{"id":4599,"date":"2010-11-02T08:55:04","date_gmt":"2010-11-02T07:55:04","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4599"},"modified":"2010-11-02T08:55:04","modified_gmt":"2010-11-02T07:55:04","slug":"te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/","title":{"rendered":"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues?"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg\" alt=\"\" title=\"Ki\u00e7o Blushi\" width=\"72\" height=\"69\" class=\"alignright size-full wp-image-4600\" \/><br \/>\nNga: <strong>Ki\u00e7o BLUSHI <\/strong> <\/p>\n<p>Ka ardhur koha t\u00eb mblidhen ku jan\u00eb e ku nuk jan\u00eb analist\u00ebt e pavarur, vendor\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, OJF-t\u00eb dhe specialist\u00ebt e fushave t\u00eb ndryshme q\u00eb krahas rrahjes s\u00eb problemit \u201cku po vemi?\u201d, t\u00eb diskutohet e m\u00eb pas t\u00eb propozohet nxjerrja nga p\u00ebrdorimi, fjala \u201ctaksapagues\u201d, aq e shum\u00eb p\u00ebrdorur s\u00eb fundmi. Kjo nism\u00eb duhet marr\u00eb jo vet\u00ebm se na ka ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs, por se n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb fjala \u2018taksapagues\u2019 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka as kuptim, as vler\u00eb, as detyrim ligjor\u2026! Se mos e nd\u00ebrtuan rrug\u00ebn Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs taksapaguesit? Jo, at\u00eb e nd\u00ebrtoi Sali Berisha. <\/p>\n<p>Po t\u00eb mos vendoste ky, Rruga e Kombit do t\u00eb mbetej nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr! Se mos borxhin gati dy miliard dollar\u00eb, bashk\u00eb me eurobondin 300 milion\u00ebsh eurosh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb do ta paguajm\u00eb ne taksapaguesit? Jo, at\u00eb borxh do ta paguaj\u00eb qeveria nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, d.m.th, Berisha, nd\u00ebrsa xhepi yn\u00eb nuk do t\u00eb preket, k\u00ebshtu beson shum\u00ebkush nga ne, apo jo?\u2026Pas Greqis\u00eb shteti yn\u00eb paguan m\u00eb shtrenjt\u00eb interesin e borxhit n\u00eb rajon, 13% t\u00eb buxhetit, por as me k\u00ebt\u00eb fakt trondit\u00ebs ne qytetar\u00ebt nuk kemi asnj\u00eb lidhje! Mjaftojn\u00eb, besoj, k\u00ebto shembuj p\u00ebr t\u00eb kuptuar pse duhet t\u00eb nxirret nga qarkullimi e p\u00ebrdorimi fjala aq e lakuar \u201ctaksapagues\u201d&#8230; <\/p>\n<p>E huazuar nga bota demokratike e sidomos nga amerikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb mjaft t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj \u201cbillave\u201d(shqip: taksa), ne nuk e kemi b\u00ebr\u00eb dot aktive fjal\u00ebn \u2018taksapagues\u2019, jo se nuk i paguajm\u00eb taksat, por se nuk e dim\u00eb dhe nuk e kuptojm\u00eb se me to (d.m.th, me parat\u00eb tona) paguhet qeveria, deputet\u00ebt, ministrit\u00eb, administrata publike, nd\u00ebrtimet e rrug\u00ebve, investimet, borxhi, arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia, ushtria, policia etj, etj. Prej nj\u00ebzet vitesh fjala \u2018taksapagues\u2019 vazhdon t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb si nj\u00eb kompozit\u00eb pa kuptim, si mish i huaj q\u00eb nuk ka as edhe nj\u00eb lidhje me jet\u00ebn e sidomos me djers\u00ebn, xhepin, mir\u00ebqenien, sigurin\u00eb dhe pun\u00ebn ton\u00eb. <\/p>\n<p>Fjala \u2018taksapagues\u2019 perceptohet e p\u00ebrcillet m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se nj\u00eb \u201cOK\u201d apo se nj\u00eb \u201cCiao\u201d, fjal\u00eb k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb q\u00eb tash shqiptohen me aq kollajll\u00ebk edhe nga lyp\u00ebsit, edhe nga katundar\u00ebt, kur k\u00ebta zbresin n\u00eb qytet t\u00eb shesin qep\u00eb e domate\u2026Taksat, tatimet e faturat, po t\u00eb jesh i varf\u00ebr i paguan nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, por po t\u00eb jesh pasunar i partis\u00eb, mund t\u00eb mos i paguash! <\/p>\n<p>Sot gjuha e demokracis\u00eb na quan t\u00eb gjith\u00eb taksapagues, gati-gati si me p\u00ebrk\u00ebdheli, po