{"id":4249,"date":"2010-10-10T09:45:46","date_gmt":"2010-10-10T08:45:46","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4249"},"modified":"2010-10-10T09:45:46","modified_gmt":"2010-10-10T08:45:46","slug":"ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/","title":{"rendered":"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4250\" title=\"Sali dhe Liri Berisha\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sali_liri_beriha.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"179\" \/>Nga <strong>Mero Baze<\/strong>*<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa po udh\u00ebtoja nga Vlora p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, pas intervist\u00ebs me ish Presidentin Xhorxh Bush, n\u00eb Fier takova dy drejtuesit e gazet\u00ebs RD, q\u00eb po ktheheshin nga Greqia. Laz\u00ebr Stani m\u00eb tregoi se kishte qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb hotel me tre lider\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Athin\u00eb. Ishte takuar me Janis Repasin, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e qeveris\u00eb greke. M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje fakti q\u00eb Repasi kishte theksuar se \u201cGreqia d\u00ebshiron q\u00eb kjo gjendje stabiliteti dhe qet\u00ebsie t\u00eb vazhdoj\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit\u201d. Argument kryesor n\u00eb favor t\u00eb qeverisjes s\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike ishin, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, rendi dhe qet\u00ebsia. Vlora ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb qyteti ku mund t\u00eb pushonte nj\u00eb president amerikan. Disa muaj m\u00eb von\u00eb, u pa se z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb greke kishte goditur n\u00eb shenj\u00eb, kur kishte \u201curuar\u201d me ciniz\u00ebm q\u00eb kjo qet\u00ebsi dhe ky stabilitet t\u00eb vazhdonte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb vit m\u00eb pas, nuk jetonin dot m\u00eb as banor\u00ebt e saj. Por p\u00ebrshtypja q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi grek te njer\u00ebzit e shtypit t\u00eb PD-s\u00eb ishte e mir\u00eb dhe ata mendonin se, me pak pun\u00eb, Berisha mund t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsonte raportet me Greqin\u00eb. Gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb 26 majit, ai b\u00ebri kujdes q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie t\u2019i vler\u00ebsonte si pozitive. Alfred Serreqi, si minist\u00ebr i Jasht\u00ebm, kishte vizituar Greqin\u00eb n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs dhe kishte marr\u00eb premtime p\u00ebr legalizimin e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb. N\u00eb prill ishte n\u00ebnshkruar Traktati i Miq\u00ebsis\u00eb mes dy vendeve dhe qenia e Teodor Pangallosit si minist\u00ebr i Jasht\u00ebm e kishte zbutur ndjesh\u00ebm situat\u00ebn. Berisha p\u00ebrpiqej t\u00eb b\u00ebnte ndarje t\u00eb fort\u00eb mes lobit grek n\u00eb ShBA dhe qeveris\u00eb greke, q\u00eb sipas tij ishte aleate me Berish\u00ebn. Askush nuk e kuptonte dot sa uj\u00eb kishte rrjedhur posht\u00eb karriges s\u00eb pushtetit t\u00eb Berish\u00ebs, derisa turbullira u shfaq hapur. Nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb pas, kur Berish\u00ebs po i komentoja p\u00ebrshtypjet e drejtuesve t\u00eb RD-s\u00eb nga takimi me Repasin, ai u b\u00eb i heshtur.