{"id":4039,"date":"2010-09-25T21:56:27","date_gmt":"2010-09-25T20:56:27","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=4039"},"modified":"2010-09-25T21:56:27","modified_gmt":"2010-09-25T20:56:27","slug":"ne-jale-dhe-vuno","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/","title":{"rendered":"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-4040\" title=\"Fatos Lubonja\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/fatoslubonja-150x150.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/><\/p>\n<p><strong>Fatos Lubonja<\/strong>, <em>24 Shtator 2010<\/em><\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb gjirin e vog\u00ebl t\u00eb Jal\u00ebs, posht\u00eb Vunoit, e kam gjetur krejt t\u00eb virgj\u00ebr, me ullinj t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb zbrisnin deri af\u00ebr detit, me zallin e bardh\u00eb qelibar p\u00ebrgjat\u00eb bregut oval dhe kalt\u00ebrsin\u00eb e kulluar t\u00eb detit p\u00ebrball\u00eb. Vet\u00ebm dy-tri rr\u00ebnoja t\u00eb vogla posht\u00eb dhe nj\u00eb pallat kat\u00ebrkat\u00ebsh i oficer\u00ebve lart n\u00eb kod\u00ebr, prej t\u00eb cilit zbritej me shkall\u00eb \u00e7imentoje deri n\u00eb breg t\u00eb detit, tregonte se uman\u00ebve nuk u kishte shp\u00ebtuar nga syt\u00eb bukuria e atij vendi.<\/p>\n<p>Asokohe mb\u00ebrrit\u00ebm atje n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rruge t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb paasfaltuar, por t\u00eb bukur. Tani po zbrisnim n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rruge t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb asfaltuar, nga ato q\u00eb mua, paradoksalisht, m\u00eb kallin tmerrin pasi nuk i shoh si leht\u00ebsim l\u00ebvizjeje p\u00ebr njer\u00ebzit, por si leht\u00ebsim p\u00ebr ushtrin\u00eb e kamion\u00ebve dhe buldozer\u00ebve q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb luft\u00ebn me natyr\u00ebn. Para dhjet\u00eb vjet\u00ebsh, po t\u00eb mb\u00ebrrije n\u00eb at\u00eb or\u00eb t\u00eb mbr\u00ebmjes, do t\u00eb gjeje vet\u00ebm &#8220;qiellin me yje mbi ne&#8221; dhe zhurm\u00ebn e dallg\u00ebve&#8230; t\u00eb detit pran\u00eb nesh. Tani gjet\u00ebm drita t\u00eb shumta dhe muzik\u00eb n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit. Ndon\u00ebse nat\u00eb, nuk ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shihje se virgj\u00ebria e truallit t\u00eb vog\u00ebl e intim t\u00eb gjirit tani ishte shkelur gjithandej nga uman\u00ebt.<\/p>\n<p>Lokale t\u00eb shumt\u00eb ngritur mu n\u00eb breg t\u00eb detit, nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl nd\u00ebrtimesh, nd\u00ebr t\u00eb cilat nja dy t\u00eb shembura nga nj\u00eb aksion i nd\u00ebrtimores, dy-tre hotele ca m\u00eb p\u00ebrtej dhe nja tre kampingje me \u00e7adra e kishin zaptuar tashm\u00eb at\u00eb gji. K\u00ebtyre duhet t&#8217;u shtoje po aq sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrdorur, pa asnj\u00eb lloj kujdesi, p\u00ebr sheshe parkingu t\u00eb makinave. Masak\u00ebr nd\u00ebrtimesh t\u00eb larta atje nuk kishte, por pamja m\u00eb kujtoi faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dyndjes barbare n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit n\u00eb fillimvitet &#8217;90, kur u ngrit\u00ebn bare e restorante pafund n\u00eb breg t\u00eb detit dhe ku njer\u00ebzit shkonin me makina deri tek dallg\u00ebt.<br \/>\nVum\u00eb re se sht\u00ebpia e oficer\u00ebve lart ishte me drita ndezur. Dikush na tha se ato dit\u00eb kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb pushuar vet\u00eb ministri i Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt, pasi b\u00ebm\u00eb edhe disa telefonata n\u00eb ato numrat e celularit t\u00eb shkruara n\u00ebp\u00ebr mure p\u00ebrbri njoftimit &#8220;japim dhoma me qira&#8221;, e kuptuam se nuk do t\u00eb mund t\u00eb gjenim ndonj\u00eb dhom\u00eb at\u00eb nat\u00eb n\u00eb Jal\u00eb. I vetmi shans, na than\u00eb, ishin kampingjet me \u00e7adra. Shkuam n\u00eb t\u00eb parin. Na priti vet\u00eb pronari, i zoti i tok\u00ebs q\u00eb e kishte shnd\u00ebrruar at\u00eb vend nga ullishte n\u00eb at\u00eb lloj biznesi. Mir\u00ebpo aty zbuluam se muzika q\u00eb kishim d\u00ebgjuar kur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Jal\u00eb vinte bash nga ajo zon\u00eb, p\u00ebrbri tij kishte nj\u00eb kamping rinor me nja nj\u00ebqind a dyqind t\u00eb rinj, q\u00eb sapo do fillonin arg\u00ebtimin e nat\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb them se nj\u00eb nga arsyet pse zgjodh\u00ebm t\u00eb mos prenotojm\u00eb dhoma fjetjeje gjat\u00eb udh\u00ebtimit ton\u00eb, por t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb duke