{"id":4333,"date":"2010-10-19T09:13:30","date_gmt":"2010-10-19T08:13:30","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4333"},"modified":"2010-10-19T09:13:30","modified_gmt":"2010-10-19T08:13:30","slug":"bashkeqeverisja-fino-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/","title":{"rendered":"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4334\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze13.jpg\" alt=\"\" width=\"149\" height=\"200\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse ka nj\u00eb zgjedhje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb goditur p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb 9 mars, ky ka qen\u00eb Bashkim Finoja. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb u projektua emri i tij, ndoshta askush nuk i kishte parasysh t\u00eb gjith\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e duhura t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb partner i Sali Berish\u00ebs n\u00eb dit\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija dhe t\u00eb arrinte t\u00eb mos b\u00ebnte ndonj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh. Pragmatist, njer\u00ebzor, me profil jo shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, i gatsh\u00ebm p\u00ebr kompromise t\u00eb vogla, realist p\u00ebr zhvillimet politike, jo shum\u00eb konformist me partin\u00eb e tij, babaxhan n\u00eb dukje, por jo aq i past\u00ebrvitur n\u00eb shqisat politike, Bashkim Finoja dukej se ishte amortizatori m\u00eb i mir\u00eb i p\u00ebrplasjes q\u00eb mund t\u00eb prishte qeverin\u00eb e tij dhe t\u00eb Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Keqkuptimi i madh i debatit politik p\u00ebr bashk\u00ebqeverisjen Fino-Berisha \u00ebsht\u00eb se n\u00eb debatin publik duket pak e besueshme ajo q\u00eb shpesh Bashkim Finoja thot\u00eb p\u00ebr Sali Berish\u00ebn: q\u00eb e ka shp\u00ebtuar n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Shum\u00eb veta mendojn\u00eb se Bashkim Finoja e ka shp\u00ebtuar Sali Berish\u00ebn nga komitetet e Jugut apo nga njer\u00ebzit e armatosur.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta e pabesueshme tani \u00ebsht\u00eb se Bashkim Finoja e ka shp\u00ebtuar Sali Berish\u00ebn nga vendosm\u00ebria e ShBA-ve p\u00ebr ta larguar nga politika. Nj\u00eb jav\u00eb pas formimit t\u00eb kabinetit, ShBA-t\u00eb dukeshin t\u00eb vendosura ta largonin Berish\u00ebn, por avokati i madh i k\u00ebtij t\u00eb fundit u b\u00eb Bashkim Finoja, pa vet\u00ebdijen e duhur se \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte. Po ashtu Berisha u ndje i izoluar keqazi, nga vizita e Romano Prodit n\u00eb Vlor\u00eb, i cili injoroi t\u00ebr\u00ebsisht Berish\u00ebn dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb qet\u00ebsonte qytetin e protestave.<\/p>\n<p>Fal\u00eb anarkis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, truproj\u00eb personale e tij u b\u00eb Zani \u00c7aushi. Rai Tre transmetoi nj\u00eb reportazh t\u00eb gjat\u00eb ku Zani fliste p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Vlor\u00ebs dhe vizit\u00ebn e Prodit. P\u00ebrkthente Dashamir Tahiri, nj\u00eb biznesmen q\u00eb kishte lidhje t\u00eb forta me njer\u00ebzit e armatosur. Ishte m\u00eb i prer\u00eb dhe m\u00eb i qart\u00eb kund\u00ebr Berish\u00ebs se sa Zani \u00c7aushi. M\u00eb kujtohet shpesh kjo sken\u00eb, kur shikoj tani q\u00eb ky biznesmen \u00ebsht\u00eb deputet i kolaicionit t\u00eb Sali Berish\u00ebs, dal\u00eb nga zgjedhjet e 29 Qershorit 2009.<\/p>\n<p>Kabineti i Qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar, ishte m\u00eb qesharaku n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrkiste m\u00ebnyr\u00ebs se si funksiononte. Qeveria ishte nj\u00eb grup teknicien\u00ebsh dhe krah tyre, n\u00eb \u00e7do mbledhje, rrinin \u201ckomisar\u00ebt\u201d e partive, ata q\u00eb merrnin vendimin politik dhe parimor p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb diskutohej n\u00eb mbledhje. Por kjo nuk e pengonte aspak kryeministrin e ri, me disa vjehrra n\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb t\u2019ia dilte mban\u00eb&#8230; Nervozizmi q\u00eb ngjallte n\u00eb shoq\u00ebri mungesa e eficienc\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb dhe vazhdimi i destabilizimit, nuk p\u00ebrjetohej dhe aq keq nga vet\u00eb Bashkim Finoja. Shum\u00eb bastione t\u00eb PD-s\u00eb filluan t\u00eb ndienin but\u00eb-but\u00eb humbjen e pushtetit dhe nervozizmi i tyre ndaj kryeministrit q\u00eb nuk t\u00eb linte rast ta merrje inat, po rritej.