{"id":4082,"date":"2015-08-08T10:04:22","date_gmt":"2015-08-08T09:04:22","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4082"},"modified":"2015-08-08T10:04:22","modified_gmt":"2015-08-08T09:04:22","slug":"intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/","title":{"rendered":"INTERVISTA\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><strong>Berisha para G\u00ebrdecit ishte dikush q\u00eb donte t\u00eb rib\u00ebnte historin\u00eb.<br \/>\nPas G\u00ebrdecit, dikush q\u00eb donte t\u00eb blinte historin\u00eb.<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Mero Baze\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/mero_baze1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Botuesi i gazet\u00ebs TemA, Mero Baze, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin \u00c7im Peka, rr\u00ebfen betejat e tij si gazetar opozitar, si e sheh qeverisjen e Ram\u00ebs dhe komenton marr\u00ebdh\u00ebniet e Ram\u00ebs me Met\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><strong>Jeni botuesi q\u00eb keni q\u00ebndruar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb opozit\u00eb me qeverit\u00eb. \u201997-2005 dhe 2007-20013. P\u00ebr qeverin\u00eb \u201cBerisha\u201d filluat kritikat e me pas akuzat vet\u00ebm dy vite pasi e djathta erdhi ne pushtet edhe pse kishit qen\u00eb ndoshta z\u00ebri i vet\u00ebm mediatik n\u00eb opozite pro tij. Sot Edi Rama ka dy vjet kryeminist\u00ebr, aq sa kishte Sali Berisha n\u00eb kohen kur filluat ta kontestonit si gazetar dhe botues. Me kryeministrin Rama akoma nuk po e b\u00ebni t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Nuk po gabon Rama apo dhe ju ju kan\u00eb lodhur betejat me qeverit\u00eb? D.m.th keni vendosur t\u00eb b\u00ebni paqe me qeverit\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka arsye t\u00eb jesh i lumtur me \u00e7far\u00eb po ndodh, por as ndonj\u00eb arsye t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb shpallur luft\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb. Ajo q\u00eb ka ndodhur me Berish\u00ebn dy vjet pas ardhjes n\u00eb pushtet, nuk ka ndodhur ende me Edi Ram\u00ebn. Dy vjet pas ardhjes n\u00eb pushtet, Berisha dha shenja t\u00eb qarta t\u00eb kontrollit familjar t\u00eb pushtetit. Vajza e tij u b\u00eb de facto shefe e \u00e7do koncesioni apo kontrate ligjore me qeverin\u00eb, dhe sapo dilja nga zyra e kryeministrit duhet t\u00eb shkoje tek zyra e saj. I biri u b\u00eb sekseri kryesor i \u00e7do biznesi. Un\u00eb isha aq af\u00ebr Berish\u00ebs sa nuk mund t\u00eb mos e shihja k\u00ebt\u00eb dhe nuk mund t\u00eb mos flisja. Kur demokrat\u00ebt qanin korridoreve t\u00eb PD p\u00ebr humbjen e Sokol Olldashit n\u00eb shkurt t\u00eb 2007, Shk\u00eblzeni b\u00ebrtiste duke k\u00ebrkuar ku i kishte humbur Ilir Rusmajli, se s\u2019po i firmoste ende nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr G\u00ebrdecin. Dhe un\u00eb isha d\u00ebshmitar n\u00eb at\u00eb korridor, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb prisnin demokrat\u00ebt nga pushteti dhe \u00e7far\u00eb priste i biri i Sali Berish\u00ebs. Dhe kur e b\u00ebra publike k\u00ebt\u00eb disa muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb 2007, gjasht\u00eb muaj para shp\u00ebrthimit t\u00eb kobsh\u00ebm, dhe thash\u00eb se i biri i kryeministrit mund t\u00eb shfaqet pas ndonj\u00eb afere arm\u00ebsh n\u00eb Vor\u00eb, u sulmova prej Berish\u00ebs me eg\u00ebrsi n\u00eb mbledhje t\u00eb Grupit parlamentar dhe n\u00eb gazet\u00ebn \u201cRD\u201d. Pra Berisha b\u00ebri zgjedhjen p\u00ebr luft\u00eb, duke mos pranuar t\u00eb cenoj pushtetin e Familjes, q\u00eb po hidhte rr\u00ebnj\u00eb. Dhe un\u00eb u ndjeva i leht\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja e qeverisjes, Berisha deri at\u00ebher\u00eb po qeveriste mir\u00eb. Ai kishte b\u00ebr\u00eb