{"id":4437,"date":"2012-08-16T18:10:29","date_gmt":"2012-08-16T17:10:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4437"},"modified":"2012-08-16T18:10:29","modified_gmt":"2012-08-16T17:10:29","slug":"imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/","title":{"rendered":"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gjergj Fishta\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Dossier nga <strong>DHURATA HAMZAI<\/strong><\/p>\n<p><em>Vargjet e &#8216;Lahut\u00ebs&#8217; u shkruan n\u00eb vapor<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d t\u00eb 1984-\u00ebs zbulohet nj\u00eb let\u00ebr e panjohur e At Gjegj Fisht\u00ebs drejtuar Justin Rrot\u00ebs. Kjo let\u00ebr e Fisht\u00ebs q\u00eb p\u00ebrshkruan udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Amerik\u00eb, mbushur plot me histori intime me nj\u00eb seri \u201caventurash\u201d udh\u00ebtimi t\u00eb fratit t\u00eb njohur n\u00eb Nju Jork n\u00eb mars t\u00eb vitit 1922 i b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb besueshme rr\u00ebfimet gati legjendare t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve t\u00eb tij shkodran\u00eb, kur flasin p\u00ebr karakterin me nj\u00eb humor t\u00eb holl\u00eb t\u00eb fran\u00e7eskanit besimtar e nj\u00ebkoh\u00ebsit i \u00e7liruar nga formalizmi fetar.<\/p>\n<p>Duke i rr\u00ebfyer aventurat e udh\u00ebtimit t\u00eb tij m\u00eb Amerik\u00eb mikut m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb At Justin Rrot\u00ebs, At Gjergj Fishta p\u00ebrshkruan plot fantazi letrare udh\u00ebtimin e tij drejt Amerik\u00ebs. K\u00ebto letra jo vet\u00ebm na hedhin shum\u00eb drit\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur thell\u00eb karakterin e poetit komb\u00ebtar e misionarit fran\u00e7eskan, por edhe na njohin sesi ishte zhvilluar ekonomia dhe kultura e vendeve t\u00eb tjera para nj\u00eb shekulli. Sidoqoft\u00eb n\u00eb gjith\u00eb letr\u00ebn e At Gjegj Fisht\u00ebs d\u00ebrguar At Justin Rrot\u00ebs na befason shpalosja e personalitetit t\u00eb tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb prekshme, m\u00eb t\u00eb dhimbshme dhe njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Historit\u00eb e udh\u00ebtimeve t\u00eb Fisht\u00ebs dhe trazimet q\u00eb i b\u00ebnin doganier\u00ebt, kur u sillte familjar\u00ebve aksesor\u00eb ose bizhuteri sepse grat\u00eb e familjes q\u00eb e porosisnin shpesh p\u00ebr dasma e fejesa, i tregojn\u00eb sot shkodran\u00ebt n\u00eb form\u00ebn e barsoletave, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr v\u00ebrtetohet edhe prej goj\u00ebs s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, i cili na rr\u00ebfen nga nj\u00eb an\u00eb aventur\u00ebn plot rreziqe t\u00eb udh\u00ebtimit dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr g\u00ebzimet dhe k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs. Kjo let\u00ebr tregon gjith\u00e7ka ka ndodhur gjat\u00eb udh\u00ebtimit q\u00eb nga Shkodra drejt Nju Jorkut e Anasjelltas. Po e botojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb letr\u00ebn e q\u00eb daton 11 Mars 1922, Nju Jork.<\/p>\n<p>\u201cFort i dashtun Justin!<br \/>\nMbas 12 dit\u00eb udh\u00ebtimi dhe mbasi n\u00ebp\u00ebr kujdes t\u00eb mis Aleksand\u00ebr, mujta me u shkapllue prej \u00e7apojve t\u00eb policis\u00eb amerikane me 8 t\u00eb k.m. n\u00eb or\u00ebs dy e gjys\u00eb mbasdite vuna kamb\u00ebn n\u2019Amerik\u00eb, n\u00eb Nju Jork edhe kam ra nd\u00ebr do fret\u00ebn italjan\u00eb.