gjetur \u00e7do dit\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ri, nuk ishte thjesht k\u00ebrkimi i aventur\u00ebs, por edhe k\u00ebrkimi i shmangies s\u00eb aventur\u00ebs s\u00eb r\u00ebnies pre e zhurmave t\u00eb muzik\u00ebs. Kur prenoton e ke m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ik\u00ebsh, pasi ke paguar, qoft\u00eb edhe me fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, kurse k\u00ebshtu je i lir\u00eb, mund t\u00eb shoh\u00ebsh dhe t\u00eb b\u00ebsh. Vendos\u00ebm t\u00eb mos q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb \u00e7adrat pran\u00eb kampit rinor, t\u00eb cilin shkuam ta vizitojm\u00eb megjithat\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb kishin ardhur grupe-grupe nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb joshur prej menaxhuesve nga nj\u00eb rrjet interneti e t\u00eb njohurish. N\u00eb at\u00eb moment po merrnin dark\u00ebn q\u00eb gatuhej n\u00eb nj\u00eb si mens\u00eb t\u00eb madhe. E drejta e tyre e shenjt\u00eb p\u00ebr t&#8217;u d\u00ebfryer e shoq\u00ebrizuar, njohur e dashuruar &#8211; thash\u00eb me vete &#8211; si mund t&#8217;i kund\u00ebrvihesh k\u00ebsaj. M\u00eb kujtuan pak kampet e rinis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit e Golemit. Por ata ishin t\u00eb ve\u00e7uar, larg kabinave ku banonin familjet dhe, nga sa kujtoj, s&#8217;kishin muzik\u00eb, ose kurrsesi jo k\u00ebto daullet elektronike.<\/p>\n<p>Na than\u00eb t\u00eb shkonim n\u00eb nj\u00eb kamping tjet\u00ebr, q\u00eb ishte si m\u00eb i ve\u00e7uar, n\u00eb fund t\u00eb gjirit, n\u00eb an\u00ebn e tij veriore. Dikush na paralajm\u00ebroi se edhe atje do t\u00eb fillonte muzika, por ne u nis\u00ebm. Ishte nj\u00eb investim v\u00ebrtet i k\u00ebndsh\u00ebm. Kishte edhe disa bungalo prej druri, por ato ishin t\u00eb gjitha t\u00eb z\u00ebna me prenotim. Nd\u00ebrsa \u00e7adra kishte plot. 2000 lek\u00eb \u00e7adra, &#8211; m\u00eb tha p\u00ebrgjegj\u00ebsi. OK, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; po muzik\u00eb a ka k\u00ebtu? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lokal k\u00ebtu pran\u00eb, por n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb e mbyllin, &#8211; m&#8217;u p\u00ebrgjigj. N\u00eb at\u00eb moment kishte qet\u00ebsi. Lun\u00ebs i p\u00eblqeu shum\u00eb ideja e fjetjes n\u00eb \u00e7ad\u00ebr. I telefonuam Yurit dhe Davidit, na njoftuan se kishin gjetur nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb Himar\u00eb. At\u00ebher\u00eb, &#8211; u tham\u00eb, &#8211; ne po rrime n\u00eb Jal\u00eb.<\/p>\n<p>U ul\u00ebm t\u00eb ham\u00eb dark\u00eb tek restoranti i kampingut, n\u00ebn ullinj: fresk, qet\u00eb dhe ushqim i mir\u00eb. Ishim shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po hanim, n\u00eb lokalin af\u00ebr kampingut filloi muzika, por mendova se deri n\u00eb mesnat\u00eb do ta duroja.<\/p>\n<p>Pasi mbaruam s\u00eb ngr\u00ebni, Debora mori t\u00eb dh\u00ebnat logjistike se ku ishte lavamani dhe ku ishte banja, mori Lun\u00ebn dhe shkuan t\u00eb flen\u00eb. Un\u00eb q\u00ebndrova edhe ca me p\u00ebrgjegj\u00ebsin, nj\u00ebrin nga barist\u00ebt dhe nj\u00eb grua q\u00eb sh\u00ebrbente aty, t\u00eb cil\u00ebt ishin thuajse pa pun\u00eb, sepse lokali ishte pa njeri.<\/p>\n<p>I pyeta si u shkonte biznesi. Keq, &#8211; m\u00eb than\u00eb, &#8211; ky vit \u00ebsht\u00eb katastrof\u00eb. Si e matni ju k\u00ebt\u00eb? Po ja, para dy tre vjet\u00ebsh klient\u00ebt q\u00eb flinin n\u00eb bungalot vinin hanin n\u00eb restorant. Tani gatuajn\u00eb brenda dhe shpenzojn\u00eb shum\u00eb pak. A sheh njeri tjet\u00ebr t\u00eb haj\u00eb k\u00ebtu? Dhe mos harro, se n\u00eb shtator k\u00ebtu b\u00ebhet shkret\u00ebtir\u00eb. Nuk e di se si do t\u00eb mbulohet gjith\u00eb ky investim q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pronari.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Kur kaloi mesnata pash\u00eb se muzika jo q\u00eb s&#8217;po ndalonte, por po shtohej n\u00eb forc\u00eb. Madje filloi t\u00eb m\u00eb b\u00ebhej e padurueshme. Fillova t\u00eb ngre me nj\u00eb shpesht\u00ebsi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe at\u00eb pyetjen retorike q\u00eb m\u00eb ndodh ta ngre n\u00eb k\u00ebsi rastesh; po si e durojn\u00eb ata vet\u00eb xhan\u00ebm; a nuk e kuptojn\u00eb se u b\u00ebn d\u00ebm!? Ka q\u00eb thon\u00eb se t\u00eb rinjt\u00eb e durojn\u00eb, pasi vesh\u00ebt e tyre nuk kapin disa frekuenca. P\u00ebr mua edhe t\u00eb rinjt\u00eb i kapin t\u00eb gjitha frekuencat, por \u00ebsht\u00eb si puna e alkoolit: trupi i tyre e duron m\u00eb shum\u00eb dhe i pastron m\u00eb shpejt helmet. Kurse ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zhytur n\u00eb muzik\u00eb ndodhen n\u00eb nj\u00eb gjendje eksitimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm trupor, krejt t\u00eb kund\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb atij q\u00eb k\u00ebrkon qet\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrqendruar t\u00eb lexoj\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb fjetur.