reforma gjurm\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb sistemin e taksave dhe koncesioneve dhe po shfryt\u00ebzonte mir\u00eb situat\u00ebn makroekonomike q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb qeveria paraardh\u00ebse e Fatos Nanos. Dhe nga pik\u00ebpamja politike ishte m\u00eb fleksib\u00ebl, deri sa mori gjith\u00e7ka n\u00ebn kontroll pas zgjedhjes s\u00eb Presidentit. Berisha filloi t\u00eb keqqeveris\u00eb pas G\u00ebrdecit, kur i kompleksuar nga p\u00ebrfshirja e t\u00eb birit n\u00eb at\u00eb histori, u b\u00eb paranojak dhe i\u00a0shpalli luft\u00eb gjith\u00eb institucioneve t\u00eb shtetit, Presidentit, kryeprokurorit, medies kritike etj. G\u00ebrdeci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e n\u00eb historin\u00eb e tij politike, q\u00eb e ndan\u00eb at\u00eb n\u00eb dy epoka, para dhe pas saj. Pas G\u00ebrdecit, Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kukull n\u00eb duart e Familjes, q\u00eb e sheh at\u00eb si shp\u00ebtimtar p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Para G\u00ebrdecit ai ishte nj\u00eb njeri q\u00eb donte t\u00eb rishkruante mir\u00eb historin\u00eb e tij. Pas G\u00ebrdecit nj\u00eb njeri q\u00eb donte t\u00eb blinte historin\u00eb e tij. G\u00ebrdeci Edi Ram\u00ebs nuk i ka ardhur akoma edhe pse kam qen\u00eb kritik i hidhur p\u00ebr qeverin\u00eb Rama n\u00eb disa pika t\u00eb ndjeshme t\u00eb qeverisjes, sidomos n\u00eb prototipin e reformave q\u00eb po nd\u00ebrmerr qeveria. Disa reforma t\u00eb saj bazohen tek tregu dhe konkurrenca e lir\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb reforma e pensioneve apo ligji i arsimit, disa bazohen tek etatizmi dhe kontrolli i dyshimt\u00eb administrativ mbi to, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi apo ecuria e reform\u00ebs n\u00eb paket\u00ebn fiskale.<\/p>\n<p><strong>Kur thash\u00eb pak m\u00eb lart\u00eb se keni qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb vetmit z\u00eb mediatik p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb i vetmi nga \u201997-2005 kund\u00ebr qeverive t\u00eb majta, kam parasysh faktin se gjat\u00eb asaj kohe jeni sulmuar individualisht fort\u00eb nga mediat e qeveris\u00eb dhe fizikisht nga t\u00eb fortit e qeveris\u00eb. Mediat q\u00eb sulmuan opozit\u00ebn e koh\u00ebs e z\u00ebvend\u00ebsuan miq\u00ebsin\u00eb tuaj me kryeministrin Berisha. E nj\u00ebjta media sot ka z\u00ebn\u00eb vend pran\u00eb kryeministrit Rama. Si e gjykoni sot raportin e kryeministrit Rama me mediat dhe a mendoni se opozita sot si asnj\u00ebher\u00eb nuk ka asnj\u00eb media ne krahun e saj? Po i rikthehem \u201997-2005 kur opozita e koh\u00ebs kishte nj\u00eb media t\u00eb shkruar dhe nj\u00eb elektronike q\u00eb ndiqej pa censure prej militanteve t\u00eb saj.<\/strong><\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nuk zgjodha t\u00eb jem i vet\u00ebm n\u00eb opozit\u00eb por m\u00eb lan\u00eb vet\u00ebm dy her\u00eb. Her\u00ebn e par\u00eb pas vitit 1997 deri n\u00eb vitin 2005 m\u00eb lan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin qen\u00eb dikur me Berish\u00ebn, dhe tentonin t\u00eb m\u00eb izolonin ata q\u00eb ishin me pushtetin sidomos grupi i Klanit q\u00eb ka dhe tradit\u00eb serioze p\u00ebr t\u00eb kapur pushtetet. Pas vitit 2007 ndodhi e nj\u00ebjta gj\u00eb, por me nj\u00eb eg\u00ebrsi m\u00eb t\u00eb madhe. Berisha e b\u00ebri betej\u00ebn kund\u00ebr meje jo vet\u00ebm personale, por dhe t\u00eb dhunshme n\u00eb gjith\u00eb aspektet fizike dhe financiare, p\u00ebr t\u00eb \u201cm\u00eb b\u00ebr\u00eb shembull\u201d q\u00eb kush ngre kok\u00ebn kund\u00ebr tij, zhduket. Shkat\u00ebrroi gjith\u00eb biznesin e sapo investuar, duke rrethuar me polic\u00eb shtypshkronj\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb tuf\u00eb hekurishtesh