{"id":4431,"date":"2010-10-23T20:11:57","date_gmt":"2010-10-23T19:11:57","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4431"},"modified":"2010-10-23T20:11:57","modified_gmt":"2010-10-23T19:11:57","slug":"po-me-piramiden-cpaten-xhanem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/","title":{"rendered":"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Adri Nurellari\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p><strong>Adri Nurellari<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prishur piramid\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar aty Parlamentin e ardhsh\u00ebm ngjalli jo vet\u00ebm m\u00ebrzi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese emblematike t\u00eb kryeqytetit, por edhe ngriti shum\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00eb mbar\u00eb opinionin publik.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb bie n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria me t\u00eb cil\u00ebn shp\u00ebrdorohen fondet dhe prona publike. P\u00ebr Parlamentin tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb konkurs n\u00eb qershor 2007, \u00ebsht\u00eb zgjedhur fitues projekti i p\u00ebrgatitur nga Campi, Reinhart dhe Jano, p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar n\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb zyrave t\u00eb Kuvendit. Pak muaj m\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rikonstruksion q\u00eb ka kushtuar mbi 80 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin u krekos aq shum\u00eb Kryetarja e Parlamentit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ndaj Qendr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kultur\u00ebs \u201cArbnori\u201d tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur nj\u00eb proces rikonstruktimi, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb punime dhe jan\u00eb thirrur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn edhe konkurse p\u00ebr ta modernizuar piramid\u00ebn, duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb arteve moderne. T\u00eb gjitha k\u00ebto veprime kan\u00eb mbajtur kosto nga buxheti, dhe t\u00eb gjitha ato par\u00e1 \u00e7ohen d\u00ebm, sepse dikujt i ka shkuar n\u00eb mendje befas, pa p\u00ebrfillur kostot q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga nismat e m\u00ebparshme dhe ta nd\u00ebrtoj\u00eb Parlamentin te piramida. Gjithashtu k\u00ebta vendimmarr\u00ebs t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb llogari vler\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebr t\u2019u prishur, edhe pse ngrehina \u00ebsht\u00eb relativisht e re dhe t\u00ebr\u00ebsisht funksionale.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, t\u00eb vjen \u00e7udi p\u00ebr munges\u00ebn e theksuar t\u00eb seriozitetit t\u00eb vendimmarr\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb mendje n\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr dhe t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim teka t\u00eb reja. Kjo gj\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb arbitraritetit t\u00eb titullar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt qeverisin me dor\u00eb t\u00eb hekurt dhe vullneti i tyre \u00ebsht\u00eb baza absolute, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mungon t\u00ebr\u00ebsisht fryma institucionale e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb impenjimeve t\u00eb marra m\u00eb her\u00ebt, sikurse ishte rasti i projektit t\u00eb miratuar t\u00eb Parlamentit, si dhe planeve p\u00ebr transformimin e QNK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqet\u00ebsim i tret\u00eb dhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vet\u00eb vler\u00ebn historike t\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrtese q\u00eb prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb simbolike dhe karakteristike t\u00eb fytyr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. Gjithashtu ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me vet\u00eb dometh\u00ebnien q\u00eb ka pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn piramida, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar si pak nd\u00ebrtesa t\u00eb tjera t\u00eb ngelura n\u00eb Tiran\u00eb gjurm\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs. Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb Tiran\u00eb ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr t\u00eb prishur nd\u00ebrtesat me r\u00ebnd\u00ebsi, sikurse ka qen\u00eb bashkia e vjet\u00ebr, xhamit\u00eb, kishat, tregu etj., dhe \u00ebsht\u00eb e pafalshme q\u00eb ne t\u00eb tregohemi kaq buk\u00ebshkal\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb historike dhe kaq t\u00eb pakujdessh\u00ebm me brezat e ardhsh\u00ebm q\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb marrin t\u00eb pacenuara sa m\u00eb shum\u00eb monumente nga e kaluara.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, ky veprim tregon edhe nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb imoraliteti p\u00ebr sa i p\u00ebrket ligj\u00ebrimit politik t\u00eb pushtetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdorin standarde t\u00eb dyfishta sipas leverdis\u00eb. N\u00ebse ata do t\u00eb besonin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb argumentet me t\u00eb cilat aq zellsh\u00ebm kan\u00eb kund\u00ebrshtuar gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar projektin e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sheshit t\u00eb Tiran\u00ebs, apo p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e teatrit disa vite m\u00eb p\u00ebrpara, ata kurrsesi nuk do t\u00eb \u00e7onin nd\u00ebr mend t\u00eb preknin piramid\u00ebn.