{"id":4307,"date":"2012-08-09T23:06:05","date_gmt":"2012-08-09T22:06:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4307"},"modified":"2012-08-09T23:06:05","modified_gmt":"2012-08-09T22:06:05","slug":"a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/","title":{"rendered":"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Berisha - Aliyev\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/berisha_aliyev.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>ResPublica.al<\/strong>, <em>9 gusht 2012<\/em><\/p>\n<p>Ndaj bank\u00ebs \u201cCredins\u201d dhe kompanive t\u00eb naft\u00ebs n\u00ebn pron\u00ebsi t\u00eb Rezart Ta\u00e7it \u00ebsht\u00eb vendosur k\u00ebto dit\u00eb, me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Tiran\u00eb, sekuestro konservative mbi pasuri t\u00eb paluajtshme, llogari bankare apo edhe aksione. Gjyqtari Ilir \u00c7eliku, i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, ka vendosur m\u00eb 3 gusht t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sigurim padie nga ana e Bank\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Azerbajxhanit, me pronar n\u00eb mas\u00ebn 50.2 p\u00ebr qind shtetin e atij vendi, duke bllokuar pronat e patundshme t\u00eb bank\u00ebs \u201cCredins\u201d deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjyqit, por edhe ato t\u00eb dy kompanive n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Rezart Ta\u00e7it, bashk\u00eb me aksionet dhe llogarit\u00eb bankare t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit, deri n\u00eb nj\u00eb total prej 75 milion\u00eb eurosh (vendimin e gjykat\u00ebs mund ta lexoni t\u00eb plot\u00eb m\u00eb posht\u00eb).<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu, duket se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rast t\u00eb thjesht\u00eb mosmarr\u00ebveshje mes biznesesh. Por fakti q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e bank\u00ebs azerbajxhanase n\u00eb gjyq ishte nj\u00eb avokate shqiptare e quajtur Erinda Ballanca, tregon se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thell\u00eb. Kjo avokate \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e af\u00ebrt me Berish\u00ebn \u2013 ajo e mbrojti at\u00eb n\u00eb gjyqin me Aneta Ram\u00ebn (t\u00eb \u00ebm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs). Nga ana tjet\u00ebr dihen edhe lidhjet e ngushta t\u00eb Ta\u00e7it dhe pronar\u00ebve t\u00eb Credins-it me familjen Berisha. M\u00eb tej, dihen edhe lidhjet e ngushta t\u00eb Berish\u00ebs me Presidentin e Azerbajxhanit. Duket se, i gjendur n\u00eb nj\u00eb trek\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb till\u00eb, Berisha ka vendosur t\u00eb p\u00ebrkrah\u00eb mikun e tij azerbajxhanas&#8230;<\/p>\n<p><strong>E.Zaloshnja<\/strong><\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">REPUBLIKA E SHQIPERISE<br \/>\nGJYKATA E RRETHIT GJYQESOR<br \/>\nTIRANE<br \/>\nNr.468 Akti<br \/>\nV E N D I M<br \/>\n\u201d PER SIGURIM PADIE \u201d<br \/>\nGjykata e Rrethit Gjyqesor Tiran\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej:<br \/>\nGJYQTAR : Ilir CELIKU<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\nAsistuar prej sekretares gjyq\u00ebsore Ornela Dodaj, sot m\u00eb date 03. 08. 2012, mori ne shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike \u00e7\u00ebshtjen civile me Nr.468 Akti q\u00eb i p\u00ebrket ;<br \/>\nKERKUES : Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan, I.B.A), person juridik i huaj, i rregjistruar sipas ligjeve te Shtetit te Azerbajxhanit perfaqesuar ne gjykim me prokure te posacme nga Av.Erinda Ballanca.<br \/>\nOBJEKTI : Marrje e mases se sigurimit te padise.<br \/>\nBaza Ligjore : Nenet 202, neni 204 te K.Pr.Civile.<br \/>\nGjykata si celi seancen gjyqesore, si degjoi perfaqesuesin e kerkuesit i cili kerkoi pranimin e kerkeses, pasi shqyrtoi e administroi ne teresi \u00e7eshtjen dhe provat shkresore e aktet e dosjes ;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">\n<strong>V E R E N<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Se kerkuesi, Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan) \u201cIBA\u201d eshte nje institucion financiar bankar i cili ushtron aktivitetin e saj ne territorin e Republikes se Azerbaixhanit. Kjo shoqeri eshte nje shoqeri aksionere e themeluar ne 30.12.1992, regjistrim nr. 9900001881, me akionariat 39.16 % persona fizike, 10.64 % persona juridike dhe 50.2 % shtetin e Azerbaixhanit.