{"id":4126,"date":"2010-10-02T21:35:33","date_gmt":"2010-10-02T20:35:33","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4126"},"modified":"2010-10-02T21:35:33","modified_gmt":"2010-10-02T20:35:33","slug":"lindja-ime-lis-bukuroca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/","title":{"rendered":"Lindja Ime (Lis Bukuroca)"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/naser_aliu.jpg\" alt=\"\" title=\"Naser Aliu\" width=\"150\" height=\"112\" class=\"alignright size-full wp-image-4127\" \/><\/p>\n<p><strong>Naser Aliu<\/strong>, <em>02.10.2010<\/em><\/p>\n<p>Shkruaje dat\u00ebn, muajin dhe vitin, tha gruaja e par\u00eb.<br \/>\nNuk duhet, tha e dyta: shkruaje Sh\u00ebmitri, kjo mjafton. Djal\u00eb qenka, oh, sa mrekulli, b\u00ebrtit\u00ebn grat\u00eb nj\u00ebz\u00ebri. P\u00ebrnj\u00ebher\u00eb pash disa koka, q\u00eb m\u00eb v\u00ebshtruan nd\u00ebrmjet k\u00ebmb\u00ebve. Nga g\u00ebzimi, q\u00eb pash\u00eb n\u00eb fytyrat e tyre, kuptova se pask\u00ebsha lindur me vegla t\u00eb mira dhe shum\u00eb fitimprur\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb: vegla p\u00ebr krenari dhe t\u00eb liruara nga paragjykimet, q\u00eb sigurojn\u00eb n\u00ebnshtrimin e atyre q\u00eb nuk i kan\u00eb. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, u habita dhe nuk kuptoja pse para se t\u00eb m\u00eb shikonin n\u00eb fytyr\u00eb, m&#8217; i ngul\u00ebn syt\u00eb mu posht\u00eb dhe mbylla syt\u00eb nga turpi. K\u00ebtu mendova se pask\u00ebsha ardhur n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mrekullueshme, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku mjafton t\u00eb lindesh me &#8220;hashim&#8221; dhe t&#8217; i kesh pun\u00ebt mir\u00eb.<br \/>\nM\u00eb n\u00eb fund, u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb.<br \/>\nU b\u00ebft\u00eb doktor, tha z\u00ebri tjet\u00ebr.<br \/>\nU b\u00ebft\u00eb hoxh\u00eb, shtoi z\u00ebri i tret\u00eb.<br \/>\nM&#8217; i jep g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt, tha nj\u00eb grua e trash\u00eb, q\u00eb m\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb.<br \/>\nE pata, thash me vete. Tani m\u00eb infektojn\u00eb me ato g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb t\u00eb ndryshk\u00ebta dhe ia plasa vajit. Askush nuk ma vuri veshin. Aty kuptova se protesta paq\u00ebsore, nuk b\u00ebnte shum\u00eb pun\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Madje, nj\u00ebra grua tha: le t\u00eb qaj\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb, k\u00ebshtu i forcohen muskujt&#8230;<br \/>\nNgadal\u00eb, u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb i but\u00eb dhe me plot bashk\u00ebndijesi. A nuk shihni sa i brisht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb?<br \/>\nKush m\u00eb mbron mua, pyeta me vete. Pse \u00ebsht\u00eb e k\u00ebputur kjo grua, sa dhimbje p\u00ebrjetoi p\u00ebr t\u00eb gj\u00ebmuar me at\u00eb z\u00eb t\u00eb shterur?<br \/>\nJepja mamit tash, tha nj\u00eb grua duke ia marr\u00eb tjetr\u00ebs g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt nga dora. Ajo m\u00eb mori mbi gjoks si nj\u00eb kup\u00eb, m\u00eb v\u00ebshtroi me lot n\u00eb sy dhe m\u00eb puthi n\u00eb faqe.