{"id":4321,"date":"2010-10-14T10:50:19","date_gmt":"2010-10-14T09:50:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4321"},"modified":"2010-10-14T10:50:19","modified_gmt":"2010-10-14T09:50:19","slug":"meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/","title":{"rendered":"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/dritan_prifti-300x252.jpg\" alt=\"\" title=\"Dritan Prifti\" width=\"200\" class=\"alignleft size-medium wp-image-4323\" \/>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Shekulli<\/strong>, <em>13.10.2010<\/em><\/p>\n<p><strong>Mandati n\u00eb Tiran\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Meta u lidh me Ko\u00e7o Kok\u00ebdhim\u00ebn dhe i tha shko tek Edi Rama dhe thuaji q\u00eb t\u00eb m\u00eb siguroj\u00eb mandatin mua n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb m\u00eb jap\u00eb disa vota se un\u00eb nuk e \u00e7oj partin\u00eb tek Berisha. Un\u00eb nuk fola.<\/p>\n<p>Edi Rama e besoi Ilir Met\u00ebn se nuk do ta \u00e7onte partin\u00eb tek Berisha dhe sigurisht n\u00eb procesin e num\u00ebrimit t\u00eb kutive t\u00eb fundit i dha t\u00eb pakt\u00ebn 3 mij\u00eb vota t\u00eb pamerituara Ilir Met\u00ebs q\u00eb t\u00eb merrte mandatin. N\u00ebse hapen ato kuti, ato kuti nuk e nxjerrin Ilir Met\u00ebn deputet n\u00eb Tiran\u00eb. Ishte nj\u00eb mashtrim se tha q\u00eb nuk e \u00e7oj partin\u00eb atje, sa mori mandatin, partin\u00eb e \u00e7oi tek PD-ja. N\u00ebse sot num\u00ebrohen kutit\u00eb e Edi Ram\u00ebs, Ilir Meta nuk \u00ebsht\u00eb deputet.<\/p>\n<p><strong>Agron Kuliqi<\/strong><\/p>\n<p>Atij i ka dal\u00eb emri n\u00eb kontraband\u00ebn e naft\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur, n\u00ebse hetimin e k\u00ebsaj kontrabande do ta marr\u00eb seriozisht.<\/p>\n<p>A do t&#8217;ju lexoj nj\u00eb sms. Nj\u00eb sms nga nj\u00eb inspektor i kontraband\u00ebs: &#8220;Pasi ndaluam botet, mori dikush n\u00eb telefon dhe m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi q\u00eb l\u00ebshojini botet se do t&#8217;ju djegim botet. Pas k\u00ebsaj lajm\u00ebruam policin\u00eb.<\/p>\n<p>Erdhi grupi i gatsh\u00ebm dhe i tham\u00eb q\u00eb botet t\u00eb mos luanin nga vendet. Pas pak botet l\u00ebvizin&#8221;. Kjo tregon p\u00ebrfshirjen e policis\u00eb. Un\u00eb i them doganave hetoni vitin 2007 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009. Shkoni tek &#8220;ARMO&#8221;, merrni sa \u00ebsht\u00eb prodhuar, merrni kujt i \u00ebsht\u00eb shitur dhe shkoni tek kompanit\u00eb q\u00eb i kan\u00eb bler\u00eb dhe ku i kan\u00eb \u00e7uar.<\/p>\n<p><strong>Pu\u00e7i parlamentar<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori qesharake. Un\u00eb dit\u00ebt n\u00eb largim kam pasur shum\u00eb kontakte. P\u00ebrpara se un\u00eb t\u00eb largohesha nga detyra ka pasur nj\u00eb komunikim midis Ram\u00ebs dhe Met\u00ebs, ku p\u00ebrmes nj\u00eb mocioni q\u00eb ishte ideuar p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb, t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb mocion mosbesimi dhe Meta do t\u00eb ishte kryeminist\u00ebr. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebgjova si histori.<\/p>\n<p>Un\u00eb ia kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb zotit Meta, ma pranoi dhe m\u00eb tha q\u00eb edhe n\u00ebse do t\u00eb kishim tre vota, un\u00eb e dija q\u00eb do t\u00eb vije me mua.<\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb se nuk donte, por s&#8217;kishte garanci. \u00cbsht\u00eb kulmi i imoralitet q\u00eb ai b\u00ebn publike nj\u00eb tallje, mos t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb tallje ka qen\u00eb. Un\u00eb e provokova zotin Meta, ai m\u00eb tha q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Qeveria<\/strong><\/p>\n<p>Kjo qeveri tani varet nga 2-3 numra. Un\u00eb kam par\u00eb kryeministrin se si merr vesh nj\u00eb fakt p\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr dhe s&#8217;i b\u00ebn dot asgj\u00eb. I kam th\u00ebn\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb LSI-s\u00eb, apo t\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr dhe nuk ka \u00e7far\u00eb t&#8217;i b\u00ebj\u00eb. \u00cbsht\u00eb i detyruar t\u00eb mos mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim ndaj k\u00ebtyre. Mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Opozita, n\u00ebse ka 71 vota, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb mocion, pra zgjedhje t\u00eb parakohshme. Me ndryshimet kushtetuese, me nj\u00eb mocion b\u00ebn nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb ri. Pra, mund t\u00eb b\u00ebhet rotacioni. Por mund t\u00eb jet\u00eb Berisha q\u00eb ta \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga situata q\u00eb ka krijuar