{"id":3925,"date":"2012-07-20T22:39:28","date_gmt":"2012-07-20T21:39:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3925"},"modified":"2012-07-20T22:39:28","modified_gmt":"2012-07-20T21:39:28","slug":"meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/","title":{"rendered":"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Aleksand\u00ebr Meksi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/><strong>Shtat\u00eb dit\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Vlor\u00ebs, 28 n\u00ebntor-4 dhjetor 1912<\/strong>.<br \/>\n<strong><em>Lista e plot\u00eb me 40 firm\u00ebtar\u00ebt e Aktit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Cil\u00ebt ishin 76 pjes\u00ebmarr\u00ebsit e mbledhjes historike.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kuvendi i Vlor\u00ebs dhe shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr gjithnj\u00eb v\u00ebmendjen e studiuesve, por edhe t\u00eb publikut t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrmbajtjen historike, si mbledhja q\u00eb hodhi themelet e shtetit shqiptar, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb \u201cmosvarme\u201d, si\u00e7 e thot\u00eb vet\u00eb Akti i Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Kuvendi i mbajtur nga 28 n\u00ebntori deri n\u00eb 7 dhjetor 1912 njihet nga botimi i procesverbaleve t\u00eb shtat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb gazet\u00ebn \u201cP\u00ebrlindja e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d (numrat 6-11, janar-shkurt 1914) drejtuar nga Dhimit\u00ebr Berati dhe ribotimin pas tij nga Lef Nosi n\u00eb fletoret e tij \u201cDokumente Historike\u201d nr. 1(1924)-nr. 12(1925).<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebta burra t\u00eb shquar kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb Kuvendit qysh nga dita e par\u00eb dhe nj\u00ebherazi dhe firm\u00ebtar\u00eb t\u00eb Aktit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. M\u00eb von\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb studiuesit q\u00eb u mor\u00ebn me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb dhe aspektet e shumta t\u00eb asaj ngjarjeje madhore. Nd\u00ebr ta do t\u00eb ve\u00e7onim punimin monografik t\u00eb Bardhosh Ga\u00e7es \u201cAta q\u00eb shpall\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare\u201d ku jepen procesverbalet e Kuvendit, jet\u00ebshkrimet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve, si dhe kujtimet e shum\u00eb prej figurave t\u00eb shquara t\u00eb koh\u00ebs. Ka pasur vazhdimisht n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e fundit v\u00ebrejtje, mospranime t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb personave t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb at\u00eb Kuvend si firm\u00ebtar\u00eb apo pjes\u00ebmarr\u00ebs, me mjaft gjas\u00eb si pasoj\u00eb e paragjykimeve politike.<\/p>\n<p>N\u00ebntori i vitit 1912 i gjeti trojet e shqiptar\u00ebve si fush\u00eb lufte; nga veriu sulmuan trupat serbo-malazeze dhe rezistenca e ushtris\u00eb s\u00eb rregullt turke, rezervist\u00ebve e, bashk\u00eb me ta, edhe vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb, nuk arrit\u00ebn t\u2019u b\u00ebnin ball\u00eb. N\u00eb jug, n\u00eb territoret e prefektur\u00ebs s\u00eb Janin\u00ebs, po luftohej me ushtrin\u00eb greke, nd\u00ebrsa n\u00eb lindje trupat bullgar\u00eb. N\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb cop\u00ebtonin at\u00eb q\u00eb kishte mbetur nga Turqia e xhonturqve. N\u00eb t\u00eb tilla rrethana atdhetar\u00ebt nuk q\u00ebndruan duarkryq e t\u00eb b\u00ebnin sehir por u lidh\u00ebn me nj\u00ebri-tjetrin kudo q\u00eb ishin dhe vendos\u00ebn t\u2019i dilnin zot atdheut t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb kujtimet e tij Ismail Qemali jep nj\u00eb tablo t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb veprimtarive t\u00eb atdhetar\u00ebve p\u00ebr mbrojtjen e atdheut. Ai tregon se, duke par\u00eb veprimet e \u201cturqve t\u00eb rinj\u201d shqiptar\u00ebt