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua ishte e qart\u00eb se nuk mund t\u00eb shkoja t\u00eb shtrihesha n\u00eb \u00e7ad\u00ebr e t\u00eb flija me at\u00eb muzik\u00eb, por shkova t\u00eb shoh se \u00e7&#8217;b\u00ebhej. Lun\u00ebn e kishte z\u00ebn\u00eb gjumi tashm\u00eb, kurse Debora ishte e qet\u00eb, dukej se ishte gati n\u00eb t\u00eb fjetur. Eh, k\u00ebto nuk kan\u00eb m\u00ebkate thash\u00eb me vete, kur i pash\u00eb aq t\u00eb qeta. Sa her\u00eb shoh Lun\u00ebn q\u00eb fle e qet\u00eb n\u00eb k\u00ebsi rastesh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb e humbas gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb durimin, m\u00eb kujtohet p\u00ebrgjigja q\u00eb m\u00eb dha nj\u00eb miku im mysliman kur iu ankova nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr faktin se dy xhamit\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjimin \u00e7do m\u00ebngjes n\u00eb or\u00ebn pes\u00eb me altoparlant\u00ebt e tyre q\u00eb kan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar muezin\u00ebt e dikursh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt i kujtoj me nostalgji, sepse thirrja e tyre ishte njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>&#8220;\u00c7&#8217;taksirat kemi ne, q\u00eb s&#8217;b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb n\u00eb komunitetin mysliman, t\u00eb zgjohemi bashk\u00eb me ju n\u00eb or\u00ebn pes\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit?&#8221; &#8211; i thash\u00eb.<br \/>\nAi m\u00eb d\u00ebgjoi dhe n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrgjigjes m\u00eb b\u00ebri vet\u00ebm nj\u00eb pyetje:<br \/>\n&#8220;Po vajza a fle?&#8221;<br \/>\n&#8220;Fle.&#8221; &#8211; iu p\u00ebrgjigja.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj se\u00e7 m\u00eb erdhi nj\u00eb si gjysm\u00eb fjale, gjysm\u00eb psher\u00ebtime nga ana tjet\u00ebr e telefonit q\u00eb m\u00eb tha dhe s&#8217;m\u00eb tha se vajza, q\u00eb nuk ka m\u00ebkate, s&#8217;ka nevoj\u00eb t\u00eb zgjohet q\u00eb n\u00eb pes\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit t&#8217;i lutet Zotit, kurse ne m\u00ebkatar\u00ebt duhet t\u00eb zgjohemi q\u00eb \u00e7&#8217;ke me t\u00eb.<\/p>\n<p>Frekuencat, m\u00ebkatet nuk di \u00e7&#8217;t\u00eb them, por mua ma shton pagjum\u00ebsin\u00eb edhe revolta me k\u00ebta lloj njer\u00ebzish q\u00eb s&#8217;duan t\u00eb din\u00eb se ka t\u00eb tjer\u00eb. M\u00eb kujtohet me brerje nd\u00ebrgjegje edhe nj\u00eb periudh\u00eb e rinis\u00eb sime, kur banoja pa prind\u00ebrit n\u00eb nj\u00eb apartament mbi at\u00eb t\u00eb nj\u00eb profesori t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cilit nuk kam arritur t&#8217;i k\u00ebrkoj kurr\u00eb ndjes\u00eb p\u00ebr shqet\u00ebsimet q\u00eb i kam shkaktuar me disa mbr\u00ebmje t\u00eb organizuara aty, t\u00eb cilat shpesh degjeneronin n\u00eb dafrunga pijanec\u00ebsh &#8211; derisa nj\u00eb dit\u00eb na erdhi policia.<\/p>\n<p>Por at\u00ebher\u00eb &#8211; them me vete &#8211; kishte nj\u00eb heshtje t\u00eb madhe t\u00eb imponuar nga diktatura. Ne na dukej se po b\u00ebnim edhe nj\u00eb akt antiautoritar me ato dafrungat tona q\u00eb qen\u00eb gjithsesi t\u00eb rralla. Kurse tani zhurma \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rregulli, kurse qet\u00ebsia p\u00ebrjashtimi. Pastaj, tek e fundit, at\u00ebher\u00eb na erdhi policia dhe ne ndryshuam sjellje, kurse tani s&#8217;ke as ku ankohesh.<\/p>\n<p>Pasi durova edhe ndonj\u00eb gjysm\u00eb ore, vendosa t\u00eb shkoj tek pronar\u00ebt e atij lokalit. Ora ishte afro nj\u00eb pas mesnate. Tashm\u00eb kisha d\u00ebgjuar nga t\u00eb pak\u00ebnaqurit e shumt\u00eb aty rrotull lloj-lloj variantesh p\u00ebr origjin\u00ebn e tyre: emigrant\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar nga Greqia, militant\u00eb arrogant\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, trafikant\u00eb. M\u00eb than\u00eb se edhe ministri i Mbrojtjes, q\u00eb flinte n\u00eb kodr\u00ebn p\u00ebrball\u00eb, ishte ankuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhurm\u00eb, por s&#8217;kishte arritur gj\u00eb; vet\u00ebm nj\u00eb prokuror ia kishte dal\u00eb t\u00eb siguronte qet\u00ebsi aty (p\u00ebr pushimet e veta, kuptohet).