{"id":4063,"date":"2010-09-28T07:38:54","date_gmt":"2010-09-28T06:38:54","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4063"},"modified":"2010-09-28T07:38:54","modified_gmt":"2010-09-28T06:38:54","slug":"nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" title=\"Andrea Stefani\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" border=\"0\" alt=\"\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Andrea Stefani<\/strong><\/p>\n<p>Akuzat reciproke p\u00ebr pasurim korruptiv dhe fshehje pronash mes Dritan Priftit dhe Ilir Met\u00ebs i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb re shqet\u00ebsimit publik n\u00eb rritje mbi korruptimin total t\u00eb qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri. Deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, akuzat p\u00ebr korrupsion p\u00ebrfshinin vet\u00ebm ministra t\u00eb PD-s\u00eb dhe ishin ngritur nga opozita socialiste. Por tashm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vorbull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00eb LSI-ja. Akuzat ngrihen nga n\u00ebnkryetari dhe ish-ministri m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i saj n\u00eb qeverin\u00eb \u201cBerisha\u201d. Dhe p\u00ebr jo pak gj\u00eb, por p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb policis\u00eb n\u00eb kontraband\u00eb nafte, si dhe p\u00ebr pasurim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Meta e fshehje prej tij t\u00eb pasurive t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Akuzat e Priftit, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si e ka siguruar nj\u00eb paket\u00eb aksionesh prej 1.8 milion\u00eb eurosh, nuk l\u00ebn\u00eb pa prekur edhe Kryeministrin Berisha. Sepse Prifti ka deklaruar publikisht q\u00eb e ka informuar Kryeministrin Berisha p\u00ebr faktet lidhur me kontraband\u00ebn, por deri m\u00eb sot askush nuk e ka par\u00eb qeverin\u00eb apo Berish\u00ebn t\u00eb reagoj\u00eb. Nj\u00eb pohim q\u00eb e v\u00eb n\u00eb pozit\u00eb mjaft t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb Kryeministrin, i cili u ringjit 6 vjet n\u00eb pushtet me premtimin e qeverisjes \u201cme duar t\u00eb pastra\u201d.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Nuk ka pasur n\u00eb 20 vjet tranzicion kabinet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb nga akuza kaq t\u00eb shumta p\u00ebr korrupsion sa ky i fundit i Berish\u00ebs. Aktualisht thuajse nuk ka mbetur minist\u00ebr i pap\u00ebrfolur p\u00ebr ndonj\u00eb afer\u00eb. Basha dhe Olldashi p\u00ebr rrug\u00ebn Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs, Mediu p\u00ebr G\u00ebrdecin, Ruli p\u00ebr koncesionet e HEC-eve apo privatizimet te \u201cShqip\u00ebria Sot\u201d, Bregu p\u00ebr konflikt interesi, Bode p\u00ebr kasat fiskale. Edhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb qeveri, si p\u00ebr shembull Pollo, jan\u00eb p\u00ebrfolur dikur p\u00ebr pasurim t\u00eb paligjsh\u00ebm, madje nga vet\u00eb Berisha. Shihet se 6 vjet pas riardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Berish\u00ebs me thirrje p\u00ebr antikorrupsion dhe qeverisje \u201cme duar t\u00eb pastra\u201d, zullumi i korrupsionit \u00ebsht\u00eb trashur shum\u00eb dhe se ajo q\u00eb, dikur n\u00eb opozit\u00eb, Berisha e akuzonte si bab\u00ebzi qeveritare, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb megabab\u00ebzi duke tejkaluar korrupsionin e dikursh\u00ebm t\u00eb qeverive socialiste t\u00eb Fatos Nanos, Ilir Met\u00ebs apo edhe Pandeli Majkos.<\/p>\n<p>Pa fjal\u00eb, jo pak votues t\u00eb PD-s\u00eb (p\u00ebrjashto fanatik\u00ebt besnik\u00eb dhe t\u00eb verb\u00ebr) jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga k\u00ebto q\u00eb po d\u00ebgjojn\u00eb, sepse kan\u00eb pasur t\u00eb tjera pritshm\u00ebri. E megjithat\u00eb si shpjegohet q\u00eb antikorrupsioni blu u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb korrupsion edhe m\u00eb t\u00eb pangopur sesa ai roz\u00eb? E gjitha lidhet me shkat\u00ebrrimin e sistemit ligjor dhe kryeshkak p\u00ebr nj\u00eb kob t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb autoritarizmi berishist, pushteti gjithnj\u00eb e m\u00eb absolut dhe i korruptuar i Kryeministrit Berisha.