vet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Projekti i ri<\/strong><\/p>\n<p>Mundet q\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb parlament t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb grup politik, sigurisht p\u00ebr t\u00eb pasur influenc\u00ebn ton\u00eb n\u00eb parlament. Por, nuk jam i prirur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parti politike. M\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb ligji zgjedhor sot, n\u00eb Shqip\u00ebri ka p\u00ebr t\u00eb pasur dy forca politike q\u00eb do t\u00eb dominojn\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb PD, do t\u00eb jet\u00eb PS, forcat e tjera, sado t\u00eb forta t\u00eb jen\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb pushtet parti t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ide. Nuk mund t\u00eb flas sot n\u00eb emra deputet\u00ebsh, nuk mund t\u00eb flas q\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt do ta drejtoj. Do t\u00eb diskutoj m\u00eb deputet\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, P\u00ebr momentin, Paulin Sterkaj, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga personat q\u00eb do t\u00eb diskutoj i pari.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Tan Lepri&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb pas k\u00ebsaj do t\u00eb jem nj\u00eb deputet i pavarur. Sigurisht, nuk ka lidhje qenia e deputetit t\u00eb pavarur me at\u00eb q\u00eb m\u00eb akuzon sot LSI, pas deklarat\u00ebs sime q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb tek PS, apo jam ulur n\u00eb prehrin e Tan Leprin. N\u00eb fakt, k\u00ebt\u00eb Tan Leprin s&#8217;e njoh as p\u00ebr fytyr\u00eb, s&#8217;e kam takuar kurr\u00eb. Por, nj\u00eb gj\u00eb di, at\u00eb edhe Edi Ram\u00ebs ia ka prezantuar Ilir Meta. Tan Leprin 10 vjet m\u00eb par\u00eb, se ka qen\u00eb shoferi i Ilir Met\u00ebs dhe Monik\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, m\u00eb thon\u00eb mua se ulem te prehri i Tan Leprit, se ai \u00ebsht\u00eb i k\u00ebtyre. Un\u00eb sot nuk e njoh fare. Un\u00eb sot deklarohem i pavarur me tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-ministri rr\u00ebfen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pazaret e pista t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, vjedhjen e votave dhe korrupsionin e ministrave. &#8220;Opozita, n\u00ebse ka 71 vota, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb mocion, pra zgjedhje t\u00eb parakohshme. Me ndryshimet kushtetuese, me nj\u00eb mocion b\u00ebn nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb ri. Por edhe Berisha mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p><strong>Prifti: Berisha, korrupsion p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Ilir Meta nuk u zgjodh deputet n\u00eb Tiran\u00eb, ai mori tre mij\u00eb vota nga Edi Rama. N\u00ebse hapen kutit\u00eb, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb do ta m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Ai i premtoi Ram\u00ebs q\u00eb n\u00ebse i jepte tre mij\u00eb vota p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb deputet, nuk do t\u00eb bashkohej me PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Dritan Prifti, ish-ministri i Ekonomis\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb dje nj\u00eb rr\u00ebfim shokues n\u00eb emisionin &#8220;Ora e Intervist\u00ebs&#8221; t\u00eb gazetarit Alfred Peza, duke hedhur drit\u00eb mbi konfliktet n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, marr\u00ebveshjet e pista p\u00ebr t\u00eb fituar para, korrupsionin, vjedhjen e votave. Duke p\u00ebrshkruar nj\u00eb bot\u00eb plot presione, k\u00ebrc\u00ebnime dhe mashtrime, Prifti ka pohuar se Sali Berisha nuk ka m\u00eb votat e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka dosjet e ministrave t\u00eb korruptuar, por nuk i shkarkon dot ata, sepse p\u00ebr nj\u00eb vot\u00eb ndryshohet e gjith\u00eb qeveria. Prifti ka treguar se vet\u00eb Ilir Meta nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dot deputet, por p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandatin i jan\u00eb &#8220;dhuruar&#8221; tre mij\u00eb vota nga Partia Socialiste. Ish-ministri ka treguar dje linjat e korrupsionit n\u00eb fush\u00ebn e energjetik\u00ebs q\u00eb kan\u00eb nisur q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur kryeminist\u00ebr ishte Fatos Nano dhe vazhdojn\u00eb deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Dritan Prifti ka shpjeguar edhe vendimin p\u00ebr t&#8217;u larguar nga LSI-ja, duke deklaruar se q\u00eb sot ai do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb deputet opozitar me qeverin\u00eb. Por, ish-ministri ka hedhur edhe nj\u00eb teori p\u00ebr rotacionin e pushtetit. Sipas tij, qeveria mbahet