{"id":4290,"date":"2015-09-13T22:15:29","date_gmt":"2015-09-13T21:15:29","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4290"},"modified":"2015-09-13T22:15:29","modified_gmt":"2015-09-13T21:15:29","slug":"grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/","title":{"rendered":"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Izet Haxhia\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Dita<\/strong>: <em>11 Shtator 2015<\/em><\/p>\n<p>Si sot, 17 vjet m\u00eb par\u00eb, dit\u00ebn e shtun\u00eb t\u00eb 12 shtatorit 1998, ndodhi vrasja e Azem Hajdarit para selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 shtator, dit\u00ebn e varrimit t\u00eb Azemit do t\u00eb ndodhte nj\u00eb grusht shteti, me m\u00ebsymjen kund\u00ebr qeveris\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe Radio-Televizionit.<\/p>\n<p>Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berish\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga personat protagonist\u00eb t\u00eb atyre tri dit\u00ebve dramatike n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ai rikthehet n\u00eb DITA me k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim ekskluziv nga Turqia, duke u fokusuar dhe rind\u00ebrtuar edhe nj\u00ebher\u00eb ngjarjen e 17 viteve m\u00eb par\u00eb e cila n\u00eb mos tjet\u00ebr na m\u00ebson q\u00eb krimet e pand\u00ebshkuara pjellin krime t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u2013 Izet, po e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb s\u00eb bashku pasi u mbush\u00ebn 17 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, i konsideruar dhe si hero i demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Para nj\u00eb viti ju kini folur ekskluzivisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe ngjarje t\u00eb tjera n\u00eb DITA, por do doja t\u00eb fokusoheshim n\u00eb ngjarjet q\u00eb nisin me vrasjen e deputetit Hajdari. Sigurisht dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja\u2026 Jan\u00eb hedhur disa variante dhe arsye n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb vrasje. K\u00eb duhet t\u00eb besojm\u00eb si t\u00eb v\u00ebrtetin?<\/p>\n<p>\u2013 Po, para rreth nj\u00eb viti kam sqaruar p\u00ebr gazet\u00ebn DITA p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb rrethanat, autor\u00ebt dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb vrasjen e Azem Hajdarit. Kam treguar p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb prit\u00eb Hajdarin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se jan\u00eb hedhur disa variante dhe arsye. Kjo rr\u00ebmuj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb kjo ngjarje t\u00eb mb\u00ebshtillet me mister. \u00cbsht\u00eb folur sikur vrasja ka qen\u00eb e lidhur me prishjen e pazareve t\u00eb kontraband\u00ebs s\u00eb arm\u00ebve, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga pushteti i at\u00ebhersh\u00ebm dhe Fatos Nano si hakmarrje ndaj \u201ctribunit t\u00eb demokracis\u00eb\u201d, si hakmarrje ndaj atij q\u00eb \u201cshembi komunizmin\u201d etj., etj.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt k\u00ebto jan\u00eb variantet e Berish\u00ebs dhe t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb lidhje me vrasjen e Hajdarit. Variantet e PS-s\u00eb jan\u00eb sikur Berisha m\u00eb p\u00ebrdori mua p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb prit\u00eb e vrar\u00eb Hajdarin, e shum\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb tjera n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb vrasje; sikur ne t\u00eb kemi marr\u00eb pjes\u00eb nj\u00eb batalion i t\u00ebr\u00eb me mbi 120 veta\u2026<\/p>\n<p>Kjo sipas Berish\u00ebs dhe t\u00eb ves\u00eb s\u00eb Hajdarit, q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me Berish\u00ebn, pavar\u00ebsisht se ajo e din shum\u00eb mir\u00eb se kush e nxori n\u00eb prit\u00eb burrin e saj t\u00eb \u201cdashur\u201d e \u201cbesnik\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 Sidoqoft\u00eb, Izet, emri juaj \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb lakuarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vrasje. Cili ka qen\u00eb roli apo pozicioni juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje?