{"id":4376,"date":"2013-08-15T22:12:42","date_gmt":"2013-08-15T21:12:42","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4376"},"modified":"2013-08-15T22:12:42","modified_gmt":"2013-08-15T21:12:42","slug":"kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/","title":{"rendered":"Kjo qeveri do t&#8217;u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ilir Meta\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg\" width=\"300\" \/> (<em>Intervista e plot\u00eb<\/em>)<\/p>\n<p><strong>TemA<\/strong>, <em>15 Gusht 2013<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Intervista e Kryetarit t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, z. Ilir Meta dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr televizionin ABC News<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Vet\u00ebm 26 dit\u00eb na ndajn\u00eb nga data 9 shtator kur fillon pun\u00eb legjislatura e re e Shqip\u00ebris\u00eb. Ju do t\u00eb jeni kryetari i ri i k\u00ebsaj legjislature, cila do t\u00eb jet\u00eb filozofia drejtuese e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Besoj se do t\u00eb jet\u00eb filozofia e gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes dhe e bashk\u00ebpunimit, nj\u00eb filozofi e demonstruar si nga LSI-ja ashtu edhe nga mazhoranca e re e dal\u00eb nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe besoj se vet\u00ebm p\u00ebrmes k\u00ebsaj filozofie vendi do t\u00eb ec\u00eb m\u00eb shpejt drejt realizimit t\u00eb reformave dhe standardeve q\u00eb k\u00ebrkon procesi i integrimit evropian. Mazhoranca ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb padiskutueshme, por edhe opozita ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e saj t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb kjo opozit\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb ka fjal\u00ebn se sa vota apo vende n\u00eb parlament. Si do ta trajtoni k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb n\u00eb k\u00ebto numra?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se vlera e fjal\u00ebs n\u00eb politik\u00eb shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se vlera e numrave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim un\u00eb besoj se do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb \u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe standardi q\u00eb do t\u00eb tregoj\u00eb opozita e re n\u00eb kuvendin e ri, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb standard i niveleve evropiane, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe nga ajo q\u00eb ka stigmatizuar vet\u00eb opozit\u00ebn e m\u00ebparshme. Pra, do t\u00eb ishte nj\u00eb gabim i madh, madje mjaft i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr PD-n\u00eb n\u00eb rast se p\u00ebr t\u2019u faktorizuar n\u00eb parlament p\u00ebr shkak t\u00eb numrave jo shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs, pra n\u00eb rast se ajo do t\u00eb zgjidhte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebn destruktive, opozit\u00ebn konfliktuale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihej si m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebrkundrazi, ne do t\u00eb kishim nj\u00eb kthim mbrapa, do t\u00eb ishte nj\u00eb defaktorizim.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull un\u00eb e kujtoj me shum\u00eb nostalgji opozit\u00ebn e viteve 1992-96 t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, e cila ndoshta p\u00ebr sa i takon numrave ka qen\u00eb ndoshta opozita me numrat m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb vet\u00ebm me 36 deputet\u00eb, por ka qen\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb jasht\u00ebzakonisht dometh\u00ebn\u00ebse dhe q\u00eb soli shum\u00eb shpejt nj\u00eb p\u00ebrmbysjeve t\u00eb raporteve elektorale. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt treguan edhe p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb 23 qershorit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb stabilitet, k\u00ebrkojn\u00eb normalitet dhe do t\u00eb votojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ato alternativa, q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr stabilitetin e vendit dhe punojn\u00eb p\u00ebr stabilitetin e tij. \u00c7do p\u00ebrpjekje pastaj p\u00ebr t\u2019iu imponuar qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u2019i trysnuar p\u00ebrmes politikave agresive, personalizuese, denigruese absolutisht q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje jo pozitive.