{"id":4124,"date":"2015-08-16T23:36:27","date_gmt":"2015-08-16T22:36:27","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4124"},"modified":"2015-08-16T23:36:27","modified_gmt":"2015-08-16T22:36:27","slug":"tregim-per-babane-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/","title":{"rendered":"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM"},"content":{"rendered":"<p>\u2013 Nga <strong>ALI PODRIMJA<\/strong>, voal.ch | <em>15 dusht 2015<\/em><\/p>\n<p>Ndjes\u00eb past\u00eb babai im, \u00e7do gj\u00eb ndryshe e kuptonte dhe kurr\u00eb nuk munda ta bind se nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Ai vet\u00ebm ngrinte dor\u00ebn dhe thoshte \u201cTi je i vog\u00ebl, or bir!\u201d Si vet\u00ebtima shk\u00ebputej nga sht\u00ebpia. Dilte dikund n\u00eb breg t\u00eb Erenikut dhe kthehej n\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb. Ulej i mbrami rreth sofr\u00ebs. N\u00ebna pastaj mblidhte trohat, pastronte dhom\u00ebn dhe vendoste sofr\u00ebn n\u00eb vend t\u00eb vet. <\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ali Podrimja\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Babai m\u00eb afrohej b\u00ebrrylash, m\u00eb shikonte pak\u00ebz m\u00eb i disponuar: \u201cDo t\u00eb bindesh, or bir, se ende je i vog\u00ebl, por at\u00ebher\u00eb un\u00eb do t\u00eb jem dikund n\u00eb breg t\u00eb Erenikut\u201d. N\u00ebna pasi e hiqte edhe troh\u00ebn e fundit, ulej n\u00eb an\u00ebn time t\u00eb majt\u00eb, merrte xhemperin dhe vazhdonte thurjen. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte edhe n\u00eb pik\u00eb t\u00eb ver\u00ebs. Kushedi se \u00e7\u2019do t\u00eb sillte dimri. Un\u00eb asgj\u00eb nuk dija. Ose, aspak nuk u jepja r\u00ebnd\u00ebsi l\u00ebvizjeve t\u00eb \u00e7uditshme, q\u00eb ndodhnin rreth nesh.<\/p>\n<p>Isha i vetmi f\u00ebmij\u00eb n\u00eb familje dhe i vetmi q\u00eb lexoja librat e fshehura nga babai, q\u00eb dikund i merrte dhe i vendoste n\u00eb nj\u00eb orman druri. Ulej pran\u00eb meje dhe m\u00eb pyeste: \u201cInteresant?\u201d Me dhemb\u00ebshuri e shikoja. Ai m\u00ebrrolej. Brofte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb: \u201cKurrgj\u00eb nuk ditkan as k\u00ebta!\u201d. Dyshimi i babait n\u00eb gjith\u00e7ka, m\u00eb kishte lodhur. Inatosesha nganj\u00ebher\u00eb: \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo pun\u00eb q\u00eb baban\u00eb tim nuk e k\u00ebnaqte! M\u00eb mundonte posa\u00e7\u00ebrisht kur ma p\u00ebrs\u00ebriste: \u201cTi je i vog\u00ebl, or bir\u201d. Edhe librat, q\u00eb m\u2019i sillte, nisi t\u00eb m\u2019i shante. N\u00eb to nuk kishte asgj\u00eb p\u00ebr mendjen e tij. Lexoja librat tin\u00ebz dhe shikohesha m\u00eb shpesh n\u00eb pasqyr\u00eb. A ishte v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb ma thoshte babai se un\u00eb isha ende f\u00ebmij\u00eb?<\/p>\n<p>Nj\u00eb mbr\u00ebmje u ul pran\u00eb meje e m\u00eb tha \u201cT\u00eb mir\u00eb jan\u00eb k\u00ebta libra, por\u2026\u201d Dhe nisi t\u00eb m\u00eb fliste p\u00ebr jet\u00ebn e tij nga dit\u00ebt e ka\u00e7akllekut, pastaj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb krahine q\u00eb quhej Drenic\u00eb. E shikoja me sy t\u00eb hapur dhe \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb tij e kap\u00ebrdija. Ajo q\u00eb thoshte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte m\u00eb trondit\u00ebse se ajo q\u00eb lexoja n\u00eb libra. Nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb pat treguar p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb kush\u00ebririt. Djal\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur e m\u00eb trim se ai nuk kishte pasur Gjakova, thoshte. Rrug\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt ishte nisur ai nj\u00eb dit\u00eb. I kishin than\u00eb se shkonin ta shtyjn\u00eb armikun. Male e gryka kishte kaluar, si\u00e7 thoshte babai. Larg atje, n\u00eb nj\u00eb vend, q\u00eb i th\u00ebnkan Tivar, ua kishin z\u00ebn\u00eb prit\u00ebn. Kishte ndodhur ajo q\u00eb nuk d\u00ebshironte t\u00eb ma thoshte. Aty ndalej dhe ofshante. Ia shikoja syt\u00eb e err\u00ebt si i vizllonin nga lot\u00ebt. Kishte z\u00ebn\u00eb n\u00eb goj\u00eb, pastaj do fshatra t\u00eb Ferizajit, ku shpesh kishte shkuar p\u00ebr tregti dhe nga e kishte vazhduar udh\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Shkup: \u201cTok\u00eb e madhe jemi ne, or bir\u201d. Por kurr\u00eb nuk i harroi Tabjet e Pej\u00ebs. Nj\u00eb v\u00eblla i tij t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn e kishte kaluar n\u00eb nj\u00eb pus uji pas zjarrit t\u00eb madh q\u00eb e kishte kapluar burgun.I gjori kishte arritur t\u00eb shp\u00ebtonte, por temperatura pas nj\u00eb jave e kishte korrur. Me zhig ishte ndar\u00eb nga kjo bot\u00eb. E fejuara e tij ishte nisur p\u00ebr n\u00eb Anadoll. Na kishte mbledhur babai kok\u00eb p\u00ebr kok\u00eb: \u201cIkin njer\u00ebzit, por ne k\u00ebtu do t\u00eb vdesim\u201d. Kur lodhej, Babai tek shpaloste librin e tij t\u00eb pashkruar edhe p\u00ebr ndodhit\u00eb e tjera. I thosha me nj\u00eb dhembje: \u201cKjo ka ndodhur moti, ore baba. Nuk do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb\u201d. Dhe prap ia lexoja nj\u00eb poezi t\u00eb LUIGJ GURAKUQIt. Ai m\u00eb shikonte n\u00eb gaz, m\u2019i puthte ka\u00e7urrelat dhe dilte frym\u00eb. Shkonte me ca shok\u00eb te Ara e Madhe. Po \u00e7\u2019b\u00ebnin atje, kurr\u00eb nuk m\u00ebsova gj\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb dimri gjumi i par\u00eb sa na kishte marr\u00eb, na zgjoi krism\u00eb e fort\u00eb n\u00eb der\u00eb t\u00eb oborrit. Babai kishte dalur n\u00eb k\u00ebmish\u00eb e brek dhe u kthye pas dy net\u00ebsh. K\u00ebmish\u00eb e brek i kishte t\u00eb pluh\u00ebrosura e t\u00eb p\u00ebrgjakura, n\u00eb ca vende t\u00eb shqyera. As n\u00ebna, as un\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb nuk ia tham\u00eb. E shikonim dhe na shikonte si i humbur. Posht\u00eb e lart\u00eb vraponte n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi. Kur ram\u00eb t\u00eb flem\u00eb, ia kisha par\u00eb trupin plot vija t\u00eb vrrugta. \u00c7\u2019kishte ndodhur me babain tim gjat\u00eb dy net\u00ebve, q\u00eb na kishte l\u00ebn\u00eb memec\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi; nuk dinte asnj\u00ebri, as nuk guxonim ta pyetnim. Por babai nuk mund t\u00eb flinte. Dilte jasht\u00eb n\u00eb oborr, ndizte cigare pas cigare n\u00ebn drit\u00ebn e h\u00ebn\u00ebs. Un\u00eb hipja n\u00eb minder dhe e shikoja n\u00ebp\u00ebr dritare: rrinte pupqik. Zoti e di se \u00e7\u2019p\u00ebshp\u00ebriste. Ndoshta lutej, por pak besonte n\u00eb hyjni. Ku ta di un\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebnte. N\u00ebna m\u00eb merrte ngryk. P\u00ebshp\u00ebriste di\u00e7ka n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb: \u201cHajt drita ime, do t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb. Nuk i kemi lindur Zotit me zor\u201d. Dhe b\u00ebja gjumin me copa.