{"id":4541,"date":"2013-09-01T00:11:31","date_gmt":"2013-08-31T23:11:31","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4541"},"modified":"2013-09-01T00:11:31","modified_gmt":"2013-08-31T23:11:31","slug":"zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/","title":{"rendered":"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Kulture<\/strong><\/em> Nga <strong>ADMIRINA PE\u00c7I<\/strong>, <em>31 Gusht 2013<\/em><\/p>\n<p><em>TIRANE<\/em> &#8211; Nj\u00eb grup shkrimesh t\u00eb panjohura t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt k\u00ebrkimi p\u00ebr studiuesin Kolec \u00c7efa, nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs dhe kontribues i madh i mbledhjes dhe identifikimit t\u00eb saj. Ai pohon se ka v\u00ebn\u00eb re, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb botime ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhur krijmtaria letrare dhe studimore e Fisht\u00ebs vihet re mungesa e disa artikujve t\u00eb botuar n\u00eb shtypin e koh\u00ebs, t\u00eb cilave ju mungon autor\u00ebsia, por q\u00eb studiuesi i ka verifikuar p\u00ebrfundimisht se ato i p\u00ebrkasin At Fish\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"At Gjergj Fishta\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg\" width=\"300\" \/><strong>At Gjergj Fishta<\/strong><br \/>\n(<em>N\u00eb foto: At Gjergj Fishta<\/em>)<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gazet\u00ebn \u201cPosta e Shqypn\u00ecs\u201d jan\u00eb botue disa artikuj si: \u201cPermbi burim t\u00eb gjuhvet letrare\u201d dhe artikulli \u201cMikrob\u00ebt e gjuh\u00ebs shqype\u201d, t\u00eb cil\u00ebt, tue qen\u00eb pa firm\u00eb, jan\u00eb lan\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrmbledhjeve\u201d, sh\u00ebnon n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb tij Kolec \u00c7efa. Ai thekson se n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb edhe Prof. Kostallari i cili e p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb fakt. Ai shkruan: \u201cArtikulli nuk n\u00ebnshkruhet, por, sipas shum\u00eb shenjave, duket se mund t\u00eb jet\u00eb shkruar nga Gjergj Fishta, drejtues i k\u00ebtij organi\u201d. Po ashtu \u00c7efa pohon se edhe Prof. Dr. Nuri Gokaj i njeh p\u00ebr t\u00eb Fisht\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti gjuh\u00ebsor aq shpesh i rrahun prej Fisht\u00ebs, madje i rrahun me kultur\u00eb t\u00eb gjan\u00eb e pasion atdhetari per tan\u00eb jet\u00ebn, ka qen\u00eb i parapelqyem q\u00eb n\u00eb fillimet e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij. Edhe punoi e shkroi shum\u00eb p\u00ebr alfabetin ton\u00eb, gjuh\u00ebn shqipe e shkoll\u00ebn kombtare\u201d, v\u00ebren studiuesi \u00c7efa.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shkruante Fishta \u201cgjuha letrare \u00e2sht e ujdisme me shije estetike e e xjerrme prej gurret t\u00eb vet t\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb \u00e2sht goja e popullit, prej visarit t\u00eb kombit q\u00eb \u00e2sht literatura e p\u00ebrbame me mund e me koh\u00eb;\u2026 se p\u00ebr p\u00ebrparim t\u00eb gjuh\u00ebs amtare \u00e2sht nevoja me u librue \u00e7\u2019prej themelit politikisht\u201d; \u2026 se gjuh\u00ebn e nd\u00ebrtojn\u00eb shkrimtar\u00ebt e dijetar\u00ebt e zanatit\u201d.