{"id":4389,"date":"2010-10-21T09:50:06","date_gmt":"2010-10-21T08:50:06","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4389"},"modified":"2010-10-21T09:50:06","modified_gmt":"2010-10-21T08:50:06","slug":"berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/","title":{"rendered":"&#8216;Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-4390\" title=\"Pamje nga G\u00ebrdeci\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/pamje_gerdeci.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"226\" \/><br \/>\n<strong>Bledar Lumani<\/strong>, <em>20.10.2010<\/em><\/p>\n<p><em>INTERVISTE <\/em>&#8211; Vizita e kryeministrit Berisha n\u00eb Marqinet ka irrituar banor\u00ebt e G\u00ebrdecit dhe Marqinetit, ata t\u00eb v\u00ebrtetit, jo ata q\u00eb kryeministri Berisha kishte marr\u00eb si dekor me vete. <strong>Feruzan Durdaj<\/strong>, nj\u00eb prej njer\u00ebzve q\u00eb G\u00ebrdeci i ka shkaktuar dhimbje t\u00eb thell\u00eb, pasi humbi djalin e vet 3-vje\u00e7ar, thot\u00eb se kryeministri Berisha ka shkuar n\u00eb Marqinet fshehtasi. N\u00ebse banor\u00ebt e G\u00ebrdecit dhe Marqinetit do e dinin p\u00ebr vizit\u00ebn e kryeministrit, sipas Feruzanit, do e kishin pritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur, duke e gjuajtur me k\u00ebpuc\u00eb dhe duke protestuar ndaj njeriut q\u00eb ata e quajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs direkt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb G\u00ebrdec.<\/p>\n<p>Feruzani pohoi se gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb Marqinet, nuk ka qen\u00eb i pranish\u00ebm asnj\u00eb prej banor\u00ebve t\u00eb G\u00ebrdecit apo Marqinetit. Sipas tij, kryeministri kishte sjell\u00eb me vete nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb Vor\u00ebs, punonj\u00ebsit e k\u00ebsaj bashkie, komun\u00ebs s\u00eb Prez\u00ebs, por dhe t\u00eb nj\u00eb ministrie, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar dekorin e njer\u00ebzve. Deklarata e Berish\u00ebs p\u00ebr ta kthyer vendin ku ndodhi shp\u00ebrthimi n\u00eb fush\u00eb sportive, \u00ebsht\u00eb konsideruar nga Feruzani, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson z\u00ebrin e gjith\u00eb atyre q\u00eb humb\u00ebn t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb G\u00ebrdec, si nj\u00eb provokim dhe tallje me dhimbjen e tyre.<\/p>\n<p>Ai ka akuzuar edhe kreun e LSI-s\u00eb, Ilir Meta, i cili i kishte vajtur n\u00eb sht\u00ebpi pas tragjedis\u00eb dhe i kishte premtuar t\u00eb rr\u00ebzonte qeverin\u00eb e Berish\u00ebs, q\u00eb e cil\u00ebsonte si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr G\u00ebrdecin. Feruzani \u00ebsht\u00eb i zhg\u00ebnjyer edhe nga opozita, e cila pothuajse nuk i ka mb\u00ebshtetur fare. Ai thot\u00eb se para se t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hapjen e kutive, opozita duhej t\u00eb k\u00ebrkonte zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb G\u00ebrdecit. Kjo, pasi sipas tij, n\u00ebse nj\u00eb qeveri t\u00eb vret, nuk e ka problem t\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb votat. &#8220;Opozita duhet t\u00eb kishte par\u00ebsore zbardhjen e ngjarjes n\u00eb G\u00ebrdec dhe pastaj hapjen e kutive. Sepse n\u00ebse kan\u00eb ndodhur vjedhjet e zgjedhjeve, kjo ka ndodhur si pasoj\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb t\u00eb vrasin, jo m\u00eb t\u00eb t\u00eb vjedhin vot\u00ebn. Ai q\u00eb t\u00eb vret nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb&#8221;, thot\u00eb Feruzani.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Berisha vizitoi dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Marqinetin. Si u ndjet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb dhe \u00e7far\u00eb komenti keni p\u00ebr t\u00eb?