<\/p>\n<p>Pas dy dit\u00ebsh babai i kishte rr\u00ebfyer n\u00ebn\u00ebs se ku kishte qen\u00eb dhe \u00e7\u2019kishte ndodhur, pse ato vija t\u00eb vrrugta ia mb\u00ebshtillnin trupin e tij. N\u00ebna asgj\u00eb nuk kishte th\u00ebn\u00eb, vet\u00ebm e kishte shikuar trishtuesh\u00ebm. Si\u00e7, thoshte m\u00eb von\u00eb n\u00ebna, m\u00eb s\u00eb shumti e mundonte pse e kishte ndihmuar nj\u00eb far\u00eb Stevanin nga Shpuza. Para e gjat\u00eb luft\u00ebs me nemcin, dy her\u00eb ia kishte shp\u00ebtuar l\u00ebkur\u00ebn ardhacakut. K\u00ebt\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb i bindur se ndihmonte nj\u00eb njeri, q\u00eb e kishte qitur udha k\u00ebndejpari dhe q\u00eb kishte pranuar t\u00eb ndante g\u00ebzimin e pik\u00ebllimin me vendasit. Kur kishin zbritur tan\u00ebt nga mali, sipas n\u00ebn\u00ebs, Stevanin e kishin nxjerr\u00eb nga kasolla dhe e kishin mb\u00ebshtetur p\u00ebr muri. Nuk dinte askush pse, pos atij t\u00eb madhit. Rast\u00ebsisht babai, kishte kaluar aty pari, u kishte dal\u00eb p\u00ebrpara dhe i kishte lutur t\u2019ia falin jet\u00ebn. N\u00eb bes\u00eb t\u00eb tij e kishin l\u00ebshuar. Hera e dyt\u00eb: buz\u00eb Drinit fshatar\u00ebt e kishin z\u00ebn\u00eb nj\u00eb nat\u00eb Stevanin, tek ua vidhte bagtin\u00eb. Prap\u00eb babai i kishte lutur t\u2019ia falin k\u00ebt\u00eb posht\u00ebrsi, se nuk \u00ebsht\u00eb i an\u00ebve tona, ka nj\u00eb bylyk f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, at\u00eb nat\u00eb dimri kur n\u00eb k\u00ebmish\u00eb e brek babai kishte dal\u00eb te dera, me arm\u00eb iu kishte drejtuar Stevani. \u201cStevan, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb?\u201d kishte pyetur habitsh\u00ebm. Pas ca kthesave e kishin nxjerr nga xhipi. Ardhacaku me nj\u00eb gjakftoht\u00ebsi iu kishte drejtuar: \u201cKurr\u00eb nuk t\u00eb kam par\u00eb shiftar, as nuk m\u00eb intereson t\u00eb di se kush je, koha jon\u00eb vjen\u201d. Baban\u00eb e kishte futur n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb err\u00ebt dhe iu kishte k\u00ebrc\u00ebnuar: \u201cPse e fsheh pushk\u00ebn? Shiftar\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb arm\u00eb\u201d. Babai me nj\u00eb gaz t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm e kishte shikuar birin e kurv\u00ebs. Ky i ishte shtruar pun\u00ebs s\u00eb vet. Pas dyzetetet\u00eb or\u00ebve i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cKe dy dit\u00eb afat! A kupton? Pushk\u00ebn e dua!\u201d.<\/p>\n<p>Prap\u00eb nat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr bor\u00eb ishte kthyer babai n\u00eb k\u00ebmish\u00eb e brek i rrahur dhe i p\u00ebrgjakur: I pari e kisha par\u00eb un\u00eb n\u00ebp\u00ebr dritare, pastaj n\u00ebna kishte vrapuar pas meje n\u00eb oborr. M\u00eb kujtohet e gjora, kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb klithm\u00eb. Babai ishte ngritur nga toka, duke u mbajtur n\u00eb mua dhe n\u00ebn\u00ebn e kishte shikuar rrept\u00eb, shenj\u00eb t\u00eb mos nxjerr\u00eb m\u00eb z\u00eb. Kishim hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi duke e mbajtur nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb jave babai e kishte \u00e7elur goj\u00ebn tek pinte \u00e7aj, i mb\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb l\u00ebkur bag\u00ebtie, i kishte th\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00ebs: \u201cpatjet\u00ebr duhet ta gjejm nj\u00eb pushk\u00eb, ose nuk do t\u00eb na mbetet nishani\u201d. Kishin b\u00ebr\u00eb dert t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn. M\u00eb n\u00eb fund kishin vendosur ta shesin lop\u00ebn dhe babai t\u00eb dal\u00eb tek ardhacak\u00ebt p\u00ebr ta bler\u00eb pushk\u00ebn. Dit\u00ebn