{"id":3966,"date":"2010-09-15T08:54:49","date_gmt":"2010-09-15T07:54:49","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=3966"},"modified":"2010-09-15T08:54:49","modified_gmt":"2010-09-15T07:54:49","slug":"deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg\" title=\"Berisha dhe Azem Hajdari\" width=\"300\" height=\"207\" class=\"alignright size-medium wp-image-3977\" \/><\/p>\n<p><strong>Shekulli Online<\/strong>, <em>15.09.2010<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar me insistim t\u00eb rr\u00ebfehet si nga prokuror\u00ebt ashtu dhe nga t\u00eb akuzuarit por kurr\u00eb nuk ka denjuar t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb. Sali Berisha, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka d\u00ebshmuar \u00e7far\u00eb ai di mbi ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari, pa\u00e7ka se pak koh\u00eb pas ngjarjes ai publikisht ka treguar se cil\u00ebt ishin autor\u00ebt e vrasjes. Megjith\u00eb flet\u00eb thirrjet nga trupi gjykues, Berisha kurr\u00eb nuk ka shkelur n\u00eb dyert e gjykat\u00ebs ku e vetmja d\u00ebshmi e tij mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje \u00ebsht\u00eb ajo e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1999 me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e ish-ambasadorit amerikan Frouik. N\u00eb fakt m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb d\u00ebshmi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim se si e ka par\u00eb, ose m\u00eb mir\u00eb si e ka treguar, kreu i PD Berisha vrasjen e Azem Hajdarit.<\/p>\n<p>Deponimi i Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara ish -ambasadorit t\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb Robert Frouik. N\u00eb fakt, ky ka qen\u00eb dhe misioni kyesor i ish- ambasadorit amerikan n\u00eb Tiran\u00eb duke q\u00ebn\u00eb se aso kohe Partia Demokratike kisht\u00eb kusht\u00ebzuar futjen e saj n\u00eb Parlament me zbulimin e vrasjes s\u00eb deputetit Azem Hajdari. Dhe ish- ambasadori e ka filluar prej k\u00ebtej pun\u00ebn e tij. Pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh ai ka arritur t\u00eb bind\u00eb Berish\u00ebn t\u00eb deponoj\u00eb. N\u00eb k\u00ebmbim ai ka ofruar se qeveria amerikane do t\u00eb ushtroj\u00eb presion pran\u00eb autoriteteve shqiptare p\u00ebr zbardhjen e enigm\u00ebs. E k\u00ebshtu pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 korrik t\u00eb vitit 1999 ish- ambasadori amerikan dhe kreu i PD kan\u00eb n\u00ebnshkruar dokumentin q\u00eb ne po e ribotojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb i njejti tekst p\u00ebr t\u00eb cilin konsullja e Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Susan p. Lively, shkruan: &#8220;Un\u00eb v\u00ebrtetoj se dokumenti i bashkangjitur \u00ebsht\u00eb kopje e v\u00ebrtet\u00eb dhe besnike e origjinalit dhe se \u00ebsht\u00eb shqyrtuar me kujdes nga ana ime, i krahasuar me origjinalin dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar se p\u00ebrputhet fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb dhe shif\u00ebr p\u00ebr shif\u00ebr&#8221;. I nj\u00ebjti dokument i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe autoriteteve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb vendit, Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe grupit special t\u00eb prokuror\u00ebve q\u00eb hetojn\u00eb vrasjen e Hajdarit.