{"id":4208,"date":"2010-10-07T22:18:19","date_gmt":"2010-10-07T21:18:19","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4208"},"modified":"2010-10-07T22:18:19","modified_gmt":"2010-10-07T21:18:19","slug":"zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/","title":{"rendered":"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sami_repishti.jpg\" alt=\"\" title=\"Sami Repishti\" width=\"200\" height=\"302\" class=\"alignright size-full wp-image-4209\" \/><\/p>\n<p>Nga. <strong>SAMI REPISHTI<\/strong>, <em>07 Tetor 2010<\/em><\/p>\n<p>Francezet kan\u00eb nji thanie:&#8221;On ne construit pas sur le vide!&#8221; (Nuk nd\u00ebrtohet mbi zbraz\u00ebti).Kjo thanie  m\u00eb vjen n\u00eb mend sa her\u00eb q\u00eb gjendja e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb imponohet me t\u00eb gjith\u00eb pesh\u00ebn e saj t\u00eb rand\u00eb, her\u00eb tragjike her\u00eb komike&#8230;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb rinis\u00eb, fati e deshi q\u00eb vendi im t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr shtigje t\u00eb ngushta, e rreziqe t\u00eb pameritueme. Breznia ime, &#8220;breznia e djegun&#8221; nga ngjarjet e vendit, Ballkanit, Europ\u00ebs dhe Bot\u00ebs mbar\u00eb, pagoi nji \u00e7mim sa t\u00eb rand\u00eb aq t\u00eb padrejt\u00eb.  Megjithat\u00eb, ajo e p\u00ebrballoi me nji dinjitet q\u00eb na nderon. Sot, nuk asht\u00eb sekret p\u00ebr asnjeri se &#8220;breznia e djegun&#8221; rritej e ushqyeme me disa vlera morale e shpirtnore, t\u00eb rranjosuna n\u00eb t\u00eb kaluemen e popullit ton\u00eb: bes\u00eb, nder, burrni, mikpritje, respekt p\u00ebr prind\u00ebrit dhe t\u00eb kaluemen e tjera, nji sistem vlerash q\u00eb n\u00eb konditat e asaj kohe p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga Kanuni. <\/p>\n<p>K\u00ebtyne vlerave iu shtuen edhe vlerat e qytetnimit per\u00ebndimor, t\u00eb fitueme nga arsimimi dhe kontaktet e shpeshtueme me at\u00eb bot\u00eb. Ky sistem i nji shoq\u00ebnie patriarkale, sot e tejkalueme, p\u00ebrmbante edhe patriotiz\u00ebm q\u00eb shprehej sidomos n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e paepun p\u00ebr liri individuale si qytetar, e kolektive si komb shqiptar, si dhe nji lidhje, nji p\u00ebrqafim t\u00eb pazgjidhsh\u00ebm me vendlindjen. Qoft\u00eb ajo prona private e bujkut q\u00eb e ushqente, qoft\u00eb fisi e atdheu ma i gjan\u00eb q\u00eb e mbronte.<\/p>\n<p>Qytetar i lir\u00eb n\u00eb nji pron\u00eb private t\u00eb lir\u00eb ka qen\u00eb substanca e shoq\u00ebnis\u00eb shqiptare para L2B. Me mbrojt\u00eb atdheun kuptohej me mbrojt\u00eb lirin\u00eb q\u00eb lejonte nji jet\u00eb pa frik\u00eb (&#8220;I lir\u00eb nga frika&#8221;) dhe tok\u00ebn q\u00eb e ushqente, pron\u00ebn private q\u00eb lavrohej dhe dashunohej me gjith\u00eb shpirt, ose tregtin\u00eb e lir\u00eb n\u00eb qytet (&#8220;I lir\u00eb nga uria&#8221;) Me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb p\u00ebrballeshin, kjo liri e kjo pron\u00eb private p\u00ebrmbajshin arsyen themelore p\u00ebr sakrific\u00eb, e justifikojshin at\u00eb. Shprehja e k\u00ebtij dyzimi fatlum ka qen\u00eb patriotizmi i thjesht\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p>Ky patriotiz\u00ebm i thjesht\u00eb frym\u00ebzoi breznit\u00eb tona t\u00eb para. P\u00ebrpjekjet heroike t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb dalluem, &#8211; q\u00eb na i numrojshim q\u00eb nga mbretnit ilir\u00eb &#8211; dhe konfliktet me shtyp\u00ebs &#8211; shpeshher\u00eb fqinj &#8211; forcojshin tek ne, t\u00eb rinjt\u00eb, frym\u00ebn patriotike q\u00eb kuptohej si tradita shqiptare p\u00ebr liri dhe kamb\u00ebngulja me jetue i pavarun n\u00eb trojet tona st\u00ebrgjyshore. Ideja e krijimit t\u00eb mini-perandorive nuk ka ekzistue tek shqiptar\u00ebt, historia e t\u00eb cil\u00ebve asht\u00eb historia e nji tkurrje n\u00eb hapsin\u00eb.N\u00eb prill 1939, rrebeshi q\u00eb shkat\u00ebrroi Europ\u00ebn filloi me invazionin fashist t\u00eb vendit ton\u00eb. Balanca relative e g\u00ebzueme p\u00ebr disa dekada mbas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb 28 nandorit 1912, u prish dhe nuk u rivendos n\u00eb at\u00eb vend q\u00eb tashm\u00eb ziente nga konflikti i paevituesh\u00ebm me &#8220;t\u00eb tashmen&#8221;, e q\u00eb nuk zinte rranj\u00eb, sepse ishte &#8220;element i huej&#8217; n\u00eb trupin shqiptar.<\/p>\n<p>Rezultati i k\u00ebtij konflikti ka qen\u00eb rezistenca kund\u00ebr t\u00eb huejit n\u00eb tokat tona. Mbas hutimit fillestar, filloi nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi, mobilizimi, organizimi dhe veprimtaria e dendun kund\u00ebr t\u00eb huejit. Sot, ka mjaft forca e ideologji q\u00eb p\u00ebrpiqen me p\u00ebrvet\u00ebsue rezistenc\u00ebn dhe shpirtin e sakrific\u00ebs, q\u00eb u tregue gjate viteve t\u00eb pushtimit nazifashist, 1939-1944. Por thelbi i rezistenc\u00ebs kund\u00ebr t\u00eb huejit ka qen\u00eb tradita shqiptare p\u00ebr liri dhe mbrojtje t\u00eb tok\u00ebs nan\u00eb &#8211; si pron\u00eb private dhe si atdhe &#8211; qoft\u00eb edhe me \u00e7mimin e jet\u00ebs. <\/p>\n<p>Ata q\u00eb kan\u00eb jetue ato vite ashtu si un\u00eb &#8211; rikujtojn\u00eb me nostalgji frym\u00ebn e nalt\u00eb t\u00eb sakrific\u00ebs q\u00eb ushqeu popullin ton\u00eb, e ve\u00e7an\u00ebrisht rinin\u00eb shqiptare. Q\u00eb nga malet e Kelmendit n\u00eb Veri, deri n\u00eb fushat e Konispolit n\u00eb Jug t\u00eb vendit, \u00e7do fshat e \u00e7do qytet tregoi vler\u00ebn q\u00eb kishte tek ne liria: t\u00eb rij e t\u00eb vjet\u00ebr, k\u00ebsaj radhe edhe gruaja, nji risi p\u00ebr shoq\u00ebnin\u00eb ton\u00eb shqiptare, u hodh\u00ebn pa rezerva n\u00eb nji dyluftim t\u00eb pabarabart\u00eb, t\u00eb bindun n\u00eb fitoren p\u00ebrfundimtare. Koha tregoi se kauza e tyne ishte fisnike, lufta e tyne e drejt\u00eb dhe fitorja e meritueme!<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtij q\u00ebndrimi luftarak, n\u00eb Shqip\u00ebri u shfaq\u00ebn edhe dukuni t\u00eb tjera fisnike e humanitare. Kur popullsia e zon\u00ebs kufitare me Greqin\u00eb u shp\u00ebrngul nga lufta e vitit 1940, ajo u strehue n\u00eb Veri, kryesisht n\u00eb Shkod\u00ebr, shumica minoritare greke dhe \u00e7ame shqiptare. Q\u00ebndrimi i qytetar\u00ebve shkodran\u00eb ka qen\u00eb forma konkrete e burrnis\u00eb tradicionale dhe e mikpritjes: Familjet e vendosuna n\u00eb shkolla e qendra banimi u ndihmuen bujarisht nga qytetar\u00ebt vend\u00ebs q\u00eb p\u00ebrpiqeshin me leht\u00ebsue vuejtjet e tyne.N\u00eb prill 1941, me kapitullimin e Jugosllavis\u00eb monarkiste, kamion\u00eb me oficer\u00eb e ushtar\u00eb jugosllav\u00eb t\u00eb zanun rob\u00ebr luft\u00eb kaluen n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. <\/p>\n<p>Rob\u00ebrit