{"id":4416,"date":"2015-09-30T16:34:12","date_gmt":"2015-09-30T15:34:12","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4416"},"modified":"2015-09-30T16:34:12","modified_gmt":"2015-09-30T15:34:12","slug":"alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/","title":{"rendered":"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE"},"content":{"rendered":"<p>Intervistoi: <strong>ALBINA GJERGJI<\/strong>, voal.ch | <em>29 shtator 2015<\/em><\/p>\n<p>(<em>Kjo intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, e ribotojm\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb vuajtjeve t\u00eb Artist\u00ebve shqiptar\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto vuajtje t\u00eb mos harrohen dhe t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten kurr\u00eb m\u00eb \u2013 VOAL<\/em>)<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Alida Hisku\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><em>P\u00ebrtej pasionit, personalisht e kam konsideruar edhe fat t\u00eb madh q\u00eb n\u00eb jet\u00eb kam ushtruar profesionin t\u00eb cilin gjithmon\u00eb kam dashur, pra gazetarin\u00eb. T\u00eb zgjohesh e t\u00eb shkosh n\u00eb pun\u00eb me d\u00ebshir\u00eb them se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebnisja e nj\u00eb dite q\u00eb premton t\u00eb ec\u00eb mbar\u00eb dhe nga ku energjia pozitive nuk ndjehet vet\u00ebm n\u00eb ty, por pasqyrohet edhe brenda stafit!Zakonisht, pas mbledhjes s\u00eb m\u00ebngjesit, ku n\u00eb prani t\u00eb drejtorit dhe kryeredaktorit diskutojm\u00eb mbi temat dhe personazhet e dit\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt shp\u00ebrndahen p\u00ebr t\u00eb realizuar objektivat e tyre. N\u00eb axhend\u00ebn e dit\u00ebs un\u00eb kisha l\u00ebn\u00eb takim me t\u00eb madhen Alida Hisku, k\u00ebng\u00ebtaren e mir\u00ebnjohur, s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr vite me radh\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e soc-realizmit i ishte mohuar e drejta p\u00ebr t\u00eb ushqyer shpirtin e saj dhe t\u00eb spektator\u00ebve me muzik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kishim shum\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb diskutonim, kisha shum\u00eb p\u00ebr ta pyetur dhe kishte shum\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb m\u00eb thoshte. Duke u kthyer pas, shum\u00eb pas n\u00eb koh\u00eb, znj. Hisku, tashm\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb e fisme, me pamje elegante, ndalet e m\u00eb rr\u00ebfen kujtimet e 34 viteve m\u00eb par\u00eb. Koh\u00ebn kur sapo kishte nisur t\u00eb lul\u00ebzonte n\u00eb muzik\u00eb, por q\u00eb e k\u00ebput\u00ebn n\u00eb momentin kur hapi flet\u00ebt e liris\u00eb n\u00eb komuniz\u00ebm. Her\u00eb-her\u00eb p\u00ebrlotet nga malli, her\u00eb-her\u00eb qesh me ironi me ata q\u00eb u b\u00ebn\u00eb penges\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e saj. Madje\u2026 ka raste q\u00eb gjat\u00eb bised\u00ebs edhe rebelohet. Jo m\u00eb me \u00e7far\u00eb i b\u00ebn\u00eb dikur komunist\u00ebt, sepse ata i ka falur, por me at\u00eb q\u00eb s\u2019b\u00ebn\u00eb dot \u201cdemokrat\u00ebt\u201d p\u00ebr t\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr ta pritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb tok\u00ebn e saj\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong>Rikthimi n\u00eb sken\u00eb n\u00eb festivalin e 50 t\u00eb RTSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjetuar fort emocionalisht nga ana juaj, por jo m\u00eb pak nga publiku shqiptar, i cili ju duartrokiti me minuta t\u00eb t\u00ebra n\u00eb sken\u00eb. Si e ruan p\u00ebrjetimin e asaj mbr\u00ebmjeje Alida?<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb n\u00eb Festivalin e 50-t\u00eb u ftova p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur Festivalin. Ishte nj\u00eb emocion i pap\u00ebrshkruesh\u00ebm, sepse mbas 34 vitesh u ktheva edhe nj\u00eb her\u00eb aty ku un\u00eb u \u201crr\u00ebmbeva\u201d, pra q\u00eb m\u00eb larguan nga skena. Ishin emocione, t\u00eb cilat kombinuan bukur edhe me spektatorin dhe ky kombinim e b\u00ebri at\u00eb sukses t\u00eb papar\u00eb n\u00eb Festival. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe publiku m\u00eb kishte pritur, ashtu si\u00e7 edhe un\u00eb e kisha pritur at\u00eb rikthim. Nj\u00eb harmonizim emocionesh dhe e nj\u00ebjta linj\u00eb d\u00ebshire p\u00ebr t\u2019u par\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb rikthim i thjesht\u00eb deri n\u00eb madh\u00ebshti nga ana juaj, por duhet pranuar pak i vonuar nga ana e organizator\u00ebve tan\u00eb. A kishit momente q\u00eb pezmatoheshit me ne, q\u00eb s\u2019t\u00eb kishim ftuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb sken\u00ebn t\u00ebnde?