{"id":4078,"date":"2010-09-28T08:23:14","date_gmt":"2010-09-28T07:23:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4078"},"modified":"2010-09-28T08:23:14","modified_gmt":"2010-09-28T07:23:14","slug":"hegjemonia-e-se-keqes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/","title":{"rendered":"Hegjemonia e s\u00eb keqes"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg\" alt=\"\" title=\"Ilir Meta n\u00eb fushat\u00eb Berisha ik\" width=\"300\" height=\"187\" class=\"alignright size-medium wp-image-4079\" \/><\/p>\n<p>Nga <strong>Bledar H. Prifti<\/strong>, <em>28.09.2010<\/em><\/p>\n<p>Kultura politike e shoq\u00ebris\u00eb Shqiptare i ka hapur rrug\u00eb nj\u00eb ambienti politik, ku protagonist\u00ebt e saj mund t\u00eb sillen n\u00eb m\u00ebnyra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, pa marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe ligjore. Opinioni publik, media dhe elektorati duket se nuk kan\u00eb asnj\u00eb influenc\u00eb mbi veprimet dhe q\u00ebndrimet politike t\u00eb politikan\u00ebve. Pjesa d\u00ebrrmuese e politikan\u00ebve i konsiderojn\u00eb opinion publik, median dhe elektoratin si entitete, me t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb tall\u00ebsh menderen n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, dhe \u00e7far\u00eb mund t&#8217;ua thuash sot nuk ua thua nes\u00ebr, \u00e7far\u00eb e pohon sot e mohon nes\u00ebr, at\u00eb q\u00eb akuzon sot e puth nes\u00ebr, apo at\u00eb q\u00eb e p\u00ebshtyn sot e l\u00ebpin nes\u00ebr. <\/p>\n<p>Kjo tallje publike i ka fillimet e saj me armiq\u00ebsin\u00eb-miq\u00ebsin\u00eb Berisha-Nano dhe po vazhdon sot me armiq\u00ebsin\u00eb-miq\u00ebsin\u00eb Berisha-Meta-Prifti. Konfliktet midis Fatos Nanos dhe Sali Berish\u00ebs i kan\u00eb kushtuar shoq\u00ebris\u00eb Shqiptare sakrifica deri edhe n\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish, por, ky fakt, nuk i ndaloi t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendurit t\u00eb putheshin me nj\u00ebri-tjetrin dhe t\u00eb deklaronin se gjith\u00eb ato konflikte q\u00eb mor\u00ebn jet\u00eb njer\u00ebzish ishin nj\u00eb loj\u00eb politike etj. P\u00ebrmes k\u00ebsaj loje dhe tallje, kjo dyshe mbolli nj\u00eb frym\u00eb urrejtje kudo n\u00eb popull dhe krijoi nj\u00eb klim\u00eb konflikti, e cila p\u00ebr pak degjeneroi n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb civile. <\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, opinioni publik, media dhe elektorati e harroi k\u00ebt\u00eb loj\u00eb dhe tallje t\u00eb madhe, bile e legjitimoi at\u00eb. Por, nj\u00eb shoq\u00ebri e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e destinuar q\u00eb t\u00eb tallet dhe nd\u00ebshkohet p\u00ebrs\u00ebri. Dhe ja ku na shfaqet sot me shum\u00eb pompozitet konflikti Meta-Prifti p\u00ebr t\u00eb na sjell\u00eb nd\u00ebr m\u00ebnd historin\u00eb e talljeve. Konflikti midis ish-ministrit dhe eprorit t\u00eb tij, ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt faktin se q\u00eb t\u00eb dy mundohen t\u00eb shprehin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parezervuar &#8220;dashurin\u00eb&#8221; dhe besnik\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr kryeministrin Sali Berisha dhe q\u00eb t\u00eb dy sulmojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr negociata t\u00eb fshehta me Partin\u00eb Socialiste dhe Edi Ram\u00ebn. <\/p>\n<p>Kjo dashuri dhe besnik\u00ebri aktuale nga ana e drejtuesve t\u00eb LSI-s\u00eb p\u00ebrkundrejt Sali Berish\u00ebs ka arritur deri aty sa Sali Berisha q\u00eb dje konsiderohej dhe akuzohej si e keqja m\u00eb e madhe, sot konsiderohet jo thjesht si epror, por si nj\u00eb &#8220;prind&#8221;, prej t\u00eb cilit ata marrin k\u00ebshillat e tyre. Me pak fjal\u00eb, kwta sot e vendosin Sali Berish\u00ebn n\u00eb rolin e kumbarit, apo si\u00e7 jemi m\u00ebsuar ta d\u00ebgjojm\u00eb ndryshe, &#8220;padrino&#8221;. Ky fakt dhe k\u00ebto deklarata duhet t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb mbar\u00eb opinionin publik, median dhe elektoratin e majt\u00eb, i cili votoi LSI-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar Sali Berish\u00ebn nga pushteti.