ishin t\u00eb lodhun e t\u00eb uritun. Spontanisht, shum\u00eb qytetar\u00eb dhuruen buk\u00eb, kutia konservash dhe \u00e7do ushqim q\u00eb gjet\u00ebn. Pa fol\u00eb gjuh\u00ebn, rob\u00ebr e bamir\u00ebs gjet\u00ebn n\u00eb heshtje gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb solidaritetit njer\u00ebzor, frym\u00eb e mikpritjes tradicionale shqiptare. N\u00eb syt\u00eb e t\u00eb dyja pal\u00ebve shihej qart\u00eb shprehja e fal\u00ebnderimit nga rob\u00ebrit, e te k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb nga dhuruesit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1943, me kapitullimin e Italis\u00eb, qindra, mij\u00ebra ushtar\u00eb italian\u00eb mbet\u00ebn pa buk\u00eb, pa strehim e pambrojtje nga nazist\u00ebt dhe n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e popullsis\u00eb civile shqiptare &#8211; dhe e gjet\u00ebn at\u00eb. Kudo shiheshin ushtar\u00ebt italian\u00eb &#8211; deri at\u00eb dit\u00eb pushtues &#8211; e q\u00eb tashti punojshin p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb shqiptare q\u00eb i strehojshin. (Fatkeq\u00ebsisht, disa u vran\u00eb nga element\u00eb komunist\u00eb). Prej vitit 1939 dhe deri n\u00eb vitin 1945, Shqip\u00ebria, vendi ma i vorf\u00ebn dhe ma i mbrapambetun n\u00eb Europ\u00eb, tregoi fisnik\u00ebrin\u00eb e shpirtit njer\u00ebzor, tue mbrojt\u00eb n\u00eb kondita t\u00eb v\u00ebshtira, jet\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb refugjat\u00ebve izraelit\u00eb, q\u00eb i shp\u00ebtuen furis\u00eb s\u00eb \u00e7mendun naziste. Tradita komb\u00ebtare shqiptare, q\u00eb nuk njihte fjal\u00ebn &#8220;i huej&#8221;, por &#8220;mik&#8221; p\u00ebr shtegtar\u00ebt e humbun e n\u00eb nevoj\u00eb ndihme, tregoi ep\u00ebrsin\u00eb e saj mbi &#8220;Europ\u00ebn e qytetnueme&#8221; dhe &#8220;Gjermanin\u00eb e kulturueme&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, kur pushteti komunist u shthur pa shp\u00ebtim, ish-t\u00eb persekutuemit demokrat\u00eb e t\u00eb shpron\u00ebsuemit me dhun\u00eb nuk p\u00ebrqafuen urrejtjen e ngritun n\u00eb shkenc\u00eb nga komunist\u00ebt, por faljen e fajit dhe frym\u00ebn e pajtimit, tue shpresue n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb ligjore &#8211; q\u00eb i zhg\u00ebnjeu rand\u00eb! Ky akt fisnik\u00ebrie supreme do t\u00eb provonte p\u00ebrs\u00ebri forc\u00ebn e tradit\u00ebs shqiptare t\u00eb trash\u00ebgueme nga e kaluemja e jon\u00eb dhe q\u00eb nuk ishte shue plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Me ardhjen e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, nandor 1944, di\u00e7ka themelore, boshti i trash\u00ebgimis\u00eb shqiptare, tradita e jon\u00eb komb\u00ebtare, u thye n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pariparueshme!<\/p>\n<p>Shpesh kam p\u00ebrshtypjen se gjat\u00eb atyne dit\u00ebve nji epok\u00eb e re filloi n\u00eb vendin ton\u00eb &#8211; epoka e anti-tradit\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare, &#8211; epoka q\u00eb jo vet\u00ebm e p\u00ebrbuzi at\u00eb, por ngulmoi me eliminue nevoj\u00ebn dhe me zhduk\u00eb sensitivitetin popullor p\u00ebr at\u00eb, e punoi sistematikisht me e vra. Ato dit\u00eb u pa qart\u00eb ndryshimi i madh q\u00eb erdhi n\u00eb vendin ton\u00eb dhe n\u00eb marr\u00ebdhaniet e mia me bot\u00ebn shqiptare q\u00eb njihsha q\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb rinis\u00eb shkollore. Pak nga pak, kuptova se ishe &#8220;i merguem&#8221; n\u00eb vendin tim\u2026 e ma von\u00eb i urryem!