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo studiuesi \u00c7efa, shkruan se Fishta nuk pranonte dekrete as porosi nga nalt p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, nuk ishte p\u00ebr ngutje, nuk ishte p\u00ebr shartime dialektesh.<br \/>\n\u201cK\u00ebto mendime e trajtimi i k\u00ebtij subjekti, me stilin e tij fishtian; fjalori i tij i pasun e frazeologjia karakteristike n\u00eb pend\u00ebn e Fisht\u00ebs, m\u00eb \u00e7uen tek perfundimi se proza e pambledhun \u201cMikrob\u00ebt e gjuh\u00ebs shqype\u201d, si edhe \u201cP\u00ebrmbi burim t\u00eb gjuhvet letrare\u201d, sado pa firm\u00eb autori, (ka edhe shkrime tjera n\u00eb \u201cPost\u00eb\u2026\u201d t\u00eb Fisht\u00ebs pa firm\u00eb autori t\u00eb pambledhuna) kan\u00eb dal\u00eb nga mendja e penda e Fisht\u00ebs, prandaj duhet t\u00eb rreshtohet si krijim letrar i Fisht\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Fishta me fshatar\u00eb\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/fishta_me_fshatare.jpg\" width=\"500\" \/><br \/>\n<strong>At Gjergj Fishta me logo<\/strong><br \/>\n(<em>Foto e vjet\u00ebr e At Gjergj Fisht\u00ebs me fshatar\u00ebt e katundit Fisht\u00eb e riprodhuar n\u00eb vitin 1941 nga fotografi Shan Pici<\/em>)<\/p>\n<p>M\u00eb tej studiuesi Kolec \u00c7efa p\u00ebrmend se po n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPosta e Shqypn\u00ecs\u201d Fishta ka botuar nj\u00eb re\u00e7ension p\u00ebr vepr\u00ebn e Mjed\u00ebs \u201cJuvenilia\u201d, si edhe nj\u00eb recensioni t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr \u201cJuvenilian\u201d me titull \u201cLiteratur\u00eb shqype\u201d, si edhe nj\u00eb analiz\u00eb kritike p\u00ebr Koliqin. Por mjaft ngacmues \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shkrim, po ashtu i pafirmosur por q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se i takon Gjergj Fisht\u00ebs, i botuar n\u00eb vitin 1921 n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShkumbini\u201d me titullin \u201cFjal\u00eb t\u00eb reja e mentalitete t\u00eb vjetra\u201d.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb artikull sikurse edhe \u201cMikrobet e gjuh\u00ebs shqype\u201d po i sjellim m\u00eb posht\u00eb p\u00ebr lexuesin.<\/p>\n<p><strong>ARTIKULLI I DYT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>FJAL\u00cb T\u00cb REJA E MENTALITETE T\u00cb VJETRA<\/strong><\/p>\n<p>Sot \u00e2sht tuj u vra shqiptari me shqiptar\u00eb. Sot nji krahin\u00eb e p\u00ebrmendun e Shqipnis\u00eb, Mirdita, \u00e2sht tuj u la n\u00eb gjak t\u00eb shqyptar\u00ebvet! Pun\u00eb fort e lig\u00eb; pun\u00eb e keqe fort! Kush e ka fajin?<br \/>\nQatje kah nbarimi i qershorit t\u00eb k\u00ebtij vjeti doli fjala e mori dh\u00e9n, se paria e Mirdit\u00ebs, Z. Marka Gjoni i Gjomarkajve, po e kishte ba pleqni me kr\u00e9n t\u00eb vendit, m\u2019e shkep\u00eb Mirdit\u00ebn prej Qeverijet t\u00eb Tiran\u00ebs e me ngref\u00eb per te nji qeveri tjet\u00ebr t\u00eb re, e se, per me i dal\u00eb k\u00ebsaj pune n\u00eb krye, po kishte kalue deri n\u00eb Prizren, per me lyp\u00eb prej serb\u00ebve ndihm\u00eb financjare e ndihm\u00eb morale a diplomatike.