{"id":4220,"date":"2010-10-08T23:15:20","date_gmt":"2010-10-08T22:15:20","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4220"},"modified":"2010-10-08T23:15:20","modified_gmt":"2010-10-08T22:15:20","slug":"ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/","title":{"rendered":"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4221\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze11.jpg\" alt=\"\" width=\"149\" height=\"200\" \/><\/p>\n<p><strong>Mero Baze<\/strong>, <em>08.10.2010<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Hyrje redaksionale<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em>Tat\u00ebpjeta e demokracis\u00eb shqiptare do t\u00eb niste pas zgjedhjeve t\u00eb 26 majit 1996, dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb skeduar si simboli i revanshit antidemokratik ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira n\u00eb nj\u00eb vend pluralist. Partia Demokratike e presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm dhe kryeministrit t\u00eb sot\u00ebm, do t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka antiligjore dhe antidemokratike p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb qeveris\u00ebs, pa\u00e7ka se do t\u00eb binte pas revoltave t\u00eb dhunshme dhe anarkis\u00eb q\u00eb pllakosi vendin, pas r\u00ebnies s\u00eb shtetit n\u00eb mars 1997.<\/em><\/p>\n<p><em>D\u00ebshmia e gazetarit Mero Baze, vjen nga brenda. Ai \u00ebsht\u00eb at\u00eb dit\u00eb aty, n\u00eb strofkull\u00ebn politike t\u00eb presidentit Berisha, i cili komandon fijet e pushtetit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer fitoren n\u00eb zgjedhjet parlamentare.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb nj\u00ebra prej d\u00ebshmive t\u00eb shumta q\u00eb b\u00ebjn\u00eb autopsin\u00eb e r\u00ebnies t\u00eb pushtetit t\u00eb presidentit autoritar, pjes\u00eb e librit t\u00eb sapodal\u00eb n\u00eb treg me titull &#8220;Viti 1997, prapaskenat e kriz\u00ebs q\u00eb rr\u00ebnuan shtetin&#8221;.<\/em><\/p>\n<p><em>Berisha \u00ebsht\u00eb drejtuesi i maskarad\u00ebs elektorale, e cila i del nga kontrolli, pas largimit t\u00eb komisioner\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb majt\u00eb nga zgjedhjet. Dhe pasi gjith\u00e7ka rr\u00ebshqet n\u00eb totalitariz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Berisha q\u00eb sajon komplotin e madh t\u00eb armiqve t\u00eb brendsh\u00ebm (socialist\u00ebve) dhe atyre t\u00eb jasht\u00ebm amerikan\u00eb, grek\u00eb, v\u00ebzhguesit e ODIHR-it p\u00ebr t&#8217;ua faturuar, &#8220;fitoren&#8221; e sh\u00ebmtuar prej nga nisi degradimi i shtetit.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><strong>N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996<\/strong><\/p>\n<p>Nga <strong>Mero Baze<\/strong><\/p>\n<p>Duhej t\u00eb intervistonim Sali Berish\u00ebn direkt p\u00ebr emisionin e lajmeve t\u00eb or\u00ebs 20.30 te &#8220;Z\u00ebri i Amerik\u00ebs&#8221;. Redaksia nga Uashingtoni ishte n\u00eb ankth, pasi deri n\u00eb or\u00ebn 20.10, linjat nd\u00ebrkomb\u00ebtare me Shqip\u00ebrin\u00eb ishin t\u00eb bllokuara. Nj\u00eb vend q\u00eb thuajse kishte qen\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb bot\u00ebs, at\u00eb pasdite, befas, t\u00ebrhoqi gjith\u00eb v\u00ebmendjen me krisjen e fort\u00eb q\u00eb po merrte nj\u00eb proces i shkat\u00ebrruar zgjedhjesh. P\u00ebr 10 minuta t\u00eb ankthshme para emisionit, na u desh q\u00eb nga dy telefona t\u00eb transmetonim nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb gjitha raportet p\u00ebr zhvillimet e pasdites. Elez Biberaj u lidh direkt me Berish\u00ebn. Biseda i ngjante nj\u00eb dueli mes dy miqsh t\u00eb zem\u00ebruar me nj\u00ebri\u00actjetrin, por q\u00eb ende s&#8217;kishin shk\u00ebmbyer asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shkakun e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb zem\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Biberaj ishte nj\u00eb gazetar legjend\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb rolit t\u00eb tij ky\u00e7 n\u00eb p\u00ebrmbysjen e komunizmit dhe shpeshher\u00eb, pa ndonj\u00eb sforcim, ai ia lejonte vetes luksin q\u00eb ta quanin edhe p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Por kjo tashm\u00eb nuk ishte m\u00eb luks, por taks\u00eb. N\u00eb duart e pushtetit