{"id":4553,"date":"2012-08-21T10:20:00","date_gmt":"2012-08-21T09:20:00","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4553"},"modified":"2012-08-21T10:20:00","modified_gmt":"2012-08-21T09:20:00","slug":"enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/","title":{"rendered":"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arb\u00ebn Xhaferi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri_rrefen.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Enver Robelli<\/strong>, gazetari q\u00eb solli filozofin\u00eb e Arb\u00ebn Xhaferit n\u00eb 40 pyetjet e botuara n\u00eb librin \u201cArb\u00ebn Xhaferi rr\u00ebfen, n\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kuptimit\u201d, do t\u00eb kishte dashur ta zgjeronte akoma m\u00eb shum\u00eb rr\u00ebfimin e mendimtarit dhe filozofit t\u00eb politik\u00ebs mbar\u00ebshqiptare. P\u00ebr muaj me radh\u00eb ai bisedoi me Arb\u00ebn Xhaferin p\u00ebr fen\u00eb, politik\u00ebn, kinematografin\u00eb, familjen, p\u00ebr vesin dhe virtytin\u2026por jo p\u00ebr gjith\u00e7ka. \u201cPo ta ribotoja librin, do t\u00eb isha gati edhe p\u00ebr 200 pyetje t\u00eb tjera, sepse ende kam gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb kan\u00eb mbetur peng\u201d, \u2013 do t\u00eb shprehej autori Robelli n\u00eb promovimin e librit \u201cArb\u00ebn Xhaferi rr\u00ebfen, n\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kuptimit\u201d, q\u00eb u organizua n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>E kush m\u00eb mir\u00eb se Enver Robelli do t\u00eb mund t\u00eb na fliste p\u00ebr njeriun Arb\u00ebn Xhaferi?!.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr t\u00eb \u201cMapo Libri\u201d, gazetari preferoi t\u00eb dilte jasht\u00eb kornizave mediatike t\u00eb rr\u00ebfimit. Ai preferoi t\u00eb na vizatonte Arb\u00ebn Xhaferin, 64 vitet e t\u00eb cilit nuk ishin thjesht numra. A.T<\/p>\n<p>Nga <strong>Enver Robelli<\/strong><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\n\u201cZotin K. e pyet\u00ebn: \u2018\u00c7far\u00eb b\u00ebni kur e doni nj\u00eb njeri?\u2019 \u2018E b\u00ebj nj\u00eb skic\u00eb t\u00eb tij\u2019, tha zoti K., \u2018dhe kujdesem q\u00eb ai t\u2019i p\u00ebrngjaj\u00eb asaj\u2019. \u2018Kush? Skica?\u2019 \u2018Jo, \u2013 tha zoti K., \u2013 Njeriu\u2019\u201d.<br \/>\n<strong>2<\/strong>.<br \/>\nNj\u00ebjt\u00eb si shkrimtari gjerman Bertolt Brechti n\u00eb rr\u00ebfimet e tij t\u00eb vogla mbi dhe me zotin Keuner, edhe Arb\u00ebn Xhaferi gjat\u00eb angazhimit t\u00eb tij publik b\u00ebnte skica. Skica shqiptar\u00ebsh. Ai i vizatonte ata p\u00ebrmes mendimeve. I idealizonte. Besonte se nga thell\u00ebsia e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare do t\u00eb buroj\u00eb e mira dhe ajo, nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ngadh\u00ebnjej\u00eb mbi t\u00eb keqen. Arb\u00ebn Xhaferi d\u00ebshironte q\u00eb skicat e tij mbi shqiptar\u00ebt ideal\u00eb t\u2019u p\u00ebrngjajn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve real\u00eb.<br \/>\n<strong>3<\/strong>.<br \/>\nSkica e Arb\u00ebn Xhaferit mbeti e pap\u00ebrfunduar.<br \/>\n<strong>4<\/strong>.<br \/>\nNjeriu vdes dy her\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb kur ndahet nga kjo bot\u00eb. Dhe s\u00eb dyti, kur e harrojn\u00eb ata q\u00eb mbesin pas tij.<br \/>\n<strong>5<\/strong>.<br \/>\nArb\u00ebn Xhaferi ka l\u00ebn\u00eb disa gjurm\u00eb, t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb paharruesh\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb shqiptare kudo n\u00eb Ballkan dhe te \u00e7do shqiptar kudo tjet\u00ebr n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.<br \/>\n<strong>6<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb \u201cannus mirabalis\u201d, n\u00eb vitin e mrekullive, m\u00eb 1999, kur bota e civilizuar per\u00ebndimore \u00e7liroi Kosov\u00ebn, Arb\u00ebn Xhaferi ishte politikan me ndikim t\u00eb madh n\u00eb Maqedoni. Partia e tij ishte pjes\u00eb e koalicionit qeveritar. Nga kjo pozit\u00eb Xhaferi dha kontribut vendimtar q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb gjenin strehim e shp\u00ebtim n\u00eb Maqedoni. Nj\u00eb val\u00eb e madhe solidariteti e shqiptar\u00ebve t\u00eb atjesh\u00ebm mbetet kapitull i ndritur i historis\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan.<br \/>\n<strong>7<\/strong>.<br \/>\nAi ishte mb\u00ebshtet\u00ebs i madh i l\u00ebvizjes \u00e7lirimtare n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb frontin politik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb politikan\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm.<br \/>\n<strong>8<\/strong>.