nga nj\u00eb vot\u00eb dhe, sipas kushtetut\u00ebs, PS mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb mocion vot\u00ebbesimi p\u00ebr qeverin\u00eb. N\u00ebse mbledh 71 vota, PS merr automatikisht kryeministrin, pa pasur nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p><strong>Zoti Prifti, si e prit\u00ebt deklarat\u00ebn e LSI-s\u00eb pas largimit tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u00eb them q\u00eb kam shp\u00ebtuar nga nj\u00eb gjendje e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb m\u00eb ka shoq\u00ebruar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb problematike me kryetarin e LSI-s\u00eb. N\u00eb thelb, deklarata ime \u00ebsht\u00eb distancim p\u00ebrfundimtar nga Ilir Meta. Un\u00eb kam shum\u00eb miq e shok\u00eb n\u00eb LSI.<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb breng\u00eb q\u00eb ndahem nga ata. Kam detyrim shum\u00eb t\u00eb madh ndaj tyre. Por besoj se ata q\u00eb m\u00eb njohin, vendimin tim t\u00eb sot\u00ebm e mir\u00ebkuptojn\u00eb. Un\u00eb jam konsultuar me shum\u00eb prej tyre gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb fundit. Kam shp\u00ebtuar nga nj\u00eb gjendje e tmerrshme q\u00eb p\u00ebrjetoja \u00e7do dit\u00eb, nga nj\u00eb gjendje e rrezikshme p\u00ebr mua.<br \/>\nA mund t\u00eb jeni m\u00eb konkret?<\/p>\n<p>Un\u00eb me Ilir Met\u00ebn kam nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie 10-vje\u00e7are, ku rrall\u00eb kam q\u00eblluar disa dit\u00eb pa folur me t\u00eb. Pavar\u00ebsisht se si kan\u00eb nisur gj\u00ebrat vitin e fundit, kjo ka qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie problematike, gjithmon\u00eb presione, thika pas shpine.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb p\u00ebrmend disa momente kryesore t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie. Un\u00eb jam kthyer nga studimet p\u00ebr Ilir Met\u00ebn. Se ai erdhi atje p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb leksion q\u00eb un\u00eb e kisha studiuar. Jemi takuar n\u00eb Boston dhe Meta u surprizua nga mb\u00ebshtetja atje dhe m\u00eb ftoi t\u00eb kthehesha n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk njiheshim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb natyre ishin nd\u00ebrhyrjet?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjitha hyrjet, nga tender\u00ebt, em\u00ebrimet dhe t\u00eb gjitha llojet. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Fatos Nano m\u00eb th\u00ebrriti p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb deputet. Fatos Nano m\u00eb tha q\u00eb un\u00eb s&#8217;merrem me katundar\u00ebt, un\u00eb dua disa \u00e7una t\u00eb punojn\u00eb me mua. Un\u00eb e refuzova nj\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve vendosa t\u00eb ikja n\u00eb SHBA. Kthehem, m\u00ebsoj se n\u00eb KESH ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb blerje energjie nja 10 milion\u00eb euro. KESH nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr blerje energjie. Vendosa q\u00eb ajo blerje t\u00eb mos b\u00ebhej dhe vendosa veto. Nj\u00eb blerje n\u00eb Bullgari diku, nuk e lejova. M\u00eb merr n\u00eb telefon, m\u00eb shan nga i pari tek i fundit, iu p\u00ebrgjigja me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb. Filloi krisja jon\u00eb e par\u00eb kur kisha dilemat e para me k\u00ebt\u00eb person.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb muaji u ngrit qeveria, m\u00eb ftoi t\u00eb hyja n\u00eb qeveri. U b\u00ebra minist\u00ebr dhe vazhdova bashk\u00ebpunimin deri kur qeveria u drejtua nga Fatos Nano. N\u00eb koh\u00ebn kur ishte kjo p\u00ebrplasje, ai udh\u00ebzon ministrin t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb audit. Ai po t\u00eb kontrolloj\u00eb edhe sot n\u00eb prokurori \u00ebsht\u00eb me firm\u00ebn e kryeministrit Ilir Meta.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb vog\u00ebl, ai urdh\u00ebroi hakmarrjen. Ilir Meta pas rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb iku n\u00eb Vjen\u00eb. Un\u00eb erdha k\u00ebtu, u p\u00ebrballa i vet\u00ebm me Fatos Nanon. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrballje timen Ilir Meta mori frym\u00ebmarrje. N\u00eb vitin 2004 un\u00eb ika i pari nga PS, Meta ishte akoma n\u00eb PS. Un\u00eb luftova p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb politike t\u00eb re. Nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara u mblodh grupi nism\u00ebtar dhe Ilir Meta tha &#8211; un\u00eb do t\u00eb jem kryetar, nd\u00ebrsa mua nuk m\u00eb p\u00ebrmendi fare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005-s\u00eb, LSI ishte n\u00eb parlament me 9 deputet\u00eb. N\u00eb 2005-\u00ebn m\u00eb kishte premtuar se do t\u00eb isha pas tij n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr deputet\u00eb. Kur po b\u00ebhej lista, m\u00eb erdhi n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb tha q\u00eb Dritan un\u00eb ta kam premtuar, por sikur mos t\u00eb v\u00eb. Ta b\u00ebjm\u00eb kush t\u00eb marri m\u00eb shum\u00eb vota. U futa n\u00eb Parlament me votat e mia. Pastaj, p\u00ebr t\u00eb kaluar tek viti i fundit. Vitit i fundit ka qen\u00eb i tmerrsh\u00ebm bashk\u00ebpunimi me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ka qen\u00eb nj\u00eb vendim personal i juaji p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Berish\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mora vendim personal. Nuk kam pasur asnj\u00eb konsultim me Ilir Met\u00ebn p\u00ebrpara se t\u00eb deklaroja vot\u00ebn time n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Sigurisht, ai e priti shum\u00eb keq, i kam sms-t\u00eb e Met\u00ebs s\u00eb asaj kohe q\u00eb thon\u00eb: U b\u00ebr\u00eb si Xhuveli, \u00e7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto deklarata dhe pas disa or\u00ebsh e korrigjoi.<\/p>\n<p>Ne u takuam s\u00eb bashku, diskutuam q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb 70 me 66. N\u00eb at\u00eb moment q\u00eb fol\u00ebm mandati i tij ishte i pakonfirmuar. I thash\u00eb q\u00eb n\u00ebse do ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb zgjedhje, do t\u00eb ket\u00eb kosto t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. B\u00ebm\u00eb debat dhe ai u bind q\u00eb ishte m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u bashkuar me PD-n\u00eb. Por, m\u00eb k\u00ebrkoi nder.<\/p>\n<p>T\u00eb lutem shum\u00eb, m\u00eb tha, mandatin tim un\u00eb e kam pa marr\u00eb, t\u00eb lutem shum\u00eb mos b\u00ebj m\u00eb deklarata t\u00eb tilla, derisa t\u00eb diskutojm\u00eb bashk\u00eb. \u00c7far\u00eb b\u00ebri Ilir Meta? Meta u lidh me Ko\u00e7o Kok\u00ebdhim\u00ebn dhe i tha, shko tek Edi Rama dhe thuaji q\u00eb t\u00eb m\u00eb siguroj\u00eb mandatin mua n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb m\u00eb jap\u00eb disa vota se un\u00eb nuk e \u00e7oj partin\u00eb tek Berisha. Un\u00eb nuk fola.<\/p>\n<p>Edi Rama e besoi Ilir Met\u00ebn se nuk do ta \u00e7onte partin\u00eb tek Berisha dhe sigurisht n\u00eb procesin e num\u00ebrimit t\u00eb kutive t\u00eb fundit i dha t\u00eb pakt\u00ebn 3 mij\u00eb vota t\u00eb pamerituara Ilir Met\u00ebs q\u00eb t\u00eb merrte mandatin.<\/p>\n<p>N\u00ebse hapen ato kuti, ato kuti nuk e nxjerrin Ilir Met\u00ebn deputet n\u00eb Tiran\u00eb. Ishte nj\u00eb mashtrim se tha q\u00eb nuk e \u00e7oj partin\u00eb atje, sa mori mandatin partin\u00eb e \u00e7oi tek PD. N\u00ebse sot num\u00ebrohen kutit\u00eb e Edi Ram\u00ebs, Ilir Meta nuk \u00ebsht\u00eb deputet.<\/p>\n<p>N\u00ebse del ndryshe, un\u00eb e dor\u00ebzoj mandatin menj\u00ebher\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb publike. Sigurisht si nj\u00eb i pabes\u00eb e \u00e7oi mandatin atje ku s&#8217;duhej t\u00eb shkonte. Ai \u00ebsht\u00eb me mandat t\u00eb pamerituar n\u00eb Tiran\u00eb, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si u ndan\u00eb postet me PD-n\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Negociatat e para me Sali Berish\u00ebn i kam b\u00ebr\u00eb me mandat t\u00eb LSI-s\u00eb. Berisha i ka k\u00ebrkuar me forc\u00eb Ilir Met\u00ebs se nuk dua asnj\u00eb negociator tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Dritan Priftit. Negociatori kam qen\u00eb un\u00eb. Sigurisht kemi e diskutuar me grupin e LSI-s\u00eb p\u00ebr pozicionin.<br \/>\n<strong>E ka k\u00ebrkuar Meta ministrin e Ekonomis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, nuk e ka k\u00ebrkuar. Ai zgjodhi z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Jasht\u00ebm.<br \/>\nJu keni th\u00ebn\u00eb se Agron Kuliqi ka b\u00ebr\u00eb kontraband\u00eb nafte?<\/p>\n<p>Atij i ka dal\u00eb emri n\u00eb kontraband\u00ebn e naft\u00ebs. Nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur, n\u00ebse hetimin e k\u00ebsaj kontrabande do ta marr\u00eb seriozisht. A do t&#8217;ju lexoj nj\u00eb sms. Nj\u00eb sms nga nj\u00eb inspektor i kontraband\u00ebs: &#8220;Pasi ndaluam botet mori dikush n\u00eb telefon dhe m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi q\u00eb l\u00ebshojini botet se do t&#8217;ju djegim botet.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj lajm\u00ebruam policin\u00eb. Erdhi grupi i gatsh\u00ebm dhe i tham\u00eb q\u00eb botet t\u00eb mos luanin nga vendet. Pas pak botet l\u00ebvizin&#8221;. Kjo tregon p\u00ebrfshirjen e policis\u00eb. Un\u00eb i them doganave hetoni vitin 2007 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2009. Shkoni tek &#8220;ARMO&#8221;, merrni sa \u00ebsht\u00eb prodhuar, merrni kujt i \u00ebsht\u00eb shitur dhe shkoni tek kompanit\u00eb q\u00eb i kan\u00eb bler\u00eb dhe ku i kan\u00eb \u00e7uar.