{"id":4646,"date":"2010-11-06T10:28:55","date_gmt":"2010-11-06T09:28:55","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4646"},"modified":"2010-11-06T10:28:55","modified_gmt":"2010-11-06T09:28:55","slug":"topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/","title":{"rendered":"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-3584\" title=\"Bamir Topi - president\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/bamir_topi-300x186.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"186\" \/><br \/>\n<em>LONDER <\/em>&#8211; <em>Presidenti Bamir Topi gjate qendrimit per vizite zyrtare ne Londer dha nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn prestigjioze \u201cFIRST\u201d, e cila ka nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs, ekonomis\u00eb, biznesit dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve e shk\u00ebmbimeve tregtare<\/em><\/p>\n<p><strong>FIRST: Shqip\u00ebria ishte nd\u00ebrmjet pak vendeve n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb regjistroi rritje ekonomike n\u00eb 2009 dhe p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb 2010. Sa fort \u00ebsht\u00eb goditur Shqip\u00ebria nga r\u00ebnia globale financiare dhe si e keni menaxhuar ju ruajtjen e rritjes? <\/strong><\/p>\n<p>Kriza financiare dhe ekonomike globale, e shtriu ndikimin e saj mbi Shqip\u00ebrin\u00eb nga fundi i vitit 2009 dhe gjat\u00eb vitit 2010, duke e ulur n\u00ebn mesataren e viteve t\u00eb fundit p\u00ebrqindjen e rritjes ekonomike, duke kufizuar kreditimin e sektorit privat t\u00eb ekonomis\u00eb. P\u00ebrpjekjet jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb ruajtjen e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb brendshme, rritjes s\u00eb eksporteve dhe mbajtjes s\u00eb inflacionit n\u00eb kufirin e parashikuar nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn afatmesme, shkurtimin e borxhit dhe shlyerjen e huave me interes t\u00eb lart\u00eb. Sidoqoft\u00eb mbetemi t\u00eb motivuar p\u00ebr nj\u00eb trajtim profesional t\u00eb situat\u00ebs ekonomike, q\u00eb shpresojm\u00eb t\u00eb njoh\u00eb rritje t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja juaj p\u00ebr opozit\u00ebn q\u00eb vazhdon k\u00ebt\u00eb ver\u00eb t\u00eb protestoj\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e vitit t\u00eb kaluar?<\/strong><\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb duke respektuar kuadrin kushtetues, her\u00eb pas here, kryesisht n\u00eb momentet m\u00eb oportune i kam inkurajuar forcat politike p\u00ebr t\u00eb forcuar dhe zgjeruar dialogun nd\u00ebrmjet tyre, n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet e BE \u2013 s\u00eb dhe aleat\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe p\u00ebrpjekjet e b\u00ebra p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb zgjidhje n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me dy forcat kryesore politike n\u00eb debat.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Ju lutemi diskutoni suksesin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb privatizimin e industris\u00eb. Shqip\u00ebria ka krijuar nj\u00eb ekonomi private shum\u00eb t\u00eb suksesshme, me sektor privat q\u00eb tani kontribuon rreth 80 p\u00ebr qind t\u00eb PBB \u2013 s\u00eb. \u00cbsht\u00eb qeveria e interesuar n\u00eb partnershipin publik \u2013 privat? <\/strong><\/p>\n<p>Tashm\u00eb Shqip\u00ebria, pothuajse, e ka p\u00ebrfunduar procesin e privatizimit, i cili ka nisur her\u00ebt n\u00eb vitet 1990 \u2013 t\u00eb me privatizimin e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme, privatizim i cili m\u00eb pas i hapi rrug\u00ebn bashk\u00ebpunimit me investimin e huaj italian, grek, turk, gjerman, etj. N\u00eb vitet 2000 privatizimi i industris\u00eb p\u00ebrfshiu sektor\u00ebt strategjik\u00eb t\u00eb vendit si sektorin e telekomunikacionit dhe energjis\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb re raportit nd\u00ebrmjet sektorit privat dhe atij shtet\u00ebror q\u00eb, sikund\u00ebr e p\u00ebrmendet ju, siguron tashm\u00eb rreth 80 p\u00ebr qind t\u00eb PBB (GDP). P\u00ebrsa i p\u00ebrket partnershipit publik \u2013 privat, qeveria shqiptare ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e interesuar dhe gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb dokumentet e qeveris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht, n\u00eb &#8216;websiten&#8217; e saj. Nuk mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb interesuarit t\u00eb identifikojn\u00eb fushat e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr t\u00eb cilat ata kan\u00eb projekte p\u00ebr t\u00eb investuar.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sektori bujq\u00ebsor nga privatizimi?