<\/p>\n<p>Prandaj un\u00eb d\u00ebshiroj q\u00eb ne t\u00eb kemi nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb re t\u00eb kemi nj\u00eb opozit\u00eb me p\u00ebrmbajtje, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit qytetar\u00ebt do t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt mazhoranc\u00ebn-opozit\u00ebn dhe p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsimit e tyre n\u00eb 2015-n, n\u00eb 2017-n. N\u00eb rast se mazhoranca do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gabimet e mazhoranc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme do t\u00eb tregoj\u00eb arroganc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pushtuar opozit\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb bashk\u00ebpunohet me t\u00eb, sepse japim nj\u00eb mesazh bashk\u00ebpunimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe gjith\u00eb qytetar\u00ebt, at\u00ebher\u00eb padyshim secila pal\u00eb do t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr at\u00eb politik\u00eb t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb men\u00e7ur n\u00eb 2015-n dhe 2017-n. Shqet\u00ebsimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ky, shqet\u00ebsimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe Shqip\u00ebria pas k\u00ebtyre zgjedhjeve ta konsideroj\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb t\u00eb mbyllur kapitullin e gjat\u00eb t\u00eb tranzicionit dhe t\u00eb ecim drejt normalitetit.<\/p>\n<p><strong>Si i gjykoni deklaratat q\u00eb vijn\u00eb nga opozita e re se qeveria e re do t\u00eb jet\u00eb me dy kryeministra?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb them se opozita do t\u00eb jet\u00eb me dy kryetar\u00eb. Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diversion i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse qeveria do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr pavar\u00ebsisht se mazhoranca e re ka dy forca kryesore, natyrisht jo t\u00eb vetmet pasi jan\u00eb edhe forca t\u00eb tjera politike si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Partia e Bashkimit t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb Kuvendin e ri. Kemi Partin\u00eb Kristian Demokrate e cila gjithashtu p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend. Por kemi edhe shum\u00eb forca t\u00eb tjera politike, t\u00eb cilat p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk u p\u00ebrfaq\u00ebsuan, por kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm votash dhe kan\u00eb kontributin e tyre, si dhe do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre n\u00eb qeverisjen e vendit. por natyrisht q\u00eb qeveria do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr, nj\u00eb program.<\/p>\n<p><strong>Pes\u00eb postet ministrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri i k\u00ebrkuat vet\u00eb k\u00ebto pozicione apo u p\u00ebrcaktuan n\u00eb baz\u00eb t\u00eb bisedimeve me z. Rama q\u00eb ju do t\u00eb merrni k\u00ebto ministri?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ne kemi qen\u00eb dhe jemi gjithmon\u00eb t\u00eb hapur kur b\u00ebhet fjala p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar apo bashk\u00ebqeverisur. Pra, asnj\u00ebher\u00eb nuk jemi udh\u00ebhequr as n\u00eb raport me Partin\u00eb Demokratike para kat\u00ebr viteve apo p\u00ebrs\u00ebri me Partin\u00eb Socialiste momentalisht, nga mendimi se \u201cne duam k\u00ebt\u00eb dhe po s\u2019u mor kjo\u201d, etj. Q\u00ebllimi n\u00eb bashk\u00ebqeverisje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb vesh sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim q\u00eb vjen nga vota. Qytetar\u00ebt nuk votojn\u00eb q\u00eb vota e tyre nes\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb krijuar probleme, por ata investojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj vote t\u00eb zgjidhen probleme dhe filozofia jon\u00eb si LSI dhe e imja si kryetar i saj, gjithmon\u00eb nj\u00eb raste t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb e orientuar pozitivisht. Ne jemi n\u00eb mazhoranc\u00eb, sepse k\u00ebshtu dol\u00ebm q\u00eb para zgjedhjeve, si nj\u00eb mazhoranc\u00eb e ardhshme apo si nj\u00eb opozit\u00eb e ardhshme n\u00eb rast se nuk do t\u00eb fitonim. Natyrisht q\u00eb q\u00ebllimi i p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo mazhoranc\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses. Vendi ka probleme t\u00eb m\u00ebdha dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se n\u00eb cilat ministri drejtojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e LSI-s\u00eb apo t\u00eb PS-s\u00eb apo t\u00eb partive t\u00eb tjera apo shoq\u00ebrive civile.