{"id":4121,"date":"2012-08-01T08:06:45","date_gmt":"2012-08-01T07:06:45","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4121"},"modified":"2012-08-01T08:06:45","modified_gmt":"2012-08-01T07:06:45","slug":"intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Janusz Bugajski\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/janusz_bugajski.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Analisti i njohur amerikan Janusz Bugajski thot\u00eb p\u00ebr \u201cJAVA\u201d se vendi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ende plot\u00ebsisht i gatsh\u00ebm p\u00ebr n\u00eb BE. Ai shprehet se duhet b\u00ebr\u00eb kujdes nga rrjeta ruse e energjis\u00eb n\u00eb Ballkan e cila do t\u00eb kufizonte pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb minonte influenc\u00ebn amerikane. \u201cPolitika europiane p\u00ebr Ballkanin ka munges\u00eb vizioni dhe lidershipi\u201d, shprehet ai<\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Sk\u00ebnder Minxhozi<\/strong>, <em>JAVA<\/em>, <em>31 Korrik 2012<\/em><\/p>\n<p><strong>Zoti Bugajski, ju keni nisur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me median shqiptare, p\u00ebrmes shout t\u00eb quajtur \u201cBugajski Hour\u201d n\u00eb Albanian Screen. Si ju erdhi kjo ide? Sa i k\u00ebnaqur jeni tani, pas rreth gjasht\u00eb muajsh nga fillimi i k\u00ebtij spektakli?<\/strong><\/p>\n<p>Ideja fillestare per \u201cBugajski Hour\u201d nuk ishte e imja, por e pronarit dhe drejtuesve t\u00eb Albanian Screen. Ata donin t\u00eb injektonin nj\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb pavarur dhe jo-partizane nga Amerika n\u00eb politik\u00ebn shqiptare dhe politik\u00ebn e jashtme shqiptare. Jam shum\u00eb i lumtur me zhvillimin e programit dhe lirin\u00eb editoriale q\u00eb kam. Jam gjithashtu i k\u00ebnaqur q\u00eb kam kaq shum\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb audienc\u00eb, q\u00eb d\u00ebgjoj opinionet dhe pyetjet e tyre. Dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja nga t\u00eb gjitha, ka nj\u00eb ambient pune t\u00eb mrekulluesh\u00ebm n\u00eb Albanian Screen, duke qen\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt e mi jan\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju keni intervistuar t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb e diplomat\u00eb t\u00eb huaj. Cili \u00ebsht\u00eb opinioni juaj p\u00ebr politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, ashtu si\u00e7 i keni njohur p\u00ebrmes intervistave tuaja?<\/strong><\/p>\n<p>Klasa politike e Shqip\u00ebris\u00eb doli gjat\u00eb kolapsit t\u00eb komunizmit dhe ka shfaqur tashm\u00eb si forc\u00ebn, ashtu dhe dob\u00ebsit\u00eb e saj. Tek forca e saj do p\u00ebrfshija politikat q\u00eb siguruan an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta me Shtetet e Bashkuara, dhe rolin konstruktiv jo-konfliktual n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, dob\u00ebsit\u00eb e elit\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb evidente n\u00eb politikat e brendshme dhe ritmin e ngadalt\u00eb t\u00eb kualifikimit p\u00ebr statusin e vendit kandidat p\u00ebr BE. Pres t\u00eb shoh daljen e nj\u00eb klase t\u00eb re politike tek gjenerata e re q\u00eb \u00ebsht\u00eb e paduruar me status-quo-n\u00eb e tanishme.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb fundit q\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gazet\u00ebn Mapo, ju jeni treguar skeptik rreth nj\u00eb shitjeje eventuale t\u00eb Albpetrolit, p\u00ebr llogari t\u00eb kompanive ruse t\u00eb naft\u00ebs. A mund ta zhvilloni m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb tez\u00eb rreth k\u00ebtij procesi? Si do t\u00eb pritej n\u00eb Uashington nj\u00eb vendim i till\u00eb nga ana e shtetit shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p>Privatizimi i Albpetrolit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi unike p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare, p\u00ebr t\u00eb rritur zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb forcuar pozicionin strategjik dhe p\u00ebr t\u00eb thelluar marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Alternativa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ngat\u00ebrrimi n\u00eb rrjet\u00ebn ruse t\u00eb energjis\u00eb, duke ja shitur Albpetrolin