<\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb publikisht, por dua t\u00eb sqaroj edhe nj\u00ebher\u00eb pozicionin tim n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb vrasje, duke e lidhur pak edhe me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e mia me Hajdarin. As un\u00eb dhe as v\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb akuzuar e d\u00ebnuar pa t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb vrasje, nuk kemi pasur as edhe nj\u00eb arsye m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier n\u00eb k\u00ebt\u00eb vrasje. P\u00ebrkundrazi, ne kemi ndihmuar n\u00eb shum\u00eb raste Hajdarin dhe kemi siguruar jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>\u2013 Siguruar\u2026 si?<\/p>\n<p>\u2013 Faktet flasin vet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb sapo ju thash\u00eb. N\u00eb fushat\u00ebn e dhunshme t\u00eb zgjedhjeve qershor \u201897 v\u00ebllez\u00ebrit e mi kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr dhe siguruar vizit\u00ebn e Hajdarit n\u00eb Tropoj\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij. Kuptohet pa i ndodhur as edhe nj\u00eb incident n\u00eb mitingun q\u00eb ai b\u00ebri n\u00eb Tropoj\u00eb\u2026 Un\u00eb, edhe pse n\u00eb arrest sht\u00ebpie, e kam shoq\u00ebruar n\u00eb janar t\u00eb \u201898-s Hajdarin n\u00eb vizitat e tij n\u00eb jug, n\u00eb Gjirokast\u00ebr e Sarand\u00eb, pasi ai kishte marr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr jet\u00ebn dhe donte t\u00eb anulonte k\u00ebto vizita. Por ka qen\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja ime q\u00eb ai duhej t\u00eb shkonte n\u00eb k\u00ebto vizita, pasi as jugu e as veriu nuk mund t\u00eb ishte domen politik i askujt dhe PD duhej t\u00eb kryente veprimtarin\u00eb e saj n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb merita, por ngaq\u00eb kam menduar se PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb i p\u00ebrket edhe jugut edhe veriut. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb njohjeve t\u00eb mia e miqve t\u00eb mi, kemi b\u00ebr\u00eb q\u00eb k\u00ebto vizita t\u00eb mbaronin pa as m\u00eb t\u00eb voglin incident, aq sa Hajdari i frym\u00ebzuar nga kjo, tha q\u00eb t\u00eb nisemi p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb\u2026 Pas k\u00ebtij \u201cpushtimi\u201d t\u00eb jugut nga ana e PD-s\u00eb, si\u00e7 e quajti Hajdari, atij iu rrit oreksi p\u00ebr marshime t\u00eb reja q\u00eb do ta p\u00ebrgatisnin at\u00eb p\u00ebr marshimin e fundit sipas tij, at\u00eb drejt postit t\u00eb kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u2013 E ka pasur k\u00ebt\u00eb ambicie Azemi?<\/p>\n<p>Azem Hajdari<\/p>\n<p>\u2013 Po, dhe shum\u00eb t\u00eb theksuar. Por deri n\u00eb kongresin e PD-s\u00eb kishte akoma muaj p\u00ebrpara dhe duheshin q\u00eb autoriteti i Hajdarit t\u00eb forcohej brenda PD-s\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kini parasysh se autoriteti i Berish\u00ebs ishte drejt kuotave zero. Kuptohet q\u00eb k\u00ebto aksione t\u00eb Hajdarit ndiqeshin me kujdes e vigjilenc\u00eb nga Berisha. K\u00ebto aksione do pasoheshin me at\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfundoi me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn prit\u00eb e Milotit. Them me t\u00eb \u201cashtuquajtur\u00ebn\u201d, sepse n\u00eb shkurt t\u00eb \u201898-s nuk ka pasur nj\u00eb prit\u00eb n\u00eb Milot ndaj Hajdarit.