{"id":4257,"date":"2010-10-10T21:24:41","date_gmt":"2010-10-10T20:24:41","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4257"},"modified":"2010-10-10T21:24:41","modified_gmt":"2010-10-10T20:24:41","slug":"les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/","title":{"rendered":"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Koloreto Cukali<\/strong>, <em>10.10.2010<\/em><\/p>\n<p>Vjeshta ka ardhur. Me depresionin e vet, me gjethet, divorcet, lag\u00ebshtir\u00ebn, p\u00ebrmbytjet dhe pik\u00ebpyetjet. N\u00eb Tiran\u00ebn ku t\u00eb gjith\u00eb vrapojm\u00eb, dhe po rendim p\u00ebr n\u00eb kafene ku do t\u00eb rrim\u00eb me or\u00eb, ka koh\u00eb q\u00eb nuk ia v\u00ebm\u00eb veshin stin\u00ebve. Gjith\u00e7ka na konvertohet n\u00eb Dim\u00ebr-mb\u00ebshtillu se u b\u00eb ftoht\u00eb, ose Ver\u00eb &#8211; kush nxihet m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Stin\u00ebt e nd\u00ebrmjetme, vjeshta e pranvera, jan\u00eb ngushtuar aq sa duket sikur jan\u00eb zhdukur. Ca prej ngrohjes globale, ca prej faktit q\u00eb ne ka koh\u00eb q\u00eb nuk e shohim qiellin, e ca prej \u00e7imentos, xhamave e betonit. E megjithat\u00eb, vjeshta, n\u00eb Tiran\u00eb ka mb\u00ebrritur.<\/p>\n<p><strong>VJESHTA E NJ\u00cb QYTETI<\/strong><br \/>\nNj\u00eb shoqja ime po m\u00eb tregonte nj\u00eb dit\u00eb se si njeriu \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lumtur, m\u00eb aktiv e m\u00eb produktiv n\u00eb stin\u00ebn q\u00eb ka lindur. \u00c7do njeri, ka nj\u00eb stin\u00eb t\u00eb vet\u00ebn ku shp\u00ebrthen. Njer\u00ebzit jan\u00eb dim\u00ebror\u00eb, vjeshtak\u00eb, veror\u00eb&#8230; Kadareja, p\u00ebrjet\u00ebsisht dim\u00ebror. Edhe &#8220;N\u00ebntori i nj\u00eb Kryeqyteti&#8221; i shkruar prej tij duket sikur \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb dhjetor. Pirro \u00c7ako &#8211; vjeshtak, me k\u00ebng\u00ebt q\u00eb duket sikur i kushtohen t\u00eb t\u00ebra nj\u00eb femre t\u00eb vetme, n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, pavar\u00ebsisht \u00e7&#8217;titull kan\u00eb. Saimir Kumbaro &#8211; veror e me pantallona t\u00eb shkurtra, si t\u00eb gjith\u00eb filmat e vet.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb besoj se ajo q\u00eb ndodh me njer\u00ebzit, duhet t\u00eb ndodh\u00eb edhe me qytetet. Edhe qytetet, kan\u00eb nj\u00eb stin\u00eb t\u00eb vet\u00ebn. Tirana, si\u00e7 e njoh un\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet vjeshte.<br \/>\nKa pas qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vjeshta e zinte Tiran\u00ebn fillimisht nga plepat an\u00ebs Lan\u00ebs, pastaj hapej n\u00eb bulevard dhe n\u00eb rrug\u00ebn e &#8220;Durr\u00ebsit&#8221;. Pastaj, me radh\u00eb, rruga &#8220;Fortuzi&#8221;, &#8220;Bulevardi i Maternitetit&#8221;, sht\u00ebpit\u00eb private pas &#8220;Dervish Hatixhes\u00eb&#8221;&#8230; Sot, vjeshta vjen deri n\u00eb Linz\u00eb, e nuk zbret dot.<\/p>\n<p><strong>NGJYRAT<\/strong><br \/>\nVjeshta komunikon me ne p\u00ebrmes pem\u00ebve. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ne, ia kemi prer\u00eb sa kemi mundur komunikimin. Pem\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb si t\u00eb burgosur pleq q\u00eb nuk arratisen, jo se nuk duan, po se nuk kan\u00eb ku shkojn\u00eb. Ne kemi ngritur reklama rrotull tyre, i kemi ngjeshur mes pallatesh, i kemi krasitur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ballkone. Selvia, nuk duket m\u00eb. Apo \u00ebsht\u00eb akoma aty? Lakuriqe dhe e mjer\u00eb.