q\u00eb po gjykohen nga drejt\u00ebsia. Shoferi i familjes s\u00eb tij punonj\u00ebs garde, ndenji tre dit\u00eb rresht para sht\u00ebpis\u00eb sime, derisa u dogj makina dhe ai nuk u pa m\u00eb. P\u00ebr fat e denoncova dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shantazhit t\u00eb tij, tek nj\u00eb prokuror, q\u00eb e ka pranuar publikisht. Sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg se i ka v\u00ebn\u00eb gjob\u00eb daj\u00ebs s\u00eb vet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kur ishte shofer i Familjes dhe mik i Shk\u00eblzenit, q\u00ebllonte me pistolet\u00eb kamarier\u00eb dhe jo vet\u00ebm q\u00eb nuk gjykohej, por Berisha i besonte dhe sigurin\u00eb e gruas, djalit e vajz\u00ebs. Nj\u00eb nat\u00eb pas 21 Janarit, i shkoi familjes s\u00eb Hekuran Ded\u00ebs p\u00ebr t&#8217;i bler\u00eb gjakun dhe heshtjen p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e vrar\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Bulevardit, shenj\u00eb kjo q\u00eb tregon se ishte \u201ci forti\u201d i besuar i familjes. Pati represion mbi gazet\u00ebn me gjoba deri n\u00eb 400 mij\u00eb dollar dhe kontroll financiar dhe tek nj\u00eb shoqat\u00eb gazetar\u00ebsh q\u00eb kam pas.<\/p>\n<p>Prej Sali Berish\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kam fituar vet\u00ebm di\u00e7ka pozitive, q\u00eb i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs. Kam njohur dhe kush\u00ebrinjt\u00eb e mi t\u00eb shtat\u00eb q\u00eb si kisha njohur kurr\u00eb. I njoha, jo se ishin solidar\u00eb me mua, por se i gjente Flamur Noka ku ishin, dhe i hiqte nga puna si kush\u00ebrinj t\u00eb mi. E dija mir\u00eb si funksiononte. Dikush i vinte syrin nj\u00eb pune, gjente ndonj\u00eb lidhje t\u00eb t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit me mua dhe e kishte leht\u00eb ta eliminonte. Pas k\u00ebsaj ata vinin e m\u00eb prezantoheshin q\u00eb ishin nd\u00ebshkuar se kishin nj\u00eb lidhje me mua. Nj\u00eb gjest edhe m\u00eb i sh\u00ebmtuar ndodhi me n\u00ebn\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi, t\u00eb cil\u00ebn ministri Xhaferi e thirri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe i k\u00ebrkoi ose t\u00eb nd\u00ebrronte mbiemrin ose t\u00eb linte pun\u00ebn. Dhe ajo u detyrua t\u00eb linte pun\u00ebn. Deri k\u00ebtu as Enver Hoxha nuk ka pas shkuar kund\u00ebr nj\u00eb gruaje t\u00eb divorcuar. Sali Berisha e ka b\u00ebr\u00eb dhe e ka b\u00ebr\u00eb personalisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;u kthyer dhe nj\u00eb her\u00eb tek media kritike dhe opozitare dua t\u00eb them se ajo nuk varet vet\u00ebm nga gazetari por dhe nga kund\u00ebrshtari. T\u00eb kesh kund\u00ebrshtar Sali Berish\u00ebn n\u00eb pushtet, b\u00ebhesh m\u00eb i famsh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb m\u00eb represiv, m\u00eb hakmarr\u00ebs, m\u00eb vras\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit se sa t\u00eb tjer\u00ebt. E ka b\u00ebr\u00eb her\u00ebn e par\u00eb me \u201cKoha Jon\u00eb\u201d dhe her\u00ebn e dyt\u00eb me Tem\u00ebn. T\u00eb jesh p\u00ebrball Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb jesh para nj\u00eb thesi me sfungjer, ku m\u00eb shum\u00eb lodhesh nga p\u00ebrpjekja e tij p\u00ebr t\u00eb t\u00eb kapur, se sa nga lufta e tij p\u00ebr t\u00eb t\u00eb eleminuar.<\/p>\n<p><strong>Jeni gazetari q\u00eb keni botuar akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr kat\u00ebr kryeministra. P\u00ebr Fatos Nanon, Ilir Meten, Sali Berish\u00ebn dhe Edi Ram\u00ebn si ish-kryebashkiak. Gjithsesi dy numra t\u00eb gazet\u00ebs \u201cTemA\u201d jan\u00eb akoma sot hit n\u00eb rrjetet sociale. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr faqen e par\u00eb. \u201cKartela mjek\u00ebsore e Edi Ram\u00ebs\u201d dhe fotoja e Ilir Met\u00ebs me di\u00e7itur\u00eb \u201cHajduti\u201d. A jeni penduar sot q\u00eb i keni botuar dhe a i besoni akoma sot si lajme?