{"id":4386,"date":"2010-10-21T09:06:58","date_gmt":"2010-10-21T08:06:58","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4386"},"modified":"2010-10-21T09:06:58","modified_gmt":"2010-10-21T08:06:58","slug":"moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/","title":{"rendered":"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-medium wp-image-4387\" title=\"Alfred Moisiu\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/alfred_moisiu-300x237.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"237\" \/><br \/>\n<em><strong>Intervista<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Ish-presidenti i Republik\u00ebs, Alfred Moisiu, \u00ebsht\u00eb mjaft i qart\u00eb n\u00eb propozimin e tij p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs n\u00eb vend. \u201cN\u00ebse politika nuk arrin dot t\u2019i zgjidh\u00eb problemet, at\u00ebher\u00eb ajo duhet t\u2019i drejtohet popullit\u201d, deklaroi Moisiu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr \u201cShqip\u201d. Ish-kreu i shtetit, i cili edhe pas mbylljes s\u00eb mandatit t\u00eb tij ka qen\u00eb aktiv n\u00eb zhvillimet e vendit, b\u00ebn thirrje p\u00ebr respektimin e Kushtetut\u00ebs nga t\u00eb gjith\u00eb. Nd\u00ebrkaq, z.Moisiu thekson se politika ka gjithnj\u00eb e m\u00eb pak respekt p\u00ebr institucionin e Presidentit&#8230;<\/em><\/p>\n<p><strong>Zoti President, koh\u00ebt e fundit ka nisur hapur fenomeni i l\u00ebvizjes s\u00eb deputet\u00ebve, madje ka dhe akuza p\u00ebr hapje \u201ctender\u00ebsh\u201d. N\u00eb \u00e7\u2019k\u00ebndv\u00ebshtrim duhet par\u00eb ky fenomen dhe ku pritet t\u00eb na \u00e7oj\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mua m\u00eb duket se ky fenomen, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur te ne, tani ka marr\u00eb disa p\u00ebrmasa t\u00eb cilat mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb edhe n\u00eb pasoja t\u00eb thellimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kriz\u00ebs politike. Kjo tregon q\u00eb kriza jon\u00eb ka arritur kulmin e saj dhe se k\u00ebto fenomene jan\u00eb pik\u00ebrisht prodhim i k\u00ebsaj krize kulminante t\u00eb politik\u00ebs shqiptare. E them k\u00ebt\u00eb pasi nuk ka arsye tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb q\u00eb deputet\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb kalojn\u00eb sa n\u00eb nj\u00ebrin krah te tjetri. N\u00ebse politika jon\u00eb do t\u00eb funksiononte normalisht, ashtu sikurse n\u00eb t\u00eb gjitha vendet demokratike, nuk kishte pse t\u00eb ndodhnin fenomene t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Dhe kur kriza arrin disa maja, t\u00eb cilat japin edhe prodhime t\u00eb tilla si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm, un\u00eb gjykoj se duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb rrug\u00ebzgjidhje urgjente. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mendoj se rrug\u00ebzgjidhja do t\u00eb ishte q\u00eb politika t\u2019i drejtohet popullit, t\u2019i jap\u00eb mund\u00ebsi atij t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e tij. Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb sikurse \u00ebsht\u00eb kjo aktualja, kur shteti nuk funksionon n\u00eb rregull, kur jeta parlamentare pothuajse \u00ebsht\u00eb bllokuar, kur asnj\u00ebra pal\u00eb nuk mendon t\u00eb hap\u00eb rrug\u00eb, kur nga nj\u00ebri krah te tjetri kalohet leht\u00ebsisht, kur d\u00ebgjohen akuza t\u00eb nd\u00ebrsjella t\u00eb paimagjinueshme, tregon q\u00eb politikan\u00ebt kan\u00eb humbur besimin e nj\u00ebri-tjetrit. Por kjo nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb thot\u00eb se politika \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga populli, nga interesat, nga hallet, nga mendimet e tij dhe n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb normalisht, detyrimisht del nevoja q\u00eb politika t\u00eb ballafaqohet me popullin n\u00eb kutit\u00eb e votimit.<\/p>\n<p><strong>Ky ballafaqim mund t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb parakohshme?