{"id":418,"date":"2009-11-19T23:02:36","date_gmt":"2009-11-19T22:02:36","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=418"},"modified":"2009-11-19T23:02:36","modified_gmt":"2009-11-19T22:02:36","slug":"berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/","title":{"rendered":"&#8220;Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg\" border=\"0\" alt=\"Mero Baze\" width=\"150\" align=\"right\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>M. Jahiri<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Intervist\u00eb e botuesit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d, Mero Baze, p\u00ebr shtypin e Kosov\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Z. Baze, a mund t\u00eb na tregoni se \u00e7far\u00eb ndodhi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nat\u00ebn kur ju u sulmuat nga biznesmeni Rezart Ta\u00e7i?<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb di\u00e7ka banale t\u00eb p\u00ebrshkruash si t\u00eb sulmojn\u00eb kur je duke pir\u00eb kafe me dy koleg\u00eb pas pun\u00ebs. P\u00ebrfytyroni nj\u00eb sken\u00eb klasike, kur agresori vjen n\u00eb tavolin\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb sekond\u00eb je n\u00ebn agresionin e tij dhe shoq\u00ebruesve t\u00eb vet. S\u2019ia vlen as ta kujtosh.<\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb, cili ishte motivi i k\u00ebsaj q\u00eb ka ndodhur?<\/em><\/p>\n<p>Kishte rreth 2 or\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebrfunduar emisioni im mbi p\u00ebrdorimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nga biznesmen\u00eb privat\u00eb dhe ilustrimi filmik paraqiste Policin\u00eb Tatimore q\u00eb bllokonte Uzin\u00ebn e Rafinimit t\u00eb Naft\u00ebs n\u00eb Ballsh, dhe Policin\u00eb e Rendit q\u00eb ndalonte Policin\u00eb Tatimore t\u00eb kryente detyr\u00ebn. Pra, ky biznesmen, q\u00eb ka kapur Familjen e kryeministrit, arrin t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb Policin\u00eb e Shtetit kund\u00ebr Policis\u00eb Tatimore, duke vepruar si nj\u00eb shtet brenda shtetit. Ky emision ka pasuar s\u00eb paku 5 emisione t\u00eb tjera, ku hidhej drit\u00eb mbi privatizimin abuziv t\u00eb ARMO-s, (ish-kompania shtet\u00ebrore e naft\u00ebs) dhe \u201cfabrikimin\u201d prej pushtetit t\u00eb k\u00ebtij biznesmeni, i cili n\u00eb dat\u00ebn 20 n\u00ebntor pranon q\u00eb s\u2019kishte asnj\u00eb lek dhe m\u00eb 21 n\u00ebntor ka paguar 128 milion\u00eb euro. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori p\u00ebr skenar hollivudian, e denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ilustruar Rusin\u00eb e Putinit, se si shpiken miliarder\u00ebt e naft\u00ebs nga pushteti.<\/p>\n<p><em>Z. Baze, ndaj jush ka pasur edhe m\u00eb her\u00ebt sulme mjaft serioze, rasti i djegies s\u00eb makin\u00ebs suaj. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj?<\/em><\/p>\n<p>Sulmet ndaj gazetaris\u00eb kritike n\u00eb vende si k\u00ebto tonat jan\u00eb t\u00eb pashmangshme. Mua m\u00eb kan\u00eb djegur makin\u00ebn, m\u00eb kan\u00eb shkat\u00ebrruar shtypshkronj\u00ebn, kan\u00eb shkuar t\u00eb m\u00eb prishin sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve, kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar rregullisht, kan\u00eb nxjerr\u00eb gazet\u00ebn nga zyrat prej 11 muajsh, dhe n\u00eb fund dhe kan\u00eb q\u00eblluar. E ke t\u00eb pamundur t\u2019i shmang\u00ebsh k\u00ebto. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb institucionet dhe shoq\u00ebria t\u00eb reagojn\u00eb dhe k\u00ebto t\u00eb mos kthehen n\u00eb standarde t\u00eb komunikimit t\u00eb medies me politik\u00ebn. N\u00ebse ka aq fuqi shoq\u00ebria dhe institucionet q\u00eb t\u2019i nd\u00ebshkojn\u00eb k\u00ebto simptoma t\u00eb shoq\u00ebrive mafioze, ne nuk duhet t\u00eb kthehemi n\u00eb gazetar\u00eb qaraman\u00eb. E rrezikshme \u00ebsht\u00eb, kur k\u00ebto sjellje adoptohen prej qeverive si standarde normale.