{"id":4276,"date":"2013-08-07T23:39:51","date_gmt":"2013-08-07T22:39:51","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=4276"},"modified":"2013-08-07T23:39:51","modified_gmt":"2013-08-07T22:39:51","slug":"ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>\u2022 Hans-Joachim Lanksch, p\u00ebrkthyes i let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShekullin\u201d flet p\u00ebr problematikat q\u00eb ka p\u00ebrkthimi dhe munges\u00ebn e nj\u00eb kritike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb letrare<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Hans-Joachim Lanksch\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hans_joachim_lanksch.jpg\" width=\"300\" \/> <strong>Valeria Dedaj<\/strong>, <em>07.08.2013<\/em><\/p>\n<p>-Sa i d\u00ebmsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr lexuesin \u201cp\u00ebrkthimi\u201d nga nj\u00eb gjuh\u00eb e dyt\u00eb? Sa t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb parath\u00ebniet q\u00eb shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer nga nj\u00eb \u2018mik\u2019 i tyre? A mundet q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthyes t\u00eb dal\u00eb nga fryma e origjinalit? K\u00ebto jan\u00eb disa nga pyetjet q\u00eb p\u00ebrkthyesi i let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, Hans-Joachim Lanksch iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShekullin\u201d. Ndon\u00ebse n\u00eb vendin ton\u00eb ekzistojn\u00eb disa sht\u00ebpi botuese t\u00eb lincensuara, ende shum\u00eb libra t\u00eb p\u00ebrkthyer nga nj\u00eb gjuh\u00eb e huaj n\u00eb shqip nuk mbajn\u00eb emrin e p\u00ebrkthyesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrkthyesi Hans-Joachim Lanksch thot\u00eb se : \u201cSot, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ka letrar\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb praktik\u00ebn shum\u00eb t\u00eb diskutueshme t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs ku shkrimtar\u00ebt e etabluar q\u00eb s&#8217;dinin gjuh\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb huaj p\u00ebrve\u00e7 rusishtes begenisnin t\u00eb p\u00ebrkthenin bile-biles antologji t\u00eb t\u00ebra poetike nga gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb ndryshme prej norvegjishtes deri te koreanishtja pa pasur as haber nga k\u00ebto gjuh\u00eb dhe duke p\u00ebrkthyer p\u00ebrkthime rusisht t\u00eb teksteve p\u00ebrkat\u00ebse\u201d. Sipas Lanksch, t\u00eb gjitha problemet q\u00eb ka sot p\u00ebrkthimi d\u00ebshmojn\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb kritike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb letrare e cila do ishte kompetente dhe p\u00ebr kritik\u00ebn e p\u00ebrkthimit. Hans-Joachim Lanksch \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Ministria e Kultur\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me \u00e7mimin \u201cPenda e Argjendt\u00eb\u201d p\u00ebr p\u00ebrkthimin nga shqipja n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p><strong>Zoti Lanksch, sa i d\u00ebmsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr lexuesin \u201cp\u00ebrkthimi\u201d nga nj\u00eb gjuh\u00eb e dyt\u00eb, p\u00ebrkthimi i p\u00ebrkthimit? <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrkthimi i p\u00ebrkthimit parimisht e mashtron si autorin ashtu dhe lexuesin, sidomos n\u00eb gjinin\u00eb e poezis\u00eb q\u00eb shquhet nga nj\u00eb struktur\u00eb e ngjeshur dhe nj\u00eb inventar i vog\u00ebl fjal\u00ebsh ku \u00e7do fjal\u00eb ka nj\u00eb pesh\u00eb unike. Gjuh\u00ebt e ndryshme p\u00ebrb\u00ebhen nga material i ndrysh\u00ebm n\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtrime, sa i p\u00ebrket gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb fjal\u00ebve, tingullit, atmosfer\u00ebs, konotacioneve, ngjyrosjes s\u00eb tyre etj. Ta z\u00ebm\u00eb nj\u00eb shembull shqipgjermanisht: ylber versus Regenbogen. &#8220;Regenbogen&#8221; \u2013 &#8220;hark shiu&#8221; \u2013 evokon nj\u00eb imazh q\u00eb s&#8217; e ka fjala shqipe, nd\u00ebrsa &#8220;ylberi&#8221; ting\u00ebllon shum\u00eb bukur ku fjal\u00ebs &#8220;Regenbogen&#8221; i mungon elementi eufonik. P\u00ebrkthyesi n\u00eb gjuh\u00ebn e vet shpesh duhet ta ndryshoj\u00eb a t\u00eb modifikoj\u00eb p\u00eblhur\u00ebn e tekstit, t\u00eb fjal\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb arritur efektin n\u00eb gjuh\u00ebn amtare q\u00eb ka teksti n\u00eb gjuh\u00ebn e origjinalit. Jo rrall\u00eb ngjan edhe q\u00eb nj\u00eb imazh a metafor\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e origjinalit nuk &#8220;funksionon&#8221; n\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrkthyesit, nuk i thot\u00eb gj\u00eb lexuesit n\u00eb gjuh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrkthehet.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb p\u00ebrkthyesi duhet t\u00eb gjej\u00eb zgjidhje p\u00ebr fjal\u00ebt dhe imazhet a metaforat q\u00eb nuk mund t&#8217;i p\u00ebrkthej\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb gjuh\u00ebn e vet. N\u00ebse nj\u00eb p\u00ebrkthyes tjet\u00ebr q\u00eb s&#8217;e di gjuh\u00ebn e origjinalit e p\u00ebrkthen p\u00ebrkthimin e p\u00ebrkthyesit t\u00eb par\u00eb, ky i dyti duhet t&#8217; i p\u00ebrkthej\u00eb zgjidhjet q\u00eb i gjeti ai i pari. Zgjidhjet e t\u00eb parit mund t\u00eb mos p\u00ebrkojn\u00eb me mjetet e gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkthyesit t\u00eb dyt\u00eb, i cili prap\u00eb duhet t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra dhe zgjidhje q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme n\u00eb gjuh\u00ebn e tij, ku, m\u00eb n\u00eb fund, zgjidhjet e p\u00ebrkthyesit t\u00eb p\u00ebrkthimit t\u00eb dyt\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me origjina- lin.<\/p>\n<p>Fundja, nobody is perfekt (asnj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb perfekt) \u2013 b\u00ebn vaki edhe q\u00eb p\u00ebrkthyesi i par\u00eb b\u00ebn gabime ku p\u00ebrkthyesi i dyt\u00eb thjesht i p\u00ebrkthen gabimet e p\u00ebrkthyesit t\u00eb par\u00eb&#8230; Sot, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ka letrar\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb praktik\u00ebn shum\u00eb t\u00eb diskutueshme t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs ku shkrimtar\u00ebt e etabluar q\u00eb s&#8217; dinin gjuh\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb huaj p\u00ebrve\u00e7 rusishtes begenisnin t\u00eb p\u00ebrkthenin bile-biles antologji t\u00eb t\u00ebra poetike nga gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb ndryshme prej norvegjishtes deri te koreanishtja pa pasur as haber nga k\u00ebto gjuh\u00eb dhe duke p\u00ebrkthyer p\u00ebrkthime rusisht t\u00eb teksteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ves q\u00eb ende s&#8217; ka vdekur \u00ebsht\u00eb e ashtuquajtura &#8220;p\u00ebrshtatje&#8221; ku nj\u00eb letrar q\u00eb s&#8217;e di gjuh\u00ebn e origjinalit p\u00ebrpunon, &#8220;p\u00ebrshtat&#8221;, nj\u00eb p\u00ebrkthim &#8220;tekstual&#8221; t\u00eb nj\u00eb personi dygjuh\u00ebsh ku kuptohet se ekzistojn\u00eb gabime e mundshme me boll\u00ebk. Pash\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vesi ku nj\u00eb poet gjerman, tifoz i nj\u00eb poeti mediok\u00ebr shqiptar, e p\u00ebrshtati p\u00ebrkthimin &#8220;tekstual&#8221; t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi. Rezultati qe nj\u00eb tekst i shk\u00eblqyesh\u00ebm gjermanisht me rima t\u00eb p\u00ebrkryera dhe me nj\u00eb ironi t\u00eb holl\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb q\u00eb nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte gj\u00eb me tekstin e m\u00ebrzitsh\u00ebm e t\u00eb ngath\u00ebt shqiptar&#8230;.