{"id":4557,"date":"2010-10-31T21:50:15","date_gmt":"2010-10-31T20:50:15","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4557"},"modified":"2010-10-31T21:50:15","modified_gmt":"2010-10-31T20:50:15","slug":"hallet-dhe-idealet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/","title":{"rendered":"HALLET DHE IDEALET"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4274\" title=\"Kim Mehmeti\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/kim_mehmeti.jpg\" alt=\"\" width=\"180\" height=\"226\" \/><br \/>\n<strong>Kim Mehmeti<\/strong><\/p>\n<p><em>SCRIPTA MANENT<\/em><\/p>\n<p>Nuk e kisha takuar q\u00eb nga viti 2001, kur m\u00eb erdhi n\u00eb zyr\u00eb nj\u00ebsoj si para ca dit\u00ebve, por asokohe ishte i buz\u00ebqeshur, e tani fytyr\u00ebn ia kishte mbuluar nj\u00eb hije m\u00ebrzie. Dallimi mes takimit ton\u00eb t\u00eb para disa dit\u00ebve dhe atij t\u00eb larg\u00ebtit, nuk kishte t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me buz\u00ebqeshjen e tij t\u00eb dikurshme dhe m\u00ebrzin\u00eb e tanishme n\u00eb fytyr\u00eb, por edhe me at\u00eb se at\u00ebher\u00eb e prisja t\u00eb vij\u00eb, e tani erdhi i paftuar. Asokohe ishte thuajse f\u00ebmij\u00eb, ende pa i mbushur t\u00eb nj\u00ebzetat. Ishte djali dhe f\u00ebmija i vet\u00ebm i nj\u00eb mikut tim, i cili paraprakisht m\u00eb tregoi hallin q\u00eb kishte me t\u00eb birin dhe k\u00ebrkonte ta ndihmoja: pasi atij vet\u00eb nuk ia nxirrte goja t\u2019i thot\u00eb t\u00eb mos shkoj\u00eb atje ku e thirrshin shok\u00ebt, k\u00ebrkonte nga un\u00eb ta bindja birin e tij t\u00eb vazhdonte vitin e par\u00eb t\u00eb studimeve, e t\u00eb mos i bashk\u00ebngjitej U\u00c7K-s\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Por, nj\u00ebsoj si edhe mikut tim, edhe mua assesi nuk m\u00eb jepej t\u2019i thosha \u2013 mos shko, andaj b\u00ebra nj\u00eb strategji tjet\u00ebr si ta shtyja sa m\u00eb shum\u00eb shkuarjen e tij n\u00eb luft\u00eb. Pra, kur asokohe m\u00eb erdhi n\u00eb zyr\u00eb, i propozova t\u00eb priste, me arsyetimin se me duhej koh\u00eb t\u00eb kontaktoja me ata \u201ct\u00eb malit\u201d, q\u00eb t\u00eb m\u00eb tregonin ku t\u00eb lajm\u00ebrohej dhe si t\u00eb arrinte deri atje, e n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpresoja se konflikti nd\u00ebrkoh\u00eb do p\u00ebrfundonte. Pastaj, ai erdhi edhe disa her\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb m\u00eb pyeste a e kisha rregulluar pun\u00ebn dhe ku duhej t\u00eb paraqitej.<\/p>\n<p>Shkurt th\u00ebn\u00eb, asaj pranvere t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb vitit 2001, b\u00ebra \u00e7mos q\u00eb ta zvarrisja shkuarjen e djalit t\u00eb mikut tim n\u00eb radh\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, sa shkaku i mosh\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb re, po aq ngaq\u00eb ishte f\u00ebmij\u00eb i vet\u00ebm edhe pse e dija se edhe p\u00ebr prindin q\u00eb ka shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, \u00e7donj\u00ebri nga ata, \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm dhe i ve\u00e7ant\u00eb. Por, mbase ai e lexoi \u201cstrategjin\u00eb\u201d time, andaj p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb u zhduk e dhe nuk erdhi kurr\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00eb takonte. N\u00eb vend t\u00eb tij, vinte i ati, i cili kishte nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb: t\u2019i lajm\u00ebrohesha ndonj\u00eb miku tim atje \u201cn\u00eb mal\u201d, e ta lusja mund\u00ebsisht ta kontrollonte vrullin rinor t\u00eb djalit t\u00eb tij. Nuk kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr si ta qet\u00ebsoja zemr\u00ebn e nj\u00eb prindi, p\u00ebrpos t\u00eb shtiresha se \u00e7do dit\u00eb kontaktoja me komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, duke mos i treguar se edhe me ato disa miq nga rajoni i Likov\u00ebs s\u00eb Kumanov\u00ebs, e kisha nd\u00ebrprer\u00eb komunikimin pasi q\u00eb, shkaku i siguris\u00eb, komandant\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, asokohe ua kishin marr\u00eb telefonat celular\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe jo se nuk u p\u00ebrpoqa t\u00eb gjeja ndonj\u00eb lidhje e t\u00eb informohesha se ku ndodhej i biri, por nuk ia dola t\u00eb b\u00ebja asgj\u00eb