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 prill, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Shkod\u00ebr, Bashkim Finoja u ndalua nga nj\u00eb grup militant\u00ebsh t\u00eb PD-s\u00eb, si p\u00ebr t\u2019i treguar se nuk ishte kryeministri i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Rreth 50 vet\u00eb, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Bushatit, i zun\u00eb rrug\u00ebn kryeministrit. Reaksioni ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm. Edhe pse partit\u00eb u duk sikur e d\u00ebnuan t\u00eb gjitha nj\u00ebz\u00ebri, demokrat\u00ebt dyshonin se shkuarja n\u00eb Shkod\u00ebr ishte nj\u00eb pretekst q\u00eb Bashkim Finoja t\u00eb shkonte m\u00eb pas dhe t\u00eb takonte zyrtarisht komitetet n\u00eb Jug.<\/p>\n<p>Zyrtarisht, agresor\u00ebt e kryeministrit dukej se e kishin gjetur nj\u00eb motiv politik. Ata thoshin se rreth 120 persona nga Veriu mbaheshin peng n\u00eb Sarand\u00eb, Vlor\u00eb dhe Tepelen\u00eb nga komitetet e shp\u00ebtimit dhe se qeveria nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019i liruar ata. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dukej se luhej me gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat. N\u00eb Jug ishin keqtrajtuar qytetar\u00eb, disa her\u00eb deri dhe n\u00eb masakrim, thjesht se ishin verior\u00eb. Nj\u00eb qytetar t\u00eb till\u00eb e intervistova vet\u00eb, disa muaj m\u00eb von\u00eb. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qytetar nga Kuk\u00ebsi, q\u00eb vinte nga Greqia dhe kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb duart e Komitetit t\u00eb Shp\u00ebtimit n\u00eb Sarand\u00eb, i cili d\u00ebshmoi p\u00ebr tortura \u00e7njer\u00ebzore, deri n\u00eb heqje thonjsh. Po ashtu, nj\u00eb oficer i Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, q\u00eb shoq\u00ebronte Sali Berish\u00ebn, u mor peng n\u00eb Tepelen\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb Vlor\u00eb, u mbajt disa dit\u00eb dhe u l\u00ebshua, me nd\u00ebrhyrjen e nj\u00eb sekti murgeshash, kufoma e ish inspektorit t\u00eb SkIK-ut, Lek\u00eb \u00c7okut, i vrar\u00eb aty gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 28 shkurtit. Mund t\u00eb kishte edhe qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin humbur n\u00eb anarkin\u00eb e atyre viseve, por nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb organizuar. Pra, nuk kishte ndonj\u00eb strategji, ndonj\u00eb list\u00eb apo ndonj\u00eb veprim n\u00eb bllok kund\u00ebr verior\u00ebve, edhe pse \u201ckryeveriorin\u201d Sali Berisha e kishin objektiv t\u00eb tyre. Ndaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, justifikimi i tyre ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur kart\u00ebn e ndarjes Jug-Veri n\u00eb ato dit\u00eb, se sa si arsyetim p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn dhe q\u00eb, jam i sigurt, nuk kishin qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Jug.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, pati nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku u shqua intervista e ashp\u00ebr e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, Nikolas B\u00ebrns, i cili e konsideroi incidentin nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb minuar Qeverin\u00eb e Pajtimit Komb\u00ebtar. Dyshimi m\u00eb i madh q\u00eb kishin amerikan\u00ebt, por dhe per\u00ebndimor\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishte se mos Berisha e konsideronte t\u00eb kryer emergjenc\u00ebn dhe donte t\u00eb rr\u00ebzonte qeverin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, q\u00ebndrimi i tyre ishte kategorik pro kryeministrit Bashkim