{"id":4419,"date":"2010-10-22T22:18:07","date_gmt":"2010-10-22T21:18:07","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4419"},"modified":"2010-10-22T22:18:07","modified_gmt":"2010-10-22T21:18:07","slug":"shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/","title":{"rendered":"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4364\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"149\" height=\"200\" \/><br \/>\nNga <strong>Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Paralelisht me garat q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb rrethe, Berisha hapi problemin e tryez\u00ebs p\u00ebr Komisionin e ri t\u00eb Zgjedhjeve vendore. Linja e diplomacis\u00eb italiane po funksiononte, edhe pse n\u00eb takimin q\u00eb pati misionari i Lamberto Dinit me partit\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs nuk kishte l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Gati askush prej tyre nuk e mori seriozisht. Tema e dialogut mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs ishte nd\u00ebrkaq nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb u ngat\u00ebrrohej n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb socialist\u00ebve dhe po p\u00ebrdorej p\u00ebr diferencime pro dhe kund\u00ebr Nanos n\u00ebp\u00ebr rrethe.<\/p>\n<p>Ndarja u b\u00eb e qart\u00eb dhe e ashp\u00ebr. Kudo q\u00eb shkonte i deleguar Ilir Meta apo njer\u00ebz t\u00eb grupit t\u00eb tij, shtypi af\u00ebr Berish\u00ebs siguronte raporte t\u00eb plota nga konferenca. Atje ku nuk kishte njer\u00ebz t\u00eb grupit anti-Nano, nd\u00ebrhynte ShIK-u dhe n\u00eb gazet\u00ebn Albania nuk mungonin kurr\u00eb raportet. Ato i jepeshin edhe grupit t\u00eb \u201creformator\u00ebve\u201d p\u00ebr informim, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb studionin njer\u00ebzit q\u00eb kishin pro dhe kund\u00ebr n\u00eb baz\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb incident me humor ndodhi me konferenc\u00ebn e Pogradecit. Daktilografistja e gazet\u00ebs Albania, e cila kishte para raportin, filloi ta radhiste at\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb duke respektuar dhe pikat e nd\u00ebrprera ku nuk d\u00ebgjohej incizimi. T\u00eb nes\u00ebrmen, nga pakujdesia, materiali u botua i pakorrektuar n\u00eb gazet\u00eb dhe u b\u00eb skandal. Megjithat\u00eb, kjo praktik\u00eb vazhdoi deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb t\u00eb gjitha konferencave. Gazeta Albania kishte dosjen e \u00e7do dite nga k\u00ebto diskutime dhe pasi Arturi, gazetari q\u00eb mbulonte grupin e \u201creformator\u00ebve\u201d, konsultohej me ta duke u treguar materialin, zgjidheshin pjes\u00ebt q\u00eb do t\u00eb botoheshin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebrin prej atyre takimeve, kishte dal\u00eb edhe emri im. Nj\u00eb socialist n\u00eb Devoll ishte ankuar p\u00ebr intervist\u00ebn time te \u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d. Ata t\u00eb redaksis\u00eb s\u00eb gazet\u00ebs Albania m\u00eb dhan\u00eb materialin e zbardhur, q\u00eb ta lexoja. Pyetjeve u ishte p\u00ebrgjigjur Hajdaraga, i cili p\u00ebrgjith\u00ebsisht dinte t\u2019i kalonte mir\u00eb k\u00ebto situata. Megjithat\u00eb, ng\u00ebr\u00e7i i grupit anti-Nano para kongresit ndihej qart\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetjen e par\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb dikush q\u00eb quhej Albert Bru\u00e7i. Kishte t\u00eb b\u00ebnte me intervist\u00ebn time me Fatos Nanon.