{"id":4294,"date":"2010-10-12T21:01:54","date_gmt":"2010-10-12T20:01:54","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4294"},"modified":"2010-10-12T21:01:54","modified_gmt":"2010-10-12T20:01:54","slug":"berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/","title":{"rendered":"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/fatoslubonja.jpg\" alt=\"\" title=\"Fatos Lubonja\" width=\"150\" class=\"alignright size-full wp-image-4295\" \/><br \/>\nNga. <strong>FATOS LUBONJA<\/strong>, <em>11 Tetor 2010<\/em><\/p>\n<p>Akti i Kryeministrit ton\u00eb q\u00eb shkoi n\u00eb Kruj\u00eb dhe tha aty se heqja e vizave \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve q\u00eb nga koha e Sk\u00ebnderbeut meriton nj\u00eb koment&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;sepse, sipas gjykimit tim, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht d\u00ebshp\u00ebrues n\u00eb disa plane. S\u00eb pari, do t\u00eb thosha se ky pohim t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se Kryeministri yn\u00eb nuk e ka haberin e koncepteve t\u00eb sotme p\u00ebr historin\u00eb. E kam fjal\u00ebn se ideja e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb historis\u00eb s\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb nga gjeneza e tij e deri m\u00eb sot, me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb lart\u00eb q\u00eb vjen e realizohet pas vuajtjesh e v\u00ebshtir\u00ebsish shekullore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstruksion mitologjik tashm\u00eb i provuar si shkenc\u00ebrisht i gabuar, por edhe si politikisht i rreziksh\u00ebm. <\/p>\n<p>Historia e popujve nuk \u00ebsht\u00eb aspak di\u00e7ka q\u00eb ec\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lineare dhe progresiste, e pashk\u00ebputshme; n\u00eb historin\u00eb e \u00e7do populli ka pasur periudha t\u00eb ndryshme q\u00eb nuk lidhen domosdoshm\u00ebrish me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn me ndonj\u00eb fill, ashtu sikurse pas periudhash t\u00eb ndritshme ka pasur edhe t\u00eb err\u00ebta, si\u00e7 jan\u00eb luft\u00ebrat apo diktaturat (shpesh t\u00eb lidhura me realizime projektesh t\u00eb tilla teleologjike) q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e s\u00eb ardhmes nj\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb madhe dhe nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb paparashikuar, q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb modifikohet gjithmon\u00eb nga p\u00ebrballja me realitetin. Kurse kryeministri na dha nj\u00eb version t\u00eb historis\u00eb q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb se ai vet\u00ebm sa ka z\u00ebvend\u00ebsuar nga dijenit\u00eb e tij nacional-komuniste t\u00eb marra n\u00eb periudh\u00ebn e enverizmit, komunizmin me Naton dhe heqjen e vizave, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ogur i mir\u00eb as p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn sesi i qasemi t\u00eb ardhmes dhe as p\u00ebr arsimimin ton\u00eb t\u00eb prapambetur, edhe k\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, t&#8217;u thuash shqiptar\u00ebve q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb arritja m\u00eb e madhe q\u00eb keni pasur n\u00eb histori q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb shtrosh pyetjen se cilat jan\u00eb ngjarjet e tjera t\u00eb sh\u00ebnuara t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e tyre, sepse kjo ting\u00ebllon sikur shqiptar\u00ebt s&#8217;paskan pasur asgj\u00eb n\u00eb histori, se ata, s\u00eb bashku me malet e Shqip\u00ebris\u00eb, pasi u zhg\u00ebnjyen nga rruga ku i udh\u00ebhoqi Partia e Pun\u00ebs dhe Enveri paskan pritur Partin\u00eb Demokratike dhe Sali Berish\u00ebn q\u00eb t&#8217;i nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuash se cilat jan\u00eb ngjarjet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e tyre. <\/p>\n<p>Por s\u00eb pari do t\u00eb thosha se, n\u00ebse do t\u00eb fillonim t\u00eb flisnim p\u00ebr histori shqiptar\u00ebsh, me ngjarje t\u00eb sh\u00ebnuara, do t\u00eb duhet t\u00eb kemi parasysh historin\u00eb e shqiptarizm\u00ebs, q\u00eb sikurse e thon\u00eb historian\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb fillon af\u00ebrsisht n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XIX dhe jo n\u00eb koh\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut. E n\u00ebse do t\u00eb flasim p\u00ebr ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shqiptarizm\u00ebs do t\u00eb thosha se ka shum\u00eb ngjarje, duke filluar q\u00eb nga botimet e para t\u00eb Kristoforidhit, apo Lidhja e Prizreni apo hapja e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb shqipe, botimi i poemave t\u00eb Naimit, p\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 1912 dhe t\u00eb tjera ngjarje n\u00eb koh\u00ebn e Zogut ashtu sikurse ndoshta do t\u00eb gjenim t\u00eb tilla edhe n\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs Nacional-\u00c7lirimtare apo t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, &#8211; shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa heqja e vizave p\u00ebr shqiptar\u00ebt (gjithmon\u00eb pa harruar an\u00ebn e kund\u00ebrt t\u00eb medaljes s\u00eb tyre).