{"id":4603,"date":"2013-09-05T23:01:27","date_gmt":"2013-09-05T22:01:27","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4603"},"modified":"2013-09-05T23:01:27","modified_gmt":"2013-09-05T22:01:27","slug":"a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/","title":{"rendered":"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Faton Abdullahu\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg\" width=\"200\" \/> Shkruan: <strong>Faton Abdullahu<\/strong>, <em>5 Shtator 2013<\/em><\/p>\n<p>Xhamia duhet ta ket\u00eb kupol\u00ebn t\u00eb bardh\u00eb, e cila duhet t\u00eb simbolizoj\u00eb plisin shqiptar, dhe ezani duhet t\u00eb thirret vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb xhami duhet t\u00eb shkruhen citate nga Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit. N\u00eb muret dhe hap\u00ebsirat e xhamive duhet t\u00eb vendosen, apo t\u00eb gdhenden portretet dhe skulpturat e intelektual\u00ebve dhe patriot\u00ebve shqiptar\u00eb, dhe t\u00eb gjitha xhamit\u00eb duhet t\u00eb em\u00ebrtohen me emra shqip. N\u00eb ytbe duhet t\u00eb valoj\u00eb flamuri kuqezi t\u00eb cil\u00ebn hoxha duhet ta puth\u00eb para se t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u00e7far\u00ebdo fjale. Ky do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm fillimi i ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Mandej mund t\u00eb vazhdohet edhe me interpretime t\u00eb reja t\u00eb Kuranit dhe haditheve, si dhe p\u00ebrshtatjen dhe shtrirjen e organizuar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre rirreshtimeve n\u00eb krejt tokat shqiptare. Po t\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebshtu: a do t\u00eb mbeteshin dhe a do t\u00eb pranoheshin edhe m\u00eb tutje si mysliman\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb dhe fillojn\u00eb t\u2019i zbatojn\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i p\u00ebrkrahin dhe i vazhdojn\u00eb k\u00ebto ndryshime? P\u00ebrgjigjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje e gjejm\u00eb n\u00ebse mundohemi t\u2019i p\u00ebrgjigjemi pyetjes q\u00eb del nga konstatimi i filozofit t\u00eb njohur gjerman E. Gelner, i cili thot\u00eb: \u201cDy persona i p\u00ebrkasin t\u00eb nj\u00ebjtit komb (e nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr fe) n\u00ebse dhe vet\u00ebm n\u00ebse ata t\u00eb dy e pranojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin se i p\u00ebrkasin t\u00eb nj\u00ebjtit komb (fe)\u201d.<\/p>\n<p>Krejt e kuptueshme se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta me k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb plot\u00ebsime e ndryshime t\u00eb tilla n\u00eb fen\u00eb islame te shqiptar\u00ebt, nuk do t\u00eb konsiderohen e as nuk do t\u00eb pranohen si mysliman\u00eb nga shumica e mysliman\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb rastin tjet\u00ebr, ky do t\u00eb ishte themelim i nj\u00eb sekti t\u00eb ri, nga jo t\u00eb pakt\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb bot\u00ebn islame, fenomen i pranish\u00ebm edhe te fet\u00eb e tjera monoteiste. T\u00eb tilla k\u00ebrkesa rreth fes\u00eb islame s\u00eb paku deri m\u00eb sot nuk ka n\u00eb Kosov\u00eb. Por nj\u00eb hyrje t\u00eb till\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ese e b\u00ebra p\u00ebr ta kuptuar m\u00eb mir\u00eb at\u00eb q\u00eb do ta analizoj m\u00eb posht\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka di\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb, konkrete dhe reale. Ka k\u00ebrkesa, refuzime, sulme e shpjegime t\u00eb reja rreth kombit shqiptar, p\u00ebrkat\u00ebsisht vlerave, ngjarjeve, figurave, trash\u00ebgimis\u00eb dhe aspirat\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare. Le ta shpjegojm\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb, por m\u00eb gjer\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb disa qarqe, nga disa hoxhallar\u00eb, nga disa intelektual\u00eb, nga ndonj\u00eb deputet a parti politike, n\u00eb disa rrethe e n\u00eb disa xhami, n\u00eb disa portale e n\u00eb rrjete sociale, shtrohen pyetje, jepen konstatime e b\u00ebhen k\u00ebrkesa edhe t\u00eb k\u00ebsaj natyre, si: Prania osmane n\u00eb tokat shqiptare nuk ishte pushtim, por bashk\u00ebsundim me shqiptar\u00ebt vendas dhe periudh\u00eb