<\/p>\n<p>Kjo ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me rastin tim t\u00eb fundit, kur gjith\u00eb garnitura mediatike e qeveris\u00eb apo edhe ministra t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshmoi publikisht dhe ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb shprehur pro dhunimit t\u00eb gazetarit nga nj\u00eb bandit i pushtetit. Pra dhuna \u00ebsht\u00eb justifikuar dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb. N\u00eb TV Klan u shfaq p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shumic\u00ebs n\u00eb pushtet n\u00eb Komisionin parlamentar t\u00eb Medies, Mark Marku, dikur nj\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor vullnetar i gazet\u00ebs sime, dhe e quajti t\u00eb dobishme rrahjen e gazetar\u00ebve, pasi tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deputet. Kjo pastaj \u00ebsht\u00eb e rrezikshme. Ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb raport mes medies dhe qeveris\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend demokratik, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunikim kriminal i nj\u00eb regjimi me kund\u00ebrshtar\u00ebt e vet.<\/p>\n<p><em>Ju si gazetar, mir\u00ebpo edhe si botues, njiheni si mjaft kritik ndaj qeveris\u00eb. A mendoni se k\u00ebto sulme kan\u00eb lidhje edhe me investigimet tuaja?<\/em><\/p>\n<p>E di se po m\u00eb kthehet n\u00eb problem t\u00eb qenit gjith\u00eb jet\u00ebn kritik, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fat q\u00eb e kam k\u00ebrkuar, por nj\u00eb pozicion ku t\u00eb \u00e7on vetiu profesioni i gazetarit. Kam qen\u00eb nj\u00eb kritik i rrept\u00eb, gati-gati dhe ideologjik i socialist\u00ebve n\u00eb pushtet p\u00ebr tet\u00eb vite n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt po instalonin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb qeverisje, ku korrupsioni ishte standard normal, madje popullor. N\u00eb at\u00eb betej\u00eb natyrisht q\u00eb u afrova shum\u00eb me opozit\u00ebn e at\u00ebhershme dhe p\u00ebrfundova n\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs dhe shpesh ideator i ish-opozit\u00ebs tani n\u00eb pushtet. Shpeshher\u00eb gazetaria e angazhuar ta zhduk kufirin e solidaritetit profesional me at\u00eb politik dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb defekt, ndaj t\u00eb cilit duhet b\u00ebjm\u00eb kujdes.<\/p>\n<p>Shembulli im n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk \u00ebsht\u00eb aq i mir\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se isha nga ata q\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja Sali Berish\u00ebn si vigan kund\u00ebr korrupsionit, por shpresoja se n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, ku ligji ka pak pushtet, vullneti pozitiv mund t\u00eb p\u00ebrdoret pozitivisht. Por \u00e7do metod\u00eb e gabuar t\u00eb \u00e7on n\u00eb gabim. Sali Berisha nuk preku asnj\u00eb linj\u00eb t\u00eb instaluar t\u00eb korrupsionit t\u00eb vjet\u00ebr socialist, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb menduan se duhet t\u00eb dilnin vet\u00eb nga loja, se kishte nd\u00ebrruar pushteti. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nd\u00ebrruan padron. Brenda dy vitesh ai u b\u00eb nj\u00eb aleat politik edhe me Fatos Nanon dhe filloi t\u00eb flirtoj\u00eb me Ilir Met\u00ebn.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb ju shqet\u00ebson tek ai q\u00eb ju e quani \u201cpushtet i Familjes\u201d?