{"id":4449,"date":"2010-10-23T21:42:00","date_gmt":"2010-10-23T20:42:00","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4449"},"modified":"2010-10-23T21:42:00","modified_gmt":"2010-10-23T20:42:00","slug":"regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/","title":{"rendered":"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913!"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4450\" title=\"Berisha dhe Janullatos\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/berisha_janullatos.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"126\" \/><br \/>\n<strong>Fatbardha Demi<\/strong>, <em>23.10.2010<\/em><\/p>\n<p>Duke d\u00ebgjuar emisionet e lajmeve n\u00eb kanalet e ndryshme televizive, si dhe bisedat e shumta p\u00ebr &#8220;\u00e7\u00ebshtjet e dit\u00ebs&#8221; n\u00eb median shqiptare, v\u00ebrehet qart\u00eb dukuria p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr gjithshka dhe p\u00ebr t\u00eb heshtur p\u00ebr faktet m\u00eb thelb\u00ebsore, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb jet\u00ebn politiko-ekonomike dhe komb\u00ebtare t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Analisti italian Marco Travaglio, e ka em\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb dukuri si: &#8220;Arti p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera&#8221;.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;m\u00ebkat&#8221; t&#8217;ia vishnim medias dhe t\u00eb mos zbulonim autorin e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ia dikton asaj.<\/p>\n<p>&#8220;Politika, shprehej Pol Valery, \u00ebsht\u00eb arti p\u00ebr t\u00eb shmangur q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb interesohen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore q\u00eb ju p\u00ebrkasin&#8221;.<\/p>\n<p>A iu intereson lexuesve dhe shikuesve shqiptar\u00eb se,nj\u00eb ish-minist\u00ebr, i prekur n\u00eb interesat e tij t\u00eb ngushta, ka marr\u00eb n\u00eb sy t\u00eb demaskoj\u00eb n\u00eb organet e Prokuroris\u00eb, mashtrimet me karburantin (ndoshta dhe afera t\u00eb tjera m\u00eb von\u00eb), q\u00eb i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt deri n\u00eb instancat e larta shtet\u00ebrore? Asgj\u00eb t\u00eb re nuk ka k\u00ebtu! Populli i ka syt\u00eb n\u00eb ball\u00eb. Jo m\u00eb kot edhe Kontrolli i Shtetit \u00e7do vit paraqet dokumenta, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimet marramend\u00ebse t\u00eb fondeve nga ana e institucioneve shtet\u00ebrore. Edhe kur rast\u00ebsisht i jan\u00eb \u00e7uar organeve p\u00ebr gjykim, sigurisht fajtor\u00ebve t\u00eb rangut t\u00eb dyt\u00eb apo t\u00eb tret\u00eb u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb &#8220;gjoba minimale&#8221; si\u00e7 v\u00ebren nenkryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Kreshnik Spahiu.<\/p>\n<p>Por, ekzistojn\u00eb edhe &#8220;t\u00eb paprekshmit&#8221;, t\u00eb cil\u00ebt \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, nuk u hyn gj\u00ebmbi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>A ju intereson shqiptar\u00ebve se zv.Kryeministri Meta paska ngr\u00ebn\u00eb nj\u00eb drek\u00eb &#8220;ujdie&#8221; me emigrantin e PS-s\u00eb, Fatos Nano? Asnj\u00eb nuk u \u00e7udit p\u00ebr pazarll\u00ebqet e politikan\u00ebve, q\u00eb e kan\u00eb zhvler\u00ebsuar rr\u00ebnj\u00ebsisht kuptimin e t\u00eb q\u00ebnit &#8220;lider&#8221; i nj\u00eb popullsie dhe mbrojtjen e interesave t\u00eb zgjedh\u00ebsve, apo m\u00eb thelb\u00ebsisht, mbrojtjen e sovranitetit komb\u00ebtar, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn e ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Media e shkruar dhe ajo vizive \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb grup ndjek\u00ebsish, q\u00eb ashtu si &#8220;paparac\u00ebt&#8221; mundohen t&#8217;iu shk\u00ebpusin politikan\u00ebve ndonj\u00eb &#8220;lajm&#8221; p\u00ebr l\u00ebvizjen e tyre taktike t\u00eb ardhshme, apo &#8220;reagim&#8221; p\u00ebr \u00e7&#8217;ka ka th\u00ebn\u00eb apo b\u00ebr\u00eb X-i apo Y-ni. N\u00eb asnj\u00eb media europiane, politikan\u00ebt nuk reklamohen (deri n\u00eb veleritje) si n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Aty-k\u00ebtu, intelektual\u00ebt kurajoz\u00eb dhe t\u00eb ndergjegjsh\u00ebm apo analist\u00eb profesionist\u00eb, mundohen t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsojn\u00eb shqiptar\u00ebt se \u00e7&#8217;ka po b\u00ebhet n\u00ebn rrogoz apo dhe fare haptas, me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr jetes\u00ebn n\u00eb vendin e tyre dhe ve\u00e7mas p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e ekzistenc\u00ebs si komb, n\u00eb kushtet e dukurive ekonomike dhe politike t\u00eb shekullit t\u00eb XXI.