{"id":453,"date":"2013-01-19T22:18:10","date_gmt":"2013-01-19T21:18:10","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=453"},"modified":"2013-01-19T22:18:10","modified_gmt":"2013-01-19T21:18:10","slug":"si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/","title":{"rendered":"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"21 janar 2011\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11.jpg\" width=\"300\" \/> <strong><em>Mes gur\u00ebve plumbave dhe zjarrit t\u00eb 21 Janarit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Prec Zogaj<\/strong>, <em>19 Janar 2013<\/em><\/p>\n<p>Shumica e demonstruesve kishin z\u00ebn\u00eb goj\u00ebt dhe hund\u00ebt me shalle dhe shami, ca t\u00eb tjer\u00eb duke p\u00ebrdorur kindat e xhaketave, palltove dhe pardesyve. Ngjanin t\u00eb ngath\u00ebt e t\u00eb turbulluar si n\u00eb gjendje nokdauni. Gjith\u00eb ai shkretim dhe ngadal\u00ebsim i bot\u00ebs rreth e rrotull sillte di\u00e7ka nga imazhet e nj\u00eb shp\u00ebrthimi kimik. Njer\u00ebzit dukeshin sikur po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb dilnin nga nj\u00eb jerm, nga nj\u00eb p\u00ebr\u00e7udnim.<\/p>\n<p>Kisha par\u00eb lloj-lloj skenash n\u00eb protestat dhe demonstratat e zhvilluara n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit: shtyrje, goditje t\u00eb nd\u00ebrsjella mes demonstruesve dhe polic\u00ebve, deri shk\u00ebmbim zjarri mes tyre. Kisha marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protestat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dy dekadave t\u00eb tranzicionit, kisha jetuar nga fillimi n\u00eb fund demonstrat\u00ebn e 28 majit 1996, dy dit\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb manipuluara t\u00eb 26 majit; kisha par\u00eb zvarritjen e Blendi Gonxhes dhe Arben Imamit nga bashibozuk\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb, kisha par\u00eb rrahje t\u00eb poshtra dhe marrje me forc\u00eb t\u00eb demonstruesve t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb komisariate ku vazhdonin t\u2019i rrihnin pa m\u00ebshir\u00eb; kisha par\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb rr\u00ebmujshme protestash, ikje me nxitim dhe me vrap t\u00eb qindra mij\u00ebra njer\u00ebzve sa n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar shkopinjve t\u00eb gom\u00ebs dhe marrjes me furgona n\u00eb komisariate. Por ishte hera e par\u00eb q\u00eb shihja nj\u00eb demonstrat\u00eb t\u00eb platitur, sureale, sikur sapo e kishte \u00e7elur nj\u00eb vez\u00eb e st\u00ebrmadhe.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"21 janar 2011\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11_1.jpg\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>Mij\u00ebrat e njer\u00ebzve me fytyrat e mbuluara q\u00ebndruan ashtu disa minuta, sikur po njiheshin me bot\u00ebn e re dhe po vler\u00ebsonin rrezikun. Pastaj nj\u00eb si shkundje e p\u00ebrgjithshme i ktheu s\u00ebrish me fytyr\u00eb nga Kryeministria. Filluan t\u00eb l\u00ebviznin drejt saj, duke nxitur nj\u00ebri-tjetrin, k\u00ebsaj radhe me nj\u00eb vendosm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe. Kishin radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kthyer goditjen.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb or\u00eb, n\u00eb trotuarin para Kryeministris\u00eb nuk kishte m\u00eb forca policie. Si\u00e7 u pa m\u00eb von\u00eb, q\u00ebkurse kishin hedhur gazin ata t\u00eb tarrac\u00ebs, polic\u00ebt ishin t\u00ebrhequr n\u00eb pjes\u00ebt an\u00ebsore ose t\u00eb prapme t\u00eb godin\u00ebs. Stafet\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb asaj godine e kishin marr\u00eb trupat e Gard\u00ebs q\u00eb po l\u00ebvrinin n\u00eb rrethimin e brendsh\u00ebm t\u00eb saj. Atje u sulmuan nga nj\u00eb re gur\u00ebsh q\u00eb vinin nga Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kultur\u00ebs, e l\u00ebn\u00eb pas dore muajt e fundit ngaq\u00eb qeveria mendonte ta prishte p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vend t\u00eb saj Parlamentin e ri. Godina e braktisur, q\u00eb dikur kishte qen\u00eb muzeu i Enver Hoxh\u00ebs, ishte nj\u00eb minier\u00eb sendesh t\u00eb forta. N\u00eb shkallaret e saj gjeje sa t\u00eb duash gur\u00eb dhe pllaka t\u00eb thyera.