<\/p>\n<p>Kur shkova gjeta tre djem t\u00eb rinj, t\u00eb pash\u00ebm, q\u00eb dukeshin si v\u00ebllez\u00ebr. Nj\u00ebri, me flok\u00eb t\u00eb gjata t\u00eb b\u00ebra bisht kali, dukej si kapua. M\u00eb d\u00ebgjuan me v\u00ebmendje dhe m&#8217;u p\u00ebrgjigjen me shum\u00eb mir\u00ebsjellje kur u thash\u00eb se ata duhet t\u00eb kishin parasysh se kishte edhe t\u00eb tjer\u00eb aty rrotull q\u00eb n\u00eb at\u00eb or\u00eb donin t\u00eb flinin:<\/p>\n<p>&#8220;Ti ke shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, &#8211; m\u00eb than\u00eb &#8211; por na thuaj, ne, q\u00eb kemi investuar miliona, si do t&#8217;i nxjerrim ato po ta mbyllim diskon?&#8221;<br \/>\n&#8220;Po a keni orar ju?&#8221; &#8211; u thash\u00eb.<br \/>\n&#8220;Sot \u00ebsht\u00eb e premte, e kemi deri n\u00eb or\u00ebn 2 pas mesnate.&#8221; &#8211; m&#8217;u p\u00ebrgjigj\u00ebn.<br \/>\n&#8220;Mos u lodh kot &#8211; m\u00eb tha nj\u00eb i m\u00ebrzitur tjet\u00ebr me ta. &#8211; Do ta mbyllin kur t&#8217;u teket.&#8221;<br \/>\n&#8220;O malet e Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, &#8211; thash\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb me vete. Vendimin e mora shpejt e shpejt: t\u00eb marr makin\u00ebn dhe t&#8217;i ngjitem malit p\u00ebrpjet\u00eb Jal\u00ebs derisa t\u00eb arrij n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku nuk d\u00ebgjohet m\u00eb kjo zhurm\u00eb e t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb fle n\u00eb makin\u00eb derisa t\u00eb mbaroj\u00eb zhurma. Dhe k\u00ebshtu b\u00ebra.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ato zhurmat e diskove kan\u00eb nj\u00eb veti: kur z\u00eb u largohesh, melodia sikur filtrohet e vjen e humbet p\u00ebr t\u00eb t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vesh vet\u00ebm goditjen ritmike t\u00eb daulles &#8220;bum&#8221;, &#8220;bum&#8221;, &#8220;bum&#8221; si \u00e7ekan. Ndalova disa her\u00eb gjat\u00eb ngjitjes p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00ebse vinte &#8220;bum-bumi&#8221; apo jo. N\u00eb nj\u00eb pik\u00eb vura re se filluan t\u00eb m\u00eb vijn\u00eb dy &#8220;bum-bume&#8221; ai i diskos pran\u00eb nesh dhe ai i diskos s\u00eb t\u00eb rinjve. Vazhdova ngjitjen derisa m\u00eb n\u00eb fund arrita n\u00eb nj\u00eb kthese, ku me xhama mbyllur nuk hynte dot m\u00eb gj\u00eb. Ula sediljen me shpres\u00ebn se do t\u00eb flija sadopak. Por n\u00eb vend t\u00eb \u00ebndrrave t\u00eb gjumit vura re se filluan t\u00eb m\u00eb parakalojn\u00eb m\u00ebkatet e shumta n\u00eb jet\u00eb derisa, m\u00eb n\u00eb fund, ngrita xhamin dhe pash\u00eb se Zoti ishte k\u00ebnaqur me nd\u00ebshkimin ndaj meje p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb dhe kishte vendosur heshtjen mbi bregun e Jal\u00ebs.<\/p>\n<p>Por isha gabuar. Pasi zbrita n\u00eb \u00e7ad\u00ebr shpresova se do ta b\u00ebja gjumin top, por s&#8217;kishte kaluar shum\u00eb kur m\u00eb zgjoi z\u00ebri i nj\u00eb femre q\u00eb po b\u00ebrtiste n\u00eb nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr aty pran\u00eb. Nuk u desh shum\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptoja se zgjedhja e \u00e7adr\u00ebs kishte nj\u00eb defekt t\u00eb paparashikuar: paretet e saj t\u00eb holla. Dhe t\u00eb mos kujtoj\u00eb lexuesi se britmat e asaj po vinin nga ndonj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi seksuale q\u00eb provonte n\u00eb at\u00eb \u00e7ast. K\u00ebt\u00eb do t&#8217;ia kisha b\u00ebr\u00eb kabull me gjith\u00eb qejf. P\u00ebrkundrazi, me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb histerizuar, ajo i k\u00ebrkonte llogari partnerit t\u00eb saj p\u00ebr SMS-n\u00eb e nj\u00eb tjetre q\u00eb ia kishte lexuar n\u00eb celular. Ai p\u00ebrpiqej ta qet\u00ebsonte apo ta mashtronte, por ajo ngulmonte e ngulmonte, duke u b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb agresive. Dikush nga \u00e7adrat k\u00ebrkoi qet\u00ebsi. Ai mashkulli duket e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, por ajo ia filloi p\u00ebrs\u00ebri. Pastaj m\u00eb n\u00eb fund ra heshtja.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Kur dol\u00ebm n\u00eb m\u00ebngjes von\u00eb nga kampingu, pasi h\u00ebngr\u00ebm m\u00ebngjesin, pash\u00eb se bregu ishte i \u00e7ad\u00ebrzuar dhe shezllonguar, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb i privatizuar. Mbi det, af\u00ebr bregut, vura re edhe nj\u00eb si shkum\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb p\u00ebr mua ishte shenj\u00eb e bashk\u00ebveprimit kimik t\u00eb krip\u00ebs s\u00eb detit me uj\u00ebrat e zeza. As q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb t\u00eb b\u00ebnim banj\u00eb deti atje. Do t\u00eb k\u00ebrkonim ndonj\u00eb breg m\u00eb t\u00eb past\u00ebr e m\u00eb t\u00eb qet\u00eb.