{"id":397,"date":"2011-11-30T19:50:31","date_gmt":"2011-11-30T18:50:31","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=397"},"modified":"2011-11-30T19:50:31","modified_gmt":"2011-11-30T18:50:31","slug":"rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rama vs Berisha\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/berisha_rama.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Astrit Gashi<\/strong> &amp; <strong>Artan M. Haraqija<\/strong><\/p>\n<p><em>Gazeta \u201cZERI\u201d<\/em> \/ <em>Prishtin\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Kosovar\u00ebt mund ta presin shum\u00eb mir\u00eb nj\u00eb politikan socialist vet\u00ebm kur e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb i huaj, por nj\u00eb socialist shqiptar v\u00ebshtir\u00eb se do t\u2019i dilnin para, t\u00eb pakt\u00ebn jo p\u00ebr ta pritur mir\u00eb. Edi Rama mund t\u00eb jet\u00eb kryesocialisti i par\u00eb shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb pritur ngroht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ndon\u00ebse kjo nuk \u00ebsht\u00eb vizita e tij e par\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Promovimi i librit t\u00eb tij, \u201cKurban\u201d, por ndoshta pak m\u00eb shum\u00eb hedhja posht\u00eb e paragjykimeve jo t\u00eb pakta p\u00ebr t\u00eb, e soll\u00ebn Edi Ram\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb q\u00eb deri tash von\u00eb mund t\u00eb besohej se e ka t\u00eb mundshme vet\u00ebm Sali Berisha apo kund\u00ebrshtari i ashp\u00ebr i kreut t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndon\u00ebse ai nuk u prit me surle e tupan\u00eb si Berisha, sidoqoft\u00eb atij t\u00eb gjith\u00eb ia hap\u00ebn der\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrballje me njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb mori edhe jo pak l\u00ebvdata. \u201cEdi do t\u2019ia dal\u00eb\u201d, i thoshte nj\u00eb zonj\u00eb nga Prishtina Ram\u00ebs n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vizit\u00ebs. \u201cGreko-fili, Edvin Kristaq Rama\u201d si\u00e7 thot\u00eb shpesh shefi i qeveris\u00eb shqiptare, ka d\u00ebshir\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb vetme, q\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs ta d\u00ebgjojn\u00eb me v\u00ebmendje dhe t\u00eb mos besojn\u00eb \u00e7ka do q\u00eb thot\u00eb p\u00ebr t\u00eb e socialist\u00ebt, Saliu. Ai flet p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin\u201d n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me dy vazhdime, nd\u00ebr t\u00eb tjera duke p\u00ebrmendur edhe argumentet e tij se kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb progrek n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/em><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Faleminderit p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb keni ndar\u00eb me ne dhe urime p\u00ebr librin\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>E. Rama<\/strong>: Faleminderit<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: T\u00eb nisim bised\u00ebn p\u00ebr librin, pse i duhet nj\u00eb politikani q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende aktiv dhe i cili \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebr pretendent\u00ebt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin, t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb dekad\u00eb nga puna e tij?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Praktika e shkrimit t\u00eb librave nga njer\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb e njohur n\u00eb bot\u00ebn demokratike. Nuk \u00ebsht\u00eb praktik\u00eb shqiptare, por le t\u00eb b\u00ebhet edhe nj\u00eb praktik\u00eb shqiptare. Nuk ka m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb shtohet edhe nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr komunikimi p\u00ebrmes fjal\u00ebs s\u00eb shkruar, m\u00eb gjat\u00eb sesa q\u00eb lejon nj\u00eb artikull n\u00eb gazet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Gjat\u00eb shfletimit t\u00eb librit gjithmon\u00eb t\u00eb shkon mendja te pjesa e k\u00ebng\u00ebs s\u00eb \u201cWest Side Family\u201d \u2013 \u201caty ku kryetari duhet t\u00eb flas\u00eb me megafon\u201d. Kam p\u00ebrshtypjen sikur libri, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb shfryrje e mllefit tuaj p\u00ebr gjith\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb jo pak shqiptar\u00eb mendojn\u00eb se kan\u00eb shkuar si mos m\u00eb keq, nd\u00ebrkaq n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb keni ndar\u00eb dhe idet\u00eb tuaja se si t\u00eb b\u00ebhen gj\u00ebrat m\u00eb mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Nuk do ta quaja mllef, por do ta quaja m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb emocionale, por edhe intelektuale p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb kushtet kur, p\u00ebr arsye t\u00eb njohura, kjo ngarkes\u00eb u b\u00eb m\u00ebse e mjaftueshme q\u00eb t\u00eb mos mbetej thjesht brenda meje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar p\u00ebr t\u00eb ardhmen, duke e par\u00eb at\u00eb n\u00eb pasqyr\u00ebn e s\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Libri ka shkaktuar kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb shumta n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkaq ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur qasja n\u00eb internet \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb dhe jo e kushtueshme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb dhe nga ku njer\u00ebzit bombardohen me opinione t\u00eb ndryshme rreth librit. Cili besoni se \u00ebsht\u00eb argumenti juaj m\u00eb i fuqish\u00ebm q\u00eb t\u2019iu thoni njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb harrojn\u00eb ato q\u00eb thuhen e ta lexojn\u00eb librin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: P\u00ebr t\u00eb mos krijuar nj\u00eb ide t\u00eb gabuar duke d\u00ebgjuar komentet e t\u00eb tjer\u00ebve, por p\u00ebr t\u00eb krijuar secili iden\u00eb e tij p\u00ebrmes leximit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Sigurisht q\u00eb librat komentohen, por nuk shkruhen p\u00ebr t\u2019u komentuar, por shkruhen p\u00ebr t\u2019u lexuar\u2026<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: E di q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb librit e keni sqaruar arsyen pse i keni dh\u00ebn\u00eb librit titullin Kurban, por do t\u00eb donim q\u00eb ta sqaroni vet\u00eb dhe p\u00ebr lexuesin e \u201cZ\u00ebrit\u201d? Kush \u00ebsht\u00eb Kurbani?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Kurbani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje e ndodhur me t\u00eb cil\u00ebn fillon libri dhe besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i cili e definon nj\u00eb korniz\u00eb p\u00ebr librin dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb kam preferuar q\u00eb ta titulloj librin Kurban\u2026pra duke marr\u00eb shkas edhe nga nj\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Nuk jeni ju Kurbani? E dim\u00eb q\u00eb librin keni vendosur ta shkruani pasi p\u00ebrfundimisht keni hequr dor\u00eb nga p\u00ebrpjekjet, si\u00e7 thoni, p\u00ebr ta ruajtur Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb ua vodhi pushteti, nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00ebrheqja juaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nuk e ndjeni veten se jeni b\u00ebr\u00eb Kurban i disa loj\u00ebrave politike t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Nuk ka lidhje kjo me fuqit\u00eb e m\u00ebdha, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se pavar\u00ebsisht nga dukja paradoksale, ajo q\u00eb ndodhi me Tiran\u00ebn krijoi kushtet p\u00ebr kursin ton\u00eb t\u00eb ri politik, sepse demaskoi plot\u00ebsisht nj\u00eb proces dhe nj\u00eb sistem zgjedhjesh t\u00eb pandershme q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb fokusin e t\u00eb gjith\u00ebve si nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se kjo do t\u00eb kishte ndodhur pas vitit 2009 edhe kursi yn\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb i till\u00eb shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, por p\u00ebr shkak se kjo nuk ndodhi, pra ne mbet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb jo t\u00eb shkurt\u00ebr d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb vjedhjes s\u00eb 2009-\u00ebs, ishim detyruar t\u00eb silleshim ashtu si\u00e7 u soll\u00ebm, sepse vet\u00ebm ashtu mund t\u00eb garantonim opozitarizmin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mund t\u00eb garantonim ekuilibrin e domosdosh\u00ebm pluralist n\u00eb Shqip\u00ebri. Sot jemi n\u00eb kushte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb pyetjes tuaj, un\u00eb nuk jam Kurbani, sepse un\u00eb jam edhe k\u00ebtu para jush. Mbase kam shkruar nj\u00eb lib\u00ebr dhe me gjith\u00eb energjin\u00eb dhe pasionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara betej\u00ebn politike.