<\/p>\n<p>Uji me presion i p\u00ebrdorur nga policia i kishte hedhur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb demonstruesve pik\u00ebrisht atje. M\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkryerit, sidomos t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb kishin nj\u00eb inat moshe me policin\u00eb, k\u00ebrkonin t\u00eb shfrynin gjith\u00eb pezmin e goditjeve t\u00eb p\u00ebsuara, pra t\u00eb merrnin hak. Kishte mes tyre t\u00eb rinj t\u00eb indinjuar q\u00eb gjenin leht\u00ebsim dhe k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb aktin e djegies s\u00eb ndonj\u00eb makine, q\u00eb fati i keq e kishte parkuar n\u00eb vendin e gabuar. Shp\u00ebrthimi n\u00eb flak\u00eb i makin\u00ebs-viktim\u00eb e mbushte bot\u00ebn me nj\u00eb gj\u00ebmim t\u00eb eg\u00ebr dhe t\u00eb shurdh\u00ebr; tymi i zi i karburantit dhe gomave t\u00eb djegura ngrihej lart n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb sht\u00ebllunge t\u00eb st\u00ebrmadhe.<\/p>\n<p>Ishte v\u00ebshtir\u00eb, megjithat\u00eb, t\u00eb kuptoje \u00e7\u2019po ndodhte, jo vet\u00ebm se dinamika e revanshit t\u00eb nj\u00eb demonstrate t\u00eb goditur \u00ebsht\u00eb e pallogaritshme dhe e parrokshme \u2013 nuk dihet pika e ngopjes, pasi aty ku ndalet nj\u00eb grup merr vrull nj\u00eb grup tjet\u00ebr \u2013 por edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye praktike: me k\u00ebrkes\u00ebn e policis\u00eb, duke presupozuar apo dyshuar se mes demonstruesve ishte infiltruar ndonj\u00eb komando terroriste, pra p\u00ebr t\u2019u pamund\u00ebsuar komunikimin pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, kompanit\u00eb celulare kishin vendosur block-aut n\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen e demonstrat\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi komunikimi me ask\u00ebnd. Un\u00eb u p\u00ebrpoqa disa her\u00eb t\u00eb lidhem me Spartak Ngjel\u00ebn, q\u00eb m\u00eb kishte humbur nga syt\u00eb, pastaj me Mero Bazen, pastaj me tim bir, por pa sukses. Edi Rama, nj\u00eb kok\u00eb mbi t\u00eb tjer\u00ebt, jepte e merrte me celularin e tij, pa sukses gjithashtu.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"21 janar 2011\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11_2.jpg\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>Dikush solli lajmin se nuk kishte trupa policie para Kryeministris\u00eb dhe turma po joshej p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar brenda. Rama u pre. Na pyeti pes\u00eb gjasht\u00eb vet\u00ebve q\u00eb ishim me t\u00eb se \u00e7\u2019duhej t\u00eb b\u00ebnim. Ishim t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje se njer\u00ebzit duheshin ndaluar me \u00e7do kusht, edhe sikur t\u2019i ftonte brenda vet\u00eb Kryeministri. Disa prej nesh, madje, e konsideronin nj\u00eb kurth l\u00ebnien pa mbrojtje t\u00eb rrethimit t\u00eb godin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kurth ose jo, njer\u00ebzit duheshin ndaluar sa m\u00eb par\u00eb. Para se naiviteti, marr\u00ebzia apo nj\u00eb ndjenj\u00eb heroizmi, q\u00eb p\u00ebrndrit n\u00eb raste t\u00eb tilla zemrat anonime, t\u2019i \u00e7onte p\u00ebrtej vij\u00ebs s\u00eb kuqe ku mund t\u00eb q\u00eblloheshin me plumba t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga forcat e politizuara t\u00eb Gard\u00ebs. Ku nuk p\u00ebrjashtohej mund\u00ebsia t\u2019u fusnin n\u00ebp\u00ebr duar, pasi t\u2019i kishin vrar\u00eb, arm\u00eb \u201ct\u00eb sofistikuara\u201d nga ato q\u00eb do t\u00eb reklamonte t\u00eb nes\u00ebrmen Kryeministri i vendit, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se u vran\u00eb si terrorist\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsyer nga opozita.