{"id":4556,"date":"2013-09-01T13:51:35","date_gmt":"2013-09-01T12:51:35","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4556"},"modified":"2013-09-01T13:51:35","modified_gmt":"2013-09-01T12:51:35","slug":"stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/","title":{"rendered":"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ilir Yzeiri\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg\" width=\"150\" \/> <strong>Ilir Yzeiri<\/strong>, <em>1 Shtator 2013<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Stjuardesa<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Para disa koh\u00ebsh, media u p\u00ebrmbush me lajme p\u00ebr dhun\u00eb ndaj femrave dhe p\u00ebr vrasjen e tyre nga bashk\u00ebshort\u00eb t\u00eb dehur, agresiv\u00eb q\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb vras\u00ebs makab\u00ebr. Ata i q\u00ebllojn\u00eb grat\u00eb e tyre, n\u00ebnat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, her\u00eb me kallashnikov, her\u00eb me thik\u00eb ose edhe i mbysin me duar. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, krime t\u00eb tilla ndodhin n\u00eb sy t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pjella e \u00e7iftit shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitar fatkeq e tragjik dhe sheh t\u2019i p\u00ebrmbyset bota magjike e ngjizjes s\u00eb jet\u00ebs e t\u2019i kthehet nga nj\u00eb streh\u00eb e \u00ebmb\u00ebl dhe e ngroht\u00eb n\u00eb nj\u00eb ferr makab\u00ebr. Ky lloj krimi nuk \u00ebsht\u00eb shqiptar, por \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzor dhe i p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha qytet\u00ebrimet.<\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Italin\u00eb fqinje, nj\u00eb avokat karriere dhe i suksessh\u00ebm e masakroi t\u00eb dashur\u00ebn e tij, vet\u00ebm pse ajo nuk donte t\u00eb vazhdonte m\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me t\u00eb. Ai e ftoi n\u00eb dark\u00ebn e fundit dhe e mbyti me duar e pastaj e masakroi me thik\u00eb. Me kufom\u00ebn n\u00eb bagazhin e makin\u00ebs, udh\u00ebtoi mbi nj\u00ebqind kilometra derisa u kap nga policia. Nj\u00eb krim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb frekuent edhe n\u00eb Franc\u00eb, e me k\u00ebt\u00eb rast, e p\u00ebrditshmja franceze \u201cLe Monde\u201d, n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim redaksional thoshte se p\u00ebrdorimi i alkoolit n\u00eb vendet per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet e dhun\u00ebs ndaj femrave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vendet ku alkooli \u00ebsht\u00eb i ndaluar me ligj, kjo lloj dhune nuk njihet.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb t\u00eb dyja rastet, si at\u00ebher\u00eb kur alkooli ndalohet me ligj, si at\u00ebher\u00eb kur lejohet, femra \u00ebsht\u00eb objekt dhune. N\u00eb rastin e dyt\u00eb, n\u00eb vendet ku alkooli ndalohet me ligj, femra, si\u00e7 e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, shtypet e shkat\u00ebrrohet prej abuzimeve t\u00eb tjera, q\u00eb jan\u00eb sidomos ato me karakter civilizues. Asaj i mohohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb drejtash q\u00eb u lejohen meshkujve dhe, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, trajtohet si nj\u00eb kafsh\u00eb sht\u00ebpiake, si\u00e7 thoshte dikur propaganda ateiste shqiptare. Mir\u00ebpo, n\u00eb Shqip\u00ebri, historikisht \u00ebsht\u00eb shfaqur edhe nj\u00eb krim tjet\u00ebr, q\u00eb ka p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qend\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr, vet\u00ebm se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, femra \u00ebsht\u00eb n\u00eb rolin e vras\u00ebsit, t\u00eb cubit dhe t\u00eb kriminelit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb tipologji e t\u00ebr\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare q\u00eb e paraqet femr\u00ebn n\u00eb