<br \/>\nMe angazhimin e tij politik n\u00eb Maqedoni, ai u p\u00ebrpoq q\u00eb vokabularin e debatit publik ta avancoj\u00eb n\u00eb aspektin cil\u00ebsor, p\u00ebrmbajt\u00ebsor dhe artikulues.<br \/>\n<strong>9<\/strong>.<br \/>\nTetova, qyteti ku u lind, sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij, duhej t\u00eb b\u00ebhej qend\u00ebr e arsimimit dhe e evropianizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb. Deri n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e Jugosllavis\u00eb k\u00ebt\u00eb rol e kishte luajtur Prishtina. Me heqjen e autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Beogradi, me p\u00ebrz\u00ebnien e shqiptar\u00ebve nga shkollat fillore, gjimnazet dhe Universiteti i Prishtin\u00ebs, kryeqyteti i Kosov\u00ebs e humbi edhe funksionin e qendr\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n<strong>10<\/strong>.<br \/>\nArb\u00ebn Xhaferi p\u00ebrmes koalicionit me konservativ\u00ebt maqedonas t\u00eb VMRO-s\u00eb krijoi disa mund\u00ebsi p\u00ebr dep\u00ebrtimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb sektorin publik, n\u00eb zyra qeveritare dhe nd\u00ebrmarrje publike.<br \/>\n<strong>11<\/strong>.<br \/>\nAshtu si shum\u00eb grupe t\u00eb tjera politike t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, edhe partia e Xhaferit, rrjedhimisht, nuk mbeti e paprekur nga fenomeni i korrupsionit. I manipulimit t\u00eb votave. I kurtheve politike.<br \/>\n<strong>12<\/strong>.<br \/>\nSi shumica e lider\u00ebve politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Ballkan, as Arb\u00ebn Xhaferi nuk arriti q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij \u2013 derisa ishte gjall\u00eb \u2013 t\u2019i p\u00ebrkrah\u00eb politikan\u00ebt shteghap\u00ebs, ata q\u00eb i p\u00ebrkushtohen zhvillimit, demokratizimit, p\u00ebrparimit.<br \/>\n<strong>13<\/strong>.<br \/>\nMegjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, Xhaferi tregoi pjekuri politike kur n\u00eb vitin 2001, pas shp\u00ebrthimit t\u00eb kryengritjes shqiptare n\u00eb Maqedoni, luft\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb i futi n\u00ebn ombrell\u00ebn politike, ua hoqi atyre imazhin e halabak\u00ebve dhe, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, u b\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i tyre n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve n\u00eb Oh\u00ebr.<br \/>\n<strong>14<\/strong>.<br \/>\nNdoshta \u00ebsht\u00eb legjend\u00eb, por edhe si e till\u00eb e shpjegon mir\u00eb mentalitetin e disa shqiptar\u00ebve p\u00ebr aventura politike pa program, si\u00e7 ishte kryengritja e vitit 2001. Pasi kishte shp\u00ebrthyer lufta n\u00eb Maqedoni, disa luft\u00ebtar\u00eb shqiptar\u00eb marrin n\u00ebn kontroll katundin e madh t\u00eb Hara\u00e7in\u00ebs. Dikush nga qeveria e Athin\u00ebs i telefonon Arb\u00ebn Xhaferit dhe i lutet t\u00eb ndikoj\u00eb te \u201crebel\u00ebt e Ali Ahmetit\u201d q\u00eb t\u00eb ken\u00eb kujdes dhe mos ta sulmojn\u00eb rafinerin\u00eb e naft\u00ebs af\u00ebr Shkupit. Xhaferi, thuhet se ishte p\u00ebrgjigjur k\u00ebshtu: \u201cDyshoj n\u00ebse ata e din\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb rafineria\u201d.<br \/>\n<strong>15<\/strong>.<br \/>\nPas uljes s\u00eb shtizave gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb vitit 2001, raportet mes partis\u00eb s\u00eb Xhaferit (PDSH) dhe asaj t\u00eb Ali Ahmetit (BDI) u ashp\u00ebrsuan. Eksponent\u00eb t\u00eb PDSH-s\u00eb akuzuan Ahmetin dhe politikan\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb tij p\u00ebr bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimin sekret jugosllav. U krijua nj\u00eb mjegull e helm\u00ebt politike, u publikuan e shp\u00ebrndan\u00eb dokumente q\u00eb gjoja provonin spiunll\u00ebkun, por n\u00eb fakt, ato letra nuk d\u00ebshmuan asgj\u00eb. Humbi besimi edhe ashtu minimal mes politikan\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni. Nuk dihet tash se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtra. Duket se disa bajraktar\u00eb t\u00eb atjesh\u00ebm shqiptar\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm instrumente t\u00eb sh\u00ebrbimeve maqedonase n\u00eb luft\u00ebn me dosje.<br \/>\n<strong>16<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb mosbesimi, n\u00eb varrimin e Arb\u00ebn Xhaferit mungoi edhe Ali Ahmeti. Kjo munges\u00eb e Ahmetit flet shum\u00eb p\u00ebr klim\u00ebn politike mes shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni.<br \/>\n<strong>17<\/strong>.<br \/>\nKacafytja e vazhdueshme mes partive shqiptare n\u00eb Maqedoni b\u00ebri q\u00eb disa analist\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb deklarojn\u00eb se lufta e vitit 2001 nuk ishte kryengritje p\u00ebr liri e t\u00eb drejta komb\u00ebtare, por p\u00ebr resurse e tender\u00eb.