<\/p>\n<p>Edi Rama pati nj\u00eb mendje t\u00eb shkonte vet\u00eb t\u2019i fliste turm\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb sa ishim aty e menduam t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb rrethanat e krijuara zhvendosjen e tij para Kryeministris\u00eb. Drejt me e th\u00ebn\u00eb, duke pasur parasysh ca precedent\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe ca zakone njer\u00ebzore, un\u00eb kisha parandjenj\u00ebn se mb\u00ebrritja e liderit kryesor n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb teatrit t\u00eb ngjarjeve do t\u00eb keqkuptohej nga t\u00eb zjarrt\u00ebt demonstrues sikur ai po vinte p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb fituar (P\u00ebr \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr shkon prij\u00ebsi n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb betej\u00ebs?), dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrur frytin e asaj dite t\u00eb bujshme, q\u00eb n\u00eb perceptimin naiv nuk ishte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se karrigia e Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb prap\u00ebsuar turm\u00ebn, prania e shefit t\u00eb opozit\u00ebs mund ta nxiste edhe m\u00eb shum\u00eb at\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e p\u00ebrjetshme: n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb apo n\u00eb p\u00ebrshtypjen e fitores ushtar\u00ebt dhe ndjek\u00ebsit p\u00ebrfshihen n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb heroizmi q\u00eb kush e kush t\u2019i bjer\u00eb n\u00eb sy komandantit m\u00eb shum\u00eb se shoku. Ja, k\u00ebsaj ia kishim frik\u00ebn kur i k\u00ebrkuam Edi Ram\u00ebs t\u00eb mos l\u00ebvizte nga vendi. Pa llogaritur nd\u00ebrlikime t\u00eb tjera n\u00eb rebusin bizantinist t\u00eb asaj pasditeje.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"21 janar 2011\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11_3.jpg\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>-Mir\u00eb, mir\u00eb, po kush po shkon? \u2013 tha Rama. Ram\u00eb dakord t\u00eb shkonim Milo, Ndoka, Dulja dhe un\u00eb. U nis\u00ebm menj\u00ebher\u00eb, shoq\u00ebruesit na hapnin kalimin mes njer\u00ebzve t\u00eb shumt\u00eb. P\u00ebrpara Kryeministris\u00eb turma ishte akoma m\u00eb e ngjeshur. Por e gjet\u00ebm t\u00eb relaksuar. Ca forca t\u00eb pakta policie ishin bashkuar e po b\u00ebnin muhabet me protestuesit e kreut. Dukej qart\u00eb se polic\u00ebt as ishin n\u00eb sh\u00ebrbim, as kishin marr\u00eb ndonj\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u2019u larguar prej aty. Nj\u00eb grup djemsh t\u00eb rinj, dyzet-pes\u00ebdhjet\u00eb vet\u00eb, kishin hipur mbi kangjellat prej hekuri t\u00eb rrethimit t\u00eb Kryeministris\u00eb. T\u00eb kthyer me fytyr\u00eb nga bulevardi, po k\u00ebnaqeshin duke b\u00ebr\u00eb shenja g\u00ebzimi dhe triumfi p\u00ebr t\u00eb njohurit e tyre. Asgj\u00eb nuk t\u00eb jepte p\u00ebrshtypjen e ndonj\u00eb rreziku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, si\u00e7 e kishim parandjer\u00eb, mb\u00ebrritja jon\u00eb e ngriti s\u00ebrish entuziazmin n\u00eb shesh, shp\u00ebrthyen s\u00ebrish parullat dhe thirrjet kund\u00ebr qeveris\u00eb. Ne u shp\u00ebrndam\u00eb n\u00eb kat\u00ebr pika t\u00eb ndryshme dhe ashtu, pa qend\u00ebr z\u00ebri, u p\u00ebrcoll\u00ebm atyre q\u00eb na d\u00ebgjonin thirrjen e Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb hap brenda rrethimit t\u00eb Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>-Q\u00ebndroni n\u00eb bulevard, protestoni paq\u00ebsisht derisa t\u00eb merrni thirrjen p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb!<\/p>\n<p>Miratim, ilaritet, kund\u00ebrshtime.<\/p>\n<p>-O sot, o kurr\u00eb! \u2013 briti dikush p\u00ebrball\u00eb meje. -Po na shp\u00ebtoi k\u00ebt\u00eb her\u00eb, s\u2019kemi p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb m\u00eb! \u2013 e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr Kryeministrin.<\/p>\n<p>E pash\u00eb, ishte nj\u00eb mesoburr\u00eb. Nga pamja nuk dukej aq i ashp\u00ebr sa kishte fjal\u00ebt. Ndjeva si u shua saora n\u00eb fytyr\u00ebn time, pa lindur mir\u00eb, bashk\u00eb me mendimin q\u00eb e shkaktoi, nj\u00eb n\u00ebnqeshje e menj\u00ebhershme: m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb shorti t\u00eb p\u00ebrballesha me ndonj\u00eb fans t\u00eb keqkuptuar t\u00eb oratoris\u00eb radikale, q\u00eb kishte gj\u00ebmuar n\u00eb ekranet e televizioneve dhe kolonat e gazetave me shprehje figurative t\u00eb tipit \u201cta kapim t\u00eb gjall\u00eb si lepurin dhe ta flakim tutje\u201d, shprehje t\u00eb cilat dikush-dikush i kishte marr\u00eb n\u00eb kuptimin e tyre t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Ja, tani, un\u00eb dhe koleg\u00eb t e mi kishim p\u00ebrfunduar n\u00eb teatrin pa drejtim t\u00eb ngjarjeve, me dashjen ton\u00eb dhe me k\u00ebrkes\u00ebn e shefit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur at\u00eb q\u00eb kishim th\u00ebn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb atyre dit\u00ebve: n\u00eb kuptimin fizik t\u00eb fjal\u00ebs vija e sulmit ton\u00eb, n\u00ebse s\u2019donim ta hiqnim fjal\u00ebn sulm nga fjalori i demonstrat\u00ebs, p\u00ebrfundonte n\u00eb trotuarin para Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"21 janar 2011\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11_4.jpg\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>-Zoti Zogaj, e kni shp\u00ebtuar nj\u00ebher\u00eb, s\u2019u ka hije ta shp\u00ebtoni p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtime, miratim, ilaritet, zhurm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. E vajtova q\u00eb nuk kisha nj\u00eb megafon me vete. U mbusha me frym\u00eb, u rregullova mir\u00eb mbi mbajt\u00ebsen katrore t\u00eb trungut t\u00eb nj\u00eb peme dhe thirra me sa fuqi q\u00eb kisha:<\/p>\n<p>-Askush s\u2019po shp\u00ebton ask\u00ebnd. D\u00ebgjoni! K\u00ebto q\u00eb po ju them jan\u00eb fjal\u00ebt e Edi Ram\u00ebs. Kush kalon sot at\u00eb der\u00ebn aty, nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs q\u00eb ka thirrur k\u00ebt\u00eb demonstrat\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj radhe z\u00ebrat miratues i mbyt\u00ebn z\u00ebrat kund\u00ebrshtues. Por dikush nga e majta ime ia doli t\u00eb thoshte di\u00e7ka q\u00eb u d\u00ebgjua:<\/p>\n<p>-Ej, ju keni th\u00ebn\u00eb se kjo demonstrat\u00eb \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, pse po flisni si drejtues tani?<\/p>\n<p>Nuk u p\u00ebrpoqa fare t\u2019i p\u00ebrgjigjesha. Ndieja nj\u00eb shqyerje n\u00eb laring. Nuk kishte as kuptim. Thjesht tunda gishtin n\u00eb shenj\u00eb mohuese \u201cjooooooooo\u201d dhe mendova si shum\u00ebzohet zinxhiri i keqkuptimeve politike prej fjal\u00ebve t\u00eb pamatura.<\/p>\n<p>M\u2019u afruan pes\u00eb-gjasht\u00eb djem rreth t\u00eb tridhjetave a pak m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebtu nuk e merr vesh i pari t\u00eb dytin, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb megafon, m\u00eb than\u00eb. N\u00eb fakt kishin nevoj\u00eb p\u00ebr drejtim. Megafoni ishte emri i drejtimit t\u00eb munguar. U thash\u00eb nuk kemi shpejt p\u00ebr shpejt, po t\u00eb gjenim ndonj\u00eb do t\u2019ua d\u00ebrgonim, por ata mund ta p\u00ebrhapnin goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb porosin\u00eb e opozit\u00ebs. Kishin folur edhe Milo, Ndoka dhe Dule n\u00eb pikat e tyre. Ishin angazhuar edhe deputet\u00ebt socialist\u00eb t\u00eb vendosur qysh n\u00eb fillim pran\u00eb kullave binjake. Nuk besoj se kishte mbetur ndonj\u00eb pjes\u00eb e hap\u00ebsir\u00ebs para Kryeministris\u00eb e pambuluar me mesazhin e p\u00ebrmbajtjes.