{"id":4447,"date":"2012-08-16T21:28:05","date_gmt":"2012-08-16T20:28:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4447"},"modified":"2012-08-16T21:28:05","modified_gmt":"2012-08-16T20:28:05","slug":"ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/","title":{"rendered":"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Nazime Visha me motrat\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nazime_visha_me_motrat.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" \/> <em><strong>Miq\u00ebsi dhe krushqia mes familjeve Visha dhe Mu\u00e7a, q\u00eb u thye me tradhti e hakmarrje Adhurimi dhe Gazmiri, dy v\u00ebllez\u00ebrit e vegj\u00ebl, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb motr\u00ebs dhe t\u00eb episodeve t\u00eb trishta. <\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Malvil\u00ebz <\/strong>\/ <strong>Nikoleta Kova\u00e7i <\/strong>, <em>16.08.2012<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshtu quhet fshati ku lindi nj\u00eb histori miq\u00ebsie, krushqie dhe tradhtie t\u00eb pafre. N\u00eb themel \u00ebsht\u00eb njohja fatale dhe besimi prej \u201cf\u00ebmije\u201d n\u00eb dy breza njer\u00ebzish, nd\u00ebrsa vijim\u00ebsia e gjith\u00e7kaje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tragjedi mes miqsh dhe njer\u00ebzish q\u00eb kan\u00eb ndar\u00eb buk\u00ebn prej plot 9 vitesh. Kan\u00eb p\u00ebrzier gjakun dhe mbi t\u00eb gjitha kan\u00eb nj\u00eb nip t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt; ai quhet Ledion. Esht\u00eb 3 vje\u00e7! Esht\u00eb fryt i nj\u00eb miq\u00ebsie q\u00eb u shkel; u shkel duke thyer parimin e shenjt\u00eb t\u00eb buk\u00ebs, besimit dhe dinjitetit.<\/p>\n<p>U shkel, mbase, nga instikti kafsh\u00ebror q\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb pedofilie, i ngjan nj\u00eb incesti, Vet\u00ebm k\u00ebto dy m\u00ebkate, t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pafalshme, t\u00eb shkojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr mend kur p\u00ebrballesh me d\u00ebshmin\u00eb e gjall\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb historie, ku miku, t\u00eb cilit iu kan\u00eb hapur dyert e shpirtit (n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi s`ka asgj\u00eb tjet\u00ebr\u2026) abuzon me f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb e ka mbajtur n\u00eb duar qysh 7 vje\u00e7, e p\u00ebrdhunon dhe m\u00eb pas e rr\u00ebmben. E mban n\u00eb pyll t\u00eb izoluar p\u00ebr 11 dit\u00eb dhe ruan t\u00eb dokumentuar d\u00ebshmin\u00eb e nj\u00eb historie dashurie t\u00eb pad\u00ebgjuar kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu ngjan edhe me \u201cdashurin\u00eb\u201d mes Fiqiri Mu\u00e7\u00ebs dhe Nazime Vish\u00ebs, q\u00eb t\u00eb diel\u00ebn u kthye n\u00eb tragjedi, jo vet\u00ebm p\u00ebr dy familjet-mike\u2026 Aty, k\u00ebtu dhe nd\u00ebr ne, gjith\u00e7ka duket si indicie e nj\u00eb \u201ckataklizme\u201d.<\/p>\n<p><strong>E v\u00ebrteta gjendet n\u00eb Malvil\u00ebz<\/strong><\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Beqir Vish\u00ebs, t\u00eb atit t\u00eb 18-vje\u00e7ares q\u00eb q\u00eblloi me arm\u00eb zjarri mbi mikun e babait, \u00ebsht\u00eb krejt \u201cbosh\u201d. N\u00eb fakt, shtiu mbi kunatin e motr\u00ebs, dhunuesin, p\u00ebrdhunuesin, rr\u00ebmbyesin, pse jo dhe t\u00eb dashurin e saj; mbi xhaxhain e nipit, njeriun me t\u00eb cilin shk\u00ebmbyen 9 vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Kushtet e mjerueshme, jan\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb inekzistence t\u00eb pushtetit dhe kujdesit\u2026E vetmja e v\u00ebrtet\u00eb e madhe q\u00eb t\u00eb zgjon vet\u00ebdijen njer\u00ebzore jan\u00eb syt\u00eb e Adhurimit; v\u00ebllai i vog\u00ebl i Nazimes, d\u00ebshmitari okular i momentit t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb vajz\u00ebs, mesdit\u00ebn e 23 majit t\u00eb k\u00ebtij viti, nga Fiqiri Mu\u00e7a.