nj\u00ebr\u00ebs prej dy kompanive t\u00eb shtetit Rus, Gazprom dhe Rosneft. Kjo lloj ujdie do fuqizonte strategjin\u00eb e Mosk\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb krijuar monopole rajonale t\u00eb energjis\u00eb, duke krijuar dominanc\u00eb politike n\u00eb Ballkan, duke kufizuar pavar\u00ebsin\u00eb e shteteve si Shqip\u00ebria dhe duke minuar influenc\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>N\u00ebse Tirana do t\u2019ja mund\u00ebsonte blerjen e Albpetrolit nj\u00eb kompanie amerikane me kredibilitet, do ta rriste ndjesh\u00ebm statur\u00ebn e vendit n\u00eb Uashington, si nj\u00eb partner strategjik i SHBA-ve.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria do t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje vitin e ardhsh\u00ebm. Duke e njohur mir\u00eb historin\u00eb ton\u00eb politike t\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, si shpjegohet, sipas jush, q\u00eb zgjedhjet ende mbeten nj\u00eb sfid\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria s\u2019ka pasur gjer m\u00eb sot zgjedhje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, rezultatet e t\u00eb cilave t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranueshme nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt, ndon\u00ebse progres \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nd\u00ebr cikle elektorale. Sidoqoft\u00eb p\u00ebrpara se vendi t\u00eb kualifikohet p\u00ebr hyrje n\u00eb BE, t\u00eb dyja zgjedhjet komb\u00ebtare dhe lokale, duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vul\u00eb t\u00eb plot\u00eb aprovimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe \u00e7do problem q\u00eb lidhet me listat e votuesve, procedurat e num\u00ebrimit, apo anomali t\u00eb tjera, duhen zgjedhur plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong>Si e shihni situat\u00ebn politike dhe ekonomike n\u00eb vendin ton\u00eb? Ka dy rrug\u00eb kryesore, sesi ajo perceptohet sot. Nj\u00ebra, ajo e qeveris\u00eb, e cila thot\u00eb se Shqip\u00ebria duhet marr\u00eb shembull nga shum\u00eb vende europiane dhe tjetra, ajo e opozit\u00ebs, e cila mendon se ne po p\u00ebrballemi me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Cili ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00eb nga pozicionet nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb. P\u00ebrpara se Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb model demokratik p\u00ebr vende t\u00eb tjera, duhet s\u00eb pari t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb t\u00eb 12 rekomandimet dhe parimet e parashtruara nga Komisioni Europian. Nga ana tjet\u00ebr Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, sidomos kur e krahason me fqinj\u00ebt, si Greqia apo Maqedonia. Ajo po p\u00ebrjeton vonesa n\u00eb reforma jetike q\u00eb bllokojn\u00eb konsolidimin demokratik dhe integrimin n\u00eb BE. \u00cbsht\u00eb e ng\u00ebrthyer nga korrupsioni, klientelizmi,dhe polarizimi politik; ka nevoj\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb buxhetin e saj dhe t\u00eb stimuloj\u00eb zhvillimin ekonomik. Por nuk p\u00ebrballet me nj\u00eb kolaps total ekonomik, rr\u00ebnim administrativ apo trazira sociale.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb proces i v\u00ebshtir\u00eb integrimi europian po zhvillohet prej shum\u00eb vitesh n\u00eb Shqip\u00ebri. A mendoni se vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i bashkohet Europ\u00ebs? Si e komentoni m\u00ebnyr\u00ebn sesi vet\u00eb procesi po menaxhohet nga faktor\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb momentalisht plot\u00ebsisht e gatshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsi n\u00eb BE dhe nuk mund t\u00eb jemi t\u00eb sigurt se BE \u00ebsht\u00eb momentalisht e p\u00ebrgatitur p\u00ebr hyrjen e Shqip\u00ebris\u00eb. Viti q\u00eb vjen do jet\u00eb kritik q\u00eb vendi t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kushtet q\u00eb do e kualifikonin p\u00ebr status kandidati dhe t\u00eb niste procesin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb n\u00eb BE. Zhvillimi dhe rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb 2013-\u00ebs, do jet\u00eb nj\u00eb prov\u00eb vendimtare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe lider\u00ebt politik\u00eb t\u00eb dy partive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm zoti Berisha do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb qeveris\u00ebs, kurse zoti Rama do t\u00eb synoj\u00eb fitoren e par\u00eb t\u00eb madhe politike n\u00eb karrier\u00ebn e tij. Cila \u00ebsht\u00eb konsiderata juaj p\u00ebr performanc\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb shtat\u00eb vjet drejtimi t\u00eb qeveris\u00eb? Po p\u00ebr zotin Rama \u00e7far\u00eb mendoni, si kryetar i opozit\u00ebs prej vitit 2005?