<br \/>\nN\u00eb dhom\u00eb nj\u00eb qilim me plot vizatime, n\u00eb mes t\u00eb dhom\u00ebs nj\u00eb kazan i varur nga dilte avulli. N\u00eb mur nj\u00eb \u00e7ifte e varur. Nga jasht\u00eb v\u00ebrshonte drita brenda, q\u00eb m\u00eb vriste shikimin gjersa di\u00e7ka e bardh\u00eb flok\u00eb-flok\u00eb binte nga qielli.<br \/>\nUh, sa i keq, tha gjyshja e par\u00eb. Krejt si daja, edhe hund\u00ebn e paska t\u00eb madhe, mu si ai.<br \/>\nJo, jo, tha gjyshja e dyt\u00eb, hund\u00ebn e paska si sqep shqiponje, tamam hund\u00eb shqiptare, hund\u00eb mal\u00ebsori, k\u00ebrrab\u00eb, a nuk e sheh? I bukur si daja. Mu k\u00ebshtu edhe duhet, shtoi ajo.<br \/>\nJo, tha nj\u00eb grua tjet\u00ebr, krejt\u00ebsisht si babi, vet\u00ebm syt\u00eb nuk i paska t\u00eb kalt\u00ebr&#8230;<br \/>\nOh, xhuxhi i hall\u00ebs, tha tjetra duke u p\u00ebrkulur pran\u00eb, qenke krejt si gjyshi&#8230;me p\u00ebrjashtim t\u00eb hund\u00ebs, shtoi ajo dhe u ul\u00eb n\u00eb minder duke i rrudhur buz\u00ebt. Biseda e gjysheve dhe hallave nuk pushonte dhe her\u00eb i ngjaja babit, her\u00eb daj\u00ebs, her\u00eb isha nj\u00eb kompozicion i gjyshit nga n\u00ebna dhe i gjyshit nga babi, pastaj si gjyshja nga n\u00ebna, pastaj si gjyshja nga babi, pastaj si mami, her\u00eb askujt. Vet\u00ebm veglat nuk dihej se kush i kishte si t\u00eb miat. Ato nuk i krahasonin, p\u00ebrndryshe m&#8217; i analizuan t\u00eb gjitha gjymtyr\u00ebt, nj\u00ebr\u00ebn pas tjetr\u00ebs. U d\u00ebshp\u00ebrova r\u00ebnd\u00eb duke menduar se kisha thyer t\u00eb gjitha rregullat e lindjes dhe toleranc\u00ebs s\u00eb kopjimit. Ky zhg\u00ebnjim m\u00eb nxiti t\u00eb lotoj edhe m\u00eb shum\u00eb dhe \u00e7aravesha goj\u00ebn. Aq sa m\u00eb shikonin, aq m\u00eb shum\u00eb shumoheshin krahasimet dhe mor\u00ebn tat\u00ebpjet\u00ebn, n\u00eb fund dola beter, si askush, beter sa s&#8217; b\u00ebhet m\u00eb!<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast vrapuan dy vog\u00eblush n\u00eb dhom\u00eb.<br \/>\nMami, ku e more k\u00ebt\u00eb bebe, pyeti motra.<br \/>\nE gjet\u00ebm n\u00eb kopsht, iu p\u00ebrgjigj mami.<br \/>\nJo, jo, te kungujt, tha nj\u00eb grua tjet\u00ebr, a nuk sheh sa kok\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka, kryengull dhe u qesh me t\u00eb madhe. Mami m\u00eb shtr\u00ebngoi leht\u00eb pran\u00eb vetes.<br \/>\nDjali i dyt\u00eb! I lindsh dhjet\u00eb, sa bukur, ti je fisnike e v\u00ebrtet\u00eb, i tha gjyshi mamit. Mami nuk foli, por vet\u00ebm buz\u00ebqeshi n\u00eb shenj\u00eb fal\u00ebnderimi. Derisa ajo ishte shtatz\u00ebn\u00eb kishte jetuar n\u00eb nj\u00eb ankth dhe trishtim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. Her\u00eb i thoshin se forma e barkut tregonte se do t\u00eb lind\u00eb djal\u00eb, her\u00eb po ajo form\u00eb, d\u00ebshmonte se do t\u00eb lindte vajz\u00eb. Te ne, n\u00eb mal\u00ebsi, vrasja ishte e r\u00ebndomt\u00eb dhe ishin vrar\u00eb shum\u00eb burra dhe k\u00ebshtu n\u00eb fisin ton\u00eb, gjithmon\u00eb mbijetonte nj\u00eb djal\u00eb p\u00ebr ta vazhduar loz\u00ebn. Kanuni na m\u00ebsonte kur t\u00eb vrasim, si t\u00eb vrasim dhe pse t\u00eb vrasim shqiptar\u00eb. Prandaj, detyr\u00eb kryesore e mamit ishte t\u00eb lindte sipas nevoj\u00ebs s\u00eb fisit: djem, sa m\u00eb shum\u00eb djem, jo sipas qejfit dhe rast\u00ebsis\u00eb, por sipas nevoj\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs. Mami kishte gabuar me lindjen e par\u00eb dhe kishte sjell\u00eb n\u00eb bot\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb, pastaj, pas k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb shumta dhe pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb t\u00eb theksuar, kishte korrigjuar gabimin dhe kishte lindur nj\u00eb djal\u00eb.