Fino dhe e faj\u00ebsonin thuajse direkt Berish\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhte. Ministria e Brendshme nisi nj\u00ebfar\u00eb hetimi, q\u00eb nuk e p\u00ebrfundoi kurr\u00eb. Pati edhe nj\u00eb debat n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb, dy dit\u00eb m\u00eb pas, por pa rezultat. E vetmja mas\u00eb ishte shkarkimi i shefit t\u00eb Komisariatit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe z\u00ebvend\u00ebsimi i tij me nj\u00eb tjet\u00ebr; nj\u00eb ngjarje q\u00eb u kund\u00ebrshtua me arm\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Nj\u00eb dit\u00eb pas ndryshimeve, Komisariati i Shkodr\u00ebs u sulmua. Nj\u00eb polic mbeti i vrar\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr u plagos, nd\u00ebrsa nj\u00eb makin\u00eb policie u shkat\u00ebrrua.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto debate mbushnin ekranet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Per\u00ebndimit, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, sidomos pensionist\u00ebt dhe administrata, po kalonin muajin e par\u00eb pa rroga, p\u00ebr shkak t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb bankave n\u00eb Jug dhe djegies s\u00eb zyrave. Ministri i Financave, Arben Malaj, filloi t\u00eb shfaqej n\u00eb ekran p\u00ebr t\u2019i qet\u00ebsuar njer\u00ebzit. Situata ishte ende larg stabilizimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta larguar v\u00ebmendjen nga \u201cleksioni\u201d ndaj kryeministrit, Sali Berisha p\u00ebrdori mbledhjen e zakonshme t\u00eb qeveris\u00eb, m\u00eb 7 prill, si dhe rekomandimet e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi ligjin e ri elektoral dhe mund\u00ebsin\u00eb e b\u00ebrjes s\u00eb vendit me kushtetut\u00eb. K\u00ebrkesa ishte si nj\u00eb rrufe n\u00eb qiell t\u00eb past\u00ebr. N\u00eb vendin ku rendi kushtetues ishte p\u00ebrmbysur dhe presidentit i kishte ikur kontrolli mbi institucionet, \u00e7elja e nj\u00eb debati p\u00ebr Kushtetut\u00ebn dukej si luks i tep\u00ebrt. Bisedova disa her\u00eb gjat\u00eb asaj dite me Berish\u00ebn rreth k\u00ebsaj deklarate,<\/p>\n<p>por dukej i vendosur n\u00eb at\u00eb q\u00eb thoshte.<\/p>\n<p>&#8211; E di q\u00eb \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e keqe, &#8211; tha, &#8211; por kurr\u00eb nuk kemi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri dhe nuk ka m\u00eb mir\u00eb se sa tani p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Her\u00eb-her\u00eb nuk m\u00eb dukej arsyetim i keq, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb zot\u00ebronte ideja se ndoshta i duhej p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb dimension shtetari, n\u00eb at\u00eb keqkatandisje q\u00eb kishte imazhi i tij si President ato dit\u00eb, nj\u00eb imazh q\u00eb kish nisur t\u00eb rr\u00ebnohej qysh m\u00eb 1994, pik\u00ebrisht nga humbja e referendumit p\u00ebr Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>Rexhep Mejdani dhe Pandeli Majko e hodh\u00ebn posht\u00eb propozimin p\u00ebr Kushtetut\u00eb. Majkoja ishte m\u00eb racional n\u00eb arsyetimet e veta. S\u00eb pari, ai theksoi se Partia Socialiste mb\u00ebshtet Qeverin\u00eb e Pajtimit Komb\u00ebtar, e cila nuk ka objektiv Kushtetut\u00ebn. S\u00eb dyti, nga pik\u00ebpamja etike, Kushtetuta nuk mund t\u00eb miratohej me tanke n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha nuk e vazhdoi m\u00eb tej debatin, por nuk harronte ta mbronte k\u00ebt\u00eb tez\u00eb, sa her\u00eb ia p\u00ebrmendnin. Madje kjo tem\u00eb u p\u00ebrfshi edhe n\u00eb rezolut\u00ebn e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, q\u00eb u mbajt m\u00eb 12 prill. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, q\u00eb vazhdoi p\u00ebr dy dit\u00eb, njohu p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar dhe pranoi se shteti nuk ishte i p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb ilustruese p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrcipt\u00eb q\u00eb kishte PD-ja p\u00ebr r\u00ebnien e shtetit, rezoluta theksonte se \u201cfaji i zjarrv\u00ebn\u00ebsit nuk mund t\u00eb barazohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsit e zjarrfik\u00ebsit\u201d. Dukej qart\u00eb se n\u00eb fokus nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsia, por pafuqia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb rebelim t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Dhe, nd\u00ebrsa vala e anarkis\u00eb po binte n\u00eb rrug\u00eb, vala e kund\u00ebrshtis\u00eb ndaj Berish\u00ebs po rritej brenda PD-s\u00eb. Nj\u00eb grup ish-zyrtar\u00ebsh t\u00eb saj, kryesisht ish-ministra, n\u00eb nj\u00eb promemorie t\u00eb tyre, k\u00ebrkuan p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga Sali Berisha p\u00ebr ftohjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve me qeverin\u00eb e ShBA-ve dhe zhytjen e vendit n\u00eb anarki.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb tyre, Sali Berisha mbajti m\u00eb 12 prill, para K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, nj\u00eb fjalim ku i m\u00ebshonte fort ides\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb europiane dhe p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb q\u00eb duhej t\u2019u jepej aty e tutje marr\u00ebdh\u00ebnieve me Europ\u00ebn, n\u00eb raport me ato me ShBA-t\u00eb. Ngjante pak me nj\u00eb loj\u00eb kalamajsh, q\u00eb nuk nervozonte ask\u00ebnd, p\u00ebrve\u00e7se bezdiste diplomat\u00ebt me logjik\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ShBA-t\u00eb dhe Europa nuk kishin asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend e, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. T\u00eb dyja pal\u00ebt bashkoheshin te nevoja p\u00ebr t\u00eb stabilizuar vendin, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione dhe natyrisht, p\u00ebr t\u00eb ruajtur orientimin per\u00ebndimor t\u00eb tij. P\u00ebrpjekja e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb mes, ishte thjesht nj\u00eb detaj q\u00eb u d\u00ebshmonte atyre nervozizmin me t\u00eb cilin ai vazhdonte ta shikonte origjin\u00ebn e kriz\u00ebs n\u00eb raportet me ShBA-t\u00eb. Vet\u00eb Berisha ishte i qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe as q\u00eb priste ndonj\u00eb reagim. Ai po e konsumonte k\u00ebt\u00eb tez\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb nguliste n\u00eb mendjen e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij se d\u00ebshtimi i qeverisjes erdhi nga nj\u00eb skem\u00eb komploti dhe kryesisht nga p\u00ebrtej oqeanit.<\/p>\n<p>Historia e raporteve t\u00eb tij me drejtuesit e lobit grek n\u00eb ShBA, p\u00ebrkeq\u00ebsimi i kredencialeve me qeverin\u00eb amerikane p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve dhe kombinimin q\u00eb ai n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u b\u00ebri k\u00ebtyre dy zhvillimeve, krijuan n\u00eb syt\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij nj\u00eb fasad\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr nj\u00eb faktor t\u00eb jasht\u00ebm amerikan kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, p\u00ebr t\u00eb ishte shqet\u00ebsuese q\u00eb disa ish-ministra dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb po p\u00ebrpiqeshin ta mbanin t\u00eb gozhduar pik\u00ebrisht aty, duke e detyruar t\u00eb shprehej p\u00ebr shkakun e prishjes s\u00eb raporteve me ShBA-t\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, ministri m\u00eb i besuar i tij, Safet Zhulali, i cili nd\u00ebrkoh\u00eb ishte arratisur n\u00eb Itali me nj\u00eb peshkarexh\u00eb, shp\u00ebrndau p\u00ebr median nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn faj\u00ebsonte Berish\u00ebn dhe politik\u00ebn e PD-s\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si tentuan ta p\u00ebrballonin at\u00eb q\u00eb quhej rebelim i armatosur. Zhulali tha se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb ballafaqohej n\u00eb vend me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij, por ritheksoi se politika e PD-s\u00eb dhe futja e saj n\u00eb konflikt me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, e sidomos me ShBA-t\u00eb, ishte fatale p\u00ebr autoritetin e qeverisjes.