{"id":4378,"date":"2013-08-15T22:17:40","date_gmt":"2013-08-15T21:17:40","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4378"},"modified":"2013-08-15T22:17:40","modified_gmt":"2013-08-15T21:17:40","slug":"pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/","title":{"rendered":"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Nina Sabolik<\/strong>*, <em>15 Gusht 2013<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb duhet ta urrej Ismail Kadaren\u00eb. Duhet ta urrej sepse jam maqedonase, kurse ai \u00ebsht\u00eb shqiptar, nd\u00ebrsa dy popujt tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb armiq p\u00ebr shekuj me radh\u00eb dhe kan\u00eb luftuar mes tyre jo m\u00eb larg se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Duhet ta urrej sepse n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb qendrave nd\u00ebrkomb\u00ebtare PEN, n\u00eb Bled t\u00eb Sllovenis\u00eb, ai ishte i vetmi q\u00eb refuzoi t\u00eb n\u00ebnshkruante nj\u00eb peticion q\u00eb k\u00ebrkonte njohjen e Maqedonis\u00eb me emrin e saj kushtetues, peticion q\u00eb u n\u00ebnshkrua nga t\u00eb gjith\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb shkrimtar\u00ebt an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PEN-it, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt edhe pes\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb. Duhet ta urrej Ismail Kadaren\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb e dukshme q\u00eb ai ka bashk\u00ebpunuar me regjimin e Enver Hoxh\u00ebs, dhe nuk protestoi aq sa duhej kund\u00ebr mizorive t\u00eb komunizmit, mizori shum\u00eb t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Jugosllavis\u00eb komuniste, t\u00eb cilat kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pasoja t\u00eb pashlyeshme edhe n\u00eb familjen time p\u00ebr m\u00eb shume se tre breza. E megjithat\u00eb, pasi kam lexuar romanet dhe shkrimet e tij, jo vet\u00ebm q\u00eb un\u00eb nuk e urrej\u00eb at\u00eb, por dua q\u00eb ta shpall si kandidat p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013. M\u00eb lejoni t\u00eb shpjegohem se pse.<\/p>\n<p>Kadare ka lindur n\u00eb vitin 1936 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, nj\u00eb qytez\u00eb e vog\u00ebl si n\u00eb p\u00ebrralla, diku mes maleve t\u00eb jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ka sh\u00ebrbyer si mjedisi ku zhvillohen ngjarjet e disa prej romaneve t\u00eb tij, p\u00ebrfshir\u00eb romanin \u201cK\u00ebshtjella\u201d (1970) (Angl. The Siege, 2008). Kjo qytez\u00eb ka edhe fam\u00ebn unike dhe ironike e t\u00eb qenit vendlindja e Enver Hoxh\u00ebs, diktatori q\u00eb sundoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kadare ishte gjithashtu pjes\u00ebtar i kuvendit popullor komunist p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, para se m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebrkonte azil politik n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb vitin 1990-pes\u00eb vjet pas vdekjes s\u00eb Hoxh\u00ebs dhe n\u00eb prag t\u00eb shk\u00ebrmoqjes s\u00eb komunizmit n\u00eb 1991. Ai ishte kryetari i nj\u00eb organizate kulturore q\u00eb mbik\u00ebqyrej vazhdimisht prej Nexhmije Hoxh\u00ebs, t\u00eb shoqes dhe krahut t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb diktatorit. Ai madje botoi romanin \u201cDimri i madh\u201d (1977) nj\u00eb glorifikim i vendimit udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Hoxh\u00ebs p\u00ebr shk\u00ebputjen e Shqip\u00ebris\u00eb nga Rusia staliniste n\u00eb vitin 1961.