<\/p>\n<p>E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb stabilizohet, financat publike t\u00eb stabilizohen, t\u00eb normalizohen, t\u00eb ecet drejt rritjes s\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb mbrohen vendet aktuale t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb gjitha ato reforma q\u00eb k\u00ebrkohen n\u00eb forcimin e sundimit t\u00eb ligjit, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe absolutisht t\u00eb flitet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb. Sa m\u00eb pak t\u00eb flitet p\u00ebr politik\u00ebn nga qeveria, sepse kishim nj\u00eb qeveri e cila e kishte kthyer n\u00eb prioritet num\u00ebr nj\u00eb b\u00ebrjen e lajmeve dhe jo marrjen e vendimeve t\u00eb cilat \u00e7lironin energji, krijonin vende t\u00eb reja pune, hapnin investimet. Un\u00eb besoj se kjo qeveri do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qeveri e orientuar drejt zgjidhjes s\u00eb problemeve.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb pragmatiste n\u00eb kuptimin e zgjidhjes s\u00eb tyre sesa qeveria aktuale. P\u00ebr shembull, ishte \u00e7\u00ebshtja e legalizimeve, tet\u00eb vjet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb un\u00eb besoj se do t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje patjet\u00ebr dhe q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me jet\u00ebn e mij\u00ebra e mij\u00ebra familjeve por edhe me normalizimin e shum\u00eb problemeve sociale, financiare, ligjore. K\u00ebshtu q\u00eb, jan\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb do t\u00eb marrin zgjidhje. Mund t\u00eb marrim edhe rastin e turizmit. Ne e dim\u00eb q\u00eb nuk kemi ende nj\u00eb resort t\u00eb standardeve v\u00ebrtet evropiane apo nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mendoj se brenda pak viteve do t\u00eb krijohen mund\u00ebsit\u00eb dhe do t\u00eb gjenden t\u00eb gjitha zgjidhjet p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje brenda mandatit t\u00eb par\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb besoj q\u00eb do t\u00eb ndihet shum\u00eb ndryshimi, do t\u00eb ndihet q\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb. Mir\u00ebpo ndryshime b\u00ebhen \u00e7do dit\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk duhet pritur q\u00eb brenda nj\u00eb viti do t\u00eb ndodh\u00eb ndonj\u00eb \u00e7udi e madhe por po t\u00eb punohet p\u00ebrdit\u00eb, mendoj q\u00eb ndryshimet rriten \u00e7do dit\u00eb, besimi rritet n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve dhe natyrisht edhe durimi i tij p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi edhe qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb dhe t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb arritjet e saj.<\/p>\n<p><strong>Me z. Rama keni nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb hersh\u00ebm institucional. Keni pasur bashk\u00ebpunime shum\u00eb t\u00eb frytshme por politika iu ka v\u00ebn\u00eb edhe ashp\u00ebrsisht p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebri \u2013 tjetrit. \u00c7far\u00eb garanton nj\u00eb bashk\u00ebpunim kat\u00ebrvje\u00e7ar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri mes jush?<\/strong><\/p>\n<p>Politika \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, t\u00eb detyron t\u00eb bashk\u00ebpunosh, t\u00eb \u00e7on drejt ballafaqimeve. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e imja me z. Rama. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori mes shum\u00eb aktor\u00ebve k\u00ebtu, por kudo tjet\u00ebr, jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne, dhe un\u00eb besoj se kam fituar dhe m\u00ebsuar shum\u00eb nga gjith\u00eb k\u00ebto histori t\u00eb bashk\u00ebpunimeve dhe ballafaqimeve me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt deri m\u00eb tani, k\u00ebt\u00eb eksperienc\u00eb q\u00eb e kemi fituar ta investojm\u00eb pozitivisht p\u00ebr t\u00eb realizuar disa sfida q\u00eb ka vendi, t\u00eb cilat natyrisht jan\u00eb edhe sfida t\u00eb k\u00ebsaj mazhorance t\u00eb re q\u00eb \u00ebsht\u00eb votuar p\u00ebr t\u2019i zgjidhur k\u00ebto probleme.<\/p>\n<p>Dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk jam udh\u00ebhequr dhe nuk udh\u00ebhiqem nga protagonizmi individual n\u00eb sjelljen time politike, p\u00ebrkundrazi. Dhe besoj se kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sjellje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt. Pra nj\u00eb interes madhor, nj\u00eb interes i p\u00ebrgjithsh\u00ebm prevalon mbi nj\u00eb interes m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb personal. Shqip\u00ebria, un\u00eb e them vazhdimisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend mesdhetar, ka diell p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb ajo shprehja e famshme q\u00eb tangon e k\u00ebrcejn\u00eb dy vet\u00eb. Ju dhe that\u00eb q\u00eb keni m\u00ebsuar, por a mendoni se ka m\u00ebsuar dhe z. Rama? A mendoni se ky bashk\u00ebpunim do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i frytsh\u00ebm tek e fundit edhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb ju kan\u00eb votuar?