<br \/>\n<strong>18<\/strong>.<br \/>\nI lodhur nga s\u00ebmundja, Arb\u00ebn Xhaferi nuk pati forc\u00eb (ndoshta as vullnet) t\u00eb luaj\u00eb rolin e qet\u00ebsuesit dhe udh\u00ebrr\u00ebfyesit aktiv.<br \/>\n<strong>19<\/strong>.<br \/>\nAi, faktikisht u t\u00ebrhoq nga politika; mbeti vet\u00ebm deputet. Dergjej, lexonte, mendonte, shkruante nga kulla e tij virtuale.<br \/>\n<strong>20<\/strong>.<br \/>\nTekstet e tij nisi t\u2019i botonte n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb (kryesisht te \u201cKoha Ditore\u201d dhe te \u201cShekulli\u201d). Obsesioni i tij ishte bashkimi i shqiptar\u00ebve. Nuk besonte m\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shumetnike. Ndon\u00ebse n\u00eb koalicion me nacional-konservativ\u00ebt maqedonas partia e tij n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve \u201990 predikonte p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn.<br \/>\n<strong>21<\/strong>.<br \/>\nShpejt u b\u00eb i njohur dhe i popullarizuar. I p\u00eblqente t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb debate e takime, madje edhe at\u00ebher\u00eb kur \u00e7do aktivitet ia v\u00ebshtir\u00ebsonte s\u00ebmundja dhe kur as publiku nuk ndihej mir\u00eb p\u00ebrball\u00eb l\u00ebngat\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\n<strong>22<\/strong>.<br \/>\nD\u00ebshira e tij p\u00ebr komunikim, kultivimi i rregullt i kontakteve e dallonin Arb\u00ebn Xhaferin nga politikan\u00ebt dhe t\u00eb ashtuquajturit intelektual\u00eb shqiptar\u00eb. Me vullnetin e nj\u00eb \u00e7uni q\u00eb prek horizontet e bukura t\u00eb jet\u00ebs, ai p\u00ebrgjigjej n\u00eb \u00e7do mesazh telefonik dhe email. Kur vonohej, k\u00ebrkonte falje. S\u00ebmundja\u2026<br \/>\n<strong>23<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb mesin e rr\u00ebnojave dhe kaosit shqiptar, Arb\u00ebn Xhaferi p\u00ebrpiqej t\u00eb ishte normal. T\u00eb jesh normal sot n\u00eb mesin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, nuk \u00ebsht\u00eb pak.<br \/>\n<strong>24<\/strong>.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai \u00e7mohej edhe nga gazetar\u00ebt e huaj.<br \/>\n<strong>25<\/strong>.<br \/>\nPas Ibrahim Rugov\u00ebs, Xhaferi \u00ebsht\u00eb i vetmi politikan shqiptar q\u00eb me rastin e vdekjes kujtohet me fjal\u00eb t\u00eb zgjedhura n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\n<strong>26<\/strong>.<br \/>\nJavier Solana, tani pensionist mjaft aktiv n\u00eb debate publike, shkroi n\u00eb Twitter se Xhaferi i ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh vendit t\u00eb tij. \u201cShpresoj se njer\u00ebzit do ta kujtojn\u00eb at\u00eb\u201d.<br \/>\n<strong>27<\/strong>.<br \/>\nMinistri i Jasht\u00ebm i Bullgaris\u00eb, Nikollaj Mlladenov, shkroi po ashtu n\u00eb Twitter: \u201cLideri i shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb, Xhaferi, do t\u00eb mungoj\u00eb. Nj\u00eb lider vizionar n\u00eb Ballkan, i cili besonte n\u00eb paqe dhe integrim t\u00eb rajonit\u201d.<br \/>\n<strong>28<\/strong>.<br \/>\nN\u00ebse i krahasojm\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb personaliteteve t\u00eb huaja me ceremonin\u00eb shkel e shko t\u00eb varrimit t\u00eb Arb\u00ebn Xhaferit, at\u00ebher\u00eb pik\u00ebllimi n\u00eb opinionin shqiptar duhet t\u00eb jet\u00eb i shum\u00ebfisht\u00eb. Ai meritonte nj\u00eb ceremoni mortore dinjitoze. Si nj\u00ebrit prej politikan\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb n\u00eb dy dekadat e fundit, atij i takonte nj\u00eb varrim me protokoll shtet\u00ebror.<br \/>\n<strong>29<\/strong>.<br \/>\nPas vdekjes, shqiptar\u00ebt t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb qiell. K\u00ebshtu po veprohet edhe me Arb\u00ebn Xhaferin. Ata q\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli e injoronin, tash e mistifikojn\u00eb, duke treguar edhe anekdota gjoja mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse mbi miq\u00ebsin\u00eb me t\u00eb.<br \/>\n<strong>30<\/strong>.<br \/>\nNj\u00eb tem\u00eb q\u00eb Xhaferi e trajtonte vazhdimisht ishte raporti i shqiptar\u00ebve me serb\u00ebt, dy popuj q\u00eb kan\u00eb kaluar her\u00eb faza simbioze, her\u00eb periudha t\u00eb armiq\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjakshme. Meq\u00eb i idealizonte n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe shqiptar\u00ebt, Xhaferi jo rrall\u00eb problemet e tyre, mo\u00e7alin e tyre politik e shihte vet\u00ebm si pasoj\u00eb t\u00eb \u201cpushtimit nga t\u00eb huajt\u201d (osman\u00ebt, sllav\u00ebt). P\u00ebr t\u00eb, shqiptar\u00ebt ishin jetim\u00eb t\u00eb historis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishte t\u00eb drejt\u00eb pjes\u00ebrisht, por me \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs m\u00eb 1999, me avancimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve me Marr\u00ebveshjen e Ohrit, me pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, me an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, shqiptar\u00ebt pat\u00ebn shans t\u00eb tregojn\u00eb se jan\u00eb faktor politik n\u00eb Ballkan dhe nuk jan\u00eb m\u00eb jetim\u00eb t\u00eb historis\u00eb.