{"id":4640,"date":"2012-08-24T07:59:20","date_gmt":"2012-08-24T06:59:20","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4640"},"modified":"2012-08-24T07:59:20","modified_gmt":"2012-08-24T06:59:20","slug":"100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/","title":{"rendered":"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fatos Baxhaku\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/fatos_baxhaku.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <em>Histori &amp; Opinion<\/em><\/p>\n<p><strong>FATOS BAXHAKU<\/strong>, <em>21 Gusht 2012<\/em><\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb truallin ton\u00eb kan\u00eb kaluar plot udh\u00ebtar\u00eb, reporter\u00eb, spiun\u00eb, aventurier\u00eb, madje deri edhe gjuetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Shum\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas shkrimet e tyre. Vet\u00ebm pak vet\u00ebve u kujtohet, mir\u00ebsia, profesionalizmi, ndershm\u00ebria dhe nj\u00eb veti krejt m\u00eb vete, ajo q\u00eb n\u00eb disa raste quhet \u201cmorbus Albanie\u201d (s\u00ebmundja e Shqip\u00ebris\u00eb). Nj\u00eb nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb bavareze. Ajo quhej Marie Amelie Freiin von Godin. Kishte lindur n\u00eb Mynih, m\u00eb 7 mars t\u00eb 1882, n\u00eb nj\u00eb familje fisnik\u00ebsh t\u00eb r\u00ebn\u00eb nga vafti dhe edukata e saj e par\u00eb ishte fort e r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar jet\u00ebs s\u00eb zymt\u00eb ajo nd\u00ebrmori nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Lindje. Asokohe, kjo quhej nj\u00eb \u201caventur\u00eb e madhe\u201d.<\/p>\n<p>Baronesha shum\u00eb shpejt u lidh me Eqrem bej Vlor\u00ebn, nj\u00eb figur\u00eb brilante e aristokracis\u00eb shqiptare t\u00eb koh\u00ebs dhe me motr\u00ebn e tij. Q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ajo u b\u00eb nj\u00eb mike e madhe e shqiptar\u00ebve. Q\u00eb n\u00eb 1902 ajo ishte korrespondente nga Shqip\u00ebria p\u00ebr \u201cKoelnischen Volkszeitung\u201d dhe \u201cTaeglichen Rundschau\u201d. N\u00eb 1914 hapi me iniciativ\u00ebn e saj nj\u00eb spital fushor p\u00ebr t\u00eb ndihmuar viktimat e luft\u00ebs dhe t\u00eb koler\u00ebs. Vdiq n\u00eb Mynih n\u00eb 1956. Thuhet se n\u00eb dit\u00ebn e varrimit t\u00eb saj shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrlotur kan\u00eb th\u00ebn\u00eb si n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb: Sot vdiq n\u00ebna e v\u00ebrtet\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Citimet q\u00eb do t\u00eb keni mir\u00ebsin\u00eb t\u2019i lexoni m\u00eb posht\u00eb jan\u00eb shk\u00ebputur nga disa sh\u00ebnime t\u00eb saj t\u00eb mbajtura n\u00eb 1913, nj\u00eb vit pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi m\u00ebsuar t\u00eb na shajn\u00eb, t\u00eb na citojn\u00eb si t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet apo shoq\u00ebri moderne, dhe gjithher\u00eb p\u00ebr k\u00ebto akuza e kemi pasur gjuh\u00ebn brisk. Ky rast ndryshon kryek\u00ebput, ky rast tregon se si do donte ta shihte Shqip\u00ebrin\u00eb e s\u00eb ardhmes nj\u00eb njeri q\u00eb e dashuronte v\u00ebrtet at\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rast m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb e t\u00eb b\u00ebjm\u00eb hare p\u00ebr 100-Vjetor, por edhe ta vrasim mendjen p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebnim m\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb shekull gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb pak.