<\/p>\n<p>Te parku Rinia, ku p\u00ebr ironi vet\u00ebm t\u00eb rinj nuk ka, banor\u00ebt kryesor\u00eb jan\u00eb rom\u00ebt, njer\u00ebzit e vet\u00ebm q\u00eb vishen nj\u00ebsoj n\u00eb t\u00eb t\u00ebra stin\u00ebt. Te parku i VET\u00cbM brenda qytetit ndalon vet\u00ebm nj\u00eb stacion autobusi, q\u00eb ndalon p\u00ebr t\u00eb t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Bllok, jo n\u00eb park. Sepse, askush s&#8217;e \u00e7on nd\u00ebr mend q\u00eb dikush \u00ebsht\u00eb nisur p\u00ebr aty, thjesht q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb park. Hiqju parqeve, b\u00ebj at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, sht\u00ebpi-kafe-pun\u00eb, pun\u00eb-kafe-sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Pa e kuptuar ne, po na humbin ngjyrat e vjesht\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh n\u00eb \u00e7&#8217;stin\u00eb jemi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes klimatizatorit t\u00eb makin\u00ebs. Ti ec\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb, dhe ngjyrat perverse t\u00eb pallateve sfumojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Nuk gjen dot as ku ke parkuar makin\u00ebn, larg qoft\u00eb t\u00eb dallosh pem\u00ebt.<\/p>\n<p>Qejfi m\u00eb i madh n\u00eb vjesht\u00eb, kur kam qen\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ishte k\u00ebrcitja e gjetheve n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\nSot, as ecim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e as gjethet ekzistojn\u00eb m\u00eb. Pastruesit e rrug\u00ebs, me fshesat e tyre me deg\u00eb pem\u00ebsh, u kan\u00eb shpallur luft\u00eb.<br \/>\nN\u00eb rrug\u00ebt ku ecet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ka vet\u00ebm tenda, hund\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara lokalesh q\u00eb dalin deri n\u00eb buz\u00eb rruge, karrige q\u00eb mbulojn\u00eb krejt trotuaret, nd\u00ebrsa limon\u00ebt i kemi marr\u00eb n\u00eb mbrojtje si \u00e7ifut\u00ebt n\u00eb koh\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, n\u00ebp\u00ebr ballkonet e apartamenteve. Dikur shihja hurmat, n\u00eb kopshtet e sht\u00ebpive, tani muret shkojn\u00eb deri n\u00eb kat t\u00eb dyt\u00eb, dhe hurmat e i kan\u00eb prer\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur vend p\u00ebr makin\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>VJESHTA E ATYRE Q\u00cb S&#8217;JAN\u00cb<\/strong><br \/>\nVjeshta, \u00ebsht\u00eb malli i paduksh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb larg. Ata q\u00eb jan\u00eb sot 35 vje\u00e7, po t\u00eb b\u00ebjn\u00eb bilancin e luft\u00ebs 20-vje\u00e7are me tranzicionin do t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb shumica e t\u00eb njohurve t\u00eb tyre kan\u00eb ikur jasht\u00eb. Green-cards, letrat kanadeze, shkollat, martesa n\u00eb cepat e larg\u00ebt t\u00eb globit.<br \/>\nGjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr, lista ime e numrave t\u00eb telefonit rritet, por ajo e numrave q\u00eb do doja ti th\u00ebrrisja p\u00ebr nj\u00eb kafe n\u00eb nj\u00eb pasdite me shi, shkurtohet. Sepse njer\u00ebzit kan\u00eb ikur drejt stin\u00ebve t\u00eb tjera, n\u00eb vende t\u00eb tjera. Dhe rikthehen n\u00eb vjesht\u00ebn e Tiran\u00ebs gjithnj\u00eb e m\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Sa i shkon Stingu Tiran\u00ebs&#8221; m\u00eb thoshte nj\u00eb piktor para gati 15 vitesh. Dhe ka gati po aq vjet q\u00eb nuk vjen n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nAnd i miss you, most of all my darling&#8230; k\u00ebndon Nat King Cole&#8230; When autumn leaves, start to fall&#8230; nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr vjesht\u00ebn me tekst t\u00eb Zhak Prever. Edhe pse mua m\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb versioni vokal i Eva Cassidy dhe versioni instrumental i Stan Getz.