<br \/>\nGjersa babi m\u00eb shikonte nga larg\u00ebsia, u afruan dy plaka, ngrit\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri mbules\u00ebn dhe m\u00eb p\u00ebshtyn te veglat: tfu, tfu, tfu, heh, tash nuk e kap m\u00eb syri i keq, tha nj\u00ebra prej tyre. Sapo ra terri, ndez\u00ebn nj\u00eb llamb\u00eb gazi dhe nuk pushonin vajtje-ardhjet. Ma ngrinin kok\u00ebn, ma ulnin p\u00ebrs\u00ebri, fusnin di\u00e7ka brenda dhe e lavd\u00ebronin mamin pse kishte ditur t\u00eb lind si duhet, e nuk kishte b\u00ebr\u00eb si disa gra t\u00eb pafytyra, q\u00eb kishin lindur nga tet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb &#8220;\u00e7ika&#8221; derisa kishin lindur nj\u00eb djal\u00eb. Kjo ishte edhe arsyeja pse m\u00eb fusnin lek\u00eb n\u00ebn jast\u00ebk. Sa leht\u00eb po fituakan lek\u00ebt, thash me vete. Kaq i vog\u00ebl e m\u00eb japin aq shum\u00eb lek\u00eb, po a thua sa m&#8217; i falin n\u00ebse ia tregoj katundit kur t\u00eb rritem? Gjyshi b\u00ebri shenj\u00eb me kok\u00eb dhe babi mori \u00e7iften nga muri, doli n\u00eb oborr dhe shtiu dy her\u00eb. Djali i dyt\u00eb. Babi kishte mbetur vet, sepse partizan\u00ebt serb ia pat\u00ebn pushkatuar v\u00ebllan\u00eb&#8230;<br \/>\nA ia keni futur revolen n\u00ebn kok\u00eb, pyeti gjyshi kur babi mbylli der\u00ebn pas vete. \u00cbsht\u00eb mashkull dhe duhet ta mbroj\u00eb oxhakun. Babi vari pushk\u00ebn, mori di\u00e7ka nga dollapi dhe ia l\u00ebshoi mamit n\u00eb dor\u00eb. Mami b\u00ebri sikur po e fuste n\u00ebn kok\u00ebn time dhe e shtyu tutje.<br \/>\nPo emrin?<br \/>\n&#8220;Kurt&#8221;, t\u00eb st\u00ebrgjyshit! &#8220;Kurt&#8221; ka vite q\u00eb nuk kemi pag\u00ebzuar f\u00ebmij\u00eb, tha nj\u00eb hall\u00eb&#8230;<br \/>\nJo, &#8220;Kol\u00eb&#8221;, tha plaka tjet\u00ebr, t\u00eb st\u00ebrgjyshit nga n\u00ebna. Ai ishte i men\u00e7ur, shum\u00eb i men\u00e7ur p\u00ebrs\u00ebriti ajo duke i v\u00ebshtruar t\u00eb pranishmit dhe duke k\u00ebrkuar pajtimin e tyre&#8230;<br \/>\nJo se ata ishin llatin, katolik, u d\u00ebgjua z\u00ebri i nj\u00eb plaku n\u00eb dhom\u00eb, \u00ebsht\u00eb marre&#8230;!<br \/>\nE gjeta, e gjeta, tha halla tjet\u00ebr: MURAT! Si sulltan Murati.<br \/>\nJo, jo, kuku p\u00ebr neve&#8230; Murati \u00ebsht\u00eb turk, pastaj na ka pushtuar, nuk b\u00ebn, \u00ebsht\u00eb haram, u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb tjet\u00ebr. Un\u00eb i currova vesh\u00ebt dhe prisja n\u00eb cilin kontinent do t\u00eb ndalen.<br \/>\n\u00c7&#8217; mendoni p\u00ebr &#8220;Naser&#8221;, tha kush\u00ebriri i babit, xha Mahmuti duke hyr\u00eb n\u00eb der\u00eb dhe u ngrit\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb. M\u00eb b\u00ebni k\u00ebt\u00eb nder, shtoi ai derisa po ulej. &#8220;Naseri&#8221; \u00ebsht\u00eb shok me Titon. Tito na don\u00eb shum\u00eb neve&#8230;<br \/>\nAshtu u b\u00ebft\u00eb, e nd\u00ebrpreu gjyshi. Babi nuk foli. Mami ofshani. Pas pak ia soll\u00ebn xha Mahmutit g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt e vjetra dhe ai m&#8217; i preu pak\u00ebz flok\u00ebt.