{"id":4524,"date":"2012-08-20T18:14:51","date_gmt":"2012-08-20T17:14:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4524"},"modified":"2012-08-20T18:14:51","modified_gmt":"2012-08-20T17:14:51","slug":"tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Isuf B. Bajrami\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/isuf_bajrami.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Isuf B. Bajrami<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb duart e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim i adresuar nga ish-kryetari finlandez, Marti Ahtisari, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur dokumentit me t\u00eb cilin ai ka v\u00ebn\u00eb kornizat e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, ka p\u00ebrmbledhur garancit\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e pakicave, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka p\u00ebrshkruar modalitetet p\u00ebr pranin\u00eb relativisht t\u00eb theksuar nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb, me fuqi ekzekutive dhe t\u00eb interpretimit t\u00eb mandatit t\u00eb vet, edhe pas vendimit p\u00ebr statusin e ri t\u00eb saj, q\u00eb edhe ashtu, pavar\u00ebsin\u00eb dhe sovranitetin e Kosov\u00ebs do t&#8217;i b\u00ebnin me shume formale se sa faktike.<\/p>\n<p>Serbia ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb ofensiv\u00eb diplomatike p\u00ebr t\u00eb ndikuar te an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB &#8211; s\u00eb q\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsohet ndrrimi i Rezolut\u00ebs 1244 dhe nxjerrja e nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb re, me arsyetimin se, me propozimin e Ahtisarit, Serbis\u00eb &#8220;po i merret nj\u00eb pjes\u00eb e territorit t\u00eb shtetit&#8221; dhe se &#8220;po i hiqet sovraniteti mbi Kosov\u00ebn&#8221; dhe se e t\u00ebr\u00eb kjo, sipas p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Beogradit, &#8220;\u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar&#8221;.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, t\u00eb theksoj, n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme, nj\u00eb num\u00ebr argumentesh dhe faktesh historike, politike e juridike,t\u00eb cilat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb bind\u00ebse, flasin se Kosova \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00ebn pushtimin serb, n\u00eb form\u00eb arbitrare jo legjitime edhe pse shqiptar\u00ebt, si popull shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duhet t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebvendosjes, qoft\u00eb si e drejt\u00eb e nj\u00eb popullate n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb individualizuar, qoft\u00eb si e drejt\u00eb komb\u00ebtare. N\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb argumentimit dhe faktimit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb v\u00ebrtete, se jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb papranueshme p\u00ebrsiatjet dhe projektet serbe p\u00ebr krijimin e dy entiteteve n\u00eb Kosov\u00eb ose p\u00ebr ndarjen e saj.<\/p>\n<p><strong>Kosova \u00ebsht\u00eb aneksuar nga Serbia n\u00eb form\u00eb arbitrare jolegjitime<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. C&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs p\u00ebrpara se t\u00eb kualifikohej si &#8220;nj\u00eb rast klasik i secesionit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00eb shteti sovran&#8221;, si\u00e7 shprehen serb\u00ebt, do t\u00eb duhej t\u00eb kundrohej, n\u00eb fakt, si nj\u00eb &#8220;anulim aneksimi ilegjitim&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar kishte r\u00ebn\u00eb vet\u00eb Serbia, e cila m\u00eb 1912 e aneksoi Kosov\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet pushtimit ushtarak, pas nj\u00eb agresioni t\u00eb saj n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane,&#8221;edhe pse qysh prej koh\u00ebsh Kosova kishte identitetin e vet historik dhe etnik, t\u00eb shoq\u00ebruar me legjitimitetin e \u00e7lirimit t\u00eb vet, qoft\u00eb nga pushtimi osman (1912), qoft\u00eb nga pushtimi fashist (1944), edhe pse kishte integritet gjeografik, demografik dhe kulturor t\u00eb saj&#8221;.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi, n\u00eb vend se t\u00eb pranoj\u00eb veprimin e saj ilegal q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb duke shkelur &#8220;me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt&#8221; ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me aneksimin e Kosov\u00ebs, Serbia tash p\u00ebrdor nj\u00eb argument t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm shkenc\u00ebrisht, historikisht dhe aktualisht, p\u00ebr t\u00eb &#8220;ruajtur sovranitetin mbi Kosov\u00ebn&#8221; t\u00eb cilin, si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb faktet, e mbajti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare jolegjitime p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, pa pyetur asnj\u00ebher\u00eb popullin shumic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe pa i marr\u00eb atij p\u00eblqimin .