<\/p>\n<p>Nafta, gjase, \u00ebsht\u00eb eksportuar, por ajo naft\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb shtetin shqiptar. E para, nuk jan\u00eb paguar taksat dhe e dyta, ai produkt \u00ebsht\u00eb i ndaluar t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb tregun shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr pu\u00e7 parlamentar midis jush dhe zotit Rama?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori qesharake. Un\u00eb dit\u00ebt n\u00eb largim kam pasur shum\u00eb kontakte. P\u00ebrpara se un\u00eb t\u00eb largohesha nga detyra ka pasur nj\u00eb komunikim midis Ram\u00ebs dhe Met\u00ebs, ku p\u00ebrmes nj\u00eb mocioni q\u00eb ishte ideuar p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb, t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb mocion mosbesimi dhe Meta do t\u00eb ishte kryeminist\u00ebr. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebgjova si histori.<\/p>\n<p>Un\u00eb ia kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb zotit Meta, ma pranoi dhe m\u00eb tha q\u00eb edhe n\u00ebse do t\u00eb kishim tre vota, un\u00eb e dija q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb me mua. Ai nuk \u00ebsht\u00eb se nuk donte, por s&#8217;kishte garanci.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kulmi i imoralitet q\u00eb ai b\u00ebn publike nj\u00eb tallje, mos t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb tallje ka qen\u00eb. Un\u00eb e provokova zotin Meta, ai m\u00eb tha q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi do t\u00eb mbani tashm\u00eb pas ikjes nga LSI?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb pas k\u00ebsaj do t\u00eb jem nj\u00eb deputet i pavarur. Sigurisht, nuk ka lidhje qenia e deputetit t\u00eb pavarur me at\u00eb q\u00eb m\u00eb akuzon sot LSI, pas deklarat\u00ebs sime q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb tek PS, apo jam ulur n\u00eb prehrin e Tan Leprin. N\u00eb fakt, k\u00ebt\u00eb Tan Leprin s&#8217;e njoh as p\u00ebr fytyr\u00eb, s&#8217;e kam takuar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb gj\u00eb di, at\u00eb edhe Edi Ram\u00ebs ia ka prezantuar Ilir Meta.<br \/>\n<strong>K\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Tan Leprin 10 vjet m\u00eb par\u00eb, se ka qen\u00eb shoferi i Ilir Met\u00ebs dhe Monik\u00ebs. Pra, m\u00eb thon\u00eb mua se ulem te prehri i Tan Leprit, se ai \u00ebsht\u00eb i k\u00ebtyre. Un\u00eb sot nuk e njoh fare. Un\u00eb sot deklarohem i pavarur me tendenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pra ju kusht\u00ebzoni q\u00ebndrimin ndaj qeveris\u00eb me q\u00ebndrimin ndaj Ilir Met\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo qeveri tani varet nga 2-3 numra. Un\u00eb kam par\u00eb kryeministrin se si merr vesh nj\u00eb fakt p\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr dhe s&#8217;i b\u00ebn dot asgj\u00eb, se nj\u00eb njeri t\u00eb godas\u00ebsh humbet nj\u00eb vot\u00eb n\u00eb parlament. 2-3 vota e ndajn\u00eb sot mazhoranc\u00ebn nga opozita n\u00eb parlament.<\/p>\n<p><strong>Ju deklaroni se zoti Berisha edhe kur ka fakte e prova p\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb b\u00ebn gj\u00ebra jonormale korrupsion etj., nuk ka \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj?<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht nuk ka \u00e7far\u00eb t&#8217;i b\u00ebj\u00eb, se i kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb aq shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr Ilir Met\u00ebn dhe p\u00ebr ndonj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr k\u00eb tjet\u00ebr? P\u00ebr t\u00eb LSI?<\/strong><\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Nuk ka \u00e7far\u00eb b\u00ebn. Kjo qeveri ka ardhur n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb ku nuk mundet t\u00eb mbaj q\u00ebndrim as ndaj njer\u00ebzve t\u00eb vet, \u00ebsht\u00eb i detyruar q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pa mbajtur q\u00ebndrim ndaj atyre q\u00eb nuk punojn\u00eb ose ndaj atyre q\u00eb gabojn\u00eb brenda qeverisjes.<\/p>\n<p><strong>Si ta kuptoj?<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia ime pozitive e mir\u00eb me Sali Berish\u00ebn nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa ajo q\u00eb un\u00eb mendoj p\u00ebr kontributin tim t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb parlament. N\u00eb parlament mund t\u00eb jem m\u00eb i vyer, n\u00ebse do t\u00eb kem nj\u00eb q\u00ebndrim opozitar. Ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb do ta konsultoj me votuesit. Do t\u00eb shoh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike dhe l\u00ebvizjet e qeveris\u00eb. N\u00ebse p\u00ebr Gjykat\u00ebn Administrative do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb parlament, un\u00eb do ta votoj pro. Un\u00eb nuk do t\u00eb kem nj\u00eb q\u00ebndrim opozitar, por qytetar.<\/p>\n<p><strong>A ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ku ndodhet vendi t\u00eb shkoj\u00eb drejt nj\u00eb mocioni ndaj kryeministrit Berisha apo drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e keqe. Nga kampi i mazhoranc\u00ebs ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb dyzuar dhe nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt n\u00ebse vendin e tyre e kan\u00eb n\u00eb mazhoranc\u00eb apo opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7, un\u00eb kam informacione q\u00eb nga kampi i opozit\u00ebs ka deputet\u00eb q\u00eb joshen \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ndryshuar pozicionin n\u00eb parlament, nga opozita n\u00eb mazhoranc\u00eb. Un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj profecira p\u00ebr t\u00eb ditur se si po shkon. Por, mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Opozita n\u00ebse i siguron 71 vota, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb mocion p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb Berisha dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb parlament qeverin\u00eb e saj, pa zgjedhje t\u00eb parakohshme. Me ndryshimet kushtetuese, me nj\u00eb shtypje butoni, rr\u00ebzon nj\u00eb kryeminist\u00ebr dhe em\u00ebron nj\u00eb t\u00eb ri. Pra, mocioni b\u00ebhet kund\u00ebr nj\u00eb kryeministri, por brenda t\u00eb nj\u00ebjtit mocion \u00ebsht\u00eb dhe emri i kryeministrit t\u00eb ri. Mund t\u00eb b\u00ebhet rotacioni n\u00eb parlament me 71 vota pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb Berisha pas aprovimit t\u00eb vizave mund ta quaj\u00eb veten q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm politik p\u00ebr veten dhe ai mund ta \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar mbase edhe nga situata q\u00eb ka vet\u00eb q\u00eb s&#8217;mund t&#8217;i k\u00ebrkoj\u00eb llogari m\u00eb askujt, mbase edhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga Ilir Meta. Pra un\u00eb mendoj q\u00eb 1-2 muajt e ardhsh\u00ebm do t\u00eb ket\u00eb zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ju do t\u00eb jepni vot\u00ebn pro apo kund\u00ebr Berish\u00ebs?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb po t\u00eb ma thoshe m\u00eb par\u00eb, do t\u00eb thosha pro, por tani jam i l\u00ebkundur, duhet t\u00eb pyes elektoratin.<\/p>\n<p>I q\u00ebndroni deklarat\u00ebs se Edi Rama ka thithur 3 mij\u00eb euro kokain\u00eb?<\/p>\n<p>Disa nga deklaratat e mia t\u00eb m\u00ebparshme, sot mund t&#8217;i korrigjoj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb mund ta korrigjoj, p\u00ebr ashp\u00ebrsin\u00eb e deklarat\u00ebs. Un\u00eb korrigjoj deklarata q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Fatos Nanon dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb. Un\u00eb jam nj\u00eb tip emocional. N\u00eb koh\u00ebn kur PS dilte lexonte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment nervozizmi emocionet e mia m\u00eb \u00e7uan m\u00eb tej se sa duhet t\u00eb shkoj\u00eb nj\u00eb politikan.<\/p>\n<p>Jeni takuar me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb PS-s\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb jam takuar me disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb PS. Por absolutisht asnj\u00eb gj\u00eb q\u00eb s&#8217;kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>A e ke pasur oferta p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb PS?<\/p>\n<p>A ke pasur oferta. Sigurisht, nga bisedat jam inkurajuar p\u00ebr t&#8217;u larguar nga koalicioni.<br \/>\nJu deklaruat se u dor\u00ebhoq\u00ebt nga disa akuza t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ju keni b\u00ebr\u00eb shum\u00eb akuza p\u00ebr zotin Meta. A do t\u00eb t\u00ebrhiqeni nga k\u00ebto deklarata?<\/p>\n<p>Un\u00eb b\u00ebra nj\u00eb apologji p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si kam folur. Gj\u00ebrat q\u00eb them i them me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb. Un\u00eb p\u00ebr zotin Met\u00ebn kam th\u00ebn\u00eb shum\u00eb pak. N\u00ebse un\u00eb flas me zotin Meta, ai \u00ebsht\u00eb politikisht i mbaruar. Un\u00eb e njoh aq mir\u00eb dhe di aq shum\u00eb, saq\u00eb po u mora me t\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb politikisht i mbaruar. Un\u00eb po t\u00eb them q\u00eb nuk marr vendime vet\u00eb, por reagoj m\u00eb fort se sa duhet. I premtoj nj\u00eb gj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb mi, p\u00ebr \u00e7do akuz\u00eb q\u00eb do t\u00eb kem ndaj meje, do t\u00eb reagoj dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb fort.