<br \/>\nTi do t\u00eb b\u00ebhesh kryetar, un\u00eb jam kumbari jot, m\u00eb tha ai duke m\u00eb par\u00eb n\u00eb sy. Sigurisht revolen e ke n\u00ebn kok\u00eb, sipas zakonit dhe mund ta mbrosh kolltukun, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb burrat e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nA s&#8217; ishte m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb em\u00ebr shqip, pyeti mami me gjysm\u00eb z\u00eb. Babi e v\u00ebshtroi me nj\u00eb shikim k\u00ebrc\u00ebnues dhe asaj nuk iu d\u00ebgjua z\u00ebri m\u00eb. At\u00ebher\u00eb grat\u00eb kishin t\u00eb drejta t\u00eb mendonin, por jo t\u00eb diskutonin, e aq m\u00eb pak t\u00eb b\u00ebnin propozime e diskutime. Madje as p\u00ebr t\u00eb menduar nuk kishin shum\u00eb koh\u00eb, por, duhet t\u00eb punonin me vesh\u00eb t\u00eb curruar se nevojiteshin p\u00ebr sh\u00ebrbime dhe duhej t\u00eb plot\u00ebsonin \u00e7do k\u00ebrkes\u00eb. N\u00eb \u00e7do \u00e7ast. Dit\u00ebn dhe nat\u00ebn.<br \/>\nKy em\u00ebr nuk m\u00eb p\u00eblqeu aspak. Do t\u00eb protestoj ashp\u00ebr, me k\u00ebmb\u00ebngulje dhe ia plasa t\u00eb qarit. Po qe se nuk ma nd\u00ebrroni emrin, thash me vete, nuk do t\u00eb l\u00eb njeri t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjum\u00eb. Qava, qava e qava. Para se t\u00eb shkonin n\u00eb shtrat Babi u ngrit dhe b\u00ebrtiti: mbylle at\u00eb po\u00e7k\u00eb, se t\u00eb hodha nga ballkoni! I pash dy sy t\u00eb kalt\u00ebr e k\u00ebrc\u00ebnues, q\u00eb m\u00eb shpejtuan pulsin e zemr\u00ebs nga frika e madhe. K\u00ebtu u habita, por pas krenaris\u00eb, u p\u00ebrballa me realitetin fluturues.<br \/>\nShko shpejt n\u00eb nevojtore i tha dikush hall\u00ebs s\u00eb trash\u00eb, q\u00eb e th\u00ebrrisnin &#8220;bullgare&#8221; p\u00ebr shkak t\u00eb mrrolave dhe karakterit t\u00eb keq q\u00eb kishte. Pas disa \u00e7asteve ajo u kthye me nxitim me nj\u00eb shishe n\u00eb dor\u00eb.<br \/>\nT&#8217; ia lajm\u00eb syt\u00eb me uj\u00eb &#8220;qenefi&#8221;, se e kan\u00eb marr\u00eb m\u00ebsysh! E keqja luftohet vet\u00ebm me t\u00eb keqen, shtoi ajo.<br \/>\nPas nj\u00eb jave, vendosa ta ndryshoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e kund\u00ebrshtimit: nuk do t\u00eb pi qum\u00ebsht m\u00eb! T\u00ebr\u00eb dit\u00ebn b\u00ebra ball\u00eb. N\u00ebna kishte frik\u00eb se po vdisja dhe m\u00eb rrinte af\u00ebr. Aty nga mbr\u00ebmja erdhi m\u00ebsuesi i fshatit dhe kur i treguan, ai u mendua ca dhe tha: kjo \u00ebsht\u00eb grev\u00eb urie, nuk di si ta shpjegoj ndryshe dhe m&#8217; u afrua: n\u00eb fisin ton\u00eb, askush nuk brengoset n\u00ebse ti vdes nga uria. Mos u merr me k\u00ebso budallall\u00ebqe, m\u00eb tha ai. Ky ishte ballafaqimi i dyt\u00eb me bot\u00ebn reale.<br \/>\nP\u00ebrs\u00ebri ia nisa me vaje, sepse m\u00eb leht\u00eb ishte t\u00eb qaja se t\u00eb b\u00ebja grev\u00eb urie dhe pas nj\u00eb jave babi m\u00eb tha: d\u00ebgjo ti qaraman, ti nuk e meriton k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, prej sot do t\u00eb quhesh Qaraman. Un\u00eb pushova, m\u00eb mir\u00eb Qaraman se Naser thash me vete. S\u00eb paku shqip. T\u00eb nes\u00ebrmen kuptova se isha mashtruar, kur d\u00ebgjova v\u00ebllan\u00eb duke th\u00ebn\u00eb:&#8221; Sa i vog\u00ebl Naseri!