<\/p>\n<p>Mundi i rrug\u00ebs e rreziqet e kalueme:trazimet e \u00e7uditshme e t\u00eb neveritshme t\u00eb doganave e t\u00eb policis\u00eb e sidomos mendimi se aq uj\u00eb edhe mue m\u00eb dan prej jush, kaq fort m pat lig\u00ebshtue moralisht n\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen-sidmos prej mallit tuej -m\u00eb kan\u00eb shkue lot\u00ebt rr\u00ebkaj\u00eb, tue ndej vetun n\u00eb ket od\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr fat t\u00eb bardh\u00eb ky mjerimi i shpirtit nuk m\u00eb ngjati shum\u00eb. Kah 11 sahati pasdite erdhi mis Aleksandra me m\u00eb marr, p\u00ebr me shkue me ngran\u00eb mjesdit\u00eb bashk\u00eb me miss Uilliams. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ajo m\u00eb dor\u00ebzoi, a e din shka? Letr\u00ebn tande t\u00eb 7 Marsit, q\u00eb prej Londret m\u2019a kish d\u00ebrgue m\u00eb adres\u00eb t\u00eb saj\u00eb. S\u2019e ke bes\u00eb, sesa fort u ngush\u00ebllova kur e pava e lexova at\u00eb let\u00ebr, sado q\u00eb ish tep\u00ebr e shkurt\u00eb. T\u00eb famem nder\u00ebs me gjith\u00eb zem\u00ebr, si dhe Provincinialit, p\u00ebr letr\u00ebn q\u00eb kishte kalue bashk\u00eb me t\u2019anden. \u00c7uditem fort q\u00eb Vin\u00e7ensi s\u2019mi ka p\u00ebrgjegj njaj letre, q\u2019i i kam pas shkrue prej Parisit.<\/p>\n<p>Heshtimi i tij mundet me \u00e7art shum\u00eb pun\u00eb, e mue m\u00eb ka pas\u00eb qit n\u00eb nj\u00eb kujdes tep\u00ebr t\u00eb madh. E dij se ka pun\u00eb shum; port \u00eb gjegjunit e tij m\u00eb asht lypun domosdo. Por ndoshta m\u00eb ka shkrue dhe ka hup letra rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 t\u00eb Frorit, pra u nisa prej Londret n\u00eb Liverpul. N\u00eb t\u2019nesret hypa n\u00eb vapor \u201c\u00c7ameronia\u201d. Na n\u00eb Shqypni s\u2019kemi as kuptimin se shka asht nj\u00eb translatik. Mendo q\u00eb ky vapor asht aq i lart\u00eb n\u00eb det sa me i mbrrijt kati i ep\u00ebr mbi buz\u00eb t\u00eb pullazit t\u00eb kish\u00ebs son\u00eb Gjuhadol, e i gjat\u00eb sa prej \u201cRrug\u00ebs s\u00eb madhe\u201d deri n\u00eb teatrin ton\u00eb. Mbrend\u00eb pasandej, asht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb \u00ebdo hotel t\u00eb Vien\u00ebs. E pra, ky vapor nuk asht si gjysma e do vaporr\u00ebvet tjera, qi bajn\u00eb udh\u00ebtimin e Amerik\u00ebs. M\u00eb 6 mbadite u nism\u00eb prej Livepulit p\u00ebr n\u00eb Nju Jork. Via Queenstown e Halifax.<\/p>\n<p>Queenstown \u00ebsht\u00eb nga fundi i Irland\u00ebs, e Ali fax ash\u00ebt n\u00eb Kanada (Nuova Scozia). Deti kje me nam deri kah mjesnata. Si duelm n\u00eb Knall t\u00eb Iralnd\u00ebs, filloi era e filluan tallazet me iu turr vaporrit, i cili, si nj\u00eb kolos, p\u00ebrkundej mallnuesh\u00ebm mbi to. Kah i \u00e7ate me nj\u00eb forc\u00eb 16.50 milash n\u00eb sahat. Kah mjesdita mrrijt\u00ebm n\u00eb Queenstown, ku ndejm\u00eb nja tre sahat. At\u00ebher\u00eb u nism\u00eb p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb. Ishte e Diell\u00eb. Udh\u00ebtar\u00eb mbrend\u00eb 911, e detar\u00eb 294 (equipaggio). Era frynte pa da e tallazia vinte tuj u shtue, sa m\u00eb thell\u00eb q\u00eb ju fujsha Antlantikut.