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk e di, s\u2019i kuptoj k\u00ebta grek\u00ebt, &#8211; tha. &#8211; K\u00ebta duhet t\u00eb jen\u00eb idiot\u00eb. K\u00ebta nuk e kuptojn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ky vend u ofron miq\u00ebsi atyre. Un\u00eb u kam ofruar miq\u00ebsi. Ndryshe, ky vend e ka pasur gjithmon\u00eb hapur der\u00ebn n\u00eb Beograd. Nuk e kuptojn\u00eb k\u00ebta q\u00eb ne, po t\u00eb duam, nj\u00eb telefonat\u00eb larg e kemi Beogradin&#8230;.Ishte nj\u00eb shfrim i rrjedhsh\u00ebm, pa asnj\u00eb penges\u00eb logjike n\u00eb tentativ\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrzier analiz\u00ebn historike me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin. Mua m\u00eb ra si bomb\u00eb ideja q\u00eb ne e pask\u00ebshim shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb miq\u00ebsin\u00eb me Serbin\u00eb. I lindur dhe rritur n\u00eb Jug, me nj\u00eb distanc\u00eb edhe kulturore p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb, por shum\u00eb i lidhur emocionalisht me Kosov\u00ebn, papritur, m\u2019u duk vetja i pagdhendur p\u00ebr k\u00ebto pun\u00eb. Berisha ndoshta e kapi hutimin tim dhe vazhdoi:<\/p>\n<p>&#8211; Po, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, s\u2019e kuptoj k\u00ebt\u00eb injoranc\u00ebn e tyre. Po k\u00ebmb\u00ebngulin pafund p\u00ebr luft\u00eb mes nesh. Mos shiko ti se kush \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb Beograd, por i sigurt t\u00eb jesh ti q\u00eb ata e din\u00eb q\u00eb ne atje e kemi pas gjithmon\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb gati. Ne&#8230; dometh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebria&#8230; nuk e kam fjal\u00ebn konkretisht ne si qeveri&#8230;Ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje e shpejt\u00eb, por e qet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ma larguar iden\u00eb se edhe ai vet\u00eb e kishte nj\u00eb ofert\u00eb gati n\u00eb Beograd. Nj\u00eb shpjegim i rr\u00ebmujsh\u00ebm, mes shfaj\u00ebsimit p\u00ebr keqkuptimin e mundsh\u00ebm dhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete historike q\u00eb n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk ishte aq e panjohur dhe e larg\u00ebt sa n\u00eb Jug. Aleancat e Zogut dhe qeverit\u00eb provizore rebele t\u00eb mirditor\u00ebve q\u00eb nuk pajtoheshin me krer\u00ebt e shtetit t\u00eb ri shqiptar, e kishin zbuar k\u00ebt\u00eb paragjykim q\u00eb, p\u00ebr mua, ishte nj\u00eb tabu.<\/p>\n<p>Berisha nd\u00ebrroi bised\u00eb, por hutimi im, i ngecur me sa dukej n\u00eb shp\u00ebrqendrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bised\u00ebs, na riktheu s\u00ebrish tek ish-Jugosllavia dhe Greqia, si dy fqinj\u00eb me shanse t\u00eb ndryshme p\u00ebr miq\u00ebsi me Shqip\u00ebrin\u00eb. Shihej qart\u00eb q\u00eb, n\u00ebse n\u00eb Beograd nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb Miloshevi\u00e7i dhe nuk do t\u00eb ndodhte ajo q\u00eb kishte ndodhur, pra n\u00ebse ne do t\u2019i fillonim proceset demokratike kur n\u00eb Beograd t\u00eb kishte pasur nj\u00eb qeveri m\u00eb liberale, orientimi yn\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb Beogradi. Kur e mendoja ftoht\u00eb her\u00eb pas here k\u00ebt\u00eb, s\u2019m\u00eb dukej dhe aq shokuese sa \u00e7\u2019m\u2019u duk n\u00eb at\u00eb \u00e7ast q\u00eb e d\u00ebgjova nga Sali Berisha. I pam\u00ebsuar t\u00eb jetoja me iden\u00eb se kemi fqinj\u00eb Serbin\u00eb apo Malin e Zi, madje i ndodhur dhe shum\u00eb larg kultur\u00ebs s\u00eb tyre politike, m\u00eb dukej si sforcim. Por s\u00ebrish, kur e rip\u00ebrtypja, kur mendoja p\u00ebr raportet e politikan\u00ebve kosovar\u00eb me Beogradin, raportet e politik\u00ebs shqiptare deri n\u00eb vitin 1948 dhe kur, nj\u00eb \u00e7ast, mendoja se Sali Berisha ishte ndoshta politikani q\u00eb e njihte m\u00eb mir\u00eb Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, e justifikoja p\u00ebr at\u00eb q\u00eb tha.