<\/p>\n<p>Qeveria jon\u00eb e paska pas\u00eb ndie ket fjal\u00eb e menjiher\u00eb vendueka, me \u00e7ue n\u00eb Mirdit\u00eb nj\u00eb forc\u00eb ushtarake, per me prue me fuqi t\u2019 arm\u00ebve Marka Gjonin n\u00eb fille, me gjith kr\u00e9n e me gjith popull kreshnik t\u2019atij vendi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Posta e Shqypnis\u00eb\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/posta_e_shqypnise.jpg\" width=\"400\" \/><br \/>\n(<em>Foto e artikullit Mikrobet e gjuh\u00ebs shqype t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs botuar n\u00eb gazet\u00ebn Posta e Shqypnisn\u00eb vitin 1918<\/em>)<\/p>\n<p>T\u00eb ndershmit deputet\u00ebt e Shkodres, tuj marr\u00eb vesh se ishte kah m\u00ebkambej nji ushtri me i ra Mirdit\u00ebs, i t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebrejtjen qeveris\u00eb, se m\u00ebndorja e koh\u00ebve e e vendit e lypte, q\u00eb bashk\u00eb me ushtri t\u00eb d\u00ebrgohej edhe nj\u00eb komision, p\u00ebr me u marr\u00eb vesh nji her\u00eb ma para me Kapitan Marka Gjonin e me tjer\u00eb kr\u00e9n t\u00eb Mirdit\u00ebs mbi shkaqe t\u00eb verteta, q\u00eb i kishin shtye me lyp\u00eb t\u00eb ndamit e Mirdites prej qeverijet t\u00eb Tiran\u00ebs. Mbas projektit t\u00eb t\u00eb ndershemve deputet\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, komisioni do t\u00eb p\u00ebrbahej prej kat\u00ebr vet\u00ebve: tre zotni shkodran\u00eb, dy katolik\u00eb e nji muhamedan, e Bajram Beg Curri, i cili do t\u00eb ishte kryetar i komisjonit e komandar i ushtris\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb mos t\u00eb dilte kurrnji kund\u00ebrshtim i damsh\u00ebm nd\u00ebrmjet komisionit e komandet ushtarake.<\/p>\n<p>Proponuem Bajram Beg Currin, pse ky vet\u00eb e shpija e tij, jo ve\u00e7 mbas luftave e kryengritjeve, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto vjett e mbrame kan\u00eb sh\u00ebmtue vendin ton\u00eb, por edhe perpara, ishte n\u00eb lidhni miqasore me der\u00eb t\u00eb Gjomarkajve e me popull mbar\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs e, pse edhe vjet q\u00eb shkoi u diftue burr\u00eb e komandar i zoti n\u00eb t\u00eb shtypun t\u2019 esadist\u00ebve. Ma teper do dijt\u00eb, se i gjith populli katolik i Shqypnis\u00eb s\u00eb Eper ka nji besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb burrn\u00ec e n\u00eb bujar\u00ec t\u00eb k\u00ebtij burri t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Qeverija nji her\u00eb e parapa plot\u00ebsisht projektin e deputet\u00ebvet t\u00eb Shkodr\u00ebs, por mbasandej, per arsye q\u00eb parlamenti do ta kishte me detyr\u00eb me e dijt\u00eb, e qiti posht\u00eb. L\u00ebshoi esadistat prej burgut, siguroi miljonat n\u00eb kas\u00eb t\u00eb financ\u00ebs, edhe, n\u00ebn komand\u00eb t\u00eb Z. Kolonelit Ali Fehmi Bej Kosturit, ia l\u00ebshoi ushtrin\u00eb n\u00eb shpin\u00eb Mirdit\u00ebs. E k\u00ebshtu, shi n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb historike zun\u00eb me u vra e me u pre shqyptar\u00ebt ndermjet vedit.