<\/strong><br \/>\nE kam pritur me vite, me vite e kam pritur k\u00ebt\u00eb ngjitje n\u00eb sken\u00eb dhe jam e sigurt\u00eb q\u00eb edhe dashamir\u00ebsit e mi e kan\u00eb pritur prej koh\u00ebsh rikthimin tim. Sa her\u00eb vija n\u00eb Shqip\u00ebri ndjehesha si e fyer, sepse asnj\u00eb nuk m\u2019u afronte. As kompozitor\u00ebt, askush!<\/p>\n<p><strong>Pse?<\/strong><br \/>\nNuk e di, nuk mund t\u00eb gjej asnj\u00eb justifikim, apo argument n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ve\u00e7 di t\u00eb them se me keqardhje e lot n\u00eb sy shikoj sesi muzika shqiptare dhe q\u00eb neve me buk\u00eb e grosh\u00eb e kultivuam, po deformohet. Q\u00eb t\u00eb mos dal nga tema, patjet\u00ebr q\u00eb ishte e vonuar kjo ftes\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer un\u00eb n\u00eb sken\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Alida Hisku - Die Hofn\u00e4rrin das Diktators\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku_die_hofnaerrin_das_diktators.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>\u00c7\u2019mendim keni p\u00ebr muzik\u00ebn q\u00eb b\u00ebhet sot. E keni ndjekur nga Gjermania, ku edhe jetoni prej shum\u00eb vitesh?<\/strong><br \/>\nMendoj se muzika n\u00eb k\u00ebto vite po shkon drejt biznesit, drejt show-t, jo drejt talentit, jo shpirtit, jo zemr\u00ebs dhe duke qen\u00eb se producent\u00ebt, apo kompozitor\u00ebt u fokusuan n\u00eb biznes, m\u00eb harruan edhe mua. M\u00eb vjen shum\u00eb keq kur shikoj q\u00eb po shkojm\u00eb drejt Europ\u00ebs me deformime n\u00eb muzik\u00eb, me skena seksuale n\u00eb klipe dhe me materiale t\u00eb bastarduara. Sigurisht, k\u00ebtu nuk p\u00ebrfshij talentet e shumta q\u00eb Shqip\u00ebria prodhon dhe q\u00eb k\u00ebta talente krijojn\u00eb identitetin e tyre serioz n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion.<\/p>\n<p><strong>Kompozitor\u00ebt veteran\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ju keni bashk\u00ebpunuar shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, si e arsyetonin munges\u00ebn t\u00ebnde pas \u201890-\u00ebs n\u00eb sken\u00eb?<\/strong><br \/>\nKam takuar disa prej tyre, Enver Sh\u00ebngjergjin, Aleksand\u00ebr Lalon, etj. dhe m\u00eb thonin q\u00eb, \u201cAlida k\u00ebrkohen n\u00eb sken\u00eb fytyra t\u00eb reja, vajza me guxim q\u00eb t\u00eb zhvishen n\u00eb sken\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb. Pra, jemi t\u00eb detyruar t\u00eb marrim k\u00ebng\u00ebtare t\u00eb reja gjithmon\u00eb, q\u00eb edhe kompozimet tona t\u2019ua japim k\u00ebtyre\u201d. Sinqerisht m\u00eb vinte shum\u00eb keq q\u00eb d\u00ebgjoja me vesh\u00ebt e mi, q\u00eb ne t\u00eb vjetrit nuk kishim m\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mendon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim, deri diku edhe pajtim me frym\u00ebn e show-t kan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb faji edhe vet\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebtyre \u201cvajzave t\u00eb reja\u201d, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa k\u00ebndojn\u00eb, dhurojn\u00eb spektak\u00ebl e rrjedhimisht krijohet nj\u00eb tradit\u00eb absurde anti-vlerash gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje?<\/strong><br \/>\nK\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrteta n\u00eb fakt dhe \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme, kur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb bota me idet\u00eb pozitive p\u00ebr muzik\u00ebn i mbajn\u00eb si flamuj artist\u00ebt e vjet\u00ebr, Shqip\u00ebria po i neglizhon, po i mbulon, po i gropos. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb shum\u00eb e madhe. K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta n\u00eb k\u00ebt\u00eb faj, sepse t\u00eb gjith\u00eb muzikant\u00ebt deri para pak koh\u00ebsh po shkonin n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mjegullt. Them se po harrove origjin\u00ebn nuk ke sesi t\u00eb ndri\u00e7osh p\u00ebrpara, por besoj se nuk do zgjas\u00eb shum\u00eb koha e anti-vlerave, pasi do t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb kjo koh\u00eb q\u00eb do t\u2019i eliminoj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00eb sakrifica num\u00ebron jeta jote, vullnete t\u00eb ndrydhura e pasion deri n\u00eb shp\u00ebrthim. P\u00ebr \u00e7far\u00eb nuk pendohesh kurr\u00eb Alida?