<\/em><\/p>\n<p>Familja e tij dhe sidomos f\u00ebmij\u00ebt e rikthyer nga emigracioni, u b\u00ebn diktues t\u00eb politikave t\u00eb kuadrit n\u00eb poste ky\u00e7e dhe brenda dy vitesh Shqip\u00ebria qeverisej prej 35-vje\u00e7ar\u00ebsh ose 32-vje\u00e7ar\u00ebsh, aq sa ishin vajza apo djali i tij. Gruaja e tij mori kontrollin e plot\u00eb mbi Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, vajza mbi koncesionet dhe tender\u00ebt e energjis\u00eb, kurse djali vendosi n\u00ebn kontroll Agjencin\u00eb e Kthimit t\u00eb Pronave dhe u p\u00ebrfshi n\u00eb lobimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb fabrik\u00ebs n\u00eb G\u00ebrdec. Droja p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb fsheht\u00ebsi u iku dhe dy vjet pasi kishin ardhur n\u00eb pushtet, ata nuk i ndalte dot m\u00eb asgj\u00eb. Si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri lul\u00ebzoi biznesi ish-jugosllav. Mishkovi\u00e7i, ish-zv\/kryeministri jugosllav i fillim-viteve 2000, u b\u00eb partner me nj\u00eb klient t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs n\u00eb blerjen e nj\u00eb hipermarketi me rreth 70 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ishte nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas shtypit kroat dhe serb, nj\u00eb njeri i af\u00ebrt dhe mik me serbo-boshnjakun Damir Fazlli\u00e7, i cili n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte kthyer n\u00eb djal\u00eb sht\u00ebpie p\u00ebr Sali Berish\u00ebn. Ky rrjet i biznesit serb nisi t\u00eb p\u00ebrhapej me shpejt\u00ebsi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb biznese q\u00eb kishin lidhje me pushtetin. Jam shokuar, kur kam par\u00eb se brenda nj\u00eb viti 25 kompani serbe operonin n\u00eb Tiran\u00eb dhe fitonin tender\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm publik\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim rrug\u00ebsh, shitje t\u00eb energjis\u00eb elektrike, pajisje t\u00eb shkollave shqiptare me kompjuter\u00eb dhe gjithkund ku parat\u00eb fitohen me nj\u00eb telefon nga zyra e vajz\u00ebs s\u00eb kryeministrit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kam par\u00eb se serb\u00ebt po ndjeheshin mir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, madje po fitonin miliona euro nga parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Sllobodan Markovi\u00e7 nj\u00eb serb i Beogradit q\u00eb ka regjistruar nj\u00eb filial t\u00eb nj\u00eb firme t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Austri, ka fituar rreth 100 milion\u00eb euro pun\u00eb publike, duke pasur partner Fahri Balliun, nj\u00eb botues t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Ai ka marr\u00eb parat\u00eb prej dy vitesh q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb segmentin rrugor Vlor\u00eb-Levan, Tepelen\u00eb-Fratar dhe mbikalimin n\u00eb hyrje t\u00eb Tiran\u00ebs. Nga k\u00ebto tri pun\u00eb ka p\u00ebrfunduar vet\u00ebm mbikalimin n\u00eb hyrje t\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi skandaloze. Kompania s\u2019ka asnj\u00eb traktor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe punon me mjete t\u00eb marra me qira. Pra shihet qart\u00eb se kemi nj\u00eb veprimtari t\u00eb past\u00ebr sekser\u00ebsh n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb. Dhe ky nder prej s\u00eb paku 100 milion\u00eb eurosh i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb serbi.<\/p>\n<p>Mbaj mend se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb ky serb u b\u00eb milioner me parat\u00eb tona, Drejtoria e Rrug\u00ebve skualifikoi t\u00eb vetmin kosovar, Fadil Byty\u00e7in, nga nj\u00eb segment 5 km q\u00eb kishte fituar n\u00eb Rrug\u00ebn e Arbrit. Po k\u00ebshtu, kompania \u201cRudnap\u201d, q\u00eb realisht ka pronar Lazarevi\u00e7in, nj\u00eb lider populist, nacionalist, antishqiptar t\u00eb Malit t\u00eb Zi, s\u00eb bashku me Damir Fazlli\u00e7in kan\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2008 rreth 70 milion\u00eb euro nga shitja e energjis\u00eb elektrike n\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e Beogradit me baz\u00eb anonime n\u00eb Qipro, pas s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndron Marko Milloshevi\u00e7, na ka shitur kompjuter\u00ebt p\u00ebr shkollat shqiptare. Dhe t\u00eb mendosh q\u00eb asnj\u00eb biznes i Kosov\u00ebs nuk ka mundur t\u00eb marr\u00eb dot dhe nj\u00eb rrug\u00eb apo nj\u00eb tender publik, ngjan m\u00eb shum\u00eb sesa ironi e fatit, n\u00ebn regjimin e nj\u00eb kryeministri q\u00eb \u201cp\u00ebrlotet\u201d, kur kalon kufirin mes shqiptar\u00ebve, por q\u00eb lezetohet, kur serb\u00ebt b\u00ebjn\u00eb ligjin me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb. Deri dhe raketa krahu kemi bler\u00eb nga Serbia me parat\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2007, pa na u dashur, dhe druaj se ia kemi shitur Hezbollahut.