kush di t\u00eb thot\u00eb ku dhe si p\u00ebrdoren taksat tona; n\u00ebse shpenzohen ato p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb perspektiv\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb, me nikoqirll\u00ebk dhe efektivitet, apo mos b\u00ebhen rrush e kumbulla? Para ca vitesh nisi p.sh, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb mbikalimi te Zogu i Zi, por p\u00ebr \u201cinteresa partie\u201d, p\u00ebr hir t\u00eb luft\u00ebs PD-PS, u nd\u00ebrpren\u00eb punimet, u shkel kontrata, u nd\u00ebrtua nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cprojekt\u201d, pa\u00e7ka se u hodh\u00ebn n\u00eb er\u00eb disa milion\u00eb euro t\u00eb cilat, si u tha asokohe, ishin t\u00eb taksapaguesve. <\/p>\n<p>Askush deri m\u00eb sot nuk mbajti p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim t\u00eb pashembullt ekonomik. U investua p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb TEC-i n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e kriz\u00ebs s\u00eb dritave, u shpenzuan mbi nj\u00ebqind e ca milion\u00eb euro, por ai nuk do t\u00eb p\u00ebrdoret se energjia e k\u00ebtij TEC-i me karburant del se kushtoka m\u00eb shum\u00eb se po t\u00eb blihet energji n\u00eb cilindo treg evropian\u2026\u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta mend\u00ebsi q\u00eb nd\u00ebrtoi uzinat e ferro-kromit dhe t\u00eb kobaltit n\u00eb Elbasan, pa menduar q\u00eb qymyri special duhej t\u00eb blihej n\u00eb Poloni, t\u00eb shkarkohej pastaj n\u00eb Durr\u00ebs e s\u2019andejmi t\u00eb \u00e7ohej n\u00eb Elbasan. <\/p>\n<p>Por \u201c\u00e7elikun e partis\u00eb\u201d e donte partia p\u00ebr propagand\u00eb, nj\u00eblloj si sot; apo, e th\u00ebn\u00eb m\u00eb shkoqur: sot nj\u00eblloj si dje, kryetari vendos e vulos p\u00ebr \u00e7do investim, qoft\u00eb edhe pa vler\u00eb! Rruga \u201cDurr\u00ebs-Kuk\u00ebs\u201d u pagua me nj\u00eb tender t\u00eb dyshimt\u00eb thuajse me dyfishin e \u00e7mimit, po se mos i hyri kujt gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb? N\u00ebse dje nuk pyeteshin taksapaguesit, se k\u00ebta \u201cnuk ekzistonin\u201d, po sot q\u00eb quhemi t\u00eb till\u00eb, a duhet dhe a mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogari? <\/p>\n<p>Jo, pasi ne s\u00ebrish i quajm\u00eb parat\u00eb e taksave e tatimeve si para t\u00eb qeveris\u00eb, nj\u00eblloj si dje, n\u00eb diktatur\u00eb; por edhe se administrator\u00ebt e financave tona, qeveritar\u00ebt berishist\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur, nj\u00eblloj si ne, se \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre ekskluzive t\u00eb sillen me buxhetin dhe me financat e pronat publike si t\u00eb duan. Fondet mund t\u00eb vidhen, t\u00eb shp\u00ebrdorohen, t\u00eb hidhen n\u00eb er\u00eb, t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsohen me t\u00eb ashtuquajturat tendera, t\u00eb investohen n\u00eb rrug\u00eb me asfalt \u201celektoral\u201d, t\u00eb harxhohen n\u00eb shkolla e spitale, q\u00eb pas nj\u00eb muaji u bie tavani \u2026dhe askush t\u00eb mos mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi! <\/p>\n<p>Shikoni p.sh, si derdhen parat\u00eb e taksapaguesve me reklama dhe veprimtari t\u00eb qeveris\u00eb a t\u00eb Bashkive n\u00ebp\u00ebr podiume, televizione dhe gazeta jo vet\u00ebm n\u00eb koh\u00eb fushatash, por edhe n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri ku shkruhet :\u201dN\u00ebn kujdesin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb filanit\u201d. Shkon kryeministri n\u00eb zonat e p\u00ebrmbytura a t\u00eb hedhura n\u00eb er\u00eb, si p.sh, n\u00eb G\u00ebrdec, e n\u00eb t\u00eb dy rastet, edhe pse d\u00ebmet nuk u shkaktuan nga fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore, por nga keqadministrimi i fondeve publike, premton t\u2019u jap\u00eb kaq e aq shp\u00ebrblim fatkeq\u00ebve\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhje t\u00eb qeveris\u00eb, z\u00ebplot\u00eb e zem\u00ebrmadh kryeministri premton t\u2019u rris\u00eb pensionet