<\/strong><br \/>\nNuk pendohem p\u00ebr sakrificat q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb e t\u00eb qaj p\u00ebr k\u00ebto sakrifica. Nuk m\u00eb ka p\u00eblqyer kurr\u00eb t\u00eb viktimizohem, por kam ecur para edhe pse me shpirt t\u00eb thyer. Nuk pendohem q\u00eb u largova, sepse un\u00eb jam arratisur. Nuk kam ikur nga ambasadat prej vendit tim, por me dy f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb krah\u00eb, me dat\u00ebn 13 dhjetor t\u00eb vitit 1990 jam arratisur duke hipur n\u00eb nj\u00eb maune domatesh. K\u00ebshtu q\u00eb edhe sot nuk pendohem p\u00ebr sakrificat q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, sepse pendimin personalisht e shikoj si nj\u00eb kthim mbrapa.<\/p>\n<p><strong>Duke lexuar p\u00ebr rifreskim mbi jet\u00ebn t\u00ebnde ajo \u00e7far\u00eb hasim m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb censura q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ty si artiste. Kjo censur\u00eb t\u00eb goditi ty m\u00eb shum\u00eb, sesa koleget e tua, pse?<\/strong><br \/>\nMbase, sepse krahasuar me koleget e mia un\u00eb isha m\u00eb e reja n\u00eb mosh\u00eb, mbase m\u00eb me perspektiv\u00eb, m\u00eb k\u00ebrkuesja, jo vet\u00ebm p\u00ebr muzik\u00ebn, por edhe n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re t\u00eb muzik\u00ebs. D\u00ebshiroja ta ngrija muzik\u00ebn shqiptare n\u00eb nj\u00eb piedestal. Them se kam qen\u00eb pionierja e par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb muzik\u00eb t\u00eb brendshme, p\u00ebr nj\u00eb muzik\u00eb pa censur\u00eb. Neve na vinte teksti nga Komiteti i Partis\u00eb \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb k\u00ebndonim dhe asaj k\u00ebnge ne i jepnim shpirt, emocione, ndjenj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Merrje pjes\u00eb n\u00eb krijimet e teksteve t\u00eb k\u00ebng\u00ebve q\u00eb k\u00ebndoje Alida, lejohej dhe n\u00eb cil\u00ebn prej tyre mban mend q\u00eb ke hedhur edhe ti vargje?<\/strong><br \/>\nN\u00eb t\u00eb gjitha kam marr\u00eb pjes\u00eb; \u201cShqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet\u201d, \u201cVajzat e fshatit tim\u201d, \u201cK\u00ebng\u00ebt e rinis\u00eb\u201d, etj.. K\u00ebto jan\u00eb tekste q\u00eb bashk\u00eb me poet\u00ebt i mendonim me perspektiv\u00eb, q\u00eb t\u2019u ndiznim shk\u00ebndija e shpresa njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>Ndjesit\u00eb e tua, t\u00eb hedhura n\u00eb ditar u b\u00ebn\u00eb shkak i pezullimit t\u00ebnd nga skena e Festivalit t\u00eb RTSH-s\u00eb. Si e kujton sot at\u00eb dit\u00eb Alida, reagimin t\u00ebnd n\u00eb momentin q\u00eb t\u2019u komunikua q\u00eb s\u2019do ishe m\u00eb pjes\u00eb e festivaleve, sepse sipas sistemit diktatorial n\u00ebp\u00ebrmjet ditarit t\u00ebnd ju b\u00ebnit thirrje p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb?<\/strong><br \/>\nPasi ma vodh\u00ebn, ditarin tim e kam par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb gjyq. N\u00eb gjyq m\u00eb \u00ebsht\u00eb faktuar, kurse akt-akuza ishte e shk\u00ebputur, pra nuk m\u2019u fol p\u00ebr ditarin dhe nuk u p\u00ebrmend, por d\u00ebgjoja vet\u00ebm q\u00eb un\u00eb b\u00ebja \u201cagjitacion, propagand\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa kur dola n\u00eb gjyq, m\u00eb nxor\u00ebn p\u00ebrpara tre shoqet q\u00eb m\u00eb kishin marr\u00eb nga valixhja ditarin tim p\u00ebr t\u00eb ma faktuar q\u00eb gjoja n\u00eb ditar b\u00ebja thirrje p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tri shoqe, q\u00eb me k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb privuan t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u ngjitur p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sken\u00ebn q\u00eb aq shum\u00eb e doje. Cili ishte reagimi yt n\u00eb momentin q\u00eb u p\u00ebrballe me to? I more inat, u flisje m\u00eb von\u00eb, i fale, s\u2019i fale?<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo q\u00eb po ju them. Un\u00eb nuk di t\u00eb urrej njeri dhe as t\u00eb mbaj inat. Edhe pse e keqja q\u00eb m\u2019u b\u00eb ishte shum\u00eb e madhe, nuk i urreva asnj\u00ebher\u00eb, sepse edhe ato mbase ishin t\u00eb detyruara t\u00eb vepronin ashtu nga sistemi. Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb natyr\u00eb q\u00eb mendoja me vete dhe thoja, q\u00eb me urrejtje dhe p\u00ebr\u00e7mim s\u2019do fitoja asgj\u00eb, p\u00ebrkundrazi do plagosja vetveten, k\u00ebshtu q\u00eb mbeta gjithmon\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb. Un\u00eb nuk di dhe nuk mund t\u00eb urrej ask\u00ebnd. As tre shoqet e mia t\u00eb at\u00ebhershme. Nuk jam e aft\u00eb ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>I ke takuar vite m\u00eb pas k\u00ebto \u201ctri shoqet\u201d?