<\/p>\n<p>Ju thoni se keni marr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime nga Meta. Si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?<\/p>\n<p>Zoti Meta m\u00eb thot\u00eb se nuk duhet t\u00eb ec\u00ebsh n\u00eb rrug\u00ebn Edi Ram\u00ebs se do t\u00eb turp\u00ebrosh ato kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb i ke si yje. Duke njohur Ilir Met\u00ebn, nuk ting\u00ebllon si k\u00ebrc\u00ebnim. Por, Ilir Meta n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie 10-vje\u00e7are me mua nuk mi ka p\u00ebrmendur kurr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. K\u00ebto sms ishin pas 25 dit\u00eb pushim. Edhe n\u00eb momentin q\u00eb flas m\u00eb p\u00ebrmend f\u00ebmij\u00ebt, n\u00eb e-mailet q\u00eb kam marr\u00eb m\u00eb p\u00ebrmend\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt. Truri im b\u00ebri nj\u00eb lidhje. N\u00eb fakt, nuk mi ka p\u00ebrmendur kurr\u00eb Meta f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Zoti Prifti ju keni ngr\u00ebn\u00eb s\u00eb bashku me Ilir Met\u00ebn n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb miku t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Sot kemi k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb. A ka mund\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;u ribashkuar?<\/p>\n<p>N\u00ebn drejtimin e Ilir Met\u00ebs nuk ka asnj\u00eb shans q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem n\u00eb sht\u00ebpi me t\u00eb po ta drejtoj\u00eb partin\u00eb ai. N\u00ebn drejtimin e Ilir Met\u00ebs nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur m\u00eb kurr\u00eb, n\u00eb LSI nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb. LSI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb po shteron. LSI n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nga sondazhet, ka shkuar m\u00eb pak se 2%. B\u00ebra mir\u00eb q\u00eb u largova nga anija p\u00ebrpara se t\u00eb mbytej.<\/p>\n<p>A do t\u00eb k\u00ebrkoni ju krijimin e nj\u00eb force t\u00eb re politike?<\/p>\n<p>Jo. Nuk jam i predispozuar p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Mundet q\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb parlament t\u00eb krijoj nj\u00eb grup politik, sigurisht p\u00ebr t\u00eb pasur influenc\u00ebn ton\u00eb n\u00eb parlament. Por, nuk jam i prirur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parti politike.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb ligji zgjedhor sot, n\u00eb Shqip\u00ebri ka p\u00ebr t\u00eb pasur dy forca politike q\u00eb do t\u00eb dominojn\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb PD, do t\u00eb jet\u00eb PS, forcat e tjera, sado t\u00eb forta t\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb pushtet parti t\u00eb reja.<br \/>\nIdeja juaj p\u00ebrfshin deputet\u00eb t\u00eb PS, apo deputet\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb qeveri?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ide. Sigurisht n\u00eb dit\u00ebt e ardhshme do t\u00eb punoj p\u00ebr ta jet\u00ebsuar projektin. Nuk mund t\u00eb flas sot n\u00eb emra deputet\u00ebsh, nuk mund t\u00eb flas q\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt do ta drejtoj. Do t\u00eb diskutoj m\u00eb deputet\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, Paulin Sterkaj do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga personat q\u00eb do t\u00eb diskutoj i pari. Pastaj, sigurisht, do t\u00eb ket\u00eb deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb brenda mazhoranc\u00eb apo opozit\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb diskutojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb nj\u00eb grupit t\u00eb ri parlamentar.<\/p>\n<p>LSI: Prifti, kamikaz i pashpres\u00eb i klubit t\u00eb kokain\u00ebs<\/p>\n<p>Pas publikimit t\u00eb largimit t\u00eb deputetit Dritan Prifti, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim deklaroi se nuk ishte i papritur dhe as p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb lajm largim i tij nga partia. N\u00eb nj\u00eb komunikim p\u00ebr mediat, sekretari p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Publikun n\u00eb LSI, Ardit \u00c7ela, tha se &#8220;i gjendur n\u00ebn presion dhe i kapur peng, ikja e tij e paralajm\u00ebruar \u00ebsht\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e veprimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara prej vij\u00ebsjelljes s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga ata q\u00eb e komandojn\u00eb si pjes\u00eb e veprimtaris\u00eb korruptive dhe kriminale&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Udha e mbar\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb vet\u00eb zgjodhi dhe n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po ec\u00ebn me revan t\u00eb pakontrolluar m\u00eb prej tij, por sipas shpejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ia p\u00ebrcaktojn\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb kapur dhe q\u00eb e mbajn\u00eb peng&#8221;, &#8211; deklaroi \u00c7ela.