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket sektorit bujq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht arritjeve t\u00eb deritanishme, krahasuar me sektorin e industris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve, mund t\u00eb themi se privatizimi i sektorit bujq\u00ebsor ende nuk ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb tregun e tok\u00ebs n\u00eb ato p\u00ebrmasa, q\u00eb lejojn\u00eb intensifikimin e prodhimit bujq\u00ebsor, kreditimin e agrobiznesit, agroindustris\u00eb dhe agroturizmit q\u00eb ato t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb vendit. Si President i Republik\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti, kam dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb qarta p\u00ebrsa i p\u00ebrket trajtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pron\u00ebs private n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb drejtave t\u00eb saj mbi tok\u00ebn, me q\u00ebllim q\u00eb si investitor\u00ebt vendas ashtu dhe ata t\u00eb huaj t\u00eb mos ndeshin pengesa n\u00eb v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb projekteve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Cilat fusha po k\u00ebrkoni ju t\u00eb t\u00ebrhiqni investimin e huaj brenda vendit? <\/strong><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb fusha, por do t\u00eb desha t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e investitor\u00ebve potencial\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e energjitik\u00ebs, infrastruktur\u00ebs, mineraleve, turizmit dhe produkteve bio. Mund\u00ebsit\u00eb e investimit n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb qoft\u00eb se ai do t\u00eb konsideroj\u00eb nj\u00eb treg rajonal me nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb prej rreth 60 milion konsumator\u00eb.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Shqip\u00ebria ka ngritur nj\u00eb vend t\u00eb vet\u00ebm (one stop shop) p\u00ebr investitor\u00ebt. Ju lutemi diskutoni si funksionon ky dhe \u00e7far\u00eb masash t\u00eb tjera po merr Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar investimin? <\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Topi:N\u00eb fakt jan\u00eb dy qendra \u201cone stop shop\u201d, e para, \u00ebsht\u00eb Qendra Komb\u00ebtare e Regjistrimit ku \u00e7do investitor mund t\u00eb regjistrohet brenda nj\u00eb kufiri prej pak dit\u00ebsh dhe Qendra Komb\u00ebtare e Licensimit, ku p\u00ebr fusha t\u00eb caktuara me ligj, \u00e7do investitor mund t\u00eb pajiset p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohe me licens\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb ushtruar veprimtarin\u00eb e tij. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb detaje duhen shfryt\u00ebzuar &#8216;websitet&#8217; p\u00ebrkat\u00ebse. Ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb desha t\u00eb shtoj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e t\u00eb gjitha institucioneve p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar dhe shmangur kostot e panevojshme administrative me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb operimin dhe m\u00eb miq\u00ebsor mjedisin investitor\u00ebve vendas dhe t\u00eb huaj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb meriton v\u00ebmendje dhe interes t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Sa e suksesshme ka qen\u00eb politika e investimeve nj\u00eb Euro? (E gjith\u00eb toka publike ofrohet p\u00ebr investitor\u00ebt p\u00ebr \u00e7mimin simbolik p\u00ebr nj\u00eb euro; bujq\u00ebsia, turizmi, industria, \u00e7do fush\u00eb e ekonomis\u00eb) <\/strong><\/p>\n<p>Suksesi i nj\u00eb politike nuk matet me shifra, por me impaktet e saj n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt dhe at\u00eb larg\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim do t\u00eb preferoja t\u00eb vija n\u00eb dukje se interesi i investitor\u00ebve t\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, por mesa duket ndikimi i kriz\u00ebs financiare dhe ekonomike globale e ka shtyr\u00eb p\u00ebr momentin v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb projekteve t\u00eb tyre t\u00eb investimit. N\u00eb fakt nj\u00eb prirje e till\u00eb shihet kudo n\u00eb bot\u00eb. Me sh\u00ebrimin e ekonomis\u00eb bot\u00ebrore shpresoj se do t\u00eb kemi nj\u00eb panoram\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb optimiste.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Francez\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb ngulin k\u00ebmb\u00eb se e ardhmja e BE\u2013s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zgjerimi i m\u00ebtejsh\u00ebm. Cil\u00ebt jan\u00eb aleat\u00ebt tuaj n\u00eb BE?