<\/strong><br \/>\nJo dhe nuk i kam p\u00ebrmendur kurr\u00eb emrat e tyre<\/p>\n<p><strong>Po t\u2019i takoje sot, si do reagoje p\u00ebrball\u00eb tyre?<\/strong><br \/>\nMbase do u jepja nga nj\u00eb kafe. Un\u00eb e kam pranuar fatin tim. Nga nj\u00ebra an\u00eb ato m\u00eb b\u00ebn\u00eb keq, por nga ana tjet\u00ebr m\u00eb b\u00ebn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, sepse m\u00ebsova shum\u00eb gj\u00ebra. U burr\u00ebrova dhe arrita k\u00ebtu ku sot jam.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb flet\u00ebn e ditarit t\u00ebnd t\u00eb dat\u00ebs 13 qershor (\u201878-\u201879), dat\u00eb e cila p\u00ebrkonte me 1-vjetorin e vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs t\u00ebnde, i cili edhe u b\u00eb shkak p\u00ebr p\u00ebrjashtimin nga skena shkruhej: \u201cPik\u00ebrisht sot, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs sime t\u00eb dashur jam shum\u00eb e m\u00ebrzitur dhe jeta m\u00eb duket sk\u00ebterr\u00eb. K\u00ebtu ku jam, ha pula gur\u00eb. Fshatar\u00ebt rropaten gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb pun\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb jet\u00eb t\u00eb keqe\u201d (n\u00eb Konispolin e soc-realizmit), etj.. Cila fjali e kishte nervozuar m\u00eb s\u00eb shumti profesorin e shkoll\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, i cili m\u00eb pas ju \u00e7oi edhe n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb?<\/strong><br \/>\nShum\u00eb. Jan\u00eb disa fjali t\u00eb rr\u00ebfimit tim n\u00eb ditar n\u00eb fakt q\u00eb i kishte acaruar. Jan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb citate, t\u00eb cilat jan\u00eb bashkuar dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb material kund\u00ebr meje. Data 13 ishte e fundit fare, por kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb momente t\u00eb \u00e7uditshme q\u00eb un\u00eb i hidhja n\u00eb ditar. P\u00ebr shembull, kur kishim shkuar n\u00eb Mal\u00ebsi dhe un\u00eb shkruaja n\u00eb ditar q\u00eb \u201cf\u00ebmija dhe lopa flen\u00eb bashk\u00eb n\u00eb kull\u00eb, etj.\u201d. E pasi shikoja gjith\u00eb k\u00ebto skena t\u00eb trishta thoja me vete, \u201csi mund t\u2019u k\u00ebndoj un\u00eb k\u00ebtyre fshatar\u00ebve, kur f\u00ebmija i gjor\u00eb hante buk\u00eb misri t\u00eb verdh\u00eb dhe varf\u00ebria ishte e tejskajshme?\u201d! Ishin \u201878-\u201879 dhe un\u00eb e dija \u00e7\u2019b\u00ebhej p\u00ebrtej kufijve tan\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, \u00e7far\u00eb hanin ato dhe si ushqeheshim ne. K\u00ebshtu, vet\u00eb-rr\u00ebfimin n\u00eb ditar un\u00eb e kisha si shiring\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur dhimbjen q\u00eb ndjeja.<\/p>\n<p><strong>Ke mbajtur m\u00eb pas k\u00ebsaj ngjarjeje?<\/strong><br \/>\nJo!<\/p>\n<p><strong>Pse?<\/strong><br \/>\nNuk e di! Nuk e kam pyetur m\u00eb veten kurr\u00eb pse s\u2019mbaj m\u00eb ditar. Mbase s\u2019kam pasur as koh\u00eb, mbase ritmi i jet\u00ebs m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mos mbaj m\u00eb, por q\u00eb prej asaj dite un\u00eb s\u2019kam mbajtur m\u00eb ditar. Ai ka qen\u00eb i pari dhe i fundit ditar i imi. Nj\u00eb bllok i trash\u00eb, miku im m\u00eb i mir\u00eb, ku bisedoja me veten dhe shprehja gjith\u00e7ka shihja e m\u00eb prekte.<\/p>\n<p><strong>Si kan\u00eb qen\u00eb dit\u00ebt e tua m\u00eb pas, larg muzik\u00ebs dhe censur\u00ebs?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb m\u2019u duk jeta, q\u00eb pa muzik\u00eb jeta ime nuk kishte vler\u00eb. Pas k\u00ebsaj ngjarjeje e n\u00ebnvler\u00ebsova vler\u00ebn e t\u00eb shkruarit, e dialogut me ditar, m\u00eb zuri nj\u00eb panik dhe m\u00eb pas mendoja vet\u00ebm p\u00ebr dy f\u00ebmij\u00ebt. Pastaj erdhi demokracia dhe ndjeva q\u00eb nuk kisha m\u00eb nevoj\u00eb, sepse pash\u00eb dhe preka lirin\u00eb edhe pse me \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Avantazhet dhe disavantazhet e asaj kohe krahasuar me sot? Cilat ishin prioritetet q\u00eb nj\u00eb artist kishte asokohe?<\/strong><br \/>\nSinqerisht nuk po rr\u00ebfehem q\u00eb t\u2019i them popullit, apo artist\u00ebve sot se kush kam qen\u00eb, sepse un\u00eb sot jam nj\u00eb pensioniste e thjesht\u00eb me 12 vite n\u00eb skenat e Shqip\u00ebris\u00eb. Pavar\u00ebsisht sistemit, un\u00eb e kam jetuar edhe at\u00eb koh\u00eb me art dhe pavar\u00ebsisht se m\u2019u hoq e drejta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar, p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb e kam ndjekur artin shqiptar me shpirt. Ne, artist\u00ebt e asaj kohe kishim t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb luftonim shum\u00eb p\u00ebr artin, nuk shp\u00ebrbleheshim. Shp\u00ebrblimi material ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb degjeneron dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb sot i ka b\u00ebr\u00eb artist\u00ebt materialist\u00eb deri n\u00eb ekstrem, duke prodhuar edhe gj\u00ebra pa vler\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si shp\u00ebrbleheshit ju n\u00eb ato vite?