<\/p>\n<p>Dhe, si p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare gjith\u00eb k\u00ebtyre z\u00ebrave, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, po ashtu, miratoi nj\u00eb rezolut\u00eb ndaj ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb, ku i akuzonte ata p\u00ebr nj\u00eb \u201craport t\u00eb pandersh\u00ebm\u201d me k\u00ebt\u00eb parti, si dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre p\u00ebr keqqeverisjen e vendit. Tre ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrat, Bashkim Kopliku, Dashamir Shehi dhe Dylber Vrioni, nuk fituan m\u00eb si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, nd\u00ebrsa Safet Zhulali u p\u00ebrjashtua si dezertor.<\/p>\n<p>Mes problemeve t\u00eb brendshme n\u00eb PD, t\u00eb cilat po p\u00ebrpiqej t\u2019i mbyllte me dor\u00eb t\u00eb hekurt, Berisha po ashtu po p\u00ebrpiqej t\u00eb mbante ndezur tensione t\u00eb vogla me kryeministrin Fino dhe t\u00eb mbante sidomos n\u00ebn presion t\u00eb ngarkuarin special t\u00eb OSBE-s\u00eb, Franc Vranicki. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Bashkim Finon dukej se bllokimi n\u00eb Shkod\u00ebr ishte leksioni i par\u00eb, p\u00ebr Franc Vranickin sulmi i par\u00eb nisi para se ai t\u00eb mb\u00ebrrinte zyrtarisht n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb filluar misionin normal, n\u00eb mes t\u00eb prillit. M\u00eb 11 prill, ai paraqiti raportin p\u00ebrfundimtar n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, lidhur me detyrat q\u00eb do t\u00eb kishte forca shum\u00ebkomb\u00ebshe q\u00eb do t\u00eb nisej at\u00eb dit\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Vranicki foli p\u00ebr rivendosje t\u00eb rendit publik dhe zgjedhjet e qershorit. Por z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e tij, Melisa Fleming, e turbulloi qet\u00ebsin\u00eb e Berish\u00ebs, kur foli pa ndonj\u00eb emocion rreth takimeve q\u00eb Vranicki pati me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komiteteve t\u00eb shp\u00ebtimit n\u00eb muajin Mars, n\u00eb Vlor\u00eb, si dhe neutralitetin q\u00eb kishte OSBE-ja, n\u00ebse edhe qeveria shqiptare takohej me k\u00ebta njer\u00ebz. Sipas saj, zoti Vranicki \u201cdo t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb konfliktin dhe kriz\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, ai do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb takohet me forcat e angazhuara\u201d. E gjith\u00eb kjo filloi ta trazonte qet\u00ebsin\u00eb e Berish\u00ebs. Ende pa filluar mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, m\u00eb 12 prill, p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, reagoi ndaj mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb takimeve t\u00eb zotit Vranicki me krer\u00ebt e komiteteve. \u201cQeveria ia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb zotit Vranicki se drejtuesit e komiteteve jan\u00eb ekstremist\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe shumica kan\u00eb qen\u00eb drejtues t\u00eb firmave piramidale\u201d, thuhej n\u00eb reagimin e ashp\u00ebr, por pa forc\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>Ky presion paraprak mbi Vranickin, ende pa shkelur n\u00eb Tiran\u00eb, dukej se b\u00ebhej m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i treguar se nuk do ta kishte t\u00eb leht\u00eb t\u00eb jepte urdhra, pa d\u00ebgjuar edhe k\u00ebshilla. Deklarata e krahut t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb qeveri e ngriti disi tensionin. Filluan reagimet edhe nga pala tjet\u00ebr, q\u00eb e kishte gati k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Berish\u00ebs. M\u00eb n\u00eb fund, Bashkim Finoja kishte folur p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb ditore dhe kishte deklaruar se dor\u00ebheqja e Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe dor\u00ebheqje e tij. Ishte nj\u00eb bashkim i pavullnetsh\u00ebm fati mes dy partner\u00ebve n\u00eb at\u00eb koalicion t\u00eb sforcuar, nj\u00eb shpjegim i thjesht\u00eb dhe i sinqert\u00eb i kryeministrit Bashkim Fino, se sa pa ide ishte