lul\u00ebzimi p\u00ebr shqiptar\u00ebt, konvertimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb mysliman\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me vullnet t\u00eb lir\u00eb e pa kurrfar\u00eb dhune apo shtr\u00ebngimi; Sk\u00ebnderbeu nuk \u00ebsht\u00eb hero i shqiptar\u00ebve p\u00ebrkundrazi, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm hero i shqiptar\u00ebve krishter\u00eb, lufta e tij ishte e gabueshme sepse ai vrau me dor\u00ebn dhe ushtrin\u00eb e tij mysliman\u00eb; se sulltan\u00ebt e Perandoris\u00eb Osmane, sidomos ata q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb tokat shqiptare, duhet trajtuar si heronj t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe shp\u00ebtimtar\u00eb sepse kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb fen\u00eb islame n\u00eb viset shqiptare; duhet t\u00eb ndryshohet flamuri i shqiptar\u00ebve sepse fillet i ka te fiset krishtere, (apo s\u00eb paku n\u00eb t\u00eb duhet t\u00eb shkruhet me shkronja arabe \u201cAllahu ekber\u201d); se shkronjat latine nuk jan\u00eb adekuate ato q\u00eb duhet t\u2019i ket\u00eb shqipja; se e drejta zakonore shqiptare \u00ebsht\u00eb sajes\u00eb dekadente e kultur\u00ebs malore t\u00eb fiseve gjysm\u00eb t\u00eb egra shqiptare; se mosmbulimi i femr\u00ebs shqiptare \u00ebsht\u00eb dekadenc\u00eb; se N\u00ebn\u00eb Tereza e ka vendin n\u00eb xhehenem; se nuk duhet t\u00eb festohet Viti i Ri sepse \u00ebsht\u00eb haram dhe shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>Krejt k\u00ebsaj i shtohen edhe v\u00ebrejtjet deri n\u00eb refuzim t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb jetuarit, t\u00eb punuarit dhe t\u00eb t\u00eb vepruarit, si dhe koncepteve politike e kulturore liberal-demokratike t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore. K\u00ebto konstatime, pyetje, por edhe k\u00ebrkesa, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrpunuar intelektualisht dhe politikisht, po prekin apo m\u00eb sakt\u00eb kontestojn\u00eb dhe sulmojn\u00eb shtyllat kruciale mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb krijuar dhe mbi t\u00eb cilat q\u00ebndron kombi shqiptar, q\u00eb nga themelimi i tij. P\u00ebr nga p\u00ebrmasa dhe intensiteti e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb risi. Kjo b\u00ebhet nga njer\u00ebzit q\u00eb flasin shqip dhe q\u00eb i thon\u00eb vetes mysliman\u00eb, por edhe shqiptar\u00eb, sado q\u00eb k\u00ebt\u00eb identitetin e dyt\u00eb nuk e kan\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar shum\u00eb, as q\u00eb e shquajn\u00eb theksuesh\u00ebm. Kjo p\u00ebrcillet edhe me disa karakteristika tjera tipike p\u00ebr ideologjit\u00eb e ndryshme.<\/p>\n<p>K\u00ebta qytetar\u00eb p\u00ebrpiqen q\u00eb edhe vizuelisht t\u00eb dallohen, me veshmbathje, me mjekra, me stil jete e t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Por tani nj\u00eb pyetje kruciale: a po mbesin edhe m\u00eb tej k\u00ebta qytetar\u00eb, ky grup njer\u00ebzish me k\u00ebto k\u00ebrkesa dhe q\u00ebllime ende shqiptar\u00eb? N\u00ebse prap\u00eb e th\u00ebrrasim filozofin Gelner p\u00ebr ndihm\u00eb, na del se dilema gjithsesi ka lindur dhe ka tregues t\u00eb cil\u00ebt shpejt mund t\u00eb kthehen n\u00eb fakte e realitete t\u00eb reja dhe t\u00eb na japin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb konstatojm\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs shqiptare, nga kombi shqiptar po shk\u00ebputet dhe po lind nj\u00eb etni e re, nj\u00eb komunitet i ri, me karakteristika t\u00eb reja, i cili tash p\u00ebr tash mund t\u00eb quhet komuniteti mysliman apo mund t\u00eb quhet ashtu sikund\u00ebr mund t\u00eb preferojn\u00eb ata, por zor se mund t\u00eb mbesin edhe m\u00eb shqiptar\u00eb, si shumica tjet\u00ebr shqiptare n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Me fe islame t\u00eb ridefinuar e t\u00eb riinterpretuar, shpesh n\u00eb kund\u00ebrshtim jo t\u00eb vog\u00ebl me at\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar e t\u00eb aplikuar nga shqiptar\u00ebt, me mohimin pothuajse total t\u00eb vlerave e parimeve nacionale shqiptare, tradit\u00ebs, trash\u00ebgimis\u00eb, historis\u00eb e kultur\u00ebs, por edhe me kontestim dhe refuzim t\u00eb aspirat\u00ebs politike e kulturore euro-per\u00ebndimore, goxha