{"id":4363,"date":"2010-10-19T21:23:44","date_gmt":"2010-10-19T20:23:44","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4363"},"modified":"2010-10-19T21:23:44","modified_gmt":"2010-10-19T20:23:44","slug":"pasojat-e-anarkise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/","title":{"rendered":"Pasojat e anarkis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze15.jpg\" alt=\"\" title=\"Mero Baze\" width=\"149\" height=\"200\" class=\"alignright size-full wp-image-4364\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji nga formimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar, u krijua nj\u00eb rutin\u00eb e re e jet\u00ebs politike. Socialist\u00ebt ishin rikthyer n\u00eb Kuvend dhe qeveria po ia dilte t\u00eb funksiononte me \u201ckomisar\u00eb\u201d q\u00eb mbik\u00ebqyrnin drejtimin politik t\u00eb saj. Por autoriteti i saj kufizohej vet\u00ebm n\u00eb zyrat e saj dhe n\u00eb Presidenc\u00eb. N\u00eb rrug\u00eb dhe sidomos n\u00eb Jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ishte stabilizuar anarkia. Vlora, qyteti simbol i protestave, ishte ndar\u00eb thuajse mes dy kampesh. N\u00eb nj\u00eb an\u00eb q\u00ebndronte Zani \u00c7aushi, n\u00eb nj\u00eb lagje t\u00eb qytetit, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij, kryesisht ata q\u00eb njiheshin si \u201cGrupi i Gaxhait\u201d dhe \u201cGrupi i Kakamit\u201d, personazhe q\u00eb her\u00eb bashkoheshin me nj\u00ebri -tjetrin dhe her\u00eb ndaheshin. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb tragjike situat\u00ebn, k\u00ebto grupe i atribuuan vetes edhe ngjyra politike. Zani ishte mb\u00ebshtet\u00ebs i s\u00eb majt\u00ebs, kurse kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij u vet\u00ebshpall\u00ebn si mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00ebn k\u00ebt\u00eb pasiguri, q\u00eb po stabilizohej dita-dit\u00ebs, n\u00eb Jug po rritej autoriteti i bandave dhe t\u00eb ashtuquajturat komitete shp\u00ebtimi ishin b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb tyre. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb prillit, un\u00eb kisha hapur nj\u00eb agjenci lajmesh. Agjencia Enter ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e vetmja agjenci private lajmesh q\u00eb kishim nj\u00eb faqe n\u00eb internet, n\u00eb Lond\u00ebr, dhe q\u00eb kishim rreth 100 mij\u00eb klikime n\u00eb muaj. Kisha nj\u00eb staf t\u00eb reduktuar me 5 vet\u00eb dhe raportonim kryesisht p\u00ebr gazetat shqiptare jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Arrinim t\u00eb siguronim t\u00eb ardhura minimale, q\u00eb na mjaftonin p\u00ebr rrogat. Kishim siguruar t\u00eb merrnim gjith\u00eb komunikatat e policis\u00eb dhe aty shikohej qart\u00eb radiografia e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00c7do jav\u00eb, numri i t\u00eb vdekurve shkonte n\u00eb rreth 50 persona. Lajmet ishin nga m\u00eb t\u00eb tmerrshmet. Vrasje polic\u00ebsh, krime n\u00eb familje, larje hesapesh t\u00eb vjetra, grabitje dhe vrasja nga maskat, sulme mbi ndihmat&#8230; gjith\u00e7ka!<\/p>\n<p>Filluan t\u00eb shfaqen disa lajme p\u00ebr incidente mes qytetar\u00ebve dhe forcave t\u00eb misionit \u201cAlba\u201d. N\u00eb Elbasan u sh\u00ebnua nj\u00eb viktim\u00eb, pasi grek\u00ebt hap\u00ebn zjarr pa paralajm\u00ebrim ndaj nj\u00eb grupi prej kat\u00ebr t\u00eb rinjsh, q\u00eb u tha se i provokuan. Kishte po ashtu dhe lajme p\u00ebr dhun\u00eb politike. Demokrat\u00ebt po ndiheshin t\u00eb rrezikuar n\u00eb Jug t\u00eb vendit. Qytetet si Berati, Vlora, Tepelena, Saranda, Gjirokastra e P\u00ebrmeti, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr veprimtar\u00ebt e PD-s\u00eb dhe ata migruan drejt Tiran\u00ebs. N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs ishin Vlora dhe Berati, ku PD-ja thuajse u shkri fare.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos mjaftonin vrasjet dhe anarkia, pati dhe vrasje t\u00eb tmerrshme nga aksidente. M\u00eb t\u00eb dhimbshme ishin shp\u00ebrthimi i nj\u00eb tuneli ushtrie n\u00eb Kardhiq, ku u vran\u00eb rreth 13 persona, si dhe shp\u00ebrthimi i nj\u00eb depoje n\u00eb Qaf\u00eb-Shtam\u00eb, ku u vran\u00eb 27 persona. 