<\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebdija politike<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u2026 N\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrmuese shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb lexojn\u00eb gazetat e huaja, k\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, jan\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e kafehaneve, ku nj\u00eb gjykim politik duhet, apo mund t\u00eb formohet vet\u00ebm nga lajmet q\u00eb sjellin agjent\u00ebt e qeveris\u00eb turke, apo t\u00eb kapiten\u00ebve t\u00eb anijeve dhe t\u00eb kasnec\u00ebve. N\u00eb k\u00ebto kushte vet\u00ebkuptohet q\u00eb horizonti politik \u00ebsht\u00eb habit\u00ebrisht i ngusht\u00eb, saq\u00eb ngjarjet vendore fitojn\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi krejt arbitrare n\u00eb krahasim me ato n\u00eb vendet e huaja, apo madje edhe n\u00eb krahin\u00ebn fqinje, nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb efekt: t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb n\u00eb kokat e shqiptar\u00ebve raportet e drejta t\u00eb gj\u00ebrave\u2026\u201d. A ndodh kjo edhe 100 vjet m\u00eb pas? Kush e di?<\/p>\n<p><strong>Shp\u00ebrfillja ndaj pushtetit<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebr shkak t\u00eb shtypjes politike, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs shqiptar\u00ebve u ishte mohuar, madje me k\u00ebrc\u00ebnimin e d\u00ebnimeve t\u00eb r\u00ebnda, \u00e7do pjes\u00ebmarrje n\u00eb jet\u00ebn politike, pjesa m\u00eb e madhe e popullat\u00ebs ishte m\u00ebsuar t\u00eb \u00e7interesohej p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet publike dhe kjo, si\u00e7 ishte e natyrshme, nga shp\u00ebrfillja e ngjarjeve politike, \u00e7oi n\u00eb humbjen e krejt shpresave p\u00ebr t\u00eb ardhmen, q\u00eb te \u00e7do popull tjet\u00ebr, jo kaq t\u00eb shkath\u00ebt e energjik, do t\u00eb kishte degjeneruar n\u00eb nj\u00eb letargji t\u00eb thell\u00eb e pa shp\u00ebtim.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo shqiptari shquhet p\u00ebr zgjuarsi dhe energji t\u00eb pashterueshme, dhe k\u00ebshtu e gjith\u00eb kjo tepric\u00eb forcash shpirt\u00ebrore dhe t\u00eb vullnetit, e cila nuk gjeti vend n\u00eb jet\u00ebn publike t\u00eb vendit, k\u00ebrkoi fusha t\u00eb tjera send\u00ebrtimi, qoft\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Turqis\u00eb, apo vendeve t\u00eb tjera jasht\u00eb vendit, qoft\u00eb brenda vendit n\u00eb l\u00ebmin e jet\u00ebs private, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebve u ishte l\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb liri veprimi, sa edhe \u00e7\u2019u ishte kufizuar n\u00eb jet\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Kjo rrethan\u00eb, s\u00eb bashku me shkakun kryesor p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb jasht\u00eb \u00e7do kriteri q\u00eb jan\u00eb fituar n\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7\u00ebshtjet vetjake, interesat vetjake dhe nderi vetjak p\u00ebrball\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve publike, \u00ebsht\u00eb n\u00eb themel q\u00eb sjellin me vete gjakmarrje dhe jo m\u00eb pak edhe t\u00eb gjitha aktet e shumta t\u00eb dhun\u00ebs dhe t\u00eb shkeljes s\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave shumica d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve mbron p\u00ebrfitimet dhe, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb edhe nderin e vet\u2026 Kujdesi i pamas\u00eb p\u00ebr interesat personale, ku energjia e shqiptarit ka gjetur fush\u00eb veprimi, d\u00ebshira p\u00ebr aventura, n\u00eb t\u00eb cilat d\u00ebshmohet g\u00ebzimi i k\u00ebtij populli, ka \u00e7uar, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e pron\u00ebs private, n\u00eb \u2018shtremb\u00ebrimin e konceptit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u2019\u2026\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk kemi ku luajm\u00eb, t\u00eb gjith\u00ebve ne, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb ndonj\u00eb idealisti t\u00eb marr\u00eb, ende na