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar, e cila nga dita n\u00eb dit\u00eb po mahiset, kur \u00e7do dit\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pad\u00ebgjuara dhe q\u00eb m\u00eb par\u00eb as nuk i shkonim dot n\u00ebp\u00ebr mend, n\u00eb k\u00ebto kushte zgjedhjet e parakohshme do t\u00eb ishin zgjidhja m\u00eb e drejt\u00eb dhe m\u00eb e arsyeshme. T\u00eb shkosh n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e madhe, por edhe nuk \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs. Vet\u00ebm ne shqiptar\u00ebt, nuk e di pse, trembemi nga zgjedhjet e parakohshme, megjith\u00ebse edhe ne i kemi pasur ato n\u00eb 1992, nj\u00eb vit pasi b\u00ebm\u00eb zgjedhjet parlamentare n\u00eb 1991. Po t\u00eb shikosh, jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, por edhe n\u00eb rajon, vihen re raste t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. K\u00ebshtu Greqia ka b\u00ebr\u00eb disa t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Karamalis, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb pushtet, b\u00ebri dy zgjedhje t\u00eb parakohshme, po k\u00ebshtu zgjedhje t\u00eb parakohshme kan\u00eb ndodhur n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Serbi dhe kudo. Nuk e di pse te ne \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb tabu, sikur kush e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb. Zgjedhjet e parakohshme jan\u00eb zgjedhje si gjith\u00eb t\u00eb tjerat, t\u00eb cilat zhvillohen para kohe p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb caktuara, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb humbja e besimit mes politik\u00ebs, humbja e kohezionit mes politik\u00ebs dhe qytetar\u00ebve dhe n\u00eb k\u00ebto kushte vet\u00ebm kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e drejt\u00eb dhe m\u00eb efikase.<\/p>\n<p>Nuk mundet t\u00eb pritet deri sa t\u00eb vij\u00eb 2013-ta p\u00ebr t\u00eb kryer zgjedhjet e ardhshme, kur p\u00ebrdit\u00eb shohim veprime q\u00eb tregojn\u00eb se shteti nuk po funksionon, kur Kushtetuta shkelet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, kur institucionet e pavarura po shnd\u00ebrrohen n\u00eb t\u00eb varura, kur b\u00ebhen p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb ridimensionuar rolin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs e t\u00eb tjera fenomene jo normale dhe jo demokratike, kur shohim q\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ndarja e pushteteve \u00ebsht\u00eb cenuar r\u00ebnd\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb hidhet nj\u00eb hap i till\u00eb dhe nuk ka pse t\u00eb ngurojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb kontekstin shqiptar, a nuk do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb zgjedhjet e parakohshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb mbaheshin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb me zgjedhjet lokale, nga t\u00eb cilat na ndajn\u00eb vet\u00ebm pak muaj?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mund ta vendosin dhe ta caktojn\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb. Personalisht mendoj se nuk ka asnj\u00eb t\u00eb keqe, edhe mund t\u2019i b\u00ebjm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nga ana tjet\u00ebr, opozita ka theksuar se do t\u00eb rinis\u00eb protestat. Si e shikoni k\u00ebt\u00eb zhvillim dhe a pritet ta p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn politike n\u00eb vend?<\/strong><\/p>\n<p>Problemi i protestave \u00ebsht\u00eb i lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e transparenc\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2009. Ka nj\u00eb vit e gjysm\u00eb q\u00eb politika shqiptare po p\u00ebrballet me akuza dhe me kund\u00ebrakuza, por puna ka mbetur n\u00eb vend. Un\u00eb gjykoj q\u00eb transparenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri, aq m\u00eb tep\u00ebr kur lindin hije mosbesimi, dhe nuk e kuptoj pse kjo pun\u00eb u trash kaq shum\u00eb sa t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e komisionit t\u00eb hetimit t\u00eb zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb kakofoni e v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00ebher\u00eb thuhet t\u00eb krijohet komisioni, nj\u00ebher\u00eb jo, nuk po merret vesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i nj\u00ebr\u00ebs apo tjetr\u00ebs pal\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse komisioni europian dhe institucionet e tjera m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb jan\u00eb shprehur