{"id":4371,"date":"2010-10-20T21:51:34","date_gmt":"2010-10-20T20:51:34","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4371"},"modified":"2010-10-20T21:51:34","modified_gmt":"2010-10-20T20:51:34","slug":"nje-histori-shqiptaro-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane"},"content":{"rendered":"<p><strong>Leart Kola<\/strong>, <em>20.10.2010<\/em><\/p>\n<p>S\u00eb fundi, nga nj\u00eb sondazh i b\u00ebr\u00eb n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u00eb matur mb\u00ebshtetjen q\u00eb popujt kan\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb strukturat e BE-s\u00eb, rezultoi q\u00eb shqiptar\u00ebt ishin m\u00eb lart n\u00eb p\u00ebrqindje se cilido vend tjet\u00ebr. Aq i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb entuziazmi, saq\u00eb mund t\u00eb themi se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, se kjo do t\u00eb implikonte nj\u00eb lloj racionaliteti logjik. Mb\u00ebshtetje do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ti e ke t\u00eb qart\u00eb projektin, e di se \u00e7far\u00eb humb e \u00e7far\u00eb fiton, e n\u00eb fund vendos ta mb\u00ebshtes\u00ebsh apo jo k\u00ebt\u00eb projekt, q\u00eb n\u00eb rastin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dashuri pa kushte, p\u00ebr nj\u00eb lloj magjepsjeje, e cila n\u00ebse do e dekonstruktonte n\u00eb terma social-ekonomik\u00eb projektin europian do ia prishte magjin\u00eb dashuris\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb shqiptar\u00ebt vendosin q\u00eb Bashkimin Europian ta dashurojn\u00eb pa kushte prej 20 vjet\u00ebsh, pavar\u00ebsisht se jo gjithmon\u00eb kan\u00eb marr\u00eb shenja reciproke nga vet\u00eb Bashkimi.<\/p>\n<p>Kjo sjellje politike n\u00eb bot\u00ebn shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb e re, n\u00eb fillim donim jugosllav\u00ebt, madje dhe pse sot mund t\u00eb duket e pamundur, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cNju Jork Tajms\u201d n\u00eb vitin \u201845 Enver Hoxha i quante jugosllav\u00ebt v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb nj\u00eb gjaku me shqiptar\u00ebt. M\u00eb pas pasoi dashuria pa kushte me Bashkimin e madh Sovjetik, e p\u00ebr ta mbyllur romanc\u00eb maoiste, n\u00ebn tam-tamet e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb mes popullit shqiptar dhe atij kinez. Sheshi q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb quhet \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, ka pritur e p\u00ebrcjell\u00eb turma t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzish e lider\u00eb popujsh q\u00eb jan\u00eb adhuruar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dashuri e jan\u00eb sulmuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn urrejtje. Gjith\u00eb kjo ka ndodhur n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kohore jo m\u00eb shum\u00eb se 60-vje\u00e7are. Pra n\u00ebse p\u00ebrdorim nj\u00eb shembull simbolik, nj\u00eb shqiptar me jet\u00ebgjat\u00ebsi mesatare \u00ebsht\u00eb stacionuar n\u00eb at\u00eb shesh sistematikisht p\u00ebr t\u00eb urryer apo dashuruar popuj, kultura e politika q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin nga vende t\u00eb ndryshme, pa e kuptuar realisht as pse po i dashuronte e as pse po i urrente.<\/p>\n<p>Pas viteve \u201990, i vetmi diell q\u00eb ndri\u00e7onte fytyrat e mendjet e shqiptar\u00ebve ishte Per\u00ebndimi. E ashtu si dhe me par\u00eb, diskutimi politik u mbush me shprehje p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj Per\u00ebndimit, duke i konsideruar europian\u00ebt e Brukselit si miqt\u00eb shekullor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!!!<\/p>\n<p>N\u00eb diskursin politik shqiptar t\u00eb k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebve pluraliz\u00ebm, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ekziston ndonj\u00eb rrym\u00eb euroskepticizmi, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka nj\u00eb debat teknik mbi kushtet e integrimit n\u00eb BE, por situata tashm\u00eb ka dal\u00eb nga kontrolli, duke u zhvendosur nga rrafshi logjik n\u00eb at\u00eb metafizik.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt shqiptar\u00eb akuzojn\u00eb sot nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr munges\u00eb dashurie p\u00ebr Europ\u00ebn e Amerik\u00ebn. Socialist\u00ebt deklarojn\u00eb q\u00eb ishin ata q\u00eb e nis\u00ebn procesin e asocim-stabilizimit, pra jan\u00eb ata dashuria ontologjike e Per\u00ebndimit, nd\u00ebrsa lider\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike deklarojn\u00eb q\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb Per\u00ebndimi do m\u00eb shum\u00eb, sepse n\u00eb mandatin e tyre po jepet liberalizimi i vizave.