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto probleme, ndoshta m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr popullsin\u00eb shqiptare, brenda dhe jasht\u00eb kufijve shtet\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb regjistrimi i popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk marr p\u00ebrsip\u00ebr t&#8217;iu kund\u00ebrvihem atyre q\u00eb jan\u00eb lodhur dhe djersitur n\u00eb shkrimet e tyre dhe bisedat televizive, p\u00ebr t&#8217;i em\u00ebrtuar si shprehje t\u00eb &#8220;frik\u00ebs virtuale&#8221;, &#8220;nacionalizmit romantik&#8221; apo &#8220;mosnjohjes s\u00eb standardeve t\u00eb BE-s\u00eb&#8221; ata, q\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar regjistrimin e popullsis\u00eb me &#8220;vet\u00ebdeklarim&#8221; p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike dhe fetare.<\/p>\n<p>A i p\u00ebrmbush kriteret shkencore vet\u00ebdeklarimi i komb\u00ebsis\u00eb (etnis\u00eb) n\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi?<\/p>\n<p>Jo pa q\u00ebllim, nga ana e hartuesve zyrtar\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb regjistrimit, e drejta individuale e njeriut p\u00ebr t\u00eb ushtruar nj\u00eb besim t\u00eb caktuar fetar, i bashkangjitet edhe &#8220;e drejta&#8221; p\u00ebr tu vet\u00ebshpallur se kujt etnie i p\u00ebrket. Dihet se p\u00ebrkat\u00ebsia komb\u00ebtare (etnike) diktohet nga faktor\u00eb, q\u00eb nuk varen nga d\u00ebshira e njeriut, sepse ai nuk mund t&#8217;ia nd\u00ebrroj\u00eb gjuh\u00ebn n\u00ebn\u00ebs, babait, fisit dhe t\u00eb gjith\u00eb brezave paraardh\u00ebs, mbiemrin e t\u00eb cil\u00ebve ai mbart. Po k\u00ebshtu nuk mund t&#8217;iu diktoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb zakonet, tradit\u00ebn gojore, historin\u00eb shekullore dhe em\u00ebrtimet e toponimeve t\u00eb krahin\u00ebs ku kan\u00eb lindur dhe jan\u00eb rritur. Asnj\u00ebri nuk mund t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb materialet statistikore dhe historike t\u00eb viteve dhe shekujve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb qartazi se i \u00e7&#8217;komb\u00ebsie i p\u00ebrket ai dhe gjith\u00eb paraardh\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb besimi fetar mund t\u00eb ndryshohet individualisht, p\u00ebr arsye nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, dhe nuk ka pasoja direkte n\u00eb fush\u00ebn ekonomike dhe politike t\u00eb nj\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Historikisht arb\u00ebror\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb fanatik\u00eb t\u00eb asnj\u00eb lloj besimi dhe p\u00ebr kushtet dhe nevojat e koh\u00ebs, p\u00ebr mbijetes\u00eb, kan\u00eb ndryshuar disa her\u00eb besimin e tyre.<\/p>\n<p>Edhe pas viteve &#8217;90, p\u00ebr nj\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, viz\u00eb apo burs\u00eb shkollimi jasht\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, jan\u00eb konvertuar nga mysliman\u00eb n\u00eb katolik\u00eb, ortodoks\u00eb apo jahovai dhe rryma t\u00eb ndryshme fetare.<\/p>\n<p>Thuhet, nga hartuesit e programit t\u00eb regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb, se vet\u00ebdeklarimi do t\u00eb b\u00ebhet mbi baza vullnetare. Dua t&#8217;iu kujtoj, se edhe n\u00eb rastet e zgjedhjeve, votuesit jan\u00eb sjell\u00eb me autobuze &#8220;falas&#8221; p\u00ebr t\u00eb hedhur vot\u00ebn &#8220;e fsheht\u00eb&#8221; n\u00ebn presionin e ndonj\u00eb &#8220;fshese&#8221; apo vendi pune n\u00eb Greqi. Po p\u00ebrpara syve t\u00eb komisioneve, a do t\u00eb ket\u00eb guxim emigranti apo familjari i tij t\u00eb shprehet pa u trembur p\u00ebr pasojat?