<\/p>\n<p>\u2013 Po atje thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb jam nj\u00eb d\u00ebshmitar i asaj q\u00eb ndodhi dhe do ta sqaroj, sepse \u00ebsht\u00eb spekulluar shum\u00eb me gjoja prit\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Hajdarit. Kam qen\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie dhe m\u00eb \u00e7on fjal\u00eb Hajdari q\u00eb do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli t\u00eb Vllaznis\u00eb, ku Hajdari ishte president nderi. Kemi arritur n\u00eb stadium pak para ndeshjes dhe jemi futur ne tribun\u00ebn e nderit q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protokollin shtet\u00ebror. Aty ka qen\u00eb i ulur nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt edhe drejtori i policis\u00eb s\u00eb qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs, Mitat Havari, nj\u00eb polic q\u00eb ka patur poste drejtuese edhe n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb PD-s\u00eb dhe, mesa m\u00eb kujtohet, vjen nga shtresa e ish t\u00eb persekutuarve politik\u00eb dhe p\u00ebr mendimin tim, ka qen\u00eb nj\u00eb polic korrekt.<\/p>\n<p>\u2013 \u00c7far\u00eb ndodhi konkretisht me Mitat Havarin?<\/p>\n<p>\u2013 Kam par\u00eb q\u00eb pas nj\u00eb urdhri t\u00eb Azemit dh\u00ebn\u00eb shoq\u00ebruesve t\u00eb tij, pak a shum\u00eb q\u00eb \u201cat\u00eb person nuk dua ta shof aty\u201d, Mitati \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme nga tribuna. Duke i grabitur edhe arm\u00ebn personale dhe radion e policis\u00eb. Kam nd\u00ebrhyr\u00eb duke u th\u00ebn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i gabuar\u2026<\/p>\n<p>I dor\u00ebzova arm\u00ebn dhe radion Havarit dhe i kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb tribun\u00eb. Por Mitati \u00ebsht\u00eb larguar i zem\u00ebruar, me t\u00eb drejt\u00eb, pas k\u00ebtij posht\u00ebrimi dhe ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrgjigjeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim ndaj shtetit.<\/p>\n<p>\u2013 Po prit\u00ebn ndaj Azemit kush e b\u00ebri?<\/p>\n<p>\u2013 Forcat e Renea-s q\u00eb kryenin detyr\u00ebn n\u00eb Shkodr\u00ebn e trazuar, jan\u00eb nisur dhe kan\u00eb krijuar postbllok n\u00eb hyrje t\u00eb Lezh\u00ebs. N\u00eb grupin q\u00eb shoq\u00ebronte Hajdarin kemi qen\u00eb rreth 12 veta me tre makina, mund t\u00eb kemi pasur me vete rreth 8 arm\u00eb t\u00eb ndryshme, duke futur k\u00ebtu edhe bombat e dor\u00ebs.<\/p>\n<p>Azemi ka zbritur nga makina ku ishte postblloku i forcave t\u00eb Renea-s, por \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb makin\u00eb pas reagimit t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb tyre. Shume prej k\u00ebtyre djemve t\u00eb Renea-s i njifja dhe kam hyr\u00eb n\u00eb dialog me ta q\u00eb t\u00eb hapnin rrug\u00ebn. Kemi urdh\u00ebr p\u00ebr ndalimin e njer\u00ebzve q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb Hajdarin, m\u00eb than\u00eb. Mbas disa negociatave kan\u00eb hapur postbllokun dhe jemi nisur p\u00ebr rrug\u00eb, por tek ura e Lezh\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb postbllok tjet\u00ebr. Edhe aty pasi kemi debatuar me z\u00ebvend\u00ebs-shefin e policis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve tona, \u00ebsht\u00eb hapur rruga nga policia e lodhur e shtetit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb autokolon\u00ebn ton\u00eb mungonte Ali Kazazi, t\u00eb cilin e gjet\u00ebm t\u00eb fshehur n\u00eb ferrat posht\u00eb rrug\u00ebs, si duket ishte trembur nga nxjerrja e arm\u00ebve. M\u00eb von\u00eb, Aliu i kishte treguar Sal\u00ebs p\u00ebr heroizmin q\u00eb kishte kryer.