<\/p>\n<p>U kthyem nga kishim ardhur p\u00ebr t\u2019i njoftuar gjendjen Edi Ram\u00ebs. Ora kishte kaluar tre e gjysm\u00ebn. Akrepi i minutave po ngjitej ngadal\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebn e vet, duke t\u00ebrhequr paduksh\u00ebm akrepin e vog\u00ebl drejt katr\u00ebs. Ku ishin ata q\u00eb do t\u00eb vriteshin nd\u00ebrkoh\u00eb? Ziver Veizi duhej t\u00eb ishte diku n\u00eb mes t\u00eb bulevardit me gjirokastrit\u00ebt e tij; Hekuran Deda posht\u00eb podiumit t\u00eb televizionit ABC, n\u00eb mos ishte ngjitur n\u00eb t\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00eb mir\u00eb rreth e rrotull; Faik Myrtaj, n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bulevardit, duke pjekur mendimin me shok\u00ebt e tij fierak\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb rrug\u00ebn e kthimit n\u00eb sht\u00ebpi. Aleks Nika, lezhjani q\u00eb do t\u00eb vritej i fundit, duhej t\u00eb ndodhej n\u00eb trotuarin para kullave binjake, duke pritur edhe ai momentin p\u00ebr t\u2019u larguar bashk\u00eb me shok\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>21 janari tiran<\/strong><\/p>\n<p>Rama nuk kishte l\u00ebvizur nga vendi ku e kishim l\u00ebn\u00eb, n\u00eb hyrje t\u00eb parkut \u201cRinia\u201d. I rrethuar nga njer\u00ebzit e stafit t\u00eb tij dhe nga qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, ai dukej akoma m\u00eb i prer\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, por edhe i paduruar. T\u00eb jepte p\u00ebrshtypjen se p\u00ebrtej qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb jashtme pulsonte ngadal\u00ebsia torturuese e num\u00ebrimit mbrapsht t\u00eb minutave t\u00eb asaj demonstrate. I treguam \u00e7far\u00eb kishim par\u00eb. Policia ishte t\u00ebrhequr, Kryeministria dukej pa mbrojtje, por n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb oborrit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb godin\u00ebs, prapa xhamave dhe dyerve ndihej nj\u00eb l\u00ebvizje e ethshme trupash, siluetash, ecejakesh.<\/p>\n<p>Demonstruesit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk e kishin menduar fare hyrjen n\u00eb godin\u00eb, p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb kishin hipur mbi kangjella me fytyr\u00eb nga bulevardi, por do t\u00eb kishin vazhduar p\u00ebrpara sapo e kishin par\u00eb rrug\u00ebn t\u00eb hapur. Gjithsesi, gjendja atje i ngjante nj\u00eb kazani ku zienin lloj-lloj mendjesh e pasionesh. Prandaj ishte mir\u00eb t\u00eb gjenim nj\u00eb megafon e t\u00eb \u00e7onim dik\u00eb q\u00eb t\u00eb fliste her\u00eb pas here\u2026<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ishte hequr block-aut-i i kompanive celulare n\u00eb kuadratin e demonstrat\u00ebs. Rama ishte lidhur e po vazhdonte t\u00eb komunikonte me celular me deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb nj\u00eb prej lidhjeve i foli dikujt me ton \u201cmblidh njer\u00ebzit dhe ktheji mbrapsht\u201d. E mbylli celularin dhe pyeti duke i ngulur syt\u00eb her\u00eb mbi mua, her\u00eb mbi Milon:<\/p>\n<p>-A u that\u00eb se \u00ebsht\u00eb momenti t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga bulevardi?<\/p>\n<p>Ne mohuam me kok\u00eb. Jo. Nuk na kishte porositur njeri t\u00eb k\u00ebrkonim k\u00ebt\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, mendonim se ishte akoma pak shpejt. Demonstruesit duhej t\u00eb q\u00ebndronin edhe ca n\u00eb bulevard. E mira ishte q\u00eb demonstrata t\u00eb zhvendosej diku n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d apo para selis\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb dhe atje t\u00eb deklarohej mbyllja e saj me nj\u00eb fjalim t\u00eb shefit t\u00eb opozit\u00ebs. Nuk do t\u00eb vinin t\u00eb gjith\u00eb, sigurisht, por kjo ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019i respektuar e shp\u00ebrndar\u00eb burr\u00ebrisht.