tashm\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Sali Berish\u00ebs. Madje, thell\u00eb-thell\u00eb, shum\u00eb socialist\u00eb mendonin se, pasi kishte kaluar vala e par\u00eb e goditjes s\u00eb shtetit dhe Berisha kishte rezistuar i vet\u00ebm politikisht, me mb\u00ebrritjen e misionit \u201cAlba\u201d, ndoshta ai ishte penduar p\u00ebr qeverin\u00eb e koalicionit dhe mund t\u00eb ishte ai q\u00eb i nxiste gjith\u00eb k\u00ebto z\u00ebra. Por, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, shihej qart\u00eb se dyshja Berisha-Fino po funksiononte edhe n\u00eb aspektin personal. Flisnin me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb telefon, nuk ishin t\u00eb acaruar dhe e ruanin nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb nga ato net prilli, Bashkim Fino trokiti n\u00eb zyr\u00ebn e Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte qen\u00eb ng\u00ebr\u00e7i i raporteve t\u00eb Berish\u00ebs me opozit\u00ebn. Duhej t\u00eb gjenin nj\u00eb kandidatur\u00eb p\u00ebr shef t\u00eb ShIK-ut, n\u00eb vend t\u00eb Bashkim Gazidedes, q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kishte ikur nga detyra dhe po b\u00ebhej gati t\u00eb linte Shqip\u00ebrin\u00eb. Pas tij, ishte ngarkuar n\u00eb krye t\u00eb ShIK-ut nj\u00eb ish-cart\u00ebs i tij, q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po merrte n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb shpartalluar. Pasi Berisha kishte refuzuar Arben Rakipin dhe dukej se nuk kishte sy t\u00eb pranonte as njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, nj\u00eb nat\u00eb, Bashkim Finoja e mori n\u00eb telefon dhe i tha se e kishte gjetur kandidatur\u00ebn. K\u00ebshtu, t\u00eb pakt\u00ebn, ma shpjegoi Berisha, i xhindosur, t\u00eb nes\u00ebrmen. E kishte marr\u00eb n\u00eb telefon dhe i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cE gjeta! Ke p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, ka p\u00ebr t\u00eb t\u00eb p\u00eblqyer\u201d. Pas pak minutash, Bashkim Finoja kishte hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Sali Berish\u00ebs me \u201casin\u201d n\u00ebn m\u00ebng\u00eb. \u201cEduard Ypin\u201d, i kishte th\u00ebn\u00eb. \u201cPse t\u00eb mos e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb kryetar t\u00eb ShIK-ut? Ti e ke ministrin t\u00ebnd dhe ne jemi dakord\u201d.<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb u shokova, &#8211; po m\u00eb shpjegonte Berisha. &#8211; Si ishte e mundur q\u00eb, ministrin tim, t\u00eb vinte e t\u00eb ma propozonte kund\u00ebrshtari p\u00ebr postin m\u00eb delikat?! Dometh\u00ebn\u00eb, nuk ishte imi!<\/p>\n<p>Pra, kishte nisur pazari i t\u00eb tijve me pal\u00ebn tjet\u00ebr. Kjo dukej se e kishte tmerruar dhe nuk pushonte s\u00eb vjelli vrer ndaj Eduard Ypit. Un\u00eb vazhdoja t\u00eb mos e njihja mir\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri. M\u00eb kujtohej skena e 26 majit n\u00eb PD, shoq\u00ebria e tij me Fahri Balliun dhe nd\u00ebrhyrja p\u00ebr t\u2019ia sponsorizuar librin p\u00ebr Berish\u00ebn me lek\u00ebt e fondacionit \u201cXhaferri\u201d dhe prania e tij e re n\u00eb qeverin\u00eb Fino, si minist\u00ebr i PD-s\u00eb. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. V\u00ebllain e tij, Edisonin, e njihja prej vitesh, ndoshta n\u00eb fund t\u00eb viteve tet\u00ebdhjet\u00eb, kur Tirana g\u00eblonte nga tipa t\u00eb till\u00eb, q\u00eb e lidhnin \u201ckryeqytetin\u201d me \u201cstudent\u00ebt\u2019 dhe q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb \u00e7udisnin nj\u00ebri-tjetrin. Kisha d\u00ebgjuar po ashtu, kur isha n\u00eb Burrel, disa momente t\u00eb gjykimit t\u00eb Eduard Ypit, q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz i tregonin me dhimbje dhe respekt p\u00ebr t\u00eb. Disa gjeste jo solidare t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb vet gjat\u00eb hetimit dhe gjykimit, dhe ndoshta di\u00e7ka m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kish ngjar\u00eb mes tyre, i mbante ata larg nj\u00ebri-tjetrit. Edisoni nuk fliste kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe dukej se kishte nj\u00eb peng.