<br \/>\n<strong>31<\/strong>.<br \/>\nMbase m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do politikan shqiptar, Xhaferi i p\u00ebrcillte me kujdes zhvillimet politike sidomos n\u00eb Serbi e Maqedoni. Shpesh analizat e tij mbi mend\u00ebsin\u00eb politike n\u00eb Beograd dhe Shkup, mbi rolin fatal t\u00eb intelektual\u00ebve serb\u00eb e maqedonas n\u00eb formulimin e politikave agresive ishin t\u00eb vlefshme p\u00ebr opinionin publik.<br \/>\n<strong>32<\/strong>.<br \/>\nSi kontrast drastik duhet p\u00ebrmendur nj\u00eb k\u00ebshilltar i ish-kryeministrit serb, Vojislav Koshtunica, i cili gjat\u00eb nj\u00eb konference t\u00eb politikan\u00ebve ballkanik\u00eb n\u00eb Luzern t\u00eb Zvicr\u00ebs (para disa vitesh) e kishte pyetur Arb\u00ebn Xhaferin: \u201cA jeni ju katolik apo mysliman?\u201d Aq e gjer\u00eb ishte dija e k\u00ebtij zyrtari serb mbi shqiptar\u00ebt.<br \/>\n<strong>33<\/strong>.<br \/>\nSi\u00e7 shkruan historiani zviceran, Oliver Schmitti n\u00eb nj\u00ebrin nga librat e tij, Serbia gjat\u00eb shekullit XX nuk ka synuar t\u2019i integroj\u00eb shqiptar\u00ebt. Ajo e d\u00ebshironte territorin pa shqiptar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim Beogradi nisi zbatimin e programeve shfaros\u00ebse, d\u00ebbuese, diskriminuese. Pothuaj nj\u00ebjt\u00eb veproi edhe Maqedonia, qoft\u00eb si republik\u00eb jugosllave, qoft\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb fillet e saj si shtet i pavarur.<br \/>\n<strong>34<\/strong>.<br \/>\nArb\u00ebn Xhaferi ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se politikisht po vepronte mes bashk\u00ebkomb\u00ebsve t\u00eb tij, q\u00eb ende oshilojn\u00eb mes identitetit post-otoman dhe retorik\u00ebs boshe proeuropiane. Kjo vlen ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shumic\u00ebn e trevave t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedoni, por as Kosova, as Shqip\u00ebria nuk jan\u00eb larg k\u00ebtij mentaliteti.<br \/>\n<strong>35<\/strong>.<br \/>\nXhaferi ishte kritik ndaj ndikimit turk n\u00eb viset shqiptare n\u00eb Ballkan. Nuk e kund\u00ebrshtonte bashk\u00ebpunimin ekonomik mbi bazat e interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Por \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri, ta z\u00ebm\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pazarll\u00ebk p\u00ebr interesa t\u00eb politikan\u00ebve pla\u00e7kit\u00ebs. Tashm\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb tabakun e argjendt\u00eb aeroporti i Prishtin\u00ebs, distribucioni i KEK-ut, n\u00eb radh\u00eb jan\u00eb posta, telekomi, ndoshta edhe ndonj\u00eb minier\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebrtimi i s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201crrug\u00eb e kombit\u201d \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr korrupsion kund\u00ebr nj\u00eb konsorciumi amerikano-turk dhe disa politikan\u00ebve shqiptar\u00eb.<br \/>\n<strong>36<\/strong>.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb shpjeguar pak sfondin historik duhet sjell\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb shembull: n\u00eb vitin 1928, n\u00eb parlamentin e Mbret\u00ebris\u00eb Serbe, Kroate e Sllovene n\u00eb Beograd u vra Stjepan Radici, nj\u00eb politikan kroat. Vras\u00ebs ishte Punisa Racici, malazez, i cili n\u00eb vitin 1920 kishte kandiduar n\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Partis\u00eb Radikale dhe Xhemijetit (partis\u00eb s\u00eb mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb). M\u00eb von\u00eb Racici kreu pun\u00ebt brutale t\u00eb Beogradit n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, aft\u00ebsia politike e shqiptar\u00ebve historikisht nuk ishte e theksuar sa duhet, madje shpesh vendimet qen\u00eb fatale, si\u00e7 tregon rasti i Racicit, i cili u zgjodh deputet me vota t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\n<strong>37<\/strong>.<br \/>\nMbi k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi historike dhe politike Arb\u00ebn Xhaferi u p\u00ebrpoq t\u00eb inicioj\u00eb di\u00e7ka si emancipim publik, shtet\u00ebror, kulturor, arsimor.<br \/>\n<strong>38<\/strong>.<br \/>\nAi ishte i bindur se me k\u00ebt\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb zbeht\u00eb historike dhe politike, shoq\u00ebrit\u00eb shqiptare jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak gjasa t\u00eb funksionojn\u00eb rregullt brenda shtetit maqedonas dhe n\u00eb Kosov\u00eb si shtet i pap\u00ebrfunduar.