<\/p>\n<p><strong>Po p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb shqip fondin e art\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore nga emra t\u00eb \u201cnjohur\u201d t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mbiemri &#8220;i njohur&#8221; lidhur me emrin e nj\u00eb p\u00ebrkthyesi, shkrimtari, artisti, muzikanti, aktori m\u00eb duket fjala m\u00eb e tep\u00ebrt e shqipes. P\u00ebr shembull shkruhet stereotipikisht &#8220;shkrimtari i njohur, Ismail Kadare&#8221;, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft qesharake sepse Kadareja n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur, emrin e tij e njohin t\u00eb gjith\u00eb dhe nuk duhet shtuar epiteti &#8220;i njohur&#8221; apo &#8220;i mir\u00ebnjohur&#8221;.<\/p>\n<p>Ndodh dhe rasti i kund\u00ebrt: miku i redaktorit t\u00eb nj\u00eb gazete shkruan nj\u00eb l\u00ebvdat\u00eb me superlativa p\u00ebr mikun e tij, &#8220;shkrimtarin e njohur F.F.&#8221; q\u00eb e njohkan vet\u00ebm komshinjt\u00eb e tij t\u00eb lagjes. P\u00ebrkthyesi, poeti etj., ose \u00ebsht\u00eb i njohur ose nuk \u00ebsht\u00eb i njohur, n\u00eb t\u00eb dyja rastet \u00ebsht\u00eb i tep\u00ebrt epiteti &#8220;i njohur&#8221;. P\u00ebrkthimi nga let\u00ebrsit\u00eb e huaja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, mir\u00ebpo s&#8217; \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur apo jo p\u00ebrkthyesi. Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrkthyesi t\u00eb jet\u00eb kompetent dhe serioz. Ka emra t\u00eb njohur q\u00eb punojn\u00eb me rezultate t\u00eb dob\u00ebta dhe emra pak t\u00eb njohur q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr mrekulli.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket p\u00ebrkthimit nga let\u00ebrsia bot\u00ebrore jasht\u00eb Europ\u00ebs ku n\u00eb Shqip\u00ebri s&#8217;ka p\u00ebrkthyes a letrar\u00eb q\u00eb e din\u00eb gjuh\u00ebn e origjinalit, jemi n\u00eb siklet. \u00c7do p\u00ebrkthim sjell me vete humbje. P\u00ebrkthimi nga nj\u00eb gjuh\u00eb e dyt\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb pa dashje humbje t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb kolosale dhe falsifikime. N\u00eb Shqip\u00ebri duket se mbizot\u00ebron mendimi se &#8211; m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthim i keq se sa t\u00eb mbeten pa u p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore. Para ca kohe u shqet\u00ebsova ngase nj\u00eb mik p\u00ebrktheu nga nj\u00eb gjuh\u00eb e dyt\u00eb poezi t\u00eb poetit klasik japonez Basho. Miku m&#8217; u p\u00ebrgjigj q\u00eb &#8220;n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kemi luksin si ju n\u00eb Gjermani q\u00eb keni japanologji n\u00eb universitet.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb 20 nga 108 universitete gjermane ka deg\u00eb t\u00eb japanologjis\u00eb. Duke ditur se sa fatale mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrkthime ku p\u00ebrkthyesi s&#8217;e din gjuh\u00ebn e origjinalit (nga let\u00ebrsia gjermanofone rastet e poet\u00ebve Trakl dhe Celan), anoj nga mendimi se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos kesh p\u00ebrkthime se sa t\u00eb kesh p\u00ebrkthime shtremb\u00ebruese. Zgjidhja, mendoj, duhet k\u00ebrkuar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb sfer\u00ebn e kultur\u00ebs Shqip\u00ebria do t\u00eb duhej t&#8217; i hapet jo vet\u00ebm Europ\u00ebs, por dhe bot\u00ebs. Duhen krijuar kushtet p\u00ebr instalimin e deg\u00ebve t\u00eb gjuh\u00ebve e kulturave &#8220;ekzotike&#8221; (japoneze, kineze, indiane, arabe etj.).