e tregut e kishte marr\u00eb lop\u00ebn p\u00ebr kapist\u00ebr dhe ishte nisur rrug\u00ebs p\u00ebrpjet\u00eb. Te dera dola me n\u00ebn\u00ebn, e cila m\u00eb bindi se babai ate e d\u00ebrgonte te nj\u00eb fqinj\u00eb p\u00ebr nja disa dit\u00eb. Pas tri or\u00ebsh ishte kthyer. Nd\u00ebrkaq, pasdite kishte marr\u00eb udh\u00ebn tek ardhacak\u00ebt. Pyetje pas pyetjeje, e kishte gjetur t\u00eb mallkuar\u00ebn. Nj\u00eb bythkuq ia kishte gjetur p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb von\u00eb kishte m\u00ebsuar se ishte kush\u00ebriri i Stevanit. Dit\u00ebn, kur duhet ta kthente manxerren, e kishte futur n\u00eb nj\u00eb thes dhe ia kishte d\u00ebrguar n\u00eb zyr\u00eb atij q\u00eb nuk e njihte m\u00eb. \u201cA po e sheh \u2013 i kishte th\u00ebn\u00eb buk\u00ebshkali \u2013 ne dim\u00eb se ti ke pasur pushk\u00eb.\u201d Babai kishte p\u00ebrshp\u00ebritur vet\u00ebm: \u201cM\u00eb vrau buka ime\u201d. Sapo kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb dal\u00eb, Stevani e kishte ndaluar: \u201cM\u00eb njeh?\u201d. Babai e kishte shikuar \u00e7uditsh\u00ebm, dhe nuk di se si syt\u00eb i ishin p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb yllin e tij, i cili n\u00eb beb\u00ebzat e mjegulluara, sa \u00e7il e mbyll syt\u00eb, ishte zbehur dhe kishte th\u00ebn\u00eb preras: \u201cKurr\u00eb nuk t\u00eb kam par\u00eb, as nuk d\u00ebshiroj t\u00eb t\u00eb shoh m\u00eb\u201d. M\u00eb von\u00eb babai kishte treguar se ajo pushk\u00eb ishte shitur disa her\u00eb. Nga ajo nat\u00eb kur e kishin marr\u00eb n\u00eb k\u00ebmish\u00eb e brek, nuk besonte n\u00eb asgj\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Shkoja n\u00eb shkoll\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, dhe pran\u00eb meje kaloi nj\u00eb i n\u00ebn\u00e7abratit, t\u00eb cilin e njihja mir\u00eb. P\u00ebr kapist\u00ebr mbante lop\u00ebn ton\u00eb. E shikova gjat\u00eb dhe u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi duke qar\u00eb pse babai nuk e sillte lar\u00ebn. N\u00ebna b\u00ebnte \u00e7mos t\u00eb m\u00eb qet\u00ebsonte, bile ma kujtoi nat\u00ebn e dimrit kur kishim mbetur qyqe vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi un\u00eb dhe ajo. E vura kok\u00ebn n\u00eb preh\u00ebr t\u00eb saj. Me fatin u pajtova dhe m\u00eb vinte turp t\u00eb d\u00ebnesja p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb ishte humbur p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Babai kishte z\u00ebn\u00eb t\u00eb dilte m\u00eb shpesh tek bregu i Erenikut. Kishte vepruar k\u00ebshtu edhe pas dy vjet\u00ebsh. Rreth Ar\u00ebs s\u00eb Madhe ishte sjell\u00eb, duke pir\u00eb duhan \u201cTarabosh\u201d. Ishte ndalur pak\u00ebz m\u00eb von\u00eb n\u00ebn hijen e plepave, e kishte ngritur kok\u00ebn kah qielli dhe kishte qeshur me t\u00eb madhe. Nj\u00eb vrap kishte b\u00ebr\u00eb dhe ishte ulur n\u00ebn hije t\u00eb plepave. Disa her\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb tok\u00ebs me shuplak\u00eb: \u201cE imja je, e imja je! Pushk\u00ebn le ta b\u00ebjn\u00eb top\u201d. Ishte ngritur, duke buz\u00ebqeshur. Si tregonin kalimtar\u00ebt e rastit, q\u00eb e kishin par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. Pasi ishte sjell\u00eb edhe nja dy her\u00eb rreth Ar\u00ebs s\u00eb Madhe, e kishte hedhur duqin e cigares dhe kisht\u00eb r\u00ebn\u00eb me fytyr\u00eb kah dheu i shkrift\u00eb, gjer\u00eb e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vdekjen e babait m\u00eb lajm\u00ebruan dikur von\u00eb. Ora e kat\u00ebrt e m\u00ebsimit