<\/strong><br \/>\nVizita e kryeministrit Berisha n\u00eb Marqinet qe nj\u00eb provokim i hapur ndaj banor\u00ebve t\u00eb G\u00ebrdecit dhe sidomos ndaj nesh, familjar\u00ebve q\u00eb kemi humbur t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb at\u00eb tragjedi. Q\u00ebllimi i Berish\u00ebs ishte pik\u00ebrisht kjo gj\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr t\u00eb inaguruar vet\u00ebm 500 metra rrug\u00eb t\u00eb shtruar me asfalt. E dyta, Berisha nuk kishte pse merrte nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme n\u00eb Vor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni, nuk kishte pse merrte punonj\u00ebsit e Bashkis\u00eb s\u00eb Vor\u00ebs dhe ata t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Prez\u00ebs p\u00ebr ceremonin\u00eb. Madje, Berisha kishte marr\u00eb edhe punonj\u00ebsit e nj\u00eb ministrie t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr inagurimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb vet\u00ebm 500 metrave rrug\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni t\u00eb turpshme nuk kishte asnj\u00eb prej banor\u00ebve t\u00eb G\u00ebrdecit apo Marqinetit.<\/p>\n<p><strong>Ju si banor\u00eb nuk ishit njoftuar p\u00ebr vizit\u00ebn e kryeministrit?<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej banor\u00ebve t\u00eb G\u00ebrdecit apo Marqinetit nuk kishte dijeni p\u00ebr vizit\u00ebn e kryeministrit. N\u00ebse do ta denim se Berisha do t\u00eb vinte p\u00ebr vizit\u00eb, ju siguroj q\u00eb nuk do t\u00eb gjente at\u00eb pritje. Kryeministrin do ta kishim pritur me protesta dhe parrulla. Madje, kryeministrin do ta kisha goditur me k\u00ebpuc\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kam b\u00ebr\u00eb gati me koh\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebpuc\u00eb me hekur. Ai njeri vet\u00ebm at\u00eb meriton, pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs direct p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb G\u00ebrdec. Berisha erdhi tin\u00ebz, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shoh\u00eb krimin q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb lidhje direkte m\u00eb t\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. K\u00ebshtu q\u00eb e gjith\u00eb vizita e Berish\u00ebs kishte q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb par\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb G\u00ebrdec. Vet\u00ebm se gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite b\u00ebri nj\u00eb gabim t\u00eb madh, se nuk mori me vete Fatmir Mediun. Do kishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb ta merrte edhe at\u00eb me vete.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr q\u00ebllimin e Berish\u00ebs q\u00eb ta kthej\u00eb n\u00eb fush\u00eb sportive vendin ku ndodhi shp\u00ebrthimi n\u00eb G\u00ebrdec?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e dija q\u00eb Berisha ka deklaruar se do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb fush\u00eb n\u00eb vendin e kraterit. Duhej q\u00eb t\u00eb ndodhte ai shp\u00ebrthim q\u00eb Berisha t\u00eb kujtohej p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb fush\u00eb. Me shp\u00ebrthimin q\u00eb kryen, shkurtuan shpenzimet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb gati vendin p\u00ebr fush\u00eb. Duhet ta ket\u00eb menduar prej koh\u00ebsh q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb fush\u00eb atje. Por dua t&#8217;i them kryeministrit q\u00eb para se t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb fush\u00eb atje, t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb lapidar p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb gjet\u00ebn vdekjen atje. K\u00ebshtu Berisha do t&#8217;i kishte bashk\u00eb edhe fush\u00ebn edhe viktimat atje dhe mund t&#8217;i vizitonte ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kryeministri Berisha p\u00ebrmendi n\u00eb Marqinet se G\u00ebrdeci votoi p\u00ebr at\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 28 qershorit. Realisht, banor\u00ebt e G\u00ebrdecit votuan p\u00ebr PD-n\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mendoj q\u00eb G\u00ebrdeci t\u00eb ket\u00eb votuar p\u00ebr Berish\u00ebn n\u00eb zgjedhje. Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb \u00e7udi n\u00ebse demokrat\u00ebt i kan\u00eb vjedhur votat n\u00eb G\u00ebrdec. N\u00ebse do t\u00eb hapeshin kutit\u00ebt, ashtu si\u00e7 k\u00ebrkon edhe opozita, do m\u00ebsonim se votat e G\u00ebrdecit jan\u00eb vjedhur apo jo, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Berisha t\u00eb thoshte pastaj se G\u00ebrdeci m\u00eb votoi, pasi nuk m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr tragjedin\u00eb q\u00eb ndodhi. Jam i bindur q\u00eb i kan\u00eb vjedhur votat, pasi dhe vizita e Berish\u00ebs e tregoi qart\u00eb q\u00eb ai nuk ka mb\u00ebshtetjen e asnj\u00eb prej banor\u00ebve t\u00eb G\u00ebrdecit apo Marqinetit, pasi asnj\u00eb prej nesh nuk ishte i pranish\u00ebm gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Ju ka ardhur ndonj\u00eb politikan t&#8217;ju vizitoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi pas humbjes s\u00eb djalit?<\/strong><\/p>\n<p>Po, para zgjedhjeve n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time ka ardhur Ilir Meta. I dhash\u00eb vot\u00ebn familjarisht n\u00eb zgjedhjet e 28 qershorit, pasi m\u00eb premtoi se do t\u00eb rr\u00ebzonte qeverin\u00eb e Berish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebnte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr dhimbjen q\u00eb na u shkaktua. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se pas zgjedhjeve Meta nuk deshi t&#8217;ia dinte m\u00eb p\u00ebr ne, duke mos u marr\u00eb m\u00eb me problemin ton\u00eb. Madje ai bashkoi vot\u00ebn me at\u00eb q\u00eb i quante vras\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr G\u00ebrdecin. Pata besim tek Meta, sepse m\u00eb premtoi q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzonte qeverin\u00eb dhe do ndikonte q\u00eb Fatmir Mediu t\u00eb gjykohej p\u00ebr krimin q\u00eb ka kryer. Por tashm\u00eb ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb koleg me Mediun n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p><strong>A ju ka mb\u00ebshtetur dhe a ka b\u00ebr\u00eb sa duhet opozita p\u00ebr t\u00eb zbardhur k\u00ebt\u00eb krim?<\/strong><\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht jo dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur. Duket se G\u00ebrdeci i bashkon pozit\u00eb dhe opozit\u00eb. P\u00ebrse opozita nuk k\u00ebrkon heqjen e imunitetit t\u00eb Fatmir Mediut p\u00ebrshembull, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb gjykohet p\u00ebr tragjedin\u00eb q\u00eb shkaktoi? Opozita duhet t\u00eb kishte par\u00ebsore zbardhjen e ngjarjes n\u00eb G\u00ebrdec dhe pastaj hapjen e kutive. Sepse n\u00ebse kan\u00eb ndodhur vjedhjet e zgjedhjeve, kjo ka ndodhur si pasoj\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kan\u00eb p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb t\u00eb vrasin, jo m\u00eb t\u00eb t\u00eb vjedhin vot\u00ebn. Ai q\u00eb t\u00eb vret nuk e ka p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb. N\u00ebse opozita do kishte k\u00ebrkuar me ngulm zbardhjen e G\u00ebrdecit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte parandaluar edhe vjedhja e votave. Opozita duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgjegjshme, pasi ata q\u00eb kijuan G\u00ebrdecin nj\u00eb her\u00eb, mund ta b\u00ebjn\u00eb s\u00ebrisht dhe e b\u00ebjn\u00eb mu n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs. Opozita nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodhin k\u00ebto ngjarje.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb G\u00ebrdec humbi jet\u00ebn edhe baxhanaku i kryeministrit Berisha. A kan\u00eb bashk\u00ebpunuar familjar\u00ebt e tij me shoqat\u00ebn q\u00eb keni ngritur ju p\u00ebr t\u00eb zbardhur krimin q\u00eb ka ndodhur n\u00eb G\u00ebrdec dhe q\u00eb personat q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb gjykohen dhe t\u00eb marrin d\u00ebnimin e merituar?