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>N\u00ebse ka sot n\u00eb Shqip\u00ebri ndonj\u00eb dukuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn bien dakord t\u00eb gjith\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb pasurimi i shpejt\u00eb dhe i dyshimt\u00eb i qeveritar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha ngjyrave. Dhe nd\u00ebrsa \u201cmbret\u00ebrit\u201d e korrupsionit bredhin lakuriq para tyre, shqiptar\u00ebt heshtin si n\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn e Andersenit. E megjithat\u00eb, si shpjegohet q\u00eb megjith\u00ebse akuzat p\u00ebr korrupsion t\u00eb qeveritar\u00ebve kan\u00eb ardhur n\u00eb rritje, deri m\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb dor\u00ebhequr p\u00ebr korrupsion? Themi dor\u00ebhequr, sepse t\u00eb shpresosh d\u00ebnimin e ndonj\u00eb ministri t\u00eb korruptuar nga drejt\u00ebsia, mbetet nj\u00eb luks n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Madje \u00ebsht\u00eb sakrilegj ta thuash. Paradoksi lidhet me pozicionin prej avokati q\u00eb vet\u00eb Kryeministri Berisha ka marr\u00eb ndaj ministrave t\u00eb tij t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion. Avokatia e Berish\u00ebs ndaj korrupsionit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb evidente. Jo vet\u00ebm ndaj korrupsionit t\u00eb sot\u00ebm, por edhe ndaj atij t\u00eb djesh\u00ebm t\u00eb \u201cmamuth\u00ebve\u201d t\u00eb kuq. Me t\u00eb riardhur n\u00eb pushtet, Berisha jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kontribuoi t\u00eb luftohej korrupsioni, por b\u00ebri paqe me t\u00eb. Paqja politike me ish-armikun Fatos Nano \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt paqja mes korrupsionit roz\u00eb dhe korrupsionit blu.<\/p>\n<p>Nga \u201cpadrino\u201d i mafies dhe trafiqeve t\u00eb drog\u00ebs sikund\u00ebr e akuzonte, Nano u shpall nga i nj\u00ebjti Berish\u00eb lider historik i opozit\u00ebs. Pse? Sepse Berisha nuk kish nd\u00ebrmend ta luftonte, sikund\u00ebr betohej dhe betohet, korrupsionin e vjet\u00ebr, por t\u00eb zhvillonte korrupsionin e ri. Dhe pas tre vjet akumulimi t\u00eb fsheht\u00eb, korrupsioni blu shp\u00ebrtheu p\u00ebrgjaksh\u00ebm n\u00eb G\u00ebrdec. Edhe n\u00eb rrug\u00ebn Durr\u00ebs-Kuk\u00ebs. Kryeministri Berisha u vu n\u00eb mbrojtje totale t\u00eb k\u00ebtij korrupsioni, duke ushtruar presione mbi prokurorin\u00eb dhe duke arritur t\u00eb bllokoj\u00eb apo zvarris\u00eb gjykimin e k\u00ebtyre superskandaleve me an\u00eb procedurash \u201ct\u00eb ligjshme\u201d. Nuk mund t\u00eb vepronte ndryshe, sepse sikund\u00ebr dol\u00ebn edhe indicie n\u00eb publik, ai dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij ishin p\u00ebrlyer edhe vet\u00eb n\u00eb k\u00ebto afera.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, Kryeministri \u00ebsht\u00eb rob i korrupsionit. Ndaj ka luajtur rolin e avokatit p\u00ebr \u00e7do akuz\u00eb q\u00eb u b\u00ebhet ministrave t\u00eb tij. Q\u00ebndrim krejt\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb po shohim t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb vende europiane me shtet ligjor. M\u00eb 8 shtator \u201cLe Monde\u201d ribotonte nj\u00eb editorial t\u00eb gazet\u00ebs britanike \u201cThe Guardian\u201d, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruhej: \u201cNatyrisht burrat dhe grat\u00eb q\u00eb merren me politik\u00eb n\u00eb Angli nuk jan\u00eb t\u00eb bardh\u00eb si d\u00ebbora; skandalet financiare t\u00eb vitit t\u00eb kaluar e d\u00ebshmojn\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por sapo ata p\u00ebrfliten p\u00ebr nj\u00eb skandal, bonsensi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm u dikton atyre q\u00eb ta njohin fajin dhe t\u00eb largohen.