<\/strong><\/p>\n<p>Gazetat nuk botohen p\u00ebr t&#8217;u penduar, por p\u00ebr t\u00eb besuar se po thua t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn kur i boton. Un\u00eb kam besuar tek ajo q\u00eb kam shkruar, dhe kur gazeta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur. N\u00eb nj\u00eb gazetari politike t\u00eb ashp\u00ebr si kjo e jona q\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb gazetari llogoresh, gj\u00ebra t\u00eb tilla jan\u00eb t\u00eb pashmangshme. Ajo q\u00eb ju e quani p.sh. kartel\u00eb e Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb <strong>nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr e ofruar nga Sali Berisha n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs elektorale n\u00eb vitin 2000<\/strong>, duke m&#8217;u betuar si mjek q\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb dhe se ai vet ka ndihmuar disa her\u00eb me miqt\u00eb e tij. Shefja e kabinetit t\u00eb tij ma solli n\u00eb zyr\u00eb si porosi nga Doktori, dhe pak m\u00eb von\u00eb ai m\u00eb \u201csiguroi\u201d p\u00ebr &#8220;v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb\u201d e saj. Un\u00eb e kam besuar, jo vet\u00ebm pse kisha nj\u00eb distanc\u00eb reale politike dhe personale me Edi Ram\u00ebn, por dhe sepse e besoja Berish\u00ebn m\u00eb shum\u00eb si mjek se sa si politikan. Tani m\u00eb vjen t\u00eb qesh kur e kujtoj, por kjo \u00ebsht\u00eb histori. Tani n\u00ebse m\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb dija m\u00eb duket i \u00e7mendur Edi Rama, duhet t\u00eb m\u00eb pyesni a m\u00eb duket normal Sali Berisha. N\u00eb rastin e Ilir Met\u00ebs ishte bindja ime p\u00ebr at\u00eb q\u00eb pash\u00eb n\u00eb video. Videoskandali Meta-Prifti nuk ishte zbulim gazetaresk, por luft\u00eb klanesh brenda pushtetit t\u00eb Berish\u00ebs. Ata vendos\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdorin median dhe kaq. Nuk \u00ebsht\u00eb histori gazetarie investigative, apo merit\u00eb gazetar\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb prodhim i qeveris\u00eb Sali Berish\u00ebs, q\u00eb mbyllet me dark\u00ebn e tij tek sht\u00ebpi e Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si e gjykoni Edi Ram\u00ebn n\u00eb k\u00ebto dy vite kryeminist\u00ebr? A keni nj\u00eb radhitje te sukseseve dhe d\u00ebshtimeve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij?<\/strong><\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja e qeverisjes ka b\u00ebr\u00eb disa reforma q\u00eb forcojn\u00eb shtetin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kontrolli mbi territorin, beteja p\u00ebr evazionin n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb elektrike apo ujit, si\u00e7 po paralajm\u00ebron, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb guximshme pensionesh q\u00eb nuk ka guxuar asnj\u00eb qeveri ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebr 25 vjet, ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ligj sfidues p\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb, i cili n\u00eb mos b\u00ebft\u00eb histori me cil\u00ebsin\u00eb e Arsimit nuk ka \u00e7\u2019d\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb, se k\u00ebtu Arsimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb varr i madh. Po ashtu ka disa iniciativa pozitive sa i p\u00ebrket investimeve n\u00eb qytete t\u00eb vogla apo zona turistike. Shum\u00eb qytete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ndjen\u00eb nj\u00eb investim estetik, q\u00eb ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mos e b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme si\u00e7 e ke n\u00eb provinc\u00eb.