t\u00eb dal\u00eb nga rr\u00ebnojat e komunizmit po plagoseshin r\u00ebnd\u00eb zgjedhjet dhe ky ishte atentati m\u00eb i madh q\u00eb mund t&#8217;i b\u00ebhej nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb mbijetonte n\u00eb demokraci, por me kultur\u00ebn e komunizmit n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Biberaj p\u00ebrpiqej t\u00eb ishte i ashp\u00ebr n\u00eb pyetje dhe i qet\u00eb, nd\u00ebrsa Berisha protokollar dhe nervoz. Her\u00eb-her\u00eb ngjante i eg\u00ebrsuar dhe kishte nj\u00eb vendosm\u00ebri t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt e tij. Disa her\u00eb iu drejtua me &#8220;zoti Biberaj&#8221;, \u00e7ka do t\u00eb thoshte se po b\u00ebhej nervoz nga pyetjet. Sidoqoft\u00eb, deklarata e tij ishte parimore. D\u00ebnonte bojkotin dhe u b\u00ebnte thirrje komisioner\u00ebve socialist\u00eb t\u00eb rrinin aty p\u00ebr t\u00eb num\u00ebruar votat. Ishte nj\u00eb thirrje q\u00eb, n\u00eb ato \u00e7aste, nuk kishte m\u00eb se kush ta d\u00ebgjonte. Shumica e komisioner\u00ebve kishin braktisur komisionet dhe n\u00eb qendrat e votimit kishte filluar anarkia.<\/p>\n<p>Pasi p\u00ebrfundoi biseda e Biberajt me Berish\u00ebn, pasuan tri raporte t\u00eb tjera dhe n\u00eb fund m&#8217;u desh t\u00eb lidhesha p\u00ebrs\u00ebri direkt p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00eb dyminut\u00ebsh. Ishte nj\u00eb lidhje nervoze. Ndihesha i rraskapitur dhe plot pik\u00ebpyetje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodhte. Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e besoja faktin q\u00eb socialist\u00ebt ik\u00ebn p\u00ebr t&#8217;ia l\u00ebn\u00eb zgjedhjet si kopilin n\u00eb der\u00eb Berish\u00ebs. Besoja, po ashtu, se PD-ja mund t&#8217;i fitonte ngusht\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Skenat e dit\u00ebs s\u00eb votimit dhe m\u00ebnyra se si kishte nisur t\u00eb degradonte situata, ishin vrastare. Makthi disamujor, q\u00eb kish nisur t\u00eb shfaqej para fushat\u00ebs dhe gjat\u00eb saj e q\u00eb \u00e7oi n\u00eb pastrimin e fush\u00ebs nga kund\u00ebrshtar\u00ebt real\u00eb dhe n\u00eb bllokimin edhe fizik t\u00eb fushat\u00ebs, tashm\u00eb po prodhonte frytet e veta. Shihej qart\u00eb se rr\u00ebnojat e asaj q\u00eb po ndodhte para syve tan\u00eb do t\u00eb mbeteshin shum\u00eb koh\u00eb pa u pastruar n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Zgjedhjet po prisheshin si nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb pa leje, ku askush nuk merr p\u00ebrsip\u00ebr ta pastroj\u00eb territorin, por vet\u00ebm t\u00eb shemb\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn. Berisha kishte muaj q\u00eb e kishte vizatuar armikun te njer\u00ebzit rrotull tij. N\u00eb at\u00eb vizatim kishte p\u00ebrdorur detaje realiste dhe fakte t\u00eb pamohueshme, kombinuar me artifica dhe paranoja q\u00eb ngjiznin iden\u00eb e nj\u00eb komploti thuajse nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai fliste p\u00ebr nj\u00eb komplot q\u00eb e drejtonte Fatos Nanoja q\u00eb nga burgu dhe q\u00eb ishte rekomanduar nga Nikolas Gejxhi, nj\u00eb shkrimtar tejet i njohur n\u00eb SHBA dhe veprimtar i qarqeve nacionaliste greke, q\u00eb \u00e7mohej sidomos p\u00ebr luft\u00ebn e tij kund\u00ebr Berish\u00ebs. Vet\u00eb Gejxhi b\u00ebnte kujdes q\u00eb anti-Berish\u00eb t\u00eb shfaqej vet\u00ebm kur ishte mes grek\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb publik b\u00ebnte kujdes t\u00eb ishte nj\u00eb shkrimtar i talentuar dhe plot fantazi p\u00ebr Epirin dhe Greqin\u00eb, nj\u00eb vend q\u00eb vazhdon t&#8217;i \u00e7udis\u00eb amerikan\u00ebt me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar m\u00eb shum\u00eb &#8220;histori p\u00ebr frym\u00eb&#8221; se t\u00eb ardhura p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi mbaroi emisioni, u lidha n\u00eb telefon me Berish\u00ebn, q\u00eb ta pyesja p\u00ebr gjendjen.