<br \/>\nRezulton nga provat e paraqitura nga kerkuesi, qe ky i fundit me qellimin per te realizuar investime ne Shqiperi, ka depozituar ne nentor te viti 2008, ne llogarine e Bankes Credins sh.a. shumen prej 75 milion euro.<br \/>\nShoqeria \u201cBanka Credins\u201d sh.a eshte person juridik shqiptar, rregjistruar ne Regjistrin Tregtar me date 31.01.2003 me NIPT K31608801O, me objekt aktiviteti : Veprimtari ne fushen bankare, ushtrimi i veprimtarise financiare te faktoringut dhe financimi i transaksioneve tregtare etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\nRezulton qe shuma e permendur me siper eshte depozituar ne Banka Credins ne tre keste. Kesti i pare eshte depozituar ne llogari te Bankes Credins me date 18 nentor 2008 ne shumen 30 (tridhjetemilion) euro, kesti i dyti eshte depozituar me date 19 nentor 2008 ne masen 40 (dyzetmilion) euro dhe kesti i fundit eshte depozituar me date 21 nentor 2008 ne shumen 5 (pesemilion) euro pra per nje total prej 75 (shtatedhjeteepesemilion) euro. Sipas te dhenave te te tre s\u00ebifteve bankare, rezulton se perfitues i drejteperdrejte i te tre pagesave eshte Banka Credins Sh.A. dhe se mesazhi per nga lloji i tij eshte nje mesazh komunikimi ndermjet insitucioneve financiare.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\nNe mesazhet S\u00cbIFT me anen e te cilave jane depozituar keto shuma rezulton peshkrimi perfitues Banka Credins ne rubriken 58 dhe ne rubriken 72 eshte pershkruar arsyeja qe te cilen fondet po transferoheshin prane bankes Credins, e konkretisht sipas rubrikes 72 \u201cPer financimin e Amra Oil sipas kushteve te rena dakort\u201d. Ne kete mesazh nuk pershkruhet si perfitues AMRA Oil, por Banka Credis, dhe lloji i mesazhit eshte nje mesazh i tipit FIN 202 qe eshte nje mesazh qe perdoret per transferta te pergjithshme midis institucioneve financire dhe jo per pagesa per klientet te cilet kane nje numertim tjeter dhe jo vetem kaq por edhe fusha te tjera per tu plotesuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\nShoqeria \u201cAnika Mercuria Refinery Associated Oil\u201d sh.a (AMRA Oil) eshte person juridik shqiptar, rregjistruar ne Regjistrin Tregtar me date 02.07.2008 me NIPT K81902013T, me objekt aktiviteti: Pjesemarrja ne shoqerine \u201cARMO\u201d sha, import- eksport karburante dhe nenprodukteve te tyre etj. Gjate kohes ne te cilen eshte kryer veprimi, AMRA Oil kishte fituar tenderin per shitjen e 85% te aksioneve te shoqerise ARMO sh.a. dhe ishte ne proces te permbylljes se kontrates dhe kryerjes se pageses. Pra ne kete periudhe keto fonde ishin te domosdoshme per te per te realizuar qellimin e tyre e konkretisht blerjen e 85% te aksioneve te shoqerise.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\nNe kushtet kur I.B.A nuk arriti te kryente investime, aktivitet ne Shqiperi, ose te kishte pjesmarrje ne shoqeri te tjera, kerkoi nga Banka Credins kthimin e shumes prej 75 milion Euro te depozituar ne kete Banke.<br \/>\nSa me siper konfirmohet me kerkesen drejtuar Credins Bank nga IBA e dates 7.12.2009 me anen e seciles kerkohej konfirmimi i kesaj depozite. Ne pergjigjen e kthyer nga Banka Credins, fillimisht ka rezultuar qe kjo e fundit e ka mohuar marrjen e kerkeses S\u00ebift per depozitimin e kesaj shume por me vone ne pergjigjen e kerkeses se bere perseri nga IBA me date 19.07.2010, me reference mesazhi 1618 100716CDISALTRAXXX3696118225 Banka Credins ka konfirmuar marrjen e shumes totale prej 75 milion euro, nepermjet tre kesteve (30 milion, 40 milion, 5 milion) por njofton se kete shume ajo e kishte kredituar ne llogari te shoqerise Amra oil sh.a.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\nRezulton nga korespodenca e shkembyer mes paleve qe IBA ka insistuar ne kthimin e shumes duke ju drejtuar tashme si Bankes Credins ashtu dhe shoqerise \u201cAmra Oil\u201d sh.a. Rezulton nga provat e depozituara para gjykates qe kjo e fundit ne date 15.07.2010, i kthen bankes I.B.A. nje shume prej 1.5 milion euro, e cila eshte dhe shuma e vetme e kthyer deri tani pales kerkuese nga shuma qe ajo i kish derguar Crendins Bank sh.a..