ishte. Profesori kujdestar iu kishte afruar v\u00ebllaut t\u00eb vet, i cili gjendej dy banga larg meje. Kishin p\u00ebshp\u00ebritur di\u00e7ka. Ky ishte ngritur dhe ishte afruar af\u00ebr meje. P\u00ebr krahu m\u00eb mori dhe m\u00eb tha t\u00eb shkojm\u00eb tek un\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Di\u00e7ka e \u00e7uditshme m\u00eb ishte dukur, as nuk besoja n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb kobshme. U nis\u00ebm pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dreke baban\u00eb e nxoren t\u00eb vdekur nga sht\u00ebpia. E bartnin kat\u00ebr shok\u00eb t\u00eb tij n\u00eb krah. Ecnin r\u00ebnd\u00eb, me nj\u00eb rit\u00ebm madh\u00ebshtor. Asnj\u00ebri nuk kishte pranuar t\u00eb nd\u00ebrrohet. E bart\u00ebn xhenaz\u00ebn p\u00ebrtej Ur\u00ebs s\u00eb Tabak\u00ebve. Vet\u00eb e vendos\u00ebn dhe vet\u00eb e varros\u00ebn. M\u2019u afruan dhe m\u00eb p\u00ebrqafuan, pastaj u zhduken dikah. Vall\u00eb mos ishin ata t\u00eb malsis\u00eb q\u00eb ishin betuar para flamurit nj\u00eb mot? Vesh pas veshi ishte p\u00ebshp\u00ebritur kjo ngjarje. Nj\u00eb dit\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh edhe Stevanit, i cili ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjurm\u00eb si langua. Por ardhacakun nj\u00eb nat\u00eb e gjet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb pran\u00eb nj\u00eb vije uji. Me arm\u00eb t\u00eb tij dikush e kishte q\u00eblluar. Mbet kjo enigm\u00eb, megjith\u00ebse pushteti ishte eg\u00ebrsuar dhe i ngjante nj\u00eb kafshe t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p>P\u00ebr burrat e malit kur me fliste babai, asgj\u00eb nuk i besoja. Mendoja se e kishin lodhur pun\u00ebt e dit\u00ebs ose ishte z\u00ebn\u00eb me per\u00ebndit\u00eb e p\u00ebrrallave. Qeshja me t\u00eb kur niste t\u00eb m\u00eb fliste p\u00ebr ato gj\u00ebra q\u00eb ende asnj\u00eb lib\u00ebr nuk i kishte sh\u00ebnuar e una ia pritja: \u201cMoti kjo ka ndodhur, or baba\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Kishin kaluar vite kur i zvarur t\u00ebrhiqja hapat asfaltit t\u00eb zi, q\u00eb ishte lar\u00eb nga gjaku i demonstrant\u00ebve. Ndonj\u00eb k\u00ebpuc\u00eb, xhemper, krah setre ose k\u00ebmish\u00eb; ndonj\u00eb trup pa jet\u00eb, \u00e7ant\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi e take t\u00eb thyera kishin mbetur t\u00eb derdhura. Her pas here degjoheshin sirenat. N\u00eb drejtim t\u00eb hotelit, pun\u00ebtor\u00ebt lanin me t\u00eb madhe gjakun. Pa th\u00ebn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb njer\u00ebzit mbylleshin n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpia. Ishte shfaqur nj\u00eb polic para meje. M\u00eb kishte shar\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e vet\u00eb. Ia kisha par\u00eb dor\u00ebn e tij kur e drejtoi kah arma. Ora policore ende nuk ishte. N\u00eb midis t\u00eb xhad\u00ebs nga kapelja e tij ylli iu kutulis duke cing\u00ebruar disa her\u00eb. Por ky ishte m\u00eb i zbeht\u00eb dhe kishte nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpi sapo arrita Dreni ma solli nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb dhe m\u00eb tregoi se \u00e7\u2019kishte ngjar\u00eb n\u00eb Ulpian\u00eb. E shikova gjat\u00eb dhe tek i mbylla syt\u00eb i thash\u00eb: \u201cTi je i vog\u00ebl, or bir. Do t\u00eb m\u00ebsosh edhe shum\u00eb\u00e7ka, por at\u00ebher\u00eb kushedi se ku do t\u00eb jem\u201d.