<\/p>\n<p>Situata precipitoi aq shum\u00eb, sa pati festa e g\u00ebzime edhe n\u00eb koh\u00ebn e pranimit t\u00eb aderimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, nj\u00eb institucion i nj\u00eb sikleti t\u00eb domosdosh\u00ebm edhe p\u00ebr vet\u00eb europian\u00ebt, q\u00eb n\u00eb thelb promovojn\u00eb vlera t\u00eb paqes dhe humanizmit, pra u g\u00ebzuam edhe kur u b\u00ebm\u00eb pjes\u00eb e institucionit m\u00eb paradoksal per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht aderimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion n\u00eb Tiran\u00eb u prit me fest\u00eb e hare, koncerte q\u00eb organizoheshin nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb gosti gjigante p\u00ebr hyrjen n\u00eb nj\u00eb koalicion ushtarak q\u00eb eventualisht do t\u00eb b\u00ebj\u00eb luft\u00ebra. Pra ne jo vet\u00ebm dashurojm\u00eb pa kushte Per\u00ebndimin dhe vlerat q\u00eb ai propagandon, por dhe paradokset e tij.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb orgjie ekzaltuese dashurie pro-per\u00ebndimore i sh\u00ebrben shum\u00eb lidershipit t\u00eb sot\u00ebm politik n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kart\u00ebs s\u00eb Bashkimit Europian krijon hegjemonin\u00eb e domosdoshme jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shtypur \u00e7do lloj debati apo diskutimi p\u00ebr politikat q\u00eb ata nd\u00ebrmarrin (zakonisht justifikimi i politikave q\u00eb nxjerrin n\u00eb rrug\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz, mbyllin vendet e pun\u00ebs, apo shkat\u00ebrrimin e pron\u00ebs publike e quajn\u00eb kusht nga Bashkimi Europian). Shpeshher\u00eb kjo eurofili p\u00ebrdoret si mburoj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr aferat jo shum\u00eb legjitime q\u00eb zhvillon politika n\u00eb pushtet, q\u00eb nuk druhet t\u00eb lakoj\u00eb lehtazi direktivat e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull klasik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i G\u00ebrdecit. N\u00eb nj\u00eb nga direktivat e NATO-s, k\u00ebrkohej q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb armatimet e saj t\u00eb vjetra. Menj\u00ebher\u00eb ministri i Mbrojtjes ia dha k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb kompanie shqiptare me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb amerikan\u00eb. Nj\u00eb prej fabrikave t\u00eb demontimit shp\u00ebrtheu duke vrar\u00eb 26 njer\u00ebz e duke plagosur qindra t\u00eb tjer\u00eb vet\u00ebm pak km nga Tirana. Fabrika ishte e nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb banuar, pa asnj\u00eb kusht sigurie, nd\u00ebrsa demontimi b\u00ebhej nga fshatar\u00ebt e zon\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb paspecializuar. Kjo sillte p\u00ebrfitime p\u00ebr politikan\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre amerikan\u00eb. Ministri i Mbrojtjes e justifikoi shpejt\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn e dha k\u00ebt\u00eb licenc\u00eb, me kushtet q\u00eb, sipas tij, pask\u00ebsh vendosur NATO, duke ia veshur k\u00ebshtu me nj\u00eb shpull\u00eb per\u00ebndimore fytyr\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb vinin n\u00eb diskutim nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Fshati shqiptar sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb degradim total, prodhimet bujq\u00ebsore shqiptare nuk e arrijn\u00eb dot tregun. Q\u00eb pas marr\u00ebveshjes s\u00eb imponuar t\u00eb heqjes s\u00eb tarifave doganore fqinj\u00ebt tan\u00eb, por dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb, zaptojn\u00eb \u00e7do lloj tregu. Shqip\u00ebris\u00eb i ndalohet subvencionimi apo ndihma p\u00ebr fshatar\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodh n\u00eb vende t\u00eb tjera. N\u00eb k\u00ebto kushte, bujq\u00ebsia shqiptare, nj\u00eb prej kolonave t\u00eb pakta ende funksionale t\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kolaps total. Gjendja po e shtyn fshatarin drejt nj\u00eb varf\u00ebrimi ekstrem.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb e r\u00ebndon situat\u00ebn \u00ebsht\u00eb perversiteti i imponimit t\u00eb k\u00ebsaj ideologjie n\u00eb kushte gati utopike. Rregullat e BE-s\u00eb nuk diskutohen, ata e kan\u00eb dashur k\u00ebt\u00eb e ne nuk kemi rrug\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u2019ua japim. Pra, fshatari shqiptar jo vet\u00ebm q\u00eb nuk nd\u00ebrhyn dot p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj hegjemonie, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb termat ekonomik\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar mbijetes\u00ebn, por as q\u00eb mundet t\u2019i diskutoj\u00eb ato n\u00eb rrafsh publik.