{"id":4454,"date":"2010-10-24T20:48:24","date_gmt":"2010-10-24T19:48:24","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4454"},"modified":"2010-10-24T20:48:24","modified_gmt":"2010-10-24T19:48:24","slug":"prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/","title":{"rendered":"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Blerina Gjoka<\/strong><\/p>\n<p>Votimi p\u00ebr heqjen e mandatit t\u00eb Ilir Beqjas tregoi tkurrjen e mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr limit q\u00eb nuk i jep dot emrin shumic\u00eb parlamentare, vet\u00ebm 70. Por, e par\u00eb n\u00eb syrin e opozitarit Pre\u00e7 Zogaj, ky votim tregoi q\u00eb kjo shumic\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb reale, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mazhoranc\u00eb e ardhur nga marr\u00ebveshjet e tavolinave. K\u00ebsisoj ajo varet n\u00eb fije t\u00eb perit nga presionet individuale dhe nga pamund\u00ebsia p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrie numrash. Zogaj, duke folur p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cTema\u201d, jep opinionin e tij p\u00ebr zhvillimet e fundit t\u00eb politik\u00ebs dhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur p\u00ebr realizimin e objektivit kryesor t\u00eb kampit opozitar, ku ai b\u00ebn pjes\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2009, t\u00eb transparenc\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4317\" title=\"Pre\u00e7 Zogaj\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"200\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, vajtjen e Edi Ram\u00ebs n\u00eb tryez\u00ebn e s\u00eb premtes nuk e sheh si nj\u00eb shkelje t\u00eb vendimit t\u00eb marr\u00eb m\u00eb par\u00eb nga tryeza e opozit\u00ebs p\u00ebr bojkotin e tryez\u00ebs, por si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Zogaj mendon se topi ka vajtur s\u00ebrish n\u00eb fush\u00ebn e Berish\u00ebs dhe ai e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb reforma zgjedhore nuk mund t\u00eb b\u00ebhet pa u hetuar m\u00eb par\u00eb zbatimi i ligjit n\u00eb zgjedhjet q\u00eb shkuan. Por, duke par\u00eb se zgjidhja ka vonuar kaq gjat\u00eb, Zogaj shprehet i zhg\u00ebnjyer nga sjellja e kryeministrit Sali Berisha, dhe sheh shum\u00eb pak drit\u00eb optimizmi p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7. Gjithsesi ai e quan k\u00ebt\u00eb objektiv t\u00eb opozit\u00ebs nj\u00eb mision, q\u00eb nuk mund t\u00eb zbehet me kalimin e koh\u00ebs. P\u00ebr hir t\u00eb k\u00ebtij misioni dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kauz\u00eb, Zogaj lajm\u00ebron se protestat e opozit\u00ebs do t\u00eb rifillojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas vendimit q\u00eb do t\u00eb merret nga K\u00ebshilli i Ministrave t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr heqjen e regjimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Zoti Zogaj, po e nis nga ngjarja m\u00eb e fundit, pjes\u00ebmarrja e kryesocialistit Edi Rama n\u00eb tryez\u00ebn e thirrur nga Berisha p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore. Ishte nj\u00eb vendim supriz\u00eb ky i vet\u00eb zotit Rama apo u konsultua m\u00eb par\u00eb me aleat\u00ebt e tij, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt dhe ju, pasi nj\u00eb veprim i till\u00eb ra ndesh me vendimin e Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar p\u00ebr t\u00eb bojkotuar tryez\u00ebn e reform\u00ebs?<\/p>\n<p>Konsulta ishte p\u00ebr q\u00ebndrimin ndaj ftes\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr tu ulur p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore. Tryeza e opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar konkludoi se transparenca e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2009 p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrpar\u00ebsive p\u00ebr rikthimin e besimit t\u00eb humbur t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb institucioni i zgjedhjeve. Nuk \u00ebsht\u00eb Kodi n\u00eb vetvete q\u00eb ka prishur num\u00ebrimin n\u00eb nj\u00eb t\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e territorit komb\u00ebtar. Nuk \u00ebsht\u00eb Kodi n\u00eb vetvete q\u00eb ka prodhuar fenomene t\u00eb sh\u00ebmtuara si ai i Ruzhdijes kur komisioner\u00ebt e qeveris\u00eb fusin flet votimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb emigant\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb Kodi q\u00eb ka lejuar shtimin e votave n\u00eb procesverbale, me nj\u00eb t\u00eb l\u00ebvizur t\u00eb stilolapsit, si\u00e7 u pa n\u00eb rishikimin e filmimeve t\u00eb num\u00ebrimit n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs nga PDK. Me pak fjal\u00eb, Kodi mund t\u00eb ket\u00eb e ka kusure t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpamjet p\u00ebr Kodin jan\u00eb kurdoher\u00eb t\u00eb ndrydhme, por po t\u00eb ishte zbatuar me korrekt\u00ebsi ky Kod q\u00eb kemi, sigurisht q\u00eb zgjedhjet nuk do t\u00eb ishin s\u00ebrish larg standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Opozita \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgj\u00ebgjesuar si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr ta kapur problemin p\u00ebr brir\u00ebsh dhe jo nga bishti. Edhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar. Prandaj ka dal\u00eb rrezoluta e Parlementit Europian , q\u00eb k\u00ebrkon ngritjen e Komisionit Parlementar p\u00ebr hetimin e materialeve zgjedhore. Tryeza, pra, mb\u00ebshteti reagimin e par\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb PS-s\u00eb Edi Rama n\u00eb lidhje me ftes\u00ebn e Berish\u00ebs dhe e shd\u00ebrroi n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb mbar\u00eb opozit\u00ebs opsionin \u201cn\u00eb fillim trasparenca, pastaj reforma zgjedhore\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e q\u00ebndrimit, t\u00eb cilin e shprehen me korrekt\u00ebsi dhe dinjitet n\u00eb tryez\u00ebn e Berish\u00ebs kryeyar\u00ebt e dy partive t\u00eb vetme parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar, Rama i PS-s\u00eb dhe Dule i PBDNJ-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nuk kishte nj\u00eb vendim p\u00ebr tryez\u00ebn nga opozita e bashkuar? P\u00ebrshtypja ishte se opozita do t\u00eb bojkotonte?<\/strong><\/p>\n<p>U p\u00ebrcaktua pra nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e propozimit t\u00eb Berish\u00ebs. Un\u00eb e b\u00ebra t\u00eb ditur q\u00eb at\u00eb dit\u00eb para shtypit. \u00c7\u00ebshtja a do t\u00eb shkonin apo jo n\u00eb tryez\u00eb dy krer\u00ebt e partive parlamentare, se ata kishin ftes\u00eb, nuk u diskutua dhe nuk mund t\u00eb ishte thelb\u00ebsore. Thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i mbajtur. N\u00eb ket\u00eb pik\u00eb, si\u00e7 u pa qart\u00eb, gjith\u00e7ka ishte brenda pik\u00ebpamjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb partive pjesmarr\u00ebse n\u00eb opozit\u00ebn e bashkuar.<\/p>\n<p><strong>Ju mendoni se b\u00ebn\u00eb mir\u00eb apo keq krer\u00ebt e PS-s\u00eb dhe PBDNJ-s\u00eb q\u00eb shkuan n\u00eb tryez\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Personalisht mendoj se b\u00ebn\u00eb mir\u00eb. Un\u00eb jam kund\u00ebr formave statike t\u00eb loj\u00ebs politike. Jam p\u00ebr loj\u00ebn af\u00ebr dhe n\u00eb distanc\u00eb, sipas rastit, rrethanave dhe kontekstit ku zhvillohen ngjarjet. Tryeza e fundit p\u00ebrligjte, sipas meje, \u201cloj\u00ebn af\u00ebr\u201d. Politika do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e kollajt\u00eb po t\u00eb mos p\u00ebrmbante shum\u00eb nuanca.<\/p>\n<p><strong>Ky ballafaqim med dy lider\u00ebve mendoni se flet p\u00ebr pritshm\u00ebri pozitive n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it politik?<\/strong><\/p>\n<p>Berisha e di mir\u00eb radh\u00ebn e pun\u00ebs: transparenca zgjidh ng\u00ebr\u00e7in. Kodi \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb. Ai e b\u00ebri ftes\u00ebn p\u00ebr reform\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar mbivendosje dhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Rama reagoi, si me th\u00ebn\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb, por me propozimin e tij. Tani topi \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish n\u00eb kampin e Berish\u00ebs, si\u00e7 ka qen\u00eb edhe me par\u00eb disa her\u00eb. Nuk dalloj ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb ushqyer nj\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb re. Ishte nj\u00eb nism\u00eb e tipit propagandisitik q\u00eb mbaroi aty ku nisi. Un\u00eb kam qen\u00eb optimist n\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs, kur krer\u00ebt e dy grupeve me t\u00eb m\u00ebdha parlamentare t\u00eb Parlamentit Europian thirren n\u00eb Strasburg