<br \/>\nVjeshta \u00ebsht\u00eb pritja jon\u00eb e but\u00eb q\u00eb ata t\u00eb kthehen, ndoshta p\u00ebr Vit t\u00eb ri, duke e mbushur Tiran\u00ebn me p\u00ebr pak jav\u00eb me l\u00ebng jete e g\u00ebzim.<br \/>\nTiran\u00ebs i rrin\u00eb mir\u00eb thuajse t\u00eb t\u00ebra produktet muzikore britanike. Sepse, dhe Londra \u00ebsht\u00eb qytet vjeshte.<\/p>\n<p><strong>VJESHT\u00cb DIVORCESH<br \/>\n<\/strong>N\u00eb vjesht\u00eb, bien gjethet, bien dhe dashurit\u00eb. Vjeshta vjen me divorcet e veta. Ka nj\u00eb koh\u00eb kur njeriu ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb rrij\u00eb pak me veten e vet. Dhe kjo, stin\u00eb, \u00ebsht\u00eb vjeshta.<br \/>\nPor ne kemi q\u00eblluar njer\u00ebz q\u00eb kemi shum\u00eb frik\u00eb t\u00eb rrim\u00eb vet\u00ebm. Mbase, kemi frik\u00eb nga kumbimi i asaj q\u00eb kemi brenda. Mbase, se nuk jemi m\u00ebsuar. Mbase, sepse kemi frik\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb brisht\u00eb e t\u00eb thyesh\u00ebm, qoft\u00eb edhe pa shkak.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb vjesht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto, lejohen.<br \/>\nN\u00eb TV nuk ka thuajse asgj\u00eb t\u00eb re. duhej t\u00eb ishte stin\u00eb e re televizive. Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb stin\u00eb e re me rroba t\u00eb vjetra.<br \/>\nKa nj\u00eb panair libri vjeshtak, ku njeriu ka qejf t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb nuhas\u00eb er\u00ebn e mij\u00ebra librave, nd\u00ebrsa jasht\u00eb bie shi. Edhe pse, ka njer\u00ebz q\u00eb akoma shkojn\u00eb e blejn\u00eb &#8220;Djalli vishet me Prada&#8221;.<\/p>\n<p>Duhet guxuar p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb divorc vjeshtak. Me njer\u00ebzit, me librat dhe me figurat televizive.<br \/>\nKush \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vjesht\u00eb, do t\u00eb mbetet vet\u00ebm gjat\u00eb \/ do t\u00eb rrij\u00eb zgjuar, do t\u00eb lexoj\u00eb e shkruaj\u00eb letra t\u00eb st\u00ebrgjata\/ e do t\u00eb bredh\u00eb pa shp\u00ebtim lart e posht\u00eb \/ rrug\u00ebve n\u00ebn rreshta pem\u00ebsh, nd\u00ebrsa gjethet dridhen p\u00ebrmbi kok\u00eb. Shkruan Rainer Maria Rilke p\u00ebr nj\u00eb Dit\u00eb Vjeshte.<br \/>\nPor, ne ka koh\u00eb q\u00eb nuk jemi poetik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>VJESHT\u00cb ME ZOR<\/strong><br \/>\nVjeshta, na p\u00eblqen sepse \u00ebsht\u00eb komoditet. Mbase, jo se e duam, por se na zgjidh ca halle. N\u00eb ver\u00eb, Tirana \u00ebsht\u00eb vap\u00eb e pluhur. Prandaj, duam vet\u00ebm t\u00eb ikim prej saj. N\u00eb dim\u00ebr, sht\u00ebpit\u00eb tona mbeten p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb ftohta, edhe pse furrnellat i kemi ngjitur n\u00eb tavan, e i quajm\u00eb me emrin seksi kondicioner\u00eb. Vjeshta, duket si zgjidhja e mesme m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>As vap\u00eb, as djers\u00eb. M\u00eb mir\u00eb ca shi, se ul pluhurin, por jo aq ftoht\u00eb sa t\u00eb ngrijm\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto hallet e vockla, na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mos e jetojm\u00eb stin\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb Tiran\u00ebs. Ju mund t\u00eb thoni&#8230; Pranvera! Po pranvera n\u00eb Tiran\u00eb nuk ekziston. Ne kalojm\u00eb nga xhupat, n\u00eb m\u00ebng\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebra brenda jav\u00ebs.<br \/>\nVjeshta \u00ebsht\u00eb stina e Tiran\u00ebs, duam apo nuk duam ne.<\/p>\n<p>Po kush ka nerva t\u00eb merret me vjesht\u00ebn, kur hataja ndodh v\u00ebrdall\u00eb.<br \/>\nDhe, pse duhet t\u00eb rrini ju t\u00eb lexoni lirikat e Rilkes, apo poetizmin tim p\u00ebr vjesht\u00ebn, kur ndodhin thashetheme m\u00eb interesante n\u00eb Facebook?