{"id":4531,"date":"2010-10-29T21:47:50","date_gmt":"2010-10-29T20:47:50","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4531"},"modified":"2010-10-29T21:47:50","modified_gmt":"2010-10-29T20:47:50","slug":"nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/","title":{"rendered":"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit !"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" title=\"Mero Baze\" width=\"149\" height=\"200\" class=\"alignright size-full wp-image-4090\" \/><br \/>\nNga <strong>Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Sali Berisha po p\u00ebrpiqet t\u00eb devijoj\u00eb debatin e hapur nga gazeta TemA dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb rreth varrosjes s\u00eb mbi 5 milion\u00eb eurove abuzim me rikonstruksionin e d\u00ebshtuar t\u00eb Qendr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kultur\u00ebs (Ish- Piramid\u00ebs), dhe mbi gjysm\u00eb milion\u00eb euro p\u00ebr projektin, duke provokuar nj\u00eb debat politik dhe urban pro dhe kund\u00ebr ekzistenc\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs. Devijimi i debatit synon t\u00eb zhurmoj\u00eb problemin simbol q\u00eb ka qeverisja e Berish\u00ebs prej vitit 2005, munges\u00ebn e vizionit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr parat\u00eb e qytetar\u00ebve dhe m\u00eb tej akoma rihap debatin mbi retorik\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb fsheh\u00eb krimet kund\u00ebr financave publike n\u00eb vend, her\u00eb si patriot e her\u00eb si antikomunist.<\/p>\n<p>Le t\u2019ua sqarojm\u00eb lexuesve si ka nisur historia e investimit t\u00eb d\u00ebshtuar tek Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kultur\u00ebs. N\u00eb vitin 2006 Sali Berisha i kishte shpallur luft\u00eb nj\u00eb nga medieve m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb vend, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kritike me t\u00eb, Top Channel. Sulmi ndaj saj ishte frontal. Tatimor\u00ebt u l\u00ebshuan mbi t\u00eb duke i tundur nj\u00eb fatur\u00eb disa dhjet\u00ebra miliona dollar\u00eb, nd\u00ebrsa qeveria mori me urgjenc\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr ta zhvendosur nga zyrat e veta tek Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kultur\u00ebs, n\u00ebn arsyetimin se Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kultur\u00ebs do t\u00eb kthehej n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr modern dhe n\u00eb nj\u00eb galeri artesh pamore. <\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb bind\u00ebse projektin e saj n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet kund\u00ebr Top Channel, qeveria pagoi nj\u00eb kompani belge me rreth 500 mij\u00eb euro p\u00ebr projektin dhe m\u00eb pas disa biznesmen\u00eb af\u00ebr qeveris\u00eb filluan nd\u00ebrtimin e teatrit q\u00eb ka kushtuar rreth 5 milion\u00eb euro. E gjitha kjo ka filluar n\u00eb vitin 2007 dhe \u00ebsht\u00eb duke vazhduar. Deri tani e vetmja gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, \u00ebsht\u00eb zhveshja e QNK nga mermeri i shtrenjt\u00eb i saj dhe fillimi i veshjes me pllaka majolike nga ato q\u00eb Berisha nuk pranon t\u2019i v\u00ebr\u00eb as n\u00eb banj\u00ebn e tij modeste n\u00eb sht\u00ebpi. <\/p>\n<p>Pyetja e par\u00eb q\u00eb na lind t\u00eb gjith\u00ebve me Sali Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb, p\u00ebrse para tri vjet\u00ebve ai vendosi t\u00eb harxhoj\u00eb 5 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar piramid\u00ebn dhe sot fare papritur u fut viz\u00ebn rreth 6 milion\u00eb eurove dhe thot\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sall\u00eb parlamenti? <\/p>\n<p>P\u00ebrse para dy vjet\u00ebsh b\u00ebri nj\u00eb konkurs nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb parlament t\u00eb ri tek kompleksi ekzistues i ish- Komitetit Q\u00ebndror, b\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe tender nd\u00ebrkomb\u00ebtar, shpalli dhe nj\u00eb fitues dhe ka anuluar gjith\u00e7ka n\u00eb heshtje?<\/p>\n<p>P\u00ebrse p\u00ebrpara dy vjet\u00ebsh nuk ishte antikomunist dhe nuk i vriste syt\u00eb forma e piramid\u00ebs dhe sot e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb si motiv p\u00ebr t\u00eb fshehur abuzimet e njer\u00ebzve t\u00eb vet me 5 milion\u00eb eurot?<\/p>\n<p>P\u00ebrse zonja Topalli nuk shqet\u00ebsohet q\u00eb rri n\u00eb zyr\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, por shqet\u00ebsohet p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr publike, e cila mbart gjurm\u00ebt e diktatur\u00ebs, vet\u00ebm si relike n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?