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Z. Rama, ju keni qen\u00eb i njohur shum\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga koha kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb jeni b\u00ebr\u00eb kryetar i Tiran\u00ebs e m\u00eb pas jeni b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb nga lojtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb politik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo normalisht q\u00eb ka dhe ndikimin e vet n\u00eb Kosov\u00eb. Por p\u00ebr ju, sa z\u00eb vend Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb 11-vje\u00e7arin tuaj q\u00eb e keni shkruar edhe n\u00eb lib\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Si kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Kosova ka z\u00ebn\u00eb vend si nj\u00eb prani e r\u00ebnd\u00ebsishme vizitor\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb t\u00eb gjitha moshave, kryesisht t\u00eb rinj. Flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb lib\u00ebr\u2026Ata m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb suksesit t\u00eb transformimit t\u00eb Tiran\u00ebs. Sigurisht q\u00eb t\u00eb mos ndodhnin transformimet n\u00eb Tiran\u00eb, edhe prania e tyre nuk do t\u00eb kishte qen\u00eb ajo q\u00eb u b\u00eb dhe u rrit me kalimin e viteve.<\/p>\n<p>Si drejtues i Partis\u00eb Socialiste dhe opozit\u00ebs, kosova ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb agjend\u00ebn ton\u00eb politike dhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet e mia politike. Ne modestisht kemi dh\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb na ka takuar t\u00eb japim n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb procesve historike q\u00eb e kemi pasur fatin t\u2019i jetojm\u00eb dhe t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, pa dallim.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Megjithat\u00eb dihet se ju jeni personi m\u00eb i paragjykuar n\u00eb Kosov\u00eb\u2026E kemi par\u00eb edhe n\u00eb disa paraqitjet tuaja publike k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb sqaroni q\u00ebndrimet tuaja edhe nj\u00eb her\u00eb rreth \u00e7\u00ebshtjeve si puna e autostrad\u00ebs apo edhe kur jeni p\u00ebrballur me at\u00eb n\u00ebse PS \u00ebsht\u00eb parti filo-greke\u2026Keni nj\u00eb q\u00ebndrim pse ndodh kjo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Un\u00eb nuk i v\u00eb faj absolutisht opinionit k\u00ebtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb strategjie djall\u00ebzore e manipulumit e orkestruar nga Saliu n\u00eb Tiran\u00eb me q\u00ebllimin e njollosjes t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb personit tim i v\u00ebn\u00eb p\u00ebrprara akuz\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr korrupsion me rrug\u00ebn e kombit.<\/p>\n<p>Ne asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi qen\u00eb kund\u00ebr rrug\u00ebs s\u00eb kombit. Un\u00eb e hedh me neveri k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, ashtu sikund\u00ebr e n\u00ebnvizoj se nuk ka qen\u00eb absolutisht nevoja q\u00eb kjo rrug\u00eb strategjike p\u00ebr kombin ton\u00eb t\u00eb kthehej edhe n\u00eb nj\u00eb autostrad\u00eb t\u00eb korrupsionit ku t\u00eb devijoheshin qindra miliona euro nga parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb q\u00eb pa dallim \u2013 socialist, demokrat, pa parti, kan\u00eb kontribuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ideatori i rrug\u00ebs s\u00eb kombit \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb lidershipin e PS, kryeministri Pandeli Majko, i cili kur e nisi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, u keqtrajtua me shpoti e me t\u00eb qeshura nga pala q\u00eb sot rreh gjoks me rrug\u00ebn e kombit.<\/p>\n<p>Besoj se q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i thjesht\u00eb, por propaganda e shfrenuar dhe balta q\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur sistematikisht mbi ne, sikur gjoja ne qenkemi kund\u00ebr rrug\u00ebs apo sikur gjoja q\u00eb paskam th\u00ebn\u00eb un\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb rruga e asgjekundit, nj\u00eb shpifje shum\u00eb e ul\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Po mir\u00eb, pse nuk jeni p\u00ebrgjigjur me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fushat\u00eb q\u00eb t\u00eb sqaroni k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Ne kemi p\u00ebrs\u00ebritur sa her\u00eb kemi folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb, por t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb burimet e propagand\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa tonat dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr prirja natyrale p\u00ebr t\u2019i besuar k\u00ebtyre burimeve k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e kuptueshme.