<\/p>\n<p>&#8211; Cil\u00ebt jan\u00eb guralec\u00ebt n\u00eb kryesin\u00eb e partis\u00eb? &#8211; ishte pyetja e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e Hajdarag\u00ebs: \u2026 Dua t\u00eb sqaroj se termi \u201cguralec\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb mocion nga Fatos Nanoja, por n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb Fatos Nano i ka dh\u00ebn\u00eb nga burgu Mero Bazes, gazetar i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d. Aty \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur. Them q\u00eb nuk jemi t\u00eb fyer nga ky term, por q\u00eb nuk duhej t\u00eb p\u00ebrdorej&#8230; le t\u00eb p\u00ebrdorej nj\u00eb term tjet\u00ebr analog me gazetarin\u2026<\/p>\n<p>Pyetje nga Veip Menedaku: Pse nuk ju lejojn\u00eb ju, por gazetar\u00eb t\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d t\u00eb takohen me Fatos Nanon?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje e Hajdarag\u00ebs: P\u00ebr takim me shokun Fatos Nano kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00ebnkryetar\u00ebt p\u00ebr ta takuar n\u00eb burg&#8230; un\u00eb p\u00ebr veten time jam p\u00ebrpjekur kat\u00ebr her\u00eb p\u00ebr ta takuar, por n\u00eb t\u00eb gjitha rastet nuk jam lejuar\u2026<\/p>\n<p>I lexoja faqet e daktilografuara nga oficeri i ShIK-ut dhe shihej qart\u00eb se mocioni e kishte tronditur realisht at\u00eb parti, aq fort sa shteti kishte nisur t\u00eb jetonte me dinamizmin e tij. N\u00eb at\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 1996, i vetmi oaz i jet\u00ebs politike u b\u00eb viktima m\u00eb e madhe e politik\u00ebs s\u00eb atij viti: godina e Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Konferenca e Devollit ishte shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr ndarjen e partis\u00eb. N\u00eb baz\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste dyshohej se n\u00ebnkryetar\u00ebt po punonin hapur kund\u00ebr kryetarit. Ishte krijuar nj\u00eb hije e p\u00ebrgjithshme dyshimi, aq sa t\u00eb krijohej ideja se \u00e7arja ishte e pariparueshme. Nj\u00ebri nga shkaqet e k\u00ebtij efekti ishte debati publik dhe pa doreza kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit. Turneu i Hajdarag\u00ebs n\u00eb rrethet Devoll, Kor\u00e7\u00eb, Pogradec dhe Elbasan nuk ishte shum\u00eb i suksessh\u00ebm. Aq shum\u00eb probleme krijoi debati i tij i hapur, sa n\u00eb Elbasan ai u detyrua t\u00eb p\u00ebrmendte letrat nga burgu t\u00eb Fatos Nanos. Por skandali nuk ishte tek ajo \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb baz\u00eb, por tek ajo se si ShIK-u p\u00ebrgjonte dhe p\u00ebrpunonte informacionin p\u00ebr k\u00ebto konferenca.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se Hajdaraga t\u00eb vinte nga turneu i tij n\u00eb Devoll dhe Pogradec, gazeta Albania botonte me p\u00ebrpikm\u00ebri debatet brenda konferencave, edhe pse ato ishin me dyer t\u00eb mbyllura. Nj\u00eb nj\u00ebsi speciale e ShIK-ut i p\u00ebrgjonte ato, i zbardhte urgjent dhe nj\u00eb djal\u00eb i ndrojtur i binte \u00e7do pasdite n\u00eb gazet\u00ebn Albania, n\u00eb nj\u00eb zarf t\u00eb verdh\u00eb q\u00eb nuk i adresohej askujt. Hapej zarfi dhe i jepej daktilografistes. Dhe