<\/p>\n<p>Pra, &#8220;vet\u00ebdeklarimi&#8221; i komb\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb anti-shkencore n\u00eb hartimin e materialeve, q\u00eb do t&#8217;i sh\u00ebrbejn\u00eb shtetit shqiptar dhe t\u00eb gjith\u00eb institucioneve t\u00eb tjera, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e programeve politike-ekonomike-kulturore. Gjithashtu, ky mashtrim statistikor do t&#8217;iu afrohet si studiuesve tan\u00eb, ashtu edhe atyre t\u00eb huaj, q\u00eb do t\u00eb merren me analiz\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb shekujve 20-21 n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e saj. Nuk duhet lejuar kurrsesi q\u00eb regjistrimi i popullsis\u00eb, akti themelor p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb shteti, t\u00eb kryhet mbi baza amatoreske dhe jo- shkencore, i frym\u00ebzuar nga pasione politike t\u00eb \u00e7astit dhe interesa t\u00eb ngushta t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar. Regjistrimi i popullsise, i hartuar mbi baza anti-shkencore, nuk i p\u00ebrmbush standartet e BE-s\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se &#8220;thembra e Akilit&#8221; n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjistrim, jan\u00eb shifrat p\u00ebrfundimtare p\u00ebr numrin e popullsis\u00eb me komb\u00ebsi greke dhe besim ortodoks. Duke anashkaluar ng\u00ebr\u00e7in e &#8220;v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb&#8221; me &#8220;t\u00eb drejt\u00ebn e vet\u00ebdeklarimit&#8221;, hapet rruga p\u00ebr k\u00ebrkesat &#8220;e mohuara&#8221; dhe &#8220;padrejtesit\u00eb&#8221; q\u00eb i b\u00ebhen k\u00ebtij &#8220;minoriteti t\u00eb madh grek&#8221; dhe do t\u00eb k\u00ebrkohet me k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb shtr\u00ebngohet &#8220;n\u00ebn presionin e sanksioneve&#8221; shteti shqiptar q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb konventat e BE-s\u00eb mbi minoritetin.<\/p>\n<p>A jemi kund\u00ebr zbatimit t\u00eb Konventave q\u00eb marrin n\u00eb mbrojtje minoritetet? Kurrsesi jo! Shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb popujt e tjer\u00eb europian\u00eb, kan\u00eb luftuar dhe jan\u00eb interesuar p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb lidhje me mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve. Kjo p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se \u00ebsht\u00eb i vetmi popull, q\u00eb jo vet\u00ebm rrethohet nga bashk\u00ebkombasit e tij, por edhe se minoriteti shqiptar n\u00eb shtetet fqinj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb popullsi e madhe numerike, pra minoritet shtet-formues dhe t\u00eb drejtat q\u00eb parashikohen nga konventat europiane, padrejtesisht iu jan\u00eb mohuar. Gjithashtu, emigracioni shqiptar z\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebr nga p\u00ebrqindja e popullsis\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb n\u00eb krijimin e shtetit shqiptar, nj\u00eb nga marr\u00ebveshjet e firmosura me Lidhjen e Kombeve (2.10.1921) dhe zbatuar deri n\u00eb dit\u00ebt tona, pavarsisht regjimeve q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebruar, ka qen\u00eb ajo e respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve gjuh\u00ebsore dhe kulturore q\u00eb ndodheshin n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 u shpreh gjat\u00eb vizit\u00ebs me Kryeministrin Berisha n\u00eb Greqi, n\u00eb vitin 2006, ish- Ministri i Arsimit Genc Pollo (sot kryetar i Komisionit Qendror t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Popullsis\u00eb. Nj\u00eb rast\u00ebsi?): &#8220;Ne n\u00eb Shqip\u00ebri kujdesemi q\u00eb pakica greke t\u00eb ket\u00eb arsimimin e duhur, madje edhe me an\u00ebn e nj\u00eb diskriminimi pozitiv. Ne do bashk\u00ebpunojm\u00eb edhe n\u00eb vazhdim me Greqin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim&#8221;. Dhe e mbajti fjal\u00ebn, me nje tjeter diskriminim pozitiv p\u00ebr greket dhe katastrofal p\u00ebr shqiptaret!