<\/p>\n<p>&#8220;<strong>Sjellja e nj\u00eb vepre t\u00eb huaj n\u00eb gjuh\u00ebn amtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt riprodhues dhe kreativ<\/strong>&#8221;<\/p>\n<p>Nj\u00eb tregim i shkurt\u00ebr me stil t\u00eb nd\u00ebrlikuar k\u00ebrkon koh\u00eb p\u00ebr t&#8217; u p\u00ebrkthyer sa nj\u00eb roman treqindfaqesh<\/p>\n<p><strong>Sa duhet t&#8217;u besojm\u00eb superlativizmave q\u00eb shkruhen n\u00eb parath\u00ebnien e nj\u00eb libri t\u00eb p\u00ebrkthyer p\u00ebr shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet shikuar se sa \u00ebsht\u00eb parath\u00ebnieshkruesi mik me autorin e p\u00ebrkthimit, cila \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia mes tyre apo a ekziston vart\u00ebsi e t\u00eb parit nga i dyti. P\u00ebr shembull poeti A i shkruan nj\u00eb recension lavd\u00ebrues poetit dhe p\u00ebrkthyesit B. Poeti B, nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtor a redaktor i nj\u00eb sht\u00ebpie botuese, ia boton v\u00ebllimin e radh\u00ebs poetik poetit A. parath\u00ebnien e t\u00eb cilit libri e shkruan letrari C t\u00eb cilit poeti A, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetar a an\u00ebtar i juris\u00eb s\u00eb nj\u00eb \u00c7mimi letrar, ia akordon \u00c7mimin &#8220;Stilografi i Art\u00eb&#8221; etj.<\/p>\n<p>Ka dhe raste ku nj\u00eb shkrimtar i njohur merr pages\u00eb (ryshfet) nga babai a xhaxhai i pasur i nj\u00eb &#8220;p\u00ebrkthyese (autore) t\u00eb re e t\u00eb talentuar&#8221; apo i nj\u00eb &#8220;p\u00ebrkthyesi (autori) t\u00eb ri e t\u00eb talentuar&#8221;. Ka dhe raste ku nj\u00eb shkrimtari sinqerisht i p\u00eblqen p\u00ebrkthimi p\u00ebr t\u00eb cilin shkruan. N\u00eb k\u00ebsi rastesh shkrimtari do shprehet me \u00e7ilt\u00ebrsi dhe jo me superlativa. Para s\u00eb gjithash duhet shikuar n\u00ebse shkrimtari-recensenti i librit t\u00eb p\u00ebrkthyer e respekton, e njeh sa duhet gjuh\u00ebn nga e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer libri.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, ai q\u00eb l\u00ebvdon librin e p\u00ebrkthyer nuk e njeh gjuh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse dhe sh\u00ebrbehet me pseudo-kriterin naiv t\u00eb &#8220;gjuh\u00ebs s\u00eb rrjedhshme&#8221;, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm qesharake, por shpesh dhe idioteske. &#8220;Gjuha e rrjedhshme&#8221; n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebve nuk thot\u00eb absolutisht gj\u00eb p\u00ebr kualitetin e p\u00ebrkthimit dhe shpesh d\u00ebshmon tradhti m\u00eb t\u00eb madhe ndaj stilit t\u00eb origjinalit. T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmojn\u00eb munges\u00ebn e madhe e t\u00eb dhimbshme t\u00eb nj\u00eb kritike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb letrare e cila do ishte kompetente dhe p\u00ebr kritik\u00ebn e p\u00ebrkthimit. P\u00ebr t\u00eb mos tepruar me vajtimet p\u00ebr gjendjen n\u00eb Shqip\u00ebri duhet th\u00ebn\u00eb se kjo munges\u00eb e kritik\u00ebs serioze dhe kompetente t\u00eb p\u00ebrkthimit ekziston dhe gjetiu, p\u00ebr shembull n\u00eb vendin tim (Gjermani).<\/p>\n<p><strong>Sa koh\u00eb i duhet nj\u00eb p\u00ebrkthyesi p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb shqip nj\u00eb botim t\u00eb huaj?