<\/p>\n<p><em>A jeni ankuar p\u00ebr k\u00ebto sulme edhe n\u00eb organizatat dhe komunitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb globit?<\/em><\/p>\n<p>Jo, nuk jam ankuar, por reagime ka pasur nga vet\u00eb ato. Ka pasur nj\u00eb solidaritet q\u00eb shpesh m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehem keq p\u00ebr vendin tim. Jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm se problemet e mia e kan\u00eb vonuar integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian dhe kjo s\u2019m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem mir\u00eb. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia ime. \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vonohemi dhe t\u00eb hyjm\u00eb si evropian\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb se sa t\u2019i g\u00ebnjejm\u00eb dhe t\u00eb na mbajn\u00eb te dera p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb \u201ckarantin\u00eb\u201d p\u00ebr t\u2019u dezinfektuar.<\/p>\n<p><em>Z. Baze, ju keni nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb edhe lidhur me gazet\u00ebn tuaj, \u201cTemA\u201d, a mund t\u00eb na flisni m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/em><\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb quhet m\u00eb mosmarr\u00ebveshje. Ka 11 muaj q\u00eb gazeta \u00ebsht\u00eb zbuar nga zyrat e saj dhe shtypshkronja mbahet e rrethuar me polic\u00eb. Gazeta ka pasur nj\u00eb kontrat\u00eb 20-vje\u00e7are investimesh me koncesion, dhe ka qen\u00eb e detyruar t\u00eb investonte brenda nj\u00eb viti 480 mij\u00eb euro. Ne arrit\u00ebm ta b\u00ebjm\u00eb, nd\u00ebrtuam nj\u00eb shtypshkronj\u00eb dhe ri-konstruktuam gjith\u00eb mjedisin e dh\u00ebn\u00eb me koncesion p\u00ebr 20 vjet. Sapo p\u00ebrfunduam gjith\u00e7ka, qeveria na bllokoi me polic\u00eb dhe na zboi. Gjykata urdh\u00ebroi qeverin\u00eb t\u00eb mos nd\u00ebrhynte, por nuk e pyeti askush. Gazetar\u00ebt mbet\u00ebn rrug\u00ebve dhe mor\u00ebm nj\u00eb zyr\u00eb private me qira, nd\u00ebrsa shtypshkronja po kalbet brenda n\u00ebn \u201cvigjilenc\u00ebn\u201d e polic\u00ebve.<\/p>\n<p><em>Qeveria shqiptare ka k\u00ebrkuar largimin tuaj nga ajo pjes\u00eb. A mendoni se kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr ta d\u00ebmtuar pun\u00ebn tuaj si botues?<\/em><\/p>\n<p>Qeveria shpresonte t\u00eb bllokonte botimin e gazet\u00ebs dhe t\u00eb shmangte burimin e financimit p\u00ebr mbijetes\u00ebn e gazet\u00ebs q\u00eb ishte shtypshkronja. Realisht na d\u00ebmtoi shum\u00eb, thuajse na shkat\u00ebrroi, por nuk na zhduku dot. Ne mbijetuam. Natyrisht, pak\u00ebsuam faqet dhe stafin, jemi futur n\u00eb detyrime t\u00eb reja financiare, por ende botohemi. Dhe kjo na b\u00ebn t\u00eb ndihemi mir\u00eb.<\/p>\n<p><em>Tashm\u00eb a \u00ebsht\u00eb rregulluar kjo \u00e7\u00ebshtje edhe cila \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebdalja juaj?