u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb kryengritjen e p\u00ebrgjith\u00ebsime q\u00eb triumfoi me hyrjen e tyre n\u00eb Shkup. Por fillimi i Luft\u00ebs Ballkanike i bindi shqiptar\u00ebt, si\u00e7 v\u00ebren Ismail Qemali, \u201cq\u00eb t\u00eb marrin masa t\u00eb rrepta p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb\u201d. Ai nuk pranoi propozimin q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e re turke dhe u nis nga Stambolli p\u00ebr n\u00eb Bukuresht ku u takua me shqiptar\u00ebt e shquar t\u00eb kolonis\u00eb dhe s\u00eb bashku vendos\u00ebn t\u00eb kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb mbledhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme e t\u00eb shpallnin Pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Prej andej Ismail Qemali me shok\u00eb shkuan n\u00eb Vjen\u00eb e Budapest ku pati takime n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb me ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb, Berthtold, dhe siguroi p\u00ebrkrahje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e pavarur. Ismail Qemali nga Vjena m\u00eb dat\u00eb 9 n\u00ebntor njofton me telegram se \u00ebsht\u00eb nisur p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cme t\u00eb parin vapor\u201d. Ai b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se \u201cE ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u201d. M\u00eb dat\u00eb 18 n\u00ebntor Paria e Vlor\u00ebs merr nj\u00eb telegram nga Ismail Qemali, i cili u thot\u00eb se \u201cP\u00ebrpara s\u00eb premtes jam atje. E mbledhmja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve n\u00eb Durr\u00ebs apo n\u00eb Vlon\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e nevojshme. I thirrni t\u00eb gjith\u00eb. Gjer sa t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb un, mbani qet\u00ebsin\u00eb e bashkimin. \u00c7ashtja jon\u00eb politike u sigurua fare.\u201d<\/p>\n<p>Ky njoftim, me nj\u00eb telegram t\u00eb firmosur \u201c N\u2019em\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve\u201d nga Xhemil Bej Vlora, Elmas Kanina e Leonidha Bezhani, ju d\u00ebrgohet: Kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive e t\u00eb Klubeve, Par\u00ebsis\u00eb dhe Popullit t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb Janin\u00ebs, Gjirokastr\u00ebs, Filatit, Reshadies, Tepelen\u00ebs, Delvin\u00ebs, P\u00ebrmetit, Marg\u00eblli\u00e7it, Leskovikut, Kolonj\u00ebs, Kor\u00e7\u00ebs, Dibr\u00ebs, Manastirit, Resnies, Kosturit, Strug\u00ebs, Ohrit, Beratit, Pogonit, Skraparit, Lushnj\u00ebs, Elbasanit, Kavaj\u00ebs, Durr\u00ebsit, Tiran\u00ebs, Kruj\u00ebs, Matit, Shkodr\u00ebs, Peqinit, Fierit. N\u00eb at\u00eb njoftim ata ju thon\u00eb \u201c\u2026.Lutemi p\u00ebr shp\u00ebtim t\u00eb atdheut, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit n\u00eb fjal\u00eb tyke e bam\u00eb nat\u00ebn dit\u00eb t\u00eb gjinden n\u00eb mbledhjet t\u00eb P\u00ebrgjithshme Komb\u00ebtare q\u00eb do t\u00eb bahet k\u00ebtu n\u00eb Vlon\u00eb\u2026.\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb botimin e Lef Nosit jepen shk\u00ebmbimet e shumta telegrafike p\u00ebr p\u00ebrgatitjet, d\u00ebrges\u00ebn e mjeteve t\u00eb transportit n\u00eb Durr\u00ebs, njoftimet p\u00ebr emrat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nga gjith\u00eb viset shqiptare, ku ve\u00e7 atyre t\u00eb krahinave q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb lart, nga nj\u00eb telegram i firmosur prej Mid\u2019hat Frash\u00ebrit m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr delegat\u00eb q\u00eb do vijn\u00eb nga Kosova. Thuhet se do vinin dhe t\u00eb tjer\u00eb, por, p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit serb, angazhimit n\u00eb luftime dhe arrestimeve t\u00eb krer\u00ebve nuk mund\u00ebn t\u00eb vinin.