<\/p>\n<p>Duke analizuar standardet e BE-s\u00eb mbi mbrojtjen e minoriteteve fetare, etnike dhe gjuh\u00ebsore dhe metodik\u00ebn e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb mbi baz\u00ebn e vet\u00ebdeklarimit t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike dhe fetare t\u00eb hartuar nga shteti yn\u00eb, del qartazi se si cenohen interesat ekonomike, politike dhe komb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, brenda dhe jasht\u00eb kufijve shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Kart\u00ebs Europiane mbi minoritetet (Strasburg, 29.06.1992) kapitulli 8, mbas marrjes s\u00eb rezultateve t\u00eb regjistrimit t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb siguroj\u00eb m\u00ebsimin n\u00eb gjuh\u00ebn greke n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet shkollore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb &#8220;minoritareve&#8221;, q\u00eb p\u00ebr arsye ekonomike q\u00eb i p\u00ebrm\u00ebnd\u00ebm m\u00eb lart, (munges\u00ebs s\u00eb karakterit dhe njohurive p\u00ebr pasojat) kan\u00eb vet\u00ebshpallur veten me komb\u00ebsi greke. Kjo n\u00ebnkupton mbylljen apo reduktimin e shkollave dhe klasave ku do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre dhe detyrimin p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar gjuh\u00ebn greke. M\u00ebsuesit do t\u00eb detyrohen t\u00eb japin m\u00ebsim gjithashtu n\u00eb greqisht, si dhe pajisjen e bibliotekave dhe botimi i teksteve shkollore, profesionale dhe artistike n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti shqiptar detyrohet t\u00eb hap kurse t\u00eb gjuh\u00ebs greke edhe p\u00ebr pleqt\u00eb e &#8220;minoritar\u00ebve&#8221; t\u00eb vet\u00ebdeklaruar, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb dhe lexojn\u00eb median, e cila do t\u00eb duhet ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, edhe pse historikisht nj\u00eb zon\u00eb si p.sh. P\u00ebrmeti apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr, nuk ka patur kurr\u00eb grekofon\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e ka nxitur dhe realizuar privatisht shteti grek, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Kish\u00ebn Ortodokse, shpesh duke shkelur edhe Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Mbas rezultateve t\u00eb regjistrimit anti-shkencor, t\u00eb gjithe k\u00ebt\u00eb barr\u00eb financiare p\u00ebr greqizimin e vetvetes, do ta paguajn\u00eb taksapaguesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Brezi i ri i jugut t\u00eb vendit ton\u00eb do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb bot\u00ebs, jo n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, por n\u00eb greqisht. Sa p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e teksteve t\u00eb historis\u00eb, i ka marr\u00eb masat ish- Ministri i Arsimit, Genc Pollo, kur i premtoi ministres s\u00eb Arsimit t\u00eb Greqis\u00eb, Marjeta Janaku (gjat\u00eb takimit Berisha-Karamanlis m\u00eb 2006-\u00ebn) p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb &#8220;tekstet shkollore t\u00eb dy vendeve t\u00eb ken\u00eb frym\u00eb miq\u00ebsore, duke evituar \u00e7do negativiz\u00ebm&#8221;.<\/p>\n<p>Por t\u00eb drejtat e minoritar\u00ebve nuk p\u00ebrfshihen vet\u00ebm n\u00eb procesin m\u00ebsimor dhe kulturor. Mbas marrjes s\u00eb rezultateve t\u00eb regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb (etnis\u00eb), shtetit shqiptar do t&#8217;i duhet t\u00eb siguroj\u00eb n\u00eb gjykatat e zonave ku jan\u00eb regjistruar me shumic\u00eb &#8220;minoritar\u00ebt&#8221; shqiptar\u00eb, personel q\u00eb t\u00eb flas\u00eb gjuh\u00ebn greke dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb shkresa administrative po n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb. Vendimet gjyq\u00ebsore do t\u00eb shkruhen gjithashtu po greqisht.<\/p>\n<p>Sipas kapitullit 10 t\u00eb Kart\u00ebs Europiane, shteti shqiptar duhet t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit e tij n\u00eb k\u00ebto zona (q\u00eb sipas vorio-epiroteve p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb Jugun e Shqip\u00ebris\u00eb), q\u00eb kan\u00eb lidhje me popullin, t\u00eb p\u00ebrdorin gjuh\u00ebn greke dhe dokumentacionin, si dhe formular\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrdorim p\u00ebr popullin t\u00eb shtypen n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se njer\u00ebzit do t&#8217;iu drejtohen n\u00eb greqisht, k\u00ebta n\u00ebpun\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruar t&#8217;iu p\u00ebrgjigjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb. Kjo gjuh\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret edhe n\u00eb debatet e ndryshme