<\/p>\n<p>Edhe na jemi mendimit, q\u00eb n\u00eb Shqypni mos t\u00eb ket\u00eb ve\u00e7se nji qeveri t\u00eb vetme, pse k\u00ebshtu njinija e jeta e kombit sigurohet ma mir\u00eb. Por kur t\u00eb marrim para sysh, se edhe njeti aty-k\u00ebtu n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb ka shtete t\u00eb mbar\u00ebshtueme nder kantone, me nj\u00eb qeveri qandrore, si Austro-Hungarija motit e Helvecia n\u00eb dit\u00eb t\u00eb sodit, na, per me u dasht\u00eb me u dhan\u00eb fjal\u00ebvet kuptimin e vet t\u00eb vertet\u00eb, ma fort se nji tratti, \u00e7ashtjen e sotme t\u00eb Mirdit\u00ebs e mbajm\u00eb nji \u00e7ashtje politike t\u00eb permbrendshme: pse edhe qeverija nuk mundet me na vertetue pozitivisht, se me ket l\u00ebvizje Kapiten Marka Gjoni do pernjimend me i l\u00ebshue shteg jugosllavit, q\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb skele t\u00eb Shnjinit.<\/p>\n<p>Por edhe me pas\u00eb per t\u00eb ken\u00eb e vertet\u00eb kjo fjal\u00eb, nuk kishte me ken\u00eb arsye me u \u00e7ue na e me mbyt\u00eb shoqi-shoqin, tue ken\u00eb se t\u00eb l\u00ebshuemit a t\u00eb mosl\u00ebshuemit shteg jugosllav\u00ebve neper Mirdit\u00eb, nuk asht nji \u00e7ashtje kjo q\u00eb mund t\u00eb rregullohet prej Kapiten Marka Gjonit a Eljaz Beg Vrijonit, por prej Konferences s\u00eb Paqes.<\/p>\n<p>Prandaj na nuk kuptojm\u00eb se si mund t\u00eb jet\u00eb, q\u00eb shi njajo qeveri e cila jep autonomin\u00eb administrative Himares, ku ende nuk asht e sigurt\u00eb, se populli i atij vendi, pa u hap nji plebishit prej an\u00ebs s\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes, dishmohet shqiptar: q\u00eb shi njajo qeveri, e cila l\u00ebshon prej burgut njata shqiptar\u00eb, q\u00eb vjet me ndihm\u00ebn e serb\u00ebvet dojshin me ba q\u00eb jo ve\u00e7 Mirdita t\u00eb shkepej prej qeverijet t\u00eb Tiran\u00ebs, por q\u00eb me gjith Shkoder t\u2019i l\u00ebshohej Jugosllavis\u00eb, nuk kuptojm\u00eb, po thomi na, se si njajo qeveri t\u00eb shkoj\u00eb sod e t\u00eb vras\u00eb e t\u00eb ther\u00eb Mirditasit q\u00eb lypin vet\u00ebm me u shkep\u00eb prej qeverijet t\u00eb Tiran\u00ebs, mbasi edhe Turqija, ligji i s\u00eb cil\u00ebs sod me sod zotnon n\u00eb Shqypni, ia ka pas\u00eb njoft\u00eb nji administrat\u00eb privilegjante.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto jan\u00eb pun\u00eb q\u00eb i perkasin kompetenc\u00ebs s\u00eb parlamentit, na k\u00ebtu vetem duem t\u00eb pyesim qeverin\u00eb: \u00e7ka bani ajo e \u00e7\u2019mjete t\u00eb paqta perdoroj per t\u00eb bam\u00eb q\u00eb Mirdita mos t\u00eb lypte me u shkep\u00eb prej qeverijet qandrore? Duhet dijt\u00eb, se nder shtete parlamentare nuk jan\u00eb vetem mitralozat e topat, q\u00eb mbajn\u00eb qet\u00ebsin\u00eb nder krahina t\u00eb ndryshme t\u00eb atdheut, mandej ka pas\u00eb than\u00eb edhe ai i mo\u00e7mi: nand\u00ebdhetenand\u00eb urti e nji trimni.<\/p>\n<p>Se asht zan\u00eb fill Shqypnia zyrtare e e ligjshme, duem me than\u00eb, prej 1914 e deri sot, shtetin ton\u00eb e kan\u00eb sundue k\u00ebto qeveri:<\/p>\n<blockquote><p>1. Qeverija e Princ Vidit.<br \/>\n2. Qeverija e Turkhan Pash\u00ebs<br \/>\n3. Qeverija e Sulejman Beg Delvin\u00ebs<br \/>\n4. Dy qeverit\u00eb e Eljaz Beg Vrijonit.<\/p><\/blockquote>\n<p>Tash t\u00eb gjitha k\u00ebto qeveri \u00e7ka ban\u00eb p\u00ebr Mirdit\u00eb, ose ma mir\u00eb, t\u00eb thomi, p\u00ebr Shqypnin\u00eb Veriore?