<\/strong><br \/>\nNeve nuk shp\u00ebrbleheshim me lek\u00eb. Un\u00eb kam fituar \u00e7mime t\u00eb para, medalje n\u00eb Festivalet e Shkodr\u00ebs me Tish Dain\u00eb e artist\u00ebt e m\u00ebdhenj dhe kam marr\u00eb vet\u00ebm gj\u00ebra simbolike, si p\u00ebr shembull nj\u00eb termus, nj\u00eb or\u00eb tavoline, nj\u00eb stilograf, nj\u00eb korniz\u00eb me pupla nga Artistikja \u201cMigjeni\u201d. K\u00ebto ishin simbolikat tona q\u00eb na ushqenin shpirt\u00ebrisht, sepse ne nuk mund t\u00eb b\u00ebnim dallim nga populli i thjesht\u00eb, sepse konsideroheshim t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj. Nuk kishim privilegje. Nd\u00ebrsa sot e shikoni vet\u00eb sesi jan\u00eb transformuar vlerat dhe sesi k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00eb artist\u00ebt t\u00eb jen\u00eb \u201ct\u00eb privilegjuar\u201d e t\u00eb vler\u00ebsuar materialisht, qoft\u00eb edhe pa i dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb popullit. P\u00ebrkundrazi, duke i marr\u00eb. M\u00eb thoni mua, cili prej artist\u00ebve ngrihet t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri 5 avion\u00eb ndihma, 63 ton ndihma spitalesh, ndihma humanitare? Cili prej tyre? Un\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebto pra me ndihm\u00ebn e bashk\u00ebshortit tim gjerman dhe askush nuk e di. Dhe ua them past\u00ebrtisht q\u00eb nuk i kam b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrmenden, por m\u00eb thoni ju mua, edhe pas gjith\u00eb k\u00ebtyre q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, kur populli im kishte nevoj\u00eb kush \u00ebsht\u00eb ai artist q\u00eb nuk pritet kur shkel n\u00eb tok\u00ebn e vet? Alida Hisku! Por kjo \u00ebsht\u00eb krenaria ime si shqiptare, kjo m\u00eb mban mua t\u00eb jem artiste. Them se i kam dh\u00ebn\u00eb artit dhe popullit, sepse pik\u00ebrisht ky popull m\u00eb ka duartrokitur mua.<\/p>\n<p><strong>Dashuria asokohe, e sforcuar, apo m\u00eb e bukur?<\/strong><br \/>\nDashuria si ndjenj\u00eb them se p\u00ebrjetohet nj\u00ebsoj, por ka ndryshuar forma, m\u00ebnyra e t\u00eb shprehurit dhe toleranca mes nj\u00ebri-tjetrit. Kjo kuptohet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb rrethanave e koh\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhet hapur, n\u00eb kuptimin pa frena dhe kjo \u201cpa frena\u201d them se t\u00eb \u00e7on disi n\u00eb dekadenc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po miq\u00ebsia?<\/strong><br \/>\nMiq\u00ebsia ka qen\u00eb shum\u00eb e past\u00ebr dhe m\u00eb lejo ta them q\u00eb, aty ku nuk futet leku, aty \u00ebsht\u00eb sinqeriteti. Ne kemi qen\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, por pik\u00ebrisht sakrifica na ka mbajtur m\u00eb t\u00eb lidhur e m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si njer\u00ebz. Zilia dhe paraja tani krijojn\u00eb ndarje, p\u00ebr\u00e7arje.<\/p>\n<p>N\u00ebse do ta kritikoje sot vendin t\u00ebnd sot n\u00eb aspektin politik, cila do t\u00eb ishte kritika e par\u00eb?<br \/>\nQeveris\u00eb shqiptare i mungon transparenca. Ju lutem, b\u00ebhuni t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i tregojm\u00eb vendit ton\u00eb dhe bot\u00ebs q\u00eb vlejm\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt do e kritikoja.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb t\u00eb ka munguar m\u00eb shum\u00eb asokohe?<\/strong><br \/>\nLiria e fjal\u00ebs, liria e veprimit, pra e t\u00eb k\u00ebnduarit lirsh\u00ebm materialet q\u00eb na p\u00eblqenin. Kjo na ka munduar ne artist\u00ebve at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Na rr\u00ebfe nj\u00eb kujtim nga prapaskenat e nj\u00eb festivali n\u00eb vitet e rinis\u00eb t\u00ebnde?<\/strong><br \/>\nMbaj mend nj\u00eb her\u00eb q\u00eb edhe pse na mungonin shum\u00eb gj\u00ebra ishim t\u00eb lumtur. P\u00ebr shembull me Ema Qazimin dhe Liljana Kondak\u00e7iun p\u00ebrpara se t\u00eb dilnim n\u00eb sken\u00eb nd\u00ebrronim k\u00ebpuc\u00ebt, sepse p\u00ebrdornim t\u00eb trija t\u00eb nj\u00ebjtat. Nj\u00eb her\u00eb kam dal\u00eb deri af\u00ebr sken\u00ebs me nj\u00eb k\u00ebpuc\u00eb, sepse nuk kisha koh\u00eb dhe vajzat q\u00eb m\u00eb th\u00ebrrisnin, \u201cprit, prit, prit\u2026\u201d dhe ma hodh\u00ebn k\u00ebpuc\u00ebn nga larg. Ah, sa kujtime t\u00eb bukura. Sa vler\u00eb mbartin. Nd\u00ebrsa sot p\u00ebr fat t\u00eb keq v\u00ebrej q\u00eb n\u00eb sken\u00eb ngjiten femra, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa k\u00ebndojn\u00eb, ekspozojn\u00eb veshjet.