<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit, nga Parlamenti Europian u hap drita jeshile p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Shpresa e fundit q\u00eb po gatuhet n\u00eb tryezat bosh t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb eventualisht n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme shqiptar\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb tregu t\u00eb madh pune, e kjo do t\u00eb mund ta amortizoj\u00eb plag\u00ebn 20-vje\u00e7are t\u00eb shqiptar\u00ebve, at\u00eb t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb. Ky \u201cplan\u201d, jo vet\u00ebm deklarohet nga politika zyrtare, por ka gjithashtu nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe n\u00eb popull. N\u00eb mendje mbahet ende Europa e pasur q\u00eb do t\u00eb pasuroj\u00eb k\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ky plan p\u00ebr pun\u00ebsimin \u00ebsht\u00eb i kot\u00eb, jo vet\u00ebm kur shkojn\u00eb shqiptar\u00ebt jasht\u00eb, por edhe kur vijn\u00eb t\u00eb huajt k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb investuar. Nj\u00eb shembull \u00ebsht\u00eb eksperienca e kompanis\u00eb \u201cBechtel\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, kompani e kontraktuar nga shteti p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. Nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb lidh Tiran\u00ebn me skajin verior t\u00eb vendit, kufirin me Kosov\u00ebn dhe eventualisht me Prishtin\u00ebn. N\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj vepre kompania u detyrua t\u00eb eksportonte forc\u00eb pun\u00ebtore nga Turqia, edhe pse zona n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po nd\u00ebrtohej \u00ebsht\u00eb m\u00eb e varfra n\u00eb Shqip\u00ebri, me nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, 25 deri n\u00eb 30%. <\/p>\n<p>Por kompania nuk mund t\u2019i pun\u00ebsonte vendasit, sepse rezulton q\u00eb ata nuk kan\u00eb asnj\u00eb aft\u00ebsi. Jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb papun\u00eb dhe kaq, totalisht t\u00eb patrajnuar p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me cil\u00ebndo industri moderne. Shqiptar\u00ebt e papun\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin asnj\u00eb mjet teknologjik e n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nuk kan\u00eb as patent\u00eb p\u00ebr drejtimin e makin\u00ebs. Jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb krahu, si n\u00eb Mesjet\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb tregun e modernizuar europian kjo klas\u00eb e l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit nga shteti shqiptar, pa asnj\u00eb aft\u00ebsi, do t\u00eb rezultonte s\u00ebrish e papun\u00eb dhe pse k\u00ebsaj here e integruar n\u00eb nj\u00eb territor gjeografik m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb dyshim nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb Per\u00ebndimi, me vlerat e tij politike, sociale dhe kulturore, \u00ebsht\u00eb sot rruga e vetme p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga shqiptar\u00ebt. Nocioni modernist q\u00eb propozon Per\u00ebndimi dhe filozofia p\u00ebrfaq\u00ebsuese e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb emancipimi dhe progresi shoq\u00ebror. Por n\u00eb kushtet e gjendura, Shqip\u00ebria, si\u00e7 do thoshte Stiglitz, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vark\u00eb letre q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb kaloj\u00eb oqeanin. Mbytja \u00ebsht\u00eb e sigurt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, shteti shqiptar, por mbi t\u00eb gjitha institucionet europiane q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij projekti, duhet domosdoshm\u00ebrish ta zhvendosin v\u00ebmendjen prej diskursit thjesht legjislativ e t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb propozimet konkrete n\u00eb terren. Programe trajnimi q\u00eb do t\u00eb krijonin aft\u00ebsi p\u00ebr klas\u00ebn pun\u00ebtore shqiptare q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatet me tregun e ri n\u00eb t\u00eb cilin po futet. Duhet synuar zhvillimi i k\u00ebsaj klase jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin teknik, por dhe at\u00eb politik, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsimit sindikal. <\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Europa duhet ta shoh\u00eb urgjentisht p\u00ebrqasjen e saj neo-liberale t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb, kur flitet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo p\u00ebrqasje, n\u00ebse me vende t\u00eb zhvilluara ka sjell\u00eb probleme, me vendin ton\u00eb do t\u00eb ishte tragjike. Integrimi i Ballkanit n\u00eb k\u00ebto kushte do t\u00eb sillte nj\u00eb amplifikim t\u00eb rastit rumun n\u00eb shum\u00eb celula t\u00eb tjera, t\u00eb cilat eventualisht do t\u00eb sillnin nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme n\u00eb Europ\u00eb e do t\u00eb shtynin drejt pushtetit parti t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, nj\u00eb \u201cluks\u201d q\u00eb Europa sot nuk ia lejon dot vetes.