dhembin m\u00eb shum\u00eb hallet e sht\u00ebpis\u00eb ton\u00eb sesa \u201c\u00e7\u00ebshtjet publike\u201d. E bukur arritje n\u00eb 100 vjet\u2026<\/p>\n<p><strong>Partit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u2026Nd\u00ebrsa gjith\u00eb \u00e7far\u00eb thon\u00eb partia kund\u00ebrshtare, partia kund\u00ebrshtare q\u00eb ka qen\u00eb denbabaden kund\u00ebrshtare, sepse formimi i partive nga t\u00eb pushtetshmit kalon trash\u00ebgim nga babai tek i biri, sikund\u00ebr edhe p\u00ebrkat\u00ebsia partiake e njer\u00ebzve t\u00eb popullit, \u00ebsht\u00eb paraprakisht e keqe, e paarsyeshme dhe q\u00eb duhet luftuar, gjith\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrshtarit duhet hedhur posht\u00eb dhe nderi e k\u00ebrkon q\u00eb e jotja duhet mbrojtur me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>Duket shkoqur se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u00e7aj\u00eb rrug\u00eb nj\u00eb mendim i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjuar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politike n\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebjuhazuar kaq shum\u00eb ndaj nj\u00eb realiteti publik dhe shoq\u00ebror dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb aq zellsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mij\u00eb parti p\u00ebr shkak t\u00eb interesave t\u00eb ve\u00e7anta\u2026\u201d. Mbase ky citim na \u00e7on nd\u00ebrmend se si sillen partit\u00eb kund\u00ebrshtare edhe sot nj\u00ebra me tjetr\u00ebn\u2026<\/p>\n<p><strong>Shqiptari dhe forca<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u2026 Jam shum\u00eb e bindur: sapo shkollat e mira t\u2019u m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve konceptet e v\u00ebrteta t\u00eb moralit, koncepte q\u00eb u p\u00ebrgjigjen marr\u00ebdh\u00ebnieve normale t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb rregullt, at\u00ebher\u00eb masa e sh\u00ebndetshme e popullsis\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndershm\u00ebri fanatike p\u00ebr sa u p\u00ebrket k\u00ebtyre koncepteve t\u00eb reja, me t\u00eb cilat ato p\u00ebrmbushin sot detyrat, shpesh t\u00eb v\u00ebshtira, t\u00eb mikpritjes, t\u00eb mbajtjes s\u00eb fjal\u00ebs, t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb partiake, t\u00eb p\u00ebrmbajtjes ndaj grave, t\u00eb cilat ua k\u00ebrkon zakoni i t\u00eb par\u00ebve. Pa dyshim q\u00eb ky popull i zgjuar dhe energjik do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb shum\u00eb shpejt fuqin\u00eb e tij n\u00eb fush\u00ebn e pun\u00ebs praktike, sapo t\u00eb ndiej\u00eb mbi vete nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai do ta vler\u00ebsoj\u00eb, sepse shqiptari e vler\u00ebson gjithmon\u00eb forc\u00ebn.<\/p>\n<p>Ambicia e tij dhe mania p\u00ebr t\u00eb fituar e p\u00ebrshpejtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shnd\u00ebrrim m\u00eb shum\u00eb sesa vetit\u00eb e \u00e7do populli tjet\u00ebr. Sapo ndershm\u00ebria n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt q\u00ebllimit p\u00ebrmes marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb rregullta m\u00eb mir\u00eb sesa grabitja, at\u00ebher\u00eb shum\u00eb shpejt hajduti do t\u00eb quhet si i marr\u00eb, pik\u00ebrisht sepse ai do t\u00eb jet\u00eb i pasuksesshmi, sikund\u00ebr deri m\u00eb sot, burri absolutisht i ndersh\u00ebm ishte i pasuksessh\u00ebm p\u00ebr faj t\u00eb qeveris\u00eb turke\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00eb asokohe, kur hajduti quhej nj\u00eb njeri plot vlera, po sot, kur nuk jemi m\u00eb t\u00eb pushtuar?! Apo mos vall\u00eb ai ushtimi i vjet\u00ebr nd\u00ebr mendje e zemra vazhdon t\u00eb na ndaj\u00eb n\u00eb t\u00eb aft\u00eb e t\u00eb paaft\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb hajdut\u00eb e johajdut\u00eb? Baronesha vazhdon t\u00eb na b\u00ebj\u00eb pyetje t\u00eb v\u00ebshtira, fort t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>(<em>P\u00ebr m\u00eb gjer\u00eb shiko: Marie Amelie Freiin von Godin, Nga Shqip\u00ebria e re; p\u00ebrktheu Elda Gjana-Bori\u00e7i dhe Afrim Ko\u00e7i, Ko\u00e7i, Tiran\u00eb 2007<\/em>).