<\/p>\n<p>Ai gjendet aty, n\u00eb shtegun e oborrit dhe frik\u00ebsohet sapo shikon fuoristrad\u00eb; refuzon t\u00eb tregoj\u00eb emrin, derisa e kupton se \u201cnjer\u00ebzit e huaj\u201d, s`jan\u00eb aty p\u00ebr t`i b\u00ebr\u00eb keq. Prania n\u00eb v\u00ebshtrimin e tij \u00ebsht\u00eb dhimbje dhe k\u00ebrkes\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh; do motr\u00ebn q\u00eb aq shum\u00eb i mungon; t\u00eb cil\u00ebn se ka par\u00eb q\u00eb at\u00eb moment q\u00eb erdhi dhe e rr\u00ebmbeu njeriu q\u00eb hynte dhe dilte aty si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Adhurimi ka p\u00ebrkujdesjen e v\u00ebllait m\u00eb t\u00eb madh, Gazmirit 12 vje\u00e7, nd\u00ebrsa nuk pranon p\u00ebr asnj\u00eb moment t\u00eb shk\u00ebputet nga biseda e t\u00eb rriturve p\u00ebr rastin fam\u00ebkeq dhe fatkeq t\u00eb s\u00eb motr\u00ebs.<\/p>\n<p>I zbathur, i zhveshur dhe t\u00ebr\u00eb kureshtje, ai \u00ebsht\u00eb pasqyra m\u00eb e mir\u00eb e nj\u00eb jete t\u00eb shp\u00ebrfillur nga fati, koha, jeta dhe Tirana zyrtare. N\u00ebse n\u00eb Malvil\u00ebz t\u00eb duket sikur je n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb pazbuluar, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Beqir Vish\u00ebs t\u00eb duket sikur je n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr! Aty s`ka asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 mikpritjes s\u00eb pakufi t\u00eb gruas Mejte Visha; pjekuris\u00eb s\u00eb parakohshme t\u00eb Gazmirit, dhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete t\u00eb madhe se n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, t\u00ebr\u00ebsisht e shkat\u00ebrruar nga muret, \u00e7atia, tavan\u00ebt prej d\u00ebrrase t\u00eb kalbur, lindi dhe u rr\u00ebnua nj\u00eb miq\u00ebsi, nga e cila tashm\u00eb s`ka mbetur asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 k\u00ebrc\u00ebnimit p\u00ebr hakmarrje.<\/p>\n<p><strong>Si i njohin n\u00eb fshat<\/strong><\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Beqir Vish\u00ebs njoha Fiqiriun dhe gjith\u00eb familjen e tij. Gruan dhe pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Fiqiriut i njeh gjith\u00eb zona; ata ishin thuajse shembull i nj\u00eb hyrje-daljeje familjare, nd\u00ebrsa familjet rrinin me jav\u00eb te nj\u00ebra-tjetra\u201d. K\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan shoq\u00ebrin\u00eb mes Beqirit dhe Fiqiriut, Ibrahim Deda, banori i fshatit Mner, q\u00eb njeh dhe ka punuar me t\u00eb dy shok\u00ebt miqt\u00eb-krushq. Ibrahimi, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb zon\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, kalon vet\u00ebm pak metra larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Vish\u00ebve, nd\u00ebrsa kujton me detaje gjith\u00e7ka di mbi njohjen mes Mu\u00e7\u00ebve dhe Vish\u00ebve; \u201cKemi vet\u00ebm at\u00eb maj\u00eb mali n\u00eb mes; andej \u00ebsht\u00eb fshati Ket\u00eb, (vendlindja e Fiqiri Mu\u00e7\u00ebs) dhe k\u00ebtej jemi ne\u201d, tregon fqinji dhe i njohuri dy familjeve. Ai dhe kushdo q\u00eb mb\u00ebrrin n\u00eb at\u00eb familje, q\u00eb edhe sot mundohen t`i buz\u00ebqeshin mikut, stepen p\u00ebrball\u00eb kushteve t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb t\u00eb cilat \u00e7ifti Beqir dhe Mejte Visha, 44 vje\u00e7are, lind\u00ebn dhe rriten 6 f\u00ebmij\u00ebt e tyre, nd\u00ebrsa u b\u00ebn shembull p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e nj\u00eb miq\u00ebsie familjare q\u00eb p\u00ebrfundoi me nj\u00eb sken\u00eb t\u00eb frikshme e t\u00eb shum\u00ebp\u00ebrfolur<\/p>\n<p><strong>Fejesa e Nazimes me nj\u00eb emigrant nga Vaqarri <\/strong><\/p>\n<p>Vajza e dyt\u00eb e familjes Visha, Shyqyria, \u00ebsht\u00eb e martuar prej kat\u00ebr vitesh n\u00eb Laknas t\u00eb Tiran\u00ebs. Nj\u00eb lidhje tjet\u00ebr miq\u00ebsie e familjes s\u00eb t\u00eb shoqit, kishte hyr\u00eb n\u00eb mbles\u00ebri p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb altar Nazimen me S.F, i cili punonte prej shum\u00eb vitesh n\u00eb Itali. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb finalizuar gjat\u00eb fund-vitit, ku pritej q\u00eb tani, n\u00eb gusht, djali t\u00eb kthehej dhe t\u00eb vijonin me martes\u00ebn. Sipas n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Nazimes, lidhja dukej e fort\u00eb mes t\u00eb rinjve dhe familja e djalit e kishte mir\u00ebpritur bashkimin e tyre. Mejte Visha tregon se djali dhe vajza komunikonin p\u00ebrdit\u00eb, nd\u00ebrsa Nazimja shkonte shum\u00eb shpesh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, derisa u rr\u00ebmbye dhe u mbajt n\u00eb mal p\u00ebr dit\u00eb me radh\u00eb nga Fiqiri Mu\u00e7a.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gruaja rr\u00ebfen historin\u00eb e njohjes mes vajz\u00ebs s\u00eb saj dhe djalit nga Vaqarri, ajo nuk harron t\u00eb pranoj\u00eb edhe kujdesin q\u00eb i fejuari tregonte p\u00ebr t\u00eb. \u201cAi vijoi ta th\u00ebrriste n\u00eb telefon edhe pas asaj ndodhie. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ia than\u00eb tim shoqi prind\u00ebrit dhe v\u00ebllai i tij, nd\u00ebrsa ne m\u00eb shum\u00eb se sa hallin dhe turpin e madh q\u00eb na kishte r\u00ebn\u00eb, qanim hallin e Lutfies, e cila \u00ebsht\u00eb e martuar me Vladimirin. E dinim se do kishte p\u00ebr\u00e7arje q\u00eb pas asaj historie mes Fiqiriut dhe Nazimes, por asnj\u00ebher\u00eb s`na shkoi mendja se do t\u00eb shkonte puna deri n\u00eb vrasje\u201d.<\/p>\n<p><strong>Vrasja <\/strong><\/p>\n<p>Policia dhe prokuroria kan\u00eb fiksuar faktin se ekzekutimi i Fiqiri Shehut ka ardhur nga Nazime Visha. Ekspertiza mjeko-ligjore ka p\u00ebrcaktuar se plumbi fatal \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb ball\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vendin e ngjarjes, policia ka grumbulluar plot 39 g\u00ebzhoja. Arma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb automatik q\u00eb policia e ka sekuestruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale.<\/p>\n<p><strong>Reagimet<\/strong><\/p>\n<p>Pas ngjarjes ku mbeti i vrar\u00eb n\u00eb Krrab\u00eb, Fiqiri Mu\u00e7a ka reaguar edhe familja e viktim\u00ebs. Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mediash kan\u00eb transmetuar dyshimin e tyre se vrasja nuk \u00ebsht\u00eb kryer nga vajza. Faj\u00ebsimi q\u00eb shkon n\u00eb drejtim t\u00eb vajz\u00ebs ka lidhje vet\u00ebm me kurthin q\u00eb ata besojn\u00eb se i ka ngritur ajo, nd\u00ebrsa kan\u00eb mundur t\u00eb ruajn\u00eb dhe t\u00eb publikojn\u00eb edhe fakte t\u00eb lidhjes mes Fiqiriut, baba i pes\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, me Nazimen, 18 vje\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Dokumentimi <\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Nazime Visha pritet t\u00eb dal\u00eb sot para gjykat\u00ebs, t\u00eb njihet me mas\u00ebn e arrestit q\u00eb do t\u00eb caktohet p\u00ebr aktin e vrasjes s\u00eb Fiqiri Mu\u00e7\u00ebs, policia dhe prokuroria pretendojn\u00eb se e kan\u00eb kopsitur dosjen e aktit. Edhe pse, n\u00eb maj u denoncua zhdukja e saj, policia dhe prokuroria nuk nis\u00ebn hetimin p\u00ebr nj\u00eb rast pedofilie. U mjaftuan me deklarat\u00ebn e saj se kishte ikur me d\u00ebshir\u00ebn e saj<\/p>\n<p><strong>Nata e ngjarjes <\/strong><\/p>\n<p>Ndodh pik\u00ebrisht n\u00eb mesnat\u00eb, nd\u00ebrsa Fiqiri Mu\u00e7a fliste me t\u00eb \u201cdashur\u00ebn\u201d e tij, mu n\u00eb hyrje t\u00eb port\u00ebs s\u00eb Dalip