<\/p>\n<p>21-janariHOMAZHE-PER-21-JANARIN<\/p>\n<p>Rama d\u00ebgjonte shkarazi. Me siguri i p\u00eblqente kjo ide, por n\u00eb p\u00ebrjetimin e tij t\u00eb atij \u00e7asti, si nga nj\u00eb parandjenj\u00eb e keqe, dukej sikur vibronte vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb: Shp\u00ebrndarje.<\/p>\n<p>Ai vijoi t\u2019u k\u00ebrkonte deputet\u00ebve socialist\u00eb t\u2019i hiqnin njer\u00ebzit nga pjesa e bulevardit para Kryeministris\u00eb dhe t\u2019i nisnin drejt sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demonstrata kishte filluar t\u00eb shp\u00ebrndahej. Me qindra mij\u00ebra njer\u00ebz po largoheshin n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme. Daljet n\u00eb Unaz\u00ebn e vog\u00ebl tregonin nj\u00eb pafund\u00ebsi shpinash q\u00eb p\u00ebrparonin ngadal\u00eb nga kishin ardhur. Po iknin. Nuk prisnin mir\u00ebnjohje, fjalime.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrkaq, mesazhe t\u00eb tjera apo vet\u00eb dinamika konfuze e zhvillimit t\u00eb demonstrat\u00ebs kishin prodhuar nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt me q\u00ebndrimin n\u00eb vend apo t\u00ebrheqjen e njer\u00ebzve nga bulevardi. Rreth nj\u00ebzet minuta pasi ishim larguar un\u00eb, Milo, Ndoka dhe Dule, shi at\u00ebher\u00eb kur nuk pritej, nj\u00eb grup i vog\u00ebl demonstruesish kishin rr\u00ebzuar mes ovacionesh der\u00ebn kryesore t\u00eb rrethimit t\u00eb Kryeministris\u00eb dhe kishin p\u00ebrparuar nj\u00eb apo dy hapa n\u00eb oborr. Komandanti i nj\u00ebsis\u00eb num\u00ebr 2 t\u00eb Gard\u00ebs, D. Shehu, u b\u00ebri thirrje me megafon t\u00eb prap\u00ebsoheshin, duke u kujtuar se kishin hyr\u00eb n\u00eb zonat e siguris\u00eb dhe se ndaj tyre do t\u00eb veprohej sipas ligjit. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast grupi i demonstruesve p\u00ebrball\u00eb tij as u spraps, as p\u00ebrparoi, por q\u00ebndroi n\u00eb vend sikur po testonte vendosm\u00ebrin\u00eb e oficerit. Sakaq, nj\u00eb nj\u00ebsi gardist\u00ebsh me skafandra dhe shkopinj gome u hodh n\u00eb sulm kund\u00ebr tyre duke i shtyr\u00eb matan\u00eb port\u00ebs. Si\u00e7 do shihej me dhjet\u00ebra her\u00eb at\u00eb mbr\u00ebmje, t\u00eb nes\u00ebrmen dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb filmimet live t\u00eb disa televizioneve, ata pak njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sprov\u00ebn e kot\u00eb t\u00eb shkeljes s\u00eb vij\u00ebs s\u00eb kuqe e mblodh\u00ebn mendjen dhe nuk provuan m\u00eb t\u00eb hynin n\u00eb oborrin e Kryeministris\u00eb. Q\u00ebndruan n\u00eb territorin e tyre, q\u00eb ishte trotuari dhe bulevardi. Demonstruesit e tjer\u00eb, deputet\u00ebt socialist\u00eb dhe punonj\u00ebsit e policis\u00eb bashkiake, q\u00eb u ndodh\u00ebn aty pran\u00eb, i qortuan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vetur\u00eb shkatarraqe ishte sulur nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb hynte brenda rrethimit t\u00eb Kryeministris\u00eb dhe ishte p\u00ebrplasur n\u00eb penges\u00ebn prej betoni t\u00eb port\u00ebs hyr\u00ebse. Pati hamendje sikur ishte makin\u00eb-bomb\u00eb e mbushur me tritol. Trupat speciale e kontrolluan dhe nuk gjet\u00ebn gj\u00eb prej gjej\u00eb.<\/p>\n<p>Garda e kontrollonte plot\u00ebsisht territorin dhe situat\u00ebn. Por nga urrejtja q\u00eb ishin q\u00eblluar me gur\u00eb, apo nga frika, teksa e mendonin taktike dhe t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00ebrheqjen e demonstruesve t\u00eb kreut, apo kushedi p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye tjet\u00ebr, gardist\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb speciale t\u00eb grupit t\u00eb zjarrit, ca n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e ca t\u00eb pozicionuar, kishin filluar t\u00eb hapnin zjarr.