{"id":4561,"date":"2010-11-01T09:32:29","date_gmt":"2010-11-01T08:32:29","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4561"},"modified":"2010-11-01T09:32:29","modified_gmt":"2010-11-01T08:32:29","slug":"nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>(<em>Intervist\u00eb me profesorin <strong>Fehmi Kelmendi<\/strong> nga Zvicra<\/em>)<\/p>\n<p><strong>B. Ymeri: I respektuar mik! Vizita Juaj n\u00eb Bukuresht, dhe sidomos p\u00ebrurimi i librit Tuaj \u201cGolgota kosovare\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb impuls i konsolidimit t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb rumuno-shqiptare. Afrim, njohje, mir\u00ebnjohje, respekt dhe afirmim. Cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet Tuaja nga Bukureshti? <\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-4562\" title=\"Monika Gj. Bukura, F. Kelmendi dhe Xh. Maksuti dhe Dojna e tij\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"254\" \/><\/p>\n<p><strong>F. Kelmendi<\/strong>: \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe jam i befasuar nga mikpritja dhe dashamir\u00ebsia e qytetar\u00ebve t\u00eb kryqendr\u00ebs rumune. Bukureshti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i rilind\u00ebsve tan\u00eb q\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb favor t\u00eb kauz\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare. Qyteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i bukur dhe atraktiv. Pata rast t\u00eb vizotoj kish\u00ebn shqiptare ku Fan Noli i pavdeksh\u00ebm e mbajti e liturgjin\u00eb e par\u00eb shqipe m\u00eb 1911. M\u00eb ka impresionuar pa mas\u00eb pamja fantastike e ish-hotelit Continental (sot Victoria), ku m\u00eb 5 n\u00ebnt\u00ebr 1912 Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi me pjestar\u00eb t\u00eb kolonis\u00eb shqiptare t\u00eb Bukureshtit mbajt\u00ebn mbledhjen historike ku u morr\u00ebn masat vendimtare p\u00ebr shp\u00ebtimin e atdheut t\u00eb rrezikuar. Lulishtja \u00c7ishmixhiu me bustin e Viktor Eftimiut (poet i famsh\u00ebm rumun me origjin\u00eb shqiptare), pylli B\u00ebneasa ku dilnin kor\u00e7ar\u00ebt e pasur n\u00eb piknik, Muzeu i Fshatit, busti i Naim Frash\u00ebrit, bulevardet e gjera, t\u00eb bukura dhe t\u00eb pastra, Pallati i Parlamentit (nd\u00ebrtesa m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb, pas Pentagonit), lumi D\u00ebmbovica q\u00eb e frym\u00ebzonte Adrenin n\u00eb koh\u00ebn e tij, redaksia e revist\u00ebs Shqiptari me nj\u00eb arkiv vlerash fantastike shqiptare, mikpritja e p\u00ebrzem\u00ebrt e Dr. Xhelku Maksutit (Nikolla Na\u00e7o i dit\u00ebve tona), ishin disa nga pikat ky\u00e7e q\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb pashlyera n\u00eb kujtes\u00ebn time.<\/p>\n<p>Jam i mahnitur me q\u00ebndrimin korekt dhe patriotik t\u00eb Dr. Luan Top\u00e7iut (minist\u00ebr k\u00ebshilltar i amabsad\u00ebs shqiptare n\u00eb Bukuresht), t\u00eb Dr. P\u00ebrparim Demit q\u00eb digjet p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb kryeredaktorit t\u00eb revist\u00ebs Shqiptari q\u00eb militon p\u00ebr afirmimin e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Gjat\u00eb takimeve spontane me ca qytetar\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb Bukureshtit, konstatova se rumun\u00ebt ishin nj\u00ebsoj si ne p\u00ebrnga fizionomia, se i donin shqiptar\u00ebt dhe se ishin t\u00eb indinjuar lidhur me politik\u00ebn proserbe t\u00eb presidentit Basescu.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-4563\" title=\"Diplom\u00eb Shk\u00eblqesis\u00eb s\u00eb tij F. Kelmendi\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/diplome_shkelqesise_f_kelmendi.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" height=\"494\" \/><\/p>\n<p><strong>B. Y.: Ekziston nj\u00eb mendim sipas t\u00eb cilit Historia est magistra vitae. Si e shpjegoni Ju, si historian dhe preshevar, historin\u00eb e Kosov\u00ebs Lindore? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Kjo trev\u00eb shqiptare, gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e territorit integral t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb trungut etnik t\u00eb kombit ton\u00eb. N\u00eb periudh\u00ebn e sundimit osman prej 5 shekujsh, Kosova Lindore ka qen\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Sanxhakut t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb banuar nga shqiptar\u00ebt autokton\u00eb, nga Kosova am\u00eb e ka ndar\u00eb Beogradi arbitrarisht n\u00eb vitin 1945, kur p\u00ebr shk\u00ebmbim territoresh iu dha Kosov\u00ebs Leposaviqi dhe Zubin Potoku. Shkaqet e ndarjes dihen.