ushtarak\u00ebve, t\u00eb kompensoj\u00eb ish- pronar\u00ebt, ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit, t\u00eb hap\u00eb tunelin K\u00ebrrab\u00eb-Elbasan, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb boshtin e Jugut, rrug\u00ebn e Arb\u00ebrit etj, etj sikur fondet dhe pasurit\u00eb publike t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetat, t\u00eb trash\u00ebguara, si t\u00eb ishin para t\u00eb xhepit t\u00eb tij! Nuk gjen dot tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb babagjysh t\u00eb till\u00eb, kaq t\u00eb pashembullt e bujar sa kryeministri yn\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7do investim, rritje pagash, pensionesh a d\u00ebmshp\u00ebrblimesh, t\u00eb flas\u00eb vet\u00ebm me \u201cun\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Q\u00eb kur u vendos ekonomia e tregut dhe sistemi i taksapaguesve, nuk po resht ai q\u00eb quhet evazion fiskal dhe pun\u00eb n\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Ende sot nuk dihet n\u00eb i paguajm\u00eb taksat t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj. Ka jo pak q\u00eb nuk \u201ci njohin\u201d jo vet\u00ebm taksat e tatimet, por as faturat e dritave e t\u00eb ujit e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak fitojn\u00eb dhe jetojn\u00eb ku e ku m\u00eb mir\u00eb se ne, taksapaguesit e ndersh\u00ebm. Kjo \u201cgremin\u00eb\u201d financiare \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thell\u00eb mes biznesmen\u00ebsh, q\u00eb paguajn\u00eb e atyre q\u00eb u shmangen detyrimeve ngaq\u00eb e kan\u00eb mir\u00eb me qeverin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Dihet se nj\u00eb nga rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb sigurta t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb kontrolli n\u00ebp\u00ebrmjet taksave dhe tatimeve: n\u00ebse nj\u00eb qytetar, biznesmen, aq m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr e deputet, ka b\u00ebr\u00eb disa milion\u00eb euro fitim, jasht\u00eb sistemit t\u00eb taksave dhe tatimeve, n\u00eb cilindo vend t\u00eb bot\u00ebs demokratike, nuk ka avokat, gjyq e gjykat\u00ebs q\u00eb e shp\u00ebton! Por, tek nuk ndodh k\u00ebshtu. Nuk ka pun\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb se kjo p\u00ebr nj\u00eb Prokurori t\u00eb p\u00ebrgjegjshme. Pyetja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: ti zot\u00ebri q\u00eb i ke kaq t\u00eb ardhurat vjetore t\u00eb deklaruara (ose jo), nga i ke nxjerr\u00eb k\u00ebto fitime disa milion\u00ebshe? E pas k\u00ebsaj, a paguajn\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shif\u00ebr detyruese t\u00eb pasurit edhe t\u00eb varfrit? <\/p>\n<p>A b\u00ebhet dallim mes biznesmen\u00ebve \u201ct\u00eb djatht\u00eb\u201d e \u201ct\u00eb majt\u00eb\u201d? A jan\u00eb po aq detyrues qytetar\u00ebt edhe t\u00eb pushtetshmit, t\u00eb fort\u00ebt e lagjes, t\u00eb qytetit e t\u00eb pushtetit, nj\u00eblloj si n\u00eb SHBA, ku n\u00ebse nj\u00eb syresh, qoft\u00eb ky artist i Hollivudit a kongresmen, u shmanget taksave e tatimeve, automatikisht rraset n\u00eb burg?! Ja pra \u00e7\u2019e shkat\u00ebrron sistemin demokratik: pabarazia jo vet\u00ebm ndaj ligjit, por edhe ndaj detyrimit t\u00eb taksave dhe tatimeve! N\u00ebse djersa e pun\u00ebs s\u00eb ndershme posht\u00ebrohet e vihet n\u00ebn hyqmin e trafikut, korrupsionit, vjedhjes, shmangies s\u00eb detyrimeve, at\u00ebher\u00eb shoq\u00ebria mbetet n\u00eb zgrip, nd\u00ebrsa taksapaguesi nj\u00eb xhep i vjedhur! <\/p>\n<p>* * * <\/p>\n<p>\u201cMartesa\u201d e dy fjal\u00ebve, taks\u00eb+pagues, e panjohur dhe e pap\u00ebrdorur m\u00eb par\u00eb (pasi diktatura e kishte shpallur vendin ton\u00eb t\u00eb vetmin n\u00eb bot\u00eb pa tatime dhe pa taksa, ngaq\u00eb nuk na e fuste dor\u00ebn e qeveris\u00eb n\u00eb kulet\u00eb, po direkt e n\u00eb bordero!), p\u00ebr arsyet e tradit\u00ebs dhe jo vet\u00ebm, pra edhe t\u00eb evazionit t\u00eb sot\u00ebm, nuk kap\u00ebrdihet as nga qytetar\u00ebt, as nga katundar\u00ebt, madje as nga