k\u00ebtu ndodhi nj\u00eb her\u00eb skandali. Nj\u00eb t\u00eb shtun\u00eb, dhe b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr konferenc\u00ebn e Pogradecit, drejtori i gazet\u00ebs i kishte dh\u00ebn\u00eb daktilografistes zarfin dhe porosin\u00eb q\u00eb, pasi ta mbaronte, t\u2019ia jepte redaktorit. Ajo e kishte kopjuar me fanatiz\u00ebm p\u00ebrfshi dhe kllapat q\u00eb tregonin se kaseta nuk d\u00ebgjohej mir\u00eb. N\u00eb fund dhe emri i oficerit q\u00eb e kishte zbardhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb pakujdesie, gjith\u00e7ka u botua t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb gazet\u00eb, ashtu si\u00e7 ishte. Ylli Rakipi m\u00eb tregoi m\u00eb pas t\u00ebrbimin e Sali Berish\u00ebs dhe fyerjet e tij n\u00eb telefon. E konsideronte si gj\u00ebm\u00eb faktin q\u00eb gazeta kishte dekonspiruar pa dashje ShIK-un dhe oficerin e tij. Ylli ishte tronditur nga sulmi i Berish\u00ebs, por ende s\u2019e kishte kuptuar p\u00ebrmas\u00ebn e skandalit. \u201cAjo q\u00eb m\u00eb \u00e7uditi, &#8211; tha m\u00eb von\u00eb, &#8211; \u00ebsht\u00eb se Ilir Meta nuk m\u2019u ankua, por e kishte marr\u00eb me t\u00eb qeshur.\u201d<\/p>\n<p>Dy ishin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb problemet q\u00eb iu krijuan grupit t\u00eb reformator\u00ebve. I pari ishte presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr dialog me PD-n\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe humbja e mb\u00ebshtetjes n\u00eb baz\u00ebn e partis\u00eb me k\u00ebt\u00eb veprim dhe, s\u00eb dyti, kufiri deri ku ata duhej t\u00eb shkonin n\u00eb luft\u00ebn ndaj Fatos Nanos. Strategjia e tyre, nga ana tjet\u00ebr, nuk ishte shum\u00eb konstruktive p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. Ata shpresonin q\u00eb, n\u00ebse merrnin n\u00ebn kontroll partin\u00eb, t\u00eb arrinin nj\u00eb rezultat pozitiv n\u00eb zgjedhjet lokale me mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe k\u00ebt\u00eb ta paraqitnin si fillimin e kthes\u00ebs. Nd\u00ebrsa, n\u00ebse humbnin, do t\u00eb angazhoheshin p\u00ebr nj\u00eb humbje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb diskreditonin grupin e Nanos. N\u00eb fakt, tek e dyta arrit\u00ebn di\u00e7ka, por jo gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, gjat\u00eb takimeve n\u00eb baz\u00eb, Hajdaraga dhe Meta duhej t\u00eb shpjegonin vazhdimisht faktin pse e kishin filluar dialogun me PD-n\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale dhe sidomos p\u00ebr Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve. Berisha kishte thirrur nj\u00eb takim n\u00eb mes t\u00eb gushtit, ku kishin shkuar t\u00eb gjitha pal\u00ebt dhe ishin marr\u00eb vesh p\u00ebr ndarjen e barabart\u00eb t\u00eb vendeve n\u00eb KQZ. Hajdaraga ishte m\u00eb i shkath\u00ebt n\u00eb argumente. Ai arsyetonte se, po t\u00eb mos shkonin n\u00eb takimet me Berish\u00ebn, at\u00ebher\u00eb ai do t\u00eb linte n\u00eb fuqi ligjin e gjenocidit dhe k\u00ebshtu shum\u00eb \u201cshok\u00eb t\u00eb partis\u00eb nuk do t\u00eb ishin m\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike\u201d. Ai e arsyetonte k\u00ebt\u00eb me faktin se ai, dhe ata q\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb bisedime, nuk kishin probleme me k\u00ebt\u00eb ligj, k\u00ebshtu q\u00eb ata shkonin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e