<\/p>\n<p>&#8211; Eja lart, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; Jam me Gencin. Eja nj\u00ebher\u00eb ta diskutojm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai rrinte n\u00eb vil\u00ebn nr. 4, q\u00eb ishte n\u00eb krah t\u00eb Pallatit t\u00eb Brigadave, nj\u00eb vil\u00eb modeste, q\u00eb kishte nj\u00eb dhom\u00eb dite t\u00eb bollshme e q\u00eb ishte gjithmon\u00eb e mbushur me gazeta, libra dhe shkresa sip\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, q\u00eb mund t&#8217;i identifikonte vet\u00ebm Sali Berisha me sistemin e tij t\u00eb kontrollit mbi rr\u00ebmuj\u00ebn. Ishte nj\u00eb nga aft\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb orientohej mes kaosit q\u00eb prodhonte vet\u00eb, i cili i sh\u00ebrbente nj\u00ebkoh\u00ebsisht si nj\u00eb penges\u00eb, si nj\u00eb mur ndar\u00ebs, q\u00eb askush t\u00eb mos p\u00ebrfshihej n\u00eb kaosin e tij.<\/p>\n<p>E gjeta teksa rrinte thuajse pa folur me Genc Pollon. Ky i fundit po rrinte n\u00eb lidhje t\u00eb vazhdueshme me P\u00ebrmetin, n\u00eb fund t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, ku ishte telefoni. Fliste vazhdimisht dhe k\u00ebrkonte gjithmon\u00eb nj\u00eb njeri me emrin Dashi.<\/p>\n<p>Fliste dhe her\u00eb pas here qeshte me vete. Interesohej p\u00ebr detaje dhe kuti t\u00eb ardhura nga fshatrat. Ishte ora rreth 21.30, kur ai uli telefonin, buz\u00ebqeshi me ndrojtje dhe shqiptoi se kishte fituar n\u00eb P\u00ebrmet.<\/p>\n<p>Berisha, q\u00eb nd\u00ebrkaq po fliste me mua p\u00ebr gj\u00ebra krejt pa r\u00ebnd\u00ebsi, rrudhi vetullat.<\/p>\n<p>Ashtu? &#8211; ia ktheu sakaq. &#8211; \u00cbh\u00eb..! &#8211; shtoi pastaj, sikur deshi t&#8217;i thoshte &#8220;futja kot&#8221;.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb nga ato shprehjet e pavullnetshme, kur ai ngelet bosh dhe nuk e gjen fjal\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb shprehur mosmiratimin p\u00ebr di\u00e7ka.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, u thash\u00eb t\u00eb mos e japin n\u00eb televizion, se n\u00eb or\u00ebn 22.00 mbyllen votimet, &#8211; tha Polloja, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrshtatur mosmiratimit t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb shefit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>E ku i num\u00ebruan ata? &#8211; e pyeti Berisha.<\/p>\n<p>Po n\u00eb P\u00ebrmet jan\u00eb mbyllur shpejt, se njer\u00ebzit atje votojn\u00eb her\u00ebt dhe ata i kan\u00eb hapur kutit\u00eb. Ka pasur edhe socialist\u00eb. Pastaj, pak vet\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb vesh nga socialist\u00ebt n\u00eb baz\u00eb, q\u00eb jan\u00eb bojkotuar zgjedhjet. N\u00eb shum\u00eb fshatra s&#8217;e kan\u00eb marr\u00eb vesh fare.<\/p>\n<p>&#8211; Me k\u00eb fole ti? &#8211; e pyeti s\u00ebrish Berisha.<\/p>\n<p>&#8211; Me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb te komisioni&#8230;<\/p>\n<p>Berisha mblodhi buz\u00ebt s\u00ebrish, tundi kok\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb mosmiratimi dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb vazhdonte bised\u00ebn me mua. Ishte aq instinktive kjo, sa harroi ku e lam\u00eb bised\u00ebn dhe mua m&#8217;u desh t&#8217;i kujtoja se po flisnim p\u00ebr v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Ah, po&#8230; mir\u00eb, shiko, un\u00eb fola me k\u00ebta t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb dhe ata jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur. &#8220;Ka pasur zgjedhje korrekte&#8221;, m\u00eb than\u00eb dhe e kan\u00eb d\u00ebnuar bojkotin. Shiko, kan\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ata&#8230; \u00eb? Se ata t\u00eb ODIHR-it jan\u00eb ca marksist\u00eb t\u00eb f\u00eblliqur, q\u00eb i kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr me i prish\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>Polloja, q\u00eb me sa dukej kishte qen\u00eb furnizuesi kryesor me materiale t\u00eb tilla, vazhdonte t\u00eb rrinte n\u00eb fund t\u00eb dhom\u00ebs dhe po i ndiqte me indiferentiz\u00ebm ato q\u00eb ne po bisedonim, por edhe i gatsh\u00ebm t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb bised\u00eb.<\/p>\n<p>U vendos nj\u00eb heshtje e sikletshme.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk e di&#8230; ai thot\u00eb se mund t\u00eb shkoj\u00eb edhe n\u00eb balotazh&#8230; &#8211; e theu heshtjen Polloja.<\/p>\n<p>Tonet fillestare, gjysm\u00eb entuziaste dhe gjysm\u00eb cinike, nd\u00ebrkaq kishin r\u00ebn\u00eb, por sidoqoft\u00eb ndihej i g\u00ebzuar.<\/p>\n<p>&#8211; Urdh\u00ebro? &#8211; ia ktheu Berisha, q\u00eb u duk se u shkund papritur nga pauza, q\u00eb u vendos pas ngecjes s\u00eb bised\u00ebs p\u00ebr v\u00ebzhguesit e huaj.