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Berisha ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e politik\u00ebs shqiptare p\u00ebr mbi 20 vjet dhe ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb transformimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga nj\u00eb diktatur\u00eb komuniste, n\u00eb nj\u00eb demokraci parlamentare. Sidoqoft\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kritika rreth faktor\u00ebve q\u00eb Komisioni Europian i ka specifikuar si penges\u00eb, q\u00eb po e mbajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pas, nga marrja e statusit t\u00eb vendit kandidat. Lideri socialist Edi Rama ende nuk \u00ebsht\u00eb provuar n\u00eb qeverisjen komb\u00ebtare dhe \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb kritikosh sesa t\u00eb qeveris\u00ebsh. Besoj se t\u00eb dy lider\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb mund\u00ebsie madhore n\u00eb fushat\u00ebn e ardhshme elektorale, q\u00eb ose t\u00eb demonstrojn\u00eb se jan\u00eb shtetar\u00eb t\u00eb kombit, ose q\u00eb jan\u00eb ngusht\u00ebsisht partiak\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kosova ndodhet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb delikate, n\u00eb rrug\u00ebn e saj t\u00eb afirmimit si shtet i pavarur. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb qeveri e re me tone nacionaliste n\u00eb Beograd, po e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb arritjen e nj\u00eb kompromisi p\u00ebr Veriun e Kosov\u00ebs. Si e parashihni t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij procesi?<\/strong><\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb mosnjohja nga 5 vende t\u00eb BE-s\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb nga k\u00ebto vende do ndryshonte q\u00ebndrim dhe do e njihte Kosov\u00ebn n\u00eb vitin q\u00eb vjen, kjo do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb shtys\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shtetin e ri dhe do inkurajonte t\u00eb tjer\u00ebt ta ndiqnin. Kosova gjithashtu p\u00ebrballet me trazira separatiste n\u00eb veri dhe n\u00ebse qeveria e re n\u00eb Beograd vendos q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb me kart\u00ebn nacionaliste, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut nga rritja e problemeve ekonomike t\u00eb vendit, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb d\u00ebshmonim p\u00ebrplasje dhe nj\u00eb d\u00ebshtim total t\u00eb bisedimeve t\u00eb sponsorizuara nga BE.<\/p>\n<p>Mendoj se Uashingtoni duhet t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb theksuar n\u00eb parandalimin e k\u00ebtij skenari negativ, duke u p\u00ebrfshir\u00eb direkt n\u00eb procesin e sigurimit t\u00eb legjitimitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Ballkani i sot\u00ebm po kalon nj\u00eb faz\u00eb tranzitore, me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendeve q\u00eb po avancojn\u00eb n\u00eb axhend\u00ebn e tyre europiane, disa vende t\u00eb tjera q\u00eb vuajn\u00eb probleme t\u00eb brendshme politike, ekonomike apo q\u00eb lidhen me bashk\u00ebjetes\u00ebn multietnike, pa p\u00ebrmendur dhe rastin ekstrem t\u00eb Greqis\u00eb. A ka vend p\u00ebr entuziaz\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kontinentit?