<\/strong><\/p>\n<p>Pa dashur t\u2019u referohem miqve tan\u00eb francez\u00eb dhe Franc\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb vyer p\u00ebr demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit me BE \u2013 n\u00eb, besoj se nj\u00ebfar\u00eb ngurrimi q\u00eb vihet re tani n\u00eb lidhje me zgjerimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb BE \u2013 s\u00eb, besoj se \u00ebsht\u00eb rezultat i problemeve q\u00eb ka shkaktuar kriza financiare dhe ekonomike globale dhe sh\u00ebrimi i ngadalsh\u00ebm i ekonomis\u00eb s\u00eb disa vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE \u2013 s\u00eb nga pasojat e kriz\u00ebs. Personalisht, do t\u00eb doja t\u00eb vija n\u00eb dukje kontributin e Qeveris\u00eb Franceze n\u00eb lidhje me zgjerimin e periudh\u00ebs kohore t\u00eb qendrimit t\u00eb disa kategorive t\u00eb caktuara t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb (deri n\u00eb nj\u00eb vit) me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb zon\u00ebn shengen. Mendoj se Shqip\u00ebria ka edhe mjaft aleat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Kroacia \u00ebsht\u00eb tjetra n\u00eb grup q\u00eb t\u2019i bashkohet BE \u2013 s\u00eb n\u00eb 2011. \u00cbsht\u00eb 2015 nj\u00eb dat\u00eb realiste p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>Dihet se d\u00ebshira dhe realiteti nuk pajtohen kurr\u00eb p\u00ebrsa u takon afateve. Analizat e ekspert\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm japin data t\u00eb ndryshme q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebn. Periudha pas kriz\u00ebs financiare dhe ekonomike globale ka nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb disa probleme t\u00eb reja t\u00eb globalizimit, ka nxjerr\u00eb n\u00eb loj\u00eb aktor\u00eb rinj, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb besoj se do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE. T\u00eb pakt\u00ebn, duhet konsideruar fakti q\u00eb BE ka shpallur prioritetin e saj p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Ballkanit Per\u00ebndimor, sepse perspektiva europiane ka qen\u00eb dhe mbetet nj\u00eb nxit\u00ebs shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr stabilitetin politik dhe p\u00ebrparimin ekonomik t\u00eb nj\u00eb rajoni q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn jo fort t\u00eb larg\u00ebt ka qen\u00eb nj\u00eb rajon problematik.<\/p>\n<p><strong>FISRT: A mendoni se NATO-ja po l\u00ebviz m\u00eb shpejt se sa Bashkimi Evropian kur vjen fjala p\u00ebr politikat e zgjerimit vis \u2013 a \u2013 vis t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb ri si Shqip\u00ebria? <\/strong><\/p>\n<p>Politik\u00ebn e zgjerimit t\u00eb NATO-s dhe BE-s\u00eb, personalisht e shikoj n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb objektivave qart\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrcaktuara t\u00eb secilit nga k\u00ebto dy organizma dhe jo t\u00eb nd\u00ebrvarur. An\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO sigurisht ndikon edhe n\u00eb afrin\u00eb e vendit me integrimin evropian, pasi ky an\u00ebtar\u00ebsim ishte rrjedhoj\u00eb e p\u00ebrmbushjes s\u00eb shum\u00eb reformave ky\u00e7e institucionale e politike, ve\u00e7an\u00ebrisht ushtarake, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe reformat e k\u00ebrkuara edhe nga BE-ja. Pra, an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO nuk mund t\u00eb komentohet ndryshe ve\u00e7se si nj\u00eb prelud p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, e cila, nga ana tjet\u00ebr pret plot\u00ebsimin e detyrimeve t\u00eb tjera nga Shqip\u00ebria, ve\u00e7an\u00ebrisht ato ekonomike.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Cili \u00ebsht\u00eb roli i Rusis\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor? A duhet t\u00eb luaj\u00eb Rusia nj\u00eb rol?<\/strong><\/p>\n<p>Rusia tenton t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb rajon kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet riaktivizimit t\u00eb lidhjeve tradicionale me vendet e ish \u2013 Jugosllavis\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb penetruar me projekte p\u00ebrgjith\u00ebsisht energjitike. Roli i Rusis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor duhet t\u00eb jet\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sidomos p\u00ebrsa u p\u00ebrket p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb ndaluar zgjerimin e ndikimit t\u00eb terrorizmit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb rajon si dhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket zhvillimit ekonomik t\u00eb rajonit, ve\u00e7an\u00ebrisht, sektorit t\u00eb energjis\u00eb. Rusia mund t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rajon p\u00ebrsa i p\u00ebrket rrjetit t\u00eb furnizimit me gaz natyror, duke siguruar mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi ekonomik reciprok n\u00eb nj\u00eb rajon me potencial t\u00eb konsideruesh\u00ebm ekonomik n\u00eb k\u00ebmbimet ekonomike. Rritja globale mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb mir\u00ebqenien materiale kur shoq\u00ebrit\u00eb dhe kulturat globalizohen, se krijon kushte p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar mir\u00ebqenien shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Si do ta vler\u00ebsonit ju ndikimin e kriz\u00ebs greke mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Ballkanin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi? <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket ndikimit t\u00eb kriz\u00ebs greke mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb se ajo p\u00ebrfshin dy aspekte: e para, r\u00ebnien e nivelit t\u00eb remitancave t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi dhe, e dyta, kufizimin e kreditimit t\u00eb sektorit privat t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare nga bankat greke q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht se nuk kan\u00eb qen\u00eb dhe nuk parashikohen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb konsiderueshme, sipas parashikimeve t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Bankat greke n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme specifike t\u00eb tregut bankar n\u00eb rajon dhe, natyrisht, kjo do marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb vendet e rajonit, sepse p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj Greqia \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tregtar.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Fundi i korrupsionit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor si p\u00ebr aspiratat e vendit tuaj ashtu dhe p\u00ebr t\u2019iu bashkuar BE \u2013 s\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investimin e huaj. Si po shkon lufta? <\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit opinioni publik n\u00eb Shqip\u00ebri ka njohur nj\u00eb zhvillim t\u00eb ri p\u00ebrsa i p\u00ebrket debatit politik nd\u00ebrmjet pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs n\u00eb lidhje me korrupsionin. Edhe pse raporti i fundit i \u201cTransparency International Albania\u201d b\u00ebri t\u00eb ditur se Shqip\u00ebria u ngrit tet\u00eb vende m\u00eb lart n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, prap\u00ebseprap\u00eb niveli i perceptuar i korrupsionit \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. Duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shkaqet dhe trash\u00ebgimin\u00eb e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb prej fillimit n\u00eb detyr\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs kam dh\u00ebn\u00eb mesazhe t\u00eb qarta p\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb i duhet b\u00ebr\u00eb korrupsionit, ve\u00e7an\u00ebrisht, n\u00eb fush\u00ebn e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet i kam drejtuar n\u00eb thellimin e reformave n\u00eb drejt\u00ebsi dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb politika t\u2019i largoj\u00eb duart nga vendim\u2013marrja e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Natyrisht, nj\u00eb nivel perceptimi m\u00eb i ul\u00ebt i korrupsionit n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe zgjidhja e problemeve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejtave mbi at\u00eb zgjojn\u00eb interesin dhe v\u00ebmendjen e investimit t\u00eb huaj.<\/p>\n<p><strong>FIRST: A e shikoni an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb tuaj n\u00eb NATO q\u00eb po ju \u00e7on m\u00eb af\u00ebr SHBA-ve ose Evrop\u00ebs? <\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria aspiroi t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e Aleanc\u00ebs duke pasur edhe mb\u00ebshtetjen e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, si dhe aspiron t\u00eb integrohet n\u00eb Bashkimin Evropian duke pasur mb\u00ebshtetjen dhe inkurajimin n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, BE-ja dhe SHBA-t\u00eb jan\u00eb partner\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb sot n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. An\u00ebtar\u00ebsimin e vendit tim n\u00eb Aleanc\u00eb e shikoj si kuror\u00ebzimin e nj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebtyre dy aspiratave komb\u00ebtare dhe nj\u00eb pune t\u00eb madhe me p\u00ebrkrahjen maksimale t\u00eb miqve, e jo si nj\u00eb drejtim t\u00eb kusht\u00ebzuar apo t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p><strong>FIRST: Kombi juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb par\u00ebsore mysliman, a mendoni se ju duhet t\u00eb luani nj\u00eb rol si nj\u00eb mediator nd\u00ebrmjet Per\u00ebndimit dhe bot\u00ebs islamike? <\/strong><\/p>\n<p>Personalisht, p\u00ebrsa i p\u00ebrket cil\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb kombi n\u00eb lidhje me p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tij fetare, kurr\u00eb nuk i jam referuar numrit