00eb kjo kur edhe n\u00eb Prishtin\u00eb u hap Fakulteti Filozofik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fakultet ai em\u00ebrohet m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe, ku ligj\u00ebron l\u00ebnd\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr popullore (shqiptare).<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4661\" title=\"Anton \u00c7etta\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/anton_cetta1.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" height=\"213\" \/><br \/>\nN\u00eb vitin 1968 kaloi n\u00eb Institutin Albanologjik t\u00eb Prishtin\u00ebs. Atje udh\u00ebhoqi deg\u00ebn e folklorit. Plot t\u00ebt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet punoi n\u00eb Institutin Albanologjik, pra deri n\u00eb vitin 1986, kur edhe u pensionua.<br \/>\nP\u00ebr aktivitetin shkencor, kulturor e kontributin e tij n\u00eb p\u00ebrkthimin e shum\u00eb veprave, Anton \u00c7etta u laurua shum\u00eb her\u00eb me \u00e7mime e shp\u00ebrblime t\u00eb njohura, e nd\u00ebr to edhe me \u00c7mimin e Dhjetorit.<\/p>\n<p><strong>Vjel\u00ebsi m\u00eb i njohur i let\u00ebrsis\u00eb gojore<br \/>\n<\/strong>Profesor Anton \u00c7etta kaloi n\u00eb amshim pik\u00ebrisht para 15 vjet\u00ebsh, pra m\u00eb 3 n\u00ebntor 1995, n\u00eb or\u00ebn 11 e 40 minuta, kurse u varros m\u00eb 4 n\u00ebntor (1995) n\u00eb Prizren.<br \/>\nAnton \u00c7etta ishte shkrimtar &#8211; poet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, shkenctar, p\u00ebrkthyes, hartues i teksteve shkollore, humanist, mbledh\u00ebs i folklorit shqiptar, veprimtar e patriot. Ai gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet botoi k\u00ebto vepra: \u201cK\u00ebng\u00eb popullore t\u00eb Kosov\u00eb-Metohis\u00eb\u201d II e III, \u201cMustafa Bakia\u201d Prishtin\u00eb, 1954, p\u00ebrmbledhjen e poezive p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cN\u00eb prehen t\u00eb gjyshes\u201d, Prishtin\u00eb, 1956, \u201cLib\u00ebr leximi&#8221; p\u00ebr klas\u00ebn III-IV t\u00eb gjimnazit dhe t\u00eb shkollave t\u00eb mesme profesionale, &#8220;Rilindja&#8221;, Prishtin\u00eb, 1959, \u201cNga proza popullore e Drenic\u00ebs\u201d, I e II, \u201cRilindja\u201d, Prishtin\u00eb 1963 e 1972, \u201cBalada dhe legjenda\u201d, Instituti Albanologjik n\u00eb Prishtin\u00eb, Prishtin\u00eb, 1973, \u201cK\u00ebng\u00eb kreshnike\u201d I e III, IAP, Prishtin\u00eb 1974, \u201cAlbanske narodne balade\u201d, \u201cJedinstvo\u201d, Prishtin\u00eb, 1976, \u201cP\u00ebrralla\u201d I e II, IAP, Prishtin\u00eb, 1979, \u201cK\u00ebrkime folklorike\u201d, \u201cRilindja\u201d, Prishtin\u00eb, 1981, \u201cAlbanske zagonetke\u201d (Kashelasha shqipe), SANU knjiga 4, Beograd, 1976, \u201cK\u00ebng\u00eb dasme\u201d I e II , \u201cRilindja\u201d, Prishtin\u00eb, 1980 e 1984, \u201cNga folklori yn\u00eb\u201d I, II e III, \u201cRilindja\u201d, Prishtin\u00eb, 1983, \u201cAnekdota\u201d I e II, IAP, Prishtin\u00eb, 1987 dhe \u201cVajtime, gjam\u00eb dhe elegji\u201d, IAP, Prishtin\u00eb, 1987.<br \/>\nProfesor Anton \u00c7etta pa dyshim se me pun\u00ebn e vet si vjel\u00ebs (mbledh\u00ebs), botues dhe studiues i let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb gojore dha nj\u00eb nd\u00ebr kontributet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb njeh deri m\u00eb tash historia e let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb gojore. R\u00ebnd\u00ebsia dhe vlera e materialeve t\u00eb mbledhura e t\u00eb botuara nga profesor Anton \u00c7etta nuk shprehet vet\u00ebm me sasin\u00eb e tyre, por edhe me cil\u00ebsin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\nNj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ka gjurmuar me v\u00ebmendje t\u00eb vazhdueshme Anton \u00c7etta \u00ebsh\u00eb ajo e bisedave alegorike, ku spikatin aft\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb imagjinate t\u00eb mpreht\u00eb krijuese.<br \/>\nN\u00eb qend\u00ebr t\u00eb interesimeve shkencore t\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs ka qen\u00eb edhe k\u00ebnga historike, k\u00ebto d\u00ebshmi konkrete t\u00eb vet\u00ebdijes komb\u00ebtare t\u00eb krahinave t\u00eb ndryshme etinke shqiptare n\u00eb Gadishullin Ilirik (Ballkanik). N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebng\u00ebve historike Anton \u00c7etta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pah, n\u00eb drit\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebng\u00ebve, atdhetarizimin e popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebrpjekjet e sakrificat e tij t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi komb\u00ebtare.<br \/>\nProfesor Anton \u00c7etta ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb shum\u00eb simpoziume e konferenca shkencore, si n\u00eb Simpoziumin p\u00ebr Gjergj Kastriotin &#8211; Sk\u00ebnderbeun (mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1968), ku u prezentua me kontributin shkencor t\u00eb tij \u201cFytyra e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb tradit\u00ebn popullore\u201d. Me at\u00eb rast ai kishte sjell\u00eb njoftime t\u00eb reja rreth p\u00ebrhapjes s\u00eb k\u00ebng\u00ebve dhe goj\u00ebdh\u00ebnave p\u00ebr kryeheroin ton\u00eb komb\u00ebtar edhe n\u00eb trev\u00ebn e Kosov\u00ebs.