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Kujtojm\u00eb para disa jav\u00ebsh nj\u00eb nga lajmet kryesore dhe m\u00eb t\u00eb komentuara ka qen\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb supozohet se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Arta Dade: \u2018Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb prish\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs\u2019. Njer\u00ebzit n\u00eb Kosov\u00eb thoshin, ja edhe nj\u00eb argument pse socialist\u00ebt nuk jan\u00eb fare t\u00eb interesuar p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: \u00c7\u00ebshtja do t\u00eb ishte k\u00ebshtu n\u00ebse do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpifje e pra k\u00ebshtu ndodh q\u00eb burimet e informimit infektohen nga makinacione t\u00eb tilla, t\u00eb cilat nuk i themi ne, por i thot\u00eb qeveria, i thot\u00eb Saliu, e pastaj p\u00ebrhapen n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebve t\u00eb komunikimit p\u00ebr ta ndotur dhe sunduar mjedisin mediatik, ku edhe krijohet opinion.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrmendet pak m\u00eb par\u00eb q\u00eb k\u00ebtu PS shihet si parti filogreke, por ka nj\u00eb shembull konkret edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shembulli i sjelljes t\u00eb diametralisht kund\u00ebrt t\u00eb atyre q\u00eb i bien gjoksit si shqiptar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb jan\u00eb n\u00eb qeveri dhe q\u00eb me nj\u00eb firm\u00eb i fal\u00ebn Greqis\u00eb 300 m katror\u00eb det Shqip\u00ebrie dhe ton\u00ebn q\u00eb e ngrit\u00ebm k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe k\u00ebrkuam anulimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje si nj\u00eb marr\u00ebveshje kund\u00ebr interesave komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb rast s\u00eb shohim historin\u00eb e k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebve pavrar\u00ebsisht koh\u00ebs kur un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb PS apo kur t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb apo qeveris\u00eb ka nj\u00eb vazhdim\u00ebsi q\u00ebndrimi n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb interesit komb\u00ebtar dhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e PS dhe qeverive t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb harrojm\u00eb se kjo dat\u00eb e \u00e7muar p\u00ebrkon edhe me lindjen e U\u00c7K-s\u00eb, e cila u mb\u00ebshtet nga qeveria socialiste t\u00eb Fatos Nanos e m\u00eb pas edhe t\u00eb Pandeli Majkos pastaj me radh\u00eb n\u00eb procesin e transformim t\u00ebr\u00ebsor q\u00eb solli lufta \u00e7lirimtare nga qeverit\u00eb socialiste dhe u godit si l\u00ebvizje marksiste, u godit si l\u00ebvizje kontrabnandist\u00ebsh apo si band\u00eb e armatosur nga shtypi i Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Jan\u00eb momente historike n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb dalluar qart\u00eb qndrimi yn\u00eb koherent me q\u00ebndrimin e l\u00ebkundur her\u00eb pas here t\u00eb PD n\u00eb Tiran\u00eb, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr informimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb opinionit publik k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr opinioni k\u00ebtu duhet t\u00eb gjykoj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fakteve dhe jo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fjal\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu t\u00eb deformuara q\u00ebllimisht.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Ndoshta nj\u00eb p\u00ebrpjekje e p\u00ebrafrimit mund t\u00eb quhet edhe propozimi juaj p\u00ebr unifikimin e sistemit arsimor Kosov\u00eb \u2013 Shqip\u00ebri, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb pak e \u00e7uditshme q\u00eb lidershipi politik n\u00eb t\u00eb dy vendet \u00ebsht\u00eb skajshm\u00ebrisht i kujdessh\u00ebm kur b\u00ebn propozime t\u00eb tilla, sepse gjithmon\u00eb ekziston mund\u00ebsia q\u00eb kjo t\u00eb shihet nga jasht\u00eb si di\u00e7ka nacionaliste?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi besoj un\u00eb \u00e7far\u00eb diskutimesh ndizen, por \u00e7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ka nj\u00eb problem q\u00eb i ngjall k\u00ebto diskutime dhe sa e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjidhja q\u00eb mund t\u00eb prodhoj\u00eb pastaj edhe diskutime. Un\u00eb besoj q\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte ne i paguajm\u00eb nj\u00eb \u00e7mim munges\u00ebs s\u00eb tradit\u00ebs demokratike, qoft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri apo Kosov\u00eb, munges\u00ebs s\u00eb institucioneve demokratike p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb tradite t\u00eb gjat\u00eb shteti e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr nuk ka pse brezat e rinj, f\u00ebmij\u00ebt e sot\u00ebm t\u2019i paguajn\u00eb nj\u00eb \u00e7mim drit\u00ebshkurt\u00ebsis\u00eb s\u00eb politik\u00ebs aktuale shqiptare lidhur me shkollimin e tyre. Ne i kemi t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe askush nuk mund t\u00eb na pengoj\u00eb, sepse