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, disa prej librave t\u00eb tij u ndaluan gjat\u00eb tridhjet\u00eb viteve q\u00eb ai jetoi si shkrimtar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste. Nd\u00ebr to renditet edhe romani q\u00eb mendohet si m\u00eb i miri i tij, \u201cN\u00ebpun\u00ebsi i pallatit t\u00eb \u00ebndrrave\u201d (1981; Angl. The Palace of Dreams, 1990), i cili heq nj\u00eb paralele t\u00eb dukshme mes regjimit t\u00eb Hoxh\u00ebs dhe nj\u00eb vendi t\u00eb trilluar ku \u00ebndrrat shqyrtohen p\u00ebr t\u00eb gjetur tek to shenja t\u00eb disidenc\u00ebs politike. Prap\u00ebseprap\u00eb, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb mendimit t\u00eb tij t\u00eb lir\u00eb, Kadare jo vet\u00ebm mbijetoi, por shk\u00eblqeu si shkrimtar n\u00eb nj\u00eb vend ku shkrimtar\u00ebt zakonisht merrnin rrug\u00ebn e ekzilit, burgoseshin ose ekzekutoheshin p\u00ebr sulme shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla ideologjike.<\/p>\n<p>Me qen\u00eb shkrimtar n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pak a shum\u00eb si me qen\u00eb kronikani i romanit \u201cK\u00ebshtjella\u201d, roman i cili sikurse disidenca e Kadares\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb alegori t\u00eb alegoris\u00eb. N\u00eb thelbin e vet, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb kritik\u00eb e komunizmit, por edhe nj\u00eb refleksion mbi relativitetin kulturor t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim historik. Nj\u00eblloj si n\u00eb fabul\u00ebn e romanit \u201cK\u00ebshtjella\u201d dhe po k\u00ebshtu-nj\u00eblloj sikur ka ndodhur n\u00eb familjen time, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn komunist\u00eb t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr, pjes\u00eb e klas\u00ebs pun\u00ebtore, socialist\u00eb liberal pjes\u00eb e borgjezis\u00eb, dhe antikomunist\u00eb konservator\u00eb p\u00ebrziheshin dhe lidhin martesa mes tyre-jeta politike e Kadares\u00eb nuk shp\u00ebrfaq nj\u00eb kufi t\u00eb qart\u00eb mes komunist\u00ebve \u201ct\u00eb k\u00ebqij\u201d dhe disident\u00ebve \u201ct\u00eb mir\u00eb\u201d. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, n\u00eb proz\u00ebn e tij letrare, Kadare p\u00ebrdor thjerr\u00ebzat e historis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shenjuar natyr\u00ebn e nd\u00ebrlikuar t\u00eb kund\u00ebrshtimit politik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Kronikani i \u201cK\u00ebshtjell\u00ebs\u201d, nj\u00eb oportunist politik, p\u00ebr shembull, rr\u00ebfen historin\u00eb e p\u00ebrplasjes mes ushtris\u00eb otomane dhe armikut shqiptar, histori e cila shnd\u00ebrrohet nga ana tjet\u00ebr prej kritik\u00ebve bashk\u00ebkohor\u00eb n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr p\u00ebrplasjen midis komunist\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tyre. \u201cK\u00ebshtjella\u201d, sikurse disidenca e Kadares\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alegori e alegoris\u00eb. N\u00eb thelb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm nj\u00eb kritik\u00eb ndaj komunizmit, porse nj\u00eb refleksion mbi relativitetin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit historik n\u00eb nj\u00eb ushtri t\u00eb madhe t\u00eb Lindjes n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Otomane.<\/p>\n<p>Portretizimi q\u00eb i b\u00ebn Kadare Tursun Pash\u00ebs, komandantit t\u00eb ushtris\u00eb otomane tek \u201cK\u00ebshtjella\u201d, portret simbolik i Enver Hoxh\u00ebs dhe diktator\u00ebve ushtarak\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. \u201cNata ishte shtatz\u00ebn\u00eb dhe ai ishte n\u00eb barkun e saj, krejt i vet\u00ebm\u201d \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr shembull, m\u00ebnyra se si kronikani p\u00ebrshkruan gjendjen shpirt\u00ebrore t\u00eb Pashait n\u00eb prag t\u00eb rrethimit. Nj\u00eb personazh shum\u00ebshtresor n\u00eb muzg t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet, i shqet\u00ebsuar p\u00ebr tat\u00ebpjet\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb karriera e tij ushtarake, Tursun Pasha ndihet i shtypur pesh\u00ebs se detyr\u00ebs vetjake dhe qytet\u00ebrimit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai synon ta p\u00ebrmbush. N\u00eb barkun e m\u00ebdyshjeve