jomiq\u00ebsor ndaj islamit jo-syni, t\u00eb cilin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb rinisur ta kritikojn\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr devijime, pa as m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr afrim e bashkim komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, pa kok\u00eb\u00e7arje se me konceptet e tyre p\u00ebrjashtojn\u00eb krishter\u00ebt shqiptar\u00eb nga kombi shqiptar, t\u00eb p\u00ebrqendruar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb theksuesh\u00ebm n\u00eb Rrafshin e Kosov\u00ebs, por me gjuh\u00eb t\u00eb par\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, me veshje dhe paraqitje t\u00eb panjohur p\u00ebr rrethanat dhe tradit\u00ebn shqiptare, k\u00ebta qytetar\u00eb po i v\u00ebn\u00eb fillet e nj\u00eb etnie t\u00eb re nd\u00ebr ne, e cila ndoshta mund t\u00eb konsolidohet m\u00eb qart\u00eb dhe m\u00eb fort n\u00eb t\u00eb ardhmen, ndoshta jo, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb varet prej shum\u00eb faktor\u00ebve.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb ndryshe k\u00ebta, duke u munduar t\u00eb ndryshojn\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pothuajse \u00e7do gj\u00eb shqiptare, por duke mos qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si asnj\u00eb komunitet tjet\u00ebr, po tjet\u00ebrsohen nga shqiptar\u00ebt, duke u b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, ende jo krejt qart\u00eb \u00e7ka, por gjithsesi se nuk po mbesin shqiptar. \u00c7ka i determinoi k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb reja politike e kulturore n\u00eb Kosov\u00eb, pse k\u00ebto po b\u00ebhen tash dhe pse me k\u00ebt\u00eb intensitet, kush po i strukturon e dizajnon dhe prej cilave shtresa vijn\u00eb ata qytetar\u00eb q\u00eb i konceptojn\u00eb dhe i p\u00ebrshtatin p\u00ebr rrethanat shqiptare dhe prej nga rekrutohen ata t\u00eb cil\u00ebt i pranojn\u00eb ato? Konsideroj, s\u00eb pari, se ato po b\u00ebhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillimshekull n\u00eb Kosov\u00eb sepse jan\u00eb p\u00ebrgjigje, n\u00eb variantin kosovar, rirreshtimeve kulturore e politike shum\u00eb t\u00eb gj\u00ebra q\u00eb po ndodhin n\u00eb bot\u00ebn arabo-islame.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb frym\u00eb e re n\u00eb bot\u00eb, nj\u00eb rilindje ideologjike q\u00eb p\u00ebr baz\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb fe, islamin, e p\u00ebr mbrojtje bot\u00ebn arabo-islame, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn konsideroj se \u00ebsht\u00eb e diskriminuar dhe e defaktorizuar sidomos n\u00eb krahasim me shtrirjen dhe numrin q\u00eb ka. Shqiptar\u00ebt t\u00eb njohur me identitet jo t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, jo vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tyre kan\u00eb p\u00ebrqafuar m\u00eb shpejt, m\u00eb shum\u00eb, dhe m\u00eb gjat\u00eb, se t\u00eb tjer\u00ebt ide dhe ideologji t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb e bot\u00eb. Komunizmi ishte shembull tipik. A nuk ishin jo pak shqiptar\u00eb q\u00eb e p\u00ebrqafuan k\u00ebt\u00eb ideologji, duke e b\u00ebr\u00eb edhe m\u00ebnyr\u00eb jetese e form\u00eb pushteti e sistemi politik, a nuk ishin disa nga ata t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj ideologjie vdisnin stepave t\u00eb Spanj\u00ebs? A nuk po shkojn\u00eb edhe sot t\u00eb rinj shqiptar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ideal e ideologji tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe vdekur n\u00eb Siri?<\/p>\n<p>Konsideroj, s\u00eb dyti, gjithashtu se ato po b\u00ebhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb fillimshekull n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shkak se nacionalizmi shqiptar, forca kryesore shtyt\u00ebse e konsoliduese e luft\u00ebs s\u00eb fundit te shqiptar\u00ebt, (dhe n\u00eb krejt shekullin e kaluar) ka p\u00ebrmbushur nj\u00eb mision t\u00eb vet, krijimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, me \u00e7\u2019rast \u00ebsht\u00eb relaksuar dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fleksibil, prandaj edhe m\u00eb pak agresiv e efikas kund\u00ebr ndikimeve e importeve t\u00eb huaja kulturore e politike. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, ky nacionaliz\u00ebm, i cili n\u00eb rrethana normale do t\u00eb vepronte ashp\u00ebr n\u00eb rast se do t\u00eb cenoheshin vlerat shqiptare, sikund\u00ebr po cenohen sot, ka humbur jo pak nga morali p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb ashtu si duhet, sepse pushtetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt si p\u00ebrfaq\u00ebsues s\u00eb saj erdh\u00ebn n\u00eb pushtet, degraduan veten dhe konceptet p\u00ebr t\u00eb cilat luftuan. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjendja e r\u00ebnd\u00eb ekonomike, jostabiliteti juridiko-politik, korrupsioni dhe hajnia tash sa koh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebhen pandalsh\u00ebm ushqyes t\u00eb majm\u00eb t\u00eb ideologjive t\u00eb reja, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn Kosov\u00ebn tok\u00eb shum\u00eb pjellore p\u00ebr far\u00ebn e k\u00ebsaj apo \u00e7far\u00ebdo ideologjie tjet\u00ebr. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, konsideroj se p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre faktor\u00ebve, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, i cili ndikon q\u00eb te shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb, kjo ide dhe kjo ideologji apo ky projekt dhe ky koncept kulturor, fetar e politik t\u00eb gjej\u00eb vend p\u00ebr shtrirje. P\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb luftuar shqiptarizmi, apo p\u00ebr qa sa \u00ebsht\u00eb diskriminuar dhe \u00ebsht\u00eb sulmuar \u00e7do gj\u00eb shqiptare n\u00eb shekullin e fundit dhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij shekulli, dhe p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar identiteti shqiptar, p\u00ebr aq te nj\u00eb pjes\u00eb e qytetar\u00ebve, te disa familje tona, kan\u00eb gjetur vend t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb far\u00eb e shtrirje identitetet e tjera fetare, kulturore e t\u00eb tjera, joshqiptare. T\u00eb q\u00ebndruarit dhe t\u00eb mbeturit si shqiptar\u00eb ka qen\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb nj\u00ebqind vjet\u00ebt e fundit p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd, prandaj jo pak n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00ebse nuk jan\u00eb konvertuar n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, mosshquarja e identitetit shqiptar p\u00ebr ta ka qen\u00eb vazhdimisht premis\u00eb e mbijetes\u00ebs dhe b\u00ebrje lak dhun\u00ebs e diskriminimit.<\/p>\n<p>Mu te k\u00ebto shtresa njer\u00ebzish dhe te k\u00ebto familje me identitet t\u00eb zbehur shqiptar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e leht\u00eb mbjellja e far\u00ebs s\u00eb re sot, p\u00ebr nj\u00eb identitet t\u00eb ri, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb un\u00eb po e quaj k\u00ebtu identitet i komunitetit t\u00eb ri mysliman. Tek k\u00ebto shtresa shum\u00eb leht\u00eb po kontestohet \u00e7do gj\u00eb shqiptare, sepse shum\u00eb pun\u00eb ka kryer vite m\u00eb par\u00eb komunizmi jugosllav dhe pandalsh\u00ebm shteti serb, sidomos represioni dhe diskriminimi i organizuar shtet\u00ebror e kulturor i k\u00ebtij shteti. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb edhe n\u00eb rrethanat aktuale n\u00eb Kosov\u00eb, krejt kjo merr mb\u00ebltim dhe shtrirje m\u00eb t\u00eb kollajshme te k\u00ebto shtresa, sepse shqiptarizmi sot \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e pambrojtur me ligj, bile ai as q\u00eb njihet me kushtetut\u00eb. Ai n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm vler\u00eb gjysm\u00ebklandestine, e cila as nuk ushqehet, as p\u00ebrpunohet e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn as nuk investohet. A po lind pra nj\u00eb komunitet i ri mysliman n\u00eb Kosov\u00eb? Po, ai po krijohet pa pik\u00eb dyshimi.