<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt ishin kund\u00ebr p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb shtetin serb, p\u00ebrkat\u00ebsisht jugosllav<\/strong><\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb pushtuar gjat\u00eb luft\u00ebrave ballkanike (1912-13),n\u00eb kund\u00ebrshtim me aspiratat e shqiptar\u00ebve q\u00eb kishin shprehur n\u00eb L\u00ebvizjen Nacional\u00e7lirimtare 1878-1912. K\u00ebshtu, Serbia, edhe pse &#8220;mori legalitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar&#8221; p\u00ebr pushtimin e Kosov\u00ebs, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mundi ta arsyetoj\u00eb legjitimitetin e veprimit t\u00eb saj. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, q\u00ebndrimet posesive serbe ndaj Kosov\u00ebs q\u00eb i referohen historis\u00eb jan\u00eb dyfish t\u00eb pathemelta.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, jan\u00eb t\u00eb pathemelta n\u00eb aspektin metodologjik t\u00eb cil\u00ebsimit t\u00eb karakterit komb\u00ebtar t\u00eb territorit, meq\u00eb po t\u00eb merrej historia si kriter, me gjith\u00eb realitetet nacionale-territoriale bashk\u00ebkohore, Hungaria do t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vinte dor\u00eb mbi pjes\u00ebn jugosllave t\u00eb Panonis\u00eb, Bullgaria dhe Hungaria do t\u00eb rivalizonin rreth Beogradit, Shqip\u00ebria mbi Janin\u00ebn, Suedia mbi Norvegjin\u00eb dhe Finland\u00ebn, Gjermania mbi pjes\u00ebt e rajoneve t\u00eb Shlezis\u00eb dhe t\u00eb Sudeteve, Danimarka mbi Shlezvikun, Iraku mbi Kuvajtin, etj.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti,q\u00ebndrimet posesive serbe ndaj Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pabaza edhe n\u00eb aspektin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs materiale, meq\u00eb Kosova, p\u00ebrkund\u00ebr pohimeve me karakter t\u00eb till\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb as djep i popullit serb, as djep i shtetit serb. M\u00eb n\u00eb fund, ambiciet imperialiste me &#8220;t\u00eb drejta historike&#8221;nuk kan\u00eb mundur t&#8217;i mbrojn\u00eb Anglia, Franca, Spanja, Portugalia, Holanda,etj. q\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e njohur, &#8220;me shekuj kan\u00eb mbajtur vende e popuj t\u00eb shumt\u00eb&#8221;. Prandaj,me shkat\u00ebrrimin e perandorive koloniale, jan\u00eb krijuar mbi 120 shtete t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Argumentet historike flasin bindsh\u00ebm se serb\u00ebt jan\u00eb vendosur n\u00eb Kosov\u00eb me rastin e zgjerimit t\u00eb shtetit serb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nga Nemanjiq\u00ebt. N\u00eb territorin etnik shqiptar, p\u00ebr pasoj\u00eb pushtimesh, n\u00eb Mesjet\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane, jan\u00eb vendosur pakica sllave,turke dhe rome. Pakica sllave \u00ebsht\u00eb shtuar ndjesh\u00ebm me kolonizimin e dhunsh\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, megjithat\u00eb, kurr\u00eb nuk ka arritur t\u00eb jet\u00eb mbi 10% t\u00eb popullat\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Mbi baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre fakteve, konkluzioni \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb: ishin pik\u00ebrisht agresioni, pushtimi dhe aneksimi serb i Kosov\u00ebs q\u00eb shkelen ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e jo e kund\u00ebrta, q\u00eb pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs &#8220;dhunon t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare&#8221;.<\/p>\n<p>Historia \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare p\u00ebr politik\u00ebn shkomb\u00ebtarizuese; p\u00ebr krimet e m\u00ebdha ndaj shqiptar\u00ebve gjat\u00eb viteve 1912-1918; p\u00ebr planet gjenocidale serbe p\u00ebr shfarosjen e shqiptar\u00ebve; p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme n\u00eb Turqi dhe p\u00ebr shpron\u00ebsimin e fshatar\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr kolonizimin serbo-malazias e tjera.<\/p>\n<p>Periudha 28 shkurt 1998 deri me 10 qershor 1999 vet\u00ebm sa i ka tejkaluar rastet e ve\u00e7anta dhe ka marr\u00eb p\u00ebrmasat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb gjenocidit t\u00eb pushtetit serb ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Me identitet politiko-territorial, me kushtetut\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, Kosova ishte nj\u00ebsi konstitutive-federale e Federat\u00ebs multinacionale t\u00eb Jugosllavis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi mbi t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb injoroj\u00eb pozit\u00ebn kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavi, me gjith\u00eb faktin se ajo nuk g\u00ebzonte statusin e republik\u00ebs por, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ishte pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e ish-Jugosllavis\u00eb, me territor dhe kufijt\u00eb e vet,t\u00eb cil\u00ebt nuk mund t\u00eb ndryshoheshin pa p\u00eblqimin e saj. Kosova ishte drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti e p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb Federat\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb, po sikurse republikat e saj, e jo n\u00ebp\u00ebrmjet Serbis\u00eb, sepse ashtu do t\u00eb kishim nj\u00eb situat\u00eb paradoksale &#8220;t\u00eb inkuadrimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Serbi dhe t\u00eb tri Serbive me tri vota n\u00eb Federat\u00eb&#8221;, nd\u00ebrsa nj\u00ebsit\u00eb tjera &#8220;do t\u00eb kishin nga nj\u00eb vot\u00eb&#8221;. Mosnjohja e statusit t\u00eb republik\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk mund t\u00eb anashkaloj\u00eb faktin e origjin\u00ebs jo sllave t\u00eb popullat\u00ebs t\u00eb saj shumic\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Se Kosova nuk ishte pjes\u00eb e Serbis\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb edhe k\u00ebto fakte historike dhe juridike:Kosova nuk ishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e shtetit sovran dhe t\u00eb pavarur t\u00eb Serbis\u00eb me subjektivitet juridik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb pranuar n\u00eb Kongresin e Berlinit (1878);Kosova nuk ishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Serbis\u00eb n\u00eb Kuvendin e Dyt\u00eb t\u00eb AVNOJ-it (1943); Kosova nuk ishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Serbis\u00eb gjat\u00eb konstituimit t\u00eb saj si nj\u00ebsi federale n\u00eb K\u00ebshillin Antifashist t\u00eb \u00c7lirimit Popullor (1944); Kosova nuk ishte pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Serbis\u00eb n\u00eb struktur\u00ebn e Asambles\u00eb Kushtetut\u00ebdh\u00ebn\u00ebse t\u00eb Jugosllavis\u00eb me rastin e shpalljes s\u00eb Republik\u00ebs Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb (1945); Kosova nuk u inkuadrua n\u00eb Serbin\u00eb sovrane, ve\u00e7se n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb &#8220;Serbis\u00eb Federale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Jugosllavis\u00eb Federative&#8221;, gjat\u00eb pushtimit ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb (1945.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, vlen t\u00eb p\u00ebrmendet edhe rr\u00ebnimi i autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me Amendamentet n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb, akt ky q\u00eb ndodhi me 28 mars 1989, u b\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare jolegjitime. Edhe po t\u00eb mos ekzistonin mang\u00ebsit\u00eb esenciale rreth deklarimit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, mang\u00ebsi k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmuar, mosekzistimi i vullnetit t\u00eb lir\u00eb, si pasoj\u00eb e presioneve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme politike, &#8220;e b\u00ebn edhe deklarimin mbi nd\u00ebrrimin kushtetues-jokushtetues&#8221;.<\/p>\n<p><strong>E ardhmja e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb kundrohet e krahasueshme me secesionizmin n\u00eb disa nga vendet e bot\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb duhet ta ken\u00eb parasysh ato shtete q\u00eb ende mbahen t\u00eb rezervuara ndaj pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ato do t\u00eb duhej q\u00eb t&#8217;i k\u00ebrkojn\u00eb dhe t&#8217;i gjejn\u00eb &#8220;pikat e p\u00ebrbashk\u00ebta&#8221; t\u00eb Kosov\u00ebs me disa vende t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb jan\u00eb pajtuar me heqjen e sovranitetit mbi territore t\u00eb tjera. K\u00ebshtu, raportet nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs jan\u00eb, p\u00ebr shembull, t\u00eb krahasueshme me ato nd\u00ebrmjet Indonezis\u00eb dhe Timorit Lindor. Si\u00e7 dihet,Timori Lindor ka qen\u00eb i pushtuar dhe aneksuar nga Indonezia n\u00eb vitin 1975 dhe at\u00eb kund\u00ebr vullnetit t\u00eb Portugalis\u00eb si sovran i jasht\u00ebm, fakt ky q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb aneksimin e Indonezis\u00eb t\u00eb jet\u00eb ilegal.<\/p>\n<p>Me 1988, qeveria indoneziane ia njohi t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebvendosjes popullit t\u00eb Timorit Lindor. Singapori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull tjet\u00ebr q\u00eb duhet marr\u00eb parasysh. Ky vend u nda nga Malajzia me 1965. Edhe shembulli me Eritren \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr rastin e Kosov\u00ebs. Ishte qeveria etiopiane ajo q\u00eb n\u00eb vitin 1991 i njohu t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebvendosjes Eritres\u00eb.Rasti i Kosov\u00ebs ka ngjashm\u00ebri edhe me at\u00eb t\u00eb Namibis\u00eb. Ndarja nga Afrika e Jugut dhe pavar\u00ebsia e Namibis\u00eb ndodh\u00ebn m\u00eb 1991.