<br \/>\nN\u00eb ikje vura re se ai lokali q\u00eb na kishte tmerruar gjith\u00eb nat\u00ebn e p\u00ebr t\u00eb cilin pronar\u00ebt na kishin th\u00ebn\u00eb se kishin investuar miliona ishte nj\u00eb barak\u00eb e mbuluar sip\u00ebr dhe anash me kallama. Syri m\u00eb ra edhe mbi nj\u00eb \u00e7ift t\u00eb ri q\u00eb po dilnin nga kampingu yn\u00eb: mashkulli, tre metra p\u00ebrpara ajo prapa dhe me imagjinat\u00eb thash\u00eb se k\u00ebta duhet t\u00eb ishin zullumxhinjt\u00eb e nat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Vuno <\/strong><br \/>\nU ngjit\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vizituar Vunoin q\u00eb e kishim l\u00ebn\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb. Rrug\u00ebs ndaluam t\u00eb t\u00ebrhequr nga nj\u00eb pamje e ve\u00e7ant\u00eb. Ishte nj\u00eb rezervuar i koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, thuajse i boshatisur nga uji, q\u00eb dukej si nj\u00eb krater i madh, oval, i shkaktuar nga r\u00ebnia e ndonj\u00eb meteoriti. N\u00eb rr\u00ebpirat e tij n\u00eb at\u00eb \u00e7ast po zbriste nj\u00eb tuf\u00eb e madhe dhish p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb uj\u00eb n\u00eb fundin e tij. Ishte nj\u00eb pamje e pazakont\u00eb, shum\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse ndoshta p\u00ebr kontrastin q\u00eb p\u00ebrmbante midis shkretimit q\u00eb paraqisnin paretet ovale t\u00eb rezervuarit t\u00eb thar\u00eb dhe jet\u00ebs, q\u00eb megjithat\u00eb tentonte t\u00eb gjallonte n\u00eb t\u00eb, ndoshta thjesht p\u00ebr shkak t\u00eb asaj forme t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e t\u00eb papritur q\u00eb merrte pejsazhi n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb Vuno ndal\u00ebm t\u00eb pim\u00eb nj\u00eb kafe n\u00eb klubin an\u00ebs rrug\u00ebs ku kishim ndalur nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dhom\u00eb. \u00cbsht\u00eb vendi ku vunjotasit shoq\u00ebrizohen me udh\u00ebtar\u00ebt. P\u00ebrbri tij m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen lapidari me heronjt\u00eb e Vunoit. Pasi porosita kafen, shkova p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb lexoj emrat me radh\u00eb. Zaho Koka, hero i popullit, ishte m\u00eb i njohuri p\u00ebr mua jo p\u00ebr luft\u00ebn, por p\u00ebr dashurin\u00eb tragjike me Ramize Gjebren\u00eb. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr historit\u00eb e para q\u00eb kam d\u00ebgjuar n\u00eb rini, nga n\u00ebna ime mesa kujtoj, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb \u00e7mitizuar Luft\u00ebn Nacional \u00c7lirimtare dhe heronjt\u00eb e saj. Ai tregim m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ta p\u00ebrfytyroj vdekjen e tij jo si nj\u00eb akt vet\u00ebmohimi p\u00ebr atdheun, por si nj\u00eb akt vet\u00ebvrasjeje nga d\u00ebshp\u00ebrimi i pushkatimit aq mizor t\u00eb s\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij nga shok\u00ebt e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Shum\u00eb vet\u00eb q\u00eb vizitojn\u00eb fshatrat e Jugut b\u00ebjn\u00eb krahasimin midis Dh\u00ebrmiut e Vunoit, se cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i bukur. Besoj se pamja e fshatit Vuno prej pik\u00ebs ku ndodhet klubi ndikon shum\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ky krahasim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pamje q\u00eb t\u00eb ndjell t\u00eb marr\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrpjetat e fshatit.<br \/>\nPor un\u00eb, p\u00ebrpara k\u00ebsaj, nuk mund t\u00eb rrija pa fotografuar dy gomer\u00eb q\u00eb po mblla\u00e7iteshin mbi nj\u00eb grumbull plehrash mu prapa piedestalit t\u00eb lapidarit, n\u00eb nj\u00eb shesh t\u00eb vog\u00ebl ku ishte parkuar, p\u00ebr kontrast, edhe nj\u00eb makine luksoze e zez\u00eb.<br \/>\nPastaj iu ngjita Vunoit p\u00ebrpjet\u00eb duke takuar rrug\u00ebs, ashtu si n\u00eb Dh\u00ebrmi, befasira t\u00eb mrekullueshme arkitektonike, gomer\u00eb shum\u00eb t\u00eb urt\u00eb, pak njer\u00ebz dhe shum\u00eb rr\u00ebnoja.