<\/p>\n<p>Por &#8220;n\u00eb m\u00ebrgim&#8221; shpeshher\u00eb individi &#8220;..ia del me sukses me transformue p\u00ebrbuzjen n\u00eb nji hov \u00e7lirimtar, drejt nji vendi tjet\u00ebr, n\u00eb nji tjet\u00ebr shoq\u00ebni, p\u00ebr definicion e panjohur, por e hapun p\u00ebr \u00e7do lloj mund\u00ebsie&#8221; shkruen novelistja \u00e7eke, Vera Lumbardova. Ky fenomen u v\u00ebrtetue nga &#8220;t\u00eb m\u00ebrguemit&#8221; shqiptar\u00eb, q\u00eb ik\u00ebn nga sk\u00ebterra e kuqe. Por p\u00ebr shqiptar\u00ebt &#8220;rebel\u00eb&#8221; q\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb vend nuk kishte &#8220;nji vend tjet\u00ebr&#8221;. Ata ishin t\u00eb d\u00ebnuem me l\u00ebngue e vdek n\u00eb burgun e madh q\u00eb bota njohu si &#8220;Shqip\u00ebri&#8221;. Tibor Fischer shkruente:&#8221; \u2026Shqip\u00ebria ka qen\u00eb, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, nji bunker dhe nji bunker shum\u00eb i pad\u00ebshiruesh\u00ebm&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste u pushkatue ai q\u00eb nderoi mikpritjen, u burgos dhe u vra ai q\u00eb ruajti nderin ma shum\u00eb se jet\u00ebn, u torturue eg\u00ebrsisht ai dhe ajo q\u00eb burr\u00ebnisht nuk pranuen me shpif\u00eb p\u00ebr shokun ose t\u00eb panjohunin; u internue shqiptari q\u00eb mbajti bes\u00ebn e dhanun, ose bashk\u00ebshorti &#8211; grueja sidomos- q\u00eb nuk tradhtoi burrin, e u kalb n\u00eb burgjet e err\u00ebta besimtari q\u00eb nuk akuzoi klerikun e pafaj. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste u internue n\u00eb kampe t\u00eb d\u00ebbimit familjari vet\u00ebm me u ba shembull frike p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, e jetoi n\u00eb vuajtje t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr af\u00ebr 45 vjet me radhe, ku lindi f\u00ebmijt\u00eb e f\u00ebmijt\u00eb e f\u00ebmijve t\u00eb tij, sepse gjyshi nji  shekull ma par\u00eb kishte qen\u00eb nji personalitet politik shqiptar.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste u asgjasuen ata q\u00eb kund\u00ebrshtuen &#8220;okupacionin&#8221; jugosllav, servilizmin sovjetik dhe lidhjet jo-natyrale me Kin\u00ebn e Mao-s. Patriotizmi u gozhdue nga vala &#8220;internacionaliste&#8221; e nji grupi fanatik\u00ebsh, injorant\u00eb e t\u00eb t\u00ebrbuem, q\u00eb nuk njoh\u00ebn as ligj, as tradit\u00eb\u2026! Shqip\u00ebria komuniste doli jasht\u00eb historis\u00eb. Rezultati i shtypjes dhe uris\u00eb (edhe lopa e qum\u00ebshtit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt iu hoq fshatarit) ka qen\u00eb rritja e nji rinie t\u00eb frik\u00ebsueme nga kamxhiku i qeveris\u00eb dhe i uris\u00eb! &#8220;Me mbijetue&#8221; u ba fillimi e mbarimi i mendimit dhe veprimit t\u00eb secilit &#8211; me p\u00ebrjashtim t\u00eb &#8220;elit\u00ebs&#8221; q\u00eb g\u00ebzonte privilegjet e &#8220;bllokut t\u00eb kuq&#8221;.