<\/p>\n<p>Pastaj turbullohesha s\u00ebrish kur m\u00eb shfaqej fantazma e martes\u00ebs s\u00eb tij me nj\u00eb grua me origjin\u00eb serbe, si dhe disa shkrime t\u00eb egra, botuar n\u00eb shtypin e Kosov\u00ebs p\u00ebr lidhje t\u00eb familjes s\u00eb saj serbe me krer\u00eb t\u00eb UDB-s\u00eb. Dilemat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lidhje gjenealogjike, q\u00eb zgjonte ndjesi t\u00eb panjohura tek un\u00eb, m\u00eb shtyn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb ta pyesja vet\u00eb Liri Berish\u00ebn p\u00ebr origjin\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj serbe, nj\u00eb grua q\u00eb ka jetuar me dinjitet, p\u00ebr aq sa t\u00eb lejonte diktatura, si \u201cgrua jugosllave\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Ishte e pabesueshme, por n\u00eb fund t\u00eb shpjegimit t\u00eb saj, un\u00eb isha m\u00eb i paqart\u00eb se n\u00eb fillim. Nuk m\u00eb tha asnj\u00eb fjali t\u00eb qart\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb n\u00ebna e saj ishte nj\u00eb jetime nga Vojvodina, q\u00eb nuk kishte fis dhe q\u00eb u martua me baban\u00eb e saj, Rexhepin, i cili ishte me origjin\u00eb nga Vuthaj, nj\u00eb fshat shqiptar, tashm\u00eb n\u00ebn territorin e Malit t\u00eb Zi. Martesa ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet kur Shqip\u00ebria me Jugosllavin\u00eb ishin n\u00eb \u201cmuajin e mjaltit\u201d.<\/p>\n<p>Akuzat q\u00eb i b\u00ebheshin Liri Berish\u00ebs lidheshin me faktin se motra e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj (d.m.th. tezja e saj) n\u00eb Beograd kishte qen\u00eb pjes\u00eb e OZNA-s, nd\u00ebrsa djali i tezes s\u00eb saj u b\u00eb m\u00eb pas nj\u00eb njeri i af\u00ebrt i Miloshevi\u00e7it. Gjith\u00e7ka ishte mes spekulimit dhe s\u00eb vrtet\u00ebs. P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, n\u00ebna e Liri Berish\u00ebs, si shum\u00eb gra t\u00eb huaja t\u00eb martuara me burra shqiptar\u00eb gjat\u00eb komunizmit, ishte nj\u00eb grua q\u00eb vuajti pasojat e k\u00ebsaj martese. Asaj iu desh t\u00eb d\u00ebshmonte n\u00eb gjyqet e organizuara ndaj shoqeve t\u00eb saj, duke b\u00ebr\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb mundte q\u00eb t\u00eb mos e l\u00ebndonte t\u00eb ardhmen e tyre. Vet\u00eb i shp\u00ebtoi burgosjes, ndon\u00ebse shum\u00eb nga shoqet e af\u00ebrta t\u00eb saj p\u00ebrfunduan n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb grua e fort\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb vdekur krenare p\u00ebr jet\u00ebn e saj, nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb e kishte mbajtur n\u00ebn tension gjith\u00eb familjen dhe f\u00ebmij\u00ebt e saj. Kur vdiq, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2005, un\u00eb isha me Sali Berish\u00ebn dhe gruan e tij n\u00eb Uashington. Kishim qen\u00eb dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, bashk\u00eb me Berish\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb lidhur marr\u00ebveshjen me kompanin\u00eb amerikane BG&amp;R dhe aty Berisha siguroi edhe nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr n\u00eb M\u00ebngjesin e Lutjeve, e para pas nj\u00eb izolimi dhjet\u00ebvje\u00e7ar nga ShBA-t\u00eb. Ishte edhe Fatmir Mediu. Dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vizit\u00ebs, kur me mundime t\u00eb m\u00ebdha ishin rregulluar disa takime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Senat, n\u00eb Kongres dhe me ndihm\u00ebssekretaren e Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Globale, n\u00eb hollin e hotelit, pash\u00eb q\u00eb Berisha ishte b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr rrug\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndodhur?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb kthehem, &#8211; tha. &#8211; Lilit i ka vdekur n\u00ebna.<\/p>\n<p>U hutova aq shum\u00eb, sa nuk e ngush\u00ebllova fare. Mezi prisja takimet e tij dhe fare papritur gjith\u00e7ka b\u00ebhej zero. Fatmir Mediu m\u00eb b\u00ebnte grimasa pas shpin\u00ebs s\u00eb tij, me iden\u00eb se ishte budallall\u00ebk kthimi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vjehrr\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb, edhe mua ashtu m\u00eb dukej. Guxova dhe ia thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; A mund t\u00eb kthehet Lili vet\u00ebm me dik\u00eb nga ne?<br \/>\n&#8211; Jo, zot\u00ebri, ka mbaruar ajo pun\u00eb, do t\u00eb jem bashk\u00eb me t\u00eb.<br \/>\n&#8211; I thash\u00eb t\u00eb niset me Xhulin, time shoqe, &#8211; tha Fatmiri, &#8211; por nuk pranon.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Lili nuk ka ndonj\u00eb kund\u00ebrshtim, &#8211; shtoi.<br \/>\nBerisha u b\u00eb nervoz nga biseda jon\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Mos u p\u00ebrzieni n\u00eb pun\u00ebt e mia! &#8211; tha. &#8211; E di vet\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebj.<\/p>\n<p>Hesht\u00ebm. Instinkti p\u00ebr t\u00eb mos u dor\u00ebzuar m\u00eb b\u00ebri t\u00eb \u00e7ohesha, t\u00eb shkoja pak m\u00eb tutje dhe t\u2019i telefonoja Agimit, v\u00ebllait t\u00eb Liris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. E ngush\u00ebllova p\u00ebr t\u00eb \u00ebm\u00ebn dhe pastaj i shpjegova se Saliu do t\u00eb kthehej bashk\u00eb me Lilin.<\/p>\n<p>&#8211; I thash\u00eb t\u00eb mos kthehet, &#8211; tha ai, &#8211; por e ka fiksim. S\u2019kam \u00e7\u2019i b\u00ebj. S\u2019ka \u00e7far\u00eb b\u00ebn, k\u00ebtu jemi t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha e kuptoi q\u00eb po flisnim prap\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe nuk e mbajti nervozizmin.<\/p>\n<p>&#8211; A ka mund\u00ebsi t\u00eb mos merresh me pun\u00ebt e mia? &#8211; tha i nxehur.<br \/>\n&#8211; Po flisja me Gimin, &#8211; i shpjegova. &#8211; E ngush\u00ebllova p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn. \u2013 Dhe, si p\u00ebr ta zbutur nervozizmin e tij, e pyeta p\u00ebr Lilin.<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb n\u00eb dhom\u00eb, &#8211; tha, &#8211; po b\u00ebn gati valixhen. Tani duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gati nj\u00eb plan, &#8211; vijoi nd\u00ebrkaq. &#8211;<\/p>\n<p>Deri n\u00eb or\u00ebn tre, kur duhet t\u00eb nisemi p\u00ebr n\u00eb aeroport, dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb takim me spikerin e Kongresit dhe t\u00eb jap nj\u00eb intervist\u00eb te VOA. Lidhu pak me ata t\u00eb VOA-s, q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kongres p\u00ebr intervist\u00ebn. Pastaj u kujtua se duhej t\u00eb anulonte takimet dhe m\u00eb tha t\u2019ia lija k\u00ebt\u00eb porosi nj\u00eb mikut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb kishte rregulluar shum\u00eb prej takimeve. Ashtu u b\u00eb. P\u00ebr rreth dy or\u00eb para nisjes, m\u2019u desh t\u00eb prisja rrotull Kongresit, derisa ai mbaroi takimet dhe pastaj t\u00eb nisej drejt aeroportit, p\u00ebr t\u2019u kthyer. Liria rrinte e heshtur n\u00eb makin\u00eb dhe her\u00eb pas here qante me d\u00ebnes\u00eb.