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Histori &amp; Opinion FATOS BAXHAKU, 21 Gusht 2012 Mbi k\u00ebt\u00eb truallin ton\u00eb kan\u00eb kaluar plot udh\u00ebtar\u00eb, reporter\u00eb, spiun\u00eb, aventurier\u00eb, madje deri edhe gjuetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Shum\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas shkrimet e tyre. Vet\u00ebm pak vet\u00ebve u kujtohet, mir\u00ebsia, profesionalizmi, ndershm\u00ebria dhe nj\u00eb veti krejt m\u00eb vete, ajo q\u00eb n\u00eb disa raste quhet \u201cmorbus Albanie\u201d (s\u00ebmundja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4640","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Histori &amp; Opinion FATOS BAXHAKU, 21 Gusht 2012 Mbi k\u00ebt\u00eb truallin ton\u00eb kan\u00eb kaluar plot udh\u00ebtar\u00eb, reporter\u00eb, spiun\u00eb, aventurier\u00eb, madje deri edhe gjuetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Shum\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas shkrimet e tyre. Vet\u00ebm pak vet\u00ebve u kujtohet, mir\u00ebsia, profesionalizmi, ndershm\u00ebria dhe nj\u00eb veti krejt m\u00eb vete, ajo q\u00eb n\u00eb disa raste quhet \u201cmorbus Albanie\u201d (s\u00ebmundja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-24T06:59:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/fatos_baxhaku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull?\",\"datePublished\":\"2012-08-24T06:59:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/\"},\"wordCount\":1375,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/fatos_baxhaku.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/\",\"name\":\"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/fatos_baxhaku.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-24T06:59:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/fatos_baxhaku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/fatos_baxhaku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Histori &amp; Opinion FATOS BAXHAKU, 21 Gusht 2012 Mbi k\u00ebt\u00eb truallin ton\u00eb kan\u00eb kaluar plot udh\u00ebtar\u00eb, reporter\u00eb, spiun\u00eb, aventurier\u00eb, madje deri edhe gjuetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Shum\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas shkrimet e tyre. Vet\u00ebm pak vet\u00ebve u kujtohet, mir\u00ebsia, profesionalizmi, ndershm\u00ebria dhe nj\u00eb veti krejt m\u00eb vete, ajo q\u00eb n\u00eb disa raste quhet \u201cmorbus Albanie\u201d (s\u00ebmundja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-24T06:59:20+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/fatos_baxhaku.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull?","datePublished":"2012-08-24T06:59:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/"},"wordCount":1375,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/fatos_baxhaku.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/","name":"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/fatos_baxhaku.jpg","datePublished":"2012-08-24T06:59:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/fatos_baxhaku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/fatos_baxhaku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/100-vjetori-sa-ndryshuam-ne-nje-shekull\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"100-vjetori: Sa ndryshuam n\u00eb nj\u00eb shekull?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4640\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}