<\/p>\n<p>Ne i ndjenim q\u00eb nga hyrja e parkut \u201cRinia\u201d bresh\u00ebrit\u00eb e shkurtra dhe t\u00eb gjata t\u00eb automatik\u00ebve. Nuk mund ta kuptonim prej aty ku ishim \u00e7far\u00eb po ndodhte. Ngjarjet e m\u00ebdha ishin ngjizur gjithnj\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb fraksioni t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb ngjeshur e t\u00eb err\u00ebt kohe, ku p\u00ebrmblidhej p\u00ebrpjekja dhe thirrja finale e \u00e7lirimit. K\u00ebshtu kishte ndodhur kur nj\u00eb grusht njer\u00ebzish kishin rr\u00ebzuar monumentin e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. Ndoshta di\u00e7ka e ngjashme po ndodhte edhe tani. Ne flisnim p\u00ebr p\u00ebrmbajtje p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb brenda, si politikan\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, por populli mund ta kalonte v\u00ebrtet opozit\u00ebn e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mes gur\u00ebve plumbave dhe zjarrit t\u00eb 21 Janarit Nga Prec Zogaj, 19 Janar 2013 Shumica e demonstruesve kishin z\u00ebn\u00eb goj\u00ebt dhe hund\u00ebt me shalle dhe shami, ca t\u00eb tjer\u00eb duke p\u00ebrdorur kindat e xhaketave, palltove dhe pardesyve. Ngjanin t\u00eb ngath\u00ebt e t\u00eb turbulluar si n\u00eb gjendje nokdauni. Gjith\u00eb ai shkretim dhe ngadal\u00ebsim i bot\u00ebs rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-453","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-histori"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mes gur\u00ebve plumbave dhe zjarrit t\u00eb 21 Janarit Nga Prec Zogaj, 19 Janar 2013 Shumica e demonstruesve kishin z\u00ebn\u00eb goj\u00ebt dhe hund\u00ebt me shalle dhe shami, ca t\u00eb tjer\u00eb duke p\u00ebrdorur kindat e xhaketave, palltove dhe pardesyve. Ngjanin t\u00eb ngath\u00ebt e t\u00eb turbulluar si n\u00eb gjendje nokdauni. Gjith\u00eb ai shkretim dhe ngadal\u00ebsim i bot\u00ebs rreth [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-01-19T21:18:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja\",\"datePublished\":\"2013-01-19T21:18:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/\"},\"wordCount\":3013,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/21janar11.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/\",\"name\":\"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/21janar11.jpg\",\"datePublished\":\"2013-01-19T21:18:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/21janar11.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/21janar11.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Mes gur\u00ebve plumbave dhe zjarrit t\u00eb 21 Janarit Nga Prec Zogaj, 19 Janar 2013 Shumica e demonstruesve kishin z\u00ebn\u00eb goj\u00ebt dhe hund\u00ebt me shalle dhe shami, ca t\u00eb tjer\u00eb duke p\u00ebrdorur kindat e xhaketave, palltove dhe pardesyve. Ngjanin t\u00eb ngath\u00ebt e t\u00eb turbulluar si n\u00eb gjendje nokdauni. Gjith\u00eb ai shkretim dhe ngadal\u00ebsim i bot\u00ebs rreth [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-01-19T21:18:10+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja","datePublished":"2013-01-19T21:18:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/"},"wordCount":3013,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/","name":"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11.jpg","datePublished":"2013-01-19T21:18:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/21janar11.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/si-u-vra-aleks-nika-ziver-veizi-faik-myrtaj-dhe-hekuran-dedja\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Si u vra Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=453"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/453\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}