<\/p>\n<p><strong>Deponimi i Berish\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Por lidhur me k\u00ebt\u00eb, k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb deklaruar: &#8220;K\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb ne e disponojm\u00eb, por nuk kemi asnj\u00eb koment mbi p\u00ebrmbajtjen dhe pun\u00ebn q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb mbi t\u00eb. Grupi i hetimit e ka thirur disa her\u00eb autorin e k\u00ebsaj deklarate, Sali Berisha, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto pohime t&#8217;i b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpara prokuror\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij grupi, n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Si\u00e7 dihet, deri tani Sali Berisha nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur ftes\u00ebs son\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, deklarimet e tij t\u00eb b\u00ebra para Ambasad\u00ebs Amerikane nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr t&#8217;u paraqitur si prov\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Por gjithsesi ato kan\u00eb vler\u00eb p\u00ebr publikun e gjer\u00eb, pasi konsiderohen si i vetmi variant zyrtar i PD i b\u00ebr\u00eb publik deri m\u00eb tani. Dhe q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb &#8220;Klan&#8221; po e boton t\u00eb plot\u00eb. Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ndodhej n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb or\u00ebn 9.15 (mbr\u00ebmje) kur d\u00ebgjoi t\u00eb sht\u00ebna n\u00eb rrug\u00eb, diku n\u00eb an\u00eb t\u00eb selis\u00eb. Berisha mori n\u00eb telefon dhe u tha truprojave t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb shkonin dhe t\u00eb hetonin menj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur. Ishin q\u00eblluar tre veta: An\u00ebtari i PD-s\u00eb n\u00eb Parlament, Azem Hajdari dhe nj\u00eb nga truprojat e Hajdarit, Besim \u00c7erja, vdiq\u00ebn para se t\u00eb mb\u00ebrrinin n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Truproja e dyt\u00eb e Hajdarit, Zenel Neza, ishte plagosur r\u00ebnd\u00eb, por i kishte mbijetuar atentatit. Pak m\u00eb par\u00eb, po at\u00eb mbr\u00ebmje, Sali Lushaj, nj\u00eb an\u00ebtar tjet\u00ebr i PD-s\u00eb, i pranish\u00ebm n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb, e ndeshi Hajdarin te shkall\u00ebt e selis\u00eb, nd\u00ebrsa Hajdari po dilte n\u00eb rrug\u00eb. Hajdari i tha Lushajt se po dilte nga nd\u00ebrtesa, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shihte nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb &#8220;dyshimt\u00eb&#8221;, q\u00eb kishte parkuar p\u00ebrball\u00eb selis\u00eb s\u00eb partis\u00eb. Lushaj e ndoqi pas Hajdarin drejt makin\u00ebs dhe pa se nj\u00eb individ, t\u00eb cilin e identifikoi si Jaho Salihi, shef i deg\u00ebs kriminale n\u00eb policin\u00eb e Tropoj\u00ebs, doli nga makina dhe hapi zjarr me &#8220;kallashnikov&#8221; kund\u00ebr Hajdarit. Lushaj, gjithashtu, identifikoi Feriz K\u00ebrnaj\u00ebn, Petrit K\u00ebrnaj\u00ebn dhe Fatmir Haklajn q\u00eb ndodheshin n\u00eb makina, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb vendin e krimit.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb, me incidentin kishin lidhje edhe tri makina q\u00eb ishin parkuar pran\u00eb selis\u00eb s\u00eb partis\u00eb, kur ndodhi sulmi. Makina, nga e cila u q\u00ebllua, u identifikua si nj\u00eb Mercedes Benz, me ngjyr\u00eb gri t\u00eb err\u00ebt, me drita policie n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb saj dhe me targ\u00eb VL 0676. U tha se makina i p\u00ebrkiste Fatmir Met\u00ebs, drejtor i policis\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs dhe kishte brenda nj\u00eb radio t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb zbulimit shqiptar.<br \/>\nT\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb incident ishin rreth n\u00ebnt\u00eb persona. Midis tyre ishin edhe Ismet Haxhia dhe Adrian Krriqi. Fatmir Meta erdhi te selia e partis\u00eb dy dit\u00eb mbas incidentit dhe i tha an\u00ebtarit t\u00eb PD-s\u00eb, Lushaj, se, nd\u00ebrsa ishte e v\u00ebrtet\u00eb se makina n\u00eb vendin e krimit ishte e tij, por Salihi dhe jo Meta e kishte \u00e7uar at\u00eb atje. Meta pretendoi se nuk ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krim.