<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Qe nga momenti i kryerjes se pageses se dt 15.7.2010 nuk rezulton qe palet te kene kryer pagesa te tjera. Ndodhur ne keto kushte, IBA ka derguar njoftim si shoqerise \u201cAmra Oil\u201d sh.a ashtu dhe Bankes Credins sh.a, perkatesisht ne datat 8.11.2011 dhe 8.09.2011, si dhe shkresat e dates 24.07.2012 me ane te se cilave ve ne vonese te dy palet lidhur me detyrimin e tyre ndaj I.B.A, dhe kerkon kthimin e menjehershem te te gjithe vleres se detyrimit se bashku me interesat dhe fitimin e munguar ne vleren totale prej 115 milion euro.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\nNe mungese te nje pergjigje zyrtare nga debitoret, ne mungese te permbushjes vullnetare te detyrimit, si dhe ne kushtet kur kerkuesi mendon se ekzekutimi i vendimit me anen e se ciles ai do te rivendose ne vend te drejtat e tij te shkelura do te behet i veshtire dhe gati i pamundur per tu realizuar kerkuesi i eshte drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me kerkesen per \u201cMarrjen e Mases se sigurimit te padise\u201d ne respektim te nenit 204 te K.Pr.Civile.<br \/>\nPerfaqesuesi i kerkuesit ne seancen e caktuar nga gjykata pervec faktit qe argumentoi se kjo gjykate eshte kompetente nga pikpamja tokesore dhe lendore per marrjen e mases per sigurimin e padise, argumentoi se perse kjo kerkese eshte e bazuar ne prova dhe ne ligj, si dhe perse masa per sigurimin e padise duhet te merrej ndaj te tre subjekteve, Banka Credins, Amra Oil Sh.a. dhe Armo sh.a., subjekte keto te cilat do te jene me cilesine e te paditurit ne kete proces<br \/>\nPerfaqesuesi i IBA parashtroi ne seance se :<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\n1) \u2013 Ndermjet paleve ne proces ka lindur nje marredhenie juridiko-civile, e realizuar nepermjet nje transaksioni bankar, ne formen e kalimit te nje shume te caktuar nga llogaria e kerkuesit ne llogarine e Bankes Credins sh.a.<br \/>\nKjo marredhenie eshte rregulluar dhe funksionon ne baze te ligjit per \u201cBanken e Shqiperise\u201d si dhe te rregulloreve perkatese te miratuara nga Banka e Shqiperise. Nje nga format e pagesave me kalim ne llogari eshte dhe urdher-pagesa e cila eshte nje instruksion pa kushte, i derguesit per nje banke pritese, per te vene ne dispozicion te nje perfituesi nje shume fikse parash.Urdherpagesa mund te kete formen e nje urdher-xhirimi, leter-pagese, teleksi, transferte telegrafike, mesazhi S\u00cbIFT.<br \/>\nNe rastin objekt gjykimi, transaksioni bankar eshte realizuar pikerisht nepermjet nje mesazhi S\u00cbIFT, i cili perben dhe burimin e detyrimit per palen e paditur, detyrim i cili eshte njohur dhe pranuar nga Banka Credins me ane te pergjigjes se mesazhit S\u00cbIFT date 19.07.2010.<br \/>\nRezulton qarte nga dokumentat bankare te pageses, kopjet e mesazheve S\u00cbIFT statement bankar te leshuar per keto transaksione,se ne asnje rast ne S\u00ebift-in e derguar nga IBA kjo e fundit nuk ka urdheruar\/autorizuar Banken Credins te beje kalimin e kesaj shume ne favor te shoqerise Amra oil ne te gjitha keto akte rezulton qarte se perfitues i vetem i kesaj shume eshte Banken Credins. Jo vetem kaq por mesazhi i s\u00ebift tregon qarte ne koken e tij llojin e mesazhit dhe eshte FIN 202 qe do te thote transaksionin i pergjithshem per institucionet financiare.<br \/>\nPerfaqesuesi i kerkuesit pretendoi se ne pershkrimin e transaksionit nuk parashikohet asnje kusht apo afat me te cilin te lidhej kalimi i kesaj shume ne favor te shoqerise \u201cAmra Oil\u201d sh.a., por rezulton qartazi se ky transferim duhet te qendronte ne formen e depozites prane Bankes Credins (praktike kjo e njohur mes bankave) deri ne nje njoftim apo udhezim te dyte te Bankes I.B.A. Banka Credins ne kundershtim te hapur me dispozitat ligjore ne fuqi, ligjet qe rregullojne sistemin bankar ne R.Shqiperise, ne kundershtim me rregulloret qe rregullojne marredheniet midis bankave dhe zakonit bankar, ka kredituar ne llogari te shoqerise \u201cAmra Oil\u201d sh.a., shumen prej 75 milion euro.<br \/>\nSipas legjislacionit shqiptar ne fuqi, neni 420 i K.Civil, detyrimet lindin nga kontratat ose nga ligji.<br \/>\nNe keto kushte, pala kerkuese (kredituesi) i eshte drejtuar si shoqerise \u201cAmra Oil\u201dsh.a ne emer te se ciles eshte kredituar me pas shuma, ashtu edhe Bankes Credins, duke bere ne kete menyre te kerkueshem detyrimin dhe duke vene ne vonese palet debitore. Ne keto kushte IBA i ka konsideruar te tere personat juridik debitore per kthimin e shumes.