11 prej tyre i p\u00ebrkisnin nj\u00eb familjeje, nd\u00ebrsa viktimat e tjera ishin t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb kat\u00ebr familje t\u00eb tjera. Berati, ashtu si Vlora, po binte n\u00eb pushtetin e bandave dhe jetesa po b\u00ebhej e pamundur. N\u00ebn thirrjet p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje n\u00eb fund t\u00eb qershorit, Franc Vranicki po p\u00ebrpiqej t\u2019u b\u00ebnte thirrje pal\u00ebve t\u00eb stabilizonin rendin. Por situata nuk ishte m\u00eb si\u00e7 kishte qen\u00eb nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Tanim\u00eb n\u00eb qytetet e Jugut ligjin e b\u00ebnin bandit\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt po e p\u00ebrdornin politik\u00ebn; pra, politikan\u00ebt nuk mund t\u2019i p\u00ebrdornin m\u00eb bandit\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i d\u00ebrguar i kancelarit Vranicki, ambasadori Grubmajer, kishte nisur n\u00eb Tiran\u00eb takimet p\u00ebr ligjin elektoral, i cili po mbante t\u00eb bllokuara bisedimet p\u00ebr shkak t\u00eb modifikimit q\u00eb i duhej b\u00ebr\u00eb ligjit ekzistues, q\u00eb p\u00ebrjashtonte figurat kryesore politike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs nga kandidimi. Humbja e kontrollit mbi territorin, sidomos n\u00eb Jug t\u00eb vendit, ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb edhe p\u00ebr bizneset. Shum\u00eb biznesmen\u00eb ishin vetarmatosur p\u00ebr t\u00eb ruajtur pronat e tyre, por nd\u00ebrkoh\u00eb ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb bandit\u00ebve q\u00eb vinin gjoba mbi ta. Nj\u00eb ngjarje e till\u00eb e dhimbshme m\u00eb shoq\u00ebroi gjat\u00eb dhe kishte t\u00eb b\u00ebnte me zhdukjen e nj\u00eb biznesmeni nga Tepelena, q\u00eb kishte nj\u00eb biznes modest t\u00eb shitjes s\u00eb pjes\u00ebve mekanike t\u00eb Benz-it n\u00eb Kras t\u00eb Tepelen\u00ebs. Kishte mbaruar universitetin p\u00ebr inxhinieri n\u00eb nj\u00eb vit me mua, por me t\u00eb u njoha nga af\u00ebr gjat\u00eb kryerjes s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb shkurt\u00ebr ushtarak tremujor. E rr\u00ebmbyen nj\u00eb dit\u00eb dhe than\u00eb q\u00eb e mbajt\u00ebn n\u00eb stanet e Salaris\u00eb. B\u00ebnin sikur k\u00ebrkonin par\u00e1, por me sa dukej kishin frik\u00eb nga p\u00ebrmasat q\u00eb mori ngjarja. E shoqja e tij dhe i v\u00ebllai e k\u00ebrkuan gjat\u00eb, nj\u00eb muaj, dy muaj, tre muaj&#8230; M\u00eb n\u00eb fund, shpresat humb\u00ebn dhe ai nuk u gjet. As sot nuk i \u00ebsht\u00eb gjetur varri. Por t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb thon\u00eb se kush e mori dhe kush e vrau. Biznesmen\u00ebt po merreshin peng edhe n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb Berat, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e Sarand\u00eb. Ishte nj\u00eb rr\u00ebshqitje me shpejt\u00ebsi drejt katastrof\u00ebs.<\/p>\n<p>Jugu po varf\u00ebrohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb skajshme nga ky rr\u00ebnim. Berisha, q\u00eb e ndiqte gjendjen gjith\u00eb makth, me afrimin e zgjedhjeve mori n\u00eb telefon Vranickin dhe si shqet\u00ebsim kryesor i ngriti kontrollin e bandave mbi Jugun e vendit dhe r\u00ebndimin e situat\u00ebs financiare n\u00eb Jug: \u201cAtje po rritet inflacioni, po boshatisen tregjet dhe jeta po b\u00ebhet e pasigurt dhe e pamundur\u201d.<\/p>\n<p>Kishte kapur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb argument shum\u00eb njer\u00ebzor p\u00ebr ta varrosur p\u00ebrfundimisht ndikimin e atyre q\u00eb quheshin komitete shp\u00ebtimi. Fakti q\u00eb ata nuk kishin pushtet ta ndalnin anarkin\u00eb dhe bandat e armatosura, ishte nj\u00eb fitore e hidhur p\u00ebr Berish\u00ebn. N\u00eb Jug po b\u00ebhej e pasigurt gjith\u00e7ka: rrug\u00ebt, pikat kufitare, qytetet&#8230; Fshatrat ishin oaze m\u00eb t\u00eb sigurta, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb forta familjare q\u00eb kishin me nj\u00ebri-tjetrin. Por, n\u00ebse dilje n\u00eb rrug\u00eb, asgj\u00eb nuk ishte e sigurt. Pasi u shp\u00ebrthyen edhe t\u00eb disa depove municioni, qeveria b\u00ebri paralajm\u00ebrime t\u00eb rrepta, duke njoftuar se ka minuar \u00e7do hyrje n\u00eb depot e municioneve dhe kush i prek, do t\u00eb hidhet n\u00eb er\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, po shtoheshin sulmet edhe ndaj zyrtar\u00ebve apo punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs. N\u00eb Elbasan i vendos\u00ebn nj\u00eb bomb\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi prefektit Tonin Alim\u00ebhilli, nd\u00ebrsa kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, G\u00ebzim Zilja, nuk mundi dot as ta dor\u00ebzonte zyr\u00ebn e tij n\u00eb qytetin e rr\u00ebmujave.