{"id":4451,"date":"2012-08-16T21:39:06","date_gmt":"2012-08-16T20:39:06","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4451"},"modified":"2012-08-16T21:39:06","modified_gmt":"2012-08-16T20:39:06","slug":"raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/","title":{"rendered":"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Robelli\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli_300.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Enver Robelli<\/strong>, <em>16 gusht 2012<\/em><\/p>\n<p><em>INTERVIST\u00cb<\/em> &#8211; <em>Udh\u00ebtimi i Arb\u00ebr Xhaferit: jeta n\u00eb Tetov\u00eb, studimet p\u00ebr filozofi n\u00eb Beograd, vitet e gazetaris\u00eb kulturore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe sfidat politike s\u00ebrish n\u00eb vendlindje. M\u00eb posht\u00eb, nj\u00eb intervist\u00eb e Arb\u00ebn Xhaferit me gazetarin Enver Robelli, nd\u00ebr t\u00eb paktat (ndoshta e vetmja) ku ai flet p\u00ebr veten.<\/em><\/p>\n<p><strong>N\u00eb cilin vend d\u00ebshironi t\u00eb jetoni n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e banuar me shqiptar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb qytet ku mund ta ruaj privat\u00ebsin\u00eb dhe integritetin tim, i \u00e7liruar nga doket dhe zakonet q\u00eb jan\u00eb instaluar kushedi nga kush dhe pale p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimesh. K\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi e ofrojn\u00eb qytetet e m\u00ebdha ku, n\u00eb mes t\u00eb komunitetit, mund t\u00eb jesh edhe i vetmuar, natyrisht, n\u00ebse e parap\u00eblqen k\u00ebt\u00eb. N\u00eb kontekstin ton\u00eb qytete t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb Prishtina dhe Tirana. Prishtin\u00ebn, njer\u00ebzit, preferencat, mend\u00ebsin\u00eb e tyre, e njoh mir\u00eb, nd\u00ebrkaq Tiran\u00ebn, ku u zhvilluan ngjarjet dramatike t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr shkaqe objektive, nuk e njoh sa kam d\u00ebshir\u00eb. S\u00eb k\u00ebndejmi, n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy qyteteve, do ta preferoja Tiran\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb s\u00eb detit, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb institucioneve kulturore.<\/p>\n<p>M\u00eb mungon p\u00ebrvoja, njohja nga af\u00ebr, e mentalitetit t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, ajo atmosfer\u00eb qytetare q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar me shp\u00ebrngulje t\u00eb detyruara n\u00eb Turqi, si\u00e7 ka ndodhur me qytetet n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb kufirit. Kam p\u00ebrshtypjen se n\u00eb Tiran\u00eb jeta nuk zhvillohet n\u00eb dimensione paralele, por \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrthurur, nd\u00ebrvepruese, p\u00ebr dallim nga qytetet shqiptare jasht\u00eb kufijve t\u00eb shtetit am\u00eb, ku shqiptar\u00ebt jetojn\u00eb pran\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb relacione antagoniste ose, me th\u00ebn\u00eb m\u00eb sakt\u00eb, kan\u00eb distanc\u00eb etnike. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon fakti q\u00eb martesat e p\u00ebrziera asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb mbi nj\u00eb p\u00ebr qind.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7far\u00eb rrethi familjar jeni rritur? Me se merrej babai juaj?<\/strong><\/p>\n<p>Im at\u00eb ishte rrobaqep\u00ebs. Ky zanat ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb merreshin me politik\u00eb, natyrisht si amator\u00eb. Atmosfera e qet\u00eb, statusi social i klient\u00ebve, krijonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kontekstin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr analiza, p\u00ebr biseda politike, sadopak, kompetente. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb vet\u00ebm ata, t\u00eb pasurit, q\u00eb ishin n\u00eb funksione t\u00eb ndryshme, intelektual\u00ebt apo zejtar\u00ebt e vyesh\u00ebm, kishin mund\u00ebsi t\u00eb qepnin kostume t\u00eb reja. Thuaja se t\u00eb gjith\u00eb rrobaqep\u00ebsit ishin politikan\u00eb amator\u00eb. Fjal\u00ebn \u2018amator\u2019 e dalloj nga fjala \u2018diletant\u2019 apo \u2018joprofesionist\u2019. Fjala \u2018amator\u2019 n\u00ebnkupton pasionin e madh p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me nj\u00eb veprimtari shoq\u00ebrore, por jo si profesionist q\u00eb jeton prej pun\u00ebs q\u00eb b\u00ebn, por thjesht si hobi apo p\u00ebrcaktim jet\u00ebsor q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ideal.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, prej viteve t\u00eb 30-a t\u00eb shekullit XX funksiononin organizata t\u00eb fshehta politike. Nj\u00ebra nga m\u00eb t\u00eb popullarizuarat ishte shoqata \u2018Besa\u2019, e cila kishte disa segmente: at\u00eb politik (\u00e7lirimi i atdheut), at\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, at\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs dhe at\u00eb ekonomik. Kjo form\u00eb e organizmit t\u00eb strukturave ilegale i mbante t\u00eb gjalla shpresat e popullit p\u00ebr \u00e7lirim. Im at\u00eb ka qen\u00eb nj\u00ebri nga themeluesit e k\u00ebsaj shoqate ilegale q\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe dha kontributin e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb shtrirjen e shtetit shqiptar edhe n\u00eb qytetet per\u00ebndimore t\u00eb Maqedonis\u00eb.<br \/>\nSi prindi im kan\u00eb qen\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e mbanin ndezur shpres\u00ebn n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari prindi im ka qen\u00eb dy her\u00eb n\u00eb burg, 1945 dhe 1955. Her\u00ebn e par\u00eb, p\u00ebr shkak se kishte qen\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i financave kur Tetova ishte Shqip\u00ebri dhe, her\u00ebn tjet\u00ebr, m\u00eb 1955 p\u00ebr agjitim kund\u00ebr shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>N\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, n\u00eb situat\u00ebn kur ideologjia komuniste, p\u00ebrkat\u00ebsisht ajo pansllaviste ishte e fuqishme dhe e sh\u00ebndetshme, jeta n\u00eb Tetov\u00eb dhe qytetet tjera shqiptare zhvillohej n\u00eb dy paralele t\u00eb ndara. Jet\u00ebn publike e kishin n\u00eb duart e tyre komunist\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht maqedonasit, nd\u00ebrkaq n\u00eb jet\u00ebn private g\u00eblonin debate p\u00ebr kolapsin e Jugosllavis\u00eb. \u00c7do familje patriotike kishte medoemos nj\u00eb radio ku d\u00ebgjoheshin vet\u00ebm dy stacione: ai i BBC-s\u00eb dhe ai i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs. Asokohe n\u00eb Tetov\u00eb gjeje mjesht\u00ebr q\u00eb rregullonin radioaparate q\u00eb sa m\u00eb qart\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoheshin lajmet q\u00eb emetonin k\u00ebto dy radiostacione. Prindi im madje shiti nj\u00eb cop\u00eb toke p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb radio q\u00eb ishte i vetmi mjet i kontaktit me bot\u00ebn e jashtme.<\/p>\n<p>Kur fillova t\u00eb merrem me politik\u00eb, pas vitit 1994, k\u00ebrkova dosjen e prindit tim. Aty lexova raportin e personit q\u00eb kishte pasur detyr\u00eb ta survejoj\u00eb at\u00eb. Sipas raportuesit, im at\u00eb qenka shqet\u00ebsuar p\u00ebr vdekjen e Dag Hamarskoldit (Dag Hammarskj\u00f6ld), sekretar i Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara mes viteve 1953-1961 dhe fitues i \u00e7mimit Nobel p\u00ebr Paqe. E ve\u00e7anta e k\u00ebsaj storieje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi i njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb jetonin n\u00eb margjinat e shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb informuar mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka po ndodhte