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht nuk ka ndodhur. \u00cbsht\u00eb e habitshme, por ata kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb indiferent dhe nuk kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me ne p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e k\u00ebsaj tragjedie t\u00eb vihen p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi humbur t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb shp\u00ebrthimin e 15 marsit jemi mbledhur gjithmon\u00eb bashk\u00eb dhe kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb t\u00eb ndikojm\u00eb sadopak n\u00eb gjykimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsve. Vet\u00ebm t\u00eb af\u00ebrmit e baxhanakut t\u00eb kryeministrit Berisha nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e tragjedis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme dhe nuk e di p\u00ebrse ata nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb zbardhet ajo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb G\u00ebrdec.<\/p>\n<p><strong>A ka b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsia gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb gjykuar personat q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr G\u00ebrdecin?<\/strong><\/p>\n<p>Jo. N\u00ebse kjo gj\u00eb do t\u00eb kishte ndodhur, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb ishim detyruar q\u00eb t\u00eb \u00e7onim p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut dosjen p\u00ebr Fatmir Mediun. Madje, Gjykata e Lart\u00eb arriti deri aty sa zbardhi 399 vendime, por nuk e zbardhte vendimin p\u00ebr padin\u00eb q\u00eb ne kishim b\u00ebr\u00eb ndaj Fatmir Mediut. Dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb mendoj se e ka b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb mos e \u00e7onim padin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut. Gjykata e Lart\u00eb e ka zbardhur vendimin vet\u00ebm pasi i kemi th\u00ebn\u00eb se do ta denoncojm\u00eb n\u00eb media.<\/p>\n<p><strong>Prokuroria ka hetuar si duhet p\u00ebr shp\u00ebrthimin dhe ka marr\u00eb t\u00eb pandehur t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit?<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria \u00ebsht\u00eb treguar shum\u00eb indiferente ndaj k\u00ebsaj ngjarje. I kemi \u00e7uar tre-kat\u00ebr k\u00ebrkesa q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb heqjen e imunitetit t\u00eb Fatmir Mediut dhe nuk e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ne k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjigje nga prokuroria, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur. N\u00ebse duhet t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ajo duhet t\u00eb nis\u00eb pik\u00ebrisht nga G\u00ebrdeci. Fakti q\u00eb prokuroria nuk k\u00ebrkon t\u00eb hiqet imuniteti i Mediut \u00ebsht\u00eb mjaft i dyshimt\u00eb. Prokuroria \u00ebsht\u00eb tallur me akuzat q\u00eb ka ngritur ndaj t\u00eb pandehurve, pasi atje jan\u00eb vrar\u00eb jo pak, por 26 njer\u00ebz. Prokuroria ka marr\u00eb t\u00eb pandehur disa njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebsuar nga njer\u00ebzit me m\u00eb shum\u00eb pushtet dhe nuk ka marr\u00eb t\u00eb pandehur ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdhrat direkte p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb G\u00ebrdec.<\/p>\n<p>Prokuroria ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb kryeministrin, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur. T\u00eb gjitha gjurm\u00ebt e k\u00ebsaj ngjarje t\u00eb \u00e7ojn\u00eb vet\u00ebm tek kryeministri Berisha. Berisha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7do vendim q\u00eb del nga qeveria dhe ngritja e fabrik\u00ebs s\u00eb G\u00ebrdecit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb vendim qeverie. Berisha b\u00ebn demagogji, pasi n\u00ebse v\u00ebrtet k\u00ebrkon drejt\u00ebsi, duhet t&#8217;i heq\u00eb imunitetin Mediut dhe nuk duhej ta vendoste at\u00eb minist\u00ebr, madje edhe minist\u00ebr t\u00eb Mjedisit. Mediu mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mjedisin, por ai nuk do t\u00eb arrij\u00eb kurr\u00eb t\u00eb pastroj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb G\u00ebrdec. Prokuroria nuk ka thirrur njer\u00ebzit kryesor\u00eb p\u00ebr ngjarjen, duke filluar nga kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Vor\u00ebs, deri tek djali i kryeministrit, Shk\u00eblzen Berisha dhe shoku i tij, Rrahman Selmanllari, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhte n\u00eb G\u00ebrdec.