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar PD-s\u00eb, nj\u00eb grua q\u00eb pretendonte se e njihte Fatmir Met\u00ebn, insistonte se Meta kishte qen\u00eb &#8220;i tensionuar dhe nervoz&#8221; pik\u00ebrisht gjat\u00eb dit\u00ebve para vrasjes. Ajo pretendonte se nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare, me banim n\u00eb Itali, kishte ardhur nga Italia n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kishte qen\u00eb n\u00eb kontakt me Met\u00ebn gjat\u00eb koh\u00ebs kur u krye vrasja. U tha se kjo vajz\u00eb u largua menj\u00ebher\u00eb nga Shqip\u00ebria pas vrasjes.<\/p>\n<p>Tri makinat q\u00eb ishin t\u00eb pranishme gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb incidentit, u zhduk\u00ebn. Nj\u00eb nga makinat, ka mund\u00ebsi, t\u00eb jet\u00eb braktisur pran\u00eb stadiumit t\u00eb basketbollit t\u00eb Tiran\u00ebs. Tri makinat e tjera, sikurse u njoftua, u pan\u00eb se mor\u00ebn rrug\u00ebn drejt Veriut, menj\u00ebher\u00eb mbas incidentit.<br \/>\nAfro 30 minuta mbas vrasjes, Berisha njoftoi shtypin se Hajdari ishte vrar\u00eb nga nj\u00eb oficer i policis\u00eb, Salihi. Rreth 30 minuta mbas deklarat\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs, ministri i Rendit Publik, Teta, i tha shtypit se autoritetet shqiptare kishin dy dit\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkonin Salihin. Teta tha se Salihi nuk e mbante m\u00eb postin e oficerit t\u00eb policis\u00eb dhe se ai k\u00ebrkohej nga autoritetet p\u00ebr nj\u00eb vrasje q\u00eb kishte kryer. Teta urdh\u00ebroi arrestimin e Salihit at\u00eb nat\u00eb q\u00eb u vra Hajdari.<br \/>\nPo at\u00eb dit\u00eb q\u00eb ndodhi incidenti, kryeministri Nano u kthye nga Lisbona. U tha se Salihi, Haklaj, K\u00ebrnaja dhe t\u00eb tjer\u00eb e takuan Nanon, mbas kthimit t\u00eb tij, n\u00eb aeroport dhe e shoq\u00ebruan n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nAfro dy jav\u00eb mbas incidentit, 600 milion\u00eb lek\u00eb u transferuan nga Tirana n\u00eb nj\u00eb llogari bankare n\u00eb Tropoj\u00eb. Parat\u00eb u vodh\u00ebn n\u00eb bank\u00eb nga disa njer\u00ebz, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Hajdarit. Vjedhja u njoftua n\u00eb shtyp.<\/p>\n<p><em>13 shtator 1998<\/em><br \/>\nAf\u00ebrsisht rreth or\u00ebs 7.30, paradite, ministri Teta mori nj\u00eb telefonat\u00eb nga Salihi. Salihi i tha Tet\u00ebs se ai kishte qen\u00eb n\u00eb zyr\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb dhe se po ushtronte detyrat e tij zyrtare policore. Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i OSBE-s\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb gazetari britanik, t\u00eb identifikuar si Chris \u00cbennea, se Haklaj e kishte kaluar k\u00ebt\u00eb telefonat\u00eb n\u00eb nj\u00eb telefon q\u00eb i p\u00ebrkiste OSCE-s\u00eb dhe se kishte autorizuar p\u00ebr nevojat e policis\u00eb, mbajtjen e kontakteve me OSBE-s\u00eb n\u00eb rajon. Salihi i tha shtypit se ai kurr\u00eb nuk ishte larguar nga Tropoja nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe se kishte qen\u00eb i s\u00ebmur\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Tropoj\u00ebs, Hykaj, i tha \u00cbenneas se, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb Rendit Publik , Teta, Hykaj kishte d\u00ebrguar policin\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse Salihi kishte qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi nat\u00ebn e 12 shtatorit. Policia e Tropoj\u00ebs shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Salihit dhe zbuloi se ai nuk kishte qen\u00eb atje.<br \/>\nMbr\u00ebmjen e 13 shtatorit t\u00eb vitit 1998, shefi i SHIK-ut, Klosi, shkoi, me sa duket, me nj\u00eb sh\u00ebrbim urgjent pune n\u00eb Himar\u00eb (Shqip\u00ebria Jugore).