<\/p>\n<p>Shihej qart\u00eb lidhja e saj e fort\u00eb me n\u00ebn\u00ebn, nj\u00eb lidhje q\u00eb dukej se e kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb fati i keq i saj, q\u00eb jetoi gjith\u00eb jet\u00ebn larg njer\u00ebzve t\u00eb dashur dhe q\u00eb i ishte dashur t\u00eb p\u00ebrballej me shantazhin e shtetit p\u00ebr posht\u00ebrim, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur kund\u00ebr grave t\u00eb tjera q\u00eb kishin t\u00eb nj\u00ebjtin fat me t\u00eb, t\u00eb martuara n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke njohur k\u00ebt\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb, Berisha anuloi takimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb tij n\u00eb politik\u00eb dhe u kthye bashk\u00eb me t\u00eb shoqen n\u00eb Tiran\u00eb. Lidhja e tij e fort\u00eb me gruan e vet ishte dimensioni m\u00eb i paduksh\u00ebm n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Hija e fort\u00eb e pushtetit t\u00eb saj mbi t\u00eb nuk hetohej, po t\u00eb mos e njihje nga af\u00ebr. P\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb, edhe n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb Berish\u00ebs, ajo ishte nj\u00eb engj\u00ebll. Vet\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb trazirave n\u00eb Vlor\u00eb u hodh\u00ebn parulla kund\u00ebr saj. Ishte ndoshta nj\u00eb instinct i njer\u00ebzve t\u00eb revoltuar ndaj dy grave q\u00eb dukej se p\u00ebrfaq\u00ebsonin pushtetin e tij: Vjollca Vokshit dhe Liris\u00eb. Askush tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i ka hetuar dot shenjat e pafuqis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb madhe para nj\u00eb gruaje. Vet\u00ebm nj\u00eb shoq\u00ebri mashkullore, si\u00e7 besohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb Vlora, e ka gjithmon\u00eb t\u00eb ngritur \u00e7arkun e dyshimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ajo ka pasur dhe ka pushtetin real mbi njeriun q\u00eb nxiton t\u00eb gllab\u00ebroj\u00eb \u00e7do pushtet. Dhe nuk di ta shpjegoj n\u00ebse mania e tij p\u00ebr superpushtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj kompensimi nga oksigjeni i rralluar i pushtetit prej pranis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb meriton nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb thell\u00eb, q\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb p\u00ebrtej \u00e7asteve personale, komplekseve t\u00eb tij ndaj jet\u00ebs s\u00eb qytetit, kuriozitetit p\u00ebr origjin\u00ebn e saj dhe, mbi t\u00eb gjitha, sigurin\u00eb q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb ajo si nj\u00eb grua q\u00eb e mbronte nga \u00e7do ekspozim i pafuqis\u00eb s\u00eb tij para syve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Von\u00eb, shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, kur raportet e Berish\u00ebs me Greqin\u00eb filluan t\u00eb shk\u00eblqenin dhe ai b\u00ebri l\u00ebshime p\u00ebr fqinjin ton\u00eb jugor m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Nikolas Gejxhi, po ta b\u00ebnim kryeminist\u00ebr t\u00eb vendit, e kuptova qart\u00eb se m\u00ebdyshjet e mia p\u00ebr raportet e tij me serb\u00ebt ishin nj\u00eb fllusk\u00eb sapuni. Nuk kishte n\u00eb to asgj\u00eb nostalgjike apo historike.