<\/p>\n<p>Sipas tij, &#8220;LSI dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kryetari i saj Ilir Meta, me luajalitet dhe k\u00ebshilla prind\u00ebrore i dhan\u00eb Tan Priftit \u00e7do shans dhe \u00e7do mund\u00ebsi t\u00eb reflektonte e t\u00eb kuptonte domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t&#8217;u \u00e7liruar prej pengmarr\u00ebsve, por ai zgjodhi t\u00eb ulej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin preh\u00ebr me Tan Lepurin.<\/p>\n<p>&#8220;Pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb! Duke bredhur nga nj\u00eb deputet n\u00eb tjetrin si nj\u00eb pazarexhi i r\u00ebndomt\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb gjente edhe ndonj\u00eb si vetja n\u00eb radh\u00ebt e mazhoranc\u00ebs, ai vendosi t\u00eb ik\u00eb edhe i vet\u00ebm si nj\u00eb kamikaz i pashpres\u00eb i klubit t\u00eb kokain\u00ebs&#8221;, &#8211; reagoi LSI.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Shekulli, 13.10.2010 Mandati n\u00eb Tiran\u00eb Meta u lidh me Ko\u00e7o Kok\u00ebdhim\u00ebn dhe i tha shko tek Edi Rama dhe thuaji q\u00eb t\u00eb m\u00eb siguroj\u00eb mandatin mua n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb m\u00eb jap\u00eb disa vota se un\u00eb nuk e \u00e7oj partin\u00eb tek Berisha. Un\u00eb nuk fola. Edi Rama e besoi Ilir Met\u00ebn se nuk do ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4321","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u00a0 Shekulli, 13.10.2010 Mandati n\u00eb Tiran\u00eb Meta u lidh me Ko\u00e7o Kok\u00ebdhim\u00ebn dhe i tha shko tek Edi Rama dhe thuaji q\u00eb t\u00eb m\u00eb siguroj\u00eb mandatin mua n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb m\u00eb jap\u00eb disa vota se un\u00eb nuk e \u00e7oj partin\u00eb tek Berisha. Un\u00eb nuk fola. Edi Rama e besoi Ilir Met\u00ebn se nuk do ta [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-14T09:50:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/dritan_prifti-300x252.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura\",\"datePublished\":\"2010-10-14T09:50:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/\"},\"wordCount\":4401,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/dritan_prifti-300x252.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/\",\"name\":\"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/dritan_prifti-300x252.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-14T09:50:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/dritan_prifti-300x252.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/dritan_prifti-300x252.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u00a0 Shekulli, 13.10.2010 Mandati n\u00eb Tiran\u00eb Meta u lidh me Ko\u00e7o Kok\u00ebdhim\u00ebn dhe i tha shko tek Edi Rama dhe thuaji q\u00eb t\u00eb m\u00eb siguroj\u00eb mandatin mua n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb m\u00eb jap\u00eb disa vota se un\u00eb nuk e \u00e7oj partin\u00eb tek Berisha. Un\u00eb nuk fola. Edi Rama e besoi Ilir Met\u00ebn se nuk do ta [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-14T09:50:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/dritan_prifti-300x252.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura","datePublished":"2010-10-14T09:50:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/"},"wordCount":4401,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/dritan_prifti-300x252.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/","name":"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/dritan_prifti-300x252.jpg","datePublished":"2010-10-14T09:50:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/dritan_prifti-300x252.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/dritan_prifti-300x252.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meta-u-zgjodh-deputet-me-tre-mije-vota-te-vjedhura\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Meta u zgjodh deputet me tre mij\u00eb vota t\u00eb vjedhura"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4321","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4321"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4321\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4321"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4321"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4321"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}