<\/p>\n<p><strong>Si po ec\u00ebn gjyqi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb akuzuarit si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr G\u00ebrdecin?<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqi n\u00eb k\u00ebto momente q\u00eb ne po flasim \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb, p\u00ebr shkak se mungonte gjyqtarja Fatmira Hajdari. U b\u00eb e disata her\u00eb n\u00eb fakt q\u00eb gjyqtarja Hajdari mungon n\u00eb proces gjyq\u00ebsor dhe \u00ebsht\u00eb e vetmja nga gjyqtar\u00ebt q\u00eb mungon. Nuk e di pse ndodh kjo gj\u00eb, por di t\u00eb them q\u00eb gjyqi po ec\u00ebn me hapa shum\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Nuk mund t\u00eb vazhdohet k\u00ebshtu, pasi nj\u00ebher\u00eb mungojn\u00eb gjyqtar\u00ebt, nj\u00ebher\u00eb avokat\u00ebt e k\u00ebshtu me radh\u00eb, duke nxjerr\u00eb arsye nga m\u00eb qesharaket p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb procesin. Madje, nj\u00eb seanc\u00eb u shty nj\u00ebher\u00eb sepse avokat\u00ebt do t\u00eb shkonin n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb ndeshje. Ata nuk mund t\u00eb tallen me ne, pasi duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se kan\u00eb vdekur 26 njer\u00ebz dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb rolin e karagjozit. Vet\u00ebm n\u00ebse nuk jan\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Ata nuk e kan\u00eb sensin human, pasi nuk mund t\u00eb sillen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Ata kan\u00eb n\u00ebna, motra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb vet\u00eb dhe nuk mund t\u00eb sillen k\u00ebshtu.<\/p>\n<p><strong>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Vor\u00ebs kishte dijeni p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhte n\u00eb G\u00ebrdec?<\/strong><\/p>\n<p>Normalisht q\u00eb ka pasur dijeni, pasi nuk mund t\u00eb mos e vinte re \u00e7far\u00eb ndodhte vet\u00ebm 2 kilometra m\u00eb tutje. Madje ai ka qen\u00eb personi q\u00eb \u00e7onte njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb G\u00ebrdec. Shum\u00eb prej atyre q\u00eb k\u00ebrkonin pun\u00eb ai i ka udh\u00ebzuar t\u00eb shkonin t\u00eb punonin n\u00eb fabrik\u00ebn e G\u00ebrdecit. K\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u00eb thot\u00eb se nuk di gj\u00eb dhe t\u00eb mashtroj\u00eb n\u00eb at\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse t\u00eb pandehurit p\u00ebr tragjedin\u00eb shpallen t\u00eb pafajsh\u00ebm, si do t\u00eb reagonit ju?<\/strong><\/p>\n<p>Fillimisht dua t\u00eb them q\u00eb G\u00ebrdeci \u00ebsht\u00eb ngjarja q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin n\u00ebse drejt\u00ebsia shqiptare \u00ebsht\u00eb e korruptuar apo jo. N\u00ebse drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb e korruptuar, t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb hetoheshin dhe do t\u00eb merrnin d\u00ebnimin e duhur. Gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam dyshimet e mia. G\u00ebrdeci \u00ebsht\u00eb prova e madhe e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ndar\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga korrupsioni dhe nuk e di n\u00ebse kjo do t\u00eb ndodh\u00eb. E dyta, n\u00ebse t\u00eb pandehurit do t\u00eb shpalleshin t\u00eb pafajsh\u00ebm, t\u00eb siguroj q\u00eb do t\u00eb b\u00ebja at\u00eb q\u00eb asnj\u00eb shqiptar nuk e ka b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani. Deri m\u00eb tani m\u00eb kan\u00eb mbajtur dy f\u00ebmij\u00ebt e mi t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb rriten si gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb, me dashuri dhe p\u00ebrkujdesje.