q\u00eb kjo kriz\u00eb duhet zgjidhur, edhe k\u00ebtu politika po spekulon, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje disa shprehje t\u00eb shk\u00ebputura, pa vler\u00ebsuar seriozisht gjith\u00eb problemin. \u00c7ar\u00eb duhet t\u00eb presim, q\u00eb t\u00eb na thon\u00eb t\u00eb huajt se \u00e7do dhe si duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, k\u00ebt\u00eb nuk duhet ta lejojm\u00eb?! Ne jemi nj\u00eb shtet i pavarur dhe ata e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre, tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duhet q\u00eb ta zgjidhim vet\u00eb. Madje un\u00eb do ta quaja ofendim t\u00eb na ulin t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb tavolin\u00eb dhe t\u00eb na thon\u00eb q\u00eb transparenc\u00ebn b\u00ebjeni k\u00ebshtu e b\u00ebjeni ashtu.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se me protesta, pa protesta, problemi i transparenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem jetik, i cili duhet zgjidhur, pasi vota e lir\u00eb dhe e ndershme \u00ebsht\u00eb baz\u00eb e demokracis\u00eb. N\u00ebse un\u00eb si qytetar e hedh vot\u00ebn dhe nuk e di se ku shkon ajo, dhe n\u00ebse politika krijon iluzione t\u00eb tilla q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb qytetarin t\u00eb mendoj\u00eb se po mashtrohet, at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi dhe na b\u00ebn q\u00eb t\u00eb humbasim besimin dhe durimin mbi k\u00ebt\u00eb lloj politike. Qytetari ndikon te politika dhe nd\u00ebrton t\u00eb ardhmen e tij me an\u00eb t\u00eb vot\u00ebs q\u00eb hedh, bazuar n\u00eb programin q\u00eb paraqesin forcat politike p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr gjykoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb transparenc\u00ebn dhe puna duhet t\u00eb filloj\u00eb urgjentisht me ngritjen e komisionit hetimor.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb tregonte seriozitet dhe p\u00ebrkushtim real p\u00ebr t\u00eb ndrequr situat\u00ebn e krijuar. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sa i p\u00ebrket hapjes s\u00eb kutive, me koh\u00eb jam shprehur q\u00eb fillimisht t\u00eb filloj\u00eb pun\u00ebn komisioni, nd\u00ebrsa aty ku do t\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb thelluar hetimin mund t\u00eb hapen kutit\u00eb e nevojshme. Un\u00eb nuk kuptoj se, kur thuhet le t\u00eb shqyrtohen materialet zgjedhore, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb jan\u00eb flet\u00ebt e votimit, a nuk jan\u00eb edhe ato materiale zgjedhore? K\u00ebtu i bie t\u00eb shpikim terma t\u00eb reja. Un\u00eb gjykoj se secila parti ka taktik\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb ndjekur, por ne duhet t\u00eb bindim nj\u00ebri-tjetrin se nj\u00eb gj\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. Kur me fjal\u00eb nuk e bindim dot, me ligje s\u2019e bindim dot, at\u00ebher\u00eb e vetmja rrug\u00eb q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb politika t\u00eb ballafaqohet me votuesit. T\u00eb mos harrojm\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment se p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb po ndodhin, ne shqiptar\u00ebt do t\u00eb paguajm\u00eb, por gjykoj q\u00eb nd\u00ebshkimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet ta marr\u00eb politika, p\u00ebr sjelljen e saj t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p><strong>Si i komentoni akuzat p\u00ebr korrupsion, ku n\u00eb p\u00ebrzierjen e aferave korruptive nga politikan\u00ebt kemi d\u00ebgjuar akuza skandaloze? Si do t\u00eb vepronit po t\u00eb ishit ju President n\u00eb kushtet e akuzave t\u00eb tilla?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje hipotetike dhe nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb etik\u00ebn time t\u00eb diskutoj pasardh\u00ebsit. Por mund t\u00eb them se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi politika shqiptare, koh\u00ebt e fundit po tregon shum\u00eb pak respekt p\u00ebr Institucionin e Presidentit. Nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb interpretimin e demokracis\u00eb, por edhe injorim i Kushtetut\u00ebs, e cila parashikon ndarjen dhe balanc\u00ebn e pushteteve. Ne v\u00ebrtet jemi republik\u00eb parlamentare dhe ligjv\u00ebn\u00ebsi prodhon t\u00eb gjitha