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 n\u00ebntor Ismail Qemali dhe pasuesit e tij zbarkuan n\u00eb Durr\u00ebs, pasi iu n\u00ebnshtruan kontrollit t\u00eb personelit t\u00eb dy anijeve luftarake greke q\u00eb kishin bllokuar portin. N\u00eb Durr\u00ebs ndenj\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar me popullsin\u00eb e atyshme p\u00ebr shp\u00ebtimin e atdheut, por pasi nuk pati pritjen e duhur u d\u00ebrguan telegrame Paris\u00eb s\u00eb Beratit dhe Elbasanit, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej Vlora qend\u00ebr e mbledhjes. K\u00ebt\u00eb e m\u00ebsojm\u00eb edhe nga nj\u00eb telegram me dat\u00ebn 25 n\u00ebntor 1912 (12 vjesht\u00eb e tret\u00eb 1328 H), q\u00eb Prefekti i Durr\u00ebsit Mahir i d\u00ebrgon Komand\u00ebs s\u00eb Trupit Ushtarak n\u00eb Janin\u00eb dhe Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, ku thuhet se Ismail Qemali ka zbritur n\u00eb Durr\u00ebs dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Bajramit.<\/p>\n<p>Prej andej erdhi urdhri q\u00eb ta arrestonin dhe Ismail Qemali me shoq\u00ebruesit e vazhduan udh\u00ebtimin n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb vendit. Si\u00e7 dihet, ata mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb m\u00eb dat\u00eb 25 n\u00ebntor dhe caktuan t\u00eb mblidhen m\u00eb dat\u00eb 28, dit\u00eb e enjte, si\u00e7 na kumton Qemal Bej Karaosmani, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb mblidheshin gjith\u00eb delegat\u00ebt. Let\u00ebrk\u00ebmbimi tregon se Pavar\u00ebsia tashm\u00eb ishte e vendosur dhe dy dit\u00ebt e fundit at\u00eb e shpall\u00ebn, duke ngritur flamurin kuq e zi me shkab\u00ebn dykrenore, qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit, Elbasanit, Kavaj\u00ebs, Peqinit e Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbledhja e par\u00eb e Kuvendit u hap m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 n\u00eb or\u00ebn 4:00 pasdreke n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Xhemil Beut, kush\u00ebririt t\u00eb Ismail Qemalit.<\/p>\n<p>Mbledhjen e hapi Ismail Qemali si \u201cnisjator \u201c i saj duke treguar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Kuvendit.<br \/>\nM\u00eb tej, \u201csi\u00e7 e k\u00ebrkon rregulla e zakoni\u201d, u b\u00eb kontrolli i p\u00ebrfaq\u00ebsimit p\u00ebr secilin delegat. Ne po i japim m\u00eb posht\u00eb emrat duke shtuar n\u00eb kllapa mbiemrat ose emrat me t\u00eb cilat edhe njihen.<br \/>\nBerati: Iljas Be\u2019 Vrioni, Hajredin Be\u2019 Cakrani, Xhelal Be\u2019 Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimit\u00ebr) Tutulani, Sami Bej Vrioni, q\u00eb mungonte.<br \/>\nDibra: Myfti Vehbi Efendiu (Agolli),<\/p>\n<p>Durr\u00ebsi: Abas Efendiu (\u00c7elkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu). Jahja Efendiu (Ballhysa) q\u00eb pritej t\u00eb vinte, si dhe Dom Nikoll Ka\u00e7orri si \u201ci d\u00ebrguar i Arqipeshkopit p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt katolik q\u00eb ndodhen n\u00ebn urdhrin e tij\u201d.<\/p>\n<p>Elbasani: Shefqet Be\u2019 Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani dhe Midhat Be\u2019 Frash\u00ebri.<br \/>\nGjirokastra: Aziz Efendiu (Gjirokastra). Veli Efendiu (Har\u00e7i), Elmas Efendiu (Boce).<br \/>\nIpeku (Peja): Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Midhat Frash\u00ebri, k\u00ebta delegat\u00eb jan\u00eb dhe t\u00eb Gjakov\u00ebs, Plav\u00ebs e Gusinj\u00ebs.<\/p>\n<p>Kruja: Abdi Be\u2019 Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja).<br \/>\nLushnja: Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be\u2019 Vokopola, Nebi Efendi Sefa.<br \/>\nOhri dhe Struga: Zyhdi Beu (Ohri), Dr Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojliu.<br \/>\nSh\u2019jaku (Shijaku): Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Delallisi), Ibrahim Efendiu (Ali Shahini).<br \/>\nTirana: Abdi Be\u2019 Toptani, Murad Be\u2019 Toptani.<\/p>\n<p>Vlona: Ismail Kemal Beu, Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafarai), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Ekrem beu (Vlora).