<\/p>\n<p>N\u00ebn lajme t\u00eb tilla t\u00eb frikshme dhe shpesh t\u00eb pabesueshme, vendi po shkonte drejt zgjedhjeve t\u00eb sforcuara, q\u00eb thjesht ishin nj\u00eb konvencion p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb mandat nj\u00eb force t\u00eb re politike, q\u00eb mund t\u00eb ngjallte shpres\u00eb. N\u00ebn presionin e shtuar t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb qytetet e Jugut, Berisha filloi ta ngrinte z\u00ebrin p\u00ebr rikthimin e stabilitetit n\u00eb Jug, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse komitetet e shp\u00ebtimit, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishin kthyer n\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb bandave t\u00eb armatosura, pasi nuk kishin m\u00eb asnj\u00eb autoritet. Nd\u00ebrsa Berisha po akuzonte Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr Jugun, n\u00eb Thuman\u00eb, shum\u00eb af\u00ebr Tiran\u00ebs, u ndal dhe u sulmua me arm\u00eb Alfred Serreqi, q\u00eb sapo i ishte bashkuar partis\u00eb L\u00ebvizja p\u00ebr Demokraci, e themeluar nga ish-drejtues t\u00eb PD-s\u00eb, q\u00eb Berisha i p\u00ebrjashtoi nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Tre t\u00eb rinj t\u00eb mosh\u00ebs 20-25-vje\u00e7are, e kishin urdh\u00ebruar Serreqin t\u00eb zbriste nga makina dhe ia kishin rr\u00ebmbyer at\u00eb. Sulmi dukej se ishte nj\u00eb sinjal i qart\u00eb nga veprimtar\u00eb radikal\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb af\u00ebr La\u00e7it, nj\u00eb qytet ku Serreqi kishte ndikim dhe mund t\u00eb trazonte uj\u00ebrat e PD-s\u00eb para zgjedhjeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Berisha vazhdonte ta mbante ndezur \u00e7\u00ebshtjen e komiteteve n\u00eb Jug dhe identifikimin e tyre me bandat e armatosura. Dhe, Berisha ishte fokusuar gjat\u00eb te Gjolek\u00eb Malaj.<\/p>\n<p>Malaj, nj\u00eb i af\u00ebrt n\u00eb fis me Gramoz Ru\u00e7in, figur\u00ebn ky\u00e7 t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, ishte i vetmi rast ku bashkohej autoriteti i Komitetit t\u00eb Shp\u00ebtimit me njer\u00ebzit e armatosur. N\u00eb qytetet e tjera t\u00eb Jugut, kjo nuk ndodhte. N\u00eb Gjirokast\u00ebr, Sarand\u00eb, Vlor\u00eb, Berat, P\u00ebrmet e gjetk\u00eb, kishte edhe komitete shp\u00ebtimi, edhe grupe t\u00eb armatosura. I vetmi rast q\u00eb Komiteti i Shp\u00ebtimit ishte i identifikuar me grupet e armatosura ishte Tepelena dhe Memaliaj. Por q\u00ebndrimet ndaj tyre ishin t\u00eb ndryshme. Berisha po e b\u00ebnte at\u00eb simbol t\u00eb lidhjes s\u00eb komiteteve me bandat, nd\u00ebrsa media e majt\u00eb po e b\u00ebnte simbol t\u00eb njeriut human q\u00eb shoq\u00ebronte ndihmat, q\u00eb hapte shkollat dhe siguronte qet\u00ebsin\u00eb. Por imazhi i komiteteve n\u00eb Tepelen\u00eb u r\u00ebndua ndjesh\u00ebm nga nj\u00eb band\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kriminale. M\u00eb e pakta q\u00eb e vinte n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb komitetin, ishte se veprimet e k\u00ebsaj bande ishin mizore dhe fillonin me vjedhje e pla\u00e7kitje dhe p\u00ebrfundonin me rr\u00ebmbime personash, p\u00ebrdhunime dhe shkat\u00ebrrim pasurie t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Disa ngjarje t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb vul\u00ebn Tepelen\u00ebs gjat\u00eb trazirave, lidhen kryesisht me k\u00ebt\u00eb band\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi me grabitjen e nj\u00eb autobusi t\u00eb linj\u00ebs Tiran\u00eb-Kakavij\u00eb, q\u00eb u grabit n\u00eb Fratar. <\/p>\n<p>Nj\u00eb autobus tjet\u00ebr u ndalua n\u00eb Subash, n\u00eb kufirin mes Tepelen\u00ebs e Gjirokastr\u00ebs, ku u plagos edhe nj\u00eb vajz\u00eb 13-vje\u00e7are. Disa furgon\u00eb t\u00eb linjave t\u00eb ndryshme, kryesisht t\u00eb P\u00ebrmetit dhe Gjirokastr\u00ebs, ndaloheshin dhe, pasi pla\u00e7kiteshin, b\u00ebheshin gjeste posht\u00ebruese ndaj femrave q\u00eb udh\u00ebtonin n\u00eb k\u00ebto mjete.