<\/p>\n<p>&#8211; Me k\u00eb fole? &#8211; e pyeta un\u00eb me z\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt Pollon, p\u00ebr ta leht\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb rast edhe kuptimin e fjal\u00ebs &#8220;urdh\u00ebro&#8221;, q\u00eb Berisha e kishte instinktive, kur nuk donte t\u00eb d\u00ebgjonte at\u00eb q\u00eb d\u00ebgjonte.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Polloja ia dinte mir\u00eb k\u00ebt\u00eb zakon, u kap n\u00eb befasi.<\/p>\n<p>&#8211; Me sekretarin e Bertit fola, me Dashin, &#8211; u p\u00ebrgjigj. &#8211; Vet\u00ebm ai ka telefon direkt te Turizmi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb zyr\u00ebn e Sali Berish\u00ebs, dit\u00ebn q\u00eb zgjedhjet po kuror\u00ebzoheshin, Genci po ma kujtonte se kush ishte Dashi. Dhe mua m&#8217;u kujtua &#8220;pashall\u00ebku&#8221; i vog\u00ebl q\u00eb ata kishin krijuar n\u00eb P\u00ebrmet. M&#8217;u kujtua flok\u00ebgjati, sherret, dhuna. M&#8217;u kujtua Berti, q\u00eb komandonte gjith\u00e7ka, si dhe kryetari i PD-s\u00eb, por edhe nj\u00eb shef komisariati nga Ku\u00e7ova, q\u00eb mbante flamurin e PD n\u00eb makin\u00eb&#8230; P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast mendova se v\u00ebrtet ata mund t\u00eb kishin ndihmuar p\u00ebr nj\u00eb fitore thuajse t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>N\u00eb heshtjen q\u00eb pasoi mes fjalive t\u00eb shk\u00ebputura t\u00eb Pollos p\u00ebr fitoren e pritshme n\u00eb P\u00ebrmet dhe hezitimeve t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr ta vazhduar at\u00eb bised\u00eb, q\u00eb nuk donte ta d\u00ebgjonte, pulti i televizorit t\u00eb tij rikthehej gjithmon\u00eb te TVSh-ja. Dy &#8220;yjet&#8221; e emisionit t\u00eb lajmeve, Reiz \u00c7i\u00e7oja dhe Vjollca Vokshi, ishin si n\u00eb ekstaz\u00eb. Vjollca shpalli fitoren n\u00eb Skrapar. Ajo tha se sapo kishte pasur nj\u00eb telefonat\u00eb nga deputeti i PD-s\u00eb n\u00eb Skrapar dhe se ai konfirmonte fitoren e PD-s\u00eb n\u00eb bastionin &#8220;e kuq&#8221;.<\/p>\n<p>Berisha u p\u00ebrmend.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb Skrapar? &#8211; Mori n\u00eb dor\u00eb telefonin. &#8211; Ore zot\u00ebri, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb ky Skrapar q\u00eb jepni n\u00eb televizion? S&#8217;kan\u00eb mbaruar zgjedhjet akoma. \u00c7&#8217;i keni k\u00ebto? Nuk fiton PD-ja n\u00eb Skrapar&#8230; Urdh\u00ebro? Jo, jo, nuk fiton&#8230; jo, shikojeni mir\u00eb, mos b\u00ebni marr\u00ebzi k\u00ebtu.<\/p>\n<p>E mbylli celularin me nervoziz\u00ebm.<\/p>\n<p>Duhej t\u00eb ishte dikush nga TVSH-ja. Ai institucion ishte kthyer papritur n\u00eb supershtet. Caktonte mandate, hiqte mandate, shpallte rezultate dhe t\u00eb gjitha pastaj \u00e7ertifikoheshin ashtu si\u00e7 shqiptoheshin aty.<\/p>\n<p>Biseda ngeci p\u00ebrs\u00ebri. Berisha l\u00ebvizi me pult disa stacione dhe d\u00ebgjonte me nervoziz\u00ebm. Ilir Meta, i alarmuar nd\u00ebrkoh\u00eb, kishte filluar t\u00eb \u00e7onte mesazhe q\u00eb t\u00eb mos i prekej mandati.<\/p>\n<p>M\u00eb ra disa her\u00eb telefoni dhe m\u00eb duhej t\u00eb dilja jasht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrgjigjur. Artur Kopani, nj\u00eb reporter i gazet\u00ebs Albania, q\u00eb mbante lidhjet me Ilir Met\u00ebn, ma konfirmoi i shqet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Thash\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhej merak se gjith\u00e7ka ishte n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Kur u futa s\u00ebrish n\u00eb dhom\u00eb, heshtja vazhdonte. Berisha ngriti kok\u00ebn se mos kisha ndonj\u00eb lajm, por un\u00eb e mbylla me nj\u00eb &#8220;asgj\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Ilir Meta \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuar, &#8211; i thash\u00eb pastaj.<\/p>\n<p>Ashtu? Normale q\u00eb do t\u00eb shqet\u00ebsohet. K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrmbajtur&#8230; dometh\u00ebn\u00eb&#8230; h\u00ebm! &#8211; Shfryu dhe n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebrmendi emrin e Kudret \u00c7el\u00ebs, kandidat i PD-s\u00eb n\u00eb Skrapar. Pastaj, p\u00ebr inerci, u kthye nga Polloja: &#8211; Genc, ti nuk ke fituar n\u00eb P\u00ebrmet! Nuk besoj&#8230; pyet edhe nj\u00eb her\u00eb!