Berish\u00ebn dhe Ram\u00ebn. Tani nuk kam p\u00ebrse t\u00eb jem. Si un\u00eb ka me mij\u00ebra, besimi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb thyer nga intrasigjenca dhe akrobacit\u00eb e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shmangur hetimin e zgjedhjeve. Por n\u00ebs\u00eb ai pranon hetimin, ky do t\u00eb ishte v\u00ebrtet nj\u00eb zhvillim i mir\u00ebpritur nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka sipas jush n\u00eb kutit\u00eb e mbyllura t\u00eb qershorit 2009? A jan\u00eb ato nj\u00eb \u201ckuti Pandore\u201d, q\u00eb po u hap\u00ebn e keqja do t\u00eb p\u00ebrlyej\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt? \u00c7far\u00eb prisni t\u00eb gjeni n\u00eb to n\u00ebse hapen?<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi parlamentar ka patur si pik\u00ebnisje konstatimin pa precedent t\u00eb raportit p\u00ebrfundimtar t\u00eb OSBE-ODHIR-it se num\u00ebrimi n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tretat e q\u00ebndrave t\u00eb num\u00ebrimit u b\u00eb keq dhe shum\u00eb keq. Do t\u00eb mjaftonte kjo p\u00ebr t\u00eb nisur me qet\u00ebsi dhe pa humbur koh\u00eb hetimin parlamentar, i cili, e p\u00ebrs\u00ebrisim, nuk b\u00ebh\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ndryshuar mandate apo p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar njer\u00ebz n\u00eb burg, por p\u00ebr t\u00eb hetuar zbatimin e Kodit. Pse u num\u00ebruan mir\u00eb n\u00eb dy t\u00eb tretat dhe keq n\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn? Kush jan\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb kan\u00eb lejuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb damkosjen e zgjedhjeve. M\u00eb tej, kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb indicie t\u00eb tjera p\u00ebr hedhje flet\u00ebsh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb emigrant\u00ebve, p\u00ebr fabrikim t\u00eb rezultatit n\u00eb momentin e mbushjes se procesverbaleve, e tjer\u00eb, e tjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet hapjes s\u00eb kutive t\u00eb dalin n\u00eb drit\u00eb dimensionet e k\u00ebtij manipulimi dhe personat p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb kan\u00eb shkelur ligjin. Shumica e kan\u00eb zbatuar ligjin, por kur mbrohet pakica e shkel\u00ebsve, dashje pa dashje njolloset edhe shumica. Po nuk u b\u00eb kjo, nuk ka asnj\u00eb shans t\u00eb nxirret nga historia e zgjedhjeve shqiptare banda e manipulator\u00ebve, q\u00eb e kan\u00eb kthyer n\u00eb biznes trafikimin e vot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se ka lidhje vajtja e zotit Rama me vizit\u00ebn e k\u00ebsaj jave t\u00eb zyrtarit amerikan Thomas Countryman, i cili at\u00eb q\u00eb se tha n\u00eb media, pa dyshim q\u00eb ua ka th\u00ebn\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb Berish\u00ebs e Ram\u00ebs, pra nj\u00eb \u201ct\u00ebrheqje veshi\u201d p\u00ebr t\u00eb gjetur kompromis?<\/strong><\/p>\n<p>Thirrjet dhe k\u00ebshillat e miqve dhe patner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kompromis p\u00ebr kriz\u00ebn sigurisht q\u00eb kan\u00eb jehon\u00eb dhe ndikim n\u00eb nd\u00ebrgjegjen dhe n\u00eb aksionin politik t\u00eb opozit\u00ebs dhe shefit t\u00eb saj. Prandaj opozita ka b\u00ebr\u00eb disa hapa prapa, q\u00eb un\u00eb i kam quajtur hapa para drejt kompromisit. Por duhet t\u00eb jeni t\u00eb sigurt se angazhimi i k\u00ebtyre miqve dhe partner\u00ebve nuk zbret n\u00eb nivelin e nj\u00eb kerkese direkte p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb apo seanc\u00eb. Lidhjet e shkurt\u00ebra jan\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e vjet\u00ebruar dhe thjesht\u00ebzuar e leximit t\u00eb politik\u00ebs nga disa gazetar\u00eb. K\u00ebta p\u00ebrjashtojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e drejtuesve vendas n\u00eb marrjen e vendimeve dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq.<\/p>\n<p><strong>Duke par\u00eb se ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin kur opozita k\u00ebrkoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb transparenc\u00ebn e zgjedhjeve dhe tashm\u00eb ka mbetur pak koh\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, mendoni se ka shanse q\u00eb t\u00eb kemi hetim t\u00eb zgjedhjeve para zgjedhjeve lokale?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e vertet\u00eb se ka kaluar shum\u00eb koh\u00eb, por jo gjith\u00eb koha. Teorikisht shansi nuk ka humbur.