<\/p>\n<p>Konfliktet mes njer\u00ebzve t\u00eb armatosur u b\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb komplikuara dhe filluan t\u00eb reflektonin edhe ndasi krahinore apo fetare. K\u00ebshtu, n\u00eb mes t\u00eb muajit maj, n\u00eb Tepelen\u00eb u bllokuan t\u00eb gjitha makinat me targa t\u00eb Vlor\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes peng t\u00eb biznesmenit Artur Gjosha nga banda e Zani \u00c7aushit n\u00eb Vlor\u00eb dhe q\u00eb komiteti kishte ndenjur indiferent, pasi tregtari ishte \u201cme bindje t\u00eb djathta\u201d. <\/p>\n<p>Isha i paqart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndarje dhe gati nuk e besoja, kur n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb maji ra telefoni, rreth or\u00ebs 23.00. Ishte Izet Haxhia, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ende kontingjent i Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, q\u00eb identifikohej n\u00eb opinionin publik si nj\u00eb nga shoq\u00ebruesit e Sali Berish\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk ishte n\u00eb rrethin e par\u00eb t\u00eb tyre, qysh prej vitit 1995. M\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb dilja nga sht\u00ebpia, sepse kishte nj\u00eb bised\u00eb urgjente. Pa ndonj\u00eb dyshim p\u00ebr rrezikshm\u00ebrin\u00eb e bised\u00ebs, i thash\u00eb t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb merrte n\u00eb sht\u00ebpi, pasi makin\u00ebn time ma kishin vjedhur n\u00eb dit\u00ebt e marsit, para pallatit. Ai mb\u00ebrriti aty pas dhjet\u00eb minutash dhe pasi u futa n\u00eb makin\u00ebn e tij, m\u00eb prezantoi me nj\u00eb tip t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, me dialekt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb vlonjat.<\/p>\n<p>&#8211; Kemi shp\u00ebtuar Artur Gjoshin, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; E njeh apo jo? \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb kishte marr\u00eb peng Zani \u00c7aushi.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, di\u00e7ka kisha d\u00ebgjuar, por nuk e njihja nga af\u00ebr. M\u2019u kujtua se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb biznesmen nga Tepelena, i marr\u00eb peng n\u00eb Vlor\u00eb. Shkuam deri n\u00eb bulevard, te bar Nikolino, dhe fillova t\u2019i d\u00ebgjoj ku ishte problemi.<\/p>\n<p>Izeti u kishte premtuar atyre se do t\u2019i ndihmoja t\u00eb dilnin n\u00eb televizion dhe t\u00eb denonconin Zanin. Pastaj, Presidenti do t\u2019u jepte nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb blinduar dhe ata do t\u00eb niseshin n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vazhduar luft\u00ebn. Nuk po p\u00ebrzihesha shum\u00eb n\u00eb tregimet e tyre prej t\u00eb fort\u00ebsh, por d\u00ebshmit\u00eb e tyre t\u00eb rr\u00ebqethnin. Rrahimi, ai q\u00eb u prezantua si njeriu q\u00eb kishte shp\u00ebtuar Arturin, tregonte p\u00ebr nj\u00eb njeri me nofk\u00ebn Kuqo, q\u00eb e kishin djegur te makina Golf. Pastaj p\u00ebr disa p\u00ebrleshje q\u00eb mua m\u00eb v\u00ebrtiteshin si film n\u00eb kok\u00eb, pastaj p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb tipi q\u00eb quhej Arben Latifi, pastaj p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u kishte shp\u00ebtuar Zani \u00c7aushi&#8230; M\u00eb s\u00eb shumti flitej p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrleshje tek Uji i Ftoht\u00eb dhe p\u00ebr djegien e makin\u00ebs Golf, bashk\u00eb me kufom\u00ebn e Kuqos, q\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebr, por q\u00eb un\u00eb nuk e identifikoja dot. Nga biseda, me aq sa kuptova, dukej se ky Kuqoja, pra viktima, mund t\u00eb kishte shkuar si nd\u00ebrmjet\u00ebs te banda e Zanit p\u00ebr t\u00eb liruar tregtarin dhe e kishin prer\u00eb n\u00eb bes\u00eb. Pastaj u fol p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrleshje t\u00eb zhvilluar n\u00eb \u00c7ole t\u00eb Vlor\u00ebs, ku nj\u00eb autokolon\u00eb me makina t\u00eb Tepelen\u00ebs, Vlor\u00ebs dhe nj\u00eb furgon i bardh\u00eb i Durr\u00ebsit kishin sulmuar frontalisht lagjen \u00c7ole, por rojet e Zanit, q\u00eb pask\u00ebshin kapur lart\u00ebsi dominuese, kishin rezistuar fort. Pasi e pash\u00eb se isha i tep\u00ebrt n\u00eb ato biseda, pyeta Izetin se p\u00ebrse m\u00eb donte. <\/p>\n<p>&#8211; Ja, &#8211; tha, &#8211; t\u2019i b\u00ebsh nj\u00eb intervist\u00eb Turit, q\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb TVSh dhe t\u00eb denoncoj\u00eb Zanin.<\/p>\n<p>Arturi d\u00ebgjonte i traumatizuar. Tentova t\u00eb flisja me t\u00eb qet\u00ebsisht dhe m\u00eb tregoi p\u00ebr torturat q\u00eb kishte hequr nga banda e Zanit. M\u00eb tregoi aq sa mundi p\u00ebr tmerrin e pengmarrjes dhe momentin e arratisjes duke u hedhur nga dritarja e nj\u00eb kati t\u00eb dyt\u00eb, pasi njer\u00ebzit e tij ishin afruar aty.