analist\u00ebt e llogaritar\u00ebt, aq m\u00eb pak nga kasat fiskale t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet t\u2019i vendosen kryesisht shit\u00ebsve\u2026<\/p>\n<p>\u201dTaksapaguesin\u201d nuk e kuptojn\u00eb (ndoshta duhet th\u00ebn\u00eb: e keqkuptojn\u00eb, apo, m\u00eb sakt\u00eb: e keqp\u00ebrdorin) m\u00eb shum\u00eb se qytetar\u00ebt zyrtar\u00ebt e tatimeve dhe doganave, m\u00eb pas kryebashkiak\u00ebt e qeveritar\u00ebt e lart\u00eb, por m\u00eb s\u00eb pari kuptimin e saj me sa duket nuk e respekton as kryeministri, kryeadministratori yn\u00eb, i cili gati \u00e7do dit\u00eb del n\u00eb mbledhje qeverie dhe shpall vepra, punime, investime, falje tokash, kompensime, d\u00ebmshp\u00ebrblime si t\u2019ia doj\u00eb interesi imediat vetjak, apo kokrra e qejfit! Shembulli m\u00eb i duksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb dukuria e piramid\u00ebs qeveritare, t\u00eb piramid\u00ebs n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. <\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e humbjes s\u00eb disa milion\u00eb eurove t\u00eb harxhuara p\u00ebr sall\u00ebn e rikonstruktuar t\u00eb Kuvendit, p\u00ebr projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb ri te ish-selia e KQ-s\u00eb, p\u00ebr shpenzimet p\u00ebr transformimin e QNK-s\u00eb n\u00eb Teat\u00ebr, Kryeministri nuk do t\u2019ia dij\u00eb sesa ka kushtuar ngritja e piramid\u00ebs s\u00eb diktatorit; ai sillet sikur kjo nd\u00ebrtes\u00eb madh\u00ebshtore \u00ebsht\u00eb ngritur me parat\u00eb e diktatorit dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij, ndaj shkat\u00ebrrimi apriori quhet i ligj\u00ebruar. Ai k\u00ebrkon q\u00eb me parat\u00eb dhe me djers\u00ebn e popullit t\u00eb paguaj\u00eb \u201cfatur\u00ebn\u201d e ish-komunistit q\u00eb ngulmon t\u00eb shpallet edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr si nj\u00eb antikomunist i t\u00ebrbuar. <\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb dhimbshme k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb fakti se piramida e diktatorit u ngrit n\u00eb koh\u00ebn e kriz\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shqiptar\u00ebve: me nj\u00eb vendim t\u00eb Byros\u00eb Politike nga buxheti i varf\u00ebruar skajshm\u00ebrisht i shtetit, kur shqiptar\u00ebt hiqnin t\u00eb zit\u00eb e ullirit p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb, u hoq\u00ebn miliona dollar\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e piramid\u00ebs\u2026! As at\u00ebher\u00eb nuk u pyet populli, me pretekstin se kjo vepra madh\u00ebshtore nuk po ngrihej me taksat e shqiptar\u00ebve, por me paret e qeveris\u00eb\u2026 me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mend\u00ebsi veprohet edhe sot me uzinat dhe kombinatet q\u00eb u lan\u00eb t\u00eb rr\u00ebnohen e pastaj t\u00eb shiten si truall, me rrjetin hekurudhor e detar, me ish-repartet ushtarake, por edhe me Pallatin e Kultur\u00ebs t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb funksionit, me hotel \u201cDajtin\u201d etj etj, t\u00eb cilat nuk trajtohen si prona publike, por si prona private t\u00eb kryeministrit, apo t\u00eb kryebashkiakut, t\u00eb l\u00ebna trash\u00ebgim nga gjysh\u00ebrit e tyre\u2026Kryeministri dhe qeveria e tij nuk kan\u00eb mandat t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tilla zullume me pasurin\u00eb komb\u00ebtare, por edhe kjo ka pak r\u00ebnd\u00ebsi! Rr\u00ebmbe \u00e7\u2019t\u00eb rr\u00ebmbesh sa je n\u00eb pushtet, se nes\u00ebr\u2026nes\u00ebr askush nuk t\u00eb k\u00ebrkon llogari!