<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse Bashkimi Europian \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar n\u00eb integrimin e t\u00eb gjith\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, projekti i saj n\u00eb vetvete po sfidohet nga brenda. Shum\u00eb\u00e7ka varet nga kur dhe si BE do t\u00eb dal\u00eb nga kjo kriz\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekonomike, por dhe politike. Ka nj\u00eb munges\u00eb vizioni dhe lidershipi n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar t\u00eb sotme, teksa asnj\u00eb zyrtar n\u00eb bllokun europian, nuk ka karizm\u00ebn, rezistenc\u00ebn dhe kurajon p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb v\u00ebshtira drejt nj\u00eb unioni politik dhe asnj\u00eb zyrtar p\u00ebr momentin s\u2019ka nj\u00eb konsensus t\u00eb gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb gjitha qeverit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb shtyjn\u00eb p\u00ebrpara reforma t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb t\u00eb kualifikohen p\u00ebr antar\u00ebsi n\u00eb BE, ashtu si Kroacia ia doli t\u2019i p\u00ebrmbushte ato n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u2019i paraqitet BE-s\u00eb nj\u00eb \u2018fakt i kryer\u2019, sesa nj\u00eb ngadal\u00ebsim i reformave, duke v\u00ebn\u00eb thjesht n\u00eb dukje se BE-s\u00eb nuk i interesoka zgjerimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti i njohur amerikan Janusz Bugajski thot\u00eb p\u00ebr \u201cJAVA\u201d se vendi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ende plot\u00ebsisht i gatsh\u00ebm p\u00ebr n\u00eb BE. Ai shprehet se duhet b\u00ebr\u00eb kujdes nga rrjeta ruse e energjis\u00eb n\u00eb Ballkan e cila do t\u00eb kufizonte pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb minonte influenc\u00ebn amerikane. \u201cPolitika europiane p\u00ebr Ballkanin ka munges\u00eb vizioni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4121","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Analisti i njohur amerikan Janusz Bugajski thot\u00eb p\u00ebr \u201cJAVA\u201d se vendi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ende plot\u00ebsisht i gatsh\u00ebm p\u00ebr n\u00eb BE. Ai shprehet se duhet b\u00ebr\u00eb kujdes nga rrjeta ruse e energjis\u00eb n\u00eb Ballkan e cila do t\u00eb kufizonte pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb minonte influenc\u00ebn amerikane. \u201cPolitika europiane p\u00ebr Ballkanin ka munges\u00eb vizioni [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-08-01T07:06:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/janusz_bugajski.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\\\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim\",\"datePublished\":\"2012-08-01T07:06:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/\"},\"wordCount\":1688,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/janusz_bugajski.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/\",\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/janusz_bugajski.jpg\",\"datePublished\":\"2012-08-01T07:06:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/janusz_bugajski.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/janusz_bugajski.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Analisti i njohur amerikan Janusz Bugajski thot\u00eb p\u00ebr \u201cJAVA\u201d se vendi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ende plot\u00ebsisht i gatsh\u00ebm p\u00ebr n\u00eb BE. Ai shprehet se duhet b\u00ebr\u00eb kujdes nga rrjeta ruse e energjis\u00eb n\u00eb Ballkan e cila do t\u00eb kufizonte pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb minonte influenc\u00ebn amerikane. \u201cPolitika europiane p\u00ebr Ballkanin ka munges\u00eb vizioni [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-08-01T07:06:45+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/janusz_bugajski.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim","datePublished":"2012-08-01T07:06:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/"},"wordCount":1688,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/janusz_bugajski.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/","name":"INTERVISTA\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/janusz_bugajski.jpg","datePublished":"2012-08-01T07:06:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/janusz_bugajski.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/janusz_bugajski.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-bugajski-berisha-e-rama-e-kane-gabim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Bugajski: Berisha e Rama e kan\u00eb gabim"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4121"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4121\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}