<\/p>\n<p>S\u00eb treti, ka nj\u00eb mashtrim dhe manipulim t\u00eb madh kur tentohet t\u00eb reduktohet individi n\u00eb historin\u00eb e kolektivitetit t\u00eb tij, duke iu th\u00ebn\u00eb se ngjarja m\u00eb e lumtur e jet\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ajo e kolektivitetit t\u00eb tij. \u00c7dokush ka arritjet e tij n\u00eb jet\u00eb dhe p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd k\u00ebto jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se heqja e vizave. Madje ka nga ata q\u00eb mund t\u00eb mos e duan Evrop\u00ebn fare dhe kjo \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre. Nd\u00ebrsa imponimi q\u00eb i b\u00ebn shteti individit shqiptar n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebs s\u00eb Kryeministrit dhe propagandimit t\u00eb saj se ai duhet t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb si ngjarjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij at\u00eb t\u00eb kolektivitetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jehon\u00eb e atyre koh\u00ebve ideologjike kur individit i k\u00ebrkohej nga pushteti ta konsideronte veten thjesht dhe vet\u00ebm si nj\u00eb ingranazh t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb madhe kolektive. <\/p>\n<p>Jam i bindur se po t&#8217;i pyes\u00ebsh ve\u00e7 e ve\u00e7 shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb brenda dhe jasht\u00eb atdheut se cila \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn e tyre mund t\u00eb t\u00eb thon\u00eb shum\u00eb\u00e7ka, si lindja e f\u00ebmij\u00ebve, apo martesa, apo arritja e nj\u00eb suksesi n\u00eb pun\u00eb, apo ku di un\u00eb, por jo heqja e vizave. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst duhet th\u00ebn\u00eb se puna e nj\u00eb politikani \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb sa m\u00eb t\u00eb lumtur nj\u00eb num\u00ebr sa m\u00eb t\u00eb madh njer\u00ebzish n\u00eb vendin e tij, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb kopshtin e tij, n\u00eb shkoll\u00ebn e tij. <\/p>\n<p>Dhe nuk ka pik\u00eb dyshimi se periudha q\u00eb po kalojm\u00eb, me gjith\u00eb heqjen e vizave q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka pozitive, nuk \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb lumturat q\u00eb na kan\u00eb gatuar politikan\u00ebt tan\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat, sepse po humbasim dita dit\u00ebs nj\u00eb shpres\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se ajo q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb shohim t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb Evrop\u00eb, shpres\u00ebn se do t\u00eb mund t\u00eb jetojm\u00eb me cil\u00ebsi jete, me drejt\u00ebsi  e me dinjitet n\u00eb vendin ton\u00eb. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, le t\u00eb mos harrojm\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb mund t\u00eb konsiderohet nj\u00eb arritje e qytet\u00ebrimit evropian, edhe e jona sigurisht, por kurrsesi arritja m\u00eb e madhe, aq m\u00eb pak n\u00eb koh\u00ebn e sotme kur n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs po vihet re prirja e mbylljes ndaj t\u00eb varf\u00ebrve t\u00eb Evrop\u00ebs si\u00e7 jemi ne, apo ku prezenca e tyre shihet si nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb k\u00ebta t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebt e r\u00ebndomta q\u00eb s&#8217;i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb evropian\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, m\u00eb duket shqet\u00ebsuese kjo prirja e udh\u00ebheq\u00ebsve tan\u00eb t\u00eb shekullit XX-XXI p\u00ebr t&#8217;u krahasuar me Sk\u00ebnderbeun dhe aq m\u00eb tep\u00ebr ajo e servil\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr t&#8217;i krahasuar me k\u00ebt\u00eb. Enver Hoxha madje gati gati ia arriti dhe ia kaloi k\u00ebsaj ambicieje, sepse i ngrit\u00ebn nj\u00eb monument edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se Sk\u00ebnderbeu, mu n\u00eb sheshin &#8220;Sk\u00ebnderbej&#8221;. \u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsuese, s\u00eb pari, sepse tregon shk\u00ebputje delirante nga realiteti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb roli i nj\u00eb politikani \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb prek\u00eb p\u00ebrdit\u00eb me dor\u00eb realitetin dhe ta plazmoj\u00eb at\u00eb. <\/p>\n<p>S\u00eb dyti, nuk e kam fjal\u00ebn se nj\u00eb politikan i sot\u00ebm s&#8217;ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb aspiroj\u00eb t\u00eb krahasohet me Sk\u00ebnderbeun. Le ta ushqej\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, tek e fundit. Problemi \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb e frym\u00ebzon