publike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj detyrimin e shtetit shqiptar n\u00eb fush\u00ebn e medias vizive, sepse mjafton t\u00eb pushosh nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, q\u00eb t\u00eb shikosh se si kanalet greke kan\u00eb mbuluar pothuaj t\u00ebr\u00ebsisht hap\u00ebsir\u00ebn mediatike. N\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb jugut shqipfol\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb diskriminuar nga shteti i tyre p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit n\u00eb gjuh\u00ebn komb\u00ebtare. Mbulimi i paligjsh\u00ebm i hap\u00ebsir\u00ebs mediatike shqiptare, mbas regjistrimit me vet\u00ebdeklarim, do t\u00eb ligj\u00ebrohet duke krijuar nj\u00eb presion t\u00eb r\u00ebnd\u00eb psikologjik tek banor\u00ebt autokton\u00eb shqiptar\u00eb dhe do n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb t\u00eb drejtat e tyre per t&#8217;u informuar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb mund ta p\u00ebrfitosh vet\u00ebm duke paguar nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb kripur firmave kabllore. Edhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar programet n\u00eb greqisht (q\u00eb sot b\u00ebhet falas p\u00ebr shqiptar\u00ebt), konventa europiane p\u00ebr minoritetet parashikon mb\u00ebshtetje financiare q\u00eb do t\u00eb vilet po nga taksapaguesit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet e nj\u00eb krize t\u00eb r\u00ebnd\u00eb financiare, kur edhe &#8220;pensionet&#8221; greke po rrezikohen, regjistrimi i popullsise me vet\u00ebdeklarim mund t&#8217;i l\u00ebr\u00eb pa gj\u00eb p\u00ebrfituesit e tyre dhe shkarkon financiarisht shtetin grek nga barra e investimeve dhe mbajtjes s\u00eb nj\u00eb organike m\u00ebsimore dhe t\u00eb natyrave t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb &#8220;mbajtur gjall\u00eb frym\u00ebn helenike&#8221; dhe ia ngarkon k\u00ebt\u00eb barr\u00eb shtetit ton\u00eb, pra taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe ai i regjistrimit t\u00eb emigrant\u00ebve tan\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb afro 1\/3 e popullsis\u00eb (dhe afro 5% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb). Duke e trajtuar k\u00ebt\u00eb problem n\u00eb &#8220;legjendat e tij urbane&#8221; (&#8220;Panorama&#8221;, 4.02.2010) zoti Pollo shprehet: &#8220;si\u00e7 b\u00ebjm\u00eb zgjedhje parlamentare nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 4 vjet, pa pritur q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb vendlindje gati 1 milion shqiptar\u00eb, ashtu do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe regjistrimin e popullsis\u00eb&#8221;. Kjo m\u00ebnyr\u00eb gjykimi \u00ebsht\u00eb aq absurde dhe krahasimi aq i pabaz\u00eb, si p\u00ebr nga natyra, ashtu edhe q\u00ebllimi i kryerjes s\u00eb tyre, sa nuk ia vlen t\u00eb zgjatem n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Faktikisht nuk na jepet asnj\u00eb sqarim n\u00ebse numri i qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb jan\u00eb emigrant\u00eb dhe q\u00eb i sjellin t\u00eb ardhura (me shum\u00eb se \u00e7do emigrant i vendeve t\u00eb tjera, q\u00eb punon n\u00eb Europ\u00eb dhe q\u00eb perb\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit ton\u00eb) do t\u00eb llogaritet n\u00eb statistikat e popullsis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb? N\u00eb rast se jo, me \u00e7&#8217;t\u00eb drejte juridike dhe morale n\u00eb statistikat p\u00ebrfundimtare do t\u00eb zvog\u00eblohet popullsia shqiptare me 1\/3 e saj? Ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, t\u00eb shpallet se po b\u00ebhet nj\u00eb regjistrim i pjessh\u00ebm i popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Emigracioni i popullsis\u00eb nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm vendet e pazhvilluara, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb e g\u00ebzojn\u00eb edhe qytetar\u00ebt e shteteve t\u00eb zhvilluara europiane. Z.Pollo do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb t\u00eb na sillte p\u00ebrvoj\u00ebn e k\u00ebtyre shteteve kur marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogarisin popullsin\u00eb e vendeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kjo ishte vet\u00ebm