<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Bukureshtit: Dhimit\u00ebr Zografi, Dhimit\u00ebr Mborja (Emanuil), Dhimit\u00ebr Beratti, Dhimit\u00ebr Ilua q\u00eb pritet t\u00eb vij. M\u00eb tej, Salih Xhuka k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb quhen delegat t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs s\u00eb rrethuar: Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua q\u00eb u pranua. Po k\u00ebshtu, Mustafa Asim Efendiu k\u00ebrkoi p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye, q\u00eb Luigj Gurakuqi t\u00eb njihet si delegat i Shkodr\u00ebs, \u00e7ka u pranua.<\/p>\n<p>Nj\u00eb telegram nga P\u00ebrmeti thot\u00eb se, n\u00ebse nuk ka ardhur aty Veli Bej K\u00eblcyra, ta z\u00ebr\u00eb vendin e tij Surja Bej Vlora e Mid\u2019hat Bej Frash\u00ebri. Po k\u00ebshtu njoftohet se nga Ohri e Struga vijn\u00eb Mustafa Barot\u00e7iu e Hamdi Beu (Ohri).<\/p>\n<p>Me p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj procedure Rexhep Mitrovica k\u00ebrkoi q\u00eb kryetar i Kuvendit t\u00eb jet\u00eb Ismail Kemal Beu e si shkronj\u00ebs i par\u00eb Luis Gurakuqi e shkronj\u00ebs i dyt\u00eb Shefqet Daiu, \u00e7ka u pranua me duartrokitje.<br \/>\nPas k\u00ebtyre procedurave, Ismail Qemali mbajti nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00e7ka duhej b\u00ebr\u00eb. Kuvendi \u201c\u2026pasi p\u00eblqeu fjal\u00ebt e Z. S\u00eb Tij, Ismail Kemal Beut, vendosi q\u00eb : Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb sot m\u00eb vethe e lir\u00eb dhe e mosvarme n\u00ebn nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme\u201d.<\/p>\n<p>Delegat\u00ebt pastaj zgjodh\u00ebn kryetar t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme Ismail Kemal Beun dhe n\u00ebnkryetar Dom Nikoll Ka\u00e7orrin.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj delegat\u00ebt \u201cdual\u00ebn jasht\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesin flamurin q\u00eb u ngrit n\u00eb or\u00ebn 5 e gjys\u00ebm pasdreke\u201d.<br \/>\nMbledhja e dyt\u00eb u b\u00eb m\u00eb dat\u00eb 30 n\u00ebntor. Delegat\u00ebt d\u00ebgjuan procesverbalin q\u00eb e miratuan. Luis Gurakuqi tha se ata q\u00eb do vin\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u2019i firmosin n\u00eb fund k\u00ebto shkresa p\u00ebrkujtimore, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodhi.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb dit\u00eb erdh\u00ebn si delegat\u00eb t\u00eb rinj nga Kosova Mehmet Pash\u00eb D\u00ebralla (Tetova), Isa Beg Buletini, Ajdin Be\u2019 Draga, Dervish Be\u2019 Ipeku, Sami Be\u2019 Vrioni, Dervish Be\u2019 Elbasani (Bi\u00e7ak\u00e7iu) e Mahmut Efendi Kaziu nga Peqini.<\/p>\n<p>Me propozim t\u00eb Aziz Efendi Gjirokastr\u00ebs u njoh si delegat i Tepelen\u00ebs Kristo Meksi, nd\u00ebrsa me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Lef Nosit, Sherif Efendi (Langu) si delegat i Dibr\u00ebs. Pasi Ismail Qemali ishte zgjedhur kryetar i qeveris\u00eb, ai u t\u00ebrhoq nga detyra e kryetarit t\u00eb Kuvendit dhe me propozim t\u00eb Luis Gurakuqit u zgjodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb post Myfti Vehbi Efendiu, si dhe Lef Nosi n\u00ebnkryetar.<\/p>\n<p>Mbledhja e tret\u00eb u mbajt m\u00eb dat\u00eb 1 dhjetor n\u00ebn kryesin\u00eb e Myfti Vehbi Efendiut. U caktuan dhe dy shkronj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, Mustafa Kruja dhe Dhimit\u00ebr Beratti. U b\u00eb mbi baz\u00ebn e propozimeve nj\u00eb votim p\u00ebr numrin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Pleq\u00ebsis\u00eb dhe pati debate p\u00ebr k\u00ebt\u00eb votim d.m.th t\u00eb votonte nga nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do kaz\u00e1 apo gjithsecili. P\u00ebr sa i p\u00ebrket zgjedhjes s\u00eb qeveris\u00eb dhe Pleqnis\u00eb, u la kur t\u00eb vin\u00eb dhe delegat\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Mbledhja e kat\u00ebrt u thirr n\u00eb dat\u00eb 3 dhjetor. Nga Gjirokastra me telegram u caktuan delegat\u00eb Myfit Bej Gjirokastra (Libohova) dhe Fehmi Efendiu (Mezhgorani) e Kristo Meksi me Aristidh Rucin. Edhe Kavaja k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga Abdi Bej Toptani. Delegat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn ishin nga Gjirokastra: Petro Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjirokastra (Hoxha), si dhe Veli Bej Klisura. Me propozim t\u00eb Myfit Bej Gjirokastr\u00ebs (Libohova) u quajt\u00ebn delegat\u00eb t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb Veli G\u00ebrra Reshadija, Vesel (Jakup Vesel) Marg\u00eblli\u00e7i, Aziz Tahir Ajdonati (Tahir Mete) dhe Rexhep Demi nga Filati. Si delegat i Ipekut u pranua Qerim beg (Begolli).