t\u00eb tij, ai p\u00ebrballet me vler\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb kaluar si sh\u00ebrb\u00ebtor dhe shestues i nj\u00eb perandorie rishtare dhe mizore. N\u00eb fund t\u00eb vrojtimit t\u00eb tij sogjetar, qielli i p\u00ebrflakur q\u00eb shfaqet kah Lindja \u00ebsht\u00eb ogur i nj\u00eb rrethimi t\u00eb p\u00ebrgjakt\u00eb, dhe vdekja e tij \u00ebsht\u00eb i vetmi \u00e7lirim prej kufijve t\u00eb perandoris\u00eb . K\u00ebsisoj, \u201cbarku i err\u00ebt i nat\u00ebs\u201d luan funksione t\u00eb shum\u00ebfishta simbolike-ai \u00ebsht\u00eb rravgimi i brendsh\u00ebm i nj\u00eb njeriu q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb prej pesh\u00ebs shtyp\u00ebse t\u00eb historis\u00eb, zgjedh\u00ebs s\u00eb nj\u00eb perandorie gjigande e cila shtrihet n\u00eb drejtim t\u00eb per\u00ebndimit, dhe, kjo n\u00ebnkupton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pagabueshme, perandorin\u00eb komuniste t\u00eb Stalinit. Vetvrasja e Tursun Pash\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb rrethimit thekson kuptimin e nj\u00ebmendt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj metafore, vdekjen e tij e cila kthehet n\u00eb \u201cnj\u00eb lloj vendi t\u00eb askundgjetsh\u00ebm, i cili \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb pushtetit t\u00eb ligjit, jasht\u00eb bot\u00ebs dhe Perandoris\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb element tjet\u00ebr i kritik\u00ebs s\u00eb Kadares\u00eb ndaj regjimit t\u00eb Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb sulmi i tij ndaj ides\u00eb s\u00eb \u00e7komb\u00ebtarizimit, e cila tek \u201cK\u00ebshtjella\u201d e ka zanafill\u00ebn tek Padishahu, ose me nj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr Sulltani, ide e cila ishte kaq e parap\u00eblqyer n\u00eb perandorin\u00eb m\u00eb t\u00eb von\u00eb komuniste. \u201cPadishahu i Madh\u00ebrish\u00ebm\u201d na rr\u00ebfen kryemjeshtri \u201cka caktuar t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb k\u00ebsaj natyre. Ata t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb ustallar\u00eb t\u00eb \u00e7komb\u00ebtarizimit\u2026 ustallar\u00eb n\u00eb kalbjen dhe g\u00ebrryerjen e kombeve.\u201d K\u00ebta \u201czanat\u00e7inj\u201d kryejn\u00eb \u201crr\u00ebnimin e kombeve p\u00ebrs\u00ebbrendshmi, rr\u00ebnim q\u00eb ka si pik\u00ebnisje dh\u00ebnien e ofiqeve t\u00eb larta, eh, bash k\u00ebshtu, kjo \u00ebsht\u00eb e keqja q\u00eb mund t\u2019i ul [kaur\u00ebt] n\u00eb gjunj\u00eb.\u201d Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb ideologjia shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se lufta ajo q\u00eb mund t\u00eb thyej nj\u00eb komb: \u201cNuk mund ta quash nj\u00eb komb t\u00eb pushtuar derisa t\u00eb kesh pushtuar shpirtin e tij.\u201d Nj\u00ebsoj si komunizmi, i cili lindi e u p\u00ebrhap prej revolucioneve t\u00eb p\u00ebrgjakshme, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshtuar m\u00eb pas, ushtria otomane nuk i thyen dot luft\u00ebtar\u00ebt atdhembrojt\u00ebs shqiptar\u00eb vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb forc\u00ebs; jan\u00eb mendjet dhe zemrat e njer\u00ebzve ato q\u00eb jan\u00eb k\u00ebshtjellat e nj\u00ebmendta t\u00eb nj\u00eb kombi.<\/p>\n<p>Kadare i kthehet k\u00ebsaj teme n\u00eb romanin e tij m\u00eb t\u00eb fundit \u201cAksidenti\u201d (2010; angl. The Accident), n\u00eb t\u00eb cilin gjurmohet ndikimi zvet\u00ebnues i vlerave t\u00eb shformuara per\u00ebndimore n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore post-komuniste. Tek romani \u201cAksidenti\u201d, megjithat\u00eb, armiku nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diktator komunist, por m\u00ebsymja ideologjike e vlerave t\u00eb pam\u00ebdyshta per\u00ebndimore, t\u00eb cilat, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb, kan\u00eb shprishur thelbin moral t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb post-komuniste.