<br \/>\n<strong>39<\/strong>.<br \/>\nPor Xhaferi e kishte b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebrvoj\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb hidhur: kur shp\u00ebrtheu lufta m\u00eb 2001 dhe kur edhe te disa nacionalist\u00eb maqedonas dhe akademik\u00eb ekzistonte gatishm\u00ebria p\u00ebr ndarje territoriale, as Shqip\u00ebria, as Kosova nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb merrnin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb territor q\u00eb eventualisht do t\u00eb shk\u00ebputej nga Maqedonia.<br \/>\n<strong>40<\/strong>.<br \/>\nShqip\u00ebria ideale e Arb\u00ebn Xhaferit edhe sot \u00ebsht\u00eb larg Shqip\u00ebris\u00eb reale. E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<br \/>\n<strong>41<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb p\u00ebr bashkim komb\u00ebtar, p\u00ebr flamur me shkab\u00ebn \u201cme dy krena\u201d dhe rekuizita t\u00eb tjera q\u00eb ndezin epshin nacional flasin e \u00e7irren matrapaz\u00eb me pushtet, t\u00eb cil\u00ebt nat\u00ebn b\u00ebjn\u00eb biznese me oligark\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa dit\u00ebn luajn\u00eb rolin e patriotit.<br \/>\n<strong>42<\/strong>.<br \/>\nSh\u00ebnimet e Xhaferit p\u00ebr konsolidimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, ndoshta do t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb gjeneratave t\u00eb ardhshme si pik\u00ebnisje drejt projekteve t\u00eb reja politike. Projekti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i t\u00eb gjitha shoq\u00ebrive shqiptare n\u00eb Ballkan duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7lirimi nga prangat e politikan\u00ebve pla\u00e7kit\u00ebs.<br \/>\n<strong>43<\/strong>.<br \/>\nArb\u00ebn Xhaferi u nda fizikisht nga bashk\u00ebkomb\u00ebsit e tij n\u00eb nj\u00eb vit simbolik: n\u00eb 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur lider\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb nga sallonet e Evrop\u00ebs shikohen si zgjebanik\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. Por edhe zgjebanik\u00ebve diplomat\u00ebt din\u00eb t\u2019ua rrahin supet. Mjafton t\u2019i kryejn\u00eb detyrat e caktuara n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e shantazhit.<br \/>\n<strong>44<\/strong>.<br \/>\nArb\u00ebn Xhaferi nuk do t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmitar i marr\u00ebzive t\u00eb ardhshme politike. T\u00eb gjall\u00ebve u mbetet q\u00eb t\u00eb minimizojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundshme efektet negative t\u00eb marr\u00ebzive t\u00eb pritshme.<br \/>\n<strong>45<\/strong>.<br \/>\nXhaferi nuk ishte vet\u00ebm politikan. Dhe kjo e dallonte nga shum\u00eb politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb.<br \/>\n<strong>46<\/strong>.<br \/>\nKritik\u00ebn e filmit e kishte m\u00eb shum\u00eb se pasion.<br \/>\n<strong>47<\/strong>.<br \/>\nMe zem\u00ebrim e kishte shikuar parlamentin e mjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili nuk e nderoi aktorin Bekim Fehmiu me nj\u00eb minut\u00eb heshtje, sepse pask\u00ebsh jetuar n\u00eb Beograd. Xhaferi thoshte: \u201cBekim Fehmiu ishte nj\u00eb aktor i madh i p\u00ebrmasave bot\u00ebrore, pinjoll i nj\u00eb familjeje nacionaliste atdhetare, i cili n\u00eb \u00e7do rast e ka theksuar identitetin e tij komb\u00ebtar. Kur producent\u00ebt italian\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb ta shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb yll bot\u00ebror, k\u00ebrkuan nga ai q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb pak a shum\u00eb emrin dhe mbiemrin e tij, konform fonetik\u00ebs moderne. Sa m\u00eb kujtohet, propozimi ishte Backy Feymy, por ai kategorikisht refuzoi edhe ndryshimin e nj\u00eb g\u00ebrme t\u00eb vetme\u201d.<br \/>\n<strong>48<\/strong>.<br \/>\nViteve t\u00eb fundit, ndon\u00ebse vinte shpesh n\u00eb Kosov\u00eb, Xhaferi s\u2019mbante m\u00eb kontakte me politikan\u00ebt sundues t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve ua kishte hapur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm.<br \/>\n<strong>49<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ai thoshte: \u201cKoh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar. (\u2026) Rrethanat e reja krijojn\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb reja, ato t\u00eb vjetrat, pak nga pak, po zvet\u00ebnohen. Interesat e reja krijojn\u00eb nd\u00ebrveprime dhe relacione t\u00eb reja\u201d.<br \/>\n<strong>50<\/strong>.