rolin e nxit\u00ebsit t\u00eb konfliktit dhe t\u00eb marrjes s\u00eb hakut apo t\u00eb larjes s\u00eb borxhit. Nj\u00eb tipologji e till\u00eb \u00ebsht\u00eb mish\u00ebruar sidomos n\u00eb figur\u00ebn e gruas luft\u00ebtare me kallashnikov n\u00eb dor\u00eb e me bomba n\u00eb brez, q\u00eb lufton p\u00ebr vatan e p\u00ebr nder. Ideologjia komuniste e nxiste krijimin e figur\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs q\u00eb p\u00ebr nder e p\u00ebr vatan e hedh djalin n\u00eb flak\u00eb e n\u00eb zjarr. Kjo mend\u00ebsi romantiko-folklorike e paraqet femr\u00ebn apo n\u00ebn\u00ebn, apo m\u00eb tej edhe gruan, si gjeneratorin q\u00eb ushqen me rrym\u00eb t\u00eb vazhduar tensionin e luft\u00ebs. Drit\u00ebro Agolli e ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb brilante k\u00ebt\u00eb tip gruaje apo n\u00ebne n\u00eb figur\u00ebn e hall\u00ebs te \u201cNjeriu me top\u201d.<\/p>\n<p>Ajo i kujton or\u00eb e \u00e7ast Mato Grud\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb vras\u00eb Fiz\u00ebt, ajo edhe vet\u00eb \u00ebsht\u00eb sinonim i vdekjes q\u00eb ec\u00ebn n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb me t\u00eb gjall\u00ebt. N\u00eb memorien kolektive dhe n\u00eb imazhin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ne nuk kemi t\u00eb ruajtur ndonj\u00eb figur\u00eb femre q\u00eb na paraqitet me sensualitet. \u201cMotra Tone\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e till\u00eb, por ajo rri gjith\u00eb droje para femrave me kominoshe e me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb mbush\u00ebn artin dhe piktur\u00ebn socialiste. P\u00ebr fat t\u00eb keq, nj\u00eb tipologji e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb edhe sot dhe nj\u00eb kod i t\u00ebr\u00eb abstrakt q\u00eb i vishet konstitucionit psikik t\u00eb shqiptarit p\u00ebrdoret nga k\u00ebto femra, si mburoj\u00eb dhe si arm\u00eb p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj meshkujve sidomos.<\/p>\n<p>Ngjarja e fundit, ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb sportit \u201cAli Demi\u201d, \u00ebsht\u00eb po aq makabre sa ajo e masakr\u00ebs mbi gruan n\u00eb sy t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Nj\u00eb stjuardes\u00eb del bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebm\u00ebn nga sht\u00ebpia dhe nis nj\u00eb sherr banal me nj\u00eb pun\u00ebtor t\u00eb gjor\u00eb, sepse ai, pa dashje, i kishte z\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn. Kjo fem\u00ebr, ashtu si ajo vajza vlonjate q\u00eb th\u00ebrret v\u00ebllain pse nj\u00eb djal\u00eb i k\u00ebrkon numrin e telefonit, ngjajn\u00eb me hall\u00ebn e Mato Grud\u00ebs dhe kan\u00eb nj\u00eb urrejtje t\u00eb pashpjegueshme p\u00ebr tjetrin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm nga ato dhe q\u00eb u l\u00ebndon nderin. K\u00ebto femra i p\u00ebrdorin t\u00eb dashurit e tyre si antitank.<\/p>\n<p>Vajza nga Vlora, thell\u00eb n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdije mendon jo se ka nj\u00eb v\u00eblla t\u00eb fort\u00eb q\u00eb e ruan at\u00eb nga djemt\u00eb dhe q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb superiore, jo, ajo mendon se ka nj\u00eb antitank n\u00eb sht\u00ebpi dhe mund ta p\u00ebrdor\u00eb kur t\u00eb doj\u00eb, por sidomos at\u00ebher\u00eb kur i l\u00ebndohet sedra dhe i preket nderi. Stjuardesa q\u00eb futi n\u00eb varr nj\u00eb saldator t\u00eb pafajsh\u00ebm, deri at\u00eb dit\u00eb ecte kryelart\u00eb dhe vriste e priste se kishte diku t\u00eb fshehur jo nj\u00eb t\u00eb dashur, por nj\u00eb arm\u00eb q\u00eb ajo mund ta p\u00ebrdorte kund\u00ebr cilitdo q\u00eb do ta shihte pak shtremb\u00ebr.