<\/p>\n<p>Pasionimi yn\u00eb me tregun e lir\u00eb e me politikat neoliberale mund t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb afatshkurt\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr ekonomin\u00eb e shteteve t\u00eb zhvilluara europiane, por asgj\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe afatgjat\u00eb. N\u00ebse Ballkani nuk transformon ekonomin\u00eb e tij, nga nj\u00eb ekonomi magazinimi dhe konsumi n\u00eb nj\u00eb ekonomi prodhuese, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb krijohet nj\u00eb pesh\u00eb q\u00eb Europa nuk e mban dot, e Ballkani do jet\u00eb gjithmon\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, m\u00eb shum\u00eb sesa krijimi i nj\u00eb tregu t\u00eb madh europian, do t\u00eb duhej q\u00eb v\u00ebshtrimi t\u00eb hidhej n\u00eb krijimin e tregjeve t\u00eb vogla europiane t\u00eb partikulariteteve p\u00ebr \u00e7do vend.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria n\u00eb Bashkimin Europian do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb dhe nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebtu, e jo nj\u00eb mund\u00ebsi arratisje nga vendi i tyre. E p\u00ebr fat t\u00eb keq, ky proces nga m\u00ebnyra se si trajtohet sot nga politikat neoliberale europiane n\u00eb raport me Ballkanin e posa\u00e7\u00ebrisht Shqip\u00ebrin\u00eb, po e transformon nga nj\u00eb problem lokal n\u00eb nj\u00eb problem global, si n\u00eb aspektin social, ashtu dhe n\u00eb at\u00eb kulturor e politik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Leart Kola, 20.10.2010 S\u00eb fundi, nga nj\u00eb sondazh i b\u00ebr\u00eb n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u00eb matur mb\u00ebshtetjen q\u00eb popujt kan\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb strukturat e BE-s\u00eb, rezultoi q\u00eb shqiptar\u00ebt ishin m\u00eb lart n\u00eb p\u00ebrqindje se cilido vend tjet\u00ebr. Aq i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb entuziazmi, saq\u00eb mund t\u00eb themi se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4371","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Leart Kola, 20.10.2010 S\u00eb fundi, nga nj\u00eb sondazh i b\u00ebr\u00eb n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u00eb matur mb\u00ebshtetjen q\u00eb popujt kan\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb strukturat e BE-s\u00eb, rezultoi q\u00eb shqiptar\u00ebt ishin m\u00eb lart n\u00eb p\u00ebrqindje se cilido vend tjet\u00ebr. Aq i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb entuziazmi, saq\u00eb mund t\u00eb themi se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-20T20:51:34+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-histori-shqiptaro-europiane\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-histori-shqiptaro-europiane\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane\",\"datePublished\":\"2010-10-20T20:51:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-histori-shqiptaro-europiane\\\/\"},\"wordCount\":1940,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-histori-shqiptaro-europiane\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-histori-shqiptaro-europiane\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-histori-shqiptaro-europiane\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-10-20T20:51:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-histori-shqiptaro-europiane\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-histori-shqiptaro-europiane\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-histori-shqiptaro-europiane\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Leart Kola, 20.10.2010 S\u00eb fundi, nga nj\u00eb sondazh i b\u00ebr\u00eb n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u00eb matur mb\u00ebshtetjen q\u00eb popujt kan\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb strukturat e BE-s\u00eb, rezultoi q\u00eb shqiptar\u00ebt ishin m\u00eb lart n\u00eb p\u00ebrqindje se cilido vend tjet\u00ebr. Aq i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb entuziazmi, saq\u00eb mund t\u00eb themi se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-20T20:51:34+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane","datePublished":"2010-10-20T20:51:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/"},"wordCount":1940,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/","name":"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-10-20T20:51:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-histori-shqiptaro-europiane\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb histori shqiptaro-europiane"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4371"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4371\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}