<\/p>\n<p>Ato ishin thjesht nj\u00eb mund\u00ebsi pushteti. I lodhur nga lufta me Greqin\u00eb dhe shkuarja drejt gremin\u00ebs prej k\u00ebsaj lufte, ai sillte n\u00eb mendje aleanca t\u00eb tilla dhe at\u00eb shprehjen q\u00eb m\u00eb tronditi gjat\u00eb: \u201cK\u00ebta grek\u00ebt qenkan idiot\u00eb, nuk e din\u00eb k\u00ebta q\u00eb ne Beogradin e kemi gati&#8230;\u201d. Ishte nj\u00eb shfrim n\u00eb \u00e7astet e tij t\u00eb v\u00ebshtira, kur ai nxitonte t\u00eb sillte n\u00eb mendje gjith\u00e7ka q\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebve na dukej e pamundur: serb\u00ebt, islamik\u00ebt dhe, pse jo, uniformat ushtarake. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrp\u00eblitjeje p\u00ebr aleanca, duket se lufta e Bosnj\u00ebs dhe angazhimi i tij krah Izetbegovi\u00e7it, t\u00eb cilit i dhuroi avion\u00eb pa fund me arm\u00eb q\u00eb niseshin nga aeroporti i Gjadrit n\u00eb Lezh\u00eb, luajt\u00ebn nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit ky\u00e7 me t\u00eb cil\u00ebt ai i nd\u00ebrtoi k\u00ebto raporte jan\u00eb ende sot protagonist\u00eb t\u00eb mafies ballkanike t\u00eb arm\u00ebve dhe krahut financiar t\u00eb Al Qaeda-s n\u00eb Ballkan, nj\u00eb p\u00ebrzierje nga m\u00eb t\u00eb rrezikshmet, q\u00eb p\u00ebrfshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme brenda saj boshnjak\u00eb mysliman\u00eb, serbo-boshnjak, sudanez\u00eb, libanez\u00eb, zviceran\u00eb. Dhe e vetmja lidhje n\u00eb pushtet e tyre \u00ebsht\u00eb ende kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Sali Berisha, i cili nuk ka neglizhuar ask\u00ebnd prej tyre. Historit\u00eb e vrullshme t\u00eb tregtive t\u00eb arm\u00ebve pas vitit 2005 ringjall\u00ebn pik\u00ebrisht k\u00ebto lidhje dhe k\u00ebta emra, e lul\u00ebzuan industrin\u00eb e trafikut t\u00eb arm\u00ebve, fishek\u00ebve dhe raketave nga Shqip\u00ebria me Serbin\u00eb, Bosnj\u00ebn dhe Malin e Zi, drejt bot\u00ebs arabe, kryesisht drejt hezbollah\u00ebve dhe Iranit.<\/p>\n<p>N\u00eb qarkullim jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz nga mafia ish-jugosllave, t\u00eb nj\u00ebjtat lidhje, q\u00eb z\u00ebn\u00eb fill nga krahu islamik i kabinetit t\u00eb presidentit t\u00eb ndjer\u00eb boshnjak Izetbegovi\u00e7, si dhe t\u00eb nj\u00ebjtit njer\u00ebz q\u00eb u angazhuan nga kjo bot\u00eb n\u00eb procesin e rikthimit t\u00eb tij n\u00eb pushtet. Ishin ky treg q\u00eb i nxiti familjar\u00ebt e Berish\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb projektin ogurzi t\u00eb demontimit t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb G\u00ebrdec, q\u00eb nuk do t\u00eb kishte dal\u00eb kurr\u00eb n\u00eb drit\u00eb si nj\u00eb histori e pist\u00eb biznesi, sikur \u201caksidenti teknologjik\u201d t\u00eb mos na verbonte syt\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve me trupat e pajet\u00eb t\u00eb 26 vet\u00ebve, mes t\u00eb cil\u00ebve gra, f\u00ebmij\u00eb dhe qindra sht\u00ebpi t\u00eb shkat\u00ebrruara.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha hamendjet se Berisha ishte nj\u00eb nacionalist q\u00eb e \u00e7oi vendin drejt shkat\u00ebrrimit n\u00eb vitin 1997, rezultuan false. Rikthimi i tij n\u00eb pushtet provoi se ai \u00ebsht\u00eb politikani q\u00eb ka vendosur raporte t\u00ebr\u00ebsisht v\u00ebllaz\u00ebrore me qarqet m\u00eb nacionaliste greke dhe q\u00eb ka instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri bizneset m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb ish-mafies jugosllave, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pararojat e nacionalizmave sllave n\u00eb Ballkan. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb Berish\u00ebn mund ta quajm\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb aleat t\u00eb madh t\u00eb nacionalist\u00ebve fqinj\u00eb, se sa nj\u00eb nacionalist shqiptar. Interesi i tij i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb pushteti n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb n\u00eb vallen e interesave t\u00eb veta gjithk\u00ebnd q\u00eb ia rrezikon qoft\u00eb edhe pak fare pushtetin e vet.