<\/p>\n<p>Njiher\u00eb qeverija e Princit Vied me i lajmue s\u2019i lajmoi popullit mbi Breg t\u00eb Mat\u00ebs e perpjet\u00eb, se Shqypnija kishte dal\u00eb shtet m\u00eb vedi e se kishte edhe nji princ suveren t\u00eb vetin: pse, sa per dhet\u00eb miljonat ar q\u00eb aso kohe u shpenzuen n\u00eb gjasht\u00eb muej, as nji dy pare si nuk u dha per t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj krahine. Per qeverin\u00eb e Turkhan Pash\u00eb dihet vetem k\u00ebta, q\u00eb d\u00ebrgoi njiher\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb p\u00ebr \u00e7ashtje t\u00eb dhetave t\u00eb Zadrim\u00ebs e se desh t\u00eb ngref\u00eb nji nenprefektur\u00eb n\u00eb Bushat. Nen qeverin\u00eb e Sulejman Beg Delvin\u00ebs u ngref lufta me jugosllav\u00eb n\u00eb Hot e n\u00eb Kastrat, nuk dihet se pse, edhe u rrenue Malcija e Madhe, nji krah i fort\u00eb i Shqypnis\u00eb.<\/p>\n<p>Ma teper kjo qeveri organizoi nji operacjon ushtarak n\u00eb Zadrim\u00eb e t\u2019i l\u00ebshoi mbi shpin\u00eb atij populli Shkoder e Postrrip\u00eb, ushtar\u00eb e bashibuzuk\u00eb, e gjendar\u00eb gjithfar\u00eb ngjyret e veshet, me bajrak\u00eb e me burija e me teneqe, t\u00eb cill\u00ebt, mandej, kjen\u00eb gati tue u vra shoq me shoq, pse ky po hante pata ma shum, jo pse ai po rruente biba e desh e q\u00e8 t\u00eb Zadrim\u00ebs, si t\u2019ishte kjo armik e jo pjes\u00eb plot\u00ebsuese e Shqypnis\u00eb. E po qeverija e Eljaz Vrijonit? Si t\u00eb gjitha tjerat. As ndreqi rrug\u00eb, as shtroi ur\u00eb, as \u00e7ili treg, as vu rend e rregull e nder 503 shkolla, q\u00eb mban shteti shqyptar n\u00eb t\u00eb gjith prefektur\u00ebn e Shkodr\u00ebs ngrefi vetem tet\u00ebmb\u00ebdhet\u00eb shkolla fillore e dy qytet\u00ebse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pun\u00eb tek asht: t\u00eb kall\u00ebzoj vet\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb mir\u00eb i suell qeverija e tij Shqypnis\u00eb s\u00eb Eper, q\u00eb me terheq\u00eb prej vedit besimin e saj? K\u00ebtu, pos\u00eb mungesash t\u00eb k\u00ebsaj qeverije, kishim me mujt\u00eb t\u00eb njehim edhe shum e shum gabime e shperdorime auktoriteti t\u00eb bame prej an\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj qeverije, por ngushtica e fletores na pengon t\u00eb zgjanohemi ma teper nder k\u00ebto fjal\u00eb. Tash nji qeveri q\u00eb s\u2019asht e zoja t\u2019i sjell nji t\u00eb mir\u00eb vendit dhe asht e ngushtueme t\u00eb ngref\u00eb luft\u00eb dy-tri her\u00eb n\u00eb vjet\u00eb me popull t\u00eb vet, dmth, se gjindja e saj ende s\u2019e kan\u00eb mentalitetin e perbam\u00eb, per me vu nevoj\u00ebt e koh\u00ebve t\u00eb sodshme e t\u00eb systemeve t\u00eb reja. Edhe Turqit e Ri dhan\u00eb konstitucjonin e mbasandej \u00e7uen Turgut Pashat e Xhavit Pashat me topa e mitraloza n\u00ebper Shqypni.<\/p>\n<p>Por mos t\u00eb harroj\u00eb qeverija, se ka than\u00eb i mo\u00e7mi, q\u00eb: \u201ckush mbjell\u00eb er\u00eb, korr\u00eb duhi\u201d.<\/p>\n<p>(Kjo proz\u00eb, e panjohun si e Fisht\u00ebs, u botue n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShkumbini\u201d, nr. 30, dat\u00eb 16.9.1921.)<\/p>\n<p><strong>ARTIKULLI I DYT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>MIKROB\u00cbT E GJUH\u00cbS SHQYPE<\/strong><br \/>\nPernjimend se asht nji pun\u00eb per t\u2019u \u00e7udit\u00eb, q\u00eb nji grusht njer\u00ebz n\u00eb gji t\u2019Europ\u00ebs, q\u00eb jemi na shqyptar\u00ebt, tue ken\u00eb ndoshta kombi ma i vjetri i t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebs e rrethue per gjith anesh prej kombeve t\u00eb tjera ka mujt\u00eb me ruejt\u00eb deri sod gjuh\u00ebn e vet m\u2019vedi e krejt t\u00eb dame prej gjuh\u00ebve tjera europjane. E pra, kush nuk u pershkue neper ne! Mjaft me than\u00eb romak\u00ebt e turqit, dy pushtete t\u00eb perfrigueshme: e me gjith kta, shqypja gjall\u00eb se gjall\u00eb, e, shka asht ma teper, perdit\u00eb tue u zhdrivillue ma fort.