<\/p>\n<p>Si pik\u00ebpyetje e pest\u00eb mund t\u00eb shtrohen motivet e dyshimta p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan shkat\u00ebrrimi i piramid\u00ebs dhe q\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr vazhdimin e gjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave ndaj televizionit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cTop Channel\u201d. Synimi p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga ambientet publike t\u00eb marra me qira si nd\u00ebshkim p\u00ebr q\u00ebndrimin editorial, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb histori e vjet\u00ebr, sikurse e d\u00ebshmon edhe \u00e7\u00ebshtja e turbullt e ish-ekspozit\u00ebs \u201cShqip\u00ebria Sot\u201d. Gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u201cdjegur jorganin p\u00ebr nj\u00eb plesht\u201d t\u00eb k\u00ebsaj mazhorance hakmarr\u00ebse ne e kemi par\u00eb p\u00ebr muaj me radh\u00eb me rastin qesharak t\u00eb mbikalimit t\u00eb \u201cZogut t\u00eb Zi\u201d, edhe pse n\u00eb at\u00eb rast t\u00eb pakt\u00ebn mund t\u00eb pretendohej ndonj\u00eb argument teknik apo procedural, kurse ky i tanishmi \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm nj\u00eb rast tekash apo huqesh.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme t\u00eb lind nj\u00eb keqardhje p\u00ebr vlerat konkrete arkitektonike t\u00eb piramid\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb shum\u00eb autentike dhe interesante, e vendosur n\u00eb harmoni t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb me rrethinat, e dizenjuar e plot\u00eb e me karakter t\u00eb qart\u00eb, me nj\u00eb form\u00eb q\u00eb duket si rreze drite, q\u00eb dalin nga qendra dhe shp\u00ebrndahen si t\u00eb ishin krah\u00eb shqiponje, duke shpalosur nj\u00eb pamje t\u00eb hijshme q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb aq shum\u00eb kartolina dhe fotografi private.<\/p>\n<p>Padyshim, nj\u00eb nd\u00ebr veprat arkitekturore m\u00eb dinjitoze t\u00eb koh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, q\u00eb dallon shum\u00eb prej nd\u00ebrtesave t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtuar kuturu n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb dhe q\u00eb shpesh jan\u00eb plagjiarizma t\u00eb lodhura t\u00eb kopjuara nga tjet\u00ebrkund.<\/p>\n<p>N\u00eb rend t\u00eb shtat\u00eb vlen t\u00eb p\u00ebrmendet edhe shqet\u00ebsimi p\u00ebr zvog\u00eblimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb ambienteve publike, t\u00eb cilat i sh\u00ebrbejn\u00eb zbukurimit dhe pasurimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Pra, nj\u00eb vazhdim i shkat\u00ebrrimit t\u00eb shesheve, parqeve apo ambienteve sportive, duke zvog\u00ebluar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme kulturore e sportive, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb popullsia e kryeqytetit \u00ebsht\u00eb duke u rritur. N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb varf\u00ebr si yni, QNK-ja ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb oaz e pik\u00eb reference p\u00ebr jet\u00ebn modeste kulturore e artistike t\u00eb qytetit dhe ka g\u00ebluar me ekspozita, shfaqje, koncerte, panaire e seminare. E gjith\u00eb kjo hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr k\u00ebto aktivitete do t\u00eb zhduket e nuk do t\u00eb kompensohet tjet\u00ebrkund, duke p\u00ebsuar fatin q\u00eb pat\u00ebn parqet e lulishtet, palestrat si ajo e \u201cQemal Staf\u00ebs\u201d, pishinat dhe pjes\u00eb t\u00eb kompleksit \u201cDinamo\u201d, ish-ekspozita \u201cShqip\u00ebria sot\u201d e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqet\u00ebsim i n\u00ebnt\u00eb lidhet me shanset q\u00eb ofronte projekti i nj\u00eb Parlamenti t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb iden\u00eb e Tiran\u00ebs policentrite, q\u00eb aq shum\u00eb \u00ebsht\u00eb proklamuar n\u00eb retorik\u00ebn e fushatave nga t\u00eb gjitha forcat politike. N\u00ebse do t\u00eb ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e domosdoshme pasja e nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb re, at\u00ebher\u00eb alternativa m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb Parlamenti i ri t\u00eb nd\u00ebrtohej krejt nga e para n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, pse jo n\u00eb Kinostudio apo Kamz\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsi zonave n\u00eb zhvillim dhe p\u00ebr ta \u00e7uar Parlamentin sa m\u00eb af\u00ebr popullit dhe sa m\u00eb larg bllokut (t\u00eb ri apo atij t\u00eb vjet\u00ebr).<\/p>\n<p>N\u00eb numrin e 10 t\u00eb \u00e7udive q\u00eb ngjall nisma, nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mprehtat \u00ebsht\u00eb padyshim edhe \u00e7\u00ebshtja e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Parlamentit t\u00eb ri. A \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e domosdoshme kjo nd\u00ebrtes\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike, ku buxheti \u00ebsht\u00eb i mbytur n\u00eb fyt me borxhe dhe qeveria ka nisur shkurtime kudo e ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb t\u00eb tjera projekte infrastrukturore? Pse vjen pik\u00ebrisht tani nd\u00ebrtimi i nj\u00eb nd\u00ebrtese luksoze t\u00eb re, \u201cqeresteja\u201d e s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro, kur Kryetarja e Parlamentit b\u00ebn shkurtime t\u00eb skajshme n\u00eb shpenzimet e tjera operative t\u00eb Kuvendit e u heq dieta e makina deputet\u00ebve? N\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nevojitet nj\u00eb sall\u00eb e re, at\u00ebher\u00eb pse mos t\u00eb p\u00ebrshtatet e p\u00ebrdoret vet\u00eb piramida, e cila q\u00eb n\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb menduar