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, intervist\u00ebn e rregulloj un\u00eb, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Tregoji t\u00eb gjitha k\u00ebto. Do t\u00eb flas nes\u00ebr q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes me TVSh-n\u00eb dhe ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb. <\/p>\n<p>&#8211; A t\u00eb iki un\u00eb tani?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, prit! &#8211; tha Izeti. &#8211; K\u00ebta \u00e7unat duan nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb blinduar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb te Banka Tregtare, nga ato q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po si mund ta siguroj un\u00eb at\u00eb? &#8211; e pyeta.<\/p>\n<p>&#8211; Fol me shefin, &#8211; tha. &#8211; Po t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb sinjal ai, e marrin k\u00ebta dhe nes\u00ebr i ke t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bandit\u00ebt n\u00eb Vlor\u00eb. Biseda po hynte n\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe pak e nga pak e pash\u00eb veten peng t\u00eb tyre. Ishte e rrezikshme t\u00eb rrije me ta, e rrezikshme t\u00eb ikje, e rrezikshme t\u00eb mos veproje, e rrezikshme t\u00eb b\u00ebje at\u00eb q\u00eb thoshin ata. Ora po shkonte 01.00 e nat\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk t\u00eb ndihmoj dot, Izet, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; A mund t\u00eb iki n\u00eb sht\u00ebpi?<\/p>\n<p>&#8211; Duhet t\u2019ua zgjidhim k\u00ebt\u00eb hall k\u00ebtyre \u00e7unave, &#8211; ma ktheu. \u2013 Nuk mund t\u00eb ik\u00ebsh, se i kam prer\u00eb n\u00eb bes\u00eb pastaj.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk mund t\u00eb b\u00ebj gj\u00eb, &#8211; i thash\u00eb. M\u00eb b\u00ebri shenj\u00eb dhe dol\u00ebm pak m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>&#8211; B\u00ebji nj\u00eb telefon Berish\u00ebs dhe k\u00ebrkoja k\u00ebt\u00eb nga ana jote, &#8211; tha. &#8211; Mos i thuaj q\u00eb jam un\u00eb me ta. Pastaj e rregulloj un\u00eb vet\u00eb. Isha thuajse peng i padeklaruar.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; po flas.<\/p>\n<p>U largova pak m\u00eb tutje. Ai u afrua pas meje. Fola me Berish\u00ebn. I thash\u00eb se \u00ebsht\u00eb liruar nj\u00eb peng, nj\u00eb miku im nga Tepelena, biznesmen, dhe se do t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb nes\u00ebr n\u00eb TVSh. Kjo ishte sa p\u00ebr hyrje. Pastaj i tregova se njer\u00ebzit e tij duan t\u00eb kthehen n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb ndeshen me band\u00ebn q\u00eb e ka pas marr\u00eb peng, se u kan\u00eb vrar\u00eb njer\u00ebz. Por atyre iu duhej nj\u00eb makin\u00eb e blinduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, se nj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb te Banka Tregtare dhe ata duan vet\u00ebm nj\u00eb leje jo zyrtare p\u00ebr ta marr\u00eb. Berisha po heshtte n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb me ta? &#8211; pyeti gjith\u00eb shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>&#8211; Izeti, &#8211; i thash\u00eb me gjysm\u00eb z\u00ebri, q\u00eb t\u00eb mos e d\u00ebgjonte Izeti, q\u00eb ishte disa metra m\u00eb pas.<\/p>\n<p>&#8211; Largohu menj\u00ebher\u00eb q\u00eb aty! &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n<p>&#8211; E di, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; por nuk e kam t\u00eb leht\u00eb tani, duhet t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgosh nj\u00eb makin\u00eb k\u00ebtu para Dajtit.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb, se e zgjidh un\u00eb, &#8211; tha, &#8211; mbaje hapur telefonin. <\/p>\n<p>Izeti d\u00ebgjoi gjith\u00e7ka dhe u tha njer\u00ebzve t\u00eb Gjoshit se po e zgjidhnim situat\u00ebn. Un\u00eb po rrija si mbi gjemba. Ra telefoni. Ishte nj\u00eb oficer i Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Po vij t\u00eb t\u00eb marr, &#8211; tha. &#8211; Dil para Dajtit. Atyre u thuaj q\u00eb do t\u00eb merrem un\u00eb me hallin e tyre.