<\/p>\n<p>Sistemi komunist d\u00ebshtoi, e bashke me t\u00eb edhe shoq\u00ebnia shqiptare tashm\u00eb e zhveshun nga vlerat ma elementare t\u00eb nji bashk\u00ebsie t\u00eb qytetnueme. Pa qytetnim e pa tradit\u00eb komb\u00ebtare, komunist\u00ebt shqiptar\u00eb lundrojshin n\u00eb zbraz\u00ebtin\u00eb frik\u00ebsuese q\u00eb kishin krijue me duert e tyne. At\u00ebher\u00eb, t\u00eb \u00e7mendun nga vuejtja gjysm\u00ebshekullore, t\u00eb mashtruem, si zakonisht, nga nji klas\u00eb politike q\u00eb nuk g\u00ebzonte as kapital moral as eksperienc\u00eb politike p\u00ebrve\u00e7 indoktrinimit \u00e7mend\u00ebs t\u00eb propagand\u00ebs komuniste, nji popull i tan\u00eb u gjet &#8220;n\u00eb mes t\u00eb udh\u00ebs&#8221;, pa udh\u00ebheq\u00ebs dhe thell\u00ebsisht i dehun nga fryma e liris\u00eb s\u00eb papritun.<\/p>\n<p>Kaosi politik ishte p\u00ebrgjigja ma racionale p\u00ebr kaosin moral. Qartas, duhej fillue nga e para p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kjo dalje n\u00eb sken\u00eb e kaosit t\u00eb friksh\u00ebm, n\u00eb vitin 1991,  ngjau n\u00eb nji Shqip\u00ebri t\u00eb zhveshun nga vlerat morale t\u00eb tradit\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb trash\u00ebgueme ma par\u00eb dhe t\u00eb atyne t\u00eb fitueme ma von\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb kontaktit me Europ\u00ebn e Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>\u00c7do njeni k\u00ebrkonte plot\u00ebsimin e nevojave dhe t\u00eb d\u00ebshirave  menjiher\u00eb. &#8220;K\u00ebtu dhe Tani!&#8221;, nga nji autoritet i pap\u00ebrgatitun e me mjete t\u00eb kufizueme. Respekti p\u00ebr ligjin kishte zbrit\u00eb posht\u00eb si rrjedhim i arbitraritetit 45-vje\u00e7ar komunist. &#8220;Shteti&#8221; shikohej si armiku kryesor, e jo si mbrojt\u00ebs i qytetar\u00ebve. <\/p>\n<p>U krijuen konditat e reja: ose me u largue prej vendit, ose me u pasunue sa ma shpejt dhe me mjetet ma t\u00eb paligjshme. E para shterroi &#8220;trunin&#8221; dhe energjin\u00eb e vendit dhe e dyta institucionalizoi korrupsionin q\u00eb vazhdon i pafrenuem. Ajo q\u00eb duhej ba q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb re &#8211; vler\u00ebsimi i s\u00eb kaluemes, d\u00ebnimi i saj dhe hudhja e themeleve p\u00ebr nji &#8220;shtet&#8221; e &#8220;shoq\u00ebni&#8221; t\u00eb re, q\u00eb do t\u00eb paraqitej si antitez\u00eb e plot\u00eb e &#8220;sistemit komunist&#8221;, nuk ngjau. N\u00eb vitin 1991, Shqip\u00ebria humbi shansin e madh me rihye n\u00eb histori si shtet demokratik dhe i qytetnuem.<\/p>\n<p>Gjermanet e mundun t\u00eb vitit 1945 e kuptuen k\u00ebt\u00eb imperativ kategorik t\u00eb koh\u00ebs. Duhej d\u00ebnue e kaluemja naziste, duhej d\u00ebnue krimi dhe kriminelet nazist\u00eb (ma shum\u00eb se 50.000 ish-nazist\u00eb kaluen n\u00ebp\u00ebr gjyqet gjermane). Gjerman\u00ebt filluen procesin e de-nazifikimit n\u00eb shkolla, n\u00eb administrat\u00eb, n\u00eb shtyp dhe masmedia, n\u00eb gjykata, n\u00eb ushtri e polici, n\u00eb kultur\u00eb e arte dhe n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Gjermanet filluen me nji studim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb koncepteve legal\u00eb (ligji, gjithmon\u00eb ligji) q\u00eb ngriti situata e re dhe me nji analiz\u00eb sistematike t\u00eb evidenc\u00ebs dokumentare q\u00eb natyrisht nuk ishte e plot\u00eb, por e mjaftueshme. Ata mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr me provue kriminalitetin e metodave t\u00eb p\u00ebrdoruna nga nazist\u00ebt n\u00eb marrjen dhe konsolidimin e &#8220;pushtetit&#8221; totalitar si\u00e7 jan\u00eb persekutimi i partive t\u00eb opozit\u00ebs, i izraelit\u00ebve, i kish\u00ebs &#8211; protestante e katolike &#8211; intelektualeve, etj. <\/p>\n<p>Me nji fjal\u00eb, p\u00ebrgatitja e nji historie autentike t\u00eb partis\u00eb naziste, e cila do t\u00eb tregonte p\u00ebr masat e gjana, t\u00eb gjitha aktet monstruoze q\u00eb regjimi p\u00ebrdori me ndihmue nazist\u00ebt n\u00eb marrjen e pushtetit.  