<\/p>\n<p><strong>Me cilat prej k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve ke qen\u00eb m\u00eb e lidhur?<\/strong><br \/>\nMe Irma Libohov\u00ebn, me Ema Qazimin, me Liljana Kondak\u00e7iun, me Luan Zhegun, Bashkim Alibalin, Lindita Theodhorin, etj.. Mblidheshim te kafe \u201cFlora\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ose n\u00eb Shkod\u00ebr, ku takoheshim me Myfarete Lazen n\u00eb klubin \u201cRinia\u201d, etj..<\/p>\n<p><strong>Keqardhja jote m\u00eb e madhe?<\/strong><br \/>\nQ\u00eb u injorova m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitet e demokracis\u00eb. U harrova dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroi nj\u00eb shije e keqe edhe pse me kalimin e koh\u00ebs u zbeh. Por p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb koh\u00eb m\u00eb vrau, sepse prisja qoft\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb \u201cmir\u00ebseardhjeje\u201d. Artist\u00ebt e huaj i presin me lajle-lule, nd\u00ebrsa artist\u00ebt e vet vendi im i harron.<\/p>\n<p><strong>Para pak koh\u00ebsh ju keni hedhur n\u00eb treg albumin muzikor me titull \u201cKthimi\u201d. \u00c7far\u00eb mbart n\u00eb vetvete m\u00eb shum\u00eb ky album\u2026 g\u00ebzim, dhimbje, mall, apo trishtim?<\/strong><br \/>\nAlbumi im vjen n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre edhe si nj\u00eb shenj\u00eb proteste e asaj harrese q\u00eb pal\u00ebt shqiptare m\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebr disa vite me radh\u00eb edhe n\u00eb demokraci. Kisha akumuluar brenda vetes shum\u00eb poezi, ndjenja, th\u00ebnie, munges\u00eb shprehjeje muzikore, e k\u00ebshtu t\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb ishin mbledhur n\u00eb shpirt e po m\u00eb shp\u00ebrthenin fytin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb doja edhe t\u00eb provoja veten, n\u00eb form\u00eb testi q\u00eb \u201cku jam, deri ku mund t\u00eb arrij, sa mund t\u00eb jap\u201d, etj.. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb album kam bashk\u00ebpunuar me Zhuljana Jorganxhiun, si dhe me nj\u00eb talent t\u00eb ri q\u00eb jeton n\u00eb Franc\u00eb, Leonard Sojli.<\/p>\n<p><strong>\u201cLolot e diktatorit\u201d, titullohet libri juaj i par\u00eb. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb ky titull ngjan pak ironik, autoironik dhe shpues. N\u00eb thelb k\u00eb godisni m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><br \/>\nArtist\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb neve. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kemi qen\u00eb lolo, p\u00ebrfshir\u00eb edhe emrat e m\u00ebdhenj t\u00eb zhanreve t\u00eb tjera artistike. Pa dashje, me frik\u00eb, me diktatur\u00eb. Edhe kur b\u00ebheshin revolucione t\u00eb vogla, ata q\u00eb i b\u00ebnin shtypeshin menj\u00ebher\u00eb. Frika ruajti vreshtin. K\u00ebshtu, duke b\u00ebr\u00eb paraleliz\u00ebm, kujtoj q\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn e mbret\u00ebrve ka pasur lolo q\u00eb b\u00ebnin mbret\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb qeshur. Edhe neve t\u00eb till\u00eb ishim p\u00ebrpara diktatorit. Edhe sot ekziston \u201cloloja\u201d, por n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr. Artist\u00ebt p\u00ebr fat t\u00eb keq mbeten gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politik\u00ebs zot\u00ebruese, sepse pasqyrohen ato q\u00eb do politika. Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autobiografi.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb d\u00ebshmi jete n\u00eb dy sisteme. Konkretisht, cila \u00ebsht\u00eb kryefjala q\u00eb merr m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr?<\/strong><br \/>\nCila koh\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb fajtore, ky \u00ebsht\u00eb thelbi. Pra ai sistem, apo edhe ky tjetri. Ky \u00ebsht\u00eb v\u00ebllimi i par\u00eb i librit, sepse akoma nuk kam mbaruar tjetrin. N\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebs sime artistike, jam p\u00ebrpjekur t\u2019i tregoj gjermanit (sepse \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gjermanisht), t\u2019ia g\u00ebrshetoj biografin\u00eb time n\u00eb p\u00ebrputhje me sistemin e asaj kohe. Dhe n\u00eb fund fare e mbyll me konkluzionin, \u201cnj\u00eb artiste e ardhur k\u00ebtu, si e p\u00ebrballon gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, si e jeton k\u00ebt\u00eb sparkat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb zhvilluar demokratik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Gjermania, sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ajo, n\u00eb \u00e7\u2019nivel \u00ebsht\u00eb ajo n\u00eb skar\u00ebn e numrave\u201d?! K\u00ebt\u00eb jam munduar t\u00eb sqaroj.