&#8221;<br \/>\nN\u00eb mosh\u00ebn shtat\u00eb vje\u00e7are motra duhej t\u00eb shkonte n\u00eb shkoll\u00eb. Nj\u00eb jav\u00eb para se t&#8217; ia niste m\u00ebsimi, babi e pyeti mamin p\u00ebr dat\u00eblindjet.<br \/>\n\u00c7ika ka lindur n\u00eb mes t\u00eb ver\u00ebs para shtat\u00eb vjet\u00ebve, tha ajo pasi u mendua pak. Djali i par\u00eb nja gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, nja dyt\u00eb jav\u00eb para Dit\u00ebs s\u00eb Madhe. Dita e Madhe ishte Krishtlindja, q\u00eb po festohej te ne akoma, pa ditur se nuk ishte fest\u00eb myslimane&#8230;<br \/>\nPo sa vjet i ka, pyeti babi duke humbur durimin&#8230;<br \/>\nDuhet t&#8217; i b\u00ebj\u00eb pes\u00eb, tha ajo. Naseri ka lindur n\u00eb Sh\u00ebmit\u00ebr, vazhdoi mami, kurse \u00e7ika e dyt\u00eb &#8230;<br \/>\nHeh, fisnike hej, dhe ti mendon se i mbaj n\u00eb mend deri te Gjendja Civile, tha babi dhe u nis\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr ta thjesht\u00ebsuar regjistrimin te Gjendja Civile babi i tha ofiqarit se \u00e7do f\u00ebmij\u00eb ishte dy vjet m\u00eb i vog\u00ebl se tjetri, duke u nisur nga f\u00ebmija i par\u00eb. Mir\u00ebpo, k\u00ebtu doli nj\u00eb gabim, motra ime e vog\u00ebl nuk mund t\u00eb kishte lindur, edhe pse ajo ishte e gjall\u00eb, kurse mami ishte p\u00ebrs\u00ebri shtatz\u00ebn\u00eb. Ofiqari mori nj\u00eb let\u00ebr dhe nisi t&#8217; i largoj\u00eb nga nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muaj p\u00ebraf\u00ebrsisht, si\u00e7 tha mami dhe dat\u00eblindjet i zgjodh\u00ebn me ofiqarin.<br \/>\nPo, po, pes\u00eb \u00ebsht\u00eb num\u00ebr i mir\u00eb, tjetrin shkruajeni pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, tjetrin nj\u00ebzetepes\u00eb dhe \u00e7ik\u00ebn e fundit tridhjet\u00eb, tha babi pak i leht\u00ebsuar se u gjet nj\u00eb zgjidhje.<br \/>\nNuk b\u00ebn tridhjet\u00eb, tha ofiqari duke ngritur kok\u00ebn.<br \/>\nSi nuk b\u00ebn, pyeti babi gati i shqet\u00ebsuar.<br \/>\nNuk b\u00ebn se muaji fror kishte vet\u00ebm 28 dit\u00eb, tha ai gjersa shkruante. N\u00eb fund u mor\u00ebn vesh ta shkruanin motr\u00ebn e vock\u00ebl me 28 fror&#8230;<br \/>\nSa m\u00eb shum\u00eb ikte koha, aq m\u00eb shum\u00eb m&#8217; u ngjit emri. Pastaj u shp\u00ebrngul\u00ebm nga mal\u00ebsia n\u00eb qytet dhe braktisa lodrat e mia: pellush\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb. Nuk kisha ari t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr ta p\u00ebrqafuar nat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb fjetur me t\u00eb, por luaja me arinjt\u00eb e vegj\u00ebl e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb dilnin nga mali. Edhe me lepuj. Me k\u00eblysh. Me qengja. Madje, nj\u00eb her\u00eb isha takuar me ujkun e v\u00ebrtet\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb dhe nuk ia pata l\u00ebshuar rrug\u00ebn. Ai m\u00eb pat shikuar bukur gjat\u00eb n\u00eb sy, por ku pa se un\u00eb nuk po largohesha, tundi bishtin dhe iku. Edhe n\u00eb qytet nuk ishte shum\u00eb ndryshe nga mal\u00ebsia. Ne, djemt\u00eb, q\u00eb kishim pasur fat t\u00eb lindemi me vegla t\u00eb mira, dilnim kur t\u00eb donim n\u00eb qytet, nd\u00ebrkaq, vajzat kishin truproje t\u00eb armatosur me vete. Bukuroshet zakonisht ruheshin nga nj\u00eb v\u00eblla, i cili shum\u00eb her\u00eb mbushte xhepat me gur\u00eb dhe kush ia shikonte motr\u00ebn, fitonte nj\u00eb gung\u00eb n\u00eb kok\u00eb! Kjo ishte epoka e gurit, sepse guri sh\u00ebrbente si arm\u00eb fillestare: pasonin grushtet dhe n\u00eb rast nevoje, revolet.