<\/p>\n<p>Por ka dhe d\u00ebshtime t\u00eb frikshme. Fjala vjen n\u00eb mjek\u00ebsi, Rama \u00ebsht\u00eb krejt i paqart\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebn. Nd\u00ebrsa nga nj\u00eb an\u00eb ka hyr\u00eb t\u00eb b\u00ebj reforma tregu dhe konkurrence t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb mjek\u00ebsi po ec\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaotike, me koncesione t\u00eb dyshimta, q\u00eb bien ndesh me politik\u00ebn etatiste, q\u00eb ka vet\u00eb ministria q\u00eb do t\u00eb kontrolloj gjith\u00e7ka. E mbaj mend n\u00eb fushat\u00eb elektorale q\u00eb suksesin n\u00eb mjek\u00ebsi e bazonte tek mir\u00eb menaxhimi i buxhetit t\u00eb saj p\u00ebrmes luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit dhe jo tek ndonj\u00eb reform\u00eb thelb\u00ebsore tregu brenda saj. Kjo m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur at\u00ebher\u00eb shqet\u00ebsuese. Tani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrv\u00ebluese, pasi sh\u00ebrbime po u besohen privat\u00ebve, nd\u00ebrsa tregun po p\u00ebrpiqet ta mbaj n\u00ebn kontroll qeveria. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka e paqart\u00eb, konfuze dhe e frikshme n\u00ebse d\u00ebshton. Ka dhe d\u00ebshtime administrative si\u00e7 \u00ebsht\u00eb administrata e Doganave apo tatim Taksave, tek t\u00eb cilat duket se ka nj\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb korrupsioni, por nuk duhet konsideruar ky shkaku i vet\u00ebm i d\u00ebshtimeve. \u00cbsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha ekonomia e dob\u00ebt ajo q\u00eb I b\u00ebn ato t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kritikuara.<\/p>\n<p>Nuk ka monopole korrupsioni si\u00e7 ka pas Berisha, por e ka b\u00ebr\u00eb korrupsionin nj\u00eb sport m\u00eb popullor p\u00ebr administrat\u00ebn e tij, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ngjizjes shpesh artificiale q\u00eb kan\u00eb prurjet politike PS-LSI n\u00eb administrat\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet se nuk ke m\u00eb nj\u00eb Shk\u00eblzen p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb, por ke nj\u00eb tuf\u00eb shushunjash kudo q\u00eb shkon q\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb nga xhepat. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeveri autoritare dhe administrata nuk ka frik\u00eb ask\u00ebnd p\u00ebr t\u00eb futur ndonj\u00eb lek n\u00eb xhep. Dhe kjo betej\u00eb ka nevoj\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi perfekte, por dhe p\u00ebr shembuj nd\u00ebshkimi t\u00eb fort\u00eb, sidomos koka politike.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb gjykimin tuaj, a ndjehet Edi Rama i shantazhuar nga Ilir Meta dhe a i ka ngrir\u00eb ndryshimet n\u00eb qeveri pik\u00ebrisht prej frik\u00ebs se mos LSI do t\u00eb luaj\u00eb bllofin n\u00eb Parlament?<\/strong><\/p>\n<p>Rama dhe Meta nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb muaj mjalti dhe kjo \u00ebsht\u00eb normale, por nuk jan\u00eb as n\u00eb ndonj\u00eb proces divorci. Jan\u00eb si nj\u00eb familje sherrxhinjsh, si\u00e7 jan\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb majt\u00ebt shqiptar\u00eb, kur nuk ka kush t\u00eb vendos rregullin. Do t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb me k\u00ebt\u00eb stil deri n\u00eb fund. Natyrisht q\u00eb nuk kan\u00eb m\u00ebshir\u00eb ndaj nj\u00ebri-tjetrit ti marrin \u00e7\u2019t\u00eb mundin nga pjes\u00ebt e pushtetit, dhe \u201cas kan\u00eb turp t\u00eb djegin p\u00ebr nj\u00eb plesht gjith\u00eb jorganin\u201d. Por jan\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar ta mbajn\u00eb k\u00ebshtu pushtetin. Nuk besoj se Rama ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb qeveri, pasi nuk ka nerva t\u00eb hap loj\u00eb dhe orekse brenda PS. N\u00ebse Meta do ta k\u00ebrkoj\u00eb k\u00ebt\u00eb, kjo