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb tryez\u00ebn e fundit t\u00eb opozit\u00ebs u vendos dhe shtyrja e protestave, apo ndoshta u pranua se ato jan\u00eb jo t\u00eb domosdoshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment? Kritizer\u00ebt e opozit\u00ebs mendojn\u00eb se protestat, ashtu si greva e uris\u00eb, u konsumuan tashm\u00eb dhe nuk arrit\u00ebn t\u00eb jepnin produktin e pritur&#8230; Me \u00e7far\u00eb kauze do t\u00eb rikthehen protestat?<\/strong><\/p>\n<p>Protestat do t\u00eb rifillojn\u00eb pas marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr heqjen e vizave nga Ministrat e Brendsh\u00ebm t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. Protestat jan\u00eb institucioni i qytetar\u00ebve, parlamenti i qytetar\u00ebve. Kauza themelore mbetet gjithnj\u00eb \u00e7\u00ebshtja e zgjedhjeve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore e demokracis\u00eb. Vendet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore kan\u00eb sakrifikuar shum\u00eb, kan\u00eb derdhur gjak p\u00ebr t\u00eb shkuar te standardet e sotme t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Kutia e fsheht\u00eb dhe karta e Kopenhagenit kan\u00eb zevend\u00ebsuar revolucionet. Populli shqiptar i ka marr\u00eb t\u00eb gatshme k\u00ebto standarde, por ai e ka kuptuar se duhet t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e vet p\u00ebr t\u2019i zbatuar ato. Opozita shqiptare e konsideron mision respektimin e standardeve perendimore p\u00ebr zgjedhjet. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb stinore, apo nj\u00eb sprov\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00ebse qeveria nuk p\u00ebrgjigjet. Afati i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje \u00ebsht\u00eb realizimi i trasparenc\u00ebs. Jemi t\u00eb bindur se qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb partia m\u00eb e madhe n\u00eb opozit\u00eb dhe nj\u00eb fuqi numrash n\u00eb parlament gjithashtu, sa r\u00ebnd\u00ebsi keni ju t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb vendimarrjen e opozit\u00ebs, ka pasur raste kur PS ka vendosur sipas k\u00ebshill\u00ebs suaj?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr trasparenc\u00ebn, q\u00eb do t\u00eb pasohet me marr\u00ebveshje t\u00eb tjera p\u00ebr nj\u00eb program t\u00eb ri zhvillimi e t\u00eb tjer\u00eb. Se kush jep kontributin e vet. Z\u00ebri yn\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar shpeshher\u00eb. Natyrisht, partit\u00eb e vogla jasht\u00eb parlamentit, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar, njohin pesh\u00ebn dhe lidershipin e PS-s\u00eb. Por n\u00eb tryezat tona si opozit\u00eb e bashkuar nuk referohen votat e nj\u00ebrit dhe tjetrit, por arsyeja, mendimet.<\/p>\n<p><strong>Zoti Zogaj, ju keni jeni shk\u00ebputur nga jeta parlamentare vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb mandat t\u00eb Kuvendit, por e njihni shum\u00eb mir\u00eb funksionimin e saj. Si do ta spjegoni numrin 70 t\u00eb votave q\u00eb arriti t\u00eb marr\u00eb mazhoranca qeveris\u00ebse n\u00eb votimin p\u00ebr mandatin e Ilir Beqjas. A tregon kjo nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb brendshme reale t\u00eb k\u00ebsaj mazhoranc\u00eb, apo tregon shtimin e presioneve t\u00eb t\u00eb vegj\u00eblve, apo individ\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb e \u201cshesin\u201d vot\u00ebn e tyre shtrenjt\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Shumica ka lindur e brisht\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb q\u00eb nuk ka dal\u00eb nga kutit\u00eb e votimit, por nga kombinacionet n\u00eb tryez\u00eb. Si t\u00eb mos mjaftonte kjo, shumica \u00ebsht\u00eb n\u00eb fije t\u00eb perit tashm\u00eb edhe p\u00ebr numrat. Natyrisht, nuk duhet t\u00eb ushqejm\u00eb iluzione se votimi p\u00ebr zotin Beqja p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb gjendje t\u00eb stabilizuar t\u00eb numrave n\u00eb Kuvend. Por, gjithsesi, shumica e ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb m\u00eb tutje barr\u00ebn e qeverisjes me k\u00ebt\u00eb gjendje.