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb i thash babit se dua ta nd\u00ebrroj\u00eb emrin. Ngriti kok\u00ebn e m\u00eb pa drejt n\u00eb sy duke sjell\u00eb kok\u00ebn. Duhet ta pyesim xha Mahmutin. Nuk mund t\u00eb anulohet kumbaria. E di \u00e7far\u00eb karakteri ka ai, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb nuk ka fare. Ne i kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nder dhe nuk b\u00ebn. Ai n\u00eb fillim as nuk deshi t\u00eb bisedoj\u00eb. Babi thirri edhe nj\u00eb mik p\u00ebr t\u00eb cilin kishte xha Mahmuti shum\u00eb respekt dhe na ul\u00ebn n\u00eb tryez\u00eb.<br \/>\nTi po m\u00eb lodh shum\u00eb, tha ai. Emri nuk mund t\u00eb nd\u00ebrrohet si \u00e7orapet, por un\u00eb jam gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb l\u00ebshim: meqen\u00ebse nuk don\u00eb t\u00eb quhesh si miku i Jugosllavis\u00eb, do t\u00eb pranoja t\u00eb quhesh si miku i Shipnis\u00eb: Mao Cedong.<br \/>\nE shikova i m\u00ebrdhezur, mendova ta kap p\u00ebr fyti e t&#8217; i them se sa i pashpirt q\u00eb ishte, por nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi nd\u00ebrhyri p\u00ebr ruajtjen e atmosfer\u00ebs biseduese. Dola jasht\u00eb t\u00eb marr\u00eb pak\u00ebz aj\u00ebr dhe u ktheva.<br \/>\nMir\u00eb, do t\u00eb quhem si d\u00ebshironi ju , por jo t\u00ebr\u00ebsisht si ai, por shqip, psh. BUNG&#8230;<br \/>\nNuk pajtohem, tha plaku akoma pa mbaruar un\u00eb mendimin. Mund t\u00eb quhesh me nj\u00eb em\u00ebr ku gjendet shkronja &#8220;c&#8221;. E kam merak k\u00ebt\u00eb germ\u00eb, p.sh. &#8220;CUNG&#8221;. Un\u00eb nuk kisha mendim t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkronj\u00eb; m\u00eb dukej disi perverse, sepse n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb ndryshonte: her\u00eb b\u00ebhej &#8220;\u00e7&#8221;, her\u00eb ngat\u00ebrrohej me &#8220;q&#8221;; her\u00eb lexohej si &#8220;k&#8221;, her\u00eb e kombinuar prodhonte &#8220;sh&#8221;, her\u00eb mbetej &#8220;c&#8221; her\u00eb b\u00ebhej &#8220;s&#8221;, me nj\u00eb fjal\u00eb m\u00eb dukej shkronj\u00eb e dhunuar. Kisha p\u00ebrshtypjen se i mungonte gjinia e v\u00ebrtet\u00eb dhe ishte disi transvestite, perverse: shkronj\u00eb e lazdruar&#8230;<br \/>\nKjo m\u00eb duket shum\u00eb kinezisht, i thash me shpejt\u00ebsi nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit. &#8220;Cung&#8221;, do ta pranoja, por \u00e7do njeri do t\u00eb mendonte se jam kinez.<br \/>\nNdryshe nuk b\u00ebn\u00eb, tha ai dhe u ngrit duke braktisur tryez\u00ebn e bisedimeve. E v\u00ebshtrova nd\u00ebrmjet\u00ebsuesin, ai nuk foli fare.<br \/>\nShqipo, i b\u00ebrtita pa respekt. Naseri ka vrar\u00eb dhe d\u00ebbuar gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nga Egjipti, ky em\u00ebr m\u00eb humb identitetin komb\u00ebtar&#8230;Detyroje, iu drejtova nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit.<br \/>\nH\u00ebh, psher\u00ebtiu ai. Nuk kam interes. Nuk b\u00ebn, provo edhe ndonj\u00eb her\u00eb, un\u00eb p\u00ebrkrah fuqish\u00ebm k\u00ebrkes\u00ebn t\u00ebnde paq\u00ebsore. Shum\u00eb fuqish\u00ebm! Me forc\u00eb e p\u00ebrkrah at\u00eb!