<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb fjali krejt e papritur dhe e ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Ja, t\u00eb pyes, &#8211; tha Genci dhe u ngrit e shkoi p\u00ebrs\u00ebri tek telefoni. P\u00ebrs\u00ebri ai Dashi dhe pas pak, Genci erdhi m\u00eb i skuqur.<\/p>\n<p>N\u00eb balotazh, m\u00eb duket, &#8211; tha. &#8211; Akoma nuk kan\u00eb ardhur disa zona. &#8211; U b\u00ebn\u00eb shum\u00eb fitore, &#8211; i thash\u00eb Gencit.<\/p>\n<p>Nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb. Kur je mbi 50 p\u00ebr qind, \u00e7&#8217;b\u00ebri 51 p\u00ebr qind, \u00e7&#8217;b\u00ebri 90 p\u00ebr qind, shumic\u00eb je. Nuk prish ndonj\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb fjali q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb panevojshme zgjatjen e bised\u00ebs. E tha me qet\u00ebsi dhe ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar se ai nuk mund t\u00eb hynte te pjesa q\u00eb duhej t\u00eb sakrifikohej. P\u00ebr t\u00eb, mbetja jasht\u00eb Kuvendit n\u00ebnkuptonte fundin e karrier\u00ebs. Ai vuante nga nj\u00eb paranoj\u00eb se Berisha e kishte \u00e7uar n\u00eb P\u00ebrmet p\u00ebr ta hequr qafe. N\u00eb fakt, nga kjo paranoj\u00eb vuante thuajse gjith\u00eb pjesa e PD-s\u00eb q\u00eb konsiderohej e &#8220;larg\u00ebt&#8221; me Berish\u00ebn. Duke qen\u00eb shumica jugor\u00eb, ata ishin kandiduar n\u00eb zonat e Jugut, ku PD-ja ishte pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Ata e kishin konsideruar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje. Megjith\u00ebse Berisha, p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrk\u00ebdhelur n\u00eb sed\u00ebr, kishte deklaruar se &#8220;n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira do t\u00eb \u00e7oj m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt&#8221;, s\u00ebrish ata ishin xhindosur m\u00eb shum\u00eb. Agron Musaraj, ministri i Brendsh\u00ebm, q\u00eb dukej se kishte distanc\u00eb nga Berisha, e shprehte hapur k\u00ebt\u00eb n\u00eb Berat dhe pik\u00ebrisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj m\u00ebrie t\u00eb heshtur, b\u00ebri sa m\u00eb pak kujdes q\u00eb ta fshihte manipulimin.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, ky ishte nj\u00eb arsyetim i Berish\u00ebs n\u00eb rrethe t\u00eb ngushta, q\u00eb e faj\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb grup p\u00ebr prishjen e zgjedhjeve n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje. Por ky argument ishte i dob\u00ebt, sepse ky grup e drejtonte gishtin mbi dyshen Shehu-Gazidede, q\u00eb komandonin struktura t\u00eb paidentifikuara civile dit\u00ebn e zgjedhjeve, sidomos paradite, q\u00eb kanosnin dhe b\u00ebnin presion.<\/p>\n<p>Ra telefoni dhe Berisha p\u00ebrsh\u00ebndeti n\u00eb anglisht. Ishte nj\u00eb bised\u00eb miq\u00ebsore dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht shum\u00eb shpjeguese p\u00ebr situat\u00ebn. Po fliste me Qemal Dervishin, n\u00ebndrejtorin e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, nj\u00eb mikun e tij t\u00eb vjet\u00ebr me origjin\u00eb t\u00eb larg\u00ebt nga oxhaku i Konic\u00ebs dhe Ali Pash\u00eb Tepelen\u00ebs. P\u00ebrpiqej t\u00eb ishte entuziast, por ndihej nj\u00eb tronditje q\u00eb i p\u00ebrshkonte tejp\u00ebrtej emocionet e bised\u00ebs. Puna sillej p\u00ebrs\u00ebri te bojkoti i opozit\u00ebs. K\u00ebtu Berisha ishte pak skematik n\u00eb shpjegim. Ishte i detyruar t\u00eb kishte si argument kryesor mospajtimin e tyre me humbjen dhe braktisjen e fush\u00ebs s\u00eb betej\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, nj\u00eb telefonat\u00eb tjet\u00ebr. Dhe kjo n\u00eb anglisht fillimisht, pastaj n\u00eb shqip. Dukej se ishte nj\u00eb shqiptaro-amerikan. Por nuk e pyeta se kush. Dy telefonatat e kishin sjell\u00eb pak n\u00eb humor. Biseda u hap p\u00ebrs\u00ebri dhe ai e pyeti Pollon:<\/p>\n<p>&#8211; H\u00eb, \u00e7&#8217;ka ndonj\u00eb lajm?<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb, &#8211; tha Genci, i cili mendoi se e pyeti p\u00ebr P\u00ebrmetin. &#8211; Ata thon\u00eb balotazh.<br \/>\n&#8211; Kush thot\u00eb balotazh?<br \/>\n&#8211; Ata n\u00eb P\u00ebrmet.<br \/>\n&#8211; \u00cbh\u00eb&#8230; jo, un\u00eb pyeta p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Jo, asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ra s\u00ebrish zilja e telefonit.