{"id":411,"date":"2013-01-16T21:10:39","date_gmt":"2013-01-16T20:10:39","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=411"},"modified":"2013-01-16T21:10:39","modified_gmt":"2013-01-16T20:10:39","slug":"lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/","title":{"rendered":"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Enver Robelli\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Enver Robelli<\/strong>, <em>16 Janar 2013<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb ka filluar fushata zgjedhore. P\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen nga d\u00ebshtimet e m\u00ebdha, nga krimi e korrupsioni, qeveria e kryeministrit Sali Berisha po p\u00ebrdor kart\u00ebn e popullizmit dhe nacionalizimit t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs, duke trumbetuar \u201cbashkim me Kosov\u00ebn\u201d. Kjo politik\u00eb i b\u00ebn d\u00ebm Kosov\u00ebs dhe nuk i zgjidh problemet e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb pes\u00ebvjetorit t\u00eb realizimit t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb madhe, pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, Republika e Kosov\u00ebs gjendet n\u00eb fokus t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb nj\u00eb shteti fqinj \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb. I frik\u00ebsuar se mund t\u00eb humb pushtetin (gj\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend demokratik do t\u00eb ishte nj\u00eb zhvillim krejt normal) Sali Berisha, kryeminist\u00ebr i nj\u00eb shteti me sken\u00eb politike jonormale, po p\u00ebrpiqet me ngulm q\u00eb Kosov\u00ebn ta b\u00ebj\u00eb tem\u00eb debati n\u00eb fushat\u00ebn elektorale p\u00ebr zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Nganj\u00ebher\u00eb tentohet q\u00eb t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se m\u00eb 23 qershor jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb Berisha me kamarill\u00ebn e tij, por me nj\u00eb harxh do t\u00eb bashkohen Shqip\u00ebria e Kosova dhe m\u00eb 24 qershor Hashim Tha\u00e7i do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb ekzil si kryetar i nj\u00eb qeverie t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb aneksuar.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb piskasin kreshnik\u00ebt e torisht\u00ebs politike dhe patriot\u00ebt me mentalitet opingash duhet th\u00ebn\u00eb shum\u00eb qart\u00eb: po, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb etnike t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre, Shqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb \u2013 vende fqinje. Shqip\u00ebria e ka njohur Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur. Madje q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs para dy dekadave, pastaj \u2013 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb \u2013 Tirana e ka pranuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs menj\u00ebher\u00eb pas 17 shkurtit 2008. Edhe Kosova e njeh Shqip\u00ebrin\u00eb si vend t\u00eb pavarur. Udh\u00ebheqjet e t\u00eb dy shteteve s\u00eb paku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb deklarative kan\u00eb shpallur si synim integrimin n\u00eb Bashkimin Evropian, duke respektuar kufijt\u00eb aktual\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb NATO pasi ka garantuar se respekton kufijt\u00eb rajonal\u00eb dhe rregullat e Aleanc\u00ebs Veriatlantike. Kosova ka fituar pavar\u00ebsin\u00eb pasi me Kushtetut\u00eb ka garantuar se nuk ka ambicie t\u2019i bashkohet ndonj\u00eb shteti tjet\u00ebr. As Sali Berisha, as Hashim Tha\u00e7i, as Albin Kurti, as popullisti me bateri t\u00eb dob\u00ebta Kreshnik Spahiu nuk pat\u00ebn protestuar, kur ministri i Jasht\u00ebm gjerman Guido Westerwelle n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 27 gusht 2010 deklaroi: \u201cPavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs e ka p\u00ebrmbyllur kapitullin e vendosjes s\u00eb kufijve dhe cop\u00ebtimeve n\u00eb territorin e ish-Jugosllavis\u00eb. Harta e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrfundimisht. Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe integriteti i saj territorial jan\u00eb fakte\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve t\u00eb qarta si kristali L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk doli n\u00eb rrug\u00eb. Pothuaj t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb Westerwelle i kishte th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Beograd, para atyre politikan\u00ebve serb\u00eb q\u00eb me zjarr e vrull retorik e kund\u00ebrshtojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Sipas tij, pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet, vendimi i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, harta e shteteve pasardh\u00ebse t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar. Para se t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb \u201cbashkim, bashkim\u201d Sali Berisha duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb takim me kancelaren Angela Merkel p\u00ebr t\u00eb diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse, si\u00e7 dihet, pa gjerman\u00ebt