<\/p>\n<p><strong>Zoti Zogaj, asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tani ministrat e kabinetit \u201cBerisha\u201d nuk jan\u00eb akuzuar kaq shum\u00eb p\u00ebr korrupsion, jo vet\u00ebm nga opozita, por dhe brenda qeveris\u00eb, kam parasysh k\u00ebtu akuzat e r\u00ebnda t\u00eb ish-ministrit Prifti. <\/strong><strong>A keni nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr zotin Berisha n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, si duhet t\u00eb sillet kryeministri ndaj k\u00ebtyre akuzave?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilla ime p\u00ebr kryeministrin \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb shum\u00eb shkrime dhe prononcime: lexo vot\u00ebn e zgjedh\u00ebsve dhe vepro n\u00eb p\u00ebrputhje me barazimin q\u00eb prodhuan votuesit e qeveris\u00eb me votuesit e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb fundmi do t\u00eb donim t\u00eb na argumentonit sjelljen politike t\u00eb partive pas zgjedhjeve t\u00eb 29 qershorit, ku nj\u00eb parti radikale e majt\u00eb si ajo e Ilir Met\u00ebs e gjeti veten n\u00eb qeverisje me PD-n\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb djatht\u00eb si ju, zoti Ngjela e zoti Ndoka e gjet\u00ebn veten n\u00eb aleanc\u00eb me PS-n\u00eb&#8230; Sa normale jan\u00eb k\u00ebto aleanca dhe mbi \u00e7\u2019baza ngrihen ato sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>Kam shkruar gjat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Libri im i fundit \u201cT\u00eb gjith\u00eb nep\u00ebr vendet e tyre\u201d ka nj\u00eb kapitull t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur e po ndodhin n\u00eb spektrin politik. N\u00eb thelb, n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb etik\u00ebs dhe moralitetit, nj\u00eb parti apo nj\u00eb politikan duhet t\u00eb pozicionohet si\u00e7 votohet. Besoj se zoti Ngjela dhe un\u00eb jemi duke respektuar k\u00ebt\u00eb parim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Blerina Gjoka Votimi p\u00ebr heqjen e mandatit t\u00eb Ilir Beqjas tregoi tkurrjen e mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr limit q\u00eb nuk i jep dot emrin shumic\u00eb parlamentare, vet\u00ebm 70. Por, e par\u00eb n\u00eb syrin e opozitarit Pre\u00e7 Zogaj, ky votim tregoi q\u00eb kjo shumic\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb reale, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mazhoranc\u00eb e ardhur nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4454","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Blerina Gjoka Votimi p\u00ebr heqjen e mandatit t\u00eb Ilir Beqjas tregoi tkurrjen e mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr limit q\u00eb nuk i jep dot emrin shumic\u00eb parlamentare, vet\u00ebm 70. Por, e par\u00eb n\u00eb syrin e opozitarit Pre\u00e7 Zogaj, ky votim tregoi q\u00eb kjo shumic\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb reale, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mazhoranc\u00eb e ardhur nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-24T19:48:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit\",\"datePublished\":\"2010-10-24T19:48:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/\"},\"wordCount\":2449,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/\",\"name\":\"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-24T19:48:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Blerina Gjoka Votimi p\u00ebr heqjen e mandatit t\u00eb Ilir Beqjas tregoi tkurrjen e mazhoranc\u00ebs qeveris\u00ebse n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr limit q\u00eb nuk i jep dot emrin shumic\u00eb parlamentare, vet\u00ebm 70. Por, e par\u00eb n\u00eb syrin e opozitarit Pre\u00e7 Zogaj, ky votim tregoi q\u00eb kjo shumic\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb reale, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mazhoranc\u00eb e ardhur nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-24T19:48:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit","datePublished":"2010-10-24T19:48:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/"},"wordCount":2449,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/","name":"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2010-10-24T19:48:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/prec-zogaj-shumica-qeverisese-ne-fije-te-perit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pre\u00e7 Zogaj: Shumica qeveris\u00ebse n\u00eb fije t\u00eb perit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4454\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}