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk doja ta kaloja n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, por meqen\u00ebse ju iu rikthyet un\u00eb them se gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe ky proces p\u00ebrafrimi, bashk\u00ebpunimi ka qen\u00eb i dyansh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb realizuar p\u00ebrpara zgjedhjeve, ku un\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb i bindur n\u00eb suksesin e k\u00ebtij koalicioni dhe e k\u00ebt\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb vazhdimisht q\u00eb ky koalicion do t\u00eb fitoj\u00eb me mbi 200 mij\u00eb vota dhe 80 mandate. Duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb jo vet\u00ebm pesh\u00ebn e forcave politike, por edhe prirjet elektorale edhe gjith\u00eb dinamik\u00ebn e k\u00ebtyre proceseve. Sepse edhe politika ka at\u00eb kimin\u00eb e saj, pra nuk ka vet\u00ebm matematik\u00eb, por ka edhe kimi dhe k\u00ebto reaksione natyrisht q\u00eb sjellin edhe rezultate t\u00eb tilla si\u00e7 erdhi ky rezultat jo shum\u00eb i parashikuesh\u00ebm nga shum\u00eb aktor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin mbetur viktim\u00eb e matematik\u00ebs. Pra, mblidh e zbrit votat e viti 2009, nj\u00eb logjik\u00eb do t\u00eb thosha skematike jasht\u00eb t\u00eb menduarit t\u00eb proceseve dhe dinamik\u00ebs \u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret un\u00eb besoj se ky ka qen\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim q\u00eb ka funksionuar, u paragjykua shum\u00eb. Fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim q\u00eb u votua dhe natyrisht nuk u votua p\u00ebr t\u00eb rikthyer problemet e s\u00eb kaluar\u00ebs, por u votua me besimin se k\u00ebto dy forca politike i kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb, i kan\u00eb potencialet, q\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb fryme bashk\u00ebpunimi, jo vet\u00ebm midis tyre por edhe t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb instalojn\u00eb nj\u00eb filozofi t\u00eb re n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, at\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe un\u00eb besoj se e majta edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn m\u00eb t\u00eb hershme, pavar\u00ebsisht nga problemet q\u00eb ka pasur, ka treguar nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb qytetarie dhe civilizimi. Tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb pa i p\u00ebrs\u00ebritur ato gabime ta demonstrojm\u00eb me nj\u00eb standard edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb k\u00ebt\u00eb qytetari k\u00ebt\u00eb civilizim dhe k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Shqip\u00ebri sa her\u00eb ka zgjedhje administrata mban frym\u00ebn z. Meta. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me administrat\u00ebn publike?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. Un\u00eb mendoj se k\u00ebtu kemi nj\u00eb politizim t\u00eb tepruar t\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, sepse kam d\u00ebgjuar vazhdimisht edhe kryetarin e zgjedhur t\u00eb PD-s\u00eb, z. Basha, i cili t\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebn e tij n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb e mb\u00ebshteti te mbrojtja q\u00eb do t\u2019u b\u00ebhej njer\u00ebzve q\u00eb do t\u00eb largoheshin nga puna pa u hequr akoma. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin em\u00ebruar atje nga LSI-ja, vet\u00ebm drejtor\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe ishte deri diku normale dhe etike, por edhe shum\u00eb element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk ishin n\u00eb nivele t\u00eb tilla u paragjykuan dhe u hoq\u00ebn nga puna dhe ne nuk u ankuam shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ata nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ankohen, por mendoj se k\u00ebtu ka nj\u00eb teprim t\u00eb madh. P\u00ebr arsye sepse ne kemi disa kolona t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb administrat\u00ebn ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb diplomaci ka teprime me em\u00ebrime politike n\u00eb raportet e ambasador\u00ebve t\u00eb karrier\u00ebs, por t\u00eb mos harrojm\u00eb se n\u00eb pikat m\u00eb ky\u00e7e t\u00eb diplomacis\u00eb ne kemi krijuar nj\u00eb tradit\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb prej gati 15 vitesh n\u00eb Bruksel n\u00eb Bashkimin Evropian, n\u00eb NATO e n\u00eb shum\u00eb kryeqytete t\u00eb tjera, ne kemi diplomat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb sh\u00ebrbyer me t\u00eb gjitha qeverit\u00eb.