<\/p>\n<p>Ndjenja e rr\u00ebnimit n\u00eb Vuno ishte m\u00eb e madhe se n\u00eb Dh\u00ebrmi, pasi shihje shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sht\u00ebpi t\u00eb braktisura e t\u00eb pabanueshme. Ajo q\u00eb m\u00eb la m\u00eb tep\u00ebr mbresa ishte rr\u00ebnoja e nj\u00eb kishe t\u00eb vog\u00ebl lart, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb fshatit, n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb prej ku kontrollohej i gjith\u00eb pejsazhi posht\u00eb, deri n\u00eb det. Kish\u00ebza e ngrat\u00eb q\u00ebndronte ende e gjitha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, megjith\u00ebse pa \u00e7ati. Nuk e di se si b\u00ebnin afresket e saj t\u00eb zbuluar t&#8217;i rezistonin diellit p\u00ebrv\u00eblues, t\u00eb ftohtit, shiut dhe ngricave t\u00eb dimrit. Nj\u00eb pjes\u00eb syresh ishin g\u00ebrvishtur me di\u00e7ka si maj\u00eb gozhde. T\u00eb pakt\u00ebn \u00e7atia thash\u00eb me vete, t\u00eb ngrihet, q\u00eb t\u00eb mos vazhdoj\u00eb rr\u00ebnimi e t\u00eb ruhen afresket. Ishte shum\u00eb e vog\u00ebl ajo \u00e7ati, ngritja e saj nuk mund t\u00eb kushtonte m\u00eb shum\u00eb se 100-200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kur zbrita posht\u00eb, dy burra t\u00eb moshuar, q\u00eb m\u00eb njoh\u00ebn si gazetar, m\u00eb ftuan p\u00ebr nj\u00eb kafe.<br \/>\n&#8220;Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb e keni l\u00ebn\u00eb kish\u00ebn pa restauruar? &#8211; ishte fjala e par\u00eb q\u00eb u thash\u00eb.<br \/>\n&#8220;Cil\u00ebn kish\u00eb? &#8211; m\u00eb than\u00eb, &#8211; Se k\u00ebtu ka shum\u00eb kisha.&#8221;<br \/>\n&#8220;At\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn, lart. Si e ka emrin?&#8221;<br \/>\n&#8220;Kisha e Sh\u00ebn Kollit.&#8221; &#8211; m&#8217;u p\u00ebrgjigj\u00ebn.<br \/>\n&#8220;Po pastaj, pse kishte t\u00eb g\u00ebrvishtura?&#8221;<br \/>\n&#8220;Na kan\u00eb ardhur ca mysliman\u00eb k\u00ebtej para do koh\u00ebsh.&#8221;<\/p>\n<p>Nuk k\u00ebrkova ta zhbiriloj m\u00eb thell\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, sepse gjithnj\u00eb e kam d\u00ebgjuar me mosbesim k\u00ebt\u00eb variantin e mysliman\u00ebve q\u00eb prishin afresket e vendeve t\u00eb shenjta kristiane. Nuk di a jan\u00eb mysliman\u00eb ikonoklast\u00eb, q\u00eb e shohin si profanim t\u00eb s\u00eb shenjt\u00ebs figurimin e hyjnores n\u00eb format &#8220;banale&#8221; t\u00eb njeriut, ata q\u00eb i kryejn\u00eb k\u00ebto akte, fanatik\u00eb mysliman\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofenduar simbolet e kaurrit, apo thjesht njer\u00ebz f\u00ebmij\u00eb, pa din e pa imam, si\u00e7 thon\u00eb mysliman\u00ebt, q\u00eb zhgarravisin pasi s&#8217;kan\u00eb ndonj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb edhe ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Po edhe kemi rind\u00ebrtuar, ja kish\u00ebn aty po e mbarojm\u00eb.&#8221; &#8211; vazhdoi nj\u00ebri nga ata t\u00eb dy.<br \/>\n&#8220;Po shkoj ta shoh, &#8211; u thash\u00eb, &#8211; dhe pastaj do t\u00eb vi t\u00eb pim\u00eb kafen.&#8221;<br \/>\nZbrita posht\u00eb dhe mbeta pa fjal\u00eb. Nuk pash\u00eb kish\u00eb t\u00eb restauruar, por nj\u00eb kish\u00eb krejt t\u00eb re, q\u00eb s&#8217;kishte asnj\u00eb shenj\u00eb, mor po asnj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb vetme, q\u00eb t\u00eb tregonte se kishte qen\u00eb nj\u00eb kish\u00eb e vjet\u00ebr. &#8220;No comment&#8221; thash\u00eb me vete.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>&#8220;Po ne na dogji gjermani.&#8221; &#8211; ishte p\u00ebrgjigja q\u00eb mora kur i pyeta dy t\u00eb moshuarit, me t\u00eb cil\u00ebt u ula m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb pi kafe, se si kishte mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb Vuno kishte kaq shum\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb rr\u00ebnuara pa \u00e7ati?<br \/>\nN\u00eb fillim e mora si shprehje figurative, por pastaj u kujtova se kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr Vunoin e djegur nga gjermani gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb. Kjo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kujtohem se Vunoi njihej edhe si fshat q\u00eb banohej kryesisht nga shqiptar\u00eb, jo minoritar\u00eb grek\u00eb dhe prej nga kishin dal\u00eb shum\u00eb kuadro t\u00eb lart\u00eb t\u00eb komunizmit. Kisha njohur edhe personalisht disa prej tyre, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Sofo Lazrin, sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb cilit, mu aty posht\u00eb lokalit, e kisha vizituar para dhjet\u00eb vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>&#8220;Dmth., nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre sht\u00ebpive kan\u00eb mbi 60 vjet q\u00eb jan\u00eb k\u00ebshtu, pa \u00e7ati?&#8221; &#8211; u thash\u00eb.<br \/>\n&#8220;Po&#8221; &#8211; m&#8217;u p\u00ebrgjigj\u00ebn.<br \/>\n&#8220;Po nga ky fshat kan\u00eb dal\u00eb aq shum\u00eb kuadro t\u00eb komunizmit, si shpjegohet q\u00eb s&#8217;kan\u00eb menduar ta rind\u00ebrtojn\u00eb fshatin e tyre? Me pushtetin q\u00eb kan\u00eb pasur&#8230;&#8221;<br \/>\n&#8220;Eh, &#8211; m\u00eb nd\u00ebrpren\u00eb &#8211; ata u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb kryeqytet dhe s&#8217;ia kishin ngen\u00eb fshatit. Kurse nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr mbet\u00ebn n\u00eb emigracion.