<br \/>\nP\u00ebr keqp\u00ebrdoruesit e shumt\u00eb t\u00eb liris\u00eb ai kishte k\u00ebt\u00eb mendim: \u201cLiria gjithmon\u00eb i zbut kriteret morale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shtetit, krijon lakmi dhe prirje, q\u00eb p\u00ebrmes korrupsionit dhe formave t\u00eb ndryshme jolegale t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen pozitat e tyre n\u00eb sistem\u201d.<br \/>\n<strong>51<\/strong>.<br \/>\nArb\u00ebn Xhaferi me paraqitjet e tij shkrimore n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb arriti shpesh t\u00eb b\u00ebj\u00eb jehon\u00eb n\u00eb mesin e publikut. Ishte nd\u00ebr publicist\u00ebt e pakt\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb lexohej gjithandej.<br \/>\n<strong>52<\/strong>.<br \/>\nMe kalimin e viteve e kishte konsoliduar autoritetin e tij n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike. Kjo i krijonte atij nj\u00ebfar\u00eb lirie t\u00eb atakonte t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb, sipas tij, e kritikonin gjoja pa t\u00eb drejt\u00eb kombin e tij shqiptar.<br \/>\n<strong>53<\/strong>.<br \/>\nPor Arb\u00ebn Xhaferi nuk ishte fanatik i pap\u00ebrmir\u00ebsuesh\u00ebm i mendimeve t\u00eb tij. Gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit disamujor me t\u00eb \u2013 p\u00ebr realizimin e librit \u201cN\u00eb Tetov\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kuptimit\u201d \u2013 ai u tregua i gatsh\u00ebm t\u00eb ndryshoj\u00eb, t\u00eb korrigjoj\u00eb dhe t\u00eb rishqyrtoj\u00eb disa mendime, t\u00eb cilat i kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb vrull e sip\u00ebr p\u00ebr ta theksuar dhe p\u00ebr ta spikatur synimin e shpjegimeve t\u00eb tij.<br \/>\n<strong>54<\/strong>.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb bilanc p\u00ebrfundimtar i angazhimit t\u00eb tij politik dhe publicistik.<br \/>\nDi\u00e7ka e till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e mundshme pas shum\u00eb vitesh.<br \/>\n<strong>55<\/strong>.<br \/>\nDeri at\u00ebher\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb shqiptare n\u00eb Ballkan duhet ta gjejn\u00eb paqen me vetveten.<br \/>\n<strong>56<\/strong>.<br \/>\nDuhet ta humanizojn\u00eb jet\u00ebn e tyre shoq\u00ebrore dhe ambientin politik.<br \/>\n<strong>57<\/strong>.<br \/>\nDuhet ta b\u00ebjn\u00eb realitet \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr europianizim.<br \/>\n<strong>58<\/strong>.<br \/>\nEuropianizimi fillon duke e p\u00ebrndritur shoq\u00ebrin\u00eb, duke e edukuar at\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallim mes s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes.<br \/>\n<strong>59<\/strong>.<br \/>\nKombi i Arb\u00ebn Xhaferit prej vitesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryq, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb orientimit.<br \/>\n<strong>60<\/strong>.<br \/>\nN\u00ebse n\u00eb nj\u00ebzet vitet e ardhshme nuk arrihet nj\u00eb transformim rr\u00ebnj\u00ebsor dhe pozitiv i shoq\u00ebris\u00eb, at\u00ebher\u00eb pak ia ka vlejtur edhe angazhimi i Xhaferit me shkrime.<br \/>\n<strong>61<\/strong>.<br \/>\nShoq\u00ebria shqiptare do t\u00eb ruante n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb meritore kujtimin p\u00ebr Xhaferin, n\u00ebse i merr parasysh disa prej k\u00ebshillave t\u00eb tij racionale.<br \/>\n<strong>62<\/strong>.<br \/>\nElozhet me fjal\u00eb boshe dhe piedestalet prej balte nuk do ta nderonin Xhaferin as tash, as n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\n<strong>63<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb e-mailin e tij t\u00eb fundit, t\u00eb d\u00ebrguar para disa jav\u00ebsh, Arb\u00ebn Xhaferi m\u00eb shkruante shkurt: \u201cT\u00eb fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin\u201d. K\u00ebshtu u mbyll nj\u00eb kapitull i bashk\u00ebbisedimit ton\u00eb intensiv disamujor, i cili buronte nga sinqeriteti i dyansh\u00ebm dhe kureshtja p\u00ebr trajtimin e temave t\u00eb zakonshme dhe t\u00eb pazakonshme.<br \/>\n<strong>64<\/strong>.<br \/>\n\u201cZoti Keuner tha: \u2018\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i m\u00ebsosh ata, me t\u00eb cil\u00ebt je i zem\u00ebruar. Por kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e domosdoshme, sepse sidomos ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti\u201d.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Arb\u00ebn Xhaferri\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri_promovimi.