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb momentin q\u00eb doli libri?<\/strong><br \/>\nJasht\u00ebzakonisht mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb shitur i gjithi edhe pse nuk b\u00ebra m\u00eb shum\u00eb se 5 mij\u00eb kopje. Kam b\u00ebr\u00eb disa prezantime t\u00eb librit, p\u00ebrfshir\u00eb dhe mediatikisht. Fillimisht isha e ftuar n\u00eb Radio Berlini, ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb reportazh p\u00ebr jet\u00ebn time dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nNga Festivali i 9-t\u00eb deri \u00eb Festivalin e 20-t\u00eb karriera juaj num\u00ebron \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrvitshme.<\/p>\n<p><strong>Mungon festivali i 11?<\/strong><br \/>\nN\u00eb Festivalin e 11-t\u00eb m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjashtuar. M\u00eb hoq\u00ebn, sepse debatova me organizator\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>A jeni e lumtur sot Alida dhe \u00e7far\u00eb jua b\u00ebn dit\u00ebt e bukura?<\/strong><br \/>\nPo. Jam shum\u00eb e lumtur, sepse g\u00ebzoj sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb. Jam e lumtur, sepse kam f\u00ebmij\u00ebt shum\u00eb mir\u00eb, t\u00eb shkolluar dhe edukuar. Jam e lumtur, sepse kam dy mbesa. Jam e lumtur, sepse kam gjith\u00e7ka dua dhe ia kam arritur vet\u00eb me sakrifica. Jam e lumtur, sepse jam e pavarur dhe pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb lumturi.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Gjermani tashm\u00eb ju keni biznesin tuaj, t\u00eb cilin e keni nisur dhe zhvilluar me bashk\u00ebshortin. Nj\u00eb restorant, ku p\u00ebrve\u00e7 z\u00ebrit tuaj dhe t\u00eb shum\u00eb artist\u00ebve t\u00eb famsh\u00ebm gjerman\u00eb, ju gatuani e servirni edhe ushqim tradicional shqiptar. Na flisni pak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb dhe sukses n\u00eb biznes Alida?<\/strong><br \/>\nPo, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb Gjermani, tashm\u00eb un\u00eb kam biznesin tim. Me forcat e mia kam bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb periferi t\u00eb Frankfurtit, kam pronat e mia, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb pyll. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb pylli kam krijuar n\u00eb sken\u00eb t\u00eb madhe prej druri me 25 tavolina me 140 vende. \u00c7do t\u00eb shtun\u00eb e t\u00eb diel n\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb ngjiten artist\u00eb gjerman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebndojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse vet\u00ebm artist\u00eb gjerman\u00eb?<\/strong><br \/>\nOh, k\u00ebtu dua t\u00eb ndalem! Un\u00eb aty marr pik\u00ebrisht gjerman\u00eb, q\u00eb t\u2019i tregoj edhe gjermanit, q\u00eb kjo k\u00ebtu, pra un\u00eb jam bij\u00eb shqiptare; q\u00eb po t\u00eb jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb k\u00ebndosh n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb gjermane t\u00eb ngritur nga nj\u00eb shqiptare, q\u00eb ha gjell\u00ebn e nj\u00eb shqiptareje, q\u00eb i serviret nga dy kamarier\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi dhe nga burri i im q\u00eb e kam mjek dhe q\u00eb b\u00ebn baristin t\u00eb shtun\u00eb e t\u00eb diel q\u00eb e ka pushim. N\u00eb fund pastaj, del ajo kuzhinierja q\u00eb jam un\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb sken\u00ebs dhe i p\u00ebrsh\u00ebndet t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cUn\u00eb jam ajo kuzhinierja me lug\u00ebn e drurit, q\u00eb ju b\u00ebra gjell\u00ebn shqiptare. A ju ka p\u00eblqyer\u201d? Dhe pasi m\u00eb duartrokasin duke pohuar, p\u00ebrsh\u00ebndes edhe grupin e ftuar q\u00eb jan\u00eb emra t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Gjermani e n\u00eb fund t\u00eb mbr\u00ebmjes shp\u00ebrndaj CD time. E pasi i kam p\u00ebrsh\u00ebndetur t\u00eb gjith\u00eb, gjat\u00eb mbr\u00ebmjes ju k\u00ebndoj akapela me gjith\u00eb fuqin\u00eb e shpirtit. Ata mahniten nga gjith\u00eb k\u00ebto pun\u00eb q\u00eb ne shqiptar\u00ebt b\u00ebjm\u00eb e q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebndojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebshorti juaj, sa ju mb\u00ebshtetur n\u00eb iniciativat tuaja?