<\/strong><\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht nuk jetojm\u00eb m\u00eb n\u00eb sistemin ku p\u00ebrkthyesit shqiptar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb punonin sipas norm\u00ebs s\u00eb shtetit. Nuk ekziston nj\u00eb norm\u00eb se sa koh\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer nj\u00eb vep\u00ebr letrare. Nj\u00eb tregim i shkurt\u00ebr me stil t\u00eb nd\u00ebrlikuar a eksperimental mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t&#8217; u p\u00ebrkthyer sa nj\u00eb roman treqindfaqesh me stil t\u00eb thjesht\u00eb dhe narrativ\u00eb lineare.<\/p>\n<p><strong>Si e konceptoni p\u00ebrkthimin letrar, vet\u00ebm si risjellje t\u00eb nj\u00eb vepre t\u00eb huaj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe apo dhe si nj\u00eb krijim n\u00eb vetvete?<\/strong><\/p>\n<p>Sjellja e nj\u00eb vepre t\u00eb huaj n\u00eb gjuh\u00ebn amtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt edhe riprodhues edhe rikrijues dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kreativ. Veprat letrare nuk mund t\u00eb p\u00ebrkthehen nj\u00eb me nj\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebrkthyesi duhet t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra si t\u00eb mundohet t\u00eb shprehet me mjetet e gjuh\u00ebs s\u00eb vet at\u00eb q\u00eb shpreh autori me gjuh\u00ebn e tij, duhet ta send\u00ebrtoj\u00eb definicionin e p\u00ebrkthimit letrar q\u00eb e dha shkrimtari dhe kritiku i madh Karl Kraus q\u00eb e shkroi fjal\u00ebn &#8220;uebersetzen&#8221; (= me p\u00ebrkthye) pak ndryshe: &#8220;ueb&#8217; Ersetzen&#8221; (= ushtroje z\u00ebvend\u00ebsimin!).<\/p>\n<p><strong>Kur mendoni se nj\u00eb p\u00ebrkthyes mund t\u00eb dal\u00eb nga fryma e origjinalit?<\/strong><\/p>\n<p>Kurr\u00eb. Vepra letrare shpalos nj\u00eb bot\u00eb, qoft\u00eb bot\u00ebn individuale t\u00eb autorit, qoft\u00eb bot\u00ebn e kultur\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jeton autori, qoft\u00eb edhe t\u00eb dyja apo nj\u00eb bot\u00eb fantazie etj. N\u00eb procesin e p\u00ebrkthimit, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb transferimit n\u00eb gjuh\u00ebn e lexuesit vepra letrare dhe bota q\u00eb e shpalos\u00eb ajo, p\u00ebson humbje dhe transformime, por nuk duhet ta humb\u00eb &#8220;vul\u00ebn&#8221; e saj dhe p\u00ebrkthimi duhet patjet\u00ebr ta ruaj\u00eb frym\u00ebn e origjinalit. Poeti im i preferuar, Martin Camaj, thoshte: &#8220;edhe n\u00eb gjermanisht un\u00eb dua t\u00eb mbetem Martin Camaj dhe jo Martin Camaj me kapel\u00eb bavareze.&#8221; Nj\u00eb problem i ve\u00e7ant\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb drama q\u00eb paraqesin nj\u00eb bot\u00eb shum\u00eb specifike rajonale me idiom\u00ebn a t\u00eb folmen specifike rajonale. N\u00eb k\u00ebsi rastesh p\u00ebrkthyesi mund t\u00eb &#8220;transplantoj\u00eb&#8221; vepr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb ambient specifik rajonal shqiptar me idiom\u00ebn specifike rajonale, por duke ruajtur gjithsesi frym\u00ebn e origjinalit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb p\u00ebrkthyes letrar duhet t\u00eb jet\u00eb njoh\u00ebs i t\u00eb dyja gjuh\u00ebve dhe kulturave\u201d<\/p>\n<p><strong>Sipas jush, cil\u00ebt jan\u00eb autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore m\u00eb t\u00eb keq p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe? <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen pyetur specialist\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs shqiptar\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mund t\u00eb them q\u00eb kam respekt t\u00eb madh p\u00ebr p\u00ebrkthyesit klasik\u00eb shqiptar\u00eb si Gjon Shllaku, Pashko Gje\u00e7i, Vedat Kokona, Lasgush Poradeci e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb lexuesit shqiptar i kan\u00eb dhuruar p\u00ebrkthime t\u00eb mrekullueshme. Po aq