Dhe ma n\u00eb fund, n\u00eb Gjermani u p\u00ebrgatit paraqitja e dokumentarit t\u00eb mbledhun, nji procedure dhe nji paraqitje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuese, n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb administrat\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb ajo t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb kryesisht n\u00eb diskreditimin e nazismit, tue ba keshtu t\u00eb pamundun rikthimin e tij n\u00eb Gjermani. Gjermania demokratike lindi si antitez\u00eb e mentalitetit dhe praktik\u00ebs kriminale naziste.<\/p>\n<p>Asgja e k\u00ebtill\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri! Nji drejt\u00ebsi e pap\u00ebrfillun asht\u00eb padrejt\u00ebsi, ashtu si\u00e7 asht\u00eb edhe nji drejt\u00ebsi e vonueme. Tirania e \u00e7do ngjyre duhet t\u00eb dal\u00eb para gjyqit t\u00eb historis\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, dokumente e arkiva u dogj\u00ebn, u grabit\u00ebn, ose u shfryt\u00ebzuen p\u00ebr q\u00ebllime politike partiake. Nji gjykim skandaloz i disa udh\u00ebheq\u00ebsve komunist\u00eb diskreditoi kauz\u00ebn e  drejt\u00ebsis\u00eb tue mos p\u00ebrfill\u00eb malin e krimeve t\u00eb kryeme n\u00eb kurriz t\u00eb nji popullsie t\u00eb shtypun. <\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk e kuptoi rand\u00ebsin\u00eb e hudhjes s\u00eb themeleve t\u00eb nji &#8220;shteti&#8221; demokratik, e nji &#8220;shoq\u00ebnie&#8221; shqiptare t\u00eb \u00e7lirueme nga pesha e krimit e turpit komunist, si dhe nevoj\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb saj mbi baza me vlera morale universale, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe me ringjalljen e vlerave tradicionale komb\u00ebtare shqiptare. Nga e ve\u00e7anta komb\u00ebtare duhej ba hapi cil\u00ebsor drejt s\u00eb p\u00ebrgjithshmes, universales, njer\u00ebzores: paqe n\u00eb bot\u00eb, ligjshm\u00ebni dhe jet\u00eb t\u00eb lir\u00eb e me dinjitet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim. Shqip\u00ebria n\u00eb konfuzion u v\u00ebrsul si e \u00e7mendun drejt paligjshm\u00ebnis\u00eb, dhun\u00ebs, korrupsionit dhe sundimit nga individi e jo nga ligji.<\/p>\n<p>Sot, ish-kriminel\u00ebt komunist\u00eb dalin n\u00eb sken\u00ebn politike me programe q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb zhargonin e propagand\u00ebs zhdanoviane. Sot qarkullojn\u00eb libra q\u00eb ekzaltojn\u00eb terrorin komunist, deklarata, memoariale, &#8220;d\u00ebshmi okulare&#8221; mbushin kioskat e librarit\u00eb shqiptare, nd\u00ebrsa n\u00eb Gjermanin\u00eb e rilindun, propaganda naziste d\u00ebnohet me ligj. <\/p>\n<p>Sot, n\u00eb \u00e7do zgjedhje lokale ose t\u00eb p\u00ebrgjithshme vidhen votat pa turp, pushtetar\u00ebt sundojn\u00eb ilegalisht mbi nji elektorat q\u00eb nuk i ka zgjedh\u00eb. Sot, lejohen &#8220;me lejen e Presidentit&#8221; piramidat shkat\u00ebrruese, ose shkelja e hapun e embargos se OKB-s\u00eb p\u00ebr karburante n\u00eb Serbi e q\u00eb ushqyen