n\u00eb bot\u00eb. Ata, si prindi im, ishin njer\u00ebz q\u00eb kurr\u00eb nuk humb\u00ebn shpresat q\u00eb Jugosllavia do t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet pandalsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga kjo koh\u00eb e err\u00ebt, e pashpres\u00eb, kur \u00e7do gj\u00eb ishte sllavizuar, kur ne ishim t\u00eb pambrojtur si foshnja, m\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb kujtes\u00eb atmosfera n\u00eb sht\u00ebpi, aroma e asaj kohe. Kur im at\u00eb ishte i m\u00ebrzitur, ose p\u00ebr ta thyer monotonin\u00eb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebndoheshin n\u00eb publik, as at\u00ebher\u00eb, as sot. Fragmentet e tekstit dhe t\u00eb melodis\u00eb i mbaj mend edhe sot: \u2018&#8230;edhe hana do ta dij\u00eb, edhe dielli do t\u00eb ket\u00eb pa, se p\u00ebrqark k\u00ebsaj rrokullie, si Shqipnia vend nuk ka\u2019, ose \u2018&#8230;ti moj shqipe e Aleksandrit, zaptove bot\u00ebn, dole n\u00eb Hindi\u2019&#8230;<\/p>\n<p>\u2018Kat\u00ebr vjet liri &#8211; kat\u00ebr shekuj shqiptari\u2019, si\u00e7 do t\u00eb thoshin nacionalist\u00ebt e k\u00ebtyre an\u00ebve!<\/p>\n<p><strong>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i tanish\u00ebm, si ju duket Tetova sot dhe Tetova e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb suaj?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb e materializuar, shume e eg\u00ebrsuar, shum\u00eb e ndar\u00eb. Ekonomia e tregut ka ndikuar q\u00eb t\u00eb shfaqen interesa t\u00eb ndryshme q\u00eb mbrohen me fanatiz\u00ebm q\u00eb p\u00ebrhap dhe i thellon armiq\u00ebsit\u00eb mes njer\u00ebzve. Partit\u00eb politike ende ushqehen nga gurra, nga trash\u00ebgimia q\u00eb e lan\u00eb k\u00ebta idealist\u00eb. M\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb m\u00ebnyra e politik\u00ebs s\u00eb sotme i prishi miq\u00ebsit\u00eb e vjetra, respektin q\u00eb kishim p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>N\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time Tetova ishte e ndar\u00eb n\u00eb dy tabor\u00eb: at\u00eb institucional dhe at\u00eb jashtinstitucional. Maqedonasve u takonin institucionet, nd\u00ebrkaq shqiptar\u00ebve rrug\u00ebt, lumenjt\u00eb, natyra. Ata na d\u00ebnonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb institucionale, nd\u00ebrkaq shqiptar\u00ebt ua kthenin me \u2018street fighter\u2019-a p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se pjesa jashtinstitucionale u takon atyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb, autoritetet nuk kishin p\u00ebrgjigje. Nj\u00eb koh\u00eb sillnin elemente violente, me mend\u00ebsi dinarike, t\u00eb ngjash\u00ebm me shqiptar\u00ebt, kryesisht nga Malit t\u00eb Zi dhe Hercegovina, por kot. Pastaj soll\u00ebn t\u00eb ashtuquajturit maqedonas t\u00eb Egjeut (i quanin \u2018egejca\u2019), por edhe ata shum\u00eb shpejt kuptuan se jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mision t\u00eb pamundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore ndodhi nj\u00eb fenomen si me kalat\u00eb: ato t\u00eb mbrojn\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe t\u00eb ngujojn\u00eb. N\u00ebse rrethimi vazhdon gjat\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive k\u00ebto fortifikata shnd\u00ebrrohen n\u00eb objekte ngujimi. Nj\u00ebsoj ndodh me institucionet, n\u00ebse ato izolohen nga prurjet e reja, n\u00ebse nd\u00ebrtohen vet\u00ebm n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb populli, ato fillojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrthahen.<\/p>\n<p>N\u00eb Tetov\u00eb, ashtu si n\u00eb qytetet tjera shqiptare, jetohej kryesisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paralele. Kjo ndasi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb ekstremet. Librat q\u00eb shkruheshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga autor\u00eb maqedonas kushtuar historis\u00eb s\u00eb Tetov\u00ebs, nuk p\u00ebrmbajn\u00eb asnj\u00eb rresht p\u00ebr prezenc\u00ebn, kultur\u00ebn, tradit\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Gjykuar sipas k\u00ebtyre librave shqiptar\u00ebt as q\u00eb ekzistojn\u00eb. N\u00ebse lexohen sot k\u00ebta libra, n\u00ebse shikohen fotografit\u00eb, lexuesit do t\u2019i vij\u00eb keq p\u00ebr ata q\u00eb kishin filluar ta krijojn\u00eb lumturin\u00eb e tyre mbi kurriz t\u00eb popullit q\u00eb e trajtonin si joekzistent. Sa plane p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme pa brenga n\u00eb kuad\u00ebr aleanc\u00ebs s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve sllav\u00eb, sa t\u00eb lehta \u00ebndrrat p\u00ebr nj\u00eb zhgj\u00ebnd\u00ebrr, p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb bukur ku shqiptar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb magjike do t\u00eb avulloheshin, do t\u00eb fshiheshin nga defter\u00ebt historik\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht ndodh e kund\u00ebrta. Historian\u00ebt shqiptar\u00eb shkruajn\u00eb libra, monografi, ku nuk ekzistojn\u00eb sllav\u00ebt, ose trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb margjinale. Ky q\u00ebndrim nuk buron nga ksenofobia e nd\u00ebrsjell\u00eb, por \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb munguar.<\/p>\n<p><strong>Para se t\u00eb merreni me politik\u00eb opinioni publik ju ka njohur si kritik filmi. Supozoj se jeni entuziazmuar her\u00ebt pas kinemas\u00eb. Si ndodhi kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb gjimnaz tregoja interes p\u00ebr filmin. Si\u00e7 dihet, kjo dukuri \u00ebsht\u00eb tipike provinciale, ngaq\u00eb n\u00eb qytezat e vogla, si institucion kulturor, funksiononin vet\u00ebm kinemat\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb lexohej shum\u00eb revista n\u00eb gjuh\u00ebn serbo-kroate kushtuar filmit, \u2018Filmski svet\u2019 (\u2018Bota e filmit\u2019), k\u00ebshtu q\u00eb kishim informacion p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me filmin, me aktor\u00ebt, regjisor\u00ebt, sidomos p\u00ebr pikanterit\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre private.<\/p>\n<p>Si f\u00ebmij\u00eb s\u2019kishim mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb rregullisht n\u00eb kinema, k\u00ebshtu q\u00eb 5-6 shok\u00eb mblidhnin kacidhet e fundit duke bler\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb, p\u00ebr rr\u00ebfimtarin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nd\u00ebr nesh. Pastaj e prisnim at\u00eb q\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga projeksioni dhe t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e filmit. Ai, jo vet\u00ebm q\u00eb na rr\u00ebfente p\u00ebr ngjarjet, por edhe interpretonte ecjen e kalit, lehjen e qenve apo zhurm\u00ebn e lokomotiv\u00ebs, q\u00eb e b\u00ebnte kureshtjen ton\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb nder\u00eb. K\u00ebshtu kalonin dit\u00ebt e tet\u00ebvje\u00e7ares n\u00eb nj\u00eb qytet ku paralelisht jetonin dy komunitete, shqiptar\u00ebt e m\u00ebnjanuar dhe sllav\u00ebt e protezhuar.<\/p>\n<p>Kur fillova t\u00eb studioja filozofin\u00eb n\u00eb Beograd, lidhjet me filmin u b\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr, do t\u00eb thosha m\u00eb teorik. Kisha mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb kinotek\u00eb t\u00eb shikoj filmat e vjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb vete ng\u00ebrthenin cil\u00ebsi, ato q\u00eb kishin krijuar nj\u00ebfar\u00eb kthese n\u00eb historin\u00eb e kinematografis\u00eb duke filluar prej Sergej Mihailoviqit (Mihajlovi\u0107) Ajzeshtajnit (Eisenstein) e deri te Ingmar Bergmani, Luis Bunjueli (Luis Bu\u00f1uel), Frederiko Felini (Frederico Fellini), Vitorio De Sika (Vittorio De Sica), Bernardo Bertollu\u00e7i (Bertolucci) etj.