n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mund t\u00eb thuhet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e mir\u00eb q\u00eb koh\u00eb m\u00eb koh\u00eb t\u00eb rishikohen dhe t\u00eb rip\u00ebrkthehen p\u00ebrkthimet ekzistuese t\u00eb kryeveprave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr shembull me dramat e Shakespirit, romanin &#8220;Ulysses&#8221; t\u00eb James Joyce, me &#8220;Nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb nat\u00eb&#8221; e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb apo n\u00eb Shqip\u00ebri me Faustin e Goethe, &#8220;Komedin\u00eb Hyjnore&#8221; t\u00eb Alighieri Dante etj.<\/p>\n<p><strong>Kush duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrkthyes letrar?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb s&#8217; ka recet\u00eb. Me siguri duhen nj\u00eb ser\u00eb ingrediencash. Parakushti m\u00eb elementar \u00ebsht\u00eb, kuptohet, njohja e thell\u00eb e t\u00eb dyja gjuh\u00ebve dhe kulturave. Vet\u00ebm njohja e gjuh\u00ebve nuk mjafton, p\u00ebrkthyesit letrar i duhet nj\u00eb bagazh i pasur kulturor (si\u00e7 e kishin p\u00ebrkthyesit e m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb). P\u00ebrkthyesi letrar duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb jete, nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb jetuar ku \u00ebsht\u00eb ballafaquar me situata dhe ndjenja p\u00ebr t\u00eb cilat shkruajn\u00eb autor\u00ebt e m\u00ebdhenj. Vet\u00ebkuptohet se nuk mund t\u00eb jesh p\u00ebrkthyes letrar po t\u00eb mos kesh dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr gjuh\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb dhe kultur\u00ebn e huaj e t\u00eb veten. P\u00ebrkthimi i let\u00ebrsis\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet si pun\u00eb teknike e mekanike, pa dashuri, pasion dhe p\u00ebrkushtim.<\/p>\n<p>P\u00ebrkthyesi i let\u00ebrsis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb dhe nj\u00eb si aktor q\u00eb shfaqet n\u00eb role t\u00eb ndryshme dometh\u00ebn\u00eb. t\u00eb flas\u00eb me stilet e ndryshme, me tone t\u00eb ndryshme me t\u00eb cilat flasin autor\u00ebt e ndrysh\u00ebm. P\u00ebrkthyesi d\u00ebshton n\u00ebse n\u00ebn p\u00ebrkthimin e tij nj\u00eb sonet i Shakespeare ting\u00ebllon nj\u00eblloj si nj\u00eb poezi e William Blake apo e T.S. Eliot. Fundja, natyrisht p\u00ebrkthyesit e let\u00ebrsis\u00eb i duhet dhuntia e t\u00eb p\u00ebrkthyerit, ndjeshm\u00ebria p\u00ebr magjin\u00eb, pesh\u00ebn dhe nuancat e fjal\u00ebs, p\u00ebr nivelet e ndryshme stilistikore dhe aft\u00ebsia q\u00eb ato t&#8217;i jap\u00eb me sa mundet me mjetet e gjuh\u00ebs s\u00eb tij amtare.<\/p>\n<p><strong>Dhe s\u00eb fundmi, si p\u00ebrkthyes \u00e7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr vler\u00ebsimin q\u00eb i b\u00ebhet pun\u00ebs suaj? <\/strong><\/p>\n<p>Vler\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pun\u00ebs sime m\u00eb japin lexues a d\u00ebgjues t\u00eb p\u00ebrkthimeve t\u00eb mia si ai m\u00ebrgimtari nga Kosova q\u00eb m\u00eb tha mbas nj\u00eb ore letrare me poezi t\u00eb Azem Shkrelit: &#8220;zotni, jetoj q\u00eb ma shum\u00eb se njizet vjet n&#8217; Gjermani e sonte ti m\u00eb dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ushqim shpirtnor!