<\/em><\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjyq dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjyq p\u00ebr disa vite. Presioni politik mbi gjykatat \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb, por ne nuk \u00ebsht\u00eb se presim ndonj\u00eb rikthim aty. Duam thjesht t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehemi p\u00ebr d\u00ebmin e shkaktuar. Nuk besoj se do t\u00eb marrim ndonj\u00ebher\u00eb qoft\u00eb dhe nj\u00eb euro, n\u00ebse vazhdon ky raport i gjyq\u00ebsorit me politik\u00ebn dhe kjo arroganc\u00eb e pushtetit politik ndaj tij. Po shpresojm\u00eb se tani kemi nj\u00eb axhend\u00eb evropiane si vend dhe Gjykata e Strasburgut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p><em>Sa \u00ebsht\u00eb e rrezikshme gazetaria investigative n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e rrezikshme si n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri para-demokratike. Problem i madh \u00ebsht\u00eb se askush nuk reagon p\u00ebr provat q\u00eb publikon ligj\u00ebrisht. Prokuroria nuk t\u00eb ndjek p\u00ebr t\u00eb verifikuar faktet dhe qeveria injoron reagimin. Kjo e kalon gjith\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde si gazetar n\u00eb informalitet dhe pastaj ndeshesh me vet\u00ebgjyq\u00ebsin\u00eb e bandit\u00ebve t\u00eb till\u00eb si ai q\u00eb m\u2019u shfaq nj\u00eb nat\u00eb n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb ku isha bashk\u00eb me dy koleg\u00ebt e mi. Kjo e b\u00ebn t\u00eb rrezikshme pun\u00ebn ton\u00eb, pasi n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre qeveria p\u00ebrpiqet t\u00eb na hedh\u00eb si nj\u00eb cop\u00eb mishi n\u00eb nofullat e mafies.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb po shkruaj, n\u00eb faqe t\u00eb par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs kam botuar nj\u00eb skandal t\u00eb ri t\u00eb Damir Fazlli\u00e7it. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb ka shitur nj\u00eb kompani t\u00eb falimentuar n\u00eb Shqip\u00ebri, 1.3 milion\u00eb euro te nj\u00eb serb i Beogradit. Kompania madje \u00ebsht\u00eb pa aktivitet dhe me borxhe n\u00eb tatime n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb pastrim i past\u00ebr parash dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si parat\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb informalitet nga Tirana n\u00eb Beograd. Dikush duhet t\u00eb dal\u00eb e ta ndal\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Un\u00eb thjesht e botoj dhe mund t\u00eb kem pasoja fizike, por Shqip\u00ebria po rr\u00ebnohet dhe po posht\u00ebrohet, pasi tashm\u00eb pushtetin e saj e kan\u00eb kapur segmentet m\u00eb t\u00eb kualifikuara t\u00eb ish-mafies jugosllave dhe Kamorr\u00ebs q\u00eb po investon fabrikat e \u00e7imentos n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><em>Cila mendoni se \u00ebsht\u00eb gjendja e gazetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/em><\/p>\n<p>Gazetaria \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb keqe, kurse gazetar\u00ebt jo dhe aq keq. Gazetaria \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb keqe, pasi ka shum\u00eb pak autor\u00eb me autoritet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb integritet publik dhe thellohen pas asaj q\u00eb ndodh. Nj\u00eb rrezik i madh n\u00eb gazetarin\u00eb shqiptare po b\u00ebhet ushtria e madhe e reporter\u00ebve t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb gazetarie konformiste q\u00eb po kultivohet, po edukohen t\u00eb mos kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh, por vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb se \u00e7far\u00eb thuhet dhe t\u00eb b\u00ebhen thjesht korrier\u00eb robotik\u00eb t\u00eb lajmit. Kjo po na fut n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb sofistikuar t\u00eb manipulimit p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me publikun dhe po shmang gazetar\u00ebt nga informacioni autentik, dhe shkuarja te burimi. Nga ana tjet\u00ebr, kur them se gazetar\u00ebt nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje dhe aq t\u00eb keqe, kam parasysh se po kultivohet dhe nj\u00eb rac\u00eb gazetar\u00ebsh \u201caristokrat\u00eb\u201d, q\u00eb paguhen shtrenjt\u00eb, dhe ata po b\u00ebhen frym\u00ebzues t\u00eb