<br \/>\nDisa dit\u00eb mbas incidentit, Fisnik Sina, nj\u00eb gazetar shqiptar, shkoi te Berisha dhe i tha atij se ai i kishte folur Hajdarit rreth makinave t\u00eb dyshimta p\u00ebrball\u00eb selis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb. Sina dhe Berisha ran\u00eb dakord se ishte e habitshme q\u00eb Hajdari kishte shkuar vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb hetuar rreth makinave dhe nuk kishte d\u00ebrguar vet\u00ebm truprojat.<\/p>\n<p>Zenel Neza, truproja e Hajdarit q\u00eb mbijetoi atentatin, pretendoi se ai nuk i njihte vras\u00ebsit, por, ndoshta, mund t&#8217;i identifikonte ata po t&#8217;i shihte. Neza i k\u00ebrkoi Berish\u00ebs q\u00eb ta ndihmonte t\u00eb siguronte azil politik jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Berisha e refuzoi, duke i th\u00ebn\u00eb se, ndoshta, prokurori i shtetit do t\u00eb kishte nevoj\u00eb t\u00eb merrte informacion nga Neza lidhur me rastin e Hajdarit. Neza vuri n\u00eb dukje me vones\u00eb se nj\u00eb ish-truproje e shefit t\u00eb SHIK-ut, Klosi, i kishte propozuar atij q\u00eb ta ndihmonte t\u00eb fitonte azil politik; Berisha nuk e inkurajoi Nez\u00ebn q\u00eb ta b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Neza, i cili ka frik\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e vet p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb di lidhur me rastin, fshihet n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nDisa koh\u00eb mbas vrasjes, Ferriz K\u00ebrnaja u shtrua n\u00eb spital me depresion t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Politikan\u00ebt q\u00eb kishin dijeni mbi vrazjen e Azem Hajdarit<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Pyetjet p\u00ebr Berish\u00ebn e Pollon t\u00eb b\u00ebra n\u00eb vitin 2002 nga prokuror\u00ebt e dosjes &#8220;Hajdari&#8221;<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt dhe hetuesit, q\u00eb kan\u00eb hetuar p\u00ebr m\u00eb shume s\u00eb 30 muaj vrasjen e deputetit Azem Hajdari, aso kohe kish hartuar list\u00ebn e pyetjeve p\u00ebr kryeministrin Berisha dhe p\u00ebr ish-n\u00ebnkryetarin e saj. Megjith\u00ebse prokuror\u00ebt kishin hartuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb listash, p\u00ebr gati dy vjet q\u00eb kan\u00eb zgjatur hetimet, asnj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nuk kan\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebrball\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs mbi ngjarjen q\u00eb aso kohe tronditi n\u00eb themel shtetin shqiptar. Nd\u00ebrsa zyrtarisht drejtuesit e Partis\u00eb s\u00eb kryesuar prej Berish\u00ebs dhe Pollos aso kohe, pak \u00e7aste pas ngjarjes kan\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb, ku thuhej se autor i vrasjes ishte Jaho Mulosmani.Nd\u00ebrsa, nj\u00eb dit\u00eb me pas, m\u00eb 13 shtator t\u00eb vitit 1998, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb asaj koh\u00eb, Berisha ka vizituar Nez\u00ebn n\u00eb Spitalin Ushtarak dhe sapo \u00ebsht\u00eb kthyer prej tij, \u00ebsht\u00eb shprehur se vras\u00ebsi ishte Fatos Nano. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarim t\u00eb b\u00ebr\u00eb hetuesit prisnin shpjegime prej kreut t\u00eb PD-s\u00eb, q\u00eb nuk u b\u00ebn\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt prisnin q\u00eb Genc Pollo, ish-n\u00ebnkryetari i k\u00ebsaj partie n\u00eb vitin 1998, t\u00eb sqaronte para trupit gjykues pse deklarata e nat\u00ebs s\u00eb 12 shtatorit akuzoi si vras\u00ebs tropojanin Mulosmani. Pollo ka qen\u00eb dhe personi q\u00eb pak \u00e7aste para se t\u00eb ndodhte vrasja, ka takuar Sali Lush\u00ebn. Ky i fundit sapo kishte folur me Azemin, q\u00eb po fiksonte n\u00eb pistolet\u00eb silenciatorin e tij, duke i th\u00ebn\u00eb Lushes se selia mund t\u00eb hidhej n\u00eb er\u00eb nga persona t\u00eb paidentifikuar. E m\u00eb pas, Azemi ka dal\u00eb jasht\u00eb, nd\u00ebrsa Lusha ka hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Pollos. Pak \u00e7aste m\u00eb pas jan\u00eb d\u00ebgjuar krisma. Gjith\u00eb ky moment pritet t\u00eb d\u00ebgjohet nga goja e Pollos, n\u00eb seancat gjyq\u00ebsore. P\u00ebrve\u00e7 Berish\u00ebs dhe Pollos politikan\u00eb t\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar mbi ngjarjen kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe ish-ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Arben Imami dhe Vili Minarolli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shekulli Online, 15.09.2010 \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar me insistim t\u00eb rr\u00ebfehet si nga prokuror\u00ebt ashtu dhe nga t\u00eb akuzuarit por kurr\u00eb nuk ka denjuar t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb. Sali Berisha, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka d\u00ebshmuar \u00e7far\u00eb ai di mbi ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari, pa\u00e7ka se pak koh\u00eb pas ngjarjes ai publikisht ka treguar se cil\u00ebt ishin autor\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-3966","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shekulli Online, 15.09.2010 \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar me insistim t\u00eb rr\u00ebfehet si nga prokuror\u00ebt ashtu dhe nga t\u00eb akuzuarit por kurr\u00eb nuk ka denjuar t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb. Sali Berisha, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka d\u00ebshmuar \u00e7far\u00eb ai di mbi ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari, pa\u00e7ka se pak koh\u00eb pas ngjarjes ai publikisht ka treguar se cil\u00ebt ishin autor\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-09-15T07:54:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin\",\"datePublished\":\"2010-09-15T07:54:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/\"},\"wordCount\":1995,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/\",\"name\":\"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg\",\"datePublished\":\"2010-09-15T07:54:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/fjala.shkoder.net\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2010\\\/09\\\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shekulli Online, 15.09.2010 \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar me insistim t\u00eb rr\u00ebfehet si nga prokuror\u00ebt ashtu dhe nga t\u00eb akuzuarit por kurr\u00eb nuk ka denjuar t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb. Sali Berisha, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka d\u00ebshmuar \u00e7far\u00eb ai di mbi ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari, pa\u00e7ka se pak koh\u00eb pas ngjarjes ai publikisht ka treguar se cil\u00ebt ishin autor\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-09-15T07:54:49+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin","datePublished":"2010-09-15T07:54:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/"},"wordCount":1995,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/","name":"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg","datePublished":"2010-09-15T07:54:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/#primaryimage","url":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg","contentUrl":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/wp-content\/uploads\/2010\/09\/berisha_azem_hajdari-300x207.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/deshmia-e-berishes-ne-ambasaden-amerikane-keshtu-e-vrane-azemin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"D\u00ebshmia e Berish\u00ebs n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane: K\u00ebshtu e vran\u00eb Azemin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3966"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3966\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}