<\/p>\n<p>A do t\u00eb konsolidohet ky proces p\u00ebr t\u2019u theksuar duksh\u00ebm dhe bindsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb edhe kategori kushtetuese si komunitet i ri, mbetet t\u00eb shihet. Do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodh\u00eb dhe kjo t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb ideologji si t\u00eb tjerat dhe t\u00eb davaritet ngadal\u00eb pa pasoja ashtu si erdhi. Por shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i brisht\u00eb dhe jo sa duhet shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i fort\u00eb dhe efikas p\u00ebr ta parandaluar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb me eleganc\u00eb. N\u00ebse lind ky komunitet, shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb, ve\u00e7se ta pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb komunitet t\u00eb ri ashtu si edhe at\u00eb ashkali, egjiptas, goran, torbesh dhe ta trajtojn\u00eb at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb demokratike t\u00eb mundshme, por duke u munduar t\u00eb mbajn\u00eb ekuilibrin, t\u00eb brisht\u00eb, por jetik n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb shqiptarizmi dhe aspirata euro-per\u00ebndimore t\u00eb g\u00ebrshetohen suksessh\u00ebm dhe p\u00ebrmbajt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Autori \u00ebsht\u00eb ligjerues dhe dekan i Fakultetit Juridik n\u00eb Kolegjin \u201cRiinvest\u201d dhe autor i librit \u201cDimensionet e identitetit qytet\u00ebrues, feja &#8211; kultura &#8211; politika\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Faton Abdullahu, 5 Shtator 2013 Xhamia duhet ta ket\u00eb kupol\u00ebn t\u00eb bardh\u00eb, e cila duhet t\u00eb simbolizoj\u00eb plisin shqiptar, dhe ezani duhet t\u00eb thirret vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb xhami duhet t\u00eb shkruhen citate nga Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit. N\u00eb muret dhe hap\u00ebsirat e xhamive duhet t\u00eb vendosen, apo t\u00eb gdhenden portretet dhe skulpturat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan: Faton Abdullahu, 5 Shtator 2013 Xhamia duhet ta ket\u00eb kupol\u00ebn t\u00eb bardh\u00eb, e cila duhet t\u00eb simbolizoj\u00eb plisin shqiptar, dhe ezani duhet t\u00eb thirret vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb xhami duhet t\u00eb shkruhen citate nga Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit. N\u00eb muret dhe hap\u00ebsirat e xhamive duhet t\u00eb vendosen, apo t\u00eb gdhenden portretet dhe skulpturat [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-09-05T22:01:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman?\",\"datePublished\":\"2013-09-05T22:01:27+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-05T22:01:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/\"},\"wordCount\":2317,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/\",\"name\":\"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg\",\"datePublished\":\"2013-09-05T22:01:27+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-05T22:01:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shkruan: Faton Abdullahu, 5 Shtator 2013 Xhamia duhet ta ket\u00eb kupol\u00ebn t\u00eb bardh\u00eb, e cila duhet t\u00eb simbolizoj\u00eb plisin shqiptar, dhe ezani duhet t\u00eb thirret vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. N\u00eb xhami duhet t\u00eb shkruhen citate nga Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit. N\u00eb muret dhe hap\u00ebsirat e xhamive duhet t\u00eb vendosen, apo t\u00eb gdhenden portretet dhe skulpturat [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-09-05T22:01:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman?","datePublished":"2013-09-05T22:01:27+00:00","dateModified":"2013-09-05T22:01:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/"},"wordCount":2317,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/","name":"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg","datePublished":"2013-09-05T22:01:27+00:00","dateModified":"2013-09-05T22:01:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/faton_abdullahu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-krijohet-nje-komb-i-ri-shqiptar-apo-nje-komunitet-i-ri-mysliman\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A po krijohet nj\u00eb komb i ri shqiptar, apo nj\u00eb komunitet i ri mysliman?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4603"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4603"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4603\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4603"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4603"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4603"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}