<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye te mosarsyes fjala \u201ctaksapagues\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka kuptim! Jo se shoq\u00ebria jon\u00eb ende lundron n\u00eb evazion fiskal, jo se pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen me pun\u00eb t\u00eb zez\u00eb a t\u00eb pist\u00eb, jo se kontrabanda dhe korrupsioni, t\u00eb cilat duket sikur nuk kan\u00eb lidhje direkte me taksapaguesit, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb sipas TIA-s 0,1%, jo se nuk e di askush sesa \u00ebsht\u00eb TSHV-ja p\u00ebr \u00e7do mall e sh\u00ebrbim, por se askush nuk e di dhe nuk e merr vesh dot kurr\u00eb se ku shkojn\u00eb e n\u00eb \u00e7\u2019lum\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb taksat tona, d.m.th, parat\u00eb tona q\u00eb vilen n\u00ebp\u00ebrmjet TVSH-s\u00eb, pa p\u00ebrmendur ryshfetin, gjobat, koncesionet, privatizim-p\u00ebrvet\u00ebsim-legalizimet, lejet e nd\u00ebrtimit p\u00ebr trafik influence etj, etj. <\/p>\n<p>E pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb, a ka kuptim fjala taksapagues dhe a nuk sh\u00ebrben ajo p\u00ebr t\u00eb na hedhur hi syve? A nuk do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb thuhej: taksashpagues, sipas foljes shpaguaj, e cila, n\u00eb fjalor jep k\u00ebt\u00eb kuptim: zhd\u00ebmtoj, paguaj vler\u00ebn e nj\u00eb di\u00e7kaje q\u00eb kam d\u00ebmtuar e prishur! E pra, a nuk paguajm\u00eb ne vler\u00ebn e nj\u00eb qeverisjeje t\u00eb prishur e d\u00ebmsjell\u00ebse? <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Ki\u00e7o BLUSHI Ka ardhur koha t\u00eb mblidhen ku jan\u00eb e ku nuk jan\u00eb analist\u00ebt e pavarur, vendor\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, OJF-t\u00eb dhe specialist\u00ebt e fushave t\u00eb ndryshme q\u00eb krahas rrahjes s\u00eb problemit \u201cku po vemi?\u201d, t\u00eb diskutohet e m\u00eb pas t\u00eb propozohet nxjerrja nga p\u00ebrdorimi, fjala \u201ctaksapagues\u201d, aq e shum\u00eb p\u00ebrdorur s\u00eb fundmi. Kjo nism\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4599","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Ki\u00e7o BLUSHI Ka ardhur koha t\u00eb mblidhen ku jan\u00eb e ku nuk jan\u00eb analist\u00ebt e pavarur, vendor\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, OJF-t\u00eb dhe specialist\u00ebt e fushave t\u00eb ndryshme q\u00eb krahas rrahjes s\u00eb problemit \u201cku po vemi?\u201d, t\u00eb diskutohet e m\u00eb pas t\u00eb propozohet nxjerrja nga p\u00ebrdorimi, fjala \u201ctaksapagues\u201d, aq e shum\u00eb p\u00ebrdorur s\u00eb fundmi. Kjo nism\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-11-02T07:55:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues?\",\"datePublished\":\"2010-11-02T07:55:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/\"},\"wordCount\":2183,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/kico_blushi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/\",\"name\":\"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/kico_blushi.jpg\",\"datePublished\":\"2010-11-02T07:55:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/kico_blushi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/kico_blushi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: Ki\u00e7o BLUSHI Ka ardhur koha t\u00eb mblidhen ku jan\u00eb e ku nuk jan\u00eb analist\u00ebt e pavarur, vendor\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, OJF-t\u00eb dhe specialist\u00ebt e fushave t\u00eb ndryshme q\u00eb krahas rrahjes s\u00eb problemit \u201cku po vemi?\u201d, t\u00eb diskutohet e m\u00eb pas t\u00eb propozohet nxjerrja nga p\u00ebrdorimi, fjala \u201ctaksapagues\u201d, aq e shum\u00eb p\u00ebrdorur s\u00eb fundmi. Kjo nism\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-11-02T07:55:04+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues?","datePublished":"2010-11-02T07:55:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/"},"wordCount":2183,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/","name":"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg","datePublished":"2010-11-02T07:55:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/kico_blushi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/te-rrosh-a-te-mos-rrosh-si-taksashpagues\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"T\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh si taksashpagues?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4599\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}