sot dhe n\u00eb dekadat e ardhshme n\u00eb Evrop\u00eb askush nuk mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. E v\u00ebrteta e hidhur \u00ebsht\u00eb se as Berish\u00ebn, as Tha\u00e7in tani p\u00ebr tani nuk i pret askush i rangut t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Berlin. Edhe sikur t\u2019i priste dikush, at\u00ebher\u00eb ata do t\u00eb d\u00ebgjonin apele t\u00eb tharta p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e korrupsionin, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtetin ku sundon ligji dhe ku shporren klanet nepotiste dhe mafioze, t\u00eb cilat kontrollojn\u00eb resurset kryesore t\u00eb shtetit, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr p\u00ebrralla q\u00eb lidhen me \u201cbashkimin e trojeve shqiptare\u201d nuk ka vesh\u00eb askush as n\u00eb Berlin, as n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Faktet nuk mund t\u00eb mohohen, as ekzistenca e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs: Prishtina ka ambasador n\u00eb Tiran\u00eb, polic\u00eb dhe doganier\u00eb n\u00eb kufi me Shqip\u00ebrin\u00eb, targa t\u00eb veta p\u00ebr automjete, sistem t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politik, gati 100 shtete e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn si t\u00eb pavarur, Kosova \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, madje edhe ambasador\u00ebt e atyre vendeve q\u00eb s\u2019e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn i ftojn\u00eb diplomat\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb organizime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Edhe Shqip\u00ebria ka ambasador n\u00eb Prishtin\u00eb, i cili pothuaj p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb i mban leksione pseudopatriotike qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u2019i mbash leksione shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr shqiptariz\u00ebm e patriotiz\u00ebm, p\u00ebr sakrific\u00eb, p\u00ebr atdhe e p\u00ebr vet\u00ebmohim \u00ebsht\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sikur t\u2019i tregosh Steve Jobsit n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme se \u00e7far\u00eb merita ka pasur p\u00ebr suksesin e mark\u00ebs Apple. Para pak dit\u00ebsh ambasadori i Tiran\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb u shfaq n\u00eb televizion i rrethuar me disa t\u00eb ashtuquajtur \u201cveteran\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb\u201d dhe tha se \u201cU\u00c7K nuk ka b\u00ebr\u00eb krime\u201d. S\u00eb pari: nj\u00eb vler\u00ebsim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e asnj\u00eb ambasadori. S\u00eb dyti: fakti q\u00eb U\u00c7K ka luftuar p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs assesi nuk i amniston disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt gjer\u00eb e gjat\u00eb kan\u00eb torturuar dhe vrar\u00eb shqiptar\u00eb, jo pse ata ishin kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb \u00e7lirimit apo bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Beogradit, por pse ishin rival\u00eb politik\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb popullarizuar n\u00eb popull. S\u00eb treti: para se ambasadori i Tiran\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb na tregoj\u00eb bro\u00e7kulla p\u00ebr patriotiz\u00ebm e p\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb ai ta bindte qeverin\u00eb e tij t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb zbulimin e personave q\u00eb themeluan dhe \u201cmir\u00eb\u201dmbajt\u00ebn burgun n\u00eb Cahan (Shqip\u00ebri veriore), ku, mes tjer\u00ebsh, u torturuan edhe patriot\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Faji i tyre i vet\u00ebm ishte se mb\u00ebshtesnin Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Ibrahim Rugov\u00ebn apo qeverin\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim t\u00eb drejtuar nga Bujar Bukoshi. Aq skandaloz \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ambasadori i Tiran\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, saq\u00eb politikan\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb thon\u00eb: \u201cKy i ka shkelur t\u00eb gjitha rregullat diplomatike\u201d. \u201c\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i paduruesh\u00ebm\u201d. \u201cDo t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb dikush t\u2019i thoshte Sali Berish\u00ebs: \u2018Largoje se nuk po sillet si diplomat, por si aktivist mitingjesh\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs i duhet mb\u00ebshtetje jo vet\u00ebm nga Bashkimi Evropian, nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Japonia, Turqia etj., por i duhet p\u00ebrkrahje edhe nga Shqip\u00ebria, Maqedonia e Mali i Zi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb vendin n\u00eb mesin e shteteve stabile t\u00eb rajonit. M\u00eb s\u00eb paku, nd\u00ebrkaq, Kosov\u00ebs i duhet p\u00ebrkrahja nga politikan\u00ebt mesjetar\u00eb t\u00eb tipit t\u00eb Dashamir Shehit, i cili flamurin e Kosov\u00ebs e quan leck\u00eb. Aq m\u00eb pak Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb p\u00ebrralla patriotike nga