&#8221;<br \/>\n&#8220;Po Sofo sikur e ka t\u00eb mir\u00ebmbajtur.&#8221;<br \/>\n&#8220;Sofos ia rregulloi i ati, kur erdhi nga Amerika.&#8221; &#8211; m&#8217;u p\u00ebrgjigj ai m\u00eb i moshuari.<\/p>\n<p>M\u00eb erdhi n\u00ebp\u00ebr mend se ajo ndjenja e ikjes nga identiteti i fshatarit q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb shiheshe si i prapambetur n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve ka qen\u00eb pjes\u00eb e psikologjis\u00eb s\u00eb asaj kohe, ashtu sikurse ajo e ikjes nga identiteti otoman. Ky mund t\u00eb jet\u00eb shkaku q\u00eb kan\u00eb dashur ta harrojn\u00eb fshatin? Por s&#8217;\u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb. Vlen t\u00eb reflektohet gjat\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Sepse nuk ka qen\u00eb thjesht nj\u00eb ikje, por edhe rind\u00ebrtimi i nj\u00eb identiteti t\u00eb ri; nj\u00eb psikologji e re e futur pas lindjes s\u00eb shteti komb me krijimin e identitetit t\u00eb shqiptarit t\u00eb qytet\u00ebruar sepse m\u00eb par\u00eb, gjysh\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb Perandorin\u00eb Otomane, kur largoheshin nga fshati, merrnin p\u00ebr mbiem\u00ebr emrin e tij q\u00eb t\u00eb mos e harronin, por edhe q\u00eb t\u00eb identifikoheshin me t\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe t\u00eb mijt\u00eb qoft\u00eb nga n\u00ebna, qoft\u00eb nga babai. Por p\u00ebr bijt\u00eb e tyre nacional-komunist\u00eb, kjo ikje nga identiteti i vjet\u00ebr frym\u00ebzohej edhe nga komponentja komuniste e ideologjis\u00eb s\u00eb pushtetit, ajo klasorja, q\u00eb e konsideronte fshatar\u00ebsin\u00eb klas\u00eb jo revolucionare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ikje q\u00eb vazhdon edhe sot p\u00ebrdrejt nj\u00eb ideje t\u00eb progresit dhe t\u00eb modernitetit t\u00eb identifikuar me Evrop\u00ebn, e cila n\u00eb koh\u00ebn e sotme, \/post &#8211; postmoderne, paradoksalisht, ka krejt tjet\u00ebr vler\u00ebsim p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb dhe diversitetin kulturor.<\/p>\n<p>Por nacional &#8211; komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, si bij radikal\u00eb t\u00eb modernitetit, kishin edhe nj\u00eb p\u00ebr\u00e7mim ndaj k\u00ebtyre vjet\u00ebrsirave q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin bot\u00ebn q\u00eb ata pretendonin se e kishin p\u00ebrmbysur. Pa radikalizmin e tyre, q\u00eb shpesh u ushqye edhe me injoranc\u00ebn e vetizolimin, sht\u00ebpit\u00eb prej guri t\u00eb Vunoit nuk do t\u00eb kishin mbetur ashtu pa \u00e7ati, q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb. Dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt e tyre nuk do t\u00eb b\u00ebnin sot k\u00ebrdin\u00eb q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb restauroheshin t\u00ebr\u00eb ato sht\u00ebpi pa \u00e7ati t\u00eb Vunoit e t\u00eb fshatrave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Jugut, do t\u00eb kishte qen\u00eb puna m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt, p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ato fshatra, por edhe p\u00ebr turist\u00ebt q\u00eb do t\u00eb mund t&#8217;i vizitonin n\u00eb bukurin\u00eb e tyre t\u00eb plot\u00eb, duke mundur t\u00eb bujtnin aty brenda fshatit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Jala e t\u00eb tjera brigje duhej t\u00eb mbeteshin t\u00eb virgj\u00ebr, thjesht p\u00ebr t\u00eb shkuar e p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb banj\u00eb. Kjo duhet t\u00eb kishte qen\u00eb strategjia me vite. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb kishte investuar shteti shqiptar, duke u dh\u00ebn\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb rr\u00ebnuara, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb bota n\u00eb raste t\u00eb tilla, deri edhe 70% t\u00eb shpenzimeve t\u00eb restaurimit. Edhe shteti grek q\u00eb thuhet se u jep minoritar\u00ebve 300 Euro pension, do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb t&#8217;i kishte ndihmuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb minoritar\u00ebt grek\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre fshatrave.