s\u2019ka arsye t\u00eb na pengoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem arsimor t\u00eb unifikuar dhe t\u00eb bashkojm\u00eb territorin shpirt\u00ebror dhe territorin e t\u00eb menduarit si komb, pavar\u00ebsisht kufinj\u00ebve q\u00eb sot ndajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me Kosov\u00ebn dhe pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha atyre problemeve q\u00eb na takojn\u00eb t\u2019i trajtojm\u00eb ve\u00e7mas si dy shtete t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>S\u2019ka asnj\u00eb arsye q\u00eb ne t\u00eb vonojm\u00eb shum\u00eb. Ka kaluar nj\u00eb dekad\u00eb dhe p\u00ebrfytyroni q\u00eb mbas nj\u00eb dekade takohen ministrat dhe flasin akoma p\u00ebr abetaret. Sikur t\u00eb merremi dhjet\u00eb vjet me \u00e7do lib\u00ebr shkolle unifikimi i sistemit arsimor mund ta b\u00ebjm\u00eb pak a shum\u00eb pas 1100 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb ne jemi angazhuar dhe t\u00eb punojm\u00eb nj\u00eb dokument tonin q\u00eb do ta ndajm\u00eb me t\u00eb gjitha forcat politike, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb, dhe do t\u00eb hapim nj\u00eb debat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duke synuar q\u00eb me fitoren e zgjedhjeve dhe krijimin e nj\u00eb qeverie socialiste dhe progresiste, ta kthejm\u00eb n\u00eb nj\u00eb program pune t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb sistem arsimor t\u00eb unifikuar dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta referimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb rejat dhe t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: A keni ju nj\u00eb shpjegim p\u00ebr t\u00ebr\u00eb at\u00eb emocion t\u00eb madh q\u00eb e kan\u00eb kosovar\u00ebt p\u00ebr Sali Berish\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: K\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet ta shpjegojn\u00eb ata q\u00eb e dashurojn\u00eb se un\u00eb nga ana ime, mua nuk m\u00eb takon t\u2019i gjykoj p\u00ebr ndjenjat e tyre dhe as t\u00eb gjej arsyen e k\u00ebtyre ndjenjave. Un\u00eb besoj aq sa ka informacion, aq ka edhe dizinformacion\u2026aq sa ka mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb njohur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, aq ka pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shkuar te e v\u00ebrteta dhe ma ha m\u00ebndja n\u00eb rast se ky opinion do t\u00eb ishte m\u00eb i informuar, edhe dashurin\u00eb do ta kishte m\u00eb t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Ekziston p\u00ebrshtypja q\u00eb dashuria e kosovar\u00ebve me z. Berisha ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me lidhjet q\u00eb i ka pasur me Presidentin e ndjer\u00eb, Ibrahim Rugova?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Nuk e di k\u00ebt\u00eb, por di kaq q\u00eb Ibrahim Rugova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb historike sot, por n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij ka ditur t\u00eb jet\u00eb i ekuilibruar dhe nj\u00ebsoj i dashur me t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Si kan\u00eb qen\u00eb raportet e Partis\u00eb Socialiste me Rugov\u00ebn, kan\u00eb qen\u00eb po aq t\u00eb af\u00ebrta si me Berish\u00ebn apo m\u00eb ndryshe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: T\u00eb kemi parasysh q\u00eb ka nj\u00eb raport institucional q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport detyrimisht sistematik dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm mes autoriteteve p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb institucioneve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kur kjo ka p\u00ebrkuar me koh\u00ebn e Presidenc\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs apo me koh\u00ebn e drejtimit t\u00eb Fatos Nanos apo Pandeli Majkos, mendoj q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebshtu dhe \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb edhe sot t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, sepse pavar\u00ebsisht emrave, qeverit\u00eb duhet t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb nga af\u00ebr me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr sa m\u00eb takon mua, un\u00eb kam pasur fatin ta takoj Ibrahim Rugov\u00ebn dhe ruaj nj\u00eb mbres\u00eb t\u00eb \u00e7muar nga takimet me t\u00eb, nga dashamir\u00ebsia, nga paqja e brendshme nga ekuilibri i tij n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin dhe trajtimin e Shqip\u00ebris\u00eb pa b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb dallime mes faktor\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: K\u00ebtu kemi nj\u00eb p\u00ebrshtypje q\u00eb Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e af\u00ebrt me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs? Ka baz\u00eb n\u00eb k\u00ebto mendime?