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje Ismail Qemali foli p\u00ebr konditat q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqet dhe Europa, dhe Stambolli: duhet t\u00eb jen\u00eb emra t\u00eb njohur brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai propozoi k\u00ebt\u00eb list\u00eb: Mehmet Pash\u00eb Tetov\u00ebn, Myfit Bej Gjirokastr\u00ebn (Libohova), Aziz Pash\u00ebn Vehbi Efendiun, Abdi Be\u2019 Toptanin dhe Mid\u2019hat Frash\u00ebrin. K\u00ebt\u00eb e kund\u00ebrshtoi Dud Karbunara me pretendimin se nuk ishte asnj\u00eb i krishter\u00eb n\u00eb list\u00eb, mendim q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn Pandeli Cale, Dhimit\u00ebr Beratti e Qemal Be\u2019 Elbasani (Karaosmani). K\u00ebshtu votimi u la p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p>Mbledhja e pest\u00eb u b\u00eb m\u00eb dat\u00eb 4 dhjetor n\u00eb prani t\u00eb 57 delegat\u00ebve (mungonin 6). N\u00eb t\u00eb Ismail Qemali ia la t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb 8 ministrave Kuvendit, me propozimin q\u00eb t\u00eb jen\u00eb 4 t\u00eb krishter\u00eb dhe 4 mysliman\u00eb. Ky propozim u kund\u00ebrshtua dhe p\u00ebrzgjedhja iu la votimit. Me votat q\u00eb u morr\u00ebn, fituan fillimisht 5 veta: Luis Gurakuqi me 54 vota, Mufit Be\u2019 Gjirokastra (Libohova) 52, Mehmet Pash\u00eb Tetova 42, Abdi Be\u2019 Toptani 34, Mid\u2019hat Bej Frash\u00ebri 35. K\u00ebta u zgjodh\u00ebn sepse fituan m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e votave. Prandaj u b\u00eb dhe nj\u00eb votim i dyt\u00eb, me nj\u00eb list\u00eb ku ishin 12 emrat q\u00eb kishim marr\u00eb vota, nga e cila u zgjodh\u00ebn fitues Petraq Poga me 40 vota, Pandeli Cale me 39 dhe Lef Nosi me 37.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj u b\u00eb zgjedhja e Pleq\u00ebsis\u00eb, ku sipas propozimit t\u00eb Dhimit\u00ebr Beratit u b\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb votim. U zgjodh\u00ebn: Iljas Be\u2019 Vrioni me 55vota, Sami Be\u2019 Vrioni 54, Dud Karbunara 48, Mustafa Asim Kruja 42, Murat Be\u2019 Toptani 42, Eqrem Be\u2019 Vlora 40, Myfti Vehbi Efendi 39, Kristo Meksi 39, Dhimit\u00ebr Berati 38, Dhimit\u00ebr Zografi 35, Bedri Be\u2019 Ipeku 35, Sali Gjuka 35, Veli Be\u2019 Klisura 32, Hajredin Be\u2019 Cakrani 32, Xhelal Be\u2019 Skrapari (Koprencka) 30, Shefqet Daiu 30, Dervish Be\u2019 Elbasani 29 dhe Ajdin Be\u2019 Draga 27. Sh\u00ebnojm\u00eb se procesverbali jep edhe si u ndan\u00eb votat e tjera p\u00ebr ministrat, nd\u00ebrsa p\u00ebr Pleq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mor\u00ebn mbi 10 vota.<\/p>\n<p>Mbledhja e gjasht\u00eb u mbajt m\u00eb 6 dhjetor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje vendoset q\u00eb qeveria ka si barr\u00eb t\u00eb saj mbrojtjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare p\u00ebrpara Europ\u00ebs. Ismail beu thot\u00eb se qeveria ka nd\u00ebrmend t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb falje. U fol p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera procedurale dhe u tha se, meqen\u00ebse tashti qeveria filloi pun\u00ebn, Kuvendi t\u00eb zgjas\u00eb dhe dy dit\u00eb.