<\/p>\n<p>Izet-Haxhia<\/p>\n<p>Kemi mb\u00ebrritur n\u00eb Milot. Aty kemi par\u00eb q\u00eb ishte ngritur nj\u00eb postbllok me polic\u00eb t\u00eb shumt\u00eb me maska n\u00eb kok\u00eb. Jemi p\u00ebrpjekur t\u2019u afrohemi e t\u00eb komunikojm\u00eb me ta, por kund\u00ebrp\u00ebrgjigja e tyre ka qen\u00eb me t\u00eb sht\u00ebna n\u00eb aj\u00ebr, \u00e7ka tregonte se me k\u00ebta polic\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhej as shaka, as bisedime.<\/p>\n<p>Kemi ndenjur t\u00eb bllokuar aty dhe m\u00eb von\u00eb kan\u00eb ardhur deputet\u00ebt e PD-s\u00eb nga Tirana. Mes tyre Shaban Memia e Pal Daj\u00e7i. Makina me t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtonte Hajdari ishte nj\u00eb makin\u00eb e blinduar. K\u00ebt\u00eb makin\u00eb pas plagosjes n\u00eb parlament t\u00eb Hajdarit, ia kam k\u00ebrkuar nj\u00eb mikut tim q\u00eb t\u2019ia jepte Hajdarit, pasi ndihej i rrezikuar. Miku im edhe pse ndodhej n\u00eb hasm\u00ebri me nj\u00eb grup t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, nuk ma prishi dhe ia dha k\u00ebt\u00eb makin\u00eb Hajdarit.<\/p>\n<p>\u2013 Sa e sigurt ishte kjo makin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e Azemit?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e them me bindje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb t\u00eb ardhur nga Italia ka pasur 5 shenja plumbash q\u00eb i kishim gjuajtur un\u00eb dhe miku im p\u00ebr t\u00eb provuar fort\u00ebsin\u00eb e blindit.<\/p>\n<p>Un\u00eb i dija k\u00ebto shenja plumbash dhe i kam th\u00ebn\u00eb Hajdarit q\u00eb duhet t\u00eb thot\u00eb q\u00eb makina e tij \u00ebsht\u00eb gjuajtur nga policia. Ja dhe shenjat e plumbave\u2026<\/p>\n<p>\u2013 Dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mashtrim?<\/p>\n<p>\u2013 Po. E kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb paudh\u00ebsi apo g\u00ebnjesht\u00ebr, quajeni si t\u00eb doni, t\u00eb cil\u00ebn Hajdari e p\u00ebrdori m\u00eb von\u00eb si prov\u00eb t\u00eb \u201catentatit\u201d ndaj tij n\u00eb Milot.<\/p>\n<p>\u2013 Si dol\u00ebt nga postblloku?<\/p>\n<p>\u2013 Gjat\u00eb asaj kohe vesh\u00ebt e mi u b\u00ebn\u00eb \u201cmysafir\u00eb\u201d t\u00eb nj\u00eb bisede n\u00eb mes t\u00eb (Shaban) Memis\u00eb dhe Hajdarit. Hajdari e pyeste se \u00e7far\u00eb arsye ka policia p\u00ebr ndalimin, nd\u00ebrsa Memia i thoshte q\u00eb thon\u00eb se do arrestojm\u00eb Izetin, pasi ka ikur nga arresti sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyj n\u00eb bised\u00eb meq\u00eb u p\u00ebrmend emri im. M\u00eb thot\u00eb Azemi me pafytyr\u00ebsin\u00eb dhe pabesin\u00eb q\u00eb e karakterizonte: \u201cPse, n\u00eb arrest sht\u00ebpie je ti?\u201d Qesha dhe i thash\u00eb: E ke me gjith\u00eb mend k\u00ebt\u00eb q\u00eb thua? Pse nuk e din ti q\u00eb un\u00eb jam n\u00eb arrest sht\u00ebpie? A nuk t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb kur m\u00eb ke k\u00ebrkuar t\u00eb shoq\u00ebroj n\u00eb jug e tani n\u00eb Shkod\u00ebr?<\/p>\n<p>\u2013 Si reagoi?<\/p>\n<p>Berisha ne rivarrimin e Azemit<\/p>\n<p>\u2013 I thash\u00eb Azemit: \u201cMeq\u00eb puna qenka k\u00ebshtu, un\u00eb po largohem e shof pun\u00ebn time, ju shifni tuaj\u00ebn. V\u00ebrtet mir\u00eb ma b\u00ebn, sepse un\u00eb nuk vura mend ndonj\u00ebher\u00eb duke t\u00eb besuar, prap\u00eb ty e ti vazhdon akoma me prerje n\u00eb bes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb un\u00eb kam folur me Hajdarin dhe nuk kam folur m\u00eb me t\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tek PD p\u00ebr arrestimin e t\u00eb gjasht\u00ebve n\u00eb gusht t\u00eb \u201898-s. At\u00ebher\u00eb ai m\u00eb ka k\u00ebrkuar t\u00eb pi nj\u00eb kafe me t\u00eb dhe t\u2019u \u00e7oj t\u00eb fala miqve t\u00eb mij, sipas tij Haklajve.