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb qoft\u00eb se ata nuk ikin me vullnetin e tyre, \u00ebsht\u00eb partia n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb q\u00eb ua k\u00ebrkon, ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb politika e krahut t\u00eb tyre. Disa shembuj t\u00eb fresk\u00ebt: David Laws, i respektuar me unanimitet si ministri i ri i Thesarit i gjith\u00eb koalicionit, dha dor\u00ebheqjen majin e shkuar. Krimi i tij? Kishte deklaruar se kishte marr\u00eb me qira nj\u00eb banes\u00eb te nj\u00eb person q\u00eb ishte as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak por partneri i tij intim. Pak m\u00eb par\u00eb, rreth gjasht\u00eb ministra (mes tyre Peter Hain, David Blunkett e Peter Mandelson) kishin dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkak t\u00eb financimeve t\u00eb dyshimta elektorale, konflikt interesi real ose t\u00eb mundsh\u00ebm, hua t\u00eb marra por t\u00eb padeklaruara&#8230;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u2018Palm\u00ebn e art\u00eb\u2019 e merr nj\u00eb minist\u00ebr finlandez, i cili (nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur) dha dor\u00ebheqjen thjesht pse kishte paguar me kart\u00ebn blu t\u00eb funksionarit publik nj\u00eb pako me pelena dhe nj\u00eb pako me \u00e7okollata p\u00ebr djalin e tij\u201d. Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb madh publik Kryeministri Sarkozi, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kredibilitetin n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, detyroi t\u00eb dor\u00ebhiqen edhe dy ministra t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb akuzuar p\u00ebr shpenzime abuzive. Dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb? N\u00eb nj\u00ebrin rast shpenzimi nga zyra e ministrit e 12 mij\u00eb eurove p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb puro Havane, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb publik u pa si abuzim n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb krize.<\/p>\n<p>Po n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ku e ku m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr se Franca, \u00e7\u2019ndodh? K\u00ebtu mund t\u00eb b\u00ebsh supershpenzime me parat\u00eb e taksapaguesve dhe nuk t\u00eb hyn gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Mund t\u00eb shpenzosh rreth 500 milion\u00eb euro mbi koston e deklaruar t\u00eb nj\u00eb autostrade dhe nuk t\u00eb nget askush. Mund t\u00eb restaurosh edhe sall\u00ebn e Kuvendit, edhe pse ka nj\u00eb projekt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Parlamenti t\u00eb ri, dhe askush nuk ta t\u00ebrheq veshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpenzim t\u00eb kot\u00eb. Pse?<\/p>\n<p>T\u00eb mbron Kryeministri, q\u00eb jo vet\u00ebm nuk k\u00ebrkon largimin e ministrave p\u00ebr abuzime q\u00eb tejkalojn\u00eb blerjen e ca pelenave me kart\u00ebn blu, por b\u00ebhet vet\u00eb pelen\u00eb p\u00ebr jasht\u00ebqitjet korruptive t\u00eb kabinetit t\u00eb tij. Por duhma \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nuk e shmang dot. Taktika q\u00eb po ndjek \u00ebsht\u00eb t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akuzat p\u00ebr korrupsion si veprimtari armiq\u00ebsore e opozit\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa kund\u00ebr ministrave t\u00eb korruptuar, Berisha kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet me akuza p\u00ebr kreun e opozit\u00ebs, Edi Rama. Po \u00e7\u2019kuptim ka kjo \u201cdetant\u00eb\u201d korrupsionesh, edhe sikur akuzat q\u00eb i b\u00ebhen Ram\u00ebs p\u00ebr 20 p\u00ebrqind\u00ebsha t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebrteta? Mos vall\u00eb korrupsioni n\u00eb nj\u00eb bashki mund t\u00eb laj\u00eb at\u00eb apo justifikoj\u00eb at\u00eb n\u00eb qeveri?<\/p>\n<p>Ky pozicionim n\u00eb mbrojtje t\u00eb korrupsionit dhe konflikti t\u00eb interesit t\u00eb ministrave t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga shkaqet pse korrupsioni ka marr\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tilla sa tani jan\u00eb vet\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeverisjes, si Prifti dhe Meta, q\u00eb akuzojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr korrupsion. Berisha mashtron lart e posht\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn \u201cme toleranc\u00eb zero\u201d kund\u00ebr korrupsionit, por deri m\u00eb sot asnj\u00eb ministri t\u00eb tij nuk i ka r\u00ebn\u00eb fija e flokut. Dhe nd\u00ebrsa korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet (sipas shum\u00eb v\u00ebzhgimeve dhe indikator\u00ebve) n\u00eb nivele alarmante, pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb: Kush gjeneron korrupsion, qeveritar\u00ebt q\u00eb pasurohen, apo qytetar\u00ebt q\u00eb po varf\u00ebrohen?