\u201d Ndryshe nga autor\u00ebt disident\u00eb t\u00eb regjimeve t\u00eb ndryshme diktatoriale, Kadare nuk sheh drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit t\u00eb historis\u00eb. Nuk ka shp\u00ebtim prej ciklit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb konfliktit dhe pajtimit. Lufta vazhdon, n\u00eb m\u00ebnyra shum\u00eb t\u00eb ndryshme. Nuk ka kurrfar\u00eb shp\u00ebtimi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit, dhe as n\u00eb pararoj\u00ebn e nj\u00eb revolucioni t\u00eb fis\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, rrethanat e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Kadares\u00eb i sfidojn\u00eb ato t\u00eb Josif Brodskit se ekzili, qoft\u00eb ai fizik apo mendor, \u00ebsht\u00eb i vetmi reagim i arsyesh\u00ebm ndaj nj\u00eb regjimi shtyp\u00ebs. P\u00ebr Kadaren\u00eb, m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u2019i rezistuar nj\u00eb diktature, qoft\u00eb ajo komuniste, koloniale, apo neokoloniale, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta luftosh at\u00eb, s\u00ebrish e s\u00ebrish pa pushim, nga brenda, q\u00eb nga thell\u00ebsit\u00eb e shpirtit q\u00eb e mban gjall\u00eb. Ekzili n\u00ebnkupton nj\u00eb besim naiv n\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb morale t\u00eb nj\u00eb pale ndaj nj\u00eb pale tjet\u00ebr. Dhe k\u00ebtu gjen shpjegim kund\u00ebrshtimi i Kadares\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar peticionin e delegacionit maqedonas p\u00ebr t\u00eb njohur emrin e Maqedonis\u00eb-si nj\u00eb gjest politik, peticione t\u00eb tilla k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme q\u00eb t\u00eb pozicionohesh n\u00eb nj\u00eb an\u00eb: \u201cOse jeni me ne, ose jeni me [ta],\u201d sikurse thoshte Xhorxh Bushi. Roli i nj\u00eb shkrimtari nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb zgjedh nj\u00ebr\u00ebn prej kaheve ideologjike q\u00eb p\u00ebrplasen, t\u2019u sh\u00ebrbej interesave t\u00eb nj\u00ebrit apo tjetrit kah, por t\u00eb angazhohet nj\u00eb nyj\u00ebtimin e nj\u00eb kritike t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb gjithanshme t\u00eb secil\u00ebs sosh, dhe m\u00eb s\u00eb mbrami, t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen ton\u00eb kah ajo q\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb kemi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt-humaniteti yn\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha v\u00ebrejtjet kryesore ndaj kandidimit t\u00eb Kadares\u00eb p\u00ebr \u00c7mimin Nobel e kan\u00eb zanafill\u00ebn tek i nj\u00ebjti burim: paaft\u00ebsia e receptuesve per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb hedhur pas krah\u00ebve provincializmin e tyre kulturor dhe p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar nj\u00eb shkrimtar i cili nuk i p\u00ebrshtatet stereotipit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore, q\u00eb James English e p\u00ebrshkruan si nj\u00eb m\u00e9lange shum\u00eb-kulturore me arom\u00eb lokale. M\u00eb e para nd\u00ebr k\u00ebto v\u00ebrejtje, \u00ebsht\u00eb ideja q\u00eb Kadare n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre nuk ishte disident aq sa duhej dhe bashk\u00ebpunoi me regjimin e Hoxh\u00ebs, ide e cila buron prej nj\u00eb klisheje tipike per\u00ebndimore p\u00ebr disident\u00ebt anti-komunist si personalitetete t\u00eb shquara t\u00eb tipit Solzhenicin q\u00eb botojn\u00eb vepr\u00ebn e tyre disidente n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, dhe m\u00eb pas emigrojn\u00eb n\u00eb per\u00ebndimin shk\u00eblqimplot\u00eb dhe t\u00eb lumtur-nj\u00eb version hollivudian ky p\u00ebr disidentin e Evrop\u00ebs Lindore. Kadare, nga ana tjet\u00ebr, i p\u00ebrket aradh\u00ebs s\u00eb t\u00eb padukshm\u00ebve q\u00eb i rezistuan regjimeve diktatoriale nga brenda, nj\u00eb sip\u00ebrmarrje shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb shkurajuese dhe heroike. Kadare mbijetoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dyzet vjet duke botuar romanet e tij t\u00eb pabujshme n\u00eb shpalljen e tyre disidente porse kryekrejet anti-komuniste dhe n\u00ebn hund\u00ebn e diktatorit stalinist Enver Hoxha. E vetmja gj\u00eb q\u00eb do t\u2019i jepte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmasat e nj\u00eb heroi Kadares\u00eb, do t\u00eb ishte vdekja prej persekutimit (nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb gjithmon\u00eb ekzistonte) dhe n\u00ebse do t\u00eb kishte botuar shkrimet e tij heretike duke i shpallur si t tilla mu n\u00eb vet\u00eb bot\u00ebn komuniste.<\/p>\n<p>V\u00ebrejtja e dyt\u00eb, q\u00eb lidhet thjesht me orakullin e shijes letrare, \u00ebsht\u00eb nyj\u00ebtuar prej kritikut t\u00eb gazet\u00ebs \u201cThe New Yorker\u201d James Wood, dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me romanin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Kadares\u00eb \u201cAksidenti\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin Wood m\u00ebton se \u201cka letrsi me tepri dhe shpesh \u00ebsht\u00eb i fuqish\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb deri diku tep\u00ebr letrar, andaj dhe fijet e alegoris\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb dukshme, me nj\u00eb dallueshm\u00ebri t\u00eb dhimbshme.\u201d Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb synimi i k\u00ebsaj eseje t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi analiz\u00ebn e k\u00ebtij romani, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga eseja e Wood-it se subjekti paraqet \u201cnj\u00eb alegori t\u00eb ngasjeve dhe vargonjve t\u00eb tiranis\u00eb s\u00eb re post-komuniste, liris\u00eb.\u201d Kadare ka guxuar t\u00eb sulmoj\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb ideologjis\u00eb imperiale per\u00ebndimore-lirin\u00eb. Ai pati kurajon t\u00eb tregonte se liria q\u00eb pasoi komunizmin nuk ishte nj\u00eb fund i lumtur, si\u00e7 e ka paraqitur shtypi per\u00ebndimor; n\u00eb fakt, ka gjas\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb jet\u00eb fund edhe m\u00eb i keq se vet\u00eb komunizmi. Shtypi per\u00ebndimor, q\u00eb e kishte problem t\u00eb l\u00ebvdonte virtytet e proz\u00ebs s\u00eb Kadares\u00eb nd\u00ebrsa ai minonte n\u00eb heshtje armikun e tyre ideologjik-dhe madje e kritikoi at\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb i heshtur se sa duhej, dhe tep\u00ebr i sofistikuar n\u00eb sulmet e tij-befas tani mendon se alegorit\u00eb e tij jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb dukshme dhe jo shum\u00eb t\u00eb sofistikuara. Del qart\u00eb n\u00eb kritik\u00ebn e Wood-it q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me p\u00ebrplasjen ideologjike se sa me merit\u00ebn letrare.<\/p>\n<p>V\u00ebrejtja e fundit, q\u00eb gjeti jehon\u00eb n\u00eb \u201cNew York Sun\u201d n\u00eb vitin 2005, ishte ideja se vepra e tij \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e hijedritshme dhe tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkthyer, vendi i tij \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr larg dhe me nam jo t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr audienc\u00ebn per\u00ebndimore madje edhe p\u00ebr ta kuptuar (e jo m\u00eb p\u00ebr ta vler\u00ebsuar)-buron nga i nj\u00ebjti egocentriz\u00ebm per\u00ebndimor q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta imagjinosh Kadaren\u00eb si nj\u00eb kritik shum\u00ebp\u00ebrmasor t\u00eb ideologjive konfliktuale. Temat e romaneve t\u00eb Kadares\u00eb-alegorit\u00eb e tij p\u00ebr perandorit\u00eb e vjetra dhe t\u00eb reja; \u00e7\u00ebshtja e historis\u00eb dhe kuptimit t\u00eb saj; besimi i tij i pabuj\u00eb dhe megjithat\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb q\u00ebndres\u00ebn e shpirtit njer\u00ebzor-t\u00eb gjitha k\u00ebto shkojn\u00eb p\u00ebrtej koh\u00ebs dhe