<br \/>\n2) Ne seance perfaqesuesi i kerkuesit argumentoi se perse ka vene ne levizje gjykaten me kerkimin per marrjen e mases se sigurimit te padise para ngritjes se padise. Perfaqesuesi argumentoi se ky kerkim eshte i domosdoshem para ngritjes se padise ne menyre qe te sigurohet ekzkekutimi i vendimit qe sipas tij pritet te merret. Nga provat shkresore rezulton se kapitali i bankes sot i rregjistruar eshte me i vogel se shuma e detyrimit qe ajo realisht ka, gjithashtu si shoqeria \u201cAmra Oil\u201d sh.a. dhe shoqeria \u201cArmo\u201d sha (aksionere e se ciles eshte Amra Oil) kane nje sere detyrimesh te konsiderueshme ndaj te treteve, gje e cila ka sjelle vendosjen e sekuestros konservative mbi aksionet dhe pasurite e ketyre shoqerive ,<br \/>\nNga teresia e provave te administruara ne gjykim, Gjykata vlereson se :<br \/>\nKerkesa e kerkuesit Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan) \u201cIBA\u201d, per marrjen e mases se sigurimit te padise eshte e drejte dhe e bazuar ne ligj dhe ne prova.<br \/>\nReferuar te drejtes sone proceduriale kerkesa per sigurimin e padise nuk perben nje gjykim themeli. Eshte pikerisht gjykimi i themelit ai i cili do te mundesoje paditesin te rivendose ne vend te drejten e tij te pretenduar te shkeluar nga ana e paditurit. Por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo e drejt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn padit\u00ebsi k\u00ebrkon ta realizoj\u00eb dhe njoh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pro\u00e7es, t\u00eb mos jet\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar nga nj\u00eb d\u00ebm i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe i pariparuesh\u00ebm, ligjv\u00ebn\u00ebsi i ka dh\u00ebn\u00eb dhe njohur t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb marrjen e masave p\u00ebr sigurimin e padise madje dhe para ngritjes se padise. Rezultojne gjithashtu padi te ngritura ne proces kunder shoqerise \u201cARMO\u201d sh.a. per vlera shume te medha detyrimi, per shuma te cilat nuk justifikohen ne kapitalin aksioner te shoqerise.<br \/>\nLigjv\u00ebn\u00ebsi ka parashikuar sigurimin e padis\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb drejt\u00ebn, e cila p\u00ebrb\u00ebn dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkimeve t\u00eb padit\u00ebsit, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb k\u00ebt\u00eb parashikim e ka b\u00ebr\u00eb dhe me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb efektivitetin dhe dobishm\u00ebrin\u00eb e pro\u00e7esit gjyq\u00ebsor q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u realizuar mes pal\u00ebve.<br \/>\nE drejta e padit\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sigurimin e padis \u00ebsht\u00eb parashikuar qarte shprehimisht n\u00eb nenin 203 t\u00eb K.Pr.Civile, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet: Sigurimi i padis\u00eb lejohet p\u00ebr t\u00eb gjitha llojet e padive dhe n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb gjykimit, derisa vendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Sigurimi i padis\u00eb lejohet nga gjykata e apelit, kur padia \u00ebsht\u00eb duke u shqyrtuar prej saj.<br \/>\nN\u00eb nenin 202 t\u00eb K.Pr.Civile jane parashikuar qarte kushtet qe duhet te plotesoje kerkimi ne menyre qe gjykata ta pranoje ate:<br \/>\nMe k\u00ebrkes\u00ebn e padit\u00ebsit, gjykata lejon marrjen e masave p\u00ebr sigurimin e padis\u00eb, kur ka arsye t\u00eb dyshohet se ekzekutimi i vendimit p\u00ebr t\u00eb drejtat e padit\u00ebsit do t\u00eb b\u00ebhet i pamundur ose i v\u00ebshtir\u00eb.<br \/>\nSigurimi i padis\u00eb lejohet kur:<br \/>\na) padia mb\u00ebshtetet n\u00eb prova me shkres\u00eb,<br \/>\nb) padit\u00ebsi jep garanci, n\u00eb mas\u00ebn dhe n\u00eb llojin e caktuar nga gjykata, p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb mund t\u2019i shkaktohet t\u00eb paditurit nga sigurimi i padis\u00eb.<br \/>\nGarancia mund t\u00eb k\u00ebrkohet edhe p\u00ebr rastin e parashikuar nga shkronja \u201ca\u201d e k\u00ebtij neni.<br \/>\nNisur nga rendesia qe paraqet marrja e kesaj mase, natyra efektive e saj, karakteri i ngutshem ligjvenesi ne nenin 204 te K.Pr.Civile ka bere kete parashikim: \u2013 \u201cSigurimi i padise mund te kerkohet edhe para ngritjes se padise ne gjykaten e vendit ku ka vendbanimin paditesi ose ku ndodhet pasuria me te cilen do te sigurohet padia. Ne kete rast gjykata cakton nje afat jo me shume se 15 dite brenda te cilit duhet te ngrihet padia ne gjykate\u201d.