<\/p>\n<p>&#8211; Ashtu? E po, mir\u00eb at\u00ebher\u00eb. Po, po, do t\u00eb vij. Menj\u00ebher\u00eb. Ja, u nisa. &#8212; Nd\u00ebrkaq, u kthye nga ne t\u00eb dy: &#8211; \u00cbsht\u00eb Tritan Shehu&#8230; Jan\u00eb mbledhur njer\u00ebzit te partia dhe duhet t\u00eb shkoj. Atje po festohet. Ne m\u00eb duket se kemi humbur lidhjet me njer\u00ebzit. Ata e projektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb fitore t\u00eb madhe, kurse ne rrim\u00eb e nxijm\u00eb k\u00ebtu&#8230;<\/p>\n<p>U ngrit\u00ebm. Genci u p\u00ebrpoq s\u00ebrish t\u00eb pyeste, k\u00ebt\u00eb her\u00eb me celular, n\u00ebse kishte dal\u00eb rezultati, por Berisha, q\u00eb nd\u00ebrkaq kishte ardhur paksa n\u00eb form\u00eb, ia preu:<\/p>\n<p>&#8211; L\u00ebre, Genc, se ai rezultat nuk del sot&#8230; nes\u00ebr del.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb zgjedhjet e treta parlamentare pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-full wp-image-4222\" title=\"Arben Rrozhani\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/arben_rrozhani.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" height=\"150\" \/><\/p>\n<p><strong>Arben Rrozhani<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 26 majit 1996, ishin zgjedhjet e treta parlamentare n\u00eb vend dhe kan\u00eb mbetur si pik\u00eb referimi p\u00ebr degradimin e partis\u00eb n\u00eb pushtet, p\u00ebr t\u00eb mbajtur me \u00e7do \u00e7mim pushtetin qendror, edhe n\u00eb kurriz t\u00eb fateve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>PD-ja i humbi zgjedhjet e para parlamentare t\u00eb 31 marsit 1991, kur Partia e Pun\u00ebs, ish-Partia Komuniste, s\u00ebrish mbajti kontrollin n\u00eb Kuvendin Popullor, duke fituar 169 vende nga 250, nd\u00ebrsa Partia Demokratike fitoi 65 vende. N\u00eb zgjedhjet e dyta parlamentare t\u00eb 22 marsit 1992, PD-ja arriti t\u00eb fitoj\u00eb mbi 67 p\u00ebr qind t\u00eb vendeve n\u00eb Kuvendin e ri me 140 deputet\u00eb. Por, pas k\u00ebsaj fitoreje bind\u00ebse, pak muaj m\u00eb von\u00eb, partia e Berish\u00ebs humbi zgjedhjet vendore, q\u00eb u fituan nga PS-ja dhe si shkak p\u00ebr vot\u00ebn kund\u00ebr, u faj\u00ebsuan reformat e privatizimeve dhe t\u00eb liberalizimit t\u00eb tregut, q\u00eb shkaktuan probleme t\u00eb m\u00ebdha sociale, p\u00ebr nj\u00eb popull q\u00eb ende mbahej gjall\u00eb me ndihmat e qeveris\u00eb italiane dhe t\u00eb vendeve t\u00eb tjera per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Dy vite m\u00eb von\u00eb Berisha dhe partia e tij mor\u00ebn vot\u00eb kund\u00ebr n\u00eb referendumin p\u00ebr Kushtetut\u00ebn e re q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte at\u00eb t\u00eb vitit 1976 dhe kjo u n\u00ebnkuptua si nj\u00eb test real p\u00ebr popullaritetin q\u00eb g\u00ebzonte PD-ja dhe Presidenti Berisha n\u00eb popull. Zgjidhja: fitorja me \u00e7do \u00e7mim e zgjedhjeve parlamentare, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb opozite t\u00eb \u00e7oroditur, n\u00eb presionin psikologjik, k\u00ebrc\u00ebnimin fizik dhe me kryetarin n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e turpit u b\u00ebn\u00eb mes votimeve tipike totalitariste ndaj edhe rezultati nuk qe befasues, 122 vende i fitoi PD-ja, 10 PS-ja dhe t\u00eb tjerat partit\u00eb e vogla. Opozita, q\u00eb kishte bojkotuar komisionet e qendrave t\u00eb votimit q\u00eb pasditen e 26 majit 1996, do t\u00eb \u00e7onte deputet\u00ebt e saj n\u00eb Kuvendin e dal\u00eb nga ato zgjedhje vet\u00ebm n\u00eb 9 prill 1997, kur kishte r\u00ebn\u00eb qeveria e dal\u00eb nga ato zgjedhje dhe vendi drejtohej nga Qeveria e Pajtimit Komb\u00ebtar. Dhunimi i vot\u00ebs s\u00eb 26 majit u pasua nga dhunimi i opozit\u00ebs m\u00eb 28 maj, n\u00eb sheshin &#8220;Sk\u00ebnderbe&#8221;, ku protestohej p\u00ebr manipulimin flagrant t\u00eb rezultatit.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, m\u00ebngjesin e 26 majit 1996, Sali Berisha, President i asaj kohe, e quante at\u00eb dit\u00eb &#8220;historike&#8221;, nd\u00ebrsa kishte votuar q\u00eb n\u00eb or\u00ebn 09.30 n\u00eb qendr\u00ebn e votimit nr. 5, t\u00eb zon\u00ebs elektorale nr. 56, ngritur pran\u00eb shkoll\u00ebs &#8220;Jeronim De Rada&#8221;. Berisha kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ato 40 metra nga banesa te shkolla, i shoq\u00ebruar nga bashk\u00ebshortja, i rrethuar nga zgjedh\u00ebsit q\u00eb kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb votuar, gazetar\u00eb dhe v\u00ebzhgues. Pasi voton, Berisha deklaron: &#8220;\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb historike p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, q\u00eb i shk\u00ebput ata nga tranzicioni. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ata bashkojn\u00eb shpirtin, mendjen, energjit\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb vitet e tyre, p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb rreth viteve 2000 n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore. Uroj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, ata q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt firmosin me Shqip\u00ebrin\u00eb kontrat\u00ebn me demokracin\u00eb shqiptare&#8221;. Ai kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebn parull\u00ebn &#8220;Vizion 2000&#8221;, duke sulmuar ashp\u00ebr opozit\u00ebn e majt\u00eb dhe duke premtuar se do t\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>PD-ja, q\u00eb n\u00eb muajin shkurt 1996, ishte mundur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiste opinionin p\u00ebr manipulimin e rezultatit t\u00eb zgjedhjeve. P\u00ebrmendej nj\u00eb sondazh i organizuar nga Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republikan Amerikan, q\u00eb, sipas selis\u00eb blu, i jepte PS-s\u00eb, partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe e opozit\u00ebs, 19 p\u00ebr qind t\u00eb votave, apo 8 p\u00ebr qind m\u00eb pak se rezultati i saj n\u00eb zgjedhjet e 22 marsit 1992.<\/p>\n<p>Festimi p\u00ebr fitoren e PD-s\u00eb n\u00eb zgjedhje, nisi ende pa u mbyllur qendrat e votimit dhe i shoq\u00ebruar me bresh\u00ebri arm\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr rruag\u00ebt e qyteteve dhe t\u00eb fshatrave, nd\u00ebrsa arkat me fishek\u00eb dilnin nga magazinat e komisariateve t\u00eb policis\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Berisha del n\u00eb ballkonin e selis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb dhe p\u00ebrsh\u00ebndet fitoren ndaj t\u00eb &#8220;kuqve&#8221;, nd\u00ebrsa m\u00eb pas, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr TVSH-n\u00eb, shprehet:<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t&#8217;i shprehur nderimin tim t\u00eb thell\u00eb elektoratit shqiptar, i cili me vot\u00ebn e tij t\u00eb lir\u00eb, i dha verdiktin m\u00eb t\u00eb merituar komunizmit, n\u00eb nj\u00eb nga momentet historike t\u00eb kombit shqiptar. Kam qen\u00eb gjithnj\u00eb i bindur se kjo dit\u00eb ndan historin\u00eb. Shqiptar\u00ebt ndan\u00eb historin\u00eb. Zoti e bekoft\u00eb vot\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb votuan kund\u00ebr PD-s\u00eb, dua t&#8217;i siguroj se do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fituar, sepse kam bindjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se ata nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ato principe, t\u00eb cilat u krijuan shqiptar\u00ebve dram\u00ebn e madhe t\u00eb k\u00ebtij shekulli, t\u00ebr\u00eb dramat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre. Dua t&#8217;i garantoj ata se vota e tyre do t\u00eb respektohet, do t\u00eb nderohen dhe se un\u00eb do ta lexoj mir\u00eb vot\u00ebn e tyre&#8221;.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr sy e faqe, KQZ-ja evidentoi disa zona me &#8220;parregullsi serioze&#8221; dhe vendosi t\u00eb b\u00ebj\u00eb rivotime n\u00eb 2 dhe 16 qershor 1996. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb votimeve dhe rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb raundit t\u00eb par\u00eb e t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb 98 zona elektorale, si dhe t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb 17 zona elektorale, ku u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn votimet e raundit, PD-ja kishte &#8220;marr\u00eb&#8221; 105 deputet\u00eb, PS-ja 5 deputet\u00eb, dhe disa t\u00eb tjer\u00eb partit\u00eb e vogla.<\/p>\n<p>Nga ndarja e mandateve shtes\u00eb p\u00ebr partit\u00eb, Kuvendi i dal\u00eb nga zgjedhjet e 26 majit 1996, do t\u00eb kishte 122 deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, 10 deputet\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, 3 nga PR-ja dhe nga PBDNJ-ja dhe 3 nga PBK-ja.