partis\u00eb. Por n\u00eb rrethe t\u00eb ndryshme, mb\u00ebshtetja kishte kahe t\u00eb ndryshme. K\u00ebshtu, n\u00eb Elbasan, kryetari i deg\u00ebs kritikonte Fatos Nanon, nd\u00ebrsa n\u00eb Kor\u00e7\u00eb u paraqit nj\u00eb promemorie p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Fatos Nanoja do t\u2019i paraqiste pik\u00ebpamjet e tij n\u00eb kongres. N\u00eb Mallakast\u00ebr, mb\u00ebshtet\u00ebsit e Nanos ishin shumic\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit t\u00eb Kastriot Islamit, nd\u00ebrsa n\u00eb Lezh\u00eb situata ishte m\u00eb e balancuar. N\u00eb Tiran\u00eb fitoi Ulqini dhe u eliminua Kastriot Islami, nd\u00ebrsa n\u00eb Shkod\u00ebr dukej se ishte m\u00eb i fort\u00eb grupi af\u00ebr Fatos Nanos. N\u00eb k\u00ebto kushte, socialist\u00ebt po shkonin drejt kongresit m\u00eb t\u00eb ndar\u00eb se kurr\u00eb. Shtypi q\u00eb p\u00ebrcillte zhvillimet brenda tyre, ishte po ashtu shum\u00eb i ndar\u00eb.<\/p>\n<p>Koha Jon\u00eb dhe Dita Informacion ishin mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb forta t\u00eb Fatos Nanos, nd\u00ebrsa Z\u00ebri i Popullit mb\u00ebshteste fort Ilir Met\u00ebn dhe Luan Hajdarag\u00ebn. Albania, nga ana e saj, duke qen\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb e vler\u00ebsuar si z\u00ebri i Berish\u00ebs, b\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb diversion p\u00ebr grupin e Nanos dhe mb\u00ebshteste po ashtu pa rezerva grupin e Met\u00ebs. Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkrimesh q\u00eb porositeshin nga Meta dhe Hajdaraga n\u00eb form\u00ebn e analizave, gjenin vend n\u00eb faqet e gazet\u00ebs, \u00e7ka sillnin nj\u00eb \u00e7oroditje t\u00eb madhe tek elektorati i majt\u00eb. Puna shkoi deri atje sa nj\u00eb grup veteran\u00ebsh nga Vlora u detyruan t\u2019i shkruanin nj\u00eb let\u00ebr drejtorit t\u00eb gazet\u00ebs p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar shpjegime mbi zhvillimet brenda Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dyndje t\u00eb madhe drejt zyrave t\u00eb k\u00ebsaj redaksie pati edhe nga parti t\u00eb tjera af\u00ebr opozit\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, vizitor\u00eb thuajse t\u00eb \u00e7do nate u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb drejtues socialist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i afronte Thoma G\u00ebll\u00e7i tek Albania, i cili at\u00ebher\u00eb ishte kryeredaktor i gazet\u00ebs Z\u00ebri i Popullit. Mes atyre q\u00eb u b\u00ebn\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb rregullt, p\u00ebrve\u00e7 drejtuesve kryesor\u00eb t\u00eb partis\u00eb, ishin dhe Luan Rama, Sherif Bundo, Aleksand\u00ebr Frangaj etj. Ishte koha kur ky i fundit ishte n\u00eb konflikt me Nikoll Lesin p\u00ebr problemin e gazet\u00ebs dhe po ndahej prej tij pas borxhit t\u00eb krijuar dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb fondacionit \u201cSoros\u201d p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs rreth 250 mij\u00eb dollar\u00eb. Aleksand\u00ebr Frangaj, me sa dukej, po k\u00ebrkonte mb\u00ebshtetjen e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga kriza dhe p\u00ebr ta eliminuar Nikoll Lesin. Donte t\u00eb hapte nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb re po me emrin Koha Jon\u00eb, por me nj\u00eb