<br \/>\nAnton \u00c7etta, apo si\u00e7 e njihnin edhe si Plaku i Kosov\u00ebs ose edhe Plaku i Shqiptarizmit gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Institutin Albanologjik n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrmbushi gati n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi projektin prej 25 blenj\u00ebsh me materiale t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb gojore n\u00eb Kosov\u00eb dhe trojet tjera etnike shqiptare jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme. Me iniciativ\u00ebn dhe pun\u00ebn e tij t\u00eb palodhshme n\u00eb Institut ngriti Arkivin e Deg\u00ebs s\u00eb Folklorit, ku u grumbulluan mbi 50 mij\u00eb nj\u00ebsi folklorike t\u00eb mbledhura n\u00eb terren nga punonj\u00ebsit e rregullt shkencor\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e jasht\u00ebm t\u00eb Institutit. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shtat\u00eb vjet me radh\u00eb e udh\u00ebhoqi dhe e p\u00ebrgatiti revist\u00ebn shkencore t\u00eb Institutit Albanologjik \u201cGjurmime albanologjike&#8221; (serin\u00eb p\u00ebr folkor dhe etonlogji).<br \/>\nProfesori Anton \u00c7etta njihet edhe si shkrimtar p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Ai shkroi vjershat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb njihen deri m\u00eb tash, e t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi temat m\u00eb t\u00eb zgjedhura t\u00eb folklorit ton\u00eb t\u00eb pasur. Pastaj, Anton \u00c7etta njihet edhe si p\u00ebrkthyes i zelsh\u00ebm. Ai ishte njoh\u00ebs i gjuh\u00ebs fr\u00ebnge, italiane e sllave.<\/p>\n<p><strong>Pishtar i bashkimit komb\u00ebtar<br \/>\n<\/strong>Sidoqoft\u00eb, kontributi m\u00eb i madh dhe m\u00eb i \u00e7muesh\u00ebm i Anton \u00c7ett\u00ebs \u00ebsht\u00eb ai i pajtimeve t\u00eb gjaqeve dhe ngat\u00ebrresave t\u00eb tjera n\u00eb mes t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore, Maqedoni, Mal t\u00eb Zi, n\u00eb diaspor\u00ebn shqiptare e n\u00eb vendet migruese t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Me humanizmin e bindjen e tij ai ishte nisur drejt unitetit t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve, unitet k\u00ebt\u00eb q\u00eb e trajtonte si \u00e7el\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7do problemi t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrforcimit t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore si parim dhe themel i jet\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar t\u00eb popujve.<br \/>\nAnton \u00c7etta me autoritetin e tij prej intelektuali, pedagogu, shkrimtari, bletarit t\u00eb visarit komb\u00ebtar, pleqnarit, kryepajtimtarit, kryeplakut t\u00eb urt\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, u b\u00eb prijatar, pishtar e figura m\u00eb e shquar e intelektual\u00ebve popullor, q\u00eb u aktivizua n\u00eb aksionet madh\u00ebshtore t\u00eb pajtimit t\u00eb hakmarrjeve nd\u00ebrshqiptare, aktivitet ky q\u00eb kishte filluar nga nj\u00eb grup i t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb fakt, kur populli shqiptar ballafaqohej me eg\u00ebrsin\u00eb e barbaris\u00eb serbe, e kur ishte i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb populli shqiptar mu nga ajo barbari, q\u00eb i kishte shtyr\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb vriten e t\u00eb hasm\u00ebrohen n\u00eb mes veti. K\u00ebshtu, me iniciativ\u00ebn e nj\u00eb grupi t\u00eb rinjsh nga Peja, Anton \u00c7etta del n\u00eb ball\u00eb t\u00eb armat\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb pleqnar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, si kryeplaku i Kosov\u00ebs, por edhe i mbar\u00eb shqiptaris\u00eb.<br \/>\nFryt i k\u00ebtij aksioni ishte pajtimi i mbi 1000 gjaqeve, afro 600 palgosjeve dhe i m\u00eb se 700 ngat\u00ebrresave t\u00eb r\u00ebnda. Me k\u00ebt\u00eb aksion Anton \u00c7etta me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb arriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb pajtimin dhe bashkimin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilin m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb e besa edhe tash, e kishin dhe e kan\u00eb t\u00eb nevojshme shqiptar\u00ebt e rob\u00ebruar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb administrative.<br \/>\nMe kontributin edhe t\u00eb profesor Anton \u00c7ettes ishin ngritur themelet e tempullit t\u00eb Institutit Albanologjik t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb. Nga shtalla e dikurshme e ushtris\u00eb dol\u00ebn blenjt\u00eb e folklorit t\u00eb p\u00ebrgatitur me aq zell e p\u00ebrkushtim t\u00eb profesor \u00c7ettes. E kishte vendin edhe n\u00eb logun e akademik\u00ebve, sepse ai me pun\u00ebn e tij me siguri se do ta nderonte dhe do ta lart\u00ebsonte Akademin\u00eb e Shkencave dhe t\u00eb Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs, por ishin disa akademik\u00eb tan\u00eb q\u00eb nuk e votuan dy her\u00eb rresht propozimin. Kjo profesor \u00c7etten nuk e lig\u00ebshtoi n\u00eb asnj\u00eb moment. Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe figura e profesor Anton \u00c7ettes sot e gjithmon\u00eb e ka vendin mu para Institutit Albanologjik t\u00eb Kosov\u00ebs, ku do t\u00eb duhej t&#8217;i ngritet shtatorja p\u00ebr t&#8217;i frym\u00ebzuar brezet e ardhme shqiptare.<br \/>\nDo p\u00ebrmendur se Anton \u00c7etta s\u00eb bashku me imzot Nik\u00eb Prel\u00ebn, don Zef Gashin (tash arqipeshk\u00ebv i Tivarit), akademik Fehmi Aganin, por edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ishte nd\u00ebr themeluesit e par\u00eb t\u00eb shoqat\u00ebs bamir\u00ebse e humanitare t\u00eb Kosov\u00ebs \u201cN\u00ebna Tereze\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb.<br \/>\nFjal\u00ebt e \u00ebmbla dhe porosit\u00eb e urta t\u00eb profesor Anton \u00c7ettes sikur edhe sot i d\u00ebgjojm\u00eb, e t\u00eb cilat i m\u00ebsojm\u00eb edhe nga varri i tij. Ai vdiq p\u00ebr t\u00eb jetuar gjithmon\u00eb n\u00eb mendjen dhe shpirtin e popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Legjenda: <strong>Profesor Anton \u00c7etta<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 15-vjetorin e vdekjes s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs Anton \u00c7etta, apo si\u00e7 njihej edhe me nofk\u00ebn Kryeplaku i Kosov\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur populli shqiptar ballafaqohej me eg\u00ebrsin\u00eb dhe barbarin\u00eb serbe, q\u00eb i kishte p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e hasm\u00ebruar armiku sllav, n\u00eb propozim t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb rinjsh nga Peja, kishte arritur q\u00eb t&#8217;i prij\u00eb karvanit t\u00eb pajtimtar\u00ebve q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4658","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb 15-vjetorin e vdekjes s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs Anton \u00c7etta, apo si\u00e7 njihej edhe me nofk\u00ebn Kryeplaku i Kosov\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur populli shqiptar ballafaqohej me eg\u00ebrsin\u00eb dhe barbarin\u00eb serbe, q\u00eb i kishte p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e hasm\u00ebruar armiku sllav, n\u00eb propozim t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb rinjsh nga Peja, kishte arritur q\u00eb t&#8217;i prij\u00eb karvanit t\u00eb pajtimtar\u00ebve q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-11-07T08:31:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/frrok_kristaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT\",\"datePublished\":\"2010-11-07T08:31:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/\"},\"wordCount\":2026,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/frrok_kristaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/\",\"name\":\"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/frrok_kristaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-11-07T08:31:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/frrok_kristaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/frrok_kristaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"N\u00eb 15-vjetorin e vdekjes s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs Anton \u00c7etta, apo si\u00e7 njihej edhe me nofk\u00ebn Kryeplaku i Kosov\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur populli shqiptar ballafaqohej me eg\u00ebrsin\u00eb dhe barbarin\u00eb serbe, q\u00eb i kishte p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e hasm\u00ebruar armiku sllav, n\u00eb propozim t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb rinjsh nga Peja, kishte arritur q\u00eb t&#8217;i prij\u00eb karvanit t\u00eb pajtimtar\u00ebve q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-11-07T08:31:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/frrok_kristaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT","datePublished":"2010-11-07T08:31:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/"},"wordCount":2026,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/frrok_kristaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/","name":"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/frrok_kristaj.jpg","datePublished":"2010-11-07T08:31:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/frrok_kristaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/frrok_kristaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-jete-ne-sherbim-te-kombit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NJ\u00cb JET\u00cb N\u00cb SH\u00cbRBIM T\u00cb KOMBIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4658\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}