<\/p>\n<p>M\u00eb interesonin jasht\u00eb mase regjisor\u00ebt q\u00eb ishin autor\u00eb t\u00eb gjitha segmenteve t\u00eb filmit si Felini, bie fjala, i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte regjisor, skenograf, kostumograf, grimier, etj. N\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb studimeve fillova edhe t\u00eb shkruaj p\u00ebr interferenc\u00ebn e filozofis\u00eb n\u00eb film. K\u00ebto elemente filozofike (kryesisht ekzistencialiste) i gjeja te filmat e Bergmanit, i cili, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur filmore paraqiste presionin e absurdit, humbjen e kuptimit t\u00eb t\u00eb jetuarit, fillimisht te femra, q\u00eb e interpretonte shk\u00eblqyesh\u00ebm aktorja, Liv\u00eb Ullmani (Liv Ullmann), dhe pastaj te mashkulli, Maks Fon Sidoui (Max von Sydo\u00eb).<\/p>\n<p>Duke k\u00ebrkuar implikimet e filozofis\u00eb n\u00eb film fillova t\u00eb shkruaj komente p\u00ebr filmat realisht autorial\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb filmi europian ishte film i v\u00ebrtet\u00eb dhe jo arg\u00ebtim p\u00ebr nj\u00eb dollar. Sot, fatkeq\u00ebsisht, autori i filmave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb producenti, i cili kinematografin\u00eb e ka shnd\u00ebrruar n\u00eb biznes. S\u00eb k\u00ebndejmi kinematografia e sotme bot\u00ebrore nuk ka autor, por regjisor q\u00eb e di zanatin e xhirimit.<\/p>\n<p>A ka ndonj\u00eb moment n\u00eb biografin\u00eb tuaj, t\u00eb cilin e shihni si vendimtar p\u00ebr politizimin tuaj?<br \/>\nMendoj se, si \u00e7do shqiptar, kam qen\u00eb i lindur i politizuar, por n\u00eb trajt\u00ebn e amatorit, t\u00eb pakt\u00ebn ashtu si e kuptojn\u00eb francez\u00ebt k\u00ebt\u00eb nocion. Raporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Tetova dhe tetovar\u00ebt gjithmon\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb distanc\u00eb higjienike ndaj politik\u00ebs profesionale, p\u00ebrkat\u00ebsisht, ndaj institucioneve shtet\u00ebrore q\u00eb ishin ngritur mbi premisat maqedonase. Motivin kryesor nuk mund ta p\u00ebrcaktoj, por mund t\u2019i p\u00ebrshkruaj situatat e ndryshme n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time, bastisjet koh\u00eb pa koh\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb nga ana e policis\u00eb maqedonase q\u00eb pas burgosjes s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb prindit tim, n\u00eb vitin 1955, p\u00ebrpiqeshin ta konfiskojn\u00eb burimin e ekzistenc\u00ebs familjare, nj\u00eb makin\u00eb e vjet\u00ebr qep\u00ebse \u2018Singer\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy vjet rresht, \u00e7do jav\u00eb, b\u00ebheshin bastisje me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb na traumatizuar. Mir\u00ebpo nuk arrit\u00ebn asgj\u00eb, p\u00ebrkundrazi, ndikuan q\u00eb t\u00ebr\u00eb m\u00ebhalla jon\u00eb t\u00eb organizohet, si p\u00ebr paralajm\u00ebrim t\u00eb rrezikut ashtu edhe p\u00ebr \u2018evakuim\u2019 t\u00eb burimit t\u00eb jetes\u00ebs. Kam shum\u00eb kujtime t\u00eb hidhura nga kjo periudh\u00eb mir\u00ebpo mendoj se nuk ndikuan n\u00eb sh\u00ebndetin tim mental, as t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes. S\u00eb k\u00ebndejmi, mund t\u00eb them se n\u00eb viset shqiptare t\u00eb okupuara nga Jugosllavia zhvillohej i nj\u00ebjti proces, rezistenca kapilare ndaj nj\u00eb regjimi q\u00eb fare kot paralajm\u00ebronte fitoren p\u00ebrfundimtare t\u00eb koncepteve jugosllave dhe gjunj\u00ebzimin e pandalsh\u00ebm t\u00eb kauz\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb nuk jam marr\u00eb me politik\u00eb aktive legale. N\u00eb rini kam qen\u00eb i organizuar n\u00eb grupe ilegale politike derisa nuk d\u00ebshtoi komunizmi. Me ngadh\u00ebnjimin e demokracis\u00eb dhe pluralizmit u krijuan kushte p\u00ebr veprim legal kund\u00ebr koncepteve