institucionet, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb k\u00ebto institucione pasi dalin nga Parlamenti duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb Parlamenti. Ato veprojn\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb interesave komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ku \u00e7far\u00eb nuk po d\u00ebgjojm\u00eb, prokuroria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj me integritet, ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mb\u00ebshtetje dhe inkurajim t\u00eb fort\u00eb q\u00eb t\u00eb mos trembet. Un\u00eb kam shum\u00eb respekt p\u00ebr prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb, sepse i njoh nga ana profesionale dhe jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe t\u00eb vendosur, por k\u00ebtu te ne jan\u00eb krijuar disa kushte q\u00eb edhe njer\u00ebz me kuraj\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00eb nganj\u00ebher\u00eb vihen para dilemave n\u00ebse duhet ta hedhin apo jo nj\u00eb hap p\u00ebrpara. Pra prokuroria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjithanshme nga populli, nga inteligjenca, nga politika dhe sigurisht edhe nga Institucioni i Presidentit.<\/p>\n<p><strong>Po k\u00ebshtu mes LSI-s\u00eb, partis\u00eb kryesore aleate t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb qeverisje, ka nisur p\u00ebr\u00e7arja si rezultat i shkarkimit nga posti ministror i Dritan Priftit. Si ndikon kjo situat\u00eb p\u00ebr koalicionin qeveris\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Te ne \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh parashikime, sepse p\u00ebrdit\u00eb po ndodhin gj\u00ebra q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u2019i marr\u00ebsh me mend. Sepse p\u00ebr fat t\u00eb keq politikan\u00ebt tan\u00eb m\u00eb shum\u00eb shikojn\u00eb interesat vetjake, klanore, partiake, sesa interesat e vendit. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb e rregullon nj\u00eb votim i ri. Do t\u2019i b\u00ebja thirrje politik\u00ebs shqiptare q\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb popull, boll ka menduar vet\u00ebm p\u00ebr vete!<\/p>\n<p><strong>Si e gjykoni m\u00ebnyr\u00ebn se si mazhoranca n\u00eb Parlament po gjykon dekretet e Presidentit p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe asaj Kushtetuese?<\/strong><\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt q\u00eb Kushtetuta ka tre kategori trajtimi p\u00ebr dekretet e Presidentit n\u00eb raport me Parlamentin, e para miratim, e dyta p\u00eblqim dhe e treta shqyrtim. P\u00ebr shembull, p\u00ebr Kryetarin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, t\u00eb cilin Presidenti e propozon dhe e miraton Parlamenti. Por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, at\u00ebher\u00eb Presidenti em\u00ebron dhe Parlamenti jep p\u00eblqimin. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr lloj raporti midis Parlamentit dhe Presidentit. Nd\u00ebrsa kur Presidenti kthen ligje n\u00eb Parlament, at\u00ebher\u00eb Kuvendi shqyrton pretendimet e Presidentit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb hartuar Kushtetut\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e kan\u00eb njohur gjuh\u00ebn shqipe dhe i kan\u00eb vendosur fjal\u00ebt rast\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Secili rast i dekreteve t\u00eb Presidentit gjykoj se k\u00ebrkon trajtim t\u00eb ndrysh\u00ebm, pasi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pesh\u00ebn specifike q\u00eb ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00ebra pal\u00eb kundrejt pal\u00ebs tjet\u00ebr, p\u00ebr marrjen e vendimin p\u00ebrfundimtar. Un\u00eb mendoj se mazhoranca po i gjykon politikisht dekretet e Presidentit p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe at\u00eb Kushtetuese dhe kjo nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Ata duhet t\u00eb gjykohen mbi p\u00ebrvoj\u00ebn dhe performanc\u00ebn profesionale dhe jo me pik\u00ebsynimin q\u00eb n\u00eb k\u00ebto gjykata t\u00eb d\u00ebrgohen njer\u00ebz q\u00eb mendohet se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb na \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb k\u00ebtyre gjykatave p\u00ebr sa i p\u00ebrket q\u00ebllimit t\u00eb tyre, ato indirekt do t\u00eb politizoheshin dhe do