prapashtes\u00eb. Isha bashk\u00eb m\u00eb Ylli Rakipin, kur na ndaloi makin\u00ebn para k\u00ebmb\u00ebve n\u00eb bulevard dhe na k\u00ebrkoi hapur gjith\u00e7ka. M\u2019u duk pak e neveritshme, edhe pse kisha qejf t\u00eb shikoja publikisht debatin e tyre. I thash\u00eb Yllit m\u00ebnjan\u00eb se do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb dilnin t\u00eb b\u00ebnin debat n\u00eb TVSh. Kaq duhej dhe, p\u00ebr dhjet\u00eb minuta, Ylli rregulloi gjith\u00e7ka. M\u00eb pas u gjet m\u00ebnyra t\u2019i jepeshin menj\u00ebher\u00eb zyra te nd\u00ebrtesa e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve. U b\u00eb gati ekipi i ri. Koha Jon\u00eb po imitonte k\u00ebshtu fatin e gjith\u00eb opozitar\u00ebve t\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb b\u00ebheshin me dy kok\u00eb. K\u00ebshtu ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb e vogla opozitare dhe aleate, k\u00ebshtu po p\u00ebrfundonte edhe media. Aleksand\u00ebr Frangaj na takoi dit\u00ebn kur do nxirrte gazet\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u2019u bie fort t\u00eb dy krah\u00ebve,- tha, &#8211; se vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb hyj n\u00eb treg.<\/p>\n<p>M\u00eb dukej si nj\u00eb shaka pa krip\u00eb. Kisha nj\u00eb parandjenj\u00eb se nuk do t\u00eb ndodhte, edhe pse nuk kisha ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb q\u00eb sundimi i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm i gazet\u00ebs Koha Jon\u00eb n\u00eb tregun shqiptar t\u00eb merrej si model gazetarie. Von\u00eb, n\u00eb mesnat\u00eb, Pre\u00e7 Zogaj mb\u00ebrriti n\u00eb redaksin\u00eb e re t\u00eb gazet\u00ebs dhe arriti ta ndal botimin e saj. N\u00eb krah t\u00eb tij ishin njer\u00ebz t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane dhe u b\u00ebn\u00eb premtime se gazeta do t\u00eb ndihmohej nga Sorosi dhe do ta kalonte kriz\u00ebn. Aleksand\u00ebr Frangaj ishte bindur dhe kishte hequr dor\u00eb nga \u201cp\u00ebr\u00e7arja\u201d.<\/p>\n<p>Qysh nga vizita e Sali Berish\u00ebs n\u00eb Kin\u00eb, ku Frangaj kishte shkuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas tij, q\u00eb prej koh\u00ebs q\u00eb ishte d\u00ebnuar po prej tij me burg, kishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb tij p\u00ebr ta p\u00ebrdorur linj\u00ebn e kontaktit me Berish\u00ebn kund\u00ebr ortakut t\u00eb tij n\u00eb biznes dhe n\u00eb profesion, Nikoll Lesit. Ishte e nj\u00ebjta gj\u00eb q\u00eb u b\u00ebri dhe ortak\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb themeloi TV KLAN-in, Zhyljen Roshe dhe Marsel Sk\u00ebndos, t\u00eb cil\u00ebt i detyroi t\u2019ia dor\u00ebzonin TV KLAN-in pas fitores s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb vitin 2005. I gjith\u00eb ky mozaik kishte shum\u00eb efekte t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta mbi elektoratin, por nj\u00eb p\u00ebrfundim e kishte t\u00eb qart\u00eb: opozita ishte e ndar\u00eb, e cop\u00ebtuar, e dob\u00ebt dhe e pariparueshme. Nga ana tjet\u00ebr, Berisha po e p\u00ebrjetonte k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb triumf real, q\u00eb n\u00eb fakt nuk ishte i till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar socialist\u00ebve n\u00eb prag t\u00eb kongresit, Berisha, n\u00eb fakt, dukej se ishte i qet\u00eb nga zhvillimet negative brenda socialist\u00ebve dhe hidhte disa teza p\u00ebr ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb parti, duke pasur si objektiv identifikimin e tezave t\u00eb tij me ato t\u00eb grupit t\u00eb Nanos.