jugosllave. Mir\u00ebpo pluralizmi dhe demokracia soll\u00ebn telashe t\u00eb reja q\u00eb i rr\u00ebnonin parimet morale. Kur fillova veprimtarin\u00eb legale politike n\u00eb Maqedoni u p\u00ebrballa me etiketimet q\u00eb synonin diskriminimin tim moral. M\u00eb shpall\u00ebn si shef i dikursh\u00ebm i kabinetit t\u00eb Rrahman Morin\u00ebs, edhe pse at\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam takuar n\u00eb asnj\u00eb vend. T\u00eb gjitha demantet nuk jepnin rezultat. Shpifjet vazhdonin&#8230;<\/p>\n<p>Mjerisht demokracia n\u00eb duart e njer\u00ebzve t\u00eb pamoralsh\u00ebm shnd\u00ebrrohet n\u00eb instrument likuidues.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli, 16 gusht 2012 INTERVIST\u00cb &#8211; Udh\u00ebtimi i Arb\u00ebr Xhaferit: jeta n\u00eb Tetov\u00eb, studimet p\u00ebr filozofi n\u00eb Beograd, vitet e gazetaris\u00eb kulturore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe sfidat politike s\u00ebrish n\u00eb vendlindje. M\u00eb posht\u00eb, nj\u00eb intervist\u00eb e Arb\u00ebn Xhaferit me gazetarin Enver Robelli, nd\u00ebr t\u00eb paktat (ndoshta e vetmja) ku ai flet p\u00ebr veten. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4451","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli, 16 gusht 2012 INTERVIST\u00cb &#8211; Udh\u00ebtimi i Arb\u00ebr Xhaferit: jeta n\u00eb Tetov\u00eb, studimet p\u00ebr filozofi n\u00eb Beograd, vitet e gazetaris\u00eb kulturore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe sfidat politike s\u00ebrish n\u00eb vendlindje. M\u00eb posht\u00eb, nj\u00eb intervist\u00eb e Arb\u00ebn Xhaferit me gazetarin Enver Robelli, nd\u00ebr t\u00eb paktat (ndoshta e vetmja) ku ai flet p\u00ebr veten. N\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-16T20:39:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli_300.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d\",\"datePublished\":\"2012-08-16T20:39:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/\"},\"wordCount\":2415,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_robelli_300.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/\",\"name\":\"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_robelli_300.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-16T20:39:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_robelli_300.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_robelli_300.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Enver Robelli, 16 gusht 2012 INTERVIST\u00cb &#8211; Udh\u00ebtimi i Arb\u00ebr Xhaferit: jeta n\u00eb Tetov\u00eb, studimet p\u00ebr filozofi n\u00eb Beograd, vitet e gazetaris\u00eb kulturore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe sfidat politike s\u00ebrish n\u00eb vendlindje. M\u00eb posht\u00eb, nj\u00eb intervist\u00eb e Arb\u00ebn Xhaferit me gazetarin Enver Robelli, nd\u00ebr t\u00eb paktat (ndoshta e vetmja) ku ai flet p\u00ebr veten. N\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-16T20:39:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli_300.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d","datePublished":"2012-08-16T20:39:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/"},"wordCount":2415,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli_300.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/","name":"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli_300.jpg","datePublished":"2012-08-16T20:39:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli_300.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli_300.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/raporti-im-me-politiken-ka-qene-i-vulosur-qe-ne-femijeri\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cRaporti im me politik\u00ebn ka qen\u00eb i vulosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4451\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}