<\/p>\n<p>Prandaj, pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nuk duhet krahasuar me secesionizmin n\u00eb disa an\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, ku l\u00ebvizjet secesioniste nuk jan\u00eb duke vepruar n\u00eb territore t\u00eb aneksuara q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme (kund\u00ebr vullnetit t\u00eb popullit dhe t\u00eb sovran\u00ebve t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm) u jan\u00eb bashkuar shteteve aktualisht ekzistuese, por ato jan\u00eb duke operuar n\u00eb territore q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre shteteve n\u00eb koh\u00ebn kur k\u00ebto shtete kan\u00eb filluar s\u00eb ekzistuari. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe me l\u00ebvizjet separatiste n\u00eb Transdnjestrovle (Moldavi), n\u00eb Osetin\u00eb Jugore dhe n\u00eb Abkhazi (Gjeorgji) q\u00eb nuk kan\u00eb baz\u00eb etnike \u00e7far\u00eb ka Kosova dhe q\u00eb nuk kan\u00eb pasur status autonom ose federal kur u shp\u00ebrb\u00eb ish-Bashkimi Sovjetik, si\u00e7 ka pasur Kosova kur u shp\u00ebrb\u00eb ish-Jugosllavia. M\u00eb n\u00eb fund, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb krahasuesh\u00ebm as me katalon\u00ebt, uelsian\u00ebt, bask\u00ebt, skocez\u00ebt, korsikan\u00ebt, sepse ata nuk u p\u00ebrball\u00ebn, sikur shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, me d\u00ebbim masiv, nga shtetet q\u00eb i kontrollojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kosova i p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha kriteret e qenies shtet i pavarur dhe sovran<\/strong><\/p>\n<p>Ekzistimi i Shqip\u00ebris\u00eb si shtet shqiptar, nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb si penges\u00eb p\u00ebr statusin shtet i pavarur dhe sovran t\u00eb Kosov\u00ebs, po sikurse q\u00eb, t\u00eb sjellim shembuj nga historia e krijimit t\u00eb shteteve,&#8221;as ekzistimi i Rumanis\u00eb nuk qe penges\u00eb p\u00ebr krijimin e shtetit t\u00eb Moldavis\u00eb ose q\u00eb ekzistimi i Franc\u00ebs nuk paraqiste penges\u00eb p\u00ebr kantonet-shtete n\u00eb Zvic\u00ebr&#8221;. M\u00eb n\u00eb fund, edhe sikur Kosova t\u00eb konstituohej si shtet i shqiptar\u00ebve,&#8221;ekzistimi i dy shteteve shqiptare n\u00eb Ballkan &#8220;do t\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb hendikep, se sa p\u00ebrpar\u00ebsi gjeopolitike e popullit shqiptar n\u00eb Ballkan&#8221;. N\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr territorin, n\u00eb OKB jan\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuara 34 shtete me territor m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se sa Kosova. N\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr popullat\u00ebn, n\u00eb OKB jan\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsuara 58 shtete me popullat\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se sa Kosova. N\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pranimin ose jo t\u00eb shteteve t\u00eb reja n\u00eb OKB, n\u00eb periudh\u00ebn prej 1990-2002, n\u00eb OKB jan\u00eb pranuar 34 shtete t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr Kosov\u00ebn jan\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebrsiatjet dhe k\u00ebrkesat serbe p\u00ebr krijimin e dy etniteteve ose p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ato p\u00ebrsiatje injorojn\u00eb faktin p\u00ebr kuantume dhe proporcione relative demografike dhe komb\u00ebtare, shprehimisht t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, theksojm\u00eb edhe faktin tjet\u00ebr se Kosova nuk paraqet &#8220;territor diversifikativ etnik t\u00eb karakterit enklav\u00eb&#8221;. Prandaj, izolimi i dhunsh\u00ebm politik i nj\u00eb pjese t\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkund\u00ebr kompromiseve shum\u00eb t\u00eb dhimbshme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Delegacioni i Kosov\u00ebs me decentralizimin, zonat e mbrojtura p\u00ebr rreth \u201ctrash\u00ebgimis\u00eb serbe\u201d dhe procedurat favorizuese legjislative p\u00ebr minoritetet, do t&#8217;i kund\u00ebrvihej drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti entitetit burimor politik t\u00eb atij territori dhe do t\u00eb ishte n\u00eb diskordanc\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e argumenteve dhe fakteve q\u00eb u theksuan, n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme, statusi i ri politik, juridik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb ekuivalent, pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje, me pavar\u00ebsin\u00eb dhe sovranitetin, me subjektivitet t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb gjith\u00eb territorin e saj, pra t\u00eb siguroj\u00eb zbatimin unik t\u00eb ligjit, p\u00ebrfshir\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb ashtuquajturat komuna me shumic\u00eb serbe q\u00eb n\u00eb propozimin e ambasadorit Marti Ahtisari kan\u00eb fituar shum\u00eb kompetenca shtes\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb projekti t\u00eb decentralizimit asimetrik, territorial dhe etnik, q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr q\u00ebllimit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb menduar, k\u00ebrc\u00ebnon me rrezikun q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs dhe integritetin territorial te saj.