nj\u00eb panoram\u00eb e kufizuar e zbatimit t\u00eb konventave t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb lidhje me mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve. Problemi nuk q\u00ebndron n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre normave, por n\u00eb &#8220;minoritetet&#8221; q\u00eb do vet\u00ebshpallen nga regjistrimi i popullsis\u00eb, i realizuar sipas metod\u00ebs anti-shkencore dhe anti-komb\u00ebtare, t\u00eb hartuar nga shteti yn\u00eb. Nj\u00eb panoram\u00eb m\u00eb konkrete se \u00e7&#8217;do t\u00eb ndodh\u00eb pas k\u00ebtij regjistrimi, na e ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebri prej vet\u00ebdeklaruesve, &#8220;minoritari&#8221; lab i veshur edhe me xhaket\u00ebn e n\u00ebnpun\u00ebsit t\u00eb shtetit ton\u00eb, V.Bollano.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn (dt. 25.11.2008), drejtuar Parlamentit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Greqis\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Omonias, k\u00ebrkohet: &#8220;dh\u00ebnia e autonomis\u00eb Vorio-Epirit. Tirana zyrtare t\u00eb njoh\u00eb si zon\u00eb minoritare pothuajse gjith\u00eb Jugun e vendit, t\u00eb banuar qysh para 3 mij\u00eb vjet\u00ebsh nga grek\u00ebt etnik\u00eb. T\u00eb njihen zyrtarisht si zona t\u00eb minoritetit ato zona, t\u00eb cilat pala shqiptare nuk i njeh t\u00eb tilla, si p\u00ebr shembull Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Kor\u00e7a si edhe 99 fshatra p\u00ebrreth tyre. T\u00eb ndryshoj\u00eb kuadri ligjor i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb bashkimin e gjith\u00eb k\u00ebsaj zone n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb tradicionalisht banohet nga grek\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb periferi t\u00eb organizuar administrativisht n\u00eb baz\u00ebn e nj\u00eb organi q\u00eb merr drejtp\u00ebrdrejt vendimet nga vet\u00eb qytetar\u00ebt, vendosja e gjuh\u00ebs greke si gjuh\u00eb t\u00eb par\u00eb zyrtare n\u00eb Jug t\u00eb vendit&#8221;.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e qart\u00eb se ky regjistrim i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb nism\u00eb e hapur e shtetar\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr greqizimin e popullsis\u00eb autoktone shqiptare dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb sulm t\u00eb hapur kund\u00ebr kombit shqiptar, dhe p\u00ebr nga pasojat \u00ebsht\u00eb goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb i b\u00ebhet shqiptar\u00ebve, pas Kongresit t\u00eb Berlinit t\u00eb vitit 1913!<\/p>\n<p>**********<\/p>\n<p>Rregjistrimi fetar, premtimi i Berish\u00ebs p\u00ebr njeriun-ky\u00e7 t\u00eb &#8216;Vorio Epirit&#8217;<\/p>\n<p>Arkivi i shtypit shqiptar ka nje date interesante lidhur me rregjistrimin e popullsise me baze etnike dhe fetare. Ne nje interviste me Nikolas Gejxh, njeriun simbol te perpjekjeve greke per Vorio Epirin, thuhet se regjistrimi me baze fene, i eshte premtuar atij (Gejxhit) nga Berisha.<br \/>\nGejxh dhe Berisha u takuan pas 10 vitesh armiqesi reciproke, me ndermjetesine e ambasades amerikane. Gejxh ishte shpallur nga vete Berisha person non grata ne Shqiperi, por pas takimit Berisha deklaroi:<br \/>\n&#8220;Per hir te se vertetes, ceshtja eshte pak me ndryshe&#8230; Do respektohen dhe te garantohen plotesisht standartet nderkombetare te pakicave ne Shqiperi&#8221;, tha Berisha.<br \/>\nKurse Gejxh deklaroi se &#8220;Berisha ka ndryshuar dhe se te gjithe ne jete bejme gabime..&#8221;<\/p>\n<p>Me poshte intervista e Gejxh nxjerre nga arkiva:<\/p>\n<p>Kryetari i lobit grek n\u00eb SHBA pranon se &#8220;t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre b\u00ebjn\u00eb gabime&#8221; n\u00eb lidhje me marr\u00ebdh\u00ebniet e tendosura q\u00eb ka patur me qeverin\u00eb shqiptare tet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, kur u shpall dhe &#8220;persona non grata&#8221; n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb mbrojt\u00ebs i flakt\u00eb i &#8220;\u00e7lirimit t\u00eb Vorio Epirit&#8221;, Gejxh u shpreh dje n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr gazet\u00ebn se &#8220;kufijt\u00eb e Ballkanit do ndryshoj\u00eb kur t\u00eb gjitha vendet e rajonit do integrohen n\u00eb Evrop\u00eb&#8221;. Me konceptin e ndryshimit t\u00eb kufijve ai thot\u00eb se ka parasysh l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Takimi juaj me Berish\u00ebn ishte nj\u00eb surpriz\u00eb. \u00c7fare u tha n\u00eb at\u00eb takim?