tanket e avion\u00ebt e Milloshevi\u00e7it me vra boshnjak\u00ebt e shqiptar\u00ebt kosovar\u00eb. Sot harrohet viti i mbrapsht\u00eb 1997, &#8211; p\u00ebrpjekja e ish-komunist\u00ebve me rimarr\u00eb pushtetin me dhun\u00eb &#8211; ku humb\u00ebn jet\u00ebn ma shum\u00eb se 2.000 shqiptar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe askush nuk p\u00ebrgjigjet, nuk shpjegon, dhe nuk d\u00ebnohet. <\/p>\n<p>Sot, t\u00eb gjith\u00eb heshtin p\u00ebr faktin se prej vitit 1997 deri 2005, u formuen kat\u00ebr qeveri shqiptare pa asnji an\u00ebtar qeverie nga Veriu, (&#8220;sepse nuk gjet\u00ebm asnji verior t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb&#8221; m\u00eb shpjegoi nji minist\u00ebr socialist)(sic!)Kur flasim p\u00ebr Veriun, flasim p\u00ebr gjysm\u00ebn e &#8220;shtetit shqiptar&#8221;. Sot, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs bojkotojn\u00eb Kuvendin p\u00ebr nji vit me radh\u00eb e p\u00ebrbuzin detyr\u00ebn e tyne me p\u00ebrfaq\u00ebsue interesat e qytetar\u00ebve-zgjedh\u00ebs (por nuk refuzojn\u00eb rrogat mujore!). Sot, mbas nj\u00ebzet\u00eb vjet tranzicioni ish-t\u00eb persekutuemet politik\u00eb dhe ish-pronar\u00ebt e shpron\u00ebsuem me dhun\u00eb &#8211; kapitali moral i demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri &#8211; nuk jan\u00eb shp\u00ebrblye ose damshp\u00ebrblye p\u00ebr humbjet e p\u00ebsueme nga arbitrariteti komunist. Lista asht\u00eb e gjat\u00eb!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka humb\u00eb rastin e volitsh\u00ebm me hy n\u00eb histori mbas nji mungese 45-vje\u00e7are! Shqip\u00ebria &#8220;demokratike&#8221; d\u00ebshtoi me lind si antitez\u00eb e mentalitetit dhe praktik\u00ebs kriminale enveriste. Si rrjedhim, popullsia asht\u00eb depolitizue deri n\u00eb skaj, ose asht\u00eb d\u00ebshprue nga &#8220;shteti&#8221; deri n\u00eb neveritje. Abuzimet shtetnore dhe qytetare t\u00eb pad\u00ebnueme jan\u00eb n\u00eb rendin e dit\u00ebs. Nji klas\u00eb politike e pand\u00ebrgjegjshme ashte tejpasunue, nd\u00ebrsa qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb nuk sigurojn\u00eb as buk\u00ebn e p\u00ebrditshme. Dialogu politik asht\u00eb degjenerue n\u00eb shamje e fyemje me gjuh\u00ebn e rruga\u00e7\u00ebve, q\u00eb nuk kursejn\u00eb as Kuvendin e Republik\u00ebs. <\/p>\n<p>Politizimi i Pushtetit Gjyq\u00ebsor pranohet si &#8220;nji e dh\u00ebn\u00eb&#8221;, nd\u00ebrsa respekti p\u00ebr autoritetin ma t\u00eb nalt\u00eb, Presidenc\u00ebn e Republik\u00ebs, sulmohet dhe shkelet paturp\u00ebsisht nga forca politike q\u00eb e luftojn\u00eb, ose nga q\u00ebndrimet e padenja t\u00eb titullarit. Duket sikur Shqip\u00ebria asht\u00eb kthye n\u00eb nji karrosel p\u00ebr karnavalet, ata q\u00eb kan\u00eb humb sensin e detyr\u00ebs zyrtare dhe konsumojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb dinjitetin e tyne personal para nji publiku q\u00eb tashma i konsideron si &#8220;element\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuar&#8221;. Per sa kohe do t\u00eb vazhdoj\u00eb lundrimin n\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb barka shqiptare pa timonier me duer t\u00eb pastra?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga. SAMI REPISHTI, 07 Tetor 2010 Francezet kan\u00eb nji thanie:&#8221;On ne construit pas sur le vide!