<\/p>\n<p>Mbledhja e shtat\u00eb u mbajt m\u00eb 7 dhjetor. N\u00eb fillim t\u00eb saj u lajm\u00ebrua se nga Mati kan\u00eb ardhur delegat\u00eb zot\u00ebrinjt\u00eb Ahmet Muhtar Beu (Zogolli), Riza Beu dhe Kurt Agai, si dhe Mustafa Efendiu (Barot\u00e7iu) nga Starova dhe Hamdi Beu (Ohri) nga Ohri, nd\u00ebrsa priten t\u00eb vijn\u00eb edhe Dervish Hima i Ohrit dhe Hajdar Blloshmi i Starov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt me sa duket nuk arrit\u00ebn t\u00eb paraqiten. Mbledhja diskutoi disa \u00e7\u00ebshtje procedurale t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Pleq\u00ebsis\u00eb me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Mbas k\u00ebsaj Kuvendi i mbylli punimet.<br \/>\nQeveria e formuar n\u00eb Vlor\u00eb kishte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje:<br \/>\nKryetar i Qeveris\u00eb dhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Ismail Kemal Beu;<br \/>\nN\u00ebnkryetar i Qeveris\u00eb, Dom Nikoll\u00eb Ka\u00e7orri;<br \/>\nMinist\u00ebr i Arsimit, Luis Gurakuqi;<br \/>\nMinist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Myfit Bej Gjirokastra (Libohova);<br \/>\nMinist\u00ebr i Financave, Abdi Bej Toptani;<br \/>\nMinist\u00ebr i Luft\u00ebs, Mehmet Pash\u00eb D\u00ebralla (Tetova);<br \/>\nMinist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, Petraq Poga;<br \/>\nMinist\u00ebr i Pun\u00ebve Botore, Mid\u2019hat Frash\u00ebri;<br \/>\nMinist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb, Pandeli Cale;<br \/>\nMinist\u00ebr i Post\u00eb-Telegraf\u00ebve, Lef Nosi<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*<br \/>\n*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0*<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Lista e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb Kuvendin e Vlor\u00ebs nga 28 n\u00ebntori m\u00eb 7 dhjetor 1912.<br \/>\nNe po i rendisim sipas ardhjes n\u00eb punimet e Kuvendit, por, duke b\u00ebr\u00eb dy sqarime: dit\u00ebn e par\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm dhe dy delegat\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb firmosur Aktin, me sa duket jan\u00eb larguar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt firmosnin; gjithashtu na rezultojn\u00eb kat\u00ebr delegat\u00eb t\u00eb shpallur gjat\u00eb mbledhjeve t\u00eb Kuvendit si t\u00eb till\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb para se punimet t\u00eb mbyllen m\u00eb dat\u00eb 7 dhjetor. Shtojm\u00eb se ka dhe raste q\u00eb ka delegat\u00eb (dy), q\u00eb p\u00ebrmenden me em\u00ebr kur ata mungojn\u00eb ose kur ata kan\u00eb marr\u00eb vota si n\u00eb rastin e Pleq\u00ebsis\u00eb, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shpallur ardhja e tyre. Pra, mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb rezerv\u00eb par sakt\u00ebsin\u00eb e procesverbaleve. Ne nga ana jon\u00eb e quajm\u00eb t\u00eb rregullt at\u00eb procesverbal.<\/p>\n<p><strong>Firm\u00ebtar\u00ebt<\/strong>:<br \/>\nIsmail Kemal Beu, Ilias Be\u2019 Vrioni, Hajredin Be\u2019 Cakrani, Xhelal Be\u2019 Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimit\u00ebr) Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (\u00c7elkupa), Mustafa Agai (Hanxhiu), Dom Nikoll Ka\u00e7orri, Shefqet Be\u2019 Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be\u2019 Frash\u00ebri, , Veli Efendiu (Har\u00e7i), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be\u2019Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be\u2019 Vokopola, Nebi Efendi Sefa (Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimit\u00ebr Zografi, Dhimit\u00ebr Mborja (Emanuil), Dhimit\u00ebr Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e tjer\u00eb, sipas dat\u00ebs s\u00eb paraqitjes n\u00eb Kuvend<\/strong>:<br \/>\nAziz Efendiu (Gjirokastra), Ibrahim Efendiu (Ali Shahini), k\u00ebta t\u00eb dy ishin t\u00eb pranish\u00ebm qysh m\u00eb dat\u00eb 28 por nuk firmos\u00ebn; Mustafa Agai (Hanxhiu), Jahja Efendiu (Ballhysa), Mehmet Pash\u00eb D\u00ebralla (Tetova), Isa Beg Buletini, Ajdin Be\u2019 Draga, Dervish Be\u2019 Ipeku (Begolli), Surrja Be\u2019 Vlora, Sami Be Vrioni, Dervish Be\u2019 Elbasani (Bi\u00e7ak\u00e7iu), Mahmut Efendi Kaziu, Kristo Meksi, Sherif Efendiu (Langu), Myfit Bej Gjirokastra (Libohova), Petro Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjirokastra (Hoxha), Veli Bej Klisura, Veli G\u00ebrra Reshadia, Vesel (Jakup Vesel) Marg\u00eblli\u00e7i, Aziz Tahir Ajdonati (Tahir Mete), Rexhep Demi, Qerim Beg (Begolli), Avni Bej Delvina, Hamdi Be\u2019 Ohri, Mustafa Efendiu (Barot\u00e7iu), Ahmet Muftar Beu (Zogolli), Riza Beu, Kurt Agai, Zenel Be Ipeku (Begolli), Riza Beg Gjakova.