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Filozofia e Arb\u00ebn Xhaferit n\u00eb 40 pyetje<\/strong><\/p>\n<p><em>24 Shtator 2011<\/em><\/p>\n<p><em>Nga promovimi i librit n\u00eb UET<\/em><\/p>\n<p>Arb\u00ebn Xhaferi nuk druhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet \u00e7do lloj pyetjeje, q\u00eb nga jeta personale tek politika, tek ekzistenca e Zotit, pse jo edhe homoseksualiteti\u2026<\/p>\n<p>\u201cDo ta fal\u00ebnderoja p\u00ebr durimin dhe p\u00ebr lirin\u00eb\u201d, thot\u00eb gazetari Enver Robelli, i cili dje prezantoi librin \u201cArb\u00ebn Xhaferi rr\u00ebfen \u2013 N\u00eb Tetov\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kuptimit\u201d. Ajo q\u00eb nisi si nj\u00eb intervist\u00eb e thjesht\u00eb me politikanin e filozofin, si ato t\u00eb zakonshmet, standardet q\u00eb Robelli boton n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKoha\u201d, doli e denj\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb botim rresht treditor, por edhe t\u00eb p\u00ebrmblidhej n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. Pas prezantimit n\u00eb Prishtin\u00eb, libri erdhi dje edhe n\u00eb Tiran\u00eb, qytetin, p\u00ebr t\u00eb cilin Xhaferi do t\u00eb donte t\u00eb dinte m\u00eb shum\u00eb, madje edhe t\u00eb jetonte. P\u00ebr t\u00eb qe e pamundur t\u00eb vinte n\u00eb promovim, edhe pse ishte njoftuar ardhja e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit n\u00eb prezantimin e organizuar n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb mendje, Arb\u00ebn Xhaferi \u00ebsht\u00eb filozofi- politikan dhe politikani-filozof, model i dit\u00ebve tona. \u201cAi \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej mendimtar\u00ebve shqiptar\u00eb, i aft\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr shum\u00eb tema, vazhdon t\u00eb jet\u00eb i angazhuar dhe nuk \u00ebsht\u00eb i mbyllur n\u00eb at\u00eb kull\u00ebn e vet t\u00eb fildisht\u00eb, si b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb intelektual\u00eb. Nuk luan rolin e ndonj\u00eb snobi e nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb debate publike\u201d, thot\u00eb gazetari Robelli. \u201cN\u00ebse i referohemi dilem\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb Aristotelit, filozofi mbret apo mbreti filozof, shohim se<\/p>\n<p><em>Libri Titulli: \u201cArb\u00ebn Xhaferi rr\u00ebfen &#8211; N\u00eb Tetov\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kuptimit\u201d. Autori (intervistuesi): Enver Robelli Botuesi: \u201cKoha\u201d, Prishtin\u00eb Nr. i faqeve: 191 \u00c7mimi: 6 euro<\/em><\/p>\n<p>zakonisht gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit ka ndodhur q\u00eb k\u00ebto dy figura jan\u00eb ndar\u00eb ose nuk funksionojn\u00eb s\u00eb bashku. Kemi mbret\u00ebr q\u00eb nuk din\u00eb dhe filozof\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb gj\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Rasti i Arb\u00ebn Xhaferit, p\u00ebr aq sa ai ka kontribuar n\u00eb politik\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, \u00ebsht\u00eb bashkimi i lumtur i filozofit dhe i mbretit, n\u00eb kuptimin e politikanit vendimmarr\u00ebs n\u00eb instanca t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vendimmarr\u00ebse\u201d, tha Henri \u00c7ili, duke shtuar se Arb\u00ebn Xhaferi \u201cmund t\u00eb thuhet pa ekzagjerim, \u00ebsht\u00eb individi, ndoshta p\u00ebr nga formimi i tij filozofik, m\u00eb i ditur p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, politik\u00ebn, filozofin\u00eb, por q\u00eb ka pasur po ashtu shansin e madh q\u00eb ka qen\u00eb vendimmarr\u00ebs\u201d. Veton Surroi do t\u00eb ndalej pak tek vendimi i tij p\u00ebr t\u2019i hyr\u00eb politik\u00ebs, i cili \u201cka qen\u00eb nj\u00eb vendim racional, nj\u00eb vendim q\u00eb ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb projekti. Sipas k\u00ebtij projekti, hyrja n\u00eb politik\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet, t\u00eb racionalizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes kombeve n\u00eb Maqedoni. Ardhja e Arb\u00ebn Xhaferit n\u00eb Maqedoni ka sh\u00ebnuar nj\u00eb ndryshim konceptual n\u00eb form\u00ebn e t\u00eb jetuarit mes kombeve t\u00eb Maqedonis\u00eb me nj\u00eb pyetje elementare.<\/p>\n<p>N\u00ebse Maqedonia \u00ebsht\u00eb shtet multietnik, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i konfiguruar me t\u00eb drejta p\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb komb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejta shtes\u00eb?