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: PS ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tradicionale me PDK, q\u00eb z\u00eb fill nga lufta. PS n\u00eb qeveri ka qen\u00eb nj\u00eb partner i af\u00ebrt i U\u00c7K-s\u00eb dhe normal ka si t\u00eb thuash trash\u00ebguar bashk\u00eb me PDK-n\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb p\u00ebrbahsk\u00ebt suksesi. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes hyn edhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e af\u00ebrt miq\u00ebsore me kryetarin e PDK-s\u00eb dhe kryeministrin aktual t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin ne kemi nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb dhe ushqejm\u00eb ndjenja v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Mos ka nj\u00eb shp\u00ebrputhje k\u00ebtu? Ju n\u00eb Shqip\u00ebri luftoni kund\u00ebr vjedhjes s\u00eb vot\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb realisht \u00ebsht\u00eb PDK ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb makinacione n\u00eb zgjedhje\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i takon forcave politikke n\u00eb Kosov\u00eb ta trajtojn\u00eb lidhur me zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri zgjedhjet i ka vjedhur qeveria dhe Saliu. Ne e kemi problemin me qeverin\u00eb dhe Saliun p\u00ebr sa i takon garantimit t\u00eb nj\u00eb procesi zgjedhor t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: P\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb kushtimisht si kontribut lidhur me k\u00ebto p\u00ebrshtypje t\u00eb gabuara q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr PS e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ju personalisht, a ka mund\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si njer\u00ebzit k\u00ebtu e p\u00ebrceptojn\u00eb komunizmin? P\u00ebr dallim nga Shqip\u00ebria, k\u00ebtu njer\u00ebzit e konsiderojn\u00eb socializmin e komunizmin si e nj\u00ebjta ideologji.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Po po, nga ana tjet\u00ebr kosovar\u00ebt nuk duhet ta harrojn\u00eb q\u00eb pa nj\u00eb socialist t\u00eb madh n\u00eb komand\u00eb Kosova nuk do t\u00eb ishte \u00e7liruar dhe ky kishte emrin Tony Blair. Madje n\u00eb nj\u00eb kuptim nuk ishte nj\u00eb i djatht\u00eb, por nj\u00eb i majt\u00eb nga ana tjet\u00ebr e Atlantikut q\u00eb bashk\u00eb me Tony Blairin udh\u00ebhoq\u00ebn luft\u00ebn \u00e7lirimtare kund\u00ebr regjimit t\u00eb Millosheviqit. K\u00ebshtu q\u00eb ne i p\u00ebrkasim k\u00ebsaj t\u00eb majte, k\u00ebtij socializmi evropian q\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me komunizmin apo me socializmin n\u00eb kuptimin q\u00eb kjo fjal\u00eb kishte n\u00eb koh\u00ebn e regjimit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Pak m\u00eb par\u00eb m\u00eb intrigoi ajo pjesa kur besoj lat\u00eb t\u00eb kuptoni q\u00eb ne nuk duhet shum\u00eb t\u00eb \u00e7ajm\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr fuqit\u00eb e m\u00ebdha\u201d\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Jo s\u2019duhet t\u00eb \u00e7ajm\u00eb kok\u00ebn, por nuk kemi pse t\u00eb kompleksohemi nga debatet q\u00eb mund t\u00eb ngjall\u00eb nj\u00eb zgjidhje e drejt\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Nd\u00ebrkaq, ju keni vizituar edhe l\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, prej nga keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta, nj\u00eb subjekt politik ky q\u00eb jo rrall\u00eb her\u00eb vizitor\u00ebt evitojn\u00eb kontaktin me ta \u2026 Zakonisht politikan\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundjen kronike t\u00eb var\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb ndaj faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, po ju ku b\u00ebni pjes\u00eb????<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Un\u00eb mendoj q\u00eb pa Vet\u00ebvendosjen jeta politike kosovare do t\u00eb ishte m\u00eb e varf\u00ebr dhe do kishit nj\u00eb dritare m\u00eb pak. Secili ka t\u00eb drejt\u00eb ta zgjedh\u00eb dritaren q\u00eb i p\u00eblqen dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ne kemi dritaren ton\u00eb nga ku e shohim rrug\u00ebn e zhvillimeve dhe t\u00eb integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb BE. Vet\u00ebvendosja ka dritaren e saj, t\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb dritaren e tyre. E sigurt q\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb pa at\u00eb dritare, sht\u00ebpia e p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptare do t\u00eb kishte nj\u00eb dritare m\u00eb pak dhe nj\u00eb dritare m\u00eb pak nuk