&#8221; (Nuk nd\u00ebrtohet mbi zbraz\u00ebti).Kjo thanie m\u00eb vjen n\u00eb mend sa her\u00eb q\u00eb gjendja e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb imponohet me t\u00eb gjith\u00eb pesh\u00ebn e saj t\u00eb rand\u00eb, her\u00eb tragjike her\u00eb komike&#8230; Gjat\u00eb viteve t\u00eb rinis\u00eb, fati e deshi q\u00eb vendi im [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4208","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga. SAMI REPISHTI, 07 Tetor 2010 Francezet kan\u00eb nji thanie:&#8221;On ne construit pas sur le vide!&#8221; (Nuk nd\u00ebrtohet mbi zbraz\u00ebti).Kjo thanie m\u00eb vjen n\u00eb mend sa her\u00eb q\u00eb gjendja e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb imponohet me t\u00eb gjith\u00eb pesh\u00ebn e saj t\u00eb rand\u00eb, her\u00eb tragjike her\u00eb komike&#8230; Gjat\u00eb viteve t\u00eb rinis\u00eb, fati e deshi q\u00eb vendi im [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-07T21:18:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sami_repishti.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb!\",\"datePublished\":\"2010-10-07T21:18:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/\"},\"wordCount\":2973,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/sami_repishti.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/\",\"name\":\"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/sami_repishti.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-07T21:18:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/sami_repishti.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/sami_repishti.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga. SAMI REPISHTI, 07 Tetor 2010 Francezet kan\u00eb nji thanie:&#8221;On ne construit pas sur le vide!&#8221; (Nuk nd\u00ebrtohet mbi zbraz\u00ebti).Kjo thanie m\u00eb vjen n\u00eb mend sa her\u00eb q\u00eb gjendja e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb imponohet me t\u00eb gjith\u00eb pesh\u00ebn e saj t\u00eb rand\u00eb, her\u00eb tragjike her\u00eb komike&#8230; Gjat\u00eb viteve t\u00eb rinis\u00eb, fati e deshi q\u00eb vendi im [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-07T21:18:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sami_repishti.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb!","datePublished":"2010-10-07T21:18:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/"},"wordCount":2973,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sami_repishti.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/","name":"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sami_repishti.jpg","datePublished":"2010-10-07T21:18:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sami_repishti.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/sami_repishti.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zbrazetia-shqiptare-me-ngjall-frike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zbraz\u00ebtia shqiptare m\u00eb ngjall frik\u00eb!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4208","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4208"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4208\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4208"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4208"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4208"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}