<\/p>\n<p><strong>Or\u00ebt e tmerrit n\u00eb anije. Sulmi nga dallg\u00ebt e Atlantikut<\/strong><br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrshkruhet edhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr. Anija ku udh\u00ebtonte At Gjegj Fishta \u00ebsht\u00eb sulmuar nga dallg\u00ebt. Tmerri q\u00eb Ati i nderuar ka par\u00eb me syt\u00eb e tij, tashm\u00eb e ka humbur trajt\u00ebn tragjike. Ai ia p\u00ebrshkruan k\u00ebt\u00eb mikut t\u00eb tij At Justin Rrot\u00ebs me nj\u00eb humor t\u00eb bukur p\u00ebrqesh\u00ebs sesi e p\u00ebrjetoi frik\u00ebn. Ai e komenton m\u00eb s\u00eb shumti me humor k\u00ebt\u00eb ngjarje kaq t\u00eb frikshme, ku me syt\u00eb e tij shihte prag-vdekjen.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 26 deti ardh tuj, u aj, dhe ashtu turbull gjith\u00eb nat\u00ebn e dit\u00ebn e nesret. (M\u00eb 28, kah mbasditja, deti u paque, e ashtu ndej fash\u00eb der n\u00eb nesret mjesdit\u00eb. Ishte e m\u00ebrkurr\u00eb). Masditen prap\u00eb ia nis era, e deti u tr\u00ebbue e gjithmoj se bani nata, me t\u00eb shti mner\u00ebn (frik\u00ebn-red). T\u2019ejten nade u shkref nj\u00eb thellim i friguesh\u00ebm. Zoti na ruajt se shka kam pa me sy! Na n\u00eb Shqypni s\u2019mund t\u00eb kemi as kuptimin e nj\u00eb thellimit m\u2019det. Nj\u00ebher\u00eb qiella u vra e erdh u mb\u00ebrthye krejt me t\u00eb zeza, si plumi. Era trefishoi furi\u00ebn e vet aq, sa e p\u00ebrkuli vaporrin m\u2019njan\u00ebn brij\u00eb, e at\u00ebhere deti u aj (u fry-red) e u dynd\u00ebn tallazet. Zoti na rujt\u00eb!. Me t\u00eb shti mnerren, me i pa me sy\u00eb. Tallaz p\u00ebr ne n\u00eb Shqypni asht nj\u00eb fjal\u00eb, por m\u2019Atlantik asht nji mal, nji mal, po si Kreshta, Mali i Rencit, Taraboshit, etj\u2026<\/p>\n<p>Prite Zot rrezikun se shka kam pa at\u00eb dit\u00eb. Ene m\u00eb p\u00ebrqethet shtati sa her\u00eb m\u00eb bjen nd\u00ebrmend ajo duhi\u00eb. \u2026.(shkurtohen disa holl\u00ebsira m\u00eb tej-red). Kriste vaporri, krisnin makinat, rrapllojshin gota, shishe, \u00ebinija, karrige, tavolina, a thua se po ishte daulla e Frano Ndoj\u00ebs tuj na p\u00ebrcjell n\u00eb vorr\u2026Prej friget pa\u00eb hi krejt n\u00eb vedi e vog\u00eblue e ba sa grushti i dor\u00ebs. Kah m\u00eb ishte shkurtue qafa e m\u00eb bahej se kolarini po ma za frym\u00ebn krejt, e mbajshe syt\u00eb kok\u00ebrrdhoe ashtu p\u00ebr hajri\u00eb, pa i ndal n\u00eb kurrnj\u00eb pik\u00eb t\u00eb ngult\u00eb, ve\u00e7 kanjiher\u00eb m\u2019u vidhisshin p\u00ebr me kqyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm e t\u00ebrhtyer tallazet, q\u00eb vlojshin, zijshin p\u00ebrreth vaporrit. Nuk lash\u00e7\u00eb as shejt, as shejtnesh\u00eb pa m\u00ebrzit\u00eb at\u00eb dit\u00eb; ve\u00ebse kusht nuk bana asnj\u00eb, e jo s\u2019e s\u2019isha n\u00eb terrezie edhe nj\u00ebqind p\u00ebr nji her\u00eb, pop se p\u00ebr sherr nuk m\u00eb hiqej mendsh puna e atij ulqinakut, qi tuj u pas\u00eb gjet edhe ai n\u00eb hall, t\u2019em, i paska pas\u00eb kushtue Sh\u00ebnkollit nj\u00eb qiri 20 ok\u00ebsh.<br \/>\n\u2013Si more 20 ok\u00ebsh i thot\u00eb nj\u00eb shoq i veti.<\/p>\n<p>\u2013Hajt ti, -i p\u00ebrgjegjet aj, -t\u00eb p\u00ebshtoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb prej k\u00ebtij rreziku se mbasandaj sheh puna pun\u00ebn.<br \/>\nKjo pun\u00eb e atij ulqinakut m\u00eb siellej n\u00ebp\u00ebr mend sa her\u00eb ishem n\u00eb kudit\u00eb me ba nodnj\u00eb kusht me gjith\u00eb at\u00eb hall. M\u00eb vinte me qesh prej vetvedit. Por mbas dy sahatesh tue pa se spo nodhte gja e se Inglizt rrijshin tue pi\u00eb birr\u00eb e Wisky e tuj lujt letrash, megjithat q\u00eb ishin zbeh n\u00eb fytyr\u00eb si flaka e qiririt, m\u00eb erdh zemra e shkova n\u00eb kabin\u00eb e fillova me lexue\u2026 Molierin. Mbasditen u paqtue deti, por n\u00eb mbramje u t\u00ebrbue m\u00eb fort se paradite. At\u00ebher\u00eb fillova prap\u00eb me drasht\u00eb. A e di pse? Se nj\u00eb kamarier q\u00eb flitte italisht m\u00eb tha se nj\u00eb vapor norvegjez ishte mbyt\u00eb n\u00eb nadjet shi n\u2019at\u00eb vend, ku na pat z\u00ebn\u00eb dallka ne\u201d.