<br \/>\nN\u00eb analize dhe n\u00eb interpretim t\u00eb dispozitave t\u00eb m\u00ebsiperme, gjykata vlereson se qe te marre nj\u00eb mase sigurimi padie aq me teper para ngritjes se saj duhet t\u00eb hetojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e dy kushteve themelore :<br \/>\na- Ekzistenca e mundshme e nj\u00eb t\u00eb drejte p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkohet mbrojtje gjat\u00eb procesit t\u00eb gjykimit t\u00eb padis\u00eb;<br \/>\nb- Ekzistenca e dyshimit te bazuar, q\u00eb ekzekutimi i vendimit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb mbrohet, do t\u00eb b\u00ebhet i pamundur ose i v\u00ebshtir\u00eb.<br \/>\nN\u00eb lidhje me kushtin e par\u00eb, gjykata \u00e7mon t\u00eb theksoj\u00eb se n\u00eb gjykimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr sigurimin e padis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtetuar plot\u00ebsisht ekzistenca e s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe objekti i shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe q\u00eb ka lidhje me themelin e \u00e7\u00ebshtjes, por vet\u00ebm t\u00eb ekzistoj\u00eb mund\u00ebsia e t\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb rivendoset.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb krijuar bindje n\u00eb lidhje me mund\u00ebsin\u00eb e ekzistenc\u00ebs t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb rivendoset, p\u00ebr gjykat\u00ebn \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme q\u00eb kerkuesi te paraqese prova shkresore, ne menyre qe keto te fundit te lejojn\u00eb gjykat\u00ebn per te krijuar nj\u00eb njohje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb pretendohet se \u00ebsht\u00eb shkelur.<br \/>\nRezulton nga aktet q\u00eb u paraqiten nga kerkuesi ne s\u00e9ance se :<br \/>\na) Kerkuesi, Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan) \u201cIBA\u201d ka depozituar ne nentor te viti 2008, ne llogarine e Bankes Credins sh.a. nje shume prej 75 milion euro. (Kesti i pare eshte depozituar ne llogari te Bankes Credins me date 18 nentor 2008 ne masen 30 milion euro, kesti i dyti eshte depozituar me date 19 nentor 2008 ne masen 40 milion euro dhe kesti i fundit eshte depozituar me date 21 nentor 2008 ne vleren 5 milion euro pra per nje total prej 75 milion euro.)duke patur si perfitues te drejteperdrejte Banken Credins ShA<br \/>\nb) Me pergjigjen e dates 19.07.2010, Banka Credins ka konfirmuar per I.B.A marrjen e shumes totale prej 75 milion euro, nepermjet tre kesteve (30 milion, 40 milion, 5 milion) por njofton IBA se kete shume ajo e kishte kredituar ne llogari te shoqerise \u201cAmra Oil\u201d sh.a.<br \/>\nc) Rezulton nga provat e depozituara para gjykates qe kjo e fundit ne date 15.07.2010, i kthen Bankes I.B.A. nje pjese te shumes , ne masen 1.5 milion euro.<br \/>\nd) Rezulton nga korrespondenca e paleve dhe konkretisht letrat qe datojne me 08.11.2011 dhe 08.09.2011, si dhe shkresat e dates 24.07.2012 se pavaresisht se I.B.A., nepermjet njoftimit ka vene ne vonese keta dy debitore , nuk ka asnje pergjigje, veprim konkret apo shfaqe vullneti e tyre per shlyerjen e ketij detyrimi<br \/>\nNdermjet paleve ne proces ka lindur nje marredhenie juridiko-civile, e realizuar nepermjet nje transaksioni bankar, ne formen e kalimit te nje shume te caktuar nga llogaria e kerkuesit ne llogarine e Bankes Credins sh.a.<br \/>\nMarredheniet financiare bankare ne Republiken e Shqiperise, mbeshtetur ne ligjin per \u201cBanken e Shqiperise\u201d, rregullohen nga ligji dhe mbikqyren nga Banka e Shqiperise e cila ushtron te gjithe kuompetencat e saj rregullatore mbi sistemin bankar ne Shqiperi.<br \/>\nNje nga menyrat qe ligji i njeh Bankes se Shqiperise per rregullimin e veprimtarise bankare ne vend, eshte edhe miratimi i rregulloreve te nxjerra ne zbatim te legjislacionit bankar ne fuqi.<br \/>\nKeshtu, sipas rregullores nr.16\/8 te Bankes se Shqiperise \u201cPer sistemin dhe instrumentat e pagesave\u201d miratuar me vendimin nr.148, date 20.11.1998 te Keshillit Mbikeqyres se B.SHqiperise nje nga format e pagesave me kalim ne llogari eshte dhe urdher-pagesa. Gjithashtu, me vendimin Nr.53 date 26.9.2007 eshte miratuar edhe rregullorja per funksionimin e sistemit nderbankar me vlere te madhe AIPS.