<\/p>\n<p>U qet\u00ebsova. I thash\u00eb Izetit se Berisha ka nisur p\u00ebr te ne nj\u00eb oficer t\u00eb tij, q\u00eb do t\u00eb m\u00eb \u00e7onte mua n\u00eb sht\u00ebpi dhe pastaj do t\u00eb zgjidhte hallin tyre. Pa nj\u00eb her\u00eb me dyshim, por nuk iu duk zgjidhje e keqe, pasi s\u00eb paku u d\u00ebshmonte atyre se kishte lidhje t\u00eb forta me Berish\u00ebn. Pas disa minutash, makina e Gard\u00ebs q\u00ebndroi para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mia dhe un\u00eb u gjenda brenda saj gati si nj\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbeu dikush.<\/p>\n<p>&#8211; Qet\u00ebsohu, &#8211; m\u00eb tha oficeri, &#8211; se e zgjidh un\u00eb me ata. Shko n\u00eb sht\u00ebpi dhe fik telefonin, mos dil m\u00eb nat\u00ebn vet\u00ebm, pa siguri.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk ndodhi gj\u00eb, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; por isha pak keq, se nuk e dija \u00e7far\u00eb k\u00ebrkonin.<\/p>\n<p>&#8211; Merrem un\u00eb me ta, mos ki merak, &#8211; tha s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Nuk e mora vesh se \u00e7far\u00eb ndodhi t\u00eb nes\u00ebrmen. Berisha nuk ma hapi m\u00eb kurr\u00eb at\u00eb muhabet, por as Izeti. \u00c7\u00ebshtja e munges\u00ebs s\u00eb stabilitetit n\u00eb Jug dhe akuzat e p\u00ebrditshme t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, po i shtonin dyshimet se PD-ja mund t\u00eb mos shkonte n\u00eb zgjedhje. Kjo e rriti v\u00ebmendjen e ShBA-ve dhe Bashkimit Europian ndaj situat\u00ebs, duke shtuar thirrjet p\u00ebr pajtim komb\u00ebtar. N\u00ebnsekretari amerikan i Shtetit, Perina, b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr m\u00eb 8 maj, duke paralajm\u00ebruar \u201ccil\u00ebndo forc\u00eb\u201d q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb sabotonte pajtimin komb\u00ebtar. N\u00eb Tiran\u00eb, kancelari Vranicki kishte nisur p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb ligj elektoral dhe nj\u00eb nga kushtet themelore t\u00eb PD-s\u00eb ishte shkrirja e komiteteve t\u00eb shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p>N\u00ebn k\u00ebt\u00eb trysni, komitetet e Jugut, sidomos ai i Gjirokastr\u00ebs dhe Vlor\u00ebs, vendos\u00ebn t\u00eb mblidheshin n\u00eb Vlor\u00eb, m\u00eb 16 maj, me shpres\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjenin nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkrir\u00eb, pasi autoriteti i tyre tashm\u00eb ishte rr\u00ebnuar dhe atyre u kishte mbetur vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsia. E vetmja deg\u00eb e komiteteve q\u00eb nuk pranoi shkrirjen, por vazhdonte t\u00eb b\u00ebnte thirrje m\u00eb radikale, ishte ajo e Vlor\u00ebs. Dhe, si\u00e7 u pa m\u00eb pas, shkaku ishte se krer\u00ebt e tyre do t\u00eb kandidonin p\u00ebr zgjedhjet e 29 qershorit. N\u00eb Vlor\u00eb b\u00ebhej k\u00ebrdia nga betejat mes Zanit, Gaxhait, Kakamit dhe nuk ekzistonte m\u00eb asnj\u00eb autoritet. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e Komitetit t\u00eb Shp\u00ebtimit, m\u00eb 13 maj, p\u00ebr t\u00eb thirrur qytetar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb miting kund\u00ebr dhun\u00ebs, d\u00ebshtoi dhe askush nuk iu bashkua atyre n\u00eb shesh. N\u00eb Sarand\u00eb, Berat, Gjirokast\u00ebr e P\u00ebrmet, po ashtu. Lajmi m\u00eb trondit\u00ebs q\u00eb pash\u00eb ato dit\u00eb ishte se tri gra t\u00eb reja n\u00eb Berat ishin vrar\u00eb nga nj\u00eb njeri i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, q\u00eb q\u00eblloi n\u00eb aj\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb turm\u00ebn q\u00eb priste para zyrave t\u00eb asistenc\u00ebs sociale. Dy nga grat\u00eb vdiq\u00ebn n\u00eb vend dhe ishin t\u00eb mosh\u00ebs 28 dhe 31 vje\u00e7e, kurse tjetra shkoi n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb spital. M\u00eb keq akoma, n\u00eb mes t\u00eb majit, n\u00eb Vlor\u00eb, kishte njoftime se bandat po mobilizonin njer\u00ebz me dhun\u00eb p\u00ebr p\u00ebrplasjet e mundshme mes tyre. Lajmet p\u00ebr vrasje nga grabitjet po shtoheshin me shpejt\u00ebsi n\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb Jugut, nga Kor\u00e7a n\u00eb Ersek\u00eb, P\u00ebrmet, Tepelen\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Sarand\u00eb dhe Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe mes lajmeve t\u00eb dhimbshme nga Gjirokastra, m\u00ebsova se nj\u00eb i af\u00ebrmi im, oficer, q\u00eb ishte plagosur r\u00ebnd\u00eb n\u00eb shp\u00ebrthimin e tunelit t\u00eb Kardhiqit, kishte vdekur. Ishte Vladimir \u00c7umaku, nj\u00eb