Vish\u00ebs, gjyshit t\u00eb 18 vje\u00e7ares. K\u00ebrc\u00ebnimi i Mu\u00e7\u00ebs p\u00ebr ta marr\u00eb me vete Nazimen \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga taksisti, nd\u00ebrsa familjar\u00ebt kan\u00eb pohuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ndon\u00ebse familja ishte n\u00eb dijeni t\u00eb tradhtis\u00eb bashk\u00ebshortore q\u00eb Fiqiriu kishte kryer, ata kan\u00eb pranuar se pas rr\u00ebmbimit, ka qen\u00eb vajza q\u00eb e ka k\u00ebrc\u00ebnuar me vrasje dhe vet\u00ebvrasje<\/p>\n<p>\u201c<strong>E besuam at\u00eb njeri, sikur t\u00eb ishte zoti<\/strong>\u201d<\/p>\n<p><em><strong>Rr\u00ebfimi trondit\u00ebs i Mejte Vish\u00ebs, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Nazimes, q\u00eb pas njohjes s\u00eb historis\u00eb s\u00eb t\u00eb bij\u00ebs me mikun e sht\u00ebpis\u00eb, vendosi ta mohonte vajz\u00ebn e vet p\u00ebrjet\u00ebsisht<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Mejte Visha \u00ebsht\u00eb gruaja q\u00eb ka rritur 6 f\u00ebmij\u00eb n\u00eb nj\u00eb skamje t\u00eb llahtarshme. Ajo \u00ebsht\u00eb e shokuar nga lidhja e kunatit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb madhe me t\u00eb bij\u00ebn, Nazimen, q\u00eb sipas saj, \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb krah\u00ebt e burrit, q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj e solli n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb vitin 2003. Q\u00eb prej asaj kohe e deri me 23 maj, gjith\u00e7ka ishte n\u00eb korniz\u00ebn e nj\u00eb miq\u00ebsie-model, pa e ditur asnj\u00ebher\u00eb se e vogla e tri vajzave t\u00eb saj, ishte p\u00ebrdhunuar q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb 11 vje\u00e7are prej njeriut q\u00eb ka fjetur me t\u00eb si me t\u00eb atin e saj; q\u00eb kjo sken\u00eb e tmerrshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur s\u00ebrish, derisa p\u00ebrshkall\u00ebzimi solli edhe vrasjen.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tronditjes s\u00eb madhe t\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb vajz\u00ebs, gruaja-n\u00ebn\u00eb tashm\u00eb vuan edhe p\u00ebrz\u00ebnien dhe mohimin q\u00eb i b\u00ebri s\u00eb bij\u00ebs, duke faj\u00ebsuar veten p\u00ebr naivitetin q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb t\u00eb pashoqe. Ajo vet\u00ebmallkon brisht\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenurit besuese ndaj asaj \u00e7`ka e quajti t\u00eb shenjt\u00eb dhe q\u00eb sot p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe drama e pakthyeshme e fatit t\u00eb familjes s\u00eb saj. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Mu\u00e7\u00ebve, ajo ka vajz\u00ebn e madhe, Lutfien, q\u00eb pret t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebn\u00eb p\u00ebr s\u00eb dyti me Vladimirin, v\u00ebllain e dhunuesit sistematik t\u00eb s\u00eb vogl\u00ebs s\u00eb saj. Mes breng\u00ebs dhe lutjeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, ajo rr\u00ebfen gjith\u00e7ka di dhe ka m\u00ebsuar mbi fatkeq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ra mbi to.<\/p>\n<p><strong>Znj. Mejte, mund t\u00eb na thoni, si dhe kur nisi miq\u00ebsia mes burrit tuaj dhe Fiqiri Mu\u00e7\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Mbaj mend q\u00eb ka qen\u00eb viti 2003, kur ka ardhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. E pranuam menj\u00ebher\u00eb se dukej njeri me shum\u00eb taban familjar. Punonte me tim shoq n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt drusore, nd\u00ebrsa kur kishin pun\u00eb shum\u00eb flinte k\u00ebtu me net\u00eb t\u00eb t\u00ebra. U miq\u00ebsuam familjarisht dhe nis\u00ebm edhe shk\u00ebmbimin e vizitave, p\u00ebr aq sa mund t\u00eb kishim mund\u00ebsi t\u00eb l\u00ebviznim, se ne jetonim me shum\u00eb halle.