<\/p>\n<p>Sjellja dhe q\u00ebndrimet e tilla jan\u00eb nj\u00eb tallje e madhe p\u00ebr mbar\u00eb opinionin publik, intelektual\u00ebt, median dhe elektoratin e majt\u00eb. \u00cbsht\u00eb tallje, pasi t\u00eb gjith\u00eb ne cil\u00ebsohemi si njer\u00ebz, me t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb tall\u00ebsh menderen sa her\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkon interesi i tyre. Na konsiderojn\u00eb &#8220;mish me dy sy&#8221; pasi ne si shoq\u00ebri nuk jemi t\u00eb aft\u00eb t&#8217;i flasim gj\u00ebrat drejt dhe t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs k\u00ebta syresh p\u00ebr deklaratat dhe q\u00ebndrimet e tyre. P\u00ebr vite me radh\u00eb, LSI (ashtu si edhe Fatos Nano) e ka cil\u00ebsuar Sali Berish\u00ebn si t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb politik\u00ebs Shqiptare. Fushata elektorale e LSI-s\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 28 qershorit ishte nj\u00eb fushat\u00eb radikale q\u00eb kishte si slogan thirrjen &#8220;Berisha Ik&#8221;. <\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, lindin me t\u00eb drejt\u00eb pyetjet: Si shpjegohet q\u00eb kjo e keqe e madhe u shnd\u00ebrruaka kaq shpejt n\u00eb nj\u00eb padrino, t\u00eb cilit i puthet dora n\u00eb \u00e7do \u00e7ast dhe me shum\u00eb zell? Si shpjegohet q\u00eb kjo tallje e menderes me opinionin publik, median dhe elektoratin kalon pa u nd\u00ebshkuar?<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 e p\u00ebrmenda edhe n\u00eb fillim, k\u00ebto fenomene jan\u00eb rrjedhoj\u00eb e kultur\u00ebs politike q\u00eb mbart shoq\u00ebria Shqiptare. Politika nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, por sistemi, i cili b\u00ebn t\u00eb mundur shp\u00ebrndarjen autoritative t\u00eb vlerave t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Shoq\u00ebri me vlera t\u00eb ndryshme krijojn\u00eb dhe implementojn\u00eb sisteme politike t\u00eb ndryshme. P\u00ebr shembull, n\u00eb Per\u00ebndim, shoq\u00ebrit\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb dhe implementojn\u00eb sisteme demokratike, n\u00eb Amerik\u00ebn Latine sisteme juntash dhe autoritative dhe n\u00eb Lindje sisteme diktatoriale, monarkike dhe teokratike. <\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rast se nj\u00eb shoq\u00ebri implementon nj\u00eb sistem q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb karakteristik e asaj shoq\u00ebrie, p\u00ebrs\u00ebri sistemi funksionon ndryshe nga vendet e tjera. Nj\u00eb sistem monarkik n\u00eb Per\u00ebndim nuk funksionon nj\u00eblloj me nj\u00eb sistem monarkik t\u00eb vendosur n\u00eb Lindjen e Mesme, nj\u00eb demokraci n\u00eb Per\u00ebndim nuk funksionon nj\u00eblloj m\u00eb nj\u00eb demokraci n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore apo Azi dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim, kultura politike nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, por m\u00ebnyra se si nj\u00eb shoq\u00ebri e percepton dhe e vler\u00ebson sistemin politik, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe ndjesin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebrkundrejt sistemit politik dhe institucioneve t\u00eb tij. Por perceptimi, vler\u00ebsimi dhe ndjesia q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ka p\u00ebrkundrejt nj\u00eb sistemi politik \u00ebsht\u00eb i manipuluesh\u00ebm. Manipulimi b\u00ebhet p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb autoritetit t\u00eb sistemit dhe institucioneve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb tradicional, racional-legal dhe karizmatik. Pavar\u00ebsisht autoritetit q\u00eb b\u00ebn manipulimin, ky autoritet arrin q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb hegjemonin\u00eb e vlerave t\u00eb tij mbi shoq\u00ebrin\u00eb dhe grupimet e tjera shoq\u00ebrore q\u00eb ai qeveris. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb vendosja e k\u00ebsaj hegjemonie vlerash, e cila manipulon shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe e b\u00ebn at\u00eb q\u00eb t&#8217;i bindet autoritetit dhe vullnetit t\u00eb sistemit politik. P\u00ebrderisa shoq\u00ebria do t\u00eb pranoj\u00eb vlerat e sistemit, ky sistem politik nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe klasa politike do t\u00eb vazhdoj\u00eb dominimin dhe sundimin e saj. Fatmir\u00ebsisht, statusi i hegjemonis\u00eb s\u00eb vlerave ndodhet ngaher\u00eb p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb vazhdueshme q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb negocim dhe ndryshim t\u00eb vlerave t\u00eb sistemit. N\u00eb momentin kur shoq\u00ebria sofistikohet nga ana politike dhe arrin nj\u00eb stad t\u00eb nd\u00ebrgjegjes politike, ku ajo nuk i pranon m\u00eb vlerat e imponuara t\u00eb sistemit politik, at\u00ebher\u00eb kjo shoq\u00ebri do t\u00eb negocioj\u00eb dhe ndryshoj\u00eb vlerat e sistemit, madje edhe vet\u00eb sistemin.