konkrete. Megjithat\u00eb, pyetjeve t\u00eb mikut tim se a kisha kontaktuar me ndonj\u00ebrin \u201cnga ata kryesor\u00ebt\u201d, u p\u00ebrgjigjesha se \u00e7do gj\u00eb e kisha rregulluar dhe se i biri i tij \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kujdesin e njer\u00ebzve q\u00eb u besoj. Pra, i qet\u00ebsoja prind\u00ebrit e tij, por disa muaj me radh\u00eb jetoja me frik\u00ebn mos i ndodhte di\u00e7ka q\u00eb pastaj t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn t\u00eb mbaja mbi shpin\u00eb barr\u00ebn e g\u00ebnjeshtr\u00ebs sime. Por, ec e thuaj se Zoti nuk i ndihmon ngandonj\u00ebher\u00eb edhe g\u00ebnjeshtar\u00ebt: djali i mikut tim u kthye nga lufta sh\u00ebndosh e mir\u00eb, e mua m\u00eb mbeti nderi i pamerituar se kisha b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ai t\u00eb mos p\u00ebsonte gjat\u00eb konfliktit t\u00eb 2001.<\/p>\n<p>Ja, ai i riu i dikursh\u00ebm i buz\u00ebqeshur, e tani nj\u00eb nj\u00ebzeten\u00ebnt\u00ebvje\u00e7ar\u00eb i m\u00ebrzitur, \u00ebsht\u00eb ulur p\u00ebrball\u00eb meje. E pyes pse nuk erdhi asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb m\u00eb tregonte si kishte kaluar me shok\u00ebt e luft\u00ebs dhe qesh\u00ebm t\u00eb dy, mbase shkaku se p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrmend\u00ebm loj\u00ebn q\u00eb ia kishim kurdisur un\u00eb dhe babai i tij. Pastaj, ai vendos mbi tavolin\u00eb gazet\u00ebn e p\u00ebrditshme maqedonase ku at\u00eb dit\u00eb ishte botuar edhe nj\u00eb dosje e radh\u00ebs p\u00ebr \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt\u201d e policis\u00eb serbe nga radh\u00ebt e BDI-s\u00eb. K\u00ebsaj radhe b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dosje trishtuese, at\u00eb p\u00ebr nj\u00ebrin nga themeluesit e U\u00c7K-s\u00eb dhe udh\u00ebheq\u00ebs i saj gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Maqedoni. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai nxori nga xhepi dhe disa fotografi t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb konfliktit t\u00eb 2001. N\u00eb mesin e tyre \u00ebsht\u00eb edhe ajo ku ai mburrsh\u00ebm q\u00ebndron pran\u00eb komandant\u00ebve t\u00eb vet. Nuk e kuptoj \u00e7\u2019k\u00ebrkon nga un\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast ai e ul kok\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019ke, e pyes duke mos e kuptuar \u00e7ka e mundon. Un\u00eb mburresha me U\u00c7K-n\u00eb, m\u00eb thot\u00eb ai. Vazhdo t\u00eb mburresh edhe m\u00eb tej, i them, vazhdo t\u00eb jetosh me krenarin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb riu q\u00eb u tregua m\u00eb i guximsh\u00ebm se un\u00eb dhe prind\u00ebrit frikacak\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb \u00e7mos ta pengonim shkuarjen e tij n\u00eb radh\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. Por, kujt t\u2019i besoj tani, k\u00ebsaj q\u00eb thuhet n\u00ebp\u00ebr dosje, apo asaj q\u00eb i besoja un\u00eb, m\u00eb pyet ai. Mos i beso askujt derisa t\u00eb zbardhet e t\u00ebr\u00eb e v\u00ebrteta, i them. Besoji idealit t\u00ebnd, besoji emblem\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe mos i lejo askujt ta njollos\u00eb at\u00eb, sepse ajo nuk ng\u00ebrthen n\u00eb vetvete as vlerat e as t\u00eb metat e nj\u00eb individi, por idealin e nj\u00eb rinie q\u00eb flijoi m\u00eb t\u00eb vlefshmen q\u00eb pati p\u00ebr popullin e vet. M\u00ebsohuni ju t\u00eb rinjt\u00eb t\u2019i besoni vepr\u00ebs q\u00eb b\u00ebni, e jo personazheve q\u00eb duan at\u00eb ta p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb si pron\u00eb t\u00eb tyre, vazhdoj ta qet\u00ebsoj.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb shikon i habitur. I grumbullon fotografit\u00eb e shp\u00ebrndara mbi tavolin\u00ebn time t\u00eb pun\u00ebs dhe kujdessh\u00ebm i fut n\u00eb xhep. Pastaj i them se jeta \u00ebsht\u00eb betej\u00eb mes t\u00eb mir\u00ebs e t\u00eb keqes, se njeriu duhet t\u2019i besoj\u00eb t\u00eb mir\u00ebs n\u00eb vetvete dhe at\u00eb duhet ta mbroj\u00eb nga e keqja e t\u00eb tjer\u00ebve. Pastaj, i shpjegoj se edhe un\u00eb i kam p\u00ebrkrahur ata q\u00eb tani i akuzojn\u00eb si ish-spiun\u00eb t\u00eb policis\u00eb serbe, i them se gjithmon\u00eb do mburrem me tekstet ku shpalosja q\u00ebllimet antishqiptare t\u00eb atyre q\u00eb donin e duan ta zhvler\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb e do e b\u00ebj pse i besoj idealit t\u00eb asaj rinie dhe t\u00eb popullit tim, e jo individ\u00ebve t\u00eb caktuar, i them t\u00eb riut t\u00eb cilit ngadal\u00eb i kthehet buzagazi n\u00eb fytyr\u00eb. Pastaj, ai m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet e un\u00eb mbetem n\u00eb zyr\u00eb i bindur se kemi rini t\u00eb mrekullueshme t\u00eb cil\u00ebn duhet ta mbrojm\u00eb nga prodhuesit e balt\u00ebs politike dhe nga intrigat e s\u00eb djeshmes.