<\/p>\n<p>Po ashtu, nj\u00eb dit\u00eb para Kongresit, disa aleat\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, si Teodor La\u00e7oja, \u00c7er\u00e7iz Mingomataj apo Abdi Baleta, hodh\u00ebn n\u00eb shtyp deklarata q\u00eb t\u00eb linin t\u00eb kuptoje se kongresin e socialist\u00ebve po e drejtonte Berisha. M\u00eb i qart\u00eb prej tyre ishte Baleta, i cili shpjegonte se \u201cBerisha e ka objektiv kontrollin ndaj socialist\u00ebve\u201d. Dukej se n\u00eb k\u00ebto deklarata kishte gisht vet\u00eb Berisha. Por, nga ana tjet\u00ebr, Nanoja ishte agresiv. Dit\u00ebn e kongresit, gazeta Koha Jon\u00eb botoi list\u00ebn e propozuar nga Fatos Nanoja p\u00ebr Komitet Drejtues dhe aty ndarja ishte e qart\u00eb. Tanim\u00eb secili kishte p\u00ebrpara nj\u00eb flet\u00eb votimi dhe nj\u00eb cop\u00eb gazet\u00eb t\u00eb prer\u00eb nga Koha Jon\u00eb.<\/p>\n<p>Diskutimet n\u00eb sall\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb tendosura. M\u00eb brilante ishin ato t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ishin kund\u00ebr Fatos Nanos. Kur balanca dukej se po shkonte kund\u00ebr tij, n\u00eb pasditen e s\u00eb diel\u00ebs, nga rreshti i par\u00eb i sall\u00ebs u ngrit Drit\u00ebro Agolli. Me nj\u00eb paraqitje t\u00eb kujdesshme, gjysm\u00eb i pir\u00eb dhe gjysm\u00eb inteligjent, gjysm\u00eb anti-Nano e gjysm\u00eb pro-Nano, i pavarur dhe t\u00ebr\u00ebsisht i p\u00ebrkushtuar ndaj partis\u00eb s\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebn po e shp\u00ebtonte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nga shkat\u00ebrrimi, ai mbajti nj\u00eb fjalim q\u00eb, n\u00eb fakt, i dha fitoren Fatos Nanos. Duke shkuar drejt tribun\u00ebs, ai rregulloi dy her\u00eb protezat e sapov\u00ebna t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe, kur salla vazhdonte t\u00eb duartrokiste, ai ngriti vetullat e r\u00ebnda dhe tha:<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk i kam qejf k\u00ebto duartrokitjet. Taqi, Taqi!\u2026 &#8211; Salla heshti, sikur dikush i hodhi uj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. M\u00eb tej i erdhi radha Fatos Nanos: &#8211; Ai na thot\u00eb se ne jemi k\u00ebnet\u00eb, po k\u00ebshtu nuk flitet, se ai \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb, buf k\u00ebnete?!\u2026 &#8211; P\u00ebrs\u00ebri heshtje n\u00eb sall\u00eb. Balanca u vendos. Drit\u00ebroi ngriti kok\u00ebn dhe u duk se e pikasi pushtetin e tij mbi njer\u00ebzit e terrorizuar nga p\u00ebr\u00e7arja e partis\u00eb, nj\u00ebsoj si n\u00eb vitin 1991, kur ishin t\u00eb terrorizuar nga ndryshimi i emrit t\u00eb partis\u00eb. Pas k\u00ebsaj, ai uli tonet: &#8211; Mos ma merrni ters q\u00eb flas k\u00ebshtu, se jam ujk i vjet\u00ebr un\u00eb. O, sa plenume kam kaluar un\u00eb\u2026 &#8211; K\u00ebtu qeshi pak dhe n\u00eb sall\u00eb filloi t\u00eb binte tensioni.