<\/p>\n<p><strong>B. Y.: Duke shfletuar shkrimet Tuaja dhe duke Ju njohur personalisht, ne krijuam p\u00ebrshtypjen se jeni shqiptar i kulluar q\u00eb nga mosha e brisht\u00eb e adoleshenc\u00ebs. Para 5 muajsh i keni mbushur 80 pranvera, duke qen\u00eb i pajusur me nj\u00eb kujtes\u00eb briliante. Cili \u00ebsht\u00eb kujtimi Juaj m\u00eb i paharruar nga mosha 17 vje\u00e7are? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Mbaj mend si sot, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, kur nga Shkupi erdhi Nexhat Agolli n\u00eb Preshev\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vizituar shtabin e Brigad\u00ebs s\u00eb Shtat\u00eb Shqiptare nga Maqedonia, me komandantin Nafi Sulejmani dhe Qemal Agollin, sekretar politik. Nexhati ishte nj\u00eb burr\u00eb i ul\u00ebt dhe i plot\u00eb. Mbante cilindrin n\u00eb kok\u00eb dhe sh\u00ebmb\u00ebllente me nj\u00eb shk\u00ebmb graniti. Kam d\u00ebgjuar m\u00eb von\u00eb se maqedon\u00ebt e kan\u00eb masakruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb barbare n\u00eb burgun e Idrizov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nexhat Agolli ishte nj\u00ebri nd\u00ebr figurat m\u00eb eminente t\u00eb veteran\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs nacional-\u00e7lirimtare, si\u00e7 ishin Xhafer Kodra, Haxhi Lleshi, Liman Kaba, Sali Lisi, Qani Pagriu, Lazim Rexhepi, kurse n\u00eb Kosov\u00eb ishte Ismet \u00c7erkezi, Emin Duraku, Hajdar Dushi etj. N\u00eb Preshev\u00eb ka qen\u00eb Shaip Mustafa, t\u00eb cilin e d\u00ebnuan me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, me pretekst gjoja se paska bashk\u00ebpunuar me okupatorin, edhepse ai militonte p\u00ebr bashkimin e trojet shqiptare me shtetin am\u00eb (Shqip\u00ebrin\u00eb), gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka sakrifikuar jet\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebm, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb likuiduar, t\u00eb burgosur apo t\u00eb ikur nga pushteti okupues jugosllav, sepse nuk jan\u00eb pajtuar me ndarjen e atdheut shqiptar n\u00eb disa pjes\u00eb, dhe pas \u201c\u00e7lirimit\u201d, p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, riokupimi ishte nj\u00eb mekaniz\u00ebm antikomb\u00ebtar q\u00eb e solli ploj\u00ebn kund\u00ebr popullat\u00ebs civile shqiptare.<\/p>\n<p><strong>B. Y.: \u00c7ili \u00ebsht\u00eb mendimi Juaj p\u00ebr situat\u00ebn aktuale t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe si mund t\u00eb dilet nga \u201cqorrsokakuku\u201d i tyre ballkanik? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Situata aktuale e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb tejet e mjerueshme. Marr\u00ebveshja e Ohrit (2001) ende ka ngelur n\u00eb let\u00ebr si nj\u00eb paraliz\u00eb politike, megjith\u00ebse faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka qen\u00eb garant i saj, nd\u00ebrsa lider\u00ebve t\u00eb partive politike shqiptare n\u00eb Maqedoni as q\u00eb u han palla p\u00ebr kopalla lidhur me realizimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje, ngase \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare e kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me potencialin e interesave personale, karieriste dhe bajraktariste. Koh\u00ebve t\u00eb fundit brengos fakti se dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shqiptare, BDI-ja dhe PDSH-ja, sidomos lider\u00ebt e tyre, jan\u00eb duke u akuzuar reciprokisht p\u00ebr majm\u00ebrin\u00eb e interesave t\u00eb shovinizmit maqedon.