<\/p>\n<p><strong>Nga ana financiare dhe sociale a ju ka mb\u00ebshtetur shteti pas tragjedis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mund t\u00eb them q\u00eb mb\u00ebshtetja e shtetit ka qen\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl. Madje ata na kan\u00eb mashtruar, pasi premtonin se do jepnin pensione p\u00ebr t\u00eb gjitha familjet q\u00eb humb\u00ebn t\u00eb af\u00ebrmit e tyre. Por, v\u00ebllai im p\u00ebr shembull, i cili humbi gruan n\u00eb shp\u00ebrthimin e 15 marsit, nuk merr asnj\u00eb pension p\u00ebr tre f\u00ebmij\u00ebt e tij. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb par\u00eb ai, t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt apo t\u00eb kujdeset q\u00eb t&#8217;i mbaj\u00eb dhe edukoj\u00eb ata?<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria e nd\u00ebrgjegjshme ndaj k\u00ebtij krimi dhe a \u00ebsht\u00eb sensibilizuar p\u00ebr t&#8217;ju mb\u00ebshtetur?<\/strong><\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb G\u00ebrdec ka qen\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri. Megjithat\u00eb, nuk mund t\u00eb them se kemi pasur mb\u00ebshtetjen e gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe popullit shqiptar. Ata jan\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me keqardhje, duke th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm &#8220;sa keq&#8221;, por nuk na kan\u00eb p\u00ebrkrahur n\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbardhur gjith\u00eb krimin q\u00eb ka ndodhur n\u00eb G\u00ebrdec. Dua t\u00eb them q\u00eb mungon nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe njer\u00ebzit na kan\u00eb mb\u00ebshtetur pak dhe nuk kan\u00eb dal\u00eb q\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb me ne. Ndoshta kjo ndodh sepse ata kan\u00eb frik\u00eb. Edhe n\u00eb vizit\u00ebn e Berish\u00ebs, askush nga bashkia nuk doli me d\u00ebshir\u00eb n\u00eb takim, por ata kishin frik\u00eb se do i hiqnin nga puna.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><strong>Berisha: N\u00eb G\u00ebrdec, terren sportiv modern<\/strong><\/p>\n<p><em>TIRAN\u00cb<\/em> &#8211; Kreu i qeveris\u00eb, Sali Berisha ka premtuar nga Marqineti se zona e shp\u00ebrthimit n\u00eb G\u00ebrdec do t\u00eb shnd\u00ebrrohet shum\u00eb shpejt n\u00eb nj\u00eb nga terrenet sportive m\u00eb t\u00eb bukur e m\u00eb modern\u00ebt n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebruruar rrug\u00ebn me gjat\u00ebsi 2 km n\u00eb hyrje t\u00eb Marqinetit n\u00eb Vor\u00eb me nj\u00eb investim prej 65 milion\u00eb lek\u00ebsh, Berisha theksoi se drejt\u00ebsia do t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e saj p\u00ebr ngjarjen tragjike t\u00eb G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, zona ku shp\u00ebrtheu fabrika e demontimit, q\u00eb i mori jet\u00ebn 26 personave, la t\u00eb gjymtuar 300 t\u00eb tjer\u00eb dhe shkat\u00ebrroi mij\u00ebra sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb projekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb ambient sportive.<\/p>\n<p>&#8220;Pas pastrimit t\u00eb zon\u00ebs se eksplodimit, ne do t\u00eb ndertojme aty nj\u00eb nga terrenet sportive me moderne n\u00eb rajon&#8221;, tha Berisha, duke falenderuar banor\u00ebt e zon\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia ende nuk ka th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e saj p\u00ebr tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb 29 persona, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familjar\u00ebt e viktimave kan\u00eb cuar n\u00eb Strasburg k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e ish ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Fatmir