do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb, por m\u00eb pak drit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Ju s\u00eb fundi keni hartuar nj\u00eb program p\u00ebr shp\u00ebtimin e ekonomis\u00eb shqiptare, nd\u00ebrsa at\u00eb ia keni prezantuar n\u00eb takim edhe kryeminsitrit t\u00eb Kosov\u00ebs, partia e t\u00eb cilit publikisht \u00ebsht\u00eb duke e prezantuar vet\u00ebn si t\u00eb djatht\u00eb. S\u2019duam t\u2019iu pyesim p\u00ebr PDK-n\u00eb, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi k\u00eb e shihni se ka gjasa p\u00ebr t\u00eb krijuar t\u00eb majt\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: \u00cbsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrkufizime t\u00eb tilla n\u00eb Kosov\u00eb, sepse t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb procesi i diversifikimit t\u00eb forcave politike mund t\u00eb ndodh\u00eb qet\u00ebsisht dhe normalisht kur t\u00eb jen\u00eb zgjidhur nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb disa probleme themelore q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb drejt p\u00ebrmbylljes.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb qet\u00ebsi publiku p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb proces t\u00eb qet\u00eb diversifikimi dhe vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb partit\u00eb mund t\u00eb kurajohen t\u00eb pozicionohen pa u trembur q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb rrjedhje n\u00eb elektorat p\u00ebr arsye q\u00eb sapo i that\u00eb edhe ju, me plot t\u00eb drejt\u00eb, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb paragjykimi t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi t\u00eb majt\u00ebn dhe t\u00eb nj\u00eb harrese ndoshta pa dashje q\u00eb edhe Bill Clintoni dhe Tony Blair-i i p\u00ebrkisnin pik\u00ebrisht jo t\u00eb djatht\u00ebs.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb moment kur \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet nga partit\u00eb politike ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb zgjedhje qet\u00ebsisht. Mendoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje q\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb e diktuar nga momenti dhe do t\u00eb diktohet m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb gjitha forcat politike sesa do t\u00eb diktohet nga nj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi e sinqert\u00eb politike.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: U p\u00ebrmend p\u00ebrshtypja se Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti grekofile, mir\u00ebpo ka edhe nj\u00eb keqkuptim tjet\u00ebr q\u00eb partia juaj shihet edhe si parti proserbe. T\u2019ju pyesim direkt, n\u00eb Shqip\u00ebri kush po ia hap dyert Serbis\u00eb, PS, Ilir Meta apo Sali Berisha?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Nuk e di nga buron ideja se PS ka afinitet me Serbin\u00eb p\u00ebrtej konvencionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb gjith\u00ebpranuar besoj edhe k\u00ebtu edhe n\u00eb Shqip\u00ebri se nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb normalizuar dhe bashk\u00ebpunues pa normalizimin dhe vendosjen e normave t\u00eb bashk\u00ebpunimit me t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Serbin\u00eb, por secili n\u00eb respekt t\u00eb kufijve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tjetrit.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gj\u00eb do t\u00eb them q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb interesat financiare dhe madje gjysm\u00eb t\u00eb errta q\u00eb burojn\u00eb nga Serbia, nuk e kan\u00eb gjetur n\u00eb Shqip\u00ebri hap\u00ebsir\u00ebn si\u00e7 e kan\u00eb gjetur fal\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe Ilir Met\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb fakt dhe nuk \u00ebsht\u00eb opinion.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: N\u00eb \u00e7far\u00eb e mb\u00ebshtesni k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr futjen n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktor\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur ekonomikisht dhe financiarisht me Serbin\u00eb dhe q\u00eb jan\u00eb serb\u00eb. Un\u00eb nuk dua t\u00eb vendos asnj\u00eb barrier\u00eb nacionale n\u00eb ekonomi, por dua t\u00eb them q\u00eb k\u00ebto interesa jan\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb err\u00ebta dhe jan\u00eb t\u00eb mbrojtura jo p\u00ebrmes rrug\u00ebs s\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme n\u00eb treg, por p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb kientelave q\u00eb lidhen me oborrin e pushtetit t\u00eb Saliut.