<br \/>\nNdoshta, sepse, mungesa e poezis\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb prej guri.<br \/>\nNdoshta, ajo q\u00eb na mungon, ajo q\u00eb thuajse na ka humbur p\u00ebrfundimisht, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjehemi qoft\u00eb dhe p\u00ebr pak, si dikur: njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm!<\/p>\n<p>Thjesht njer\u00ebz, q\u00eb k\u00ebnaqen duke shkelur gjethet e r\u00ebna n\u00eb vjesht\u00eb.<br \/>\n&#8220;Lules s&#8217;Majit&#8221;, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb k\u00ebng\u00eb vjeshte.<br \/>\nErnest Koliqi, \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr mua nj\u00eb shkrimtar vjeshte.<br \/>\nShkodra, \u00ebsht\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr qytet vjeshte.<br \/>\nDhe Pirro \u00c7ako, n\u00eb vjesht\u00eb do t&#8217;i thur\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs grua, t\u00eb hershme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koloreto Cukali, 10.10.2010 Vjeshta ka ardhur. Me depresionin e vet, me gjethet, divorcet, lag\u00ebshtir\u00ebn, p\u00ebrmbytjet dhe pik\u00ebpyetjet. N\u00eb Tiran\u00ebn ku t\u00eb gjith\u00eb vrapojm\u00eb, dhe po rendim p\u00ebr n\u00eb kafene ku do t\u00eb rrim\u00eb me or\u00eb, ka koh\u00eb q\u00eb nuk ia v\u00ebm\u00eb veshin stin\u00ebve. Gjith\u00e7ka na konvertohet n\u00eb Dim\u00ebr-mb\u00ebshtillu se u b\u00eb ftoht\u00eb, ose Ver\u00eb &#8211; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4257","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Koloreto Cukali, 10.10.2010 Vjeshta ka ardhur. Me depresionin e vet, me gjethet, divorcet, lag\u00ebshtir\u00ebn, p\u00ebrmbytjet dhe pik\u00ebpyetjet. N\u00eb Tiran\u00ebn ku t\u00eb gjith\u00eb vrapojm\u00eb, dhe po rendim p\u00ebr n\u00eb kafene ku do t\u00eb rrim\u00eb me or\u00eb, ka koh\u00eb q\u00eb nuk ia v\u00ebm\u00eb veshin stin\u00ebve. Gjith\u00e7ka na konvertohet n\u00eb Dim\u00ebr-mb\u00ebshtillu se u b\u00eb ftoht\u00eb, ose Ver\u00eb &#8211; [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-10T20:24:41+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet)\",\"datePublished\":\"2010-10-10T20:24:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\\\/\"},\"wordCount\":1452,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\\\/\",\"name\":\"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-10-10T20:24:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Koloreto Cukali, 10.10.2010 Vjeshta ka ardhur. Me depresionin e vet, me gjethet, divorcet, lag\u00ebshtir\u00ebn, p\u00ebrmbytjet dhe pik\u00ebpyetjet. N\u00eb Tiran\u00ebn ku t\u00eb gjith\u00eb vrapojm\u00eb, dhe po rendim p\u00ebr n\u00eb kafene ku do t\u00eb rrim\u00eb me or\u00eb, ka koh\u00eb q\u00eb nuk ia v\u00ebm\u00eb veshin stin\u00ebve. Gjith\u00e7ka na konvertohet n\u00eb Dim\u00ebr-mb\u00ebshtillu se u b\u00eb ftoht\u00eb, ose Ver\u00eb &#8211; [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-10T20:24:41+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet)","datePublished":"2010-10-10T20:24:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/"},"wordCount":1452,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/","name":"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-10-10T20:24:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/les-feuilles-mortes-nji-kange-vjeshtet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"LES FEUILLES MORTES (Nji Kang\u00eb Vjeshtet)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4257","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4257"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4257\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}