<br \/>\nNe diskutuam kryesisisht p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, si ta p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb at\u00eb, p\u00ebrfshi dhe situat\u00ebn e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur q\u00eb minoriteti grek dhe minoritetet e tjera t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb deklaruar identitetin etnik dhe fetar n\u00eb nj\u00eb regjistrim t\u00eb pritsh\u00ebm. Ne nuk disktuam p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, sepse un\u00eb mendoj se ishte nj\u00eb keqkuptim prej t\u00eb cilit t\u00eb dy kemi nxjerr\u00eb m\u00ebsime.<\/p>\n<p>Ish-presidentin ju e keni sulmuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. A keni ndryshuar mendim?<br \/>\nDisa nga q\u00ebndrimet e tij n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn un\u00eb i kam kritikuar fort. Por t\u00eb gjith\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb gabime n\u00eb jet\u00eb. Tani ka ndryshime q\u00ebndrimesh dhe mua m\u00eb duhet t\u00eb pranoj q\u00ebndrimet e reja q\u00eb po thon\u00eb.<\/p>\n<p>Me \u00e7far\u00eb merreni tani n\u00eb Shtetet e Bashkuara?<br \/>\nShkruaj libra dhe b\u00ebj filma.<\/p>\n<p>A vazhdoni t\u00eb merreni me organizatat e diaspor\u00ebs greke?<br \/>\nAjo q\u00eb un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb b\u00ebj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke punuar p\u00ebr disa organizata t\u00eb cilat nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me minoritetin grek, si p\u00ebr sh\u00ebmbull n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut ose n\u00eb Rusi gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist. Detyra ime si shkrimtar \u00ebsht\u00eb t\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb flasin n\u00eb emrin e tyre.<\/p>\n<p>A mendoni se duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb harta e Ballkanit?<br \/>\nUn\u00eb mendoj se e ardhmja e Ballkanit \u00ebsht\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Dhe me hyrjen n\u00eb Europ\u00eb gjith\u00e7ka ndryshon. Ndryshojn\u00eb kufijt\u00eb. Ndryshon dhe nervoziteti q\u00eb ka lidhje me kufijt\u00eb. Njer\u00ebzit do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb l\u00ebvizin lirisht p\u00ebrmes kufijve. Ju jeni i ri, por un\u00eb e mbaj mend se para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kufiri mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb mund t\u00eb kalohej pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr pasaport\u00eb, viz\u00eb. Banor\u00ebt e fshtatit tim shkonin n\u00eb Shqip\u00ebri, shqiptar\u00ebt vinin lirisht n\u00eb zon\u00ebn ton\u00eb. Nuk kishte asnj\u00eb problem. Dhe mendoj se integrimi n\u00eb Europ\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur s\u00ebrish at\u00eb realitet.<\/p>\n<p>*******<\/p>\n<p>Regjistrimi i fundit zyrtar n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 1979. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb regjistrim mund t\u00eb gjenden n\u00eb botimet enciklopedike t\u00eb vitit 1985.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij regjistrimi t\u00eb 79-\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri kishte 54.687 vet\u00eb me komb\u00ebsi joshqiptare (q\u00eb hyjn\u00eb tek pakicat komb\u00ebtare). Kjo shif\u00ebr p\u00ebrb\u00ebnte 2.1 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ta, 49.037 vet\u00eb ishin grek\u00eb q\u00eb banonin kryesisht n\u00eb krahinat kufitare jugore n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe Sarand\u00eb; 4.163 ishin sllav\u00eb (pjesa kryesore e tyre, ishin maqedonas q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e regjistrimit t\u00eb 79-\u00ebs banonin n\u00eb zon\u00ebn e Presp\u00ebs).