t\u00eb deformohej pavar\u00ebsia e tyre q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kushtetuese q\u00eb na obligon t\u00eb zgjedhim njer\u00ebz t\u00eb aft\u00eb profesionalisht dhe jo vasal\u00eb t\u00eb politik\u00ebs. N\u00eb Parlament p\u00ebrvoja e koh\u00ebve t\u00eb fundit po e thellon tendenc\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb p\u00eblqimit m\u00eb shum\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi politik, sesa profesional. Rasti i rr\u00ebzimit nga Parlamenti t\u00eb nj\u00eb gjyqtari, i cili kishte sh\u00ebrbyer n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut p\u00ebr tet\u00eb vjet, \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrfytyruesh\u00ebm dhe nuk mund t\u00eb shpjegohet ndryshe nga sa thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervista Ish-presidenti i Republik\u00ebs, Alfred Moisiu, \u00ebsht\u00eb mjaft i qart\u00eb n\u00eb propozimin e tij p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs n\u00eb vend. \u201cN\u00ebse politika nuk arrin dot t\u2019i zgjidh\u00eb problemet, at\u00ebher\u00eb ajo duhet t\u2019i drejtohet popullit\u201d, deklaroi Moisiu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr \u201cShqip\u201d. Ish-kreu i shtetit, i cili edhe pas mbylljes s\u00eb mandatit t\u00eb tij ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4386","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervista Ish-presidenti i Republik\u00ebs, Alfred Moisiu, \u00ebsht\u00eb mjaft i qart\u00eb n\u00eb propozimin e tij p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs n\u00eb vend. \u201cN\u00ebse politika nuk arrin dot t\u2019i zgjidh\u00eb problemet, at\u00ebher\u00eb ajo duhet t\u2019i drejtohet popullit\u201d, deklaroi Moisiu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr \u201cShqip\u201d. Ish-kreu i shtetit, i cili edhe pas mbylljes s\u00eb mandatit t\u00eb tij ka [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-21T08:06:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/alfred_moisiu-300x237.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme\",\"datePublished\":\"2010-10-21T08:06:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\"},\"wordCount\":2314,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/alfred_moisiu-300x237.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\",\"name\":\"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/alfred_moisiu-300x237.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-21T08:06:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/alfred_moisiu-300x237.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/alfred_moisiu-300x237.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervista Ish-presidenti i Republik\u00ebs, Alfred Moisiu, \u00ebsht\u00eb mjaft i qart\u00eb n\u00eb propozimin e tij p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs n\u00eb vend. \u201cN\u00ebse politika nuk arrin dot t\u2019i zgjidh\u00eb problemet, at\u00ebher\u00eb ajo duhet t\u2019i drejtohet popullit\u201d, deklaroi Moisiu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr \u201cShqip\u201d. Ish-kreu i shtetit, i cili edhe pas mbylljes s\u00eb mandatit t\u00eb tij ka [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-21T08:06:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/alfred_moisiu-300x237.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme","datePublished":"2010-10-21T08:06:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/"},"wordCount":2314,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/alfred_moisiu-300x237.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/","name":"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/alfred_moisiu-300x237.jpg","datePublished":"2010-10-21T08:06:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/alfred_moisiu-300x237.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/alfred_moisiu-300x237.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/moisiu-nuk-duhet-te-pritet-2013-ta-por-zgjedhje-te-parakohshme\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Moisiu: Nuk duhet t\u00eb pritet 2013-ta por zgjedhje t\u00eb parakohshme"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4386"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4386\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}