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Si gazetar\u00eb gjithmon\u00eb na p\u00eblqen t\u00eb p\u00ebrmenden edhe emrat\u2026e keni fjal\u00ebn p\u00ebr Fazlliqin, Mishkoviqin\u2026???<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: \u00cbsht\u00eb pa dyshim sh\u00ebmb\u00eblltyra e dukshme e gjith\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb po them, por ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se aq<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri: Arsyeja pse kosovar\u00ebt rregullisht e kan\u00eb bindjen p\u00ebr PS-n\u00eb si parti proserbe \u00ebsht\u00eb te takimi i famsh\u00ebm i ish-kreut t\u00eb partis\u00eb suaj, Fatos Nano me Slobodan Millosheviqin n\u00eb Kret\u00eb gjat\u00eb viteve \u201890, nd\u00ebrkaq n\u00eb Kosov\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb hidh\u00ebruar jo pak edhe me pritjen q\u00eb i keni b\u00ebr\u00eb Goran Bregoviqit n\u00eb Tiran\u00eb. Nganj\u00ebher\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja q\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb prekur nga kjo sesa nga Fazlliqi, Mishkoviqi etj.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Mendoj q\u00eb dhe me at\u00eb moment \u00ebsht\u00eb spekuluar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb shum\u00eb e sh\u00ebmtuar. Ai ka qen\u00eb nj\u00eb gjest mik\u00ebpritjeje n\u00eb tradit\u00ebn shqiptare p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb troket n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb. Dera e sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur dhe ai q\u00eb hyn n\u00eb sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb respektohet dhe n\u00eb at\u00eb rast, gjesti i mikpritjes ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me muzikantin e jo me politikanin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Astrit Gashi &amp; Artan M. Haraqija Gazeta \u201cZERI\u201d \/ Prishtin\u00eb Kosovar\u00ebt mund ta presin shum\u00eb mir\u00eb nj\u00eb politikan socialist vet\u00ebm kur e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb i huaj, por nj\u00eb socialist shqiptar v\u00ebshtir\u00eb se do t\u2019i dilnin para, t\u00eb pakt\u00ebn jo p\u00ebr ta pritur mir\u00eb. Edi Rama mund t\u00eb jet\u00eb kryesocialisti i par\u00eb shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Astrit Gashi &amp; Artan M. Haraqija Gazeta \u201cZERI\u201d \/ Prishtin\u00eb Kosovar\u00ebt mund ta presin shum\u00eb mir\u00eb nj\u00eb politikan socialist vet\u00ebm kur e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb i huaj, por nj\u00eb socialist shqiptar v\u00ebshtir\u00eb se do t\u2019i dilnin para, t\u00eb pakt\u00ebn jo p\u00ebr ta pritur mir\u00eb. Edi Rama mund t\u00eb jet\u00eb kryesocialisti i par\u00eb shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2011-11-30T18:50:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/berisha_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\",\"datePublished\":\"2011-11-30T18:50:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/\"},\"wordCount\":4315,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/berisha_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/\",\"name\":\"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/berisha_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2011-11-30T18:50:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/berisha_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/2010\\\/berisha_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Astrit Gashi &amp; Artan M. Haraqija Gazeta \u201cZERI\u201d \/ Prishtin\u00eb Kosovar\u00ebt mund ta presin shum\u00eb mir\u00eb nj\u00eb politikan socialist vet\u00ebm kur e din\u00eb se \u00ebsht\u00eb i huaj, por nj\u00eb socialist shqiptar v\u00ebshtir\u00eb se do t\u2019i dilnin para, t\u00eb pakt\u00ebn jo p\u00ebr ta pritur mir\u00eb. Edi Rama mund t\u00eb jet\u00eb kryesocialisti i par\u00eb shqiptar q\u00eb \u00ebsht\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2011-11-30T18:50:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/berisha_rama.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri","datePublished":"2011-11-30T18:50:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/"},"wordCount":4315,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/berisha_rama.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/","name":"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/berisha_rama.jpg","datePublished":"2011-11-30T18:50:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/berisha_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/2010\/berisha_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-saliu-dhe-meta-e-futen-serbine-ne-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rama: Saliu dhe Meta e fut\u00ebn Serbin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}