<br \/>\nN\u00eb maj shkova n\u00eb mal\u00ebsi dhe n\u00eb fshatin ton\u00eb nuk gjendeshin m\u00eb as g\u00ebrmadhat e sht\u00ebpive. As rrasat e gur\u00ebve me t\u00eb cilat qen\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpit\u00eb. Bukuroca e Keqe, q\u00eb quhej e &#8220;keqe&#8221; p\u00ebr t&#8217; u dalluar nga Bukuroca tjet\u00ebr q\u00eb gjendej n\u00eb rrafshin\u00eb, ishte zhdukur edhe me em\u00ebr. Krejt ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb livadh. U ula n\u00ebn hijen e nj\u00eb lisi dhe aty m&#8217; u kujtuan shum\u00eb ngjarje. Nuk dija i kisha mbajtur un\u00eb ato n\u00eb mend apo i kisha d\u00ebgjuar shum\u00eb her\u00eb, por pash veten t\u00eb vog\u00ebl e gati lakuriq duke vrapuar n\u00ebp\u00ebr bar\u00eb. Nj\u00eb lepur k\u00ebrcente mbi barin e lart\u00eb dhe nja dyqind hapa larg tij, n\u00eb dalje t\u00eb malit tundte kok\u00ebn ujku nga mizat. U shikuam me ujkun nga larg sy m\u00eb sy, si dikur. As ai nuk uli shikimin, as un\u00eb. Ujku im, q\u00eb nuk braktis\u00eb kurr\u00eb atdheun, thash me vete. M\u00eb v\u00ebshtroi edhe ca ashtu me v\u00ebshtrim t\u00eb fiksuar, shkundi kok\u00ebn dhe iku n\u00eb mal&#8230;<br \/>\nN\u00ebn hijen e k\u00ebtij lisi ishin pajtuar gjaqet apo ishin marr\u00eb vendime p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. P\u00ebr t&#8217; u mbrojtur nga turqit, nga serbet apo nga maqedon\u00ebt. Ky lis ishte d\u00ebshmitar i shum\u00eb historive dhe tragjedive n\u00eb cepin e larg\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb cop\u00ebtuar, e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb tani nuk quhej m\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;<br \/>\nN\u00eb Gjermani isha lodhur me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. Askund nuk shihesha si shqiptar, mjaftonte ta lexonin emrin tim dhe t\u00eb m\u00eb pyesnin p\u00ebr temperatur\u00ebn n\u00eb Arabi, p\u00ebr piramidat, p\u00ebr gur\u00ebzimin e grave&#8230; Madje, nj\u00ebri, q\u00eb njoha n\u00eb tren derisa po shkoja p\u00ebr Berlin, me tha: Zoti Aliu, na sulmoi Bin Laden&#8230;Ky ishte ballafaqimi i tret\u00eb me bot\u00ebn reale, mes identitetit dhe zhdukjes t\u00ebr\u00ebsore&#8230;<br \/>\nDhe, aty, ashtu i mb\u00ebshtetur p\u00ebr lisin e gjat\u00eb, duke menduar n\u00eb emrat &#8220;Bung&#8221; e &#8220;Cung&#8221;, vendosa t\u00eb quhem LIS, mu si lisat e malit tim. Fshiva lot\u00ebt dhe thash: un\u00eb jam LIS BUKUROCA dhe ndjeva nj\u00eb ngaz\u00ebllim, nj\u00eb \u00e7lirim t\u00eb madh shpirt\u00ebror dhe mora frym\u00eb thell\u00eb. U \u00e7lirova nga Perandoria Osmane n\u00eb vitin 2010, u \u00e7lirova edhe un\u00eb, me shum\u00eb vones\u00eb, ndoshta i fundit, por s\u00eb paku me nj\u00eb em\u00ebr, q\u00eb e meriton edhe guri i varrit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Naser Aliu, 02.10.2010 Shkruaje dat\u00ebn, muajin dhe vitin, tha gruaja e par\u00eb. Nuk duhet, tha e dyta: shkruaje Sh\u00ebmitri, kjo mjafton. Djal\u00eb qenka, oh, sa mrekulli, b\u00ebrtit\u00ebn grat\u00eb nj\u00ebz\u00ebri. P\u00ebrnj\u00ebher\u00eb pash disa koka, q\u00eb m\u00eb v\u00ebshtruan nd\u00ebrmjet k\u00ebmb\u00ebve. Nga g\u00ebzimi, q\u00eb pash\u00eb n\u00eb