<\/p>\n<p>Po, ai shkoi, e mua m\u00eb la thuajse me po at\u00eb trishtim q\u00eb ndieja n\u00eb vitin 2001 kur babai i tij m\u00eb lajm\u00ebroi se me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra djali nuk i ishte kthyer n\u00eb sht\u00ebpi. At\u00eb dit\u00eb ai e la n\u00eb zyr\u00ebn time trishtimin e gjith\u00eb atyre net\u00ebve t\u00eb larg\u00ebta kur ai ishte n\u00eb \u201cmal\u201d e un\u00eb i kisha g\u00ebnjyer prind\u00ebrit e tij se kisha folur me ata t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb, ngaq\u00eb e kishin djal\u00eb dhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vet\u00ebm. Dhe ai u kthye n\u00eb sht\u00ebpi sh\u00ebndosh e mir\u00eb, ngaq\u00eb e kishte mbrojtur besimi rinor n\u00eb idealin e vjet\u00ebr me qindra vite t\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb \u00ebnd\u00ebrronte lirin\u00eb e vet. Ai shkoi e un\u00eb fillova t\u00eb mendoj p\u00ebr ata q\u00eb tani kan\u00eb dilema kujt t\u2019i besojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj fillova t\u00eb p\u00ebrballesha me hamend\u00ebsime vall\u00eb \u00e7\u2019dometh\u00ebnie t\u2019u jepja k\u00ebtyre dosjeve, shkaku i t\u00eb cilave shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb ndihen si t\u00eb mbuluar nga mjegulla e paqart\u00ebsive, e q\u00eb ndoshta \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi par\u00ebsor i atyre q\u00eb i shpalosin ato. Dhe p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb m\u00eb erdhi keq pse nuk m\u2019u kujtua t\u2019i them t\u00eb riut q\u00eb posa e braktisi zyr\u00ebn time se, kjo q\u00eb ndodh \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrthim i qelbit nga plag\u00ebt e s\u00eb djeshmes son\u00eb, andaj kjo rini nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb t\u00eb infektohet nga ajo qelb\u00ebsir\u00eb. Duhej t\u2019i thosha se kjo q\u00eb ndodh me subjektet politike t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, shpjegon se ato ishin e mbet\u00ebn n\u00eb periferi t\u00eb ngjarjeve dhe objekt manipulimi i t\u00eb tjer\u00ebve me ta, se mbet\u00ebn sh\u00ebrb\u00ebtore t\u00eb qarqeve politike maqedonase, e jo t\u00eb popullit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe shum\u00eb\u00e7ka doja t\u2019i them t\u00eb riut q\u00eb k\u00ebrkonte shpjegim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb u ndodh sot shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, por ajo ishte dit\u00eb kur edhe un\u00eb jetoja n\u00eb mjegull\u00ebn e paqart\u00ebsive, ishte dit\u00eb kur e kupton sa i pafuqish\u00ebm ndihet nj\u00eb popull q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb cil\u00ebt nuk mund ta mbrojn\u00eb as vetveten nga manipulimet policore, e le m\u00eb popullin. Pra, ajo ishte dit\u00eb kur e kupton se edhe pas nj\u00ebzet viteve pavar\u00ebsi t\u00eb Maqedonis\u00eb, shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb t\u00eb, ende ka mbetur n\u00ebn kontrollin e qarqeve policore maqedonaso-serbe, t\u00eb cilat qarqe kur t\u00eb duan mund t\u00eb iniciojn\u00eb grindje nd\u00ebrpartiake brendashqiptare, e q\u00eb pastaj ato m\u00eb leht\u00eb t\u00eb mund t\u2019i pastrojn\u00eb llogarit\u00eb me shqiptar\u00ebt \u201ce rreziksh\u00ebm\u201d p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>Andaj edhe \u00ebsht\u00eb e pamundur ta kuptosh se kush ua kurdis k\u00ebt\u00eb loj\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm: qarqet policore serbe, apo Gruevski i ndihmuar nga Beogradi. \u00cbsht\u00eb e pamundur ta kuptosh se vall\u00eb k\u00ebto dosje kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i zbulojn\u00eb, apo t\u2019i mbulojn\u00eb spiun\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb. Por, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: duke qen\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb zgjedhin se a do b\u00ebhen p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb denj\u00eb politik\u00eb t\u00eb popullit t\u00eb vet, apo kapitalist\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm, shumica e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb zgjodh\u00ebn t\u00eb pasuroheshin n\u00eb llogari t\u00eb popullit, andaj tani duhet ta paguajn\u00eb fatur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb. Fatur\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, vasali herdo-kurdo e paguan me kok\u00ebn e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kim Mehmeti SCRIPTA MANENT Nuk e kisha takuar q\u00eb nga viti 2001, kur m\u00eb erdhi n\u00eb zyr\u00eb nj\u00ebsoj si para ca dit\u00ebve, por asokohe ishte i buz\u00ebqeshur, e tani fytyr\u00ebn ia kishte mbuluar nj\u00eb hije m\u00ebrzie. Dallimi mes takimit ton\u00eb t\u00eb para disa dit\u00ebve dhe atij t\u00eb larg\u00ebtit, nuk kishte t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me buz\u00ebqeshjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4557","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>HALLET DHE IDEALET - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"HALLET DHE IDEALET - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kim Mehmeti SCRIPTA MANENT Nuk e kisha takuar q\u00eb nga viti 2001, kur m\u00eb erdhi n\u00eb zyr\u00eb nj\u00ebsoj si para ca dit\u00ebve, por asokohe ishte i buz\u00ebqeshur, e tani fytyr\u00ebn ia kishte mbuluar nj\u00eb hije m\u00ebrzie. Dallimi mes takimit ton\u00eb t\u00eb para disa dit\u00ebve dhe atij t\u00eb larg\u00ebtit, nuk kishte t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me buz\u00ebqeshjen [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-31T20:50:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/kim_mehmeti.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"HALLET DHE IDEALET\",\"datePublished\":\"2010-10-31T20:50:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/\"},\"wordCount\":1769,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/kim_mehmeti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/\",\"name\":\"HALLET DHE IDEALET - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/kim_mehmeti.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-31T20:50:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/kim_mehmeti.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/kim_mehmeti.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hallet-dhe-idealet\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"HALLET DHE IDEALET\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"HALLET DHE IDEALET - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"HALLET DHE IDEALET - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Kim Mehmeti SCRIPTA MANENT Nuk e kisha takuar q\u00eb nga viti 2001, kur m\u00eb erdhi n\u00eb zyr\u00eb nj\u00ebsoj si para ca dit\u00ebve, por asokohe ishte i buz\u00ebqeshur, e tani fytyr\u00ebn ia kishte mbuluar nj\u00eb hije m\u00ebrzie. Dallimi mes takimit ton\u00eb t\u00eb para disa dit\u00ebve dhe atij t\u00eb larg\u00ebtit, nuk kishte t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me buz\u00ebqeshjen [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-31T20:50:15+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/kim_mehmeti.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"HALLET DHE IDEALET","datePublished":"2010-10-31T20:50:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/"},"wordCount":1769,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/kim_mehmeti.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/","name":"HALLET DHE IDEALET - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/kim_mehmeti.jpg","datePublished":"2010-10-31T20:50:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/kim_mehmeti.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/kim_mehmeti.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hallet-dhe-idealet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"HALLET DHE IDEALET"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4557"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4557\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}