<br \/>\nDelegat\u00eb q\u00eb nuk mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb koh\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Ekrem Be\u2019 Vlora, Dervish Hima, Hajdar Blloshmi dhe Dhimit\u00ebr Ilo.<\/strong><\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb na japin procesverbalet, duke plot\u00ebsuar emrat me t\u00eb dh\u00ebnat e Bardhosh Ga\u00e7es dhe studiuesve t\u00eb tjer\u00eb, e sidomos kujtimeve t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve, mendojm\u00eb se kemi nj\u00eb tablo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb punimeve dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb Kuvendit historik t\u00eb Vlor\u00ebs q\u00eb shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Kemi pra 40 firm\u00ebtar\u00eb t\u00eb Aktit, 42 pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb dhe 4 delegat\u00eb q\u00eb nuk erdh\u00ebn n\u00eb koh\u00eb, gjithsej 76 emra burrash, q\u00eb historia duhet t\u2019i p\u00ebrmend\u00eb e nderoj\u00eb. Si\u00e7 tha n\u00eb nj\u00eb nga seancat Luigj Gurakuqi, procesverbali dhe akti do t\u00eb firmoheshin n\u00eb fund duket kjo nuk u b\u00eb, mbase ata nuk i jepnin at\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb ka p\u00ebr ne sot. Mendimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta burra t\u00eb shquar jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebrpara Kombit p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb, e ngritjen e flamurit kuq e zi dhe nj\u00ebsoj duhen nderuar. Ata erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb aktin zyrtar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit q\u00eb i zgjodhi ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb, se vendimin e kishin marr\u00eb me koh\u00eb, madje disa nga qytetet e lira e kishin ngritur flamurin e festuar pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*<br \/>\n*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p>S\u00eb fundi duam t\u00eb trajtojm\u00eb dhe pamjen e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kishte. Akti i Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Ne e njihnim deri pak kohe sipas fotos tradicionale t\u00eb botuar nga Lef Nosi, ku shihen t\u00eb gjitha firmat. Para do kohe, studiuesi i pasionuar i historis\u00eb dhe i fotografive t\u00eb vjetra Niko Kotherja botoi at\u00eb Akt n\u00eb pamjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qe ekspozuar n\u00eb vitin 1937 n\u00eb 25 vjet\u00ebt e pavar\u00ebsis\u00eb. Ajo foto i takon mjeshtrit t\u00eb shquar Kel Marubi, i cili e pat fotografuar me at\u00eb rast. Fotografia ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar pamjen e v\u00ebrtet\u00eb derisa nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh origjinali.<\/p>\n<p>Sipas saj \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb an\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb flet\u00ebs ishin vet\u00ebm Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb dhe 34 firma, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn e prapme t\u00eb flet\u00ebs 6 firmat e fundit. K\u00ebt\u00eb na e tregon vet\u00eb fotografia e flet\u00ebs s\u00eb ekspozuar, n\u00eb shpjegimin e s\u00eb cil\u00ebs thuhet se \u201cN\u00eb faqen e tjet\u00ebr ndodhen dhe k\u00ebto n\u00ebnshkrime: Mustafa Asim Kruja- Ferid Vokopola \u2013 Ymer (Deliallisi) \u2013 Xhemal Bej (Deliallisi) \u2013 Nebi Sefa Lushja \u2013 Zuhdi Ohria\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDokument i Fototek\u00ebs Komb\u00ebtare \u201cMarubi\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr. Sh\u00ebnimi posht\u00eb faqes s\u00eb par\u00eb t\u00eb dokumentit origjinal \u00ebsht\u00eb vendosur me rastin e ekspozimit t\u00eb fotografis\u00eb p\u00ebr 25-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1937. Rind\u00ebrtimi i an\u00ebs s\u00eb pasme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi baz\u00ebn e fotografis\u00eb s\u00eb njohur deri m\u00eb sot, duke kaluar 6 emrat n\u00eb faqen e re t\u00eb krijuar me ndihm\u00ebn e Juliana Pezakut.