<\/p>\n<p>Ky ishte diskutimi dramatik q\u00eb p\u00ebrmbysi situat\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb Nanos, pasi, pas gjith\u00eb akrobacive t\u00eb fjal\u00ebve dhe shprehjeve populloro- politike, n\u00eb fund Agolli b\u00ebri thirrje t\u00eb mb\u00ebshtetej Fatos Nanoja. Ilir Meta do t\u00eb fliste n\u00eb or\u00ebn 18.00. Diskutimi i tij vinte tashm\u00eb pas nj\u00eb humbjeje n\u00eb balanc\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Nanos. Foli gjat\u00eb dhe thuajse pa let\u00ebr. Nj\u00eb diskutim i mir\u00eb, q\u00eb kishte brenda edhe kujdesin p\u00ebr t\u00eb mos i shpallur luft\u00eb t\u00eb hapur, por dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u distancuar nga ai. Ishte nga fjalimet e mira t\u00eb tij. Kishte nj\u00ebfar\u00eb vendosm\u00ebrie n\u00eb t\u00eb folur dhe mbushej her\u00eb pas here nga thirrjet e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij. Por fjalimi i tij nuk u regjistrua askund, p\u00ebrve\u00e7 transmetimit direkt n\u00eb RTSh, q\u00eb b\u00ebnte kujdes t\u00eb transmetonte t\u00eb gjith\u00eb fjalimet kund\u00ebr Fatos Nanos. Gazeta Z\u00ebri i Popullit, q\u00eb duhej ta botonte fjalimin e Met\u00ebs t\u00eb nes\u00ebrmen, nuk kishte asnj\u00eb kopje t\u00eb tij. Thoma G\u00ebll\u00e7i u detyrua nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb shkonte te gazeta Albania, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mos \u201ckishte ardhur posta\u201d, si\u00e7 thuhej me humor p\u00ebr zarfet q\u00eb ShIK-u i d\u00ebrgonte me materiale t\u00eb zbardhur, sipas porosive q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb ndihmuar \u201creformator\u00ebt\u201d e PS-s\u00eb. Dhe nd\u00ebrsa G\u00ebll\u00e7i priste, zarfi arriti. T\u00eb nes\u00ebrmen, gazeta e Partis\u00eb Socialiste e botoi fjalimin e pashkruar t\u00eb Met\u00ebs nga zbardhja e ShIK-ut! Por kjo nuk i binte n\u00eb sy askujt.<\/p>\n<p>N\u00eb kongres, nj\u00eb problem m\u00eb vete ishte dhe telegrami i Gramoz Ru\u00e7it nga Greqia, ku ai kishte shkuar nd\u00ebrkaq. N\u00eb fakt, letra u paraqit sikur vinte nga malet e Salaris\u00eb, nd\u00ebrsa kishte dyshime se at\u00eb e kishin shkruar Kastriot Islami ose Guro Zeneli n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ru\u00e7in n\u00eb telefon. Ishte nj\u00eb let\u00ebr e kujdesshme dhe n\u00eb favor t\u00eb Fatos Nanos. Ajo b\u00ebnte thirrje p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb dhe direkte p\u00ebr t\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ishte shum\u00eb i ashp\u00ebr me ata q\u00eb e sulmonin Fatos Nanon. Kjo dukej shum\u00eb interesante, po te kishe parasysh faktin se njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, kur u largua Gramoz Ru\u00e7i jasht\u00eb shtetit, ishin pik\u00ebrisht ata q\u00eb Ru\u00e7i i kursente n\u00eb letr\u00ebn e tij. Letra e Ru\u00e7it kishte nj\u00eb dimension tolerance. Shum\u00eb vet nuk besonin q\u00eb ai ta kishte shkruar vet\u00eb, edhe pse shihej qart\u00eb identiteti i tij n\u00eb tezat q\u00eb kishte hedhur. Por pas asaj klime mosbesimi dhe ai b\u00ebnte shum\u00eb kujdes q\u00eb t\u00eb mos merrej vesh kurrgj\u00eb nga kjo histori.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa po afroheshin propozimet p\u00ebr zgjedhje, njeriu m\u00eb aktiv u b\u00eb Monika Kryemadhi, e cila ishte komandantja de facto e Forumit Rinor Eurosocialist. Njer\u00ebzit e saj n\u00eb sall\u00eb u b\u00ebn\u00eb promotor\u00eb t\u00eb propozimeve dhe rr\u00ebmujave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb incident ndodhi me Ndre Legisin dhe p\u00ebr pak p\u00ebrfundoi n\u00eb rrahje. T\u00eb tilla kishte plot gjat\u00eb gjith\u00eb kongresit dhe ato nuk munguan deri n\u00eb or\u00ebn 05.00 t\u00eb m\u00ebngjesit, kur nj\u00ebri nga djemt\u00eb e Forumit, i futur n\u00eb komisionin e num\u00ebrimit t\u00eb votave nga Kryemadhi, u rrah me Petro Ko\u00e7in dhe me nj\u00eb vajz\u00eb nga Fieri, pasi dyshoi se po favorizonin Fatos Nanon.