\u201d. Libri \u201cArb\u00ebn Xhaferi rr\u00ebfen\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i gjat\u00eb me 40 faqe, ku si\u00e7 tregon gazetari Robelli, n\u00eb t\u00eb shprehen \u201cjo vet\u00ebm mendimet e tij politike, q\u00eb her\u00eb pas here kemi rastin t\u2019i lexojm\u00eb n\u00eb media, por jeta e tij, jeta e nj\u00eb djaloshi q\u00eb e nisi rrug\u00ebtimin n\u00eb Tetov\u00eb e q\u00eb kur u b\u00eb m\u00ebsues ndihej sikur Migjeni, q\u00eb e vazhdoi rrug\u00ebtimin e tij mendor, intelektual me nj\u00eb kthes\u00eb nga Beogradi dhe u kthye n\u00eb Prishtin\u00eb, ku \u00ebnd\u00ebrronte dhe krijonte filma t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr Gjon Milin, dhe kur filloi t\u00eb merrej me politik\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 s\u00eb pari n\u00eb Kosov\u00eb, pastaj n\u00eb Maqedoni, duke ia kthyer sken\u00ebs politike n\u00eb Maqedoni, mendimin intelektual dhe filozofik dhe jo vet\u00ebm mendimin e \u00e7astit\u201d. Pasi mori p\u00ebrgjigjet e 40 pyetjeve, Robelli, do t\u00eb kishte dashur t\u2019i b\u00ebnte edhe 200 t\u00eb tjera. Do t\u00eb donte ta pyeste edhe p\u00ebr angazhimin e Turqis\u00eb, si nj\u00eb fuqi e re n\u00eb Ballkan, m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr fen\u00eb, shamit\u00eb e mbulimit, integrimin europian\u2026 K\u00ebt\u00eb shpreson ta realizoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrme jo shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>ALMA MILE<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver Robelli, gazetari q\u00eb solli filozofin\u00eb e Arb\u00ebn Xhaferit n\u00eb 40 pyetjet e botuara n\u00eb librin \u201cArb\u00ebn Xhaferi rr\u00ebfen, n\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kuptimit\u201d, do t\u00eb kishte dashur ta zgjeronte akoma m\u00eb shum\u00eb rr\u00ebfimin e mendimtarit dhe filozofit t\u00eb politik\u00ebs mbar\u00ebshqiptare. P\u00ebr muaj me radh\u00eb ai bisedoi me Arb\u00ebn Xhaferin p\u00ebr fen\u00eb, politik\u00ebn, kinematografin\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4553","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Enver Robelli, gazetari q\u00eb solli filozofin\u00eb e Arb\u00ebn Xhaferit n\u00eb 40 pyetjet e botuara n\u00eb librin \u201cArb\u00ebn Xhaferi rr\u00ebfen, n\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kuptimit\u201d, do t\u00eb kishte dashur ta zgjeronte akoma m\u00eb shum\u00eb rr\u00ebfimin e mendimtarit dhe filozofit t\u00eb politik\u00ebs mbar\u00ebshqiptare. P\u00ebr muaj me radh\u00eb ai bisedoi me Arb\u00ebn Xhaferin p\u00ebr fen\u00eb, politik\u00ebn, kinematografin\u00eb, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-21T09:20:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri_rrefen.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin\",\"datePublished\":\"2012-08-21T09:20:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/\"},\"wordCount\":3930,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri_rrefen.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/\",\"name\":\"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri_rrefen.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-21T09:20:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri_rrefen.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/arben_xhaferri_rrefen.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Enver Robelli, gazetari q\u00eb solli filozofin\u00eb e Arb\u00ebn Xhaferit n\u00eb 40 pyetjet e botuara n\u00eb librin \u201cArb\u00ebn Xhaferi rr\u00ebfen, n\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kuptimit\u201d, do t\u00eb kishte dashur ta zgjeronte akoma m\u00eb shum\u00eb rr\u00ebfimin e mendimtarit dhe filozofit t\u00eb politik\u00ebs mbar\u00ebshqiptare. P\u00ebr muaj me radh\u00eb ai bisedoi me Arb\u00ebn Xhaferin p\u00ebr fen\u00eb, politik\u00ebn, kinematografin\u00eb, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-21T09:20:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri_rrefen.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin","datePublished":"2012-08-21T09:20:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/"},"wordCount":3930,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri_rrefen.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/","name":"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri_rrefen.jpg","datePublished":"2012-08-21T09:20:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri_rrefen.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/arben_xhaferri_rrefen.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/enver-robelli-rrefen-per-arben-xhaferi-varrimi-shkel-e-shko-tani-e-mistifikojne-ata-qe-e-injoronin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Enver Robelli rr\u00ebfen p\u00ebr Arb\u00ebn Xhaferi: Varrimi shkel e shko, tani e mistifikojn\u00eb ata q\u00eb e injoronin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4553","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4553"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4553\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4553"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4553"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4553"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}