<\/strong><br \/>\nThem se ka gjetur tenxherja kapakun. Un\u00eb i jam p\u00ebrshtatur Tomit n\u00eb artin gjerman, n\u00eb korrekt\u00ebsin\u00eb e xhentiles\u00eb, nd\u00ebrsa Tomi mua n\u00eb artin shpirt\u00ebror. Ai m\u00eb ka gjetur telat e shpirtit, di t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e njeriut dhe kjo m\u00eb ka mahnitur tek karakteri i tij, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb dashurohem pas tij q\u00eb prej 20 vitesh.<\/p>\n<p><strong>Vjen shpesh n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><br \/>\nSigurisht q\u00eb vij. M\u00eb merr malli shum\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn time.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb mesazh p\u00ebr brezin e artist\u00ebve t\u00eb rinj Alida?<\/strong><br \/>\nBrezit t\u00eb ri artistik n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb artit dua t\u2019i them q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb e gjeneroj\u00eb at\u00eb q\u00eb i do shpirti. T\u00eb mos e vler\u00ebsoj\u00eb pun\u00ebn e vet me para, por ta b\u00ebj\u00eb, sepse duhet ta ndjej\u00eb me shpirt. Nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019i vler\u00ebsohet n\u00eb \u00e7do aspekt.<\/p>\n<p>(<em>Koha Jon\u00eb<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervistoi: ALBINA GJERGJI, voal.ch | 29 shtator 2015 (Kjo intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, e ribotojm\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb vuajtjeve t\u00eb Artist\u00ebve shqiptar\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto vuajtje t\u00eb mos harrohen dhe t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten kurr\u00eb m\u00eb \u2013 VOAL) P\u00ebrtej pasionit, personalisht e kam konsideruar edhe fat t\u00eb madh q\u00eb n\u00eb jet\u00eb kam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervistoi: ALBINA GJERGJI, voal.ch | 29 shtator 2015 (Kjo intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, e ribotojm\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb vuajtjeve t\u00eb Artist\u00ebve shqiptar\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto vuajtje t\u00eb mos harrohen dhe t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten kurr\u00eb m\u00eb \u2013 VOAL) P\u00ebrtej pasionit, personalisht e kam konsideruar edhe fat t\u00eb madh q\u00eb n\u00eb jet\u00eb kam [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-09-30T15:34:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE\",\"datePublished\":\"2015-09-30T15:34:12+00:00\",\"dateModified\":\"2015-09-30T15:34:12+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/\"},\"wordCount\":4178,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/\",\"name\":\"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg\",\"datePublished\":\"2015-09-30T15:34:12+00:00\",\"dateModified\":\"2015-09-30T15:34:12+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervistoi: ALBINA GJERGJI, voal.ch | 29 shtator 2015 (Kjo intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, e ribotojm\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb vuajtjeve t\u00eb Artist\u00ebve shqiptar\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto vuajtje t\u00eb mos harrohen dhe t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten kurr\u00eb m\u00eb \u2013 VOAL) P\u00ebrtej pasionit, personalisht e kam konsideruar edhe fat t\u00eb madh q\u00eb n\u00eb jet\u00eb kam [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-09-30T15:34:12+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE","datePublished":"2015-09-30T15:34:12+00:00","dateModified":"2015-09-30T15:34:12+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/"},"wordCount":4178,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/","name":"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg","datePublished":"2015-09-30T15:34:12+00:00","dateModified":"2015-09-30T15:34:12+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/alida_hisku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/alida-hisku-plaget-e-pasheruara-te-nje-artisteje-te-madhe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ALIDA HISKU \u2013 PLAG\u00cbT E PASH\u00cbRUARA T\u00cb NJ\u00cb ARTISTEJE T\u00cb MADHE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4416"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4416"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4416\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}