do t\u00eb ndodh\u00eb, por m\u00eb duket se dhe ai ka t\u00eb nj\u00ebjtin perceptim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Berisha para G\u00ebrdecit ishte dikush q\u00eb donte t\u00eb rib\u00ebnte historin\u00eb. Pas G\u00ebrdecit, dikush q\u00eb donte t\u00eb blinte historin\u00eb. Botuesi i gazet\u00ebs TemA, Mero Baze, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin \u00c7im Peka, rr\u00ebfen betejat e tij si gazetar opozitar, si e sheh qeverisjen e Ram\u00ebs dhe komenton marr\u00ebdh\u00ebniet e Ram\u00ebs me Met\u00ebn. Jeni botuesi q\u00eb keni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4082","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>INTERVISTA\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"INTERVISTA\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Berisha para G\u00ebrdecit ishte dikush q\u00eb donte t\u00eb rib\u00ebnte historin\u00eb. Pas G\u00ebrdecit, dikush q\u00eb donte t\u00eb blinte historin\u00eb. Botuesi i gazet\u00ebs TemA, Mero Baze, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin \u00c7im Peka, rr\u00ebfen betejat e tij si gazetar opozitar, si e sheh qeverisjen e Ram\u00ebs dhe komenton marr\u00ebdh\u00ebniet e Ram\u00ebs me Met\u00ebn. Jeni botuesi q\u00eb keni [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-08-08T09:04:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/mero_baze1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"INTERVISTA\\\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende\",\"datePublished\":\"2015-08-08T09:04:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/\"},\"wordCount\":2521,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/mero_baze1.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/\",\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/mero_baze1.jpg\",\"datePublished\":\"2015-08-08T09:04:22+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/mero_baze1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/mero_baze1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"INTERVISTA\\\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"INTERVISTA\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"INTERVISTA\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Berisha para G\u00ebrdecit ishte dikush q\u00eb donte t\u00eb rib\u00ebnte historin\u00eb. Pas G\u00ebrdecit, dikush q\u00eb donte t\u00eb blinte historin\u00eb. Botuesi i gazet\u00ebs TemA, Mero Baze, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetarin \u00c7im Peka, rr\u00ebfen betejat e tij si gazetar opozitar, si e sheh qeverisjen e Ram\u00ebs dhe komenton marr\u00ebdh\u00ebniet e Ram\u00ebs me Met\u00ebn. Jeni botuesi q\u00eb keni [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-08-08T09:04:22+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/mero_baze1.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"INTERVISTA\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende","datePublished":"2015-08-08T09:04:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/"},"wordCount":2521,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/mero_baze1.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/","name":"INTERVISTA\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/mero_baze1.jpg","datePublished":"2015-08-08T09:04:22+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/mero_baze1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/mero_baze1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-mero-baze-gerdeci-i-edi-rames-nuk-ka-ndodhur-ende\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"INTERVISTA\/ Mero Baze: G\u00ebrdeci i Edi Ram\u00ebs nuk ka ndodhur ende"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4082"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4082\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}