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj edhe n\u00eb Vuno vazhdonte rr\u00ebnimi e shkat\u00ebrrimi q\u00eb pash\u00eb n\u00eb Palas\u00eb e Dh\u00ebrmi. N\u00eb Vuno madje m\u00eb vrau syt\u00eb nj\u00eb \u00e7udi tjet\u00ebr arkitektonike, q\u00eb sikur nuk e kisha par\u00eb n\u00eb Palas\u00eb dhe n\u00eb Dh\u00ebrmi: nd\u00ebrtime prej betoni, q\u00eb ngriheshin vertikalisht mbi shpatullat e sht\u00ebpive t\u00eb vjetra prej guri, ose zgjatime apo rind\u00ebrtime horizontale, ku gjysma mbetej me stilin e vjet\u00ebr me muret prej guri dhe dritaret karakteristike, kurse gjysma tjet\u00ebr zgjatej me ballkone me tarraca dhe me grila moderne. Gjat\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimit kam reflektuar jo rrall\u00eb mbi nd\u00ebrtimet e reja n\u00eb Shqip\u00ebri, duke u rrekur edhe t&#8217;i karakterizoj ato.<\/p>\n<p>K\u00ebtu m\u00eb erdhi ideja se duhet t\u00eb shtoja n\u00eb sh\u00ebnimet e mija edhe k\u00ebto lloj nd\u00ebrtesash q\u00eb mund t&#8217;i mbiquaj hibride. N\u00eb fakt nd\u00ebrtime t\u00eb tilla i kam par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me pik\u00ebllim n\u00eb zem\u00ebr n\u00eb fillimvitet &#8217;90 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb form\u00ebn e shtesave t\u00eb vilave t\u00eb vjetra, mu n\u00eb rrug\u00ebn &#8220;Qemal Stafa&#8221; ku jam rritur, por k\u00ebtu pamja b\u00ebhej m\u00eb e qart\u00eb n\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e vet groteske, sepse tek k\u00ebta hibride bashkoheshin koh\u00eb e stile shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatos Lubonja, 24 Shtator 2010 Dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb gjirin e vog\u00ebl t\u00eb Jal\u00ebs, posht\u00eb Vunoit, e kam gjetur krejt t\u00eb virgj\u00ebr, me ullinj t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb zbrisnin deri af\u00ebr detit, me zallin e bardh\u00eb qelibar p\u00ebrgjat\u00eb bregut oval dhe kalt\u00ebrsin\u00eb e kulluar t\u00eb detit p\u00ebrball\u00eb. Vet\u00ebm dy-tri rr\u00ebnoja t\u00eb vogla posht\u00eb dhe nj\u00eb pallat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-4039","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Fatos Lubonja, 24 Shtator 2010 Dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb gjirin e vog\u00ebl t\u00eb Jal\u00ebs, posht\u00eb Vunoit, e kam gjetur krejt t\u00eb virgj\u00ebr, me ullinj t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb zbrisnin deri af\u00ebr detit, me zallin e bardh\u00eb qelibar p\u00ebrgjat\u00eb bregut oval dhe kalt\u00ebrsin\u00eb e kulluar t\u00eb detit p\u00ebrball\u00eb. Vet\u00ebm dy-tri rr\u00ebnoja t\u00eb vogla posht\u00eb dhe nj\u00eb pallat [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-09-25T20:56:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/fatoslubonja-150x150.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno\",\"datePublished\":\"2010-09-25T20:56:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/\"},\"wordCount\":4324,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/fatoslubonja-150x150.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/\",\"name\":\"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/fatoslubonja-150x150.jpg\",\"datePublished\":\"2010-09-25T20:56:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/fatoslubonja-150x150.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/fatoslubonja-150x150.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/ne-jale-dhe-vuno\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Fatos Lubonja, 24 Shtator 2010 Dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb gjirin e vog\u00ebl t\u00eb Jal\u00ebs, posht\u00eb Vunoit, e kam gjetur krejt t\u00eb virgj\u00ebr, me ullinj t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb zbrisnin deri af\u00ebr detit, me zallin e bardh\u00eb qelibar p\u00ebrgjat\u00eb bregut oval dhe kalt\u00ebrsin\u00eb e kulluar t\u00eb detit p\u00ebrball\u00eb. Vet\u00ebm dy-tri rr\u00ebnoja t\u00eb vogla posht\u00eb dhe nj\u00eb pallat [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-09-25T20:56:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/fatoslubonja-150x150.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno","datePublished":"2010-09-25T20:56:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/"},"wordCount":4324,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/fatoslubonja-150x150.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/","name":"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/fatoslubonja-150x150.jpg","datePublished":"2010-09-25T20:56:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/fatoslubonja-150x150.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/fatoslubonja-150x150.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ne-jale-dhe-vuno\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb Jal\u00eb dhe Vuno"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4039"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4039\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}