<\/p>\n<p>Ish-Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb (ajo q\u00eb njihet si Kushtetuta e Republik\u00ebs Popullore Socialiste) n\u00eb nenin 10 t\u00eb saj thoshte:<\/p>\n<p>&#8220;Pakicave komb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri u sigurohet mbrojtja dhe zhvillimi i kultur\u00ebs dhe traditave popullore, p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs amtare dhe m\u00ebsimi i saj n\u00eb shkoll\u00eb, zhvillimi i barabart\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs shoq\u00ebrore. \u00c7do privilegj e pabarazi komb\u00ebtare dhe \u00e7do veprim q\u00eb shkel t\u00eb drejtat e pakicave komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb antikushtetues dhe d\u00ebnohet sipas ligjit&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatbardha Demi, 23.10.2010 Duke d\u00ebgjuar emisionet e lajmeve n\u00eb kanalet e ndryshme televizive, si dhe bisedat e shumta p\u00ebr &#8220;\u00e7\u00ebshtjet e dit\u00ebs&#8221; n\u00eb median shqiptare, v\u00ebrehet qart\u00eb dukuria p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr gjithshka dhe p\u00ebr t\u00eb heshtur p\u00ebr faktet m\u00eb thelb\u00ebsore, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb jet\u00ebn politiko-ekonomike dhe komb\u00ebtare t\u00eb vendit ton\u00eb. Analisti italian Marco Travaglio, e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4449","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatbardha Demi, 23.10.2010 Duke d\u00ebgjuar emisionet e lajmeve n\u00eb kanalet e ndryshme televizive, si dhe bisedat e shumta p\u00ebr &#8220;\u00e7\u00ebshtjet e dit\u00ebs&#8221; n\u00eb median shqiptare, v\u00ebrehet qart\u00eb dukuria p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr gjithshka dhe p\u00ebr t\u00eb heshtur p\u00ebr faktet m\u00eb thelb\u00ebsore, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb jet\u00ebn politiko-ekonomike dhe komb\u00ebtare t\u00eb vendit ton\u00eb. Analisti italian Marco Travaglio, e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-23T20:42:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/berisha_janullatos.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913!\",\"datePublished\":\"2010-10-23T20:42:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/\"},\"wordCount\":3647,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/berisha_janullatos.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/\",\"name\":\"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/berisha_janullatos.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-23T20:42:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/berisha_janullatos.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/berisha_janullatos.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fatbardha Demi, 23.10.2010 Duke d\u00ebgjuar emisionet e lajmeve n\u00eb kanalet e ndryshme televizive, si dhe bisedat e shumta p\u00ebr &#8220;\u00e7\u00ebshtjet e dit\u00ebs&#8221; n\u00eb median shqiptare, v\u00ebrehet qart\u00eb dukuria p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr gjithshka dhe p\u00ebr t\u00eb heshtur p\u00ebr faktet m\u00eb thelb\u00ebsore, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb jet\u00ebn politiko-ekonomike dhe komb\u00ebtare t\u00eb vendit ton\u00eb. Analisti italian Marco Travaglio, e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-23T20:42:00+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/berisha_janullatos.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913!","datePublished":"2010-10-23T20:42:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/"},"wordCount":3647,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/berisha_janullatos.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/","name":"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/berisha_janullatos.jpg","datePublished":"2010-10-23T20:42:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/berisha_janullatos.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/berisha_janullatos.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/regjistrimi-i-popullsise-me-vetedeklarim-akti-me-i-rende-pas-vitit-1913\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Regjistrimi i popullsis\u00eb me vet\u00ebdeklarim, akti m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb pas vitit 1913!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4449","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4449"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4449\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}