kush\u00ebriri im nga qyteti i Gjirokastr\u00ebs, q\u00eb kishte kaluar rreth 20 vjet me sh\u00ebrbim n\u00eb Maliq dhe s\u00eb fundmi ishte afruar n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Kishte l\u00ebn\u00eb pas dy f\u00ebmij\u00eb. Vdiq n\u00eb nj\u00eb spital n\u00eb Athin\u00eb, ku ishin edhe kat\u00ebr ushtarak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb plagosur. E p\u00ebrjetova r\u00ebnd\u00eb humbjen e tij. F\u00ebmij\u00ebria ime ka qen\u00eb e mbushur me vizita n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre \u00e7do pranver\u00eb, kur kisha pushimet e prillit. Dhe Ladi ishte ai q\u00eb mungonte gjithmon\u00eb te sht\u00ebpia ku un\u00eb shkoja, pasi ishte gjithmon\u00eb me sh\u00ebrbim. Ikja kishte shokuar prind\u00ebrit e tij, t\u00eb cil\u00ebt u larguan m\u00eb shpejt nga jeta prej d\u00ebshp\u00ebrimit. Dhe un\u00eb, q\u00eb kisha pritur kaq her\u00eb i vog\u00ebl ta takoja ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, tanim\u00eb q\u00eb isha i rritur, nuk shkoja dot n\u00eb vdekjen e tij n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Rrug\u00ebt ishin t\u00eb rrezikshme dhe akoma m\u00eb t\u00eb rrezikshme b\u00ebheshin po t\u00eb udh\u00ebtoje si gazetar.<\/p>\n<p>Rajmondi, kolegu im i \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d n\u00eb Gjirokast\u00ebr, kishte pasur nj\u00eb aventur\u00eb t\u00eb pabesueshme n\u00eb Qaf\u00ebn e Gjasht\u00ebs, n\u00eb Sarand\u00eb. Njer\u00ebzit q\u00eb kishin rr\u00ebmbyer tanket aty, iu ofruan p\u00ebr taksi deri n\u00eb Sarand\u00eb me tank, kundrejt 50 dollar\u00ebve. Kishte hipur mbi tank, sepse ishte m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb shkuar deri n\u00eb qytet, n\u00eb t\u00eb cilin bandit\u00ebt kishin marr\u00eb peng nj\u00eb gazetare greke t\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d. Kur ma p\u00ebrshkruante n\u00eb telefon tipin q\u00eb e kishte patur \u201ctaksixhi\u201d dhe leht\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cilin ngiste nj\u00eb tank, duke qen\u00eb pun\u00ebtor i nj\u00eb gomisterie n\u00eb Tepelen\u00eb, e kuptoje se sa pushtet kishte pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria mbi jet\u00ebn e atyre qytetar\u00ebve n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sulm ende i pashpjeguesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb grabitje, ishte ai q\u00eb u b\u00eb ndaj nj\u00eb fabrike ende t\u00eb pap\u00ebrfunduar uji n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb K\u00eblcyr\u00ebs, ku mbeti i vrar\u00eb roja i fabrik\u00ebs. Fabrika e ujit n\u00eb K\u00eblcyr\u00eb, n\u00eb Ur\u00ebn e Gryk\u00ebs, ishte investim i dy shtetasve grek\u00eb, me origjin\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr nga fshatrat e P\u00ebrmetit. I pata takuar dhe kisha shkruar p\u00ebr ta n\u00eb vitin 1994, kur sapo e kishin ngritur fabrik\u00ebn. Kishin marr\u00eb nj\u00eb kredi nga Komuniteti Europian, n\u00eb kuadrin e programeve p\u00ebr investime n\u00eb vende kufitare me Komunitetin Europian. <\/p>\n<p>Mbaj mend q\u00eb ishin shum\u00eb entuziast\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ujit dhe t\u00eb ardhmen e investimit. Nj\u00ebri prej tyre kishte qen\u00eb edhe futbollist i njohur n\u00eb Greqi. Pas sulmit mbi fabrik\u00eb, ajo mbeti e mbyllur dhe investitor\u00ebt grek\u00eb nuk u kthyen m\u00eb aty. Investimi mbeti p\u00ebr vite i braktisur, thuajse pa u kujdesur askush. Dhe, fare papritur, n\u00eb vitin 2007, dhjet\u00eb vjet m\u00eb pas, n\u00eb krah t\u00eb saj mbiu nj\u00eb fabrik\u00eb tjet\u00ebr uji, e nd\u00ebrtuar thuajse fillimisht pa leje mbi toka me pronar\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. M\u00eb pas biznesmeni n\u00eb ujdi me pushtetin lokal, pas nj\u00eb telefonate t\u00eb Sali Berish\u00ebs p\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb K\u00eblcyr\u00ebs, e zgjidhi problemin. Komuna ua ndau tok\u00ebn me ligjin 7501, dhe biznesmeni ua blinte nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas. <\/p>\n<p>Fabrika, ndryshe nga e vjetra, q\u00eb ishte thuajse e fshehur mes shk\u00ebmbinjve buz\u00eb lumit, \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb buz\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs dhe kishte shkat\u00ebrruar gjith\u00eb pamjen turistike t\u00eb Gryk\u00ebs. Investitori i saj i ri, i hoqi