<\/p>\n<p>K\u00ebto femra nuk e kan\u00eb ndjenj\u00ebn e jet\u00ebs. K\u00ebto femra q\u00eb i p\u00ebrdorin t\u00eb dashurit e tyre qoft\u00eb ky v\u00ebllai apo i dashuri, si antitank, jan\u00eb po aq fajtore sa edhe burrat q\u00eb masakrojn\u00eb grat\u00eb e tyre n\u00eb gjendje t\u00eb dehur. Me nj\u00eb ndryshim, k\u00ebto lloj femrash nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin alkool, sepse ato jan\u00eb t\u00eb dehura gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me ndjenj\u00ebn e hakmarrjes dhe t\u00eb revanshit ndaj femrave apo meshkujve q\u00eb i l\u00ebndojn\u00eb n\u00eb sedr\u00ebn abstrakte t\u00eb nderit apo t\u00eb personalitetit. Ato nuk ecin me pistolet\u00eb n\u00eb brez si t\u00eb fort\u00ebt e Bllokut, por dalin me antitank n\u00eb krah dhe jan\u00eb gati \u201ct\u2019i q\u2026 robt m\u00eb t\u00eb bukurit\u201d, si\u00e7 shprehen vet\u00eb k\u00ebto lloj femrash me buz\u00eb t\u00eb fryra dhe me v\u00ebshtrim t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u2026dhe Florion Mima<\/strong><\/p>\n<p>Florion Mima \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb i qeveris\u00eb n\u00eb ikje. Mir\u00ebpo ai \u00ebsht\u00eb edhe djali i aktorit m\u00eb t\u00eb madh shqiptar, sipas mendimit tim, i Prokop Mim\u00ebs. Skena shqiptare v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb gjej\u00eb m\u00eb nj\u00eb aktor brilant si ai, me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, me nj\u00eb plastik\u00eb t\u00eb paarritshme dhe me nj\u00eb fines\u00eb q\u00eb mund ta gjesh vet\u00ebm tek Al Pa\u00e7ino apo te Robert de Niro. T\u00eb kesh mbi supe nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb till\u00eb, pra t\u00eb kesh nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb till\u00eb p\u00ebr ta ruajtur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi jo e vog\u00ebl. Mir\u00ebpo, p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb k\u00ebta nj\u00ebzet\u00eb e ca vjet, shqiptar\u00ebt po i bjerrin vlerat dhe po e shkat\u00ebrrojn\u00eb kodin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb rastet e krimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, shqiptar\u00ebt, qoft\u00eb femra apo meshkuj, b\u00ebjn\u00eb kujdes q\u00eb t\u00eb shfaqin nj\u00eb moral hipokrit e abstrakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb tjetrit, p\u00ebrball\u00eb komshiut apo syrit q\u00eb na sheh n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb rastin e Mim\u00ebs, pasardh\u00ebsit e njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj shnd\u00ebrrohen padashur n\u00eb ikona dhe modele q\u00eb mund t\u00eb imitohen. Mir\u00ebpo djali i Prokop Mim\u00ebs po e mbyll karrier\u00ebn e tij politike me nj\u00eb firm\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar, kriminale madje. Ai firmosi q\u00eb Konvikti i Shkoll\u00ebs s\u00eb Mesme t\u00eb Gjuh\u00ebve t\u00eb Huaja t\u2019i kaloj\u00eb nj\u00eb universiteti privat. Ajo godin\u00eb ka nj\u00eb histori dhe ashtu si SHQUP-i kan\u00eb nj\u00eb simbolik\u00eb, jan\u00eb si ato teqet\u00eb e bektashinjve q\u00eb nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb zyra kooperative aq leht\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ti, i dashur Florion, duhet ta dish se Tirana ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme, se gjimnazi \u201cIsmail Qemali\u201d q\u00eb ndodhet pran\u00eb ATSH-s\u00eb dhe q\u00eb regjistron f\u00ebmij\u00ebt e familjeve q\u00eb kan\u00eb populluar gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb vendosur mbi Qytetin Studenti e Saukun po ashtu, ky gjimnaz, pra, e b\u00ebn m\u00ebsimin me tri turne dhe i ka klasat me 50 vet\u00eb. Mir\u00ebpo ti, pa t\u2019u dridhur dora firmose q\u00eb kjo godin\u00eb t\u2019i kaloj\u00eb nj\u00eb universiteti privat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ti e l\u00ebndove kujtimin e babait t\u00ebnd, sepse ti do t\u00eb mbahesh mend si njeriu q\u00eb i \u00e7on deri n\u00eb absurd qokat e Sali Berish\u00ebs, si njeriu q\u00eb varrose nj\u00eb institucion p\u00ebr nj\u00eb biznes privat.