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb koh\u00eb e fundit q\u00eb Kosova t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb &#8220;rreth i mbyllur&#8221; n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb vjet<\/strong><\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb rezolute t\u00eb re t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb duhej ta karakterizonin:<br \/>\n1. Qart\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare,politike dhe juridike e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb do t\u00eb m\u00ebnjanonte ambiguitetet n\u00eb lidhje me t\u00eb.<br \/>\n2. Subjektiviteti i plot\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar i cili Kosov\u00ebs do t&#8217;i hapte mund\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb aty edhe OKB-n\u00eb.<br \/>\n3. Integriteti territorial i vendit q\u00eb do t\u00eb siguronte shtrirjen e qeverisjes s\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe zbatimin unik t\u00eb ligjit n\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e saj.<br \/>\n4. Shteti funksional i Kosov\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb pengonte invalidimin e mundsh\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p><em>Gjilan, 20 Gusht 2012<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Isuf B. Bajrami N\u00eb duart e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim i adresuar nga ish-kryetari finlandez, Marti Ahtisari, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur dokumentit me t\u00eb cilin ai ka v\u00ebn\u00eb kornizat e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, ka p\u00ebrmbledhur garancit\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e pakicave, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka p\u00ebrshkruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4524","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Isuf B. Bajrami N\u00eb duart e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim i adresuar nga ish-kryetari finlandez, Marti Ahtisari, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur dokumentit me t\u00eb cilin ai ka v\u00ebn\u00eb kornizat e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, ka p\u00ebrmbledhur garancit\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e pakicave, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka p\u00ebrshkruar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-20T17:14:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/isuf_bajrami.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs\",\"datePublished\":\"2012-08-20T17:14:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/\"},\"wordCount\":2496,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/\",\"name\":\"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-20T17:14:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/isuf_bajrami.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/isuf_bajrami.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Isuf B. Bajrami N\u00eb duart e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb propozim i adresuar nga ish-kryetari finlandez, Marti Ahtisari, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur dokumentit me t\u00eb cilin ai ka v\u00ebn\u00eb kornizat e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, ka p\u00ebrmbledhur garancit\u00eb p\u00ebr pozit\u00ebn e pakicave, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka p\u00ebrshkruar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-20T17:14:51+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/isuf_bajrami.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs","datePublished":"2012-08-20T17:14:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/"},"wordCount":2496,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/isuf_bajrami.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/","name":"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/isuf_bajrami.jpg","datePublished":"2012-08-20T17:14:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/isuf_bajrami.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/isuf_bajrami.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tash-eshte-ne-pergjegjesine-e-anetareve-te-keshillit-te-sigurimit-qe-te-marrin-nje-vendim-rreth-te-ardhmes-se-kosoves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Tash \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim rreth t\u00eb ardhmes s\u00eb Kosov\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4524"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4524\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}