tipa si Aleksand\u00ebr Frangaj, i cili n\u00eb vitet 90-t\u00eb ka qen\u00eb nj\u00ebri nga flamurtar\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs mediatike n\u00eb Tiran\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Gazeta e tij \u201cKoha jon\u00eb\u201d i quante sulmet e U\u00c7K-s\u00eb aksione terroriste si n\u00eb Korsik\u00eb. Frangaj sulmonte presidentin e at\u00ebhersh\u00ebm Sali Berisha se duke d\u00ebrguar tanke drejt veriut po provokuaka konflikt me Serbin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpifje ai qe d\u00ebnuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb e Tiran\u00ebs. Sot, n\u00eb vitin 2013, Frangaj dhe disa gazetar\u00eb t\u00eb gjirizit politik t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta biznesi propagandojn\u00eb \u201cbashkim\u201d, madje k\u00ebrc\u00ebnohen se brenda pak or\u00ebsh mund ta mbulojn\u00eb Kosov\u00ebn me sinjalet e televizioneve t\u00eb tyre roz\u00eb, t\u00eb cilat shquhen jo p\u00ebr gazetari profesionale, por p\u00ebr tifozll\u00ebk politik tejet primitiv.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto val\u00eb po noton edhe Sali Berisha. Duke e ditur se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e kosovar\u00ebve kan\u00eb nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr shtetin shqiptar, Berisha pothuaj p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb gjuan n\u00eb opinion \u201cpropozime atdhetare\u201d: pasaporta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, kampionat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt futbolli, \u201chap\u00ebsir\u00eb unike t\u00eb val\u00ebve\u201d t\u00eb transmetimit p\u00ebr mediet e Kosov\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe anasjelltas etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto britma atdhetare do t\u00eb harrohen pas 23 qershorit. Shqip\u00ebria mund t\u2019u jap\u00eb pasaporta shqiptar\u00ebve p\u00ebrtej kufijve t\u00eb saj, por k\u00ebshtu ajo do t\u00eb rrezikoj\u00eb liberalizimin e vizave p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn e Schengenit. Asnj\u00eb qytetar i Shqip\u00ebris\u00eb nuk do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb pranoj\u00eb izolimin p\u00ebr hir t\u00eb disa kosovar\u00ebve mendjeleht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pasaport\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb e shohin si \u201cd\u00ebftes\u00eb patriotizmi\u201d. Mund t\u00eb b\u00ebhet edhe nj\u00eb lig\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt futbolli, por jo brenda rregullave t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebtij sporti. Me metoda t\u00eb anarkis\u00eb mund t\u00eb krijohet edhe nj\u00eb \u201chap\u00ebsir\u00eb unike e val\u00ebve\u201d t\u00eb transmetimit medial, por jo nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb val\u00ebsh profesionale e t\u00eb balancuara, q\u00eb te publiku bartin informacione t\u00eb paanshme.<\/p>\n<p>Me deklarimet e tij t\u00eb fundit Berisha po e trajton Kosov\u00ebn si diaspor\u00eb, por Kosova nuk \u00ebsht\u00eb diaspor\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb: Kosova \u00ebsht\u00eb shtet. I keq, i mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb shtet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb gati dy milion\u00eb banor\u00ebve t\u00eb saj. Dhe i s\u00eb paku gjysm\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb (Evrop\u00eb, Amerik\u00eb, Australi e gjetiu). P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb tiran\u00ebt e Tiran\u00ebs vlen thirrja: l\u00ebreni Kosov\u00ebn rehat dhe jasht\u00eb betejave tuaja politike dhe jasht\u00eb mo\u00e7alit tuaj politik! Punoni p\u00ebr vendin tuaj, mos u p\u00ebrpiqni q\u00eb d\u00ebshtimet tuaja t\u2019i maskoni duke lozur populliz\u00ebm mbi supet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Republika e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si terren p\u00ebr allishverishe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. As nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si monedh\u00eb kusuresh n\u00eb luft\u00ebn e pam\u00ebshirshme p\u00ebr pushtet mes t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Parti Demokratike dhe t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Parti Socialiste. Kosova nuk ka asnj\u00eb faj p\u00ebr d\u00ebshtimet e Shqip\u00ebris\u00eb. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mij\u00ebra viktimat e 1997-\u00ebs, p\u00ebr 26 t\u00eb vrar\u00ebt n\u00eb G\u00ebrdec, as p\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt e 21 janarit 2011 para kryeministris\u00eb, as p\u00ebr pazaret e Ilir Met\u00ebs me tender\u00eb, as p\u00ebr kryene\u00e7\u00ebsin\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb opozit\u00ebs socialiste, as p\u00ebr bizneset e familjes Berisha, as p\u00ebr marr\u00ebveshjen detare me Greqin\u00eb, as p\u00ebr stoqet me drog\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u201cbastionet\u201d si Lazarati ku nuk hyn dot shteti shqiptar, as p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e ambientit n\u00eb bregdet, as p\u00ebr d\u00ebshtimin kolosal t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e integrimeve evropiane, as p\u00ebr faktin se Shqip\u00ebria n\u00eb 20 vitet e fundit nuk ka arritur t\u00eb organizoj\u00eb asnj\u00eb pal\u00eb zgjedhje t\u00eb pakontestuara nga gjelat e kotecit politik. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se debati i falsifikuar p\u00ebr bashkim me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zhvilluar debatin m\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm sot n\u00eb Shqip\u00ebri: si t\u00eb \u00e7lirohet Shqip\u00ebria nga prangat e politikan\u00ebve mesjetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt prioritet e kan\u00eb eliminimin e rivalit politik dhe jo p\u00ebrparimin e vendit.<\/p>\n<p>Para rrafsh 100 vjet\u00ebsh shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut vendimtar p\u00ebr themelimin e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim ka arritur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve arkivore studiuesja e re britanike Nicola Guy n\u00eb librin e saj t\u00eb sapobotuar \u201cLindja e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Si duket situata n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr? N\u00eb 100 vitet e fundit dy diktator\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb (Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha) hoq\u00ebn dor\u00eb nga bashkimi me Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos zem\u00ebruar Beogradin, me ndihm\u00ebn e t\u00eb cilit q\u00eb t\u00eb dy kishin ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb 100 vitet e fundit Shqip\u00ebria vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb, m\u00eb 1999, kur u detyrua nga NATO-ja, i doli pak n\u00eb ndihm\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb prag t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb Sali Berisha n\u00eb revist\u00ebn gjermane \u201cDer Spiegel\u201d thoshte se prapa sulmeve kund\u00ebr polic\u00ebve serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00ebndron Arkani, prij\u00ebsi i paramilitar\u00ebve serb\u00eb. N\u00eb prag t\u00eb faz\u00ebs vendimtare p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, n\u00eb vjesht\u00eb 1998, Berisha dhe vart\u00ebsit e tij e pan\u00eb t\u00eb udh\u00ebs t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr pu\u00e7 n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00ebse shikojm\u00eb pak m\u00eb her\u00ebt, do t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se n\u00eb prag t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb piramidave financiare Sali Berisha u p\u00ebrpoq ta bart kriz\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb presion presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs Ibrahim Rugova q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb qindra-mij\u00ebra shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur opozit\u00ebn serbe, e cila protestonte kund\u00ebr Slobodan Milosheviqit, i cili kishte vjedhur votat n\u00eb zgjedhjet lokale. Thua se shqiptar\u00ebt e shtypur nga \u00e7izmja serbe nuk kishin problem tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb demokratizonin Serbin\u00eb! Sot kur kosovar\u00ebt e d\u00ebgjojn\u00eb Reis \u00c7i\u00e7on duke recituar lajme p\u00ebr prij\u00ebsin e lavdish\u00ebm Sali Berisha u kujtohet ai Reis \u00c7i\u00e7oja i TVSH-s\u00eb, i cili me ton agresiv lavd\u00ebronte student\u00ebt serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt \u201cdo t\u00eb fitojn\u00eb\u201d dhe me urdh\u00ebr t\u00eb pushtetit b\u00ebnte thirrje p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre nga Kosova. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Berisha deklaronte publikisht se p\u00ebr Kosov\u00ebn mjafton nj\u00eb \u201chap\u00ebsir\u00eb demokratike brenda Jugosllavis\u00eb\u201d, nj\u00eb \u201cModus vivendi\u201d, si\u00e7 thoshte ai. Duhet th\u00ebn\u00eb hapur se popullizmi dhe aventurat politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs e kishin zem\u00ebruar aq shum\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebn, saq\u00eb ky i fundit me vite nuk pranoi ta takonte.<\/p>\n<p>Manipulimi me Kosov\u00ebn n\u00eb fushat\u00ebn parazgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm. Sot meritat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha mund t\u2019i marrin ata politikan\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb duan t\u2019i emancipojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe t\u2019i integrojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn e p\u00ebrparuar. Nga nj\u00eb zhvillim i till\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb edhe Kosova. As Kosova, as Shqip\u00ebria nuk kan\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrfitim n\u00ebse politikan\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb kopjojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb disa fusha q\u00eb i njohin mir\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb, manipulimi i zgjedhjeve, kurdisja e tender\u00ebve, vjedhja e pasuris\u00eb publike, instalimi i sistemit nepotist, pap\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn publike, manipulimet nacionaliste. K\u00ebtu, v\u00ebrtet, \u201cjemi nj\u00eb\u201d, por s\u2019jemi t\u00eb mbar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb b\u00ebhemi kur nuk \u00e7irremi \u201cbashkim, bashkim\u201d, sepse bashkimi u b\u00eb, s\u2019ka asnj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb hairit sot n\u00eb Prishtin\u00eb e Pej\u00eb, Tiran\u00eb e Berat. Nj\u00eb b\u00ebhemi kur t\u00eb b\u00ebhet realitet \u00ebndrra e nj\u00eb Shqip\u00ebrie dhe nj\u00eb Kosove evropiane, kur mir\u00ebqenia t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa nacionalizmi parak dhe pa asnj\u00eb baz\u00eb, kur krijimi i vendeve t\u00eb pun\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb prioritet dhe jo p\u00ebrz\u00ebnia e investitor\u00ebve t\u00eb huaj, pasi ministrat \u201ctan\u00eb\u201d t\u2019u ken\u00eb k\u00ebrkuar ryshfet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb praktika aktuale. Nj\u00eb b\u00ebhemi kur \u00e7dokush vet\u00ebdijesohet se ekzistenca e dy shteteve me shumic\u00eb shqiptare n\u00eb Ballkan s\u2019\u00ebsht\u00eb kurrfar\u00eb pengese p\u00ebr zhvillim. Nj\u00eb b\u00ebhemi kur kryeministri i Kosov\u00ebs dhe ai i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bruksel priten jo si \u201craste problematike\u201d apo \u201csi bandit\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u2019i durojm\u00eb e shfryt\u00ebzojm\u00eb\u201d, por si politikan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popujve t\u00eb tyre. Nj\u00eb trung etnik, dy kombe politike, dy shtete moderne, nj\u00eb Evrop\u00eb e bashkuar n\u00eb mir\u00ebqenie dhe paqe. Kjo \u00ebsht\u00eb formula e suksesit shqiptar n\u00eb Ballkan. T\u00eb tjerat jan\u00eb prononcime budallall\u00ebku, t\u00eb cilat u dashka t\u2019i durojm\u00eb n\u00eb shekullin 21. P\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb zi. Mashtrohen leht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mendojn\u00eb se pas aq shum\u00eb sakrificash shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb shtetin e tyre ta dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb tabaka argjendi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli, 16 Janar 2013 N\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb ka filluar fushata zgjedhore. P\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen nga d\u00ebshtimet e m\u00ebdha, nga krimi e korrupsioni, qeveria e kryeministrit Sali Berisha po p\u00ebrdor kart\u00ebn e popullizmit dhe nacionalizimit t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs, duke trumbetuar \u201cbashkim me Kosov\u00ebn\u201d. Kjo politik\u00eb i b\u00ebn d\u00ebm Kosov\u00ebs dhe nuk i zgjidh problemet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-411","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli, 16 Janar 2013 N\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb ka filluar fushata zgjedhore. P\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen nga d\u00ebshtimet e m\u00ebdha, nga krimi e korrupsioni, qeveria e kryeministrit Sali Berisha po p\u00ebrdor kart\u00ebn e popullizmit dhe nacionalizimit t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs, duke trumbetuar \u201cbashkim me Kosov\u00ebn\u201d. Kjo politik\u00eb i b\u00ebn d\u00ebm Kosov\u00ebs dhe nuk i zgjidh problemet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-01-16T20:10:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs!\",\"datePublished\":\"2013-01-16T20:10:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/\"},\"wordCount\":2767,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_robelli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/\",\"name\":\"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_robelli.jpg\",\"datePublished\":\"2013-01-16T20:10:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_robelli.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/enver_robelli.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Enver Robelli, 16 Janar 2013 N\u00eb Shqip\u00ebri tashm\u00eb ka filluar fushata zgjedhore. P\u00ebr t\u00eb zhvendosur v\u00ebmendjen nga d\u00ebshtimet e m\u00ebdha, nga krimi e korrupsioni, qeveria e kryeministrit Sali Berisha po p\u00ebrdor kart\u00ebn e popullizmit dhe nacionalizimit t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs, duke trumbetuar \u201cbashkim me Kosov\u00ebn\u201d. Kjo politik\u00eb i b\u00ebn d\u00ebm Kosov\u00ebs dhe nuk i zgjidh problemet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-01-16T20:10:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs!","datePublished":"2013-01-16T20:10:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/"},"wordCount":2767,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/","name":"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","datePublished":"2013-01-16T20:10:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/enver_robelli.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lereni-kosoven-te-qete-tirane-te-tiranes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"L\u00ebreni Kosov\u00ebn t\u00eb qet\u00eb, tiran\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}