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb jave shkova n\u00eb Gjakov\u00eb. N\u00eb breg t\u00eb Erenikut k\u00ebrkoja varrin e bab\u00ebs. M\u00eb shoq\u00ebronte dhe nj\u00eb shok i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, i cili papritmas m\u00eb tha: \u201c\u00c7\u2019t\u2019u desht ta th\u00ebrras\u00ebsh n\u00eb em\u00ebr baban\u00eb mes kaq varreve?\u201d E shikova si n\u00eb gjum\u00eb. Asgj\u00eb nuk i thash\u00eb. Vura buz\u00ebn n\u00eb gaz. Babai ishte gjall\u00eb p\u00ebr mua dhe un\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i keq. M\u00eb ting\u00ebllonin ende fjal\u00ebt e tij p\u00ebr kokard\u00ebn \u00e7etnike n\u00eb kapel\u00ebn partizane t\u00eb Stevanit. Dhe m\u00eb b\u00ebhej se aty diku i shihja syt\u00eb e zgurdulluar t\u00eb babait tim\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2013 Nga ALI PODRIMJA, voal.ch | 15 dusht 2015 Ndjes\u00eb past\u00eb babai im, \u00e7do gj\u00eb ndryshe e kuptonte dhe kurr\u00eb nuk munda ta bind se nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Ai vet\u00ebm ngrinte dor\u00ebn dhe thoshte \u201cTi je i vog\u00ebl, or bir!\u201d Si vet\u00ebtima shk\u00ebputej nga sht\u00ebpia. Dilte dikund n\u00eb breg t\u00eb Erenikut dhe kthehej n\u00eb mbr\u00ebmje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,11],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u2013 Nga ALI PODRIMJA, voal.ch | 15 dusht 2015 Ndjes\u00eb past\u00eb babai im, \u00e7do gj\u00eb ndryshe e kuptonte dhe kurr\u00eb nuk munda ta bind se nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Ai vet\u00ebm ngrinte dor\u00ebn dhe thoshte \u201cTi je i vog\u00ebl, or bir!\u201d Si vet\u00ebtima shk\u00ebputej nga sht\u00ebpia. Dilte dikund n\u00eb breg t\u00eb Erenikut dhe kthehej n\u00eb mbr\u00ebmje [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-08-16T22:36:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM\",\"datePublished\":\"2015-08-16T22:36:27+00:00\",\"dateModified\":\"2015-08-16T22:36:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/\"},\"wordCount\":2468,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/\",\"name\":\"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg\",\"datePublished\":\"2015-08-16T22:36:27+00:00\",\"dateModified\":\"2015-08-16T22:36:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u2013 Nga ALI PODRIMJA, voal.ch | 15 dusht 2015 Ndjes\u00eb past\u00eb babai im, \u00e7do gj\u00eb ndryshe e kuptonte dhe kurr\u00eb nuk munda ta bind se nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Ai vet\u00ebm ngrinte dor\u00ebn dhe thoshte \u201cTi je i vog\u00ebl, or bir!\u201d Si vet\u00ebtima shk\u00ebputej nga sht\u00ebpia. Dilte dikund n\u00eb breg t\u00eb Erenikut dhe kthehej n\u00eb mbr\u00ebmje [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-08-16T22:36:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM","datePublished":"2015-08-16T22:36:27+00:00","dateModified":"2015-08-16T22:36:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/"},"wordCount":2468,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/","name":"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg","datePublished":"2015-08-16T22:36:27+00:00","dateModified":"2015-08-16T22:36:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ali_podrimja.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/tregim-per-babane-tim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"TREGIM P\u00cbR BABAN\u00cb TIM"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4124"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4124"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4124\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}