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje, shumica ishte vet\u00eb zot e vet\u00eb shkop n\u00eb Kuvendin q\u00eb e pati jet\u00ebn e shkurt\u00ebr, sepse ai u shkri pak para zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb 29 qershorit 1997, pas t\u00eb cilave PD-ja do t\u00eb dilte p\u00ebr tet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Masakrimi i vot\u00ebs popullore t\u00eb 26 majit dhe m\u00eb pas masakrimi i protestuesve t\u00eb majt\u00eb dy dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb sheshin &#8220;Sk\u00ebnderbe&#8221;, do t\u00eb alarmonin Komunitetin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili v\u00ebrejti me shqet\u00ebsim degjenerimin e partis\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb llum totalitarizmi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mero Baze, 08.10.2010 Hyrje redaksionale Tat\u00ebpjeta e demokracis\u00eb shqiptare do t\u00eb niste pas zgjedhjeve t\u00eb 26 majit 1996, dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb skeduar si simboli i revanshit antidemokratik ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira n\u00eb nj\u00eb vend pluralist. Partia Demokratike e presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm dhe kryeministrit t\u00eb sot\u00ebm, do t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka antiligjore dhe antidemokratike p\u00ebr t\u00eb fituar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4220","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mero Baze, 08.10.2010 Hyrje redaksionale Tat\u00ebpjeta e demokracis\u00eb shqiptare do t\u00eb niste pas zgjedhjeve t\u00eb 26 majit 1996, dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb skeduar si simboli i revanshit antidemokratik ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira n\u00eb nj\u00eb vend pluralist. Partia Demokratike e presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm dhe kryeministrit t\u00eb sot\u00ebm, do t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka antiligjore dhe antidemokratike p\u00ebr t\u00eb fituar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-08T22:15:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze11.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996\",\"datePublished\":\"2010-10-08T22:15:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/\"},\"wordCount\":3857,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze11.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/\",\"name\":\"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze11.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-08T22:15:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze11.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/mero_baze11.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Mero Baze, 08.10.2010 Hyrje redaksionale Tat\u00ebpjeta e demokracis\u00eb shqiptare do t\u00eb niste pas zgjedhjeve t\u00eb 26 majit 1996, dit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb skeduar si simboli i revanshit antidemokratik ndaj zgjedhjeve t\u00eb lira n\u00eb nj\u00eb vend pluralist. Partia Demokratike e presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm dhe kryeministrit t\u00eb sot\u00ebm, do t\u00eb b\u00ebnte gjith\u00e7ka antiligjore dhe antidemokratike p\u00ebr t\u00eb fituar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-08T22:15:20+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze11.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996","datePublished":"2010-10-08T22:15:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/"},"wordCount":3857,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze11.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/","name":"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996 - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze11.jpg","datePublished":"2010-10-08T22:15:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze11.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/mero_baze11.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-zyren-e-berishes-ne-26-maj-1996\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb zyr\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 26 maj 1996"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4220"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4220\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}