<\/p>\n<p>Asht lyp\u00eb forca e konservatorizmi i nji kombi shqyptar, per me e ruejt\u00eb gjuh\u00ebn e vet t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb kerthnezt\u00eb ndermjet zhumhurit t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb slav\u00ebve, t\u00eb grekve e nen imperjalizem t\u00eb kultur\u00ebs latine, pse dihet q\u00eb ka kombe n\u2019Europ\u00eb, t\u00eb cillat sod nuk flasin ma gjuhen origjinale t\u00eb veten, por gjuh\u00eb t\u00eb hueja. Por tue vu n\u00eb oroe korespondenc\u00ebn e perditshme, q\u00eb na vjen prej Shqypnijet, shkrimet q\u00eb \u00e7ohen me u botue n\u00eb shtypshkroj\u00eb ton\u00eb, mundena me than\u00eb, se \u00e7ka nuk m\u00ebrrijtjen me ba n\u00eb gjuh\u00eb shqype grek\u00ebt, romak\u00ebt, got\u00ebt, slav\u00ebt etj. jan\u00eb tue e ba sod shqyptar\u00ebt vet\u00eb: jan\u00eb tue e hup\u00eb gjuh\u00ebn shqype!<\/p>\n<p>Nen shkak q\u00eb gjuha shqype s\u2019ka literatur\u00eb t\u00eb veten, kan\u00eb nis\u00eb t\u00eb shkruejn\u00eb shqyp secilli mbas atij qirificit t\u00eb mendes s\u00eb vet, pa e v\u00fb n\u00eb oroe aspak a natyr\u00ebn e gjuh\u00ebs, a shijen estetike e arsyetimin e ligjerat\u00ebs njer\u00ebzore. Kan\u00eb k\u00ebndue ndonji fletore t\u00eb hershme, ase, neper t\u00ea, edhe ndonji liber shqyp, botue prej ndoj geget a tosket si neper kllap\u00ec a me pas\u00eb ken\u00eb tue qit\u00eb laknuer me n\u00eane e qe se ato 10-15 kokrra fjal\u00eb ekzotike, q\u00eb u kan\u00eb mbet\u00eb nder tr\u00fb t\u00eb shtypuna a librat shqyp, kan\u00eb per t\u2019u mundue me e fol\u00eb, kan\u00eb per t\u2019i mbjell\u00eb aty-ktu neper shkrime t\u00eb veta si me l\u00ebshue guraleca n\u00eb br\u00fbm t\u00eb buk\u00ebs kallamoqe, n\u00eb short me t\u00eb thye dhamb\u00ebt e tmall\u00ebt e sh\u00ebndosha.<\/p>\n<p>Tjer\u00ebt kah\u00eb nuk i ka lan\u00eb shpija mbrend\u00eb, kan\u00eb kerkue dhen\u00eb si parja e kuqe, e kur kan\u00eb shtegtue neper Shqypn\u00ec, t\u00eb ngushtuem me u marr\u00eb vesht a gega me tosk\u00eb, a toska me geg\u00eb, kan\u00eb shkue tue shartue njanin djalekt me tjetrin, pa kurrfar\u00eb mjeshtrijet porsi me shartue shegat me fiq e t\u00eb kan\u00eb perba nji gjuh\u00eb krejt n\u00eb vedi, q\u00eb s\u2019di a asht k\u00e0l, a mushk, a gomar e q\u00eb ma fort se gjuh\u00eb shqype, kishte me u dash\u00eb me e quejt\u00eb sallahane.<\/p>\n<p>E, ka asish masandej, e jan\u00eb sidomos do n\u00ebpun\u00ebsa n\u00eb Shqypn\u00ec e nxan\u00ebsat ton\u00eb jashta Shqypnije, t\u00eb cill\u00ebt, ma fort se me studiue natyr\u00ebn e gjuh\u00ebs a librat shqyp kan\u00eb per t\u2019u mundue me fol\u00eb e me e shkrue shqypen mbas m\u00ebndyr\u00ebs q\u00eb ta flas\u00eb drejtori i zyres, per n\u00eb kjoft\u00eb n\u00ebpun\u00ebs e, per n\u00eb kjoft\u00eb nxan\u00ebs ka per t\u2019i marr\u00eb t\u00eb gjitha veset e shqyptimit e gabimet gramatikore t\u00eb atij q\u00eb ta ket\u00eb porosit\u00eb me e marr\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb perjashta: e at\u00ebher\u00eb