<\/p>\n<p><em>Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com<\/em><br \/>\n(<em>sg\/shqiptarja.com<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dossier nga DHURATA HAMZAI Vargjet e &#8216;Lahut\u00ebs&#8217; u shkruan n\u00eb vapor N\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d t\u00eb 1984-\u00ebs zbulohet nj\u00eb let\u00ebr e panjohur e At Gjegj Fisht\u00ebs drejtuar Justin Rrot\u00ebs. Kjo let\u00ebr e Fisht\u00ebs q\u00eb p\u00ebrshkruan udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Amerik\u00eb, mbushur plot me histori intime me nj\u00eb seri \u201caventurash\u201d udh\u00ebtimi t\u00eb fratit t\u00eb njohur n\u00eb Nju [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dossier nga DHURATA HAMZAI Vargjet e &#8216;Lahut\u00ebs&#8217; u shkruan n\u00eb vapor N\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d t\u00eb 1984-\u00ebs zbulohet nj\u00eb let\u00ebr e panjohur e At Gjegj Fisht\u00ebs drejtuar Justin Rrot\u00ebs. Kjo let\u00ebr e Fisht\u00ebs q\u00eb p\u00ebrshkruan udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Amerik\u00eb, mbushur plot me histori intime me nj\u00eb seri \u201caventurash\u201d udh\u00ebtimi t\u00eb fratit t\u00eb njohur n\u00eb Nju [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-16T17:10:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs\",\"datePublished\":\"2012-08-16T17:10:29+00:00\",\"dateModified\":\"2012-08-16T17:10:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/\"},\"wordCount\":1504,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/\",\"name\":\"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-16T17:10:29+00:00\",\"dateModified\":\"2012-08-16T17:10:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Dossier nga DHURATA HAMZAI Vargjet e &#8216;Lahut\u00ebs&#8217; u shkruan n\u00eb vapor N\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d t\u00eb 1984-\u00ebs zbulohet nj\u00eb let\u00ebr e panjohur e At Gjegj Fisht\u00ebs drejtuar Justin Rrot\u00ebs. Kjo let\u00ebr e Fisht\u00ebs q\u00eb p\u00ebrshkruan udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Amerik\u00eb, mbushur plot me histori intime me nj\u00eb seri \u201caventurash\u201d udh\u00ebtimi t\u00eb fratit t\u00eb njohur n\u00eb Nju [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-16T17:10:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs","datePublished":"2012-08-16T17:10:29+00:00","dateModified":"2012-08-16T17:10:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/"},"wordCount":1504,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/","name":"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg","datePublished":"2012-08-16T17:10:29+00:00","dateModified":"2012-08-16T17:10:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/gjergj_fishta.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/imazhi-i-panjohur-i-at-gjergj-fishtes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Imazhi i panjohur i At Gjergj Fisht\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4437"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4437"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4437\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}