<\/p>\n<p>Jam larguar i shoq\u00ebruar nga Pal Daj\u00e7i dhe kam fjetur at\u00eb nat\u00eb n\u00eb Milot. Arm\u00ebt q\u00eb kan\u00eb pasur me vete, trimat e Azemit i kan\u00eb hedhur n\u00eb nj\u00eb kanal diku af\u00ebr ku ishte postblloku i policis\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen jam kthyer n\u00eb Tiran\u00eb, i shoq\u00ebruar po nga deputet\u00ebt e PD-s\u00eb dhe kam marr\u00eb vesh nga intervista e Neritan Cek\u00ebs tek VOA se akuzohesha\u2026 p\u00ebr vjedhjen e bank\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb prita e Milotit, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb kapur mua me lek\u00ebt e vjedhura.<\/p>\n<p>Hajde shtet e hajde minist\u00ebr! Prita t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb merrte policia, por nuk erdh\u00ebn. E sqarova k\u00ebt\u00eb ngjarje p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb ashtuquajtur atentat q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebrfundimisht k\u00ebputi kontaktet e mia me Hajdarin\u2026<\/p>\n<p>\u2013 Megjithat\u00eb, Izet, emri yt \u00ebsht\u00eb lakuar shpesh si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb vrasjen e Azemit. Mund ta sqarosh se si u p\u00ebrzieve n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori?<\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb kam folur p\u00ebr juve t\u00eb DITA-s dhe kam sqaruar pozicionin tim dhe \u201cpjes\u00ebmarrjen\u201d time n\u00eb k\u00ebt\u00eb vrasje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kam patur dijeni. Nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara vrasjes jam takuar me Fatmir Haklajn n\u00eb Linz\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafe, ku m\u00eb fal\u00ebnderoi ngaq\u00eb kisha par\u00eb e vizituar t\u00eb v\u00ebllain e tij, Halilin, n\u00eb burgun e Elbasanit, ku ishte bashk\u00eb me v\u00ebllain tim.<\/p>\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb rreth gjasht\u00eb persona q\u00eb e shoq\u00ebronin Fatmirin, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu t\u00eb v\u00ebllain e tij, Halilin dhe xhaxhain e tij, Elezin, q\u00eb ishte rreth t\u00eb tet\u00ebdhjetave me mosh\u00eb. M\u00eb tha q\u00eb kemi ardhur p\u00ebr t\u00eb takuar dik\u00eb me pushtet q\u00eb t\u00eb rregullonte kthimin e tij n\u00eb polici dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte marr\u00eb me vete edhe xhaxhain e tij.<\/p>\n<p>\u2013 Kush ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb i interesuar p\u00ebr vrasjen e Azemit?<\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb vrasja e Azemit ka qen\u00eb rast\u00ebsi apo u \u00ebsht\u00eb dhuruar koka e tij n\u00eb tepsi nga dikushi. Dhe ky dikushi \u00ebsht\u00eb Berisha, sepse Berisha ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb makin\u00ebs me targa Vlore q\u00eb ishte parkuar n\u00eb krah t\u00eb PD, ka patur dijeni se kush ka qen\u00eb brenda asaj makine.<\/p>\n<p>Sepse Berisha si nj\u00eb dhelp\u00ebr dhe iblis (shejtan) q\u00eb \u00ebsht\u00eb, e kishte kuptuar q\u00eb Hajdari konfliktin e Tropoj\u00ebs dhe vrasjet donte t\u2019i lidhte me Berish\u00ebn dhe urdh\u00ebrat e tij pas bised\u00ebs me plakun e Haklajve. Kjo e shqet\u00ebsoi shum\u00eb dhe i prishi gjumin Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Berisha tentoi n\u00eb qershor t\u00eb 98-s t\u00eb dor\u00ebzonte n\u00eb tepsi kok\u00ebn e Hajdarit, duke e nxitur t\u00eb shkonte p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, un\u00eb edhe pse nuk flisja me Hajdarin, i kam th\u00ebn\u00eb atyre q\u00eb do ta shoq\u00ebronin dhe v\u00ebllait t\u00eb Hajdarit, Saliut, q\u00eb mbushjani mendjen Azemit q\u00eb t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb sepse situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e turbullt e me shum\u00eb intriga, thashetheme e akuza dhe e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Si rrodh\u00ebn m\u00eb tej ngjarjet deri n\u00eb momentin e vrasjes s\u00eb Azemit?