<\/p>\n<p>&#8211; Ka qen\u00eb spiun ky, e di ti? &#8211; m\u00eb pyeti papritur Berisha.<\/p>\n<p>&#8211; Kush, Eduardi? &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po, ka qen\u00eb spiun dhe duket q\u00eb qenka i tyre, &#8211; vazhdoi Berisha.<\/p>\n<p>&#8211; Po pse e vure prap\u00eb minist\u00ebr, kur e ke ditur? \u2013 e pyeta nd\u00ebrkaq.<\/p>\n<p>&#8211; Kam menduar se \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga e shkuara, por nuk qenka fat. Njeri i dob\u00ebt shum\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i gjith\u00eb t\u00ebrbimi i Berish\u00ebs nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte as me ato q\u00eb fliste rreth s\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb Ypit, as me faktin se ai mund t\u00eb ishte njeri i socialist\u00ebve, por me faktin q\u00eb kryeministri socialist ishte kthyer pak nga pak n\u00eb qend\u00ebr pushteti, ku po trokisnin dhe njer\u00ebzit e tij. Kjo e kishte xhindosur Berish\u00ebn dhe gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb xhindosje e mori p\u00ebrsip\u00ebr ta vuante Eduard Ypi. Berisha jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ia pranoi propozimin Bashkim Finos, por nd\u00ebrpreu menj\u00ebher\u00eb \u00e7do kontakt me Eduard Ypin, duke e shpallur at\u00eb t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm, pa shum\u00eb shpjegime. Vet\u00eb Bashkim Finoja ishte \u00e7uditur nga refuzimi i Berish\u00ebs, por ja q\u00eb nuk kishte se \u00e7far\u00eb t\u2019i b\u00ebnte. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Spartak Ngjela m\u00eb p\u00ebrshkroi hutimin e Bashkim Finos nga sjellja e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk e kuptonte pse p\u00ebr Arben Rakipin reagoi but\u00eb dhe ndaj Ypit aq eg\u00ebr, &#8211; m\u00eb tha Ngjela. \u2013 H\u00eb, ende nuk e kupton dot loj\u00ebn Finoja! E di se Berisha po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb kryetarin e ShIK-ut. Por ai e ka kryetarin. Ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb mos ia marrin k\u00ebta.<\/p>\n<p>Disa vite m\u00eb von\u00eb, kur Eduard Ypi donte t\u00eb kthehej me ngulm n\u00eb PD, sidomos n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, un\u00eb ngulmova disa her\u00eb pran\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb ta afronte, por ai m\u00eb kujtonte mesin e prillit t\u00eb vitit 1997 dhe t\u00ebrhiqesha.<\/p>\n<p>Eduard Ypi ma k\u00ebrkonte me ngulm arsyen e \u201cjo\u201d-s\u00eb. Ma k\u00ebrkonte si kureshtje, si makth, si d\u00ebshp\u00ebrim dhe, mbi t\u00eb gjitha, si habi q\u00eb nuk pranohej ende sh\u00ebrbimi q\u00eb ai donte t\u00eb b\u00ebnte.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb m\u00eb fus\u00eb mua Berisha aty, &#8211; m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb, &#8211; pa ia tregoj un\u00eb k\u00ebtij Kuqos&#8230;<\/p>\n<p>Ishte fjala p\u00ebr Pollon, i cili sapo kishte ikur nga PD-ja. Kishte angazhuar s\u00ebrish edhe Fahri Balliun, q\u00eb t\u00eb kuptonte prej meje se kush ishte shkaku. Ia thash\u00eb Balliut. Ky u k\u00ebnaq shum\u00eb dhe i dha nj\u00ebqind p\u00ebr qind t\u00eb drejt\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, un\u00eb ia tregova nj\u00ebher\u00eb Berish\u00ebs, shum\u00eb m\u00eb von\u00eb, por ai kishte sistemin e tij t\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuarit p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn. Ai kishte tez\u00ebn q\u00eb nuk ka thjesht ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Sigurimit, por bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb Sigurimit dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb. Betej\u00ebn ai e kishte shpallur me ata q\u00eb i \u201csh\u00ebrbenin ende\u201d, sipas tij, dhe q\u00eb ishin ata q\u00eb zakonisht tradhtonin pushtetin e tij dhe i bashkoheshin opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb me prov\u00eb kjo, &#8211; m\u00eb thoshte p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb, kur i k\u00ebrkoja q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrfshinte m\u00eb n\u00eb skemat