<\/p>\n<p>Disa maskarenj t\u00eb karierizmit dhe matrapaz\u00eb frazash boshe, q\u00eb ia kan\u00eb zhavatur lek\u00ebt diaspor\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar, apelojn\u00eb p\u00ebr gjakftoht\u00ebsin\u00eb e siv\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e nxisin luft\u00ebn v\u00ebllav\u00ebras\u00ebse, dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Zgjidhja optimale e \u00e7\u00ebshtjes shqiptar\u00ebve autokton\u00eb n\u00eb Maqedoni nuk mund t\u00eb realizohet me p\u00ebrfaq\u00ebsusit demagog\u00eb dhe kuazipatriot\u00eb, por me kuadro t\u00eb reja progressive, patriotike, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikojn\u00eb madje edhe jet\u00ebn p\u00ebr interest e popullit, nd\u00ebrsa populli i di se kush jan\u00eb k\u00ebta. Si mund t\u00eb lejohet q\u00eb zyrtar\u00ebt aktual\u00eb maqedon\u00eb n\u00eb krye me shovinistin Gruevski, t\u2019i p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb vlerat historike t\u00eb popullit shqiptar?<\/p>\n<p>A pak iu duken se jetojn\u00eb n\u00eb truallin e shqiptar\u00ebve duke krijuar shtetin artificial, duke u thirr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb lasht\u00eb q\u00eb s\u2019ka kurrfar\u00eb lidhjesh me bullgar\u00ebt e serbizuar t\u00eb k\u00ebsaj republike, duke u munduar madje ta p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb edhe shenjtoren ton\u00eb, N\u00ebna Tereze. Gjithmon\u00eb kam th\u00ebn\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebris si historian, se Maqedonia duhet patjet\u00ebr ndar\u00eb ngase nuk meriton me qen\u00eb shtet q\u00eb diskriminon popullat\u00ebn etnike shqiptare dhe at\u00eb arumune q\u00eb krijojn\u00eb mazhoranc\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>B. Y.: Si e vler\u00ebsoni Ju pavars\u00ebin\u00eb e Kosov\u00ebs? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ende e brisht\u00eb. Problemet ekzistojn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta, sidomos \u00e7\u00ebshtja e kufinjve, pjesa veriore me resurse t\u00eb pasura natyrore t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuara nga serb\u00ebt, manastiret shqiptare t\u00eb serbizuara nga pushtuesit dhe kolonialist\u00ebt serbom\u00ebdhenj, varf\u00ebria e skajshme, papun\u00ebsia e rreth 60% t\u00eb popullat\u00ebs, e sidomos t\u00eb t\u00eb rinjve, moskujdesja ndaj veteran\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs, korrupcioni, nd\u00ebrhyrja permanente e Beogradit me synim t\u00eb isntrumentalizimit t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Dalja nga kjo situat\u00eb e tensionuar varet nga populli shqiptar ik\u00ebsaj zone, q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, pa imponimin e askujt dhe pa mashtrimin e elektoratit, pa vjedhje votash, t\u2019i \u00e7el\u00eb syt\u00eb duke i zgjedhur djemt\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb kombit q\u00eb mbrojn\u00eb interest e popullit e jo t\u00eb vetvetes.<\/p>\n<p><strong>B. Y.: \u00c7far mendimi keni p\u00ebr nj\u00eb grup \u201cpersonulitetesh\u201d q\u00eb orvaten t\u00eb krijojn\u00eb kombin e ri kosovar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: K\u00ebta bastard\u00eb jan\u00eb karikatura t\u00eb shveshura komb\u00ebtarisht, nj\u00ebsoj si\u00e7 jan\u00eb edhe ata q\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr gjuh\u00ebs s\u00eb nj\u00ebsuar standarde shqipe, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb ruhet kompakt\u00ebsia e kombit, sepse gjuha \u00ebsht\u00eb tipari kryesor i identitetit t\u00eb nj\u00eb populli. Identiteti i ri kosovar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fars\u00eb e d\u00ebmshme. Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb \u2013 kjo vlen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt ngado q\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Pelegrinazhi i shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb kryhet n\u00eb Lezh\u00eb <\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>B. Y.: Diaspora dhe kontributi i saj p\u00ebr \u00e7rob\u00ebrimin e Kosov\u00ebs. Pse e ka kapluar Kosov\u00ebn varf\u00ebria e qytetarit t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb? Kush mund ta nxjerr\u00eb Kosov\u00ebn nga terri ekonomik n\u00eb drit\u00ebn e mbar\u00ebvajtjes sociale? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Kontributi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i diaspor\u00ebs ka qen\u00eb mbrojtja e familjeve q\u00eb t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohen pushtuesit p\u00ebr shkaqe ekonomike, pastaj p\u00ebr ekzistimin e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn amtare dhe p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsisht nga fakti se qeveria n\u00eb ekzil edhe i ka keqp\u00ebrdorur k\u00ebto t\u00eb holla, duke ndar\u00eb nj\u00eb shum\u00eb kolosale p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet private. P\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb sot, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar poena, thirren n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish presidentit Rugova, me t\u00eb cilin gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb konflikt dhe e kan\u00eb urrejtur. K\u00ebt\u00eb e din\u00eb gadi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse i ndjeri Rugova nuk meriton elozhe t\u00eb ekzagjeruara (De mortuis nihil nisi bene \/ P\u00ebr t\u00eb vdekurin vet\u00ebm mir\u00eb duhet t\u00eb flitet), epitete t\u00eb latrta q\u00eb paraqesin kultin e nj\u00eb personi, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri negative pagane. Megjithat\u00eb, meritat e tij p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pakontestueshme. LDK-ja, pas vdekjes s\u00eb Rugov\u00ebs rr\u00ebshqiti si thiu n\u00eb akull, duke u ndar\u00eb n\u00eb disa deg\u00eb. Lider\u00ebt e k\u00ebtyre fraksioneve kund\u00ebrshtare reciproke, thirren n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Rugov\u00ebs, por nuk kan\u00eb kurrfar\u00eb lidhjesh me filozofin\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>B. Y.: A \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb jan\u00eb formuar parti t\u00eb shumta politike n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe te shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Mjerisht, ne shqiptar\u00ebt nuk kemi aft\u00ebsi politike dhe diplomatike, dhe ende nuk e kemi kuptuar si duhet demokracin\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb dy-tri partive politike, jan\u00eb formuar rreth 40 subjekte politike n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Maqedoni, kurse n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore, shtat\u00eb parti. Sa m\u00eb shum\u00eb parti, aq m\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr\u00e7arja mes popullit. Populli duhet unjisuar e jo p\u00ebr\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>B. Y.: Shqiptar\u00ebt e Zvicr\u00ebs Ju respektojn\u00eb p\u00ebr angazhimin Tuaj n\u00eb favor t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn okupim. Cili ka qen\u00eb aktiviteti Juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Un\u00eb si jasht\u00ebpartiak kam vepruar nj\u00ebsoj, si p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, poashtu edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore. K\u00ebt\u00eb ide nuk e ndryshoj dot as pas vdekjes sime. Shqiptar\u00ebt kurrsesi nuk b\u00ebn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa shtete, me fajin e faktorit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe atij t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>B. Y.: Cili \u00ebsht\u00eb mendimi Juaj lidhur me subjektin fetar te kombi shqiptar? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Fati i madh q\u00eb shqiptar\u00ebt, me tri konfesione (katolike, ortodokse dhe myslimane), gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb tolerant\u00eb ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Kjo tradit\u00eb duhet vazhduar. Sa i p\u00ebrket fes\u00eb myslimane t\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkas edhe un\u00eb formalisht, besimi islam duhet t\u00eb distancohet nga shkenca dhe nga shteti secular. Feja islame i ka shkollat e veta fetare, kurse n\u00ebp\u00ebr shkolla laike nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb implikohet m\u00ebsimi fetar. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb duke u propaganduar me t\u00eb madhe q\u00eb femrat myslimane t\u00eb bartin shamin\u00eb, madje edhe n\u00eb shkoll\u00eb, sepse feja nuk fshihet n\u00ebn shami por n\u00eb kok\u00eb. Kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me burimin e fes\u00eb respektive.