<br \/>\nNisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, Gjykata \u00e7mon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim ekziston mund\u00ebsia e nj\u00eb t\u00eb drejte, e cila sipas kerkuesit \u00ebsht\u00eb shkelur, te drejte te cilen ai do ta realizoje dhe do ta rivendose nepermjet inicimit te nje procesi gjyqesor, ku kerkuesi deklaron se do te paraqese nje kerkese padi objekti i se ciles do te jete kthim shume brenda afatit te caktuar ne ligj, ku subjektet e mesiperme do te jene me cilesine e te paditurit.<br \/>\nGjykata \u00e7mon se n\u00eb respektim t\u00eb nenit 202\/a t\u00eb K.Pr.Civile t\u00ebr\u00ebsia e provave shkresore te cilat u paraqiten nga perfaqesuesi i I.B.A-s dhe q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim, vleresohen t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr gjykat\u00ebn q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb marrjen e nj\u00eb mase p\u00ebr sigurimin e padis\u00eb.<br \/>\n(ii) Gjykata n\u00eb lidhje me kushtin e dyt\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohet p\u00ebr marrjen e nj\u00eb mase sigurimi padie, (ekzistenca e frik\u00ebs, q\u00eb ekzekutimi i vendimit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkohet t\u00eb mbrohet, do t\u00eb b\u00ebhet i pamundur ose i v\u00ebshtir\u00eb) \u00e7mon se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen objekt gjykimi, marrja e k\u00ebsaj mase \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, pasi nga provat e paraqitura si dhe pretendimet e perfaqesuesit te kerkuesit ekziston mund\u00ebsia q\u00eb ekzekutimi i vendimit q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb gjykata p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e pretenduar mund t\u00eb b\u00ebhet i pamundur ose i v\u00ebshtir\u00eb qofte per shkak te gjendjes ekonomike, financiare dhe pasurore qe zoterojne keto dy shoqeri, ashtu dhe per shkak te situates juridike ne te cilat ato ndodhen.<br \/>\nGjate gjykimit rezultoi e provuar ne prova shkresore se :<br \/>\na) Nga provat e paraqitura nga kerkuesi dhe konkretisht ekstrakti Banka Credins ka kapitalin e saj rreth 29 milion euro , pra shume here me te vogel se detyrimi qe kerkohet ndaj tyre<br \/>\nb) me shumen objekt gjykimi rezulon te jene blere nga ana e shoqerise \u201cAMRA OIL\u201d sh.a. aksionet e shoqerise \u201cARMO\u201d sh.a. dhe ne keto kushte e vetmja pasuri e kesaj te fundit jane aksionet qe ajo zoteron ne kete shoqeri. Nga ekstrakti i shoqerise \u201cAMRA Oil\u201d sh.a., te leshuar nga Q.K.R. rezulton se mbi kuotat e saj eshte vene nje sekuestro konservative, cka sjell si pasoje qe te drejta e kerkuesit ne perfundim te nje gjykimi eventual do te viheshin ne veshtiresi per tu ekzekutuar jo vetem per vleren shume te larte te detyrimit.<br \/>\nc) Rezulton me vertetimin e sekretarise gjyqesore qe prane Gjykates se Rrethit Gjyesor Tirane date 1.8.2012 ka nisur nje proces gjyqesor ndaj Shoqerise \u201cArmo\u201d sh.a. me padites shoqerine Albpetrol ku kjo e fundit kerkon nje shume prej 5 105 466 732 leke si permbushje e detyrimeve kontraktore si dhe penalitete ne masen 268 978 959 leke. Nga sa me siper rezulton qarte qe ekzistojne dhe kreditore te tjere te cilet mund te kene pretendime mbi aksionet e kesaj shoqerie, 85% te te cilave zoterohen nga Shoqeria \u201cAmra Oil\u201d sh.a.,a ksione keto qe pretendohet te jene blere me shumen objekt gjykimi<br \/>\nNisur nga sa me siper gjykata \u00e7mon te domosdoshme marrjen e mases per sigurimin e padise. E kunderta do te sillte si pasoje jo vet\u00ebm c\u00ebnimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pretenduar t\u00eb padit\u00ebsit, por nd\u00ebrkoh\u00eb dhe rrezikun e mosekzekutimit t\u00eb vendimit n\u00eb rast se k\u00ebrkimet e padit\u00ebsit do t\u00eb mund t\u00eb pranohen.<br \/>\nGjykata ne marrjen e mases per sigurimin e padise ka parasysh dhe Vendimin Unifikues t\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nr.10, dat\u00eb 24.03.2004 ne te cilin parashikohet se: \u201cgjykata rast pas rasti ka diskrecion t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb q\u00eb ajo e gjykon t\u00eb dobishme dhe t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e padit\u00ebsit, por pa rrezikuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe interesave t\u00eb ligjshme t\u00eb t\u00eb paditurit\u201d.