<\/p>\n<p>Ata f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb edhe sivjet n\u00eb gjimnazin \u201cIsmail Qemali\u201d me turne dhe do t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb klasat e tejmbushura do t\u00eb kujtohen nj\u00eb dit\u00eb se k\u00ebt\u00eb gj\u00ebm\u00eb ua b\u00ebri djali i aktorit m\u00eb t\u00eb madh shqiptar, djali i Prokop Mim\u00ebs, sepse ajo godin\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej shkoll\u00eb e mesme publike. Nuk e di se \u00e7\u2019do t\u00eb thon\u00eb p\u00ebr mbiemrin t\u00ebnd, por un\u00eb personalisht po t\u00eb them se duhet t\u00eb ishe menduar Florion, se ti ke nj\u00eb mbiem\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb dish ta ruash, q\u00eb t\u00eb mos thon\u00eb nes\u00ebr se k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe na e b\u00ebri djali i Prokop Mim\u00ebs, jo k\u00ebt\u00eb nuk duhet ta thon\u00eb\u2026 mua t\u00eb pakt\u00ebn nuk m\u00eb vjen mir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilir Yzeiri, 1 Shtator 2013 Stjuardesa Para disa koh\u00ebsh, media u p\u00ebrmbush me lajme p\u00ebr dhun\u00eb ndaj femrave dhe p\u00ebr vrasjen e tyre nga bashk\u00ebshort\u00eb t\u00eb dehur, agresiv\u00eb q\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb vras\u00ebs makab\u00ebr. Ata i q\u00ebllojn\u00eb grat\u00eb e tyre, n\u00ebnat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, her\u00eb me kallashnikov, her\u00eb me thik\u00eb ose edhe i mbysin me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ilir Yzeiri, 1 Shtator 2013 Stjuardesa Para disa koh\u00ebsh, media u p\u00ebrmbush me lajme p\u00ebr dhun\u00eb ndaj femrave dhe p\u00ebr vrasjen e tyre nga bashk\u00ebshort\u00eb t\u00eb dehur, agresiv\u00eb q\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb vras\u00ebs makab\u00ebr. Ata i q\u00ebllojn\u00eb grat\u00eb e tyre, n\u00ebnat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, her\u00eb me kallashnikov, her\u00eb me thik\u00eb ose edhe i mbysin me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-09-01T12:51:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima\",\"datePublished\":\"2013-09-01T12:51:35+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-01T12:51:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/\"},\"wordCount\":1625,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/\",\"name\":\"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg\",\"datePublished\":\"2013-09-01T12:51:35+00:00\",\"dateModified\":\"2013-09-01T12:51:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ilir Yzeiri, 1 Shtator 2013 Stjuardesa Para disa koh\u00ebsh, media u p\u00ebrmbush me lajme p\u00ebr dhun\u00eb ndaj femrave dhe p\u00ebr vrasjen e tyre nga bashk\u00ebshort\u00eb t\u00eb dehur, agresiv\u00eb q\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb vras\u00ebs makab\u00ebr. Ata i q\u00ebllojn\u00eb grat\u00eb e tyre, n\u00ebnat e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, her\u00eb me kallashnikov, her\u00eb me thik\u00eb ose edhe i mbysin me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-09-01T12:51:35+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima","datePublished":"2013-09-01T12:51:35+00:00","dateModified":"2013-09-01T12:51:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/"},"wordCount":1625,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/","name":"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg","datePublished":"2013-09-01T12:51:35+00:00","dateModified":"2013-09-01T12:51:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/ilir_yzeiri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/stjuardesa-vrasese-dhe-florion-mima\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Stjuardesa \u201cvras\u00ebse\u201d\u2026 dhe Florion Mima"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4556"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4556"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4556\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}