<\/p>\n<p>Me qeveri t\u00eb majta apo me qeveri t\u00eb djathta. Po k\u00ebshtu edhe n\u00eb shum\u00eb element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr shembull edhe n\u00eb rastin e Ministris\u00eb s\u00eb Financave. Ne kemi shum\u00eb element\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb drejtor\u00eb n\u00eb qeverisjet e m\u00ebparshme t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, jan\u00eb drejtor\u00eb aktualisht n\u00eb pikat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb administrat\u00ebs dhe shum\u00eb institucione t\u00eb tjera. Apo ekipet q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me integrimin. Pra, \u00ebsht\u00eb ruajtur nj\u00eb nivel ekspertize. Po k\u00ebshtu kemi nj\u00eb legjislacion sa i takon administrat\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit civil. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim un\u00eb besoj se reforma n\u00eb administrat\u00eb nuk n\u00ebnkupton sikurse ka nj\u00eb tendenc\u00eb nga drejtues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr nj\u00eb revansh p\u00ebr spastrime dhe em\u00ebrime t\u00eb karakterit politik.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebnkupton ndryshime n\u00eb struktur\u00eb, ndryshime n\u00eb prioritete, por mbi t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb ri dhe nj\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb kapaciteteve m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb vendi ka n\u00eb administrat\u00eb dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb tilla. N\u00eb rast se nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb maksimumin e duhur dhe n\u00eb rast se edhe politika nuk ua ka k\u00ebrkuar apo nuk ka ditur t\u2019i motivoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb maksimumin e duhur, aq m\u00eb tep\u00ebr sa u takon proceseve integruese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb absolutisht q\u00eb ruajtja e k\u00ebsaj ekspertize dhe motivimi i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, nj\u00eb eksperienc\u00eb. Un\u00eb e p\u00ebrmenda se edhe Lenini kur mori pushtetin tha se k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe kan\u00eb punuar me regjimin e vjet\u00ebr, do t\u2019i mbajm\u00eb sepse k\u00ebta do t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn. Pra, edhe n\u00eb nivel pragmatizmi.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb un\u00eb mendoj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht pragmatiz\u00ebm, por k\u00ebtu ka nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim dhe Partia Demokratike n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb analizuar shkaqet reale t\u00eb k\u00ebsaj situate n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo ndodhet natyrisht q\u00eb mendon se mund t\u00eb mobilizohet duke u ankuar p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq ajo mendon se t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb veprojn\u00eb si\u00e7 ka vepruar edhe ajo n\u00eb shum\u00eb raste, q\u00eb un\u00eb mendoj se do t\u00eb zhg\u00ebnjehet. Pra, nuk ka nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe nj\u00eb frym\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb spastrim sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb normale kur ne flasim p\u00ebr rritjen e pun\u00ebsimit, flasim p\u00ebr investime, p\u00ebr t\u00eb hapur fabrika q\u00eb t\u00eb pun\u00ebsojm\u00eb njer\u00ebzit, nuk flasim q\u00eb t\u00eb hiqen disa demokrat\u00eb dhe t\u00eb vijn\u00eb socialist\u00eb, t\u00eb LSI-s\u00eb apo socialdemokrat\u00eb etj., sepse ky nuk \u00ebsht\u00eb interesi i madh i publikut. Mund t\u00eb jet\u00eb interesi i madh i individ\u00ebve t\u00eb caktuar, i grupeve t\u00eb caktuara, por interesi i vendit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shtohen vendet e pun\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb administrata t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb e mbrojtur nga ndryshimet politike.<\/p>\n<p><strong>Si e shikoni Partin\u00eb Demokratike pa kryetar Sali Berish\u00ebn, apo ai \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb opinionin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb opinionin tim vazhdon t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vazhdon t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr pesh\u00ebn e tij apo se z. Basha nuk e ka ende statur\u00ebn e kryetarit?<\/strong><\/p>\n<p>Vazhdon t\u00eb jet\u00eb, sepse ka qen\u00eb p\u00ebr 23 vjet dhe aq m\u00eb tep\u00ebr protagonizmi i tij ka qen\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Duket edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb verore, ku ka protagoniz\u00ebm nga gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt, jo vet\u00ebm nga z. Basha dhe nga drejtues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me natyr\u00ebn e tij. Por, p\u00ebr ne nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se cili do t\u00eb jet\u00eb pozicioni, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb koherent me angazhimet dhe kontributet q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb tani n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb nj\u00eb rezultati q\u00eb p\u00ebr mua do t\u00eb ishte m\u00eb se i pritsh\u00ebm, rezultati i zgjedhjeve t\u00eb 23 qershorit dhe t\u00eb nj\u00eb humbjeje e cila duhet pranuar se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur alibi.