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebngjes u shpall\u00ebn rezultatet. Situata dukej e balancuar, me nj\u00eb ep\u00ebrsi t\u00eb leht\u00eb t\u00eb Nanos. Njeriu m\u00eb i votuar ishte Drit\u00ebro Agolli dhe pas tij Namik Dokle. Akuzat p\u00ebr manipulime n\u00eb kongres ishin z\u00ebra shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe n\u00ebnkryetar\u00ebt duket se u mund\u00ebn n\u00eb gar\u00ebn e tyre kund\u00ebr Fatos Nanos.<\/p>\n<p>Tabuja e vetme e tyre, kandidimi p\u00ebrball\u00eb Nanos, nuk arriti t\u00eb thyhej dhe ai konkurroi i vet\u00ebm, duke marr\u00eb rreth 145 vota kund\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d Paralelisht me garat q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb rrethe, Berisha hapi problemin e tryez\u00ebs p\u00ebr Komisionin e ri t\u00eb Zgjedhjeve vendore. Linja e diplomacis\u00eb italiane po funksiononte, edhe pse n\u00eb takimin q\u00eb pati misionari i Lamberto Dinit me partit\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs nuk kishte l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4419","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d Paralelisht me garat q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb rrethe, Berisha hapi problemin e tryez\u00ebs p\u00ebr Komisionin e ri t\u00eb Zgjedhjeve vendore. Linja e diplomacis\u00eb italiane po funksiononte, edhe pse n\u00eb takimin q\u00eb pati misionari i Lamberto Dinit me partit\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs nuk kishte l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-22T21:18:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-10-22T21:18:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/\"},\"wordCount\":3252,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/\",\"name\":\"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-22T21:18:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d Paralelisht me garat q\u00eb zhvilloheshin n\u00eb rrethe, Berisha hapi problemin e tryez\u00ebs p\u00ebr Komisionin e ri t\u00eb Zgjedhjeve vendore. Linja e diplomacis\u00eb italiane po funksiononte, edhe pse n\u00eb takimin q\u00eb pati misionari i Lamberto Dinit me partit\u00eb politike t\u00eb opozit\u00ebs nuk kishte l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-22T21:18:07+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs","datePublished":"2010-10-22T21:18:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/"},"wordCount":3252,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/","name":"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2010-10-22T21:18:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shik-u-si-nje-zyre-shtypi-e-ilir-metes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHIK-u, si nj\u00eb \u201czyr\u00eb shtypi\u201d e Ilir Met\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4419","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4419"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4419\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}