na mblon aj breshen fjal\u00ebsh shum\u00eb t\u00eb bukura e q\u00eb me shmangien e formave dialektare, per me trajtue k\u00ebshtu gjuh\u00ebn letrare shqype, si bje fjala njikto rreshta q\u00eb po i nxjerrim prej nji lajmit botue tash s\u00eb vonit:<\/p>\n<p>Gjith\u00eb pjestarvet i ngufoi zemra n\u00eb g\u00ebzim tue ndigjue kto fjal\u00eb me rand\u00ebsi tue u qeshun f\u00ebtyra, u shperndan\u00eb kadal\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb dija e gjuh\u00ebs shqype ka mbet\u00eb, per n\u00eb kjoft\u00eb geg\u00eb shkruesi me shkrue shum\u00eb \u00eb nder fjal\u00eb, e per n\u00eb kjoft\u00eb tosk\u00eb, tue vu sheje hundak\u00ebsh, pun\u00eb e pa pun\u00eb; e k\u00ebshtu, vjen e bahet letra me pikla, e thue se ke shpraz\u00eb n\u00eb t\u00ea nji kubure ka\u00e7alluke mbush\u00eb me shasme.<\/p>\n<p>E, shka t\u00eb bind\u00eb e t\u00eb neverit\u00eb ma fort asht kta q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb po duen me u mbajt\u00eb filolog\u00eb. Hin e fol me ta, paj, qe besa e bes\u00ebs, ta bajn\u00eb kryet per voe kah\u00eb vehen kinse me t\u00eb spjegue, se kjo fjal\u00eb vjen prej sanskritishtes, se kjo tjetra asht indo-gjermane, se ajo e treta rrjedh drejtperdrejt prej persishtes: se Majeri i ka than\u00eb k\u00ebshtu, se Pederseni ka shkrue ashtu e k\u00ebshtu Jockel e k\u00ebshtu Jagi\u00e7 e k\u00ebshtu etj., etj. t\u00eb tana fjal\u00eb si me u pas\u00eb ra lnjyra e me ken\u00eb tue fol\u00eb k\u00ebllap\u00ec. Per ta t\u00eb gjith\u00eb literatyra s\u2019asht tjet\u00ebr ve\u00e7se nji etimologj\u00ec fjal\u00ebsh e kurrgja ma teper.<\/p>\n<p>Kah\u00eb pritojn\u00eb me u vu e me zan\u00eb m\u00eb libra shqyp, kta s\u2019e zan\u00eb se ka shkrue kush shqyp kurr, e pse gja t\u00eb veten s\u2019kan\u00eb t\u00eb shkrueme, k\u00ebshtu gjithmon\u00eb kan\u00eb per t\u00eb mbajt\u00eb per fjal\u00eb t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb huej, si mbahet kungulli haes per gardh. E K\u00ebshtu, kah\u00eb rrijn\u00eb kta garguj tue brit\u00eb permbi filologji e literatyr\u00eb, gjuha shqype ka ardh\u00eb e asht perzie si flok\u00ebt e harapit sa me mb\u00ebrrijt\u00eb njeriu me i than\u00eb vedit, jarebi, a di un\u00eb shqip, apo jo? Per n\u00eb ngjat\u00ebt puna kso doret, s\u2019ka me shkue shum e na kemi me ken\u00eb t\u00eb ngushtuem me fol\u00eb e me shkrue n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huejen, pse gjuha shqype ka me dek\u00eb, pa dyshim, mbassi i kan\u00eb h\u00ee sod mikrob\u00ebt q\u00eb jan\u00eb shkrimtar\u00ebt e padije e t\u00eb pa zeje.<\/p>\n<p>Thon\u00eb se gjuha shqype s\u2019ka literatyr\u00eb e gjuh\u00eb letrare t\u00eb veten. Asht rren\u00eb! Gjuha shqype ka literatyr\u00eb, ve\u00e7se s\u2019ka lertrar\u00eb, sa kishte me u dasht\u00eb. Padija n\u00eb literatyr\u00eb e nj\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb shqyptar\u00ebvet t\u00eb sodsh\u00ebm, ka ba q\u00eb perparimi i literatyr\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqype sod ka kthye, pak me than\u00eb, 50 vjet mbrapa. Prej zekthit t\u00eb marr\u00eb q\u00eb me u duk\u00eb letrar\u00eb pa ken\u00eb, sod asht pshtjellue gjuha shqype n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos me mujt\u00eb me k\u00ebndue dy rreshta shqyp, perpa t\u2019u \u00e7ue vneri. Urojm\u00eb q\u00eb shqyptar\u00ebt e me\u00e7\u00ebm e sidomos Komisjoni Letrar kan\u00eb me u mundue me i shtyp\u00eb me shkrime t\u00eb veta kta mikrob\u00eb parazita t\u00eb gjuh\u00ebs shqype.