gazetaris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Dita e tyre nis me shqet\u00ebsimin se si do t\u00eb k\u00ebnaqej m\u00eb shum\u00eb kryeministri sonte dhe si e ka pritur ai emisionin e djesh\u00ebm. Duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gazetari protokolli, duke e p\u00ebrdor prezenc\u00ebn n\u00eb studio t\u00eb Sali Berish\u00ebs p\u00ebr biznese t\u00eb nes\u00ebrmen e daljes s\u00eb tij, duke krijuar legjenda p\u00ebr bisedat pas emisionit kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb me kryeministrin, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb prodhohet nj\u00eb trafik i t\u00ebr\u00eb interesash q\u00eb pasurojn\u00eb deri n\u00eb milioner\u00eb disa figura groteske t\u00eb gazetaris\u00eb konformiste dhe prodhojn\u00eb model t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt e rinj. Kam frik\u00eb se disa shenja t\u00eb k\u00ebsaj gazetarie mitomane dhe konformiste po shfaqen dhe te gazetar\u00eb ende t\u00eb rinj n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><em>Sa mund t\u00eb respektohet liria e shprehjes atje?<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebtu ekziston nj\u00eb sistem pluralist demokratik, q\u00eb ti mund t\u00eb thuash t\u00eb v\u00ebrtetat e tua, por jo kudo, dhe jo pa \u00e7mim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb thuhet se ne kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flasim e t\u00eb shkruajm\u00eb, por shum\u00eb pak respektohet ajo q\u00eb ti thua. Dhe shpeshher\u00eb mungesa e respektit d\u00ebshmohet dhe me dhun\u00eb, fizike ose institucionale.<\/p>\n<p><em>Z. Baze, sipas mendimit tuaj, sa \u00ebsht\u00eb n\u00eb hap gazetaria n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb krahasim me vendet e rajonit?<\/em><\/p>\n<p>Mendoj se jemi vendi i fundit i rajonit sa i p\u00ebrket shtypit t\u00eb shkruar. Edhe Kosova e ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb gazetarin\u00eb e shkruar se ne. Kemi ecur p\u00ebrpara n\u00eb infrastruktur\u00ebn televizive, por jo n\u00eb gazetarin\u00eb televizive. Ne kemi televizione t\u00eb forta dhe paketa dixhitale konkurrente si DigitAlb apo Tring, kemi televizione t\u00eb mirorganizuara si Top Channel, Vizion Plus ose Klan, kemi show t\u00eb mir\u00eb dhe shpeshher\u00eb dhe spektakle t\u00eb mira, por kemi pak gazetari televizive. Ajo \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb hapat e para t\u00eb saj. Kemi shum\u00eb protokoll dhe shum\u00eb sh\u00ebrbime politike n\u00eb lajme, aq sa dhe nga renditja e lajmeve e kupton se \u00e7far\u00eb nuk do q\u00eb t\u00eb thuash p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb dit\u00ebs. \u00cbsht\u00eb pozitiv fakti q\u00eb nj\u00eb investitor i huaj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb \u201cWAZ Group\u201d nga Gjermania, ka hyr\u00eb tani si pronar i Vizion Plusit dhe kjo mund t\u00eb rris\u00eb distanc\u00ebn e medies nga politika n\u00ebn shembullin e nj\u00eb gazetarie per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><em>Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr gazetarin\u00eb tashm\u00eb n\u00eb shtetin m\u00eb t\u00eb ri, n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p>Un\u00eb jam vet\u00eb nj\u00eb gazetar \u201ci vjet\u00ebr\u201d i Kosov\u00ebs dhe kam marr\u00ebdh\u00ebnie thuajse personale me gazetar\u00ebt e njohur n\u00eb Kosov\u00eb. Vazhdoj t\u00eb ruaj mendimin se shtypi i shkruar n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se shtypi i shkruar n\u00eb Shqip\u00ebri, kurse media televizive \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb mbrapa. Arsyeja nuk \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka vlera, por se media televizive do investitor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, dhe vet\u00ebm nj\u00eb shoq\u00ebri si ajo e Shqip\u00ebris\u00eb, ku politika dhe biznesi i medies