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00ebn shqiptare, sistemi politik ka arritur t\u00eb manipuloj\u00eb opinionin publik duke vendosur hegjemonin\u00eb e vlerave t\u00eb tij mbi shoq\u00ebrin\u00eb Shqiptare. Hegjemonia e k\u00ebtyre vlerave t\u00eb imponuara i sh\u00ebrben klas\u00ebs politike p\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb e pushtetit t\u00eb tyre. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb, klasa politike Shqiptare, p\u00ebrmes metodave propagandistike, e ka b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb pranoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb sot politikan\u00ebt dhe pushtetar\u00ebt t\u00eb vjedhin, t\u00eb mashtrojn\u00eb, t\u00eb \u00e7&#8217;nderojn\u00eb, t\u00eb manipulojn\u00eb, t\u00eb vrasin, etj. <\/p>\n<p>Kjo hegjemoni vlerash ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare ta konsideroj\u00eb normale q\u00eb sot politikan\u00ebt t\u00eb akuzojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr akte monstruoze q\u00eb shkaktojn\u00eb urrejtje dhe viktima n\u00eb t\u00eb pafajshme, kurse nes\u00ebr, po k\u00ebta politikan\u00eb, t\u00eb puthen dhe t\u00eb deklarojn\u00eb se ato akuza ishin vet\u00ebm loj\u00ebra politike dhe tallje. Kjo hegjemoni djall\u00ebzore vlerash ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb sot zgjedhjet e lira dhe t\u00eb ndershme t\u00eb konsiderohen si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe se nuk ia vlen q\u00eb t\u00eb sakrifikohet dhe luftohet p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb (imagjinoni nj\u00eb specie gazetar\/analist q\u00eb thekson se transparenca dhe vota e lir\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb). <\/p>\n<p>Sot, kjo hegjemoni djall\u00ebzore vlerash ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ju t\u00eb besoni se \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb nj\u00eb parti politike t\u00eb votohet nga elektorati p\u00ebr nj\u00eb arsye dhe t\u00eb p\u00ebrdori mandatet e dh\u00ebna nga elektorati p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u votua. Sot kjo hegjemoni djall\u00ebzore vlerash ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb besohet se \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb politikan\u00ebt dhe pushtetar\u00ebt ta shnd\u00ebrrojn\u00eb administrat\u00ebn publike n\u00eb nj\u00eb \u00e7et\u00eb partizan\u00ebsh dhe institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb forume partiake. Duke shfryt\u00ebzuar median, intelektual\u00ebt d\u00ebshtak\u00eb, injorant\u00eb, finok\u00eb dhe zem\u00ebrzinj, propagand\u00ebn dhe privilegjet e pushtetit, kjo klas\u00eb politike i tregon opinionit publik dhe shoq\u00ebris\u00eb se veprime t\u00eb tilla jan\u00eb normale dhe t\u00eb pranueshme. <\/p>\n<p>Besoj se i gjith\u00eb populli ka d\u00ebgjuar n\u00eb media dhe nga goj\u00ebt e pushtetar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve zem\u00ebrzinj t\u00eb deklarojn\u00eb se &#8220;k\u00ebshtu e ka politika&#8221; dhe se t\u00eb tilla veprime jan\u00eb normale edhe kur ato shkaktojn\u00eb viktima dhe marrin jet\u00eb njer\u00ebzish. Dhe ju filloni t\u00eb besoni se kjo \u00ebsht\u00eb normale, edhe pse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ajo nuk \u00ebsht\u00eb normale. ASNJ\u00cb nga pretendimet e m\u00ebsip\u00ebrme nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend demokratik. N\u00eb bot\u00ebn demokratike Evropiane nuk ka parti q\u00eb votohen p\u00ebr nj\u00eb arsye dhe ushtrojn\u00eb pushtetin p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e arsyes, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u votuan. <\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn demokratike nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa vota e lir\u00eb dhe transparenca e saj dhe e pushtetit. N\u00eb bot\u00ebn demokratike nuk ka fenomene ku sot politikan\u00ebt akuzojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe nes\u00ebr ata puthen duke i th\u00ebn\u00eb shoq\u00ebris\u00eb se ishte loj\u00eb dhe tallje. Sot n\u00eb bot\u00ebn demokratike nuk ka marr\u00ebzira t\u00eb tilla, t\u00eb cilat i serviren shoq\u00ebris\u00eb sikur t\u00eb ishin gjera normale. Vet\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb tilla marr\u00ebzira, djall\u00ebzi dhe perversitete na serviren nga hafijet e pushtetit si fenomene normale dhe t\u00eb pranueshme.