kufijve. Konteksti i rr\u00ebfimeve t\u00eb tij nuk \u00ebsht\u00eb thjesht Shqip\u00ebria n\u00eb pika t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj, jemi ne-lexuesit, dhe bot\u00ebrat q\u00eb ne krijojm\u00eb n\u00eb mendjet dhe zemrat tona. Gjuha e tij, poetike dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkthyer me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrshk\u00ebnditjen e saj t\u00eb shk\u00eblqimt\u00eb, ruan fuqive e vet edhe pas p\u00ebrkthimit prej nj\u00eb gjuhe t\u00eb dyt\u00eb, si n\u00eb rastin e p\u00ebrkthimit t\u00eb romanit \u201cK\u00ebshtjella\u201d (Angl. The Siege), roman q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn angleze nga fr\u00ebngjishtja, dhe jo prej gjuh\u00ebs origjinale, gjuh\u00eb shqipe. T\u00eb lexuarit e let\u00ebrsis\u00eb, sikurse kontakti me dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ti, k\u00ebrkon gjithher\u00eb nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrpjekjeje intelektuale p\u00ebr t\u00eb mos e braktisur nj\u00eb shkrimtar vet\u00ebm e vet\u00ebm se ai \u00ebsht\u00eb i huaj, \u00e7ka do t\u00eb ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb akt dembelizmi porse po ashtu nj\u00eb humbje p\u00ebr ne si dhe qenie dhe bashk\u00ebsi njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, q\u00eb t\u00eb kthehemi tek \u00e7mimet Nobel, k\u00ebta Oskar\u00eb t\u00eb bot\u00ebs letrare, \u00e7far\u00eb kuptimi ka p\u00ebr to idealizmi apo \u201cnj\u00eb vep\u00ebr letrare me kah idealist\u201d sot? Idealist\u00ebt nuk jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb t\u00eb fildisht\u00eb, q\u00eb hedhin syt\u00eb \u00e7\u2019prej dritares s\u00eb tyre t\u00eb ngusht\u00eb drejt nj\u00eb qielli t\u00eb stolisur me gjethe palme, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfytyruar nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb qet\u00eb, n\u00eb paqe dhe t\u00eb lumtur. Idealist\u00ebt jan\u00eb shpesh kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs dhe nganj\u00ebher\u00eb krejt\u00ebsisht p\u00ebr\u00e7mues. P\u00ebr ta, nj\u00eb qiell i stolisur me gjethe palme ka m\u00eb shum\u00eb gjas\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb vezullimin dhe zbehtanin\u00eb e ngjyrave teknologjike t\u00eb kultur\u00ebs bashk\u00ebkohore pop se sa nj\u00eb oaz t\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb s\u00eb ardhmes. P\u00ebr Kadaren\u00eb, t\u00eb vazhdonte t\u00eb shkruante kritika t\u00eb err\u00ebta porse t\u00eb sigurta p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb komuniste tashm\u00eb t\u00eb per\u00ebnduar do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e lehta rrug\u00eb; ai do ta kishte \u00e7imentuar autoritetin e tij si shkrimtar i madh i Evrop\u00ebs Lindore q\u00eb ka kritikuar komunist\u00ebt e ligj. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai zgjodhi rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb parehatshme, si p\u00ebr t\u00eb edhe p\u00ebr ne; zgjodhi t\u00eb ngrej\u00eb pyetje m\u00eb shum\u00eb se sa t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr to; pyetje q\u00eb nuk gjejn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb t\u00eb tashmen, dhe ndoshta, nuk do t\u00eb gjejn\u00eb p\u00ebrgjigje asnj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ky \u00ebsht\u00eb idealiz\u00ebm. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse ai duhet t\u00eb fitoj\u00eb \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Shkrimi ne origjinal ne adresen:<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.worldliteraturetoday.org\/why-ismail-kadare-should-win-2013-nobel-prize-literature#.Ug0PlG34uMg\">http:\/\/www.worldliteraturetoday.org\/why-ismail-kadare-should-win-2013-nobel-prize-literature#.Ug0PlG34uMg<\/a><\/p>\n<p><strong>Referencat<\/strong><\/p>\n<p>-English, James. The Economy of Prestige: Prizes, Awards, and the Circulation of Cultural Value. Cambridge: Harvard University Press, 2005.