<\/p>\n<p>Po, ka vet\u00ebm nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn. Dhe ky \u00ebsht\u00eb Ylli Pango. Por edhe ky p\u00ebr nj\u00eb skandal seksi t\u00eb denoncuar nga nj\u00eb investigim profesional i \u201cFiks Fare\u201d, t\u00eb cilin fanatik\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn ta anatemojn\u00eb si t\u00eb paligjsh\u00ebm. Madje edhe sot e k\u00ebsaj dite mbi \u201cFiks Fare\u201d q\u00ebndron pezull k\u00ebrc\u00ebnimi i nj\u00eb gjobe t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Por \u00e7\u2019mund t\u2019u themi k\u00ebtyre besnik\u00ebve qorra edhe t\u00eb nj\u00eb qeverisjeje imorale p\u00ebr rastin e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Finland\u00ebs, q\u00eb dha dor\u00ebheqjen (aspak sepse kish t\u00ebrhequr n\u00eb apartamentin e tij privat, duke i ofruar nj\u00eb vend pune, nj\u00eb vajz\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrpoq ta zhvesh\u00eb), vet\u00ebm sepse media zbuloi se i kish d\u00ebrguar mesazhe nj\u00eb k\u00ebrcimtareje erotike? Po si \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb Berisha pas k\u00ebsaj ngjarjeje?<\/p>\n<p>I detyruar ta largoj\u00eb Pangon, ai nxitoi t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr post t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm publik ministrit t\u00eb dor\u00ebhequr p\u00ebr abuzim me postin. Ashtu sikund\u00ebr riem\u00ebroi ministra t\u00eb akuzuarit p\u00ebr korrupsion, Mediun dhe Bash\u00ebn. Ashtu sikund\u00ebr b\u00ebri minist\u00ebr Rulin, q\u00eb dikur e kish akuzuar vet\u00eb p\u00ebr kontraband\u00ebn e drurit t\u00eb arr\u00ebs. Ashtu sikund\u00ebr thirri pran\u00eb tij Pollon, q\u00eb dikur e kish akuzuar p\u00ebr pasurim korruptiv. Prandaj themi se n\u00eb themel t\u00eb mahisjes s\u00eb korrupsionit, deri n\u00eb kalb\u00ebzim t\u00eb k\u00ebsaj qeverisjeje q\u00eb po qelbet, q\u00ebndron korruptimi dhe imoraliteti i vet\u00eb Kryeministrit t\u00eb \u201cduarve t\u00eb pastra\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb imoralitet q\u00eb po g\u00ebrryen edhe moralin e nj\u00eb pjese t\u00eb publikut, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb korrupsionit qeveritar.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Por ka edhe nj\u00eb shkak tjet\u00ebr t\u00eb mahisjes s\u00eb \u00e7ibanit plot qelb t\u00eb korrupsionit. Lidhet po me Berish\u00ebn. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr autoritarizmin e tij, q\u00eb nuk i ka reshtur presionet ndaj drejt\u00ebsis\u00eb dhe aksionet p\u00ebr kapjen e saj. Shp\u00ebrthimi i qelbit t\u00eb korrupsionit sot shpjegon edhe luft\u00ebn e Berish\u00ebs me Presidentin Topi p\u00ebr kandidaturat e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, shpjegon p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb miratuar nj\u00eb ligj p\u00ebr gjykatat dhe po ashtu p\u00ebr prokurorin\u00eb, q\u00eb i b\u00ebn ato m\u00eb t\u00eb varura dhe m\u00eb pak t\u00eb paprekshme nga qeveria.<\/p>\n<p>Plani tin\u00ebzar p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe prokurorin\u00eb t\u00eb trembur dhe t\u00eb pakuraj\u00eb p\u00ebr t\u00eb goditur korrupsionin, e nxit\u00ebn t\u00eb miratoj\u00eb edhe amendimet e Kushtetut\u00ebs (dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga budallall\u00ebqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb opozita, e cila i dha Berish\u00ebs konsensusin p\u00ebr to) q\u00eb, sikund\u00ebr pohon edhe Komisioni i Venecias, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prokurorin\u00eb m\u00eb pak t\u00eb pavarur. Jan\u00eb presionet dhe g\u00ebrryerja me ligj e statusit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sot prokurorin\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti hesht i flashk\u00ebt. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur duhej t\u00eb ishte maja e shpat\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb ku\u00e7edr\u00ebn e korrupsionit, q\u00eb i ka z\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn integrimit dhe ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj dhe Berisha sot, nd\u00ebrsa mbron korrupsionin e ministrave t\u00eb tij, deklaron i qet\u00eb se ata mund t\u00eb largohen nga ato poste vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb provuar akuzat kund\u00ebr tyre. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb larje duarsh me nj\u00eb prokurori q\u00eb ai vet\u00eb e ka tredhur, e megjithat\u00eb nj\u00eb larje q\u00eb nuk ia pastron dot moralin. Sepse morali per\u00ebndimor e do q\u00eb t\u2019i largoj\u00eb ministrat apo edhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrin Meta edhe p\u00ebr akuza lidhur me konflikte interesi reale ose t\u00eb mundshme. Ashtu si po vepron kolegu i tij i djatht\u00eb, Sarkozi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Andrea Stefani Akuzat reciproke p\u00ebr pasurim korruptiv dhe fshehje pronash mes Dritan Priftit dhe Ilir Met\u00ebs i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb re shqet\u00ebsimit publik n\u00eb rritje mbi korruptimin total t\u00eb qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri. Deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, akuzat p\u00ebr korrupsion p\u00ebrfshinin vet\u00ebm ministra t\u00eb PD-s\u00eb dhe ishin ngritur nga opozita socialiste. Por tashm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4063","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Andrea Stefani Akuzat reciproke p\u00ebr pasurim korruptiv dhe fshehje pronash mes Dritan Priftit dhe Ilir Met\u00ebs i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb re shqet\u00ebsimit publik n\u00eb rritje mbi korruptimin total t\u00eb qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri. Deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, akuzat p\u00ebr korrupsion p\u00ebrfshinin vet\u00ebm ministra t\u00eb PD-s\u00eb dhe ishin ngritur nga opozita socialiste. Por tashm\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-09-28T06:38:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT\",\"datePublished\":\"2010-09-28T06:38:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/\"},\"wordCount\":2170,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/\",\"name\":\"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"datePublished\":\"2010-09-28T06:38:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/andrea_stefani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Andrea Stefani Akuzat reciproke p\u00ebr pasurim korruptiv dhe fshehje pronash mes Dritan Priftit dhe Ilir Met\u00ebs i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb re shqet\u00ebsimit publik n\u00eb rritje mbi korruptimin total t\u00eb qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri. Deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, akuzat p\u00ebr korrupsion p\u00ebrfshinin vet\u00ebm ministra t\u00eb PD-s\u00eb dhe ishin ngritur nga opozita socialiste. Por tashm\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-09-28T06:38:54+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT","datePublished":"2010-09-28T06:38:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/"},"wordCount":2170,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/","name":"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","datePublished":"2010-09-28T06:38:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/andrea_stefani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-pelene-per-jashteqitjet-e-korrupsionit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NJ\u00cb PELEN\u00cb P\u00cbR JASHT\u00cbQITJET E KORRUPSIONIT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4063"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4063\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}