<\/p>\n<p>\u2013 Pasi d\u00ebshtoi ky atentat ndaj Hajdarit, Berish\u00ebs i kishte ardhur momenti i art\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqte qafe Hajdarin, duke e thirrur n\u00eb zyr\u00ebn e tij e duke e d\u00ebrguar tek makina me targa Vlore, pa i treguar se kush ndodhej n\u00eb at\u00eb makin\u00eb, por e g\u00ebnjeu duke i th\u00ebn\u00eb se dyshohej se ka bomb\u00eb. Sikur Azemi ishte xhenjer e merrte vesh nga \u00e7montimi i bombave!<\/p>\n<p>E kam treguar se nga kush e ka marr\u00eb vesh Berisha se kush ka qen\u00eb n\u00eb makin\u00ebn e vrasjes. Kjo \u00ebsht\u00eb mbesa e tij, Shpresa Bre\u00e7ani q\u00eb i ka treguar Berish\u00ebs p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb, pasi ajo i njifte shum\u00eb mir\u00eb si Fatmirin, si Jahon. Dhe ajo p\u00ebrpara se t\u00eb thirrej Azemi n\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs ka vizituar tri her\u00eb zyr\u00ebn e daj\u00ebs Berish\u00eb. Fatmiri p\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb at\u00eb makin\u00eb dhe Azemi ka qen\u00eb duke pir\u00eb kafe rreth 20 metra larg makin\u00ebs s\u00eb tij. Po t\u00eb kishte qen\u00eb se Fatmiri donte ta vriste at\u00eb, nuk do priste t\u2019i vinte tek makina me pistolet\u00eb n\u00eb dor\u00eb, por mund ta vriste aty ku po pinte kafe, pasi guximi dhe zot\u00ebsia p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk i mungonte Fatmirit.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen. P\u00ebr shembull, nga kush ishte njoftuar Berisha p\u00ebr ardhjen e Haklajve n\u00eb Tiran\u00eb? Nga i vinin k\u00ebto informacione t\u00eb klasifikuara, t\u00eb cilat i merr edhe sot e k\u00ebsaj dite? Padyshim nga njer\u00ebzit e tij q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar strofullat n\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore. Ku \u00ebsht\u00eb telefoni q\u00eb kishte me vete Hajdari kur u vra? Cilat jan\u00eb telefonatat e fundit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb apo q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Hajdarit? N\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt ka qen\u00eb e regjistruar karta celulare q\u00eb p\u00ebrdorte Azemi? Po aparati telefonik dhurat\u00eb e kujt ishte? P\u00ebrse ky person q\u00eb edhe kart\u00ebn edhe aparatin e telefonit ia kishte dhuruar Azemit, u vra n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb pas vrasjes s\u00eb Azemit?<\/p>\n<p>E ai person ka qen\u00eb nj\u00eb shqiptar i Maqedonis\u00eb dhe pjes\u00ebtar i forcave FARK t\u00eb Bukoshit.<\/p>\n<p>\u2013 Pra, Berisha e dinte kush ndodhej n\u00eb at\u00eb makin\u00eb?<\/p>\n<p>\u2013 Un\u00eb e thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr q\u00eb Berisha ka pas dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr emrat e personave q\u00eb ndodheshin n\u00eb makin\u00ebn me targa Vlore, i njoftuar nga mbesa e tij.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb them gjithashtu me garanci t\u00eb plot\u00eb q\u00eb Berisha pas perdeve t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb katin e dyt\u00eb e ka par\u00eb live momentin e vrasjes s\u00eb Hajdarit dhe pas k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb ulur dhe ka shkruar komunikat\u00ebn, ku identifikonte vras\u00ebsit, por duke nd\u00ebrruar identitetin e vras\u00ebsit dhe me q\u00ebllim ia hiqte k\u00ebt\u00eb Fatmirit (tashm\u00eb dihet nga t\u00eb gjith\u00eb se vras\u00ebsi i Azemit \u00ebsht\u00eb Fatmir Haklaj) dhe ia vinte Jahos, pasi ai e dinte edhe detyr\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte Jaho Mulosmani.