<\/p>\n<p>P\u00ebrse ka harxhuar sivjet gjat\u00eb ver\u00ebs m\u00eb urgjenc\u00eb qindra mij\u00ebra euro p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar sall\u00ebn e re t\u00eb parlamentit ekzistues, kur kishte nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebn?<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto pyetje q\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigje, na bindin leht\u00eb se qeverisja aktuale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrumpall\u00eb, e cila nuk ka asnj\u00eb vizion n\u00eb vendimet q\u00eb merr, por diktohet nga nevojat e dit\u00ebs. N\u00eb vitin 2006 kishin nevoj\u00eb t\u00eb sulmonin Top Channel, dhe kjo luft\u00eb u kushtoi shqiptar\u00ebve gati 6 milion\u00eb euro. Tanim\u00eb q\u00eb Top Channel nuk p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb problem p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, ndryshohet destinacioni dhe shpallet varrosja e 6 milion\u00eb eurove dhe fillimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb vepre tjet\u00ebr, pa i dh\u00ebn\u00eb llogari askujt p\u00ebr ato pare q\u00eb u shkel\u00ebn me k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sjelluri me paret e qytetar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm m\u00eb harbutja q\u00eb ndonj\u00eb qeveri ka demonstruar n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi, por dhe m\u00eb e liga n\u00eb raport me detyrimin q\u00eb qeveria ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb transparente me qytetar\u00ebt. Dhe un\u00eb mendoj se ky \u00ebsht\u00eb debati i par\u00eb dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb dominoj\u00eb betej\u00ebn e opinionit publik kund\u00ebr k\u00ebtij kryeministri t\u00eb paparashikuesh\u00ebm n\u00eb abuzimet e tij me paret publike.<\/p>\n<p>Problemi i dyt\u00eb, i atyre q\u00eb u dhimbset urbanistika e Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pastaj nj\u00eb debat tjet\u00ebr, ku p\u00ebrzihet kultura urbane e kryeqytetit, historia e tij, politika, dhe rregullat e loj\u00ebs, t\u00eb vendosura p\u00ebr ta zhvilluar k\u00ebt\u00eb qytet. Nuk kam fuqin\u00eb dhe aft\u00ebsin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb protagonist i k\u00ebtij debati n\u00eb t\u00eb cilin kryeministri po k\u00ebrkon t\u00eb na fus\u00eb, pa na sqaruar m\u00eb par\u00eb kush i vodhi dhe pse i vodhi rreth 6 milion eurot q\u00eb u hoq\u00ebn nga xhepat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb tek\u00eb t\u00eb tij kund\u00ebr nj\u00eb ish- medie kritike me t\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb rasti m\u00eb ilustrues ku shfaqet spontaniteti dhe paparashikueshm\u00ebria n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveris vendin Sali Berisha. \u00cbsht\u00eb i ngjash\u00ebm si me rastin e planit t\u00eb miratuar prej tij p\u00ebr nd\u00ebrtimet tek Liqeni Artificial, ku njeriu kryesor \u00ebsht\u00eb Bashkim Ulaj, n\u00eb pallatin e t\u00eb cilit Sali Berisha ka tri apartamente dhe dhjet\u00ebra histori t\u00eb deleguara biznesi. I vetmi zyrtar i k\u00ebtij vendi q\u00eb ka miratuar nj\u00eb plan p\u00ebr kulla 35 kat\u00ebshe tek Liqeni, \u00ebsht\u00eb Sali Berisha. <\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb deri m\u00eb tani arkitekti i k\u00ebtij projekti, i pakund\u00ebrshtuar nga Edi Rama. Berisha shpresoi se do ta dominonte k\u00ebt\u00eb projekt me sekserin e familjes dhe djalin e tij, q\u00eb p\u00ebrmes hipotek\u00ebs tentoi t\u00eb frik\u00ebsonte banor\u00ebt q\u00eb t\u00eb lidhnin kontrat\u00eb me njer\u00ebzit q\u00eb rekomandonte ai. Pati njer\u00ebz q\u00eb b\u00ebn\u00eb burg pasi kan\u00eb takuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb birin e tij dhe kan\u00eb deleguar kontratat nga burgu p\u00ebr njer\u00ebzit e Berish\u00ebs. Por tashm\u00eb q\u00eb mesa duket Familja \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb shum\u00eb biznese, i nj\u00ebjti njeri dhe i vetmi q\u00eb ka miratuar k\u00ebt\u00eb plan, pra vet\u00eb Sali Berisha, pa k\u00ebrkuar falje para askujt, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, del e thot\u00eb q\u00eb s\u2019do lejojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet atje ku n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonte vet\u00eb ai.