<\/p>\n<p>Prandaj besoj fuqimisht se sot ka ardhur koha q\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb t\u00eb \u00e7lirohet nga kjo hegjemoni djall\u00ebzore q\u00eb ka kllaposur sistemin ton\u00eb te vlerave dhe t\u00eb arsyes. Ka ardhur koha q\u00eb n\u00eb t\u00eb ndajm\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja, t\u00eb drejt\u00ebn nga e padrejta, dhe t\u00eb djall\u00ebzuar\u00ebn nga e shenjta. Ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb largojm\u00eb nga vetja k\u00ebt\u00eb shejtan q\u00eb i vjen v\u00ebrdall\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb bjeri pre e se keqes, s\u00eb lig\u00ebs, mashtrimit dhe djall\u00ebzis\u00eb. <\/p>\n<p>Ka ardhur koha q\u00eb ne t&#8217;i japim fund k\u00ebsaj hegjemonie vlerash q\u00eb ngre n\u00eb piedestal t\u00eb keqen dhe t\u00eb lig\u00ebn dhe t\u00eb vendosim nj\u00eb sistem tjet\u00ebr vlerash, i cili do t\u00eb vler\u00ebsonte t\u00eb mir\u00ebn, t\u00eb drejt\u00ebn dhe t\u00eb shenjt\u00ebn. Beteja midis s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, por ajo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ia vlen n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bledar H. Prifti, 28.09.2010 Kultura politike e shoq\u00ebris\u00eb Shqiptare i ka hapur rrug\u00eb nj\u00eb ambienti politik, ku protagonist\u00ebt e saj mund t\u00eb sillen n\u00eb m\u00ebnyra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, pa marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe ligjore. Opinioni publik, media dhe elektorati duket se nuk kan\u00eb asnj\u00eb influenc\u00eb mbi veprimet dhe q\u00ebndrimet politike t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4078","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Hegjemonia e s\u00eb keqes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hegjemonia e s\u00eb keqes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Bledar H. Prifti, 28.09.2010 Kultura politike e shoq\u00ebris\u00eb Shqiptare i ka hapur rrug\u00eb nj\u00eb ambienti politik, ku protagonist\u00ebt e saj mund t\u00eb sillen n\u00eb m\u00ebnyra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, pa marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe ligjore. Opinioni publik, media dhe elektorati duket se nuk kan\u00eb asnj\u00eb influenc\u00eb mbi veprimet dhe q\u00ebndrimet politike t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-09-28T07:23:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Hegjemonia e s\u00eb keqes\",\"datePublished\":\"2010-09-28T07:23:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/\"},\"wordCount\":1782,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/\",\"name\":\"Hegjemonia e s\u00eb keqes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg\",\"datePublished\":\"2010-09-28T07:23:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hegjemonia-e-se-keqes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hegjemonia e s\u00eb keqes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hegjemonia e s\u00eb keqes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Hegjemonia e s\u00eb keqes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Bledar H. Prifti, 28.09.2010 Kultura politike e shoq\u00ebris\u00eb Shqiptare i ka hapur rrug\u00eb nj\u00eb ambienti politik, ku protagonist\u00ebt e saj mund t\u00eb sillen n\u00eb m\u00ebnyra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, pa marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe ligjore. Opinioni publik, media dhe elektorati duket se nuk kan\u00eb asnj\u00eb influenc\u00eb mbi veprimet dhe q\u00ebndrimet politike t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-09-28T07:23:14+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Hegjemonia e s\u00eb keqes","datePublished":"2010-09-28T07:23:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/"},"wordCount":1782,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/","name":"Hegjemonia e s\u00eb keqes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg","datePublished":"2010-09-28T07:23:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/meta_fushate_berisha_ik-300x187.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hegjemonia-e-se-keqes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hegjemonia e s\u00eb keqes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4078"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4078\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}