<\/p>\n<p>Intervistoi <strong>Xhevdet Shehu<\/strong><\/p>\n<p><em>Nes\u00ebr do t\u00eb lexoni:<br \/>\n-\u00c7far\u00eb ndodhi nj\u00eb dit\u00eb pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit<br \/>\n-P\u00ebrgatitja e grushtit t\u00eb shtetit dhe manovrat e Berish\u00ebs<br \/>\n-Arratisja e Fatos Nanos dhe kush ia sugjeroi ikjen<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dita: 11 Shtator 2015 Si sot, 17 vjet m\u00eb par\u00eb, dit\u00ebn e shtun\u00eb t\u00eb 12 shtatorit 1998, ndodhi vrasja e Azem Hajdarit para selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike. M\u00eb 14 shtator, dit\u00ebn e varrimit t\u00eb Azemit do t\u00eb ndodhte nj\u00eb grusht shteti, me m\u00ebsymjen kund\u00ebr qeveris\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe Radio-Televizionit. Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berish\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Dita: 11 Shtator 2015 Si sot, 17 vjet m\u00eb par\u00eb, dit\u00ebn e shtun\u00eb t\u00eb 12 shtatorit 1998, ndodhi vrasja e Azem Hajdarit para selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike. M\u00eb 14 shtator, dit\u00ebn e varrimit t\u00eb Azemit do t\u00eb ndodhte nj\u00eb grusht shteti, me m\u00ebsymjen kund\u00ebr qeveris\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe Radio-Televizionit. Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berish\u00ebs, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-09-13T21:15:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin\",\"datePublished\":\"2015-09-13T21:15:29+00:00\",\"dateModified\":\"2015-09-13T21:15:29+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/\"},\"wordCount\":3022,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/\",\"name\":\"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg\",\"datePublished\":\"2015-09-13T21:15:29+00:00\",\"dateModified\":\"2015-09-13T21:15:29+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Dita: 11 Shtator 2015 Si sot, 17 vjet m\u00eb par\u00eb, dit\u00ebn e shtun\u00eb t\u00eb 12 shtatorit 1998, ndodhi vrasja e Azem Hajdarit para selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike. M\u00eb 14 shtator, dit\u00ebn e varrimit t\u00eb Azemit do t\u00eb ndodhte nj\u00eb grusht shteti, me m\u00ebsymjen kund\u00ebr qeveris\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore dhe Radio-Televizionit. Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berish\u00ebs, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-09-13T21:15:29+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin","datePublished":"2015-09-13T21:15:29+00:00","dateModified":"2015-09-13T21:15:29+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/"},"wordCount":3022,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/","name":"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg","datePublished":"2015-09-13T21:15:29+00:00","dateModified":"2015-09-13T21:15:29+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/izet_haxhia.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/grushti-i-shtetit-rikthim-ne-vendin-e-krimit-17-vjet-me-pas-izet-haxhia-ju-rrefej-12-14-shtatorin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"GRUSHTI I SHTETIT \/ Rikthim n\u00eb vendin e krimit 17 vjet m\u00eb pas. Izet Haxhia: Ju rr\u00ebfej 12-14 shtatorin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4290"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4290"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4290\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}