shpejt gjith\u00eb telashet nga rruga. N\u00eb nj\u00eb pritje nga ato t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb q\u00eb b\u00ebn Liri Berisha, kishte dal\u00eb foto me t\u00eb dhe me foton e saj dhe t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs n\u00eb xhamin e makin\u00ebs, thyente me leht\u00ebsi \u00e7do penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb zaptuar tok\u00ebn, burimin dhe m\u00eb pas, p\u00ebr ta legalizuar gjith\u00eb investimin. Tashm\u00eb n\u00eb Gryk\u00ebn e K\u00eblcyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb e vjet\u00ebr, e braktisur, nj\u00eb gur p\u00ebrkujtimor p\u00ebr roj\u00ebn e vrar\u00eb n\u00eb vitin 1997 nga nj\u00eb anarki q\u00eb mban dhe emrin e Sali Berish\u00ebs, dhe nj\u00eb tjet\u00ebr fabrik\u00eb e re, moderne, e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2007 n\u00ebn lidhjet e p\u00ebrfolura me familjen Berisha, nj\u00eb simbolik\u00eb e hidhur kjo p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt&#8230; <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji nga formimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar, u krijua nj\u00eb rutin\u00eb e re e jet\u00ebs politike. Socialist\u00ebt ishin rikthyer n\u00eb Kuvend dhe qeveria po ia dilte t\u00eb funksiononte me \u201ckomisar\u00eb\u201d q\u00eb mbik\u00ebqyrnin drejtimin politik t\u00eb saj. Por autoriteti i saj kufizohej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4363","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pasojat e anarkis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pasojat e anarkis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji nga formimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar, u krijua nj\u00eb rutin\u00eb e re e jet\u00ebs politike. Socialist\u00ebt ishin rikthyer n\u00eb Kuvend dhe qeveria po ia dilte t\u00eb funksiononte me \u201ckomisar\u00eb\u201d q\u00eb mbik\u00ebqyrnin drejtimin politik t\u00eb saj. Por autoriteti i saj kufizohej [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-19T20:23:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze15.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pasojat e anarkis\u00eb\",\"datePublished\":\"2010-10-19T20:23:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/\"},\"wordCount\":4111,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze15.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/\",\"name\":\"Pasojat e anarkis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze15.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-19T20:23:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze15.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze15.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/pasojat-e-anarkise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pasojat e anarkis\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pasojat e anarkis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pasojat e anarkis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d Pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji nga formimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar, u krijua nj\u00eb rutin\u00eb e re e jet\u00ebs politike. Socialist\u00ebt ishin rikthyer n\u00eb Kuvend dhe qeveria po ia dilte t\u00eb funksiononte me \u201ckomisar\u00eb\u201d q\u00eb mbik\u00ebqyrnin drejtimin politik t\u00eb saj. Por autoriteti i saj kufizohej [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-19T20:23:44+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze15.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pasojat e anarkis\u00eb","datePublished":"2010-10-19T20:23:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/"},"wordCount":4111,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze15.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/","name":"Pasojat e anarkis\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze15.jpg","datePublished":"2010-10-19T20:23:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze15.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze15.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pasojat-e-anarkise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pasojat e anarkis\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4363"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4363\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}