<br \/>\n(\u201cPosta e Shqypn\u00ecs\u201d, 1918, nr.30, F.4).<\/p>\n<p><em>Shkrimi u botua sot n\u00eb gazet\u00ebn Shqiptarja.com (print) 31.08.2013<\/em><\/p>\n<p><em>Redaksia Online<\/em><br \/>\n(<em>b.m\/shqiptarja.com<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kulture Nga ADMIRINA PE\u00c7I, 31 Gusht 2013 TIRANE &#8211; Nj\u00eb grup shkrimesh t\u00eb panjohura t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt k\u00ebrkimi p\u00ebr studiuesin Kolec \u00c7efa, nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs dhe kontribues i madh i mbledhjes dhe identifikimit t\u00eb saj. Ai pohon se ka v\u00ebn\u00eb re, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb botime ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kulture Nga ADMIRINA PE\u00c7I, 31 Gusht 2013 TIRANE &#8211; Nj\u00eb grup shkrimesh t\u00eb panjohura t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt k\u00ebrkimi p\u00ebr studiuesin Kolec \u00c7efa, nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs dhe kontribues i madh i mbledhjes dhe identifikimit t\u00eb saj. Ai pohon se ka v\u00ebn\u00eb re, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb botime ku [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-08-31T23:11:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs\",\"datePublished\":\"2013-08-31T23:11:31+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-31T23:11:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/\"},\"wordCount\":3139,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/\",\"name\":\"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg\",\"datePublished\":\"2013-08-31T23:11:31+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-31T23:11:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Kulture Nga ADMIRINA PE\u00c7I, 31 Gusht 2013 TIRANE &#8211; Nj\u00eb grup shkrimesh t\u00eb panjohura t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt k\u00ebrkimi p\u00ebr studiuesin Kolec \u00c7efa, nj\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs dhe kontribues i madh i mbledhjes dhe identifikimit t\u00eb saj. Ai pohon se ka v\u00ebn\u00eb re, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb botime ku [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-08-31T23:11:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs","datePublished":"2013-08-31T23:11:31+00:00","dateModified":"2013-08-31T23:11:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/"},"wordCount":3139,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/","name":"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg","datePublished":"2013-08-31T23:11:31+00:00","dateModified":"2013-08-31T23:11:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/gjergj_fishta.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbulohen-dy-shkrime-te-panjohura-te-gjergj-fishtes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zbulohen dy shkrime t\u00eb panjohura t\u00eb Gjergj Fisht\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4541"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4541\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}