Mediu, q\u00eb i &#8216;shp\u00ebtoi&#8217; gjykimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bledar Lumani, 20.10.2010 INTERVISTE &#8211; Vizita e kryeministrit Berisha n\u00eb Marqinet ka irrituar banor\u00ebt e G\u00ebrdecit dhe Marqinetit, ata t\u00eb v\u00ebrtetit, jo ata q\u00eb kryeministri Berisha kishte marr\u00eb si dekor me vete. Feruzan Durdaj, nj\u00eb prej njer\u00ebzve q\u00eb G\u00ebrdeci i ka shkaktuar dhimbje t\u00eb thell\u00eb, pasi humbi djalin e vet 3-vje\u00e7ar, thot\u00eb se kryeministri Berisha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4389","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&#039;Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&#039;Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb&#039; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bledar Lumani, 20.10.2010 INTERVISTE &#8211; Vizita e kryeministrit Berisha n\u00eb Marqinet ka irrituar banor\u00ebt e G\u00ebrdecit dhe Marqinetit, ata t\u00eb v\u00ebrtetit, jo ata q\u00eb kryeministri Berisha kishte marr\u00eb si dekor me vete. Feruzan Durdaj, nj\u00eb prej njer\u00ebzve q\u00eb G\u00ebrdeci i ka shkaktuar dhimbje t\u00eb thell\u00eb, pasi humbi djalin e vet 3-vje\u00e7ar, thot\u00eb se kryeministri Berisha [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-21T08:50:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/pamje_gerdeci.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8216;Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb&#8217;\",\"datePublished\":\"2010-10-21T08:50:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/\"},\"wordCount\":3079,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/pamje_gerdeci.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/\",\"name\":\"'Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/pamje_gerdeci.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-21T08:50:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/pamje_gerdeci.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/pamje_gerdeci.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8216;Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb&#8217;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"'Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"'Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Bledar Lumani, 20.10.2010 INTERVISTE &#8211; Vizita e kryeministrit Berisha n\u00eb Marqinet ka irrituar banor\u00ebt e G\u00ebrdecit dhe Marqinetit, ata t\u00eb v\u00ebrtetit, jo ata q\u00eb kryeministri Berisha kishte marr\u00eb si dekor me vete. Feruzan Durdaj, nj\u00eb prej njer\u00ebzve q\u00eb G\u00ebrdeci i ka shkaktuar dhimbje t\u00eb thell\u00eb, pasi humbi djalin e vet 3-vje\u00e7ar, thot\u00eb se kryeministri Berisha [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-21T08:50:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/pamje_gerdeci.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8216;Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb&#8217;","datePublished":"2010-10-21T08:50:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/"},"wordCount":3079,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/pamje_gerdeci.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/","name":"'Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb' - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/pamje_gerdeci.jpg","datePublished":"2010-10-21T08:50:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/pamje_gerdeci.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/pamje_gerdeci.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-erdhi-tinez-ne-gerdec-se-do-ta-qelloja-me-kepuce\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8216;Berisha erdhi tin\u00ebz n\u00eb G\u00ebrdec, se do ta q\u00eblloja me k\u00ebpuc\u00eb&#8217;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4389"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4389\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}