<\/p>\n<p><strong>Sa vje\u00e7 ishte Nazimja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe si ka vijuar miq\u00ebsia juaj? <\/strong><\/p>\n<p>S`i kishte b\u00ebr\u00eb ende 7 vjet. E mbante n\u00eb krah\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kur vinte n\u00eb sht\u00ebpi. Ka fjetur me t\u00eb si me f\u00ebmij\u00ebt e tij, ose ne ashtu e kemi besuar gjithmon\u00eb. Hynim e dilnim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Ishte kjo lidhje e fort\u00eb miq\u00ebsie t\u00eb past\u00ebr, q\u00eb krijuam edhe lidhjen e krushqis\u00eb. Lutfia, vajza e madhe e jona u martua me v\u00ebllain e tij, Vladimirin. Ishim shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me at\u00eb martes\u00eb. Na lindi edhe Ledioni, e tashm\u00eb ime bij\u00eb pret edhe f\u00ebmij\u00ebn e dyt\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka p\u00ebr ne ishte mir\u00eb e bukur, derisa me 23 maj, pasdite, kur vjen Gazmiri tek ara, ku un\u00eb isha me vajz\u00ebn e dyt\u00eb, Shyqyrien dhe na thot\u00eb se ka ikur Nazimja. Adhurimi e kishte par\u00eb ta merrte me dhun\u00eb pik\u00ebrisht Fiqiriu. Ne s&#8217;dinim asgj\u00eb se \u00e7&#8217;kishte ndodhur mes tyre. Fillimisht se besuam, por m\u00eb pas na treguan barinjt\u00eb e zon\u00ebs, q\u00eb e kishin par\u00eb t\u00eb kalonte qaf\u00ebn e Malmnerit n\u00eb makin\u00ebn e Fiqiriut. Prit\u00ebm dhe kur nuk e solli na e mori mendja se \u00e7ka ngjar\u00eb, por gjithnj\u00eb faj\u00ebsuam vajz\u00ebn ton\u00eb, edhe pse vet\u00ebm tani i ka mbushur 18 vje\u00e7e.<\/p>\n<p><strong>Vajz\u00ebn tuaj se keni takuar q\u00eb me 23 maj, madje keni refuzuar edhe ta pranoni n\u00eb sht\u00ebpi. Pse ndodhi ky p\u00ebrjashtim?<\/strong><\/p>\n<p>Hmmmm. (Fshin lot\u00ebt). Ishte e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ne. U b\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kur kishte pranuar n\u00eb polici se kishte shkuar me d\u00ebshir\u00ebn e saj. At\u00ebher\u00eb ajo s`kishte m\u00eb vend n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, pasi e besuam v\u00ebrtet. Gati e mohuam, por k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn vjehrri dhe xhaxhai i saj dhe e mor\u00ebn ata n\u00eb sht\u00ebpi. As ajo s&#8217;mund t\u00eb vinte t\u00eb p\u00ebrballej dot, sidomos me Adhurimin, t\u00eb cilin e do jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb.<\/p>\n<p>Me at\u00eb histori menduam se na shkat\u00ebrroi, jo vet\u00ebm miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb kishim me familjen e Fiqiriut, pasi gruaja dhe f\u00ebmija e tij kan\u00eb bujtur me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebto kushte q\u00eb po i shihni vet\u00eb, por menduam se na shkat\u00ebrroi edhe jet\u00ebn e vajz\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb e martuar n\u00eb familjen e tyre. Me thuaj, si mund ta pranonim gjith\u00eb at\u00eb turp q\u00eb kishte ra mbi ne?!<\/p>\n<p><strong>M\u00eb pas, si e mor\u00ebt vesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e asaj historie? <\/strong><\/p>\n<p>Pa\u00e7ka se vajza ishte te gjysh\u00ebrit, komunikonte me t\u00eb atin. Beqiri shkoi nja dy her\u00eb te babai i tij dhe foli me t\u00eb. Ajo i tregoi gjith\u00e7ka. Gjith\u00e7ka q\u00eb kishte nisur q\u00eb kur ishte 11 vje\u00e7e.<\/p>\n<p><strong>Familja e Fiqiriut ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet se njeriu i tyre e ka k\u00ebrc\u00ebnuar me sms vajz\u00ebn tuaj pasi e ktheu n\u00eb sht\u00ebpi. Madje ata pohojn\u00eb publikisht se Nazimja i b\u00ebri kurth dhe se ishte ajo q\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnonte?<\/strong><\/p>\n<p>S`mund ta besoj se mund ta thot\u00eb, sidomos gruaja e tij, di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Ata, pas asaj historie, as n\u00eb sht\u00ebpi s&#8217;na erdh\u00ebn t\u00eb na shpjegonin di\u00e7ka. Vajz\u00ebn e kisha t\u00eb fejuar n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb mir\u00eb dhe ishim shum\u00eb t\u00eb lumtur p\u00ebr t\u00eb. Tani u shkat\u00ebrrua gjith\u00e7ka. S&#8217;di \u00e7&#8217;t\u00eb t\u00eb them, por di\u00e7ka e di me siguri, se e kemi besuar at\u00eb njeri si t\u00eb ishte zoti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Miq\u00ebsi dhe krushqia mes familjeve Visha dhe Mu\u00e7a, q\u00eb u thye me tradhti e hakmarrje Adhurimi dhe Gazmiri, dy v\u00ebllez\u00ebrit e vegj\u00ebl, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb motr\u00ebs dhe t\u00eb episodeve t\u00eb trishta. Nga Malvil\u00ebz \/ Nikoleta Kova\u00e7i , 16.08.2012 K\u00ebshtu quhet fshati ku lindi nj\u00eb histori miq\u00ebsie, krushqie dhe tradhtie t\u00eb pafre. N\u00eb themel \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4447","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Miq\u00ebsi dhe krushqia mes familjeve Visha dhe Mu\u00e7a, q\u00eb u thye me tradhti e hakmarrje Adhurimi dhe Gazmiri, dy v\u00ebllez\u00ebrit e vegj\u00ebl, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb motr\u00ebs dhe t\u00eb episodeve t\u00eb trishta. Nga Malvil\u00ebz \/ Nikoleta Kova\u00e7i , 16.08.2012 K\u00ebshtu quhet fshati ku lindi nj\u00eb histori miq\u00ebsie, krushqie dhe tradhtie t\u00eb pafre. N\u00eb themel \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-16T20:28:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nazime_visha_me_motrat.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj\",\"datePublished\":\"2012-08-16T20:28:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/\"},\"wordCount\":2515,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/nazime_visha_me_motrat.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/\",\"name\":\"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/nazime_visha_me_motrat.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-16T20:28:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/nazime_visha_me_motrat.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/nazime_visha_me_motrat.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Miq\u00ebsi dhe krushqia mes familjeve Visha dhe Mu\u00e7a, q\u00eb u thye me tradhti e hakmarrje Adhurimi dhe Gazmiri, dy v\u00ebllez\u00ebrit e vegj\u00ebl, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbimit t\u00eb motr\u00ebs dhe t\u00eb episodeve t\u00eb trishta. Nga Malvil\u00ebz \/ Nikoleta Kova\u00e7i , 16.08.2012 K\u00ebshtu quhet fshati ku lindi nj\u00eb histori miq\u00ebsie, krushqie dhe tradhtie t\u00eb pafre. N\u00eb themel \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-16T20:28:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nazime_visha_me_motrat.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj","datePublished":"2012-08-16T20:28:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/"},"wordCount":2515,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nazime_visha_me_motrat.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/","name":"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nazime_visha_me_motrat.jpg","datePublished":"2012-08-16T20:28:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nazime_visha_me_motrat.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nazime_visha_me_motrat.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shtepine-e-nazimes-ku-koha-ka-ngelur-me-23-maj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Nazimes, ku koha ka ngelur m\u00eb 23 maj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4447","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4447"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4447\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}