<br \/>\nMarrja e mases per sigurimin e padise ne kete gjykim vleresohet nga gjykata si e domosdoshme. Kjo mase ka si qellim q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoje dhe mbaje nj\u00eb gj\u00ebndje juridike dhe faktike konstante, e cila mund\u00ebson q\u00eb t\u00eb drejtat potenciale t\u00eb padit\u00ebsit t\u00eb mbrohen nga b\u00ebrja e v\u00ebshtir\u00eb e ekzekutimit t\u00eb vendimit. Sa m\u00eb sip\u00ebr vjen n\u00eb harmoni dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me dhe me vendimin e mesiperm t\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ku shprehimisht thuhet : \u2013 \u201cMarrja e masave t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme t\u00eb sigurimit t\u00eb padis\u00eb synon \u201cta mbaj\u00eb gj\u00ebndjen ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb\u201d, apo \u201ct\u00eb ngrir\u00eb\u201d, deri n\u00eb zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb konfliktit, e cila, p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjes, duhet t\u00eb realizohet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pro\u00e7edure t\u00eb shpejt\u00eb dhe relativisht t\u00eb thjesht\u00eb, duke u kujdesur, gjith\u00ebsesi, q\u00eb t\u00eb respektohet nj\u00eb standart i pranuesh\u00ebm i nj\u00eb pro\u00e7esi t\u00eb rregullt ligjor\u201d.<br \/>\nSa me siper eshte ne perputhje te plote dhe me kushtet e nenin 202 te K.PrCivile.<br \/>\n\u0401sht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb, n\u00eb nenin 202, paragrafi b t\u00eb K.Pr.Civile \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb parashikim tjet\u00ebr q\u00eb gjykata t\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb apo t\u00eb lejoj\u00eb mas\u00ebn p\u00ebr sigurimin e padis\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dh\u00ebnia e nj\u00eb garancie nga ana e pal\u00ebs padit\u00ebse p\u00ebr zhd\u00ebmtimin e d\u00ebmeve eventuale q\u00eb mund t\u2019i vijn\u00eb an\u00ebs s\u00eb paditur nga kjo lloj mase; por, n\u00eb interpretim dhe analiz\u00eb t\u00eb dispozit\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme (neni 202 duhet interpretuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij), rezulton q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme plot\u00ebsimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe t\u00eb kondicionuar i t\u00eb dyja kushteve t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb norm\u00eb proceduriale.<br \/>\n\u0401sht\u00eb pik\u00ebrisht gjykata, (krejtesisht ne diskrecionin e saj) ajo e cila n\u00eb respektim t\u00eb k\u00ebsaj norme proceduriale, pasi konstaton se plot\u00ebsohen kushtet themelore p\u00ebr marrjen e k\u00ebsaj mase, (kushtet e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr) vendos n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb vihet edhe garanci pasurore apo jo nga ana e pal\u00ebs kerkuese. Ne lidhje me ceshtjen ne gjykim gjykata vlereson se plotesohen katerciperisht kushtet ligjore te parashikuara shprehimisht nga ligji per marrjen e kesaj mase.<br \/>\nBazuar ne sa me lart gjykata vlereson se kerkesa e paraqitur nga kerkuesi Banka Nderkombetare e Azerbaixhanit (International Bank of Azerbajixhan) \u201cIBA\u201d, per sigurimin e padise, gjen mbeshtetje ligjore ne baze te nenit 206 te KPrCivile i cili parashikon shprehimisht se \u201csigurimi i padise behet a. me sekuestrimin e sendeve te luajtshme dhe te paluajtshme dhe te kredive te debitorit, b) me marrjen e nga gjykata te masave te tejra te pershtatshme duke perfshire edhe pezullimin e ekzekutimit. Gjykata mund te lejoje sigurimin e padise me disa nga llojet e ndryshme te masave te sigurimit por gjithmone per nje shume te pergjithshme jo me te madhe se ate te padise.\u201d<br \/>\nPER KETO ARSYE<br \/>\nGjykata bazuar ne nenet 202, 204 e vijues te K.Pr.Civile.<br \/>\nV E N D O S I<br \/>\n&#8211; Pranimin e kerkeses.<br \/>\n&#8211; Vendosjen e sekuestros konservative prane Z.Rr.P.P. Tirane dhe ne<br \/>\nZyrat e Rregjistrimti te pasurive te paluajtshme ne rrethe te tjera per pasurite e paluajtshme te Shoqerise \u201cCredins\u201d Sh.A. duke mos lejuar tjetersimin e tyre deri ne perfundim te gjykimit.<br \/>\n&#8211; Vendosjen e sekuestros konservative mbi 85% te aksioneve te shoqerise \u201cARMO\u201d sh.a. te zoteruara nga shoqeria AMRA Oil sh.a. (vlera e tyre nominale eshte 5.126.461.000 leke)<br \/>\n&#8211; Vendosjen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise \u201cAMRA OIL\u201d sh.a.<br \/>\n&#8211; Vendsojen e sekuestros konservative mbi llogarite bankare te shoqerise \u201cArmo\u201d Sh.a.