&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2022 Hans-Joachim Lanksch, p\u00ebrkthyes i let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShekullin\u201d flet p\u00ebr problematikat q\u00eb ka p\u00ebrkthimi dhe munges\u00ebn e nj\u00eb kritike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb letrare Valeria Dedaj, 07.08.2013 -Sa i d\u00ebmsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr lexuesin \u201cp\u00ebrkthimi\u201d nga nj\u00eb gjuh\u00eb e dyt\u00eb? Sa t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb parath\u00ebniet q\u00eb shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4276","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u2022 Hans-Joachim Lanksch, p\u00ebrkthyes i let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShekullin\u201d flet p\u00ebr problematikat q\u00eb ka p\u00ebrkthimi dhe munges\u00ebn e nj\u00eb kritike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb letrare Valeria Dedaj, 07.08.2013 -Sa i d\u00ebmsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr lexuesin \u201cp\u00ebrkthimi\u201d nga nj\u00eb gjuh\u00eb e dyt\u00eb? Sa t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb parath\u00ebniet q\u00eb shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-08-07T22:39:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hans_joachim_lanksch.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3\"},\"headline\":\"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d\",\"datePublished\":\"2013-08-07T22:39:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/\"},\"wordCount\":2684,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/hans_joachim_lanksch.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/\",\"name\":\"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/hans_joachim_lanksch.jpg\",\"datePublished\":\"2013-08-07T22:39:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/hans_joachim_lanksch.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2013\\\/hans_joachim_lanksch.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u2022 Hans-Joachim Lanksch, p\u00ebrkthyes i let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb gjuh\u00ebn gjermane, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cShekullin\u201d flet p\u00ebr problematikat q\u00eb ka p\u00ebrkthimi dhe munges\u00ebn e nj\u00eb kritike t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb letrare Valeria Dedaj, 07.08.2013 -Sa i d\u00ebmsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebr lexuesin \u201cp\u00ebrkthimi\u201d nga nj\u00eb gjuh\u00eb e dyt\u00eb? Sa t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb parath\u00ebniet q\u00eb shkrimtar\u00ebt shqiptar\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-08-07T22:39:51+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hans_joachim_lanksch.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3"},"headline":"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d","datePublished":"2013-08-07T22:39:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/"},"wordCount":2684,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hans_joachim_lanksch.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/","name":"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hans_joachim_lanksch.jpg","datePublished":"2013-08-07T22:39:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hans_joachim_lanksch.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/hans_joachim_lanksch.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-shqiperi-preferojne-te-perkthejne-keq-sesa-te-lene-pa-perkthyer-autoret-e-letersise-boterore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri preferojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb keq, sesa t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrkthyer autor\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/9fb2acd4356288cf78f47dc592b7b4a3","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4276","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4276"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4276\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}