<br \/>\n<strong>ALEKSANDER MEKSI<\/strong>: <em>botuar ne Panorama me 15 korrik 2012<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtat\u00eb dit\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Vlor\u00ebs, 28 n\u00ebntor-4 dhjetor 1912. Lista e plot\u00eb me 40 firm\u00ebtar\u00ebt e Aktit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Cil\u00ebt ishin 76 pjes\u00ebmarr\u00ebsit e mbledhjes historike. Kuvendi i Vlor\u00ebs dhe shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr gjithnj\u00eb v\u00ebmendjen e studiuesve, por edhe t\u00eb publikut t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrmbajtjen historike, si mbledhja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shtat\u00eb dit\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Vlor\u00ebs, 28 n\u00ebntor-4 dhjetor 1912. Lista e plot\u00eb me 40 firm\u00ebtar\u00ebt e Aktit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Cil\u00ebt ishin 76 pjes\u00ebmarr\u00ebsit e mbledhjes historike. Kuvendi i Vlor\u00ebs dhe shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr gjithnj\u00eb v\u00ebmendjen e studiuesve, por edhe t\u00eb publikut t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrmbajtjen historike, si mbledhja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-07-20T21:39:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra\",\"datePublished\":\"2012-07-20T21:39:28+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-20T21:39:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/\"},\"wordCount\":3526,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/\",\"name\":\"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg\",\"datePublished\":\"2012-07-20T21:39:28+00:00\",\"dateModified\":\"2012-07-20T21:39:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shtat\u00eb dit\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Vlor\u00ebs, 28 n\u00ebntor-4 dhjetor 1912. Lista e plot\u00eb me 40 firm\u00ebtar\u00ebt e Aktit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Cil\u00ebt ishin 76 pjes\u00ebmarr\u00ebsit e mbledhjes historike. Kuvendi i Vlor\u00ebs dhe shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr gjithnj\u00eb v\u00ebmendjen e studiuesve, por edhe t\u00eb publikut t\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrmbajtjen historike, si mbledhja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2012-07-20T21:39:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra","datePublished":"2012-07-20T21:39:28+00:00","dateModified":"2012-07-20T21:39:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/"},"wordCount":3526,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/","name":"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg","datePublished":"2012-07-20T21:39:28+00:00","dateModified":"2012-07-20T21:39:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/aleksander_meksi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/meksi-akti-i-pavaresise-u-firmos-nga-40-veta-ne-fleten-pas-jane-6-emra\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Meksi: Akti i Pavar\u00ebsis\u00eb u firmos nga 40 veta, n\u00eb flet\u00ebn pas jan\u00eb 6 emra"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3925"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3925"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3925\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3925"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3925"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3925"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}