k\u00ebt\u00eb politikan p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb si Sk\u00ebnderbeu n\u00eb imagjinat\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<br \/>\nSk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Mesjet\u00ebs, q\u00eb shqiptar\u00ebt e mor\u00ebn n\u00eb shekullin XIX p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tij dhe e b\u00ebn\u00eb mit t\u00eb nacionalizmit, si nevoj\u00eb identitare p\u00ebr t&#8217;u identifikuar si komb krahas kombeve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb po lindnin, si dhe p\u00ebr t&#8217;u frym\u00ebzuar n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr pavar\u00ebsi meq\u00eb kishte luftuar kund\u00ebr turqve. <\/p>\n<p>Ky ishte realiteti i asaj kohe dhe miti u ngrit si nevoj\u00eb e asaj kohe. N\u00eb realitetin e sot\u00ebm nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr identifikim komb\u00ebtar, sepse tashm\u00eb njihemi dhe as nuk jemi n\u00eb ndonj\u00eb luft\u00eb. Ne sot kemi nevoj\u00eb p\u00ebr heronj t\u00eb politik\u00ebs nga ata t\u00eb koh\u00ebs kur jetojm\u00eb, me fytyr\u00eb njeriu, q\u00eb nes\u00ebr mund t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb edhe mite, por q\u00eb t\u00eb na frym\u00ebzojn\u00eb me pun\u00ebn e tyre p\u00ebr demokracin\u00eb, p\u00ebr lirin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na \u00e7liruar nga n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbja q\u00eb na b\u00ebn kasta q\u00eb kemi n\u00eb krye. Dhe Sali Berisha m\u00eb duket se, p\u00ebr fat t\u00eb keq, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg k\u00ebtij heroi t\u00eb politik\u00ebs, pasi \u00ebsht\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb n\u00eb an\u00ebn e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebsve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga. FATOS LUBONJA, 11 Tetor 2010 Akti i Kryeministrit ton\u00eb q\u00eb shkoi n\u00eb Kruj\u00eb dhe tha aty se heqja e vizave \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve q\u00eb nga koha e Sk\u00ebnderbeut meriton nj\u00eb koment&#8230; &#8230;sepse, sipas gjykimit tim, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht d\u00ebshp\u00ebrues n\u00eb disa plane. S\u00eb pari, do t\u00eb thosha se ky pohim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4294","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga. FATOS LUBONJA, 11 Tetor 2010 Akti i Kryeministrit ton\u00eb q\u00eb shkoi n\u00eb Kruj\u00eb dhe tha aty se heqja e vizave \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve q\u00eb nga koha e Sk\u00ebnderbeut meriton nj\u00eb koment&#8230; &#8230;sepse, sipas gjykimit tim, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht d\u00ebshp\u00ebrues n\u00eb disa plane. S\u00eb pari, do t\u00eb thosha se ky pohim t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-12T20:01:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/fatoslubonja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu\",\"datePublished\":\"2010-10-12T20:01:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/\"},\"wordCount\":1456,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/fatoslubonja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/\",\"name\":\"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/fatoslubonja.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-12T20:01:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/fatoslubonja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/fatoslubonja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga. FATOS LUBONJA, 11 Tetor 2010 Akti i Kryeministrit ton\u00eb q\u00eb shkoi n\u00eb Kruj\u00eb dhe tha aty se heqja e vizave \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve q\u00eb nga koha e Sk\u00ebnderbeut meriton nj\u00eb koment&#8230; &#8230;sepse, sipas gjykimit tim, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimisht d\u00ebshp\u00ebrues n\u00eb disa plane. S\u00eb pari, do t\u00eb thosha se ky pohim t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-12T20:01:54+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/fatoslubonja.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu","datePublished":"2010-10-12T20:01:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/"},"wordCount":1456,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/fatoslubonja.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/","name":"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/fatoslubonja.jpg","datePublished":"2010-10-12T20:01:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/fatoslubonja.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/fatoslubonja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-heqja-e-vizave-dhe-skenderbeu\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Berisha, heqja e vizave dhe Sk\u00ebnderbeu"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4294"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4294\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}