e tij ata q\u00eb kishin bashk\u00ebpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb me prov\u00eb: kush q\u00ebndron, nuk ka qen\u00eb; kush nuk q\u00ebndron tani, ka qen\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebn k\u00ebto komplikime q\u00eb ia sillte e shkuara dhe rr\u00ebnimi i pushtetit t\u00eb tij, Berisha filloi t\u00eb mbijetonte me partner\u00eb t\u00eb rinj, duke u dh\u00ebn\u00eb prova q\u00eb do t\u2019ua tregonte t\u00eb gjith\u00ebve vendin. Me Finon dukej se kishte arritur nj\u00eb far\u00eb suksesi, derisa ai, ndoshta dhe nga sinqeriteti i tepruar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, publikisht e lidhi fatin e tij me fatin e Berish\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, misioni \u201cAlba\u201d q\u00eb po zbarkonte, kishte konsumuar para nisjes m\u00eb shum\u00eb histori lufte nga \u00e7\u2019kishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, prodhuan m\u00eb shum\u00eb barsoleta se aksione t\u00eb mir\u00ebfillta humanitare p\u00ebr stabilizimin e rendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d N\u00ebse ka nj\u00eb zgjedhje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb goditur p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb 9 mars, ky ka qen\u00eb Bashkim Finoja. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb u projektua emri i tij, ndoshta askush nuk i kishte parasysh t\u00eb gjith\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e duhura t\u00eb tij p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4333","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d N\u00ebse ka nj\u00eb zgjedhje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb goditur p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb 9 mars, ky ka qen\u00eb Bashkim Finoja. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb u projektua emri i tij, ndoshta askush nuk i kishte parasysh t\u00eb gjith\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e duhura t\u00eb tij p\u00ebr [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-19T08:13:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze13.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha\",\"datePublished\":\"2010-10-19T08:13:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/\"},\"wordCount\":3885,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze13.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/\",\"name\":\"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze13.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-19T08:13:30+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze13.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze13.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/bashkeqeverisja-fino-berisha\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d N\u00ebse ka nj\u00eb zgjedhje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb goditur p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb m\u00eb 9 mars, ky ka qen\u00eb Bashkim Finoja. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb u projektua emri i tij, ndoshta askush nuk i kishte parasysh t\u00eb gjith\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e duhura t\u00eb tij p\u00ebr [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-19T08:13:30+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze13.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha","datePublished":"2010-10-19T08:13:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/"},"wordCount":3885,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze13.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/","name":"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze13.jpg","datePublished":"2010-10-19T08:13:30+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze13.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze13.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/bashkeqeverisja-fino-berisha\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Bashk\u00ebqeverisja Fino-Berisha"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4333\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}