t\u00eb besimtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb feje t\u00eb caktuar nga t\u00eb gjitha fet\u00eb q\u00eb ushtrohen n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, por harmonis\u00eb s\u00eb p\u00ebrher\u00ebshme fetare q\u00eb e karakterizuar thell\u00eb n\u00eb shekuj popullin shqiptar. Shqip\u00ebria, njihet mir\u00eb si nj\u00eb vend me nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm stabilizues n\u00eb Ballkan dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka luajtur edhe bashk\u00ebjetesa n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb e besimeve kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e saj. Nj\u00eb vler\u00eb e till\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme, mir\u00ebpritet n\u00eb BE, por edhe n\u00eb bot\u00ebn islamike dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mendoj se fjala mediator merr nj\u00eb ngjyrim mjaft pozitiv dhe mjaft dometh\u00ebn\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb vend i cili ndodhet n\u00eb nj\u00eb gadishull ku takohen kultura t\u00eb njohura bot\u00ebrore, q\u00eb duhen vler\u00ebsuar dhe respektuar.<\/p>\n<p>(<em>d.b\/BalkanWeb<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LONDER &#8211; Presidenti Bamir Topi gjate qendrimit per vizite zyrtare ne Londer dha nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn prestigjioze \u201cFIRST\u201d, e cila ka nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs, ekonomis\u00eb, biznesit dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve e shk\u00ebmbimeve tregtare FIRST: Shqip\u00ebria ishte nd\u00ebrmjet pak vendeve n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb regjistroi rritje ekonomike n\u00eb 2009 dhe p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4646","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"LONDER &#8211; Presidenti Bamir Topi gjate qendrimit per vizite zyrtare ne Londer dha nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn prestigjioze \u201cFIRST\u201d, e cila ka nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs, ekonomis\u00eb, biznesit dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve e shk\u00ebmbimeve tregtare FIRST: Shqip\u00ebria ishte nd\u00ebrmjet pak vendeve n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb regjistroi rritje ekonomike n\u00eb 2009 dhe p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-11-06T09:28:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/bamir_topi-300x186.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh\",\"datePublished\":\"2010-11-06T09:28:55+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/\"},\"wordCount\":2507,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/08\\\/bamir_topi-300x186.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/\",\"name\":\"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/08\\\/bamir_topi-300x186.jpg\",\"datePublished\":\"2010-11-06T09:28:55+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/08\\\/bamir_topi-300x186.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/08\\\/bamir_topi-300x186.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"LONDER &#8211; Presidenti Bamir Topi gjate qendrimit per vizite zyrtare ne Londer dha nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr revist\u00ebn prestigjioze \u201cFIRST\u201d, e cila ka nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs, ekonomis\u00eb, biznesit dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve e shk\u00ebmbimeve tregtare FIRST: Shqip\u00ebria ishte nd\u00ebrmjet pak vendeve n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb regjistroi rritje ekonomike n\u00eb 2009 dhe p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-11-06T09:28:55+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/bamir_topi-300x186.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh","datePublished":"2010-11-06T09:28:55+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/"},"wordCount":2507,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/bamir_topi-300x186.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/","name":"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/bamir_topi-300x186.jpg","datePublished":"2010-11-06T09:28:55+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/bamir_topi-300x186.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/08\/bamir_topi-300x186.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/topi-roli-im-si-president-i-shqiperise-ja-mesazhet-qe-bej-me-shpesh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Topi: Roli im si President i Shqiperise, ja mesazhet qe bej me shpesh"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4646","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4646"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4646\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}