<\/p>\n<p><strong>Si e gjykoni faktin q\u00eb ai e mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e humbjes?<\/strong><\/p>\n<p>E mori, por pastaj k\u00ebrkoi hapjen e kutive. Pra, e kam fjal\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb koherenc\u00eb dhe koherenca ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me angazhimin dhe kontributin e tij si nj\u00eb politikan i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Partin\u00eb Demokratike duke qen\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb grupin e saj parlamentar, q\u00eb kjo parti t\u00eb orientohet pozitivisht p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Pra, p\u00ebrsa i takon integrimit evropian t\u00eb vendit, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sjellje sa m\u00eb konstruktive, sa m\u00eb bashk\u00ebpunuese.<\/p>\n<p><strong>Si e shikoni Partin\u00eb Demokratike me z. Basha n\u00eb krye t\u00eb saj?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e p\u00ebrfytyroj dot ende, p\u00ebr arsye se, ende duket sikur vazhdon z. Berisha, qoft\u00eb edhe p\u00ebr inerci, t\u2019i japi tonin drejtimit apo komunikimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike edhe me opinionin publik. Sigurisht q\u00eb ai ka sfida shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrpara dhe shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Un\u00eb nuk kam nd\u00ebrhyr\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb dy kandidat\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, pavar\u00ebsisht se pati nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb LSI-n\u00eb n\u00eb problemet e tyre. Un\u00eb kam pasur raporte shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb dy kandidat\u00ebt dhe gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb qeverisjen e vendit, jo vet\u00ebm me z. Berisha, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bazuara tek korrektesa dhe tek bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>Por, absolutisht q\u00eb detyra kryesore e z. Basha nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb k\u00ebto zyrat p\u00ebr t\u00eb mbrojtur an\u00ebtar\u00ebt apo militant\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb nuk jan\u00eb hequr nga puna, sepse nuk ka sesi t\u00eb hiqen nga nj\u00eb qeveri e cila akoma nuk ka filluar pun\u00eb. Por, duhet ti jap\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb ri k\u00ebsaj force politike dhe t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb standardeve t\u00eb reja n\u00eb vendin ton\u00eb, sepse p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb standardeve t\u00eb vjetra, natyrisht q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi dhe po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, nuk kishte as pse t\u00eb nd\u00ebrrohej kryetari i Partis\u00eb Demokratike, sepse at\u00eb opozit\u00eb z. Berisha di ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se z. Basha.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb biseda informale q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb mes njer\u00ebzve, shpesh d\u00ebgjojm\u00eb nj\u00eb shprehje q\u00eb \u2018ne nuk kemi shtet\u2019. A i garantoni votuesve q\u00eb do t\u00eb punoni si mazhoranc\u00eb e ardhshme qeveris\u00ebse p\u00ebr t\u00eb forcuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti ligjor n\u00eb vend dhe transparent me qytetar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh qytetar mosfunksionimi i ligjit si\u00e7 duhet dhe funksionimi i ligjit nuk \u00ebsht\u00eb se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb thjesht me partit\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet apo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, por ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjith\u00eb funksionimin e institucioneve, t\u00eb gjykatave, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shum\u00eb aktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim absolutisht q\u00eb ligji duhet t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb duhet t\u00eb prevaloj\u00eb mbi \u00e7do raport apo mbi interes tjet\u00ebr politik apo personal qoft\u00eb ai. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qeveria, mazhoranca, deputet\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb japin shembullin n\u00eb respektimin e ligjit dhe n\u00eb pranimin e superioritetit t\u00eb ligjit mbi \u00e7do lloj pushteti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Besoj se mbetet ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, prandaj jo m\u00eb kot edhe t\u00eb gjith\u00eb raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebrkojn\u00eb forcimin e ligjit dhe mendoj se ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prioritet i par\u00eb dhe kryesori qeveris\u00eb, sepse pa forcimin e zbatimit t\u00eb ligjit nuk mund t\u00eb arrihen as ato rezultate q\u00eb ne besojm\u00eb se do t\u00eb japim n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb, n\u00eb fush\u00ebn e zhvillimit, t\u00eb investimeve. Dhe un\u00eb natyrisht besoj n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb transparenc\u00ebn, e cila do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb vet\u00eb institucionet t\u00eb forcojn\u00eb llogaridh\u00ebnien ndaj qytetar\u00ebve dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb rritet pushteti i tyre ndaj politik\u00ebs sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mendoj se rritet edhe pushteti i ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Intervista e plot\u00eb) TemA, 15 Gusht 2013 Intervista e Kryetarit t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, z. Ilir Meta dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr televizionin ABC News Vet\u00ebm 26 dit\u00eb na ndajn\u00eb nga data 9 shtator kur fillon pun\u00eb legjislatura e re e Shqip\u00ebris\u00eb. Ju do t\u00eb jeni kryetari i ri i k\u00ebsaj legjislature, cila do t\u00eb jet\u00eb filozofia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kjo qeveri do t&#039;u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kjo qeveri do t&#039;u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Intervista e plot\u00eb) TemA, 15 Gusht 2013 Intervista e Kryetarit t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, z. Ilir Meta dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr televizionin ABC News Vet\u00ebm 26 dit\u00eb na ndajn\u00eb nga data 9 shtator kur fillon pun\u00eb legjislatura e re e Shqip\u00ebris\u00eb. Ju do t\u00eb jeni kryetari i ri i k\u00ebsaj legjislature, cila do t\u00eb jet\u00eb filozofia [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-08-15T21:12:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kjo qeveri do t&#8217;u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb\",\"datePublished\":\"2013-08-15T21:12:42+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-15T21:12:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/\"},\"wordCount\":3682,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/\",\"name\":\"Kjo qeveri do t'u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg\",\"datePublished\":\"2013-08-15T21:12:42+00:00\",\"dateModified\":\"2013-08-15T21:12:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kjo qeveri do t&#8217;u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kjo qeveri do t'u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kjo qeveri do t'u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(Intervista e plot\u00eb) TemA, 15 Gusht 2013 Intervista e Kryetarit t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, z. Ilir Meta dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr televizionin ABC News Vet\u00ebm 26 dit\u00eb na ndajn\u00eb nga data 9 shtator kur fillon pun\u00eb legjislatura e re e Shqip\u00ebris\u00eb. Ju do t\u00eb jeni kryetari i ri i k\u00ebsaj legjislature, cila do t\u00eb jet\u00eb filozofia [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-08-15T21:12:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kjo qeveri do t&#8217;u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb","datePublished":"2013-08-15T21:12:42+00:00","dateModified":"2013-08-15T21:12:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/"},"wordCount":3682,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/","name":"Kjo qeveri do t'u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg","datePublished":"2013-08-15T21:12:42+00:00","dateModified":"2013-08-15T21:12:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/ilir_meta.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kjo-qeveri-do-tu-kthej-shtetin-shqiptareve-opozita-u-be-me-dy-kryetare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kjo qeveri do t&#8217;u kthej shtetin shqiptareve. Opozita u be me dy kryetar\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4376"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4376"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4376\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4376"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4376"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4376"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}