<\/p>\n<p>\u00c7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, kleri mysliman shqiptar as q\u00eb \u00ebsht\u00eb interesuar dhe as q\u00eb ka ndikuar tek shtetet arabe q\u00eb ta njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Beogradi propagandon me t\u00eb madhe gjoja se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs qenkan mysliman\u00eb fundamentalist\u00eb, me q\u00ebllim djall\u00ebzor p\u00ebr ta penguar njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga shtetet e bot\u00ebs, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mundohet t\u2019i bind\u00eb arab\u00ebt se po k\u00ebta shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me fen\u00eb silame. Kontrast! Kjo politik\u00eb dhe diplomaci perfide e zyrtar\u00ebve aktual\u00eb t\u00eb Beogradit \u00ebsht\u00eb duke luajtur rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr satanizimin e kombit shqiptar n\u00eb suaza nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>B. Y.: Kemi d\u00ebgjuar se keni qen\u00eb i persekutuar politik me t\u00ebr\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit, dhe se keni dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr organizimin e manifestimeve n\u00eb favor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. Kemi d\u00ebgjuar se keni vepruar p\u00ebr unitetin komb\u00ebtar n\u00ebp\u00ebr ndeja, biseda, mbledhje, klube, tubime, fjalime, protesta, demonstrata, mitingje, se keni qen\u00eb orator i flakt\u00eb dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv i tubimeve shqiptare n\u00eb diaspor\u00eb, q\u00eb nga Zvicra, Gjermania, Franca, Skandinavia, Austria, Italia, Turqia, Shqip\u00ebria e deri n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Nga buron kjo energji e pashtershme dhe vullnet i madh p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kauz\u00ebn shqiptare n\u00eb bot\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrgjigjes e dhat\u00eb Ju n\u00eb kuadrin e pyetjes. I edukuar n\u00eb familje dhe i inspiruar prej veprave t\u00eb rilind\u00ebsve tan\u00eb, duke par\u00eb se pushtuesi serb e torturonte popullin tim me metoda t\u00eb ndryshme, duke filluar me pushtime trojesh, p\u00ebrndjekje, arrestime, maltretime fizike dhe mendore, burgosje, d\u00ebbime, ekspoloatime ekonomike, t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb ndikuar q\u00eb t\u2019u rezistoj me q\u00ebndres\u00eb dhe ta mbaj t\u00eb pashuar flak\u00ebn e shqiptarizmit n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>B. Y. Gjithashtu kemi d\u00ebgjuar se keni krijuar admirim t\u00eb pashoq te pala kroate kur keni marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tubim madh\u00ebshtor n\u00eb Bern t\u00eb Zvicr\u00ebs, t\u00eb organizuar nga Marko Veselica dhe Ante Kova\u00e7eviq, t\u00eb cil\u00ebt pas fjalimit t\u00eb tyre t\u00eb kan\u00eb ftuar n\u00eb tribun\u00eb p\u00ebr t\u2019iu drejtuar mas\u00ebs. Si u prit\u00ebn fjal\u00ebt Tuaja n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Marko Veselica dhe Ante Kova\u00e7eviq kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb burgosur politik\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb Titos, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur 80% e kuadrove t\u00eb larta ushtarake dhe policore t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb ishin n\u00eb duart e serb\u00ebve. N\u00eb burg ata kishin njohur edhe shum\u00eb shqiptar\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe Adem Dema\u00e7in, prej t\u00eb cil\u00ebve i kish m\u00ebsuar edhe disa fjal\u00eb shqipe. Fillimisht mua m\u2019u drejtuan n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe m\u00eb p\u00ebrqafuan sipas tradit\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Pasi e mora fjal\u00ebn, e elektrizova mas\u00ebn e p\u00ebr\u00ebb\u00ebr\u00eb nga kroat\u00eb, slloven\u00eb dhe boshnjak\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb isha i vetmi shqiptar, duke apeluar se t\u00eb gjith\u00eb ne e kemi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politik\u00ebn dominuse, hegjemoniste, serbomadhe, prandaj duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga ky sundim i paduruesh\u00ebm. Masa \u00e7do fjali time e nd\u00ebrpriste me duartrokitje. N\u00eb fund thash se fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb fjalim jan\u00eb fjal\u00ebt e poetit kroat Ivan Gunduli\u00e7, i cili i ka dh\u00ebn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>B. Y.: Sipas mendimit Tuaj, cila \u00ebsht\u00eb Meka shqiptare? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: Kisha e Sh\u00ebn Kolit n\u00eb Lezh\u00eb ku gjendet varri i Gjergj Kastrioti-Sk\u00ebnderbeut. Pelegrinazhi i shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb kryhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb e jo n\u00eb shkret\u00ebrirat e Arabis\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm kaq! Kosova mund t\u00eb dal\u00eb nga kolapsi ekonomik dhe shoq\u00ebror p\u00ebrmes nj\u00eb presidenti me konfesion katolik. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kurse Qeveria dhe Parlamenti duhet t\u00eb veprojn\u00eb sipas modelit demokratik t\u00eb Per\u00ebndimit. Kush \u00ebsht\u00eb duke udh\u00ebhequr me Kosov\u00ebn? Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb e drejton pjesa m\u00eb e madhe e kuadrove ish komuniste t\u00eb konvertuar n\u00eb pseudodemokrat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>B. Y.: Si e parashihni Ju zgjidhjen e drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare shqiptare? <\/strong><\/p>\n<p><strong>F. K<\/strong>.: E vetmja zgjidhje e drejt\u00eb dhe e plot\u00eb e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb bashkimi i t\u00eb gjitha trojeve me popullat\u00ebn e saj autoktone, n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm komb\u00ebtar: Shqip\u00ebria etnike.<\/p>\n<p>(Intervist\u00ebn e realizoi n\u00eb Bukuresht: <strong>Baki Ymeri<\/strong>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Intervist\u00eb me profesorin Fehmi Kelmendi nga Zvicra) B. Ymeri: I respektuar mik! Vizita Juaj n\u00eb Bukuresht, dhe sidomos p\u00ebrurimi i librit Tuaj \u201cGolgota kosovare\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb impuls i konsolidimit t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb rumuno-shqiptare. Afrim, njohje, mir\u00ebnjohje, respekt dhe afirmim. Cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet Tuaja nga Bukureshti? F. Kelmendi: \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4561","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Intervist\u00eb me profesorin Fehmi Kelmendi nga Zvicra) B. Ymeri: I respektuar mik! Vizita Juaj n\u00eb Bukuresht, dhe sidomos p\u00ebrurimi i librit Tuaj \u201cGolgota kosovare\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb impuls i konsolidimit t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb rumuno-shqiptare. Afrim, njohje, mir\u00ebnjohje, respekt dhe afirmim. Cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet Tuaja nga Bukureshti? F. Kelmendi: \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-11-01T08:32:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb\",\"datePublished\":\"2010-11-01T08:32:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/\"},\"wordCount\":2772,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg\",\"datePublished\":\"2010-11-01T08:32:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/11\\\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(Intervist\u00eb me profesorin Fehmi Kelmendi nga Zvicra) B. Ymeri: I respektuar mik! Vizita Juaj n\u00eb Bukuresht, dhe sidomos p\u00ebrurimi i librit Tuaj \u201cGolgota kosovare\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb impuls i konsolidimit t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb rumuno-shqiptare. Afrim, njohje, mir\u00ebnjohje, respekt dhe afirmim. Cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet Tuaja nga Bukureshti? F. Kelmendi: \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb vi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-11-01T08:32:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb","datePublished":"2010-11-01T08:32:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/"},"wordCount":2772,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/","name":"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg","datePublished":"2010-11-01T08:32:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/11\/monika_bukura_f_kelmendi_xh_maksuti.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-komb-nje-flamur-dhe-nje-gjuhe-per-te-gjithe-shqiptaret-kudo-qe-jane\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb komb, nj\u00eb flamur dhe nj\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4561"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4561\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}