fytyrat e tyre, kuptova se pask\u00ebsha lindur me vegla t\u00eb mira dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4126","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Lindja Ime (Lis Bukuroca) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lindja Ime (Lis Bukuroca) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Naser Aliu, 02.10.2010 Shkruaje dat\u00ebn, muajin dhe vitin, tha gruaja e par\u00eb. Nuk duhet, tha e dyta: shkruaje Sh\u00ebmitri, kjo mjafton. Djal\u00eb qenka, oh, sa mrekulli, b\u00ebrtit\u00ebn grat\u00eb nj\u00ebz\u00ebri. P\u00ebrnj\u00ebher\u00eb pash disa koka, q\u00eb m\u00eb v\u00ebshtruan nd\u00ebrmjet k\u00ebmb\u00ebve. Nga g\u00ebzimi, q\u00eb pash\u00eb n\u00eb fytyrat e tyre, kuptova se pask\u00ebsha lindur me vegla t\u00eb mira dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-10-02T20:35:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/naser_aliu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Lindja Ime (Lis Bukuroca)\",\"datePublished\":\"2010-10-02T20:35:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/\"},\"wordCount\":3126,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/naser_aliu.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/\",\"name\":\"Lindja Ime (Lis Bukuroca) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/naser_aliu.jpg\",\"datePublished\":\"2010-10-02T20:35:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/naser_aliu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/10\\\/naser_aliu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lindja-ime-lis-bukuroca\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lindja Ime (Lis Bukuroca)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lindja Ime (Lis Bukuroca) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Lindja Ime (Lis Bukuroca) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Naser Aliu, 02.10.2010 Shkruaje dat\u00ebn, muajin dhe vitin, tha gruaja e par\u00eb. Nuk duhet, tha e dyta: shkruaje Sh\u00ebmitri, kjo mjafton. Djal\u00eb qenka, oh, sa mrekulli, b\u00ebrtit\u00ebn grat\u00eb nj\u00ebz\u00ebri. P\u00ebrnj\u00ebher\u00eb pash disa koka, q\u00eb m\u00eb v\u00ebshtruan nd\u00ebrmjet k\u00ebmb\u00ebve. Nga g\u00ebzimi, q\u00eb pash\u00eb n\u00eb fytyrat e tyre, kuptova se pask\u00ebsha lindur me vegla t\u00eb mira dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-10-02T20:35:33+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/naser_aliu.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Lindja Ime (Lis Bukuroca)","datePublished":"2010-10-02T20:35:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/"},"wordCount":3126,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/naser_aliu.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/","name":"Lindja Ime (Lis Bukuroca) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/naser_aliu.jpg","datePublished":"2010-10-02T20:35:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/naser_aliu.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/10\/naser_aliu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lindja-ime-lis-bukuroca\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lindja Ime (Lis Bukuroca)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4126\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}