u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb, mund t\u00eb prodhonte par\u00e1 p\u00ebr medie t\u00eb tilla gjigante, si\u00e7 jan\u00eb krijuar atje. Shpresoj q\u00eb ju t\u00eb ecni ngadal\u00eb, por fatmir\u00ebsisht jo n\u00ebn shembullin ton\u00eb, jo n\u00ebn \u201cfrym\u00ebzimin\u201d ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga M. Jahiri Intervist\u00eb e botuesit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d, Mero Baze, p\u00ebr shtypin e Kosov\u00ebs Z. Baze, a mund t\u00eb na tregoni se \u00e7far\u00eb ndodhi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nat\u00ebn kur ju u sulmuat nga biznesmeni Rezart Ta\u00e7i? \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka banale t\u00eb p\u00ebrshkruash si t\u00eb sulmojn\u00eb kur je duke pir\u00eb kafe me dy koleg\u00eb pas pun\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>&quot;Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&quot;Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt&quot; - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga M. Jahiri Intervist\u00eb e botuesit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d, Mero Baze, p\u00ebr shtypin e Kosov\u00ebs Z. Baze, a mund t\u00eb na tregoni se \u00e7far\u00eb ndodhi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nat\u00ebn kur ju u sulmuat nga biznesmeni Rezart Ta\u00e7i? \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka banale t\u00eb p\u00ebrshkruash si t\u00eb sulmojn\u00eb kur je duke pir\u00eb kafe me dy koleg\u00eb pas pun\u00ebs. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-11-19T22:02:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8220;Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt&#8221;\",\"datePublished\":\"2009-11-19T22:02:36+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-19T22:02:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/\"},\"wordCount\":2918,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/\",\"name\":\"\\\"Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt\\\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg\",\"datePublished\":\"2009-11-19T22:02:36+00:00\",\"dateModified\":\"2009-11-19T22:02:36+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\"Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga M. Jahiri Intervist\u00eb e botuesit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d, Mero Baze, p\u00ebr shtypin e Kosov\u00ebs Z. Baze, a mund t\u00eb na tregoni se \u00e7far\u00eb ndodhi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nat\u00ebn kur ju u sulmuat nga biznesmeni Rezart Ta\u00e7i? \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka banale t\u00eb p\u00ebrshkruash si t\u00eb sulmojn\u00eb kur je duke pir\u00eb kafe me dy koleg\u00eb pas pun\u00ebs. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-11-19T22:02:36+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8220;Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt&#8221;","datePublished":"2009-11-19T22:02:36+00:00","dateModified":"2009-11-19T22:02:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/"},"wordCount":2918,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/","name":"\"Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt\" - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg","datePublished":"2009-11-19T22:02:36+00:00","dateModified":"2009-11-19T22:02:36+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/mero_baze.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/berisha-derdh-lot-krokodili-per-kosoven-dhe-miliarda-per-serbet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;Berisha derdh \u201clot krokodili\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe miliarda p\u00ebr serb\u00ebt&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/418"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/418\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}