<\/p>\n<p>Dhe si p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb kapakun gjith\u00eb k\u00ebsaj historie, kemi nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb thell\u00eb respekti t\u00eb qeveris\u00eb qendrore p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb zhvillohet kryeqyteti dhe si duhet t\u00eb qeveriset ai. Ky kryeqytet ka nj\u00eb plan urbanistik p\u00ebr Qendr\u00ebn t\u00eb miratuar dhe pranuar, ka nj\u00eb plan p\u00ebr Tiran\u00ebn, ka nj\u00eb plan p\u00ebr Sheshin Sk\u00ebnderbej, por ajo q\u00eb b\u00ebhet ligj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb idiote e nj\u00eb gruaje q\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel veten n\u00eb zyr\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb ish- Godin\u00ebn e Komitetit Qendror dhe drejton gishtin n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn p\u00ebrball\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb imituar arroganc\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs me k\u00ebt\u00eb qytet. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi kujtim i gjall\u00eb i Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb duhet shembur n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe ky kujtim nuk mbartet tek mermeri tashm\u00eb i vjedhur i ish- Piramid\u00ebs, por tek mentaliteti i hijeve q\u00eb sillen n\u00eb ish zyr\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs dhe Mehmet Shehut dhe \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen si ata. Nuk harrohet Enver Hoxha duke \u00ebnd\u00ebrruar t\u00eb sillesh si ai, n\u00eb ish- zyr\u00ebn e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Kryeministri Sali Berisha po p\u00ebrpiqet t\u00eb devijoj\u00eb debatin e hapur nga gazeta TemA dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb rreth varrosjes s\u00eb mbi 5 milion\u00eb eurove abuzim me rikonstruksionin e d\u00ebshtuar t\u00eb Qendr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kultur\u00ebs (Ish- Piramid\u00ebs), dhe mbi gjysm\u00eb milion\u00eb euro p\u00ebr projektin, duke provokuar nj\u00eb debat politik dhe urban pro dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4531","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit ! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit ! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze Kryeministri Sali Berisha po p\u00ebrpiqet t\u00eb devijoj\u00eb debatin e hapur nga gazeta TemA dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb rreth varrosjes s\u00eb mbi 5 milion\u00eb eurove abuzim me rikonstruksionin e d\u00ebshtuar t\u00eb Qendr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kultur\u00ebs (Ish- Piramid\u00ebs), dhe mbi gjysm\u00eb milion\u00eb euro p\u00ebr projektin, duke provokuar nj\u00eb debat politik dhe urban pro dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-29T20:47:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit !\",\"datePublished\":\"2010-10-29T20:47:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/\"},\"wordCount\":1337,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/\",\"name\":\"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit ! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-29T20:47:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit !\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit ! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit ! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze Kryeministri Sali Berisha po p\u00ebrpiqet t\u00eb devijoj\u00eb debatin e hapur nga gazeta TemA dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb rreth varrosjes s\u00eb mbi 5 milion\u00eb eurove abuzim me rikonstruksionin e d\u00ebshtuar t\u00eb Qendr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kultur\u00ebs (Ish- Piramid\u00ebs), dhe mbi gjysm\u00eb milion\u00eb euro p\u00ebr projektin, duke provokuar nj\u00eb debat politik dhe urban pro dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-29T20:47:50+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit !","datePublished":"2010-10-29T20:47:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/"},"wordCount":1337,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/","name":"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit ! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2010-10-29T20:47:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nuk-harrohet-enveri-ne-zyren-e-enverit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nuk harrohet Enveri n\u00eb zyr\u00ebn e Enverit !"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4531"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4531\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}