si nd\u00ebrtes\u00eb polifunksionale. Fundja ku ka m\u00eb bukur q\u00eb tempulli i demokracis\u00eb t\u00eb vendoset pik\u00ebrisht n\u00eb fronin ku ka sunduar kulti i individit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqet\u00ebsim i nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vet\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e rrufeshme me t\u00eb cil\u00ebn u mor vendimi, pa u konsultuar apo pa e diskutuar publikisht projektiden\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb Parlamentit mbi rr\u00ebnojat e Piramid\u00ebs. Gjith\u00eb kjo munges\u00eb transparence, gjith\u00eb ky ngut, dhe mospyetje e opinionit publik lidhur me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ndot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Kuvendi t\u00eb ri t\u00eb popullit pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb fare mendimin e popullit. Kur pushtetar\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb mbjellin, nxisin e marrin konsensus edhe p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb kaq teknike dhe q\u00eb na p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtesa e Parlamentit t\u00eb ri, \u00e7\u2019mund t\u00eb presim pastaj nga realizimi i t\u00eb tjerave nismave q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb konsensus t\u00eb gjer\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebr shembull reformat drastike q\u00eb nevojiten p\u00ebr gjyq\u00ebsorin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb integrimit europian!?<\/p>\n<p>K\u00ebto pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme dhe plot t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, dalin natyrsh\u00ebm kur ballafaqohesh me vendime t\u00eb pabluara t\u00eb marra shpejt e shpejt, t\u00eb ndikuara nga ngarkesa emocionale dhe nga nj\u00eb arroganc\u00eb e shp\u00ebrfillje e skajshme lidhur me opinionin apo mendimin e pal\u00ebve t\u00eb tjera. Ka ardhur koha q\u00eb t\u2019i jepet fund k\u00ebtij stili delirant dhe amator t\u00eb t\u00eb administruarit t\u00eb pushtetit, duke menduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drit\u00ebshkurt\u00ebr pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb impaktin afatgjat\u00eb dhe vullnetin e publikut, si dhe t\u2019i vihet fre nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb monumenteve, q\u00eb i p\u00ebrkasin memories son\u00eb kolektive dhe trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb historike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Adri Nurellari Vendimi i \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prishur piramid\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar aty Parlamentin e ardhsh\u00ebm ngjalli jo vet\u00ebm m\u00ebrzi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese emblematike t\u00eb kryeqytetit, por edhe ngriti shum\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00eb mbar\u00eb opinionin publik. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb bie n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria me t\u00eb cil\u00ebn shp\u00ebrdorohen fondet dhe prona [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4431","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Adri Nurellari Vendimi i \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prishur piramid\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar aty Parlamentin e ardhsh\u00ebm ngjalli jo vet\u00ebm m\u00ebrzi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese emblematike t\u00eb kryeqytetit, por edhe ngriti shum\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00eb mbar\u00eb opinionin publik. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb bie n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria me t\u00eb cil\u00ebn shp\u00ebrdorohen fondet dhe prona [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-23T19:11:57+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm?\",\"datePublished\":\"2010-10-23T19:11:57+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/\"},\"wordCount\":1682,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/\",\"name\":\"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-23T19:11:57+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/adri_nurellari.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Adri Nurellari Vendimi i \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb prishur piramid\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar aty Parlamentin e ardhsh\u00ebm ngjalli jo vet\u00ebm m\u00ebrzi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese emblematike t\u00eb kryeqytetit, por edhe ngriti shum\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00eb mbar\u00eb opinionin publik. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb t\u00eb bie n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria me t\u00eb cil\u00ebn shp\u00ebrdorohen fondet dhe prona [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-23T19:11:57+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm?","datePublished":"2010-10-23T19:11:57+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/"},"wordCount":1682,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/","name":"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","datePublished":"2010-10-23T19:11:57+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/adri_nurellari.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/po-me-piramiden-cpaten-xhanem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Po me Piramid\u00ebn \u00e7\u2019pat\u00ebn xhan\u00ebm?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4431"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4431\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}