<br \/>\n-Kadare, Ismail. The Siege. New York: Canongate, 2008.<br \/>\n-Kirsh, Adam. \u201cMystery of Man: Just Who Is Ismail Kadare?\u201d New York Sun, June 27, 2005.<br \/>\n-Wood, James. \u201cChronicles and Fragments: The Novels of Ismail Kadare.\u201d The New Yorker, Dec. 20 &amp; 27, 2010.<\/p>\n<p>*<em>Autorja Nina Sabolik \u00ebsht\u00eb doktorante e let\u00ebrsis\u00eb angleze n\u00eb Arizona State University. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb procesin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb disertacionit p\u00ebr efektet e emigrimit tek nacionalizmi n\u00eb veprat e shkrimtar\u00ebve emigrant\u00eb jugosllav\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore dhe Shtetet e Bashkuara.<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: <strong>Granit Zela<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nina Sabolik*, 15 Gusht 2013 Un\u00eb duhet ta urrej Ismail Kadaren\u00eb. Duhet ta urrej sepse jam maqedonase, kurse ai \u00ebsht\u00eb shqiptar, nd\u00ebrsa dy popujt tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb armiq p\u00ebr shekuj me radh\u00eb dhe kan\u00eb luftuar mes tyre jo m\u00eb larg se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Duhet ta urrej sepse n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb koh\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Nina Sabolik*, 15 Gusht 2013 Un\u00eb duhet ta urrej Ismail Kadaren\u00eb. Duhet ta urrej sepse jam maqedonase, kurse ai \u00ebsht\u00eb shqiptar, nd\u00ebrsa dy popujt tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb armiq p\u00ebr shekuj me radh\u00eb dhe kan\u00eb luftuar mes tyre jo m\u00eb larg se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Duhet ta urrej sepse n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb koh\u00ebve [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-08-15T21:17:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013\",\"datePublished\":\"2013-08-15T21:17:40+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-15T21:17:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/\"},\"wordCount\":2935,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/\",\"name\":\"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2013-08-15T21:17:40+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-15T21:17:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Nina Sabolik*, 15 Gusht 2013 Un\u00eb duhet ta urrej Ismail Kadaren\u00eb. Duhet ta urrej sepse jam maqedonase, kurse ai \u00ebsht\u00eb shqiptar, nd\u00ebrsa dy popujt tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb armiq p\u00ebr shekuj me radh\u00eb dhe kan\u00eb luftuar mes tyre jo m\u00eb larg se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Duhet ta urrej sepse n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb koh\u00ebve [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-08-15T21:17:40+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013","datePublished":"2013-08-15T21:17:40+00:00","dateModified":"2013-08-15T21:17:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/"},"wordCount":2935,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/","name":"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg","datePublished":"2013-08-15T21:17:40+00:00","dateModified":"2013-08-15T21:17:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ismail_kadare.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pse-ismail-kadare-duhet-te-jete-fitues-i-nobelit-per-letersine-2013\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pse Ismail Kadare duhet t\u00eb jet\u00eb fitues i Nobelit p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb 2013"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4378"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4378"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4378\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}