<\/p>\n<p><em>Pjes\u00eb nga libri \u201cViti \u201897\u201d<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze* Nd\u00ebrsa po udh\u00ebtoja nga Vlora p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, pas intervist\u00ebs me ish Presidentin Xhorxh Bush, n\u00eb Fier takova dy drejtuesit e gazet\u00ebs RD, q\u00eb po ktheheshin nga Greqia. Laz\u00ebr Stani m\u00eb tregoi se kishte qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb hotel me tre lider\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Athin\u00eb. Ishte takuar me Janis Repasin, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4249","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mero Baze* Nd\u00ebrsa po udh\u00ebtoja nga Vlora p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, pas intervist\u00ebs me ish Presidentin Xhorxh Bush, n\u00eb Fier takova dy drejtuesit e gazet\u00ebs RD, q\u00eb po ktheheshin nga Greqia. Laz\u00ebr Stani m\u00eb tregoi se kishte qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb hotel me tre lider\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Athin\u00eb. Ishte takuar me Janis Repasin, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-10T08:45:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sali_liri_beriha.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn\",\"datePublished\":\"2010-10-10T08:45:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/\"},\"wordCount\":2810,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/sali_liri_beriha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/\",\"name\":\"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/sali_liri_beriha.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-10T08:45:46+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/sali_liri_beriha.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/sali_liri_beriha.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mero Baze* Nd\u00ebrsa po udh\u00ebtoja nga Vlora p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, pas intervist\u00ebs me ish Presidentin Xhorxh Bush, n\u00eb Fier takova dy drejtuesit e gazet\u00ebs RD, q\u00eb po ktheheshin nga Greqia. Laz\u00ebr Stani m\u00eb tregoi se kishte qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb hotel me tre lider\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb Athin\u00eb. Ishte takuar me Janis Repasin, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-10T08:45:46+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sali_liri_beriha.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn","datePublished":"2010-10-10T08:45:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/"},"wordCount":2810,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sali_liri_beriha.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/","name":"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sali_liri_beriha.jpg","datePublished":"2010-10-10T08:45:46+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sali_liri_beriha.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sali_liri_beriha.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ana-e-panjohur-e-pushtetit-te-liri-berishes-mbi-sali-berishen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ana e panjohur e pushtetit t\u00eb Liri Berish\u00ebs mbi Sali Berish\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4249\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}