<br \/>\n&#8211; Vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurite e paluajtshme te shoqerise \u201cARMO\u201d sh.a. dhe vendosjen e sekuestros konservative mbi gjendjen e stokut te kesaj shoqerie deri ne perfundim te gjykimit.<br \/>\n&#8211; Sekuestroja te vendoset per nje shume jo me te madhe se 75,000,000 (shtatedhjete e pese milion) euro.<br \/>\n&#8211; Urdherimin e kerkuesit te depozitoje padine e themelit sipas objektit te pretenduar, brenda 15 diteve, perndryshe kjo mase sigurimi e humbet fuqine e saj pa qene nevoja qe gjykata te shprehet me vendim tjeter<br \/>\n&#8211; Kunder ketij vendimi lejohet ankimi ve\u00e7ante ne Gjykaten e Apelit Tirane.<br \/>\n&#8211; U shpall ne Tirane sot me date 03.08.2012.<br \/>\nSEKRETARE GJYQTAR<br \/>\nOrnela DODAJ &#8211; Ilir \u00c7ELIKU<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ResPublica.al, 9 gusht 2012 Ndaj bank\u00ebs \u201cCredins\u201d dhe kompanive t\u00eb naft\u00ebs n\u00ebn pron\u00ebsi t\u00eb Rezart Ta\u00e7it \u00ebsht\u00eb vendosur k\u00ebto dit\u00eb, me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Tiran\u00eb, sekuestro konservative mbi pasuri t\u00eb paluajtshme, llogari bankare apo edhe aksione. Gjyqtari Ilir \u00c7eliku, i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, ka vendosur m\u00eb 3 gusht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4307","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ResPublica.al, 9 gusht 2012 Ndaj bank\u00ebs \u201cCredins\u201d dhe kompanive t\u00eb naft\u00ebs n\u00ebn pron\u00ebsi t\u00eb Rezart Ta\u00e7it \u00ebsht\u00eb vendosur k\u00ebto dit\u00eb, me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Tiran\u00eb, sekuestro konservative mbi pasuri t\u00eb paluajtshme, llogari bankare apo edhe aksione. Gjyqtari Ilir \u00c7eliku, i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, ka vendosur m\u00eb 3 gusht [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-09T22:06:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/berisha_aliyev.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in?\",\"datePublished\":\"2012-08-09T22:06:05+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/\"},\"wordCount\":4403,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/berisha_aliyev.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/\",\"name\":\"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/berisha_aliyev.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-09T22:06:05+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/berisha_aliyev.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/berisha_aliyev.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"ResPublica.al, 9 gusht 2012 Ndaj bank\u00ebs \u201cCredins\u201d dhe kompanive t\u00eb naft\u00ebs n\u00ebn pron\u00ebsi t\u00eb Rezart Ta\u00e7it \u00ebsht\u00eb vendosur k\u00ebto dit\u00eb, me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Tiran\u00eb, sekuestro konservative mbi pasuri t\u00eb paluajtshme, llogari bankare apo edhe aksione. Gjyqtari Ilir \u00c7eliku, i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, ka vendosur m\u00eb 3 